Aurora

Xhisiela dhe Rexhepi mbërthejnë politikën, në fshatin e dy të rinjve, banorët zgjedhin heshtjen

Ndërsa ngjarja e bërë publike ka ngërthyer politikën në debate të forta, por edhe opinionin publik lidhur me trajtimin që i është bërë një vajze, ata që janë rritur me dy të rinjtë, banorët e fshatrave Zezë dhe Nikël, kanë zgjedhur të heshtin. Të gjithë e dinë historinë tyre. Gjyshi i Xhisielës thotë se s’ka dëgjuar asnjëherë që e mbesa të kishte probleme. Ndërkohë sot vajza dhe nëna e saj janë thirrur për t’u pyetur nga prokurorët e Krujës.

Lumi Zezë ndan fshatin Zezë nga fshati Nikel prej nga vijnë dy të rinjtë Xhisiela dhe Rexhepi. Historia e lidhjes mes studentes dhe djalit të deputetit socialist ka mbërthyer debatin politik. Në shtëpinë ku ka banuar Xhisiela në fshatin Zezë tani jetojnë gjyshërit nga ana e babait që ia vranë në 1997-ën. Në Nikël është shtëpia e deputetit të Krujës, Rahman Rraja, djali i të cilit akuzohet për përdhunim dhe dhunë fizike e psikologjike ndaj ish-të dashurës. Të gjithë e kanë dëgjuar historinë dhe akuzat për dhunë, por banorët e zonës nuk duan të përzihen.

Të tjerë lavdërojnë deputetin dhe djalin e tij. “E kemi pasur kryetar komune për tre mandate. shumë i mirë Sa ka punuar ai, s’ka punuar kush këtu”, shpreh disa prej banorëve. Vajzën nuk e njohin, por e kanë një koment: “Pjesë faji mund të kenë të dy. Edhe ajo, s’mund të themi që s’është pa gjë. Ai çuni shumë i mirë me njerëzit. Edhe vajza… familje shumë e mirë. Gocat nuk na i ngacmuar kush”, shprehen ata. Në rrugën nacionale për Fushë-Krujë jeton nëna e Xhisielës bashkë me të bijat. Ajo punon prej 5 vjetësh në supermarketin e vëllezërve të saj. Takojmë një nga familjarët që na tregon rreth vajzës.

“Nuk dimë asgjë, çfarë kemi marrë vesh nga televizori. Ajo ka mbaruar për shkenca politike. Besoj se ajo edhe me të ëmën nuk është aq e hapur. Ka disa ditë që se kam parë fare vajzën”, shprehet Lutfije Muça, e afërme e Xhisielës. Gjyshi i Xhisielës nga ana e nënës duket se nuk ka dijeni për ngjarjen e bujshme. “Nuk dimë asgjë, as vajza ime nuk ka ditur gjë”, thotë Ramazan Muça, gjyshi i Xhisielës.

Xhisiela dhe Rexhepi mbërthejnë politikën, në fshatin e dy të rinjve, banorët zgjedhin heshtjen Read More »

Njihuni me çiftin shqiptar që marrin fitime të majme nga Instagram

Ata janë tre. Olta, Andi dhe Aura. Janë një familje e vogël, mjaft e bukur, që së shpejti do të bëhen katër, sepse Olta është në pritje të ëmbël. Gjithçka që ajo ka krijuar sot, lindi nga udhëtimet. Vende magjepëse, foto interesante, publikime në rrjetet sociale…, ndërthurur me njëra-tjetrën bënë që Olta pa kuptuar të niste një punë, në Instagram. Sot ajo fiton para vetëm duke publikuar foto në këtë rrjet social mjaft të pëlqyer kryesisht nga të rinjtë.

Andi, bashkëshorti i saj është i fokusuar në punën e tij si instruktor palestre. Ai ndjek trajnime e seminare jashtë vendit, për të perfeksionuar programet dhe për t’i personalizuar ato. Me ndihmën e Oltës, ai sot e konsideron edhe instagramin punë. Ky rrjet social i do njerëzit që duan të bukurën, perfekten, dhe i shpërblen. Dhe nëse për Oltën koha e impenjimit është e gjatë, Andi e ka fare të lehtë, sepse është ambasador vetëm i produkteve dhe markave që lidhen me palestrën.

Firma të njohura të huaja e kanë emëruar ambasadore. Ajo lidh kontrata me këto marka, merr e para linjën e produkteve, dhe për të gjithë ndjekësit e saj ofron një kod që mund ta përdorin për të përfituar ulje.

Duket sikur nga Instagrami mund të fitohen shumë para dhe shpejt, por nuk është kaq e lehtë. Olta tregon se kjo punë është më impenjative se një punë 8 orarëshe. Jo vetëm fiton, por edhe shpenzon, duhen gjetur lokacione, dhe sfonde që asaj i përshtaten për temën e saj të Instagrmit, sepse Instagrami ka rregulla që duhen respektuar, nëse dëshiron të afrosh markat e njohura te profili yt.

Nëse keni shumë ndjekës në Instagram, shumë pëlqime dhe komente, atëherë jeni njerëzit e duhur që reklamuesit kërkojnë. Dhe Nëse i kushtoni pak kohë, atëherë markat e njohura do të zgjedhin profilin tuaj të Instagramit për të reklamuar produktet e tyre.

Njihuni me çiftin shqiptar që marrin fitime të majme nga Instagram Read More »

Furtuna godet Greqinë, po Shqipërinë a do ta prekë? Ja si përgjigjet meteorologia

Në një kohë kur furtuna “Ksenofon” ka goditur Greqinë, të gjithë mund të pyesin nëse është e rrezikuar edhe Shqipëria. Sipas “News24”, meteorologia Tanja Porja tha se vendi ynë nuk rrezikohet nga kjo stuhi e fuqishme.

Ajo theksoi se i vetmi ndikim që sjell furtuna në vendin tonë janë erërat e forta. Po ashtu, Porja tha se vendi ynë do të përfshihet nga reshje shiu ditën e martë, kryesisht zona jugore dhe ajo qendrore.

“Në fakt, nëse flasim për situatën në fqinjin tonë jugor, Shqipëria mbetet në periferi të kësaj stuhie tropikale, që është krijuar prej 3-4 ditësh në kufijtë verilindor të Maltës. Ka pasur fuqizim të erërave, ndaj kjo ka qenë dhe arsyeja që kemi pasur një erë të fuqishme në verilindje. Ajo po zhvendoset drejt brigjeve greke. Brigjet greke kanë pasur zhvendosje të erërave.

Maksimumi i kësaj stuhie do të jetë gjatë ditës së shtunë. Do të zhvendoset drejt Qipros dhe do të futet në territorin turk, ku do të ulë intensitetin. Përsa i përket territorit shqiptar, mbetemi në periferi. Vetëm në zonat jugore priten reshje të pakta shiu dhe pjesërisht në qendër. Veriu nuk do të ketë shira, vetëm pak gjatë natës. Mbetemi të paprekur nga kjo stuhi e Mesdheut lindor. Ndikimi janë vetëm erërat. Presim shira në territorin shqiptar gjatë ditës së martë. Këto janë pasojë të një cikloni që zhvillohet në gjirin e Genovas që pritet të zhvillohet ditën e hënë”, – u shpreh Porja.

Furtuna godet Greqinë, po Shqipërinë a do ta prekë? Ja si përgjigjet meteorologia Read More »

Kaba: Veliu bashkëpunëtor në krim pas intervistës që detyroi vajzën të gënjente

Analisti Dritan Kaba, e ka cilësuar bashkëpunëtor në krim, gazetarin Muhamed Veliu, i cili detyroi të gënjente vajzën gjatë intervistës që i bëri.

Sipas Kabës, gazetari Veliu refuzoi të shihte raportet mjekësore që vërtetonin dhunën e ushtruar mbi Xhisiela Malokun, por e detyroi këtë të fundit njëlloj siç bënë kriminelët në komisariatin e policisë që të mohonte gjithçka.

Pas statusit të Kabës ka patur edhe replika mes tij dhe gazetarit Veliu.

Ja postimi i Kabës:

Mos ja vini re Metit dhe Tanit, ata jane thjesht çuna “te llastuar”! Ata nuk e shohin kete!

REAGIM PAS NJE KOMENTI !

Per ata qe e keqkuptojne ai puna e Muhamed Veliu qe nuk i pa as djegiet me cigare, nuk kerkoi te shihte as raportin mjeksor, por perkundrazi e detyroi viktimen te genjente per ngjarje qe ajo nuk ishte prezent, kjo foto eshte ilustruese.

Por intervista e Muhamed Veliut eshte reale, ne syte e te gjitheve, por eshte kriminale.

Ai duhet te merret i pandehur si bashkepunetor ne krim!

Pedagogeve te gazetarise do i keshilloja qe intervistene Metit ta fusin ne kurikul, me disa ore shpjegime dhe ushtrime, dhe me nje seminar te veçante. Me temat : Si mund te behet gazetari bashkepunetor ne krim dhe KURRE mos intervisto keshtu!

Kaba: Veliu bashkëpunëtor në krim pas intervistës që detyroi vajzën të gënjente Read More »

“Hajdut, kriminel”, Ilir Beqaj qëllohet me vazo dhe gurë (Foto)

Një mesoburrë rreth të dyzetave ka alarmuar sot ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe policinë e Shtetit pasi në mënyrë të papritur ka nisur të fyejë ish-ministrin dhe të qëllojë automjetin e tij. Gazetarët e “Gazetës Shqiptare” kanë rastisur në vendngjarje dhe e raportuan menjëherë incidentin që ka ndodhur rreth orës 17:00 të pasdites.

Ilir Beqaj shoqërohej nga persona të tjerë, të cilët ishin pranë dy makinave të tyre, një Volkswagen Touareg dhe një Mercedes me targa diplomatike, kur një i panjohur ka nisur të bërtasë “kriminel, hajdut” dhe fjalë të tjera fyese.

Ky person ka rrëmbyer një vazo ndanë rrugës dhe ka qëlluar në fillim “Mercedesin” me targa diplomatike, ka vazhduar ta godasë makinën me shkelma dhe më pas ka rrëmbyer një copë të madhe betoni dhe e ka plasur në xhamin e përparmë të makinës së Ilir Beqajt.

Ish-ministri dhe personat që e shoqëronin kanë ruajtur gjakftohtësinë, kanë nxituar të hipin në makina dhe kanë lëvizur 50 metra më tej.

Autori i incidentit u largua me qetësi.

10 minuta më pas në vendngjarje ka ardhur policia e Shtetit.

Touaregu me ngjyrë gri është i njëjti që është qëlluar me vezë nga aktivistët e “Aleancës Kuqezi” në vitin 2016./gazetashqiptare/

    

“Hajdut, kriminel”, Ilir Beqaj qëllohet me vazo dhe gurë (Foto) Read More »

“Kërcënuan oficerin Emiljano Nuhu”, hapen kamerat e sigurisë: Rrahja, Balla dhe Bushati ishin në …

Anila Trimi, Drejtoreshë e SHÇBA, ka hedhur poshtë deklarimet e deri më tanishme se Emiljano Nuhu nuk është kërcënuar me armë zjarri në stacionin policor të Fushë-Krujës, ashti siç ka pretenduar ish-oficeri i Policisë. Ajo shprehet mbi bazën e dokumenteve, intervistat me drejtuesit e stacionit të policisë dhe pamjet e kamerave të sigurisë.

“Nga intervistat e drejtuesit dhe punonjësve të Policisë së Stacionit Fushë Krujë rezulton se më datë 21 Korrik 2018, pra data e pretenduar, nga ish punonjësi Nuhu nuk ka qenë fare prezent në ambientet e Stacionit të Policisë Fushë Krujë. Nga Urdhri i Brendshëm për planëzimin e shërbimit, rezulton se, më datë 21 Korrik 2018, Emiljano Nuhu nuk ka qenë OPGJ i gatshëm, por një tjetër punonjës i Policisë së Shtetit. Nga intervistat dhe dokumentet si dhe shqyrtimi i pamjeve filmike në dispozicion, nuk rezulton që personat e përmendur në intervistë, si kërcënues të tij, të kenë qenë prezent në ambientet e Stacionit të Policisë së Shtetit në fushe Krujë, as në këtë datë dhe as në ndonjë datë tjetër të mëvonshme”, prezantoi Trimi mes të tjerash, rezultatet e hetimeve të deritanishme.

Ndërkaq, Emiljano Nuhu ka deklaruar se i është vënë pistoleta në kokë nga vëllai i deputetit të PS-së Rrahman Rraja në zyrën e tij pasi kishte shoqëruar djalin e deputetit. Nuhu ka pretenduar se prezent në zyrë kanë qenë zyrë të PS-së, si deputeti Taulant Balla, deputeti tjetër Rrahman Rraja, si dhe kryebashkiaku i Krujës, Artur Bushi. Trimi, gjatë deklaratës, tha se: “Nga ekzaminimi i pamjeve filmike dhe komunikimeve elektronike, rezulton se Emiljano Nuhu takohet, ndër të tjerë, me personin nën hetim, në ambientet e një lokali privat, në Tiranë më datë 30/07/2018. Nga pamjet dhe komunikimi elektronik krijohet bindja e një takimi mes personash të njohur, mgjate kjo eshte nje rrethane qe do te verifikohet nga organet qe udheheqin hetimin ne kete rast”.

Nuhu ka kryer disa shkelje në detyrë me veprimet e tij, shtoi drejtuesja e SHÇBA. “Nga shqyrtimi i rrethanave të deritanishme, ekziston dyshimi i arsyeshëm se ish punonjësi i Policisë Emiljano Nuhu, me veprime dhe mosveprime, ka kryer disa shkelje si: Shpërdorim detyre, Kalim i paligjshëm i kufirit, Nxjerrje e sekretit hetimore, Shkelja e procedurave të punës në hetimin e çështjeve, Shkelja e rregullave mbi armatimin personal të punonjësit të Policisë së Shtetit”.

“Kërcënuan oficerin Emiljano Nuhu”, hapen kamerat e sigurisë: Rrahja, Balla dhe Bushati ishin në … Read More »

“Mirë që kjo partia e rilindjes socialiste nuk paska burra, po as gra nuk ka”

Nga Luan Rama

Mirë që kjo partia e rilindjes socialiste nuk paska burra, po as gra nuk ka?!

Si ka mundësi që asnjë shoqe prej deputeteve e ministreve rilindase nuk tha asnjë fjalë, të paktën qoftë edhe formalisht, për të dënuar dhunën e në shenjë solidariteti njerëzor me të dhunuarën Xhisiela Maloku?!…

E pastaj mburren e flasin për përqindjen e barabartë të grave e burrave në qeveri e për barazinë gjinore, për shanse të barabarta e integrim të gruas në politikë!

“Mirë që kjo partia e rilindjes socialiste nuk paska burra, po as gra nuk ka” Read More »

Gazetarja e njohur i lë të gjithë pa fjalë: “Përshëndetje, unë jam b*tha”

Përshëndetje, unë jam bytha dhe prej disa kohësh kam filluar të ndihem shumë e persekutuar prej jush! Nuk e kuptoj dot përse njerëzit më stigmatizojnë, më gjykojnë e më shajnë kaq shumë! Më besoni, jam përpjekur të kuptoj, të analizoj, të gjej arsye që i çojnë njerëzit të kenë një “urrejtje” kaq të madhe ndaj meje, por deri më tani nuk kam dalë dot në asnjë përfundim të vlefshëm, aq më shumë kur bëj një krahasim me “kushërirat” e mia. Cilat janë ato? Po ja, për shembull “gjoksi”, edhe pse mund të dalë i bollshëm mbi bluzë, nën bluzë, anash bluzës, njerëzit rrallë here thonë “le nam, mbete duke nxjerrë gjoksin”.

Madje, unë e kam parë shumë mirë që edhe kur janë në plazh dhe kushërirat e mia të bollshme, pra “gjokset” pozojnë krenare para aparatit, nuk i thotë askush “futi brenda”, apo “fshehi”. Ndërsa mua të shkretën edhe kur kam xhinse sipër, njerëzit nuk reshtin së më përmenduri dhe e quajnë herezi shfaqjen time. Ndonjëherë mendoj që do të donin të më zhduknin fare, të mos ekzistoja dhe mbase në këtë mënyrë njerëzit do të ishin shumë të lumtur.

Po mirë që nuk më duan e përpiqen gjatë gjithë kohës të më kompleksojnë, të më bëjnë të ndihem në faj, por njerëzit përpiqen me çdo mënyrë të manipulojnë dhe bashkëjetesën time me “kushërinjtë” e tjerë. Ja për shembull, unë dua të kem një marrëdhënie të mirë e bashkëpunuese me “kushëririn” tim, trurin, po kush të lë thuaj? Njerëzit vënë ultimatum: “o ti, o ai! S’mund të funksiononi siç duhet bashkë. Padyshim që njëri do të eklipsojë tjetrin!”

Por kjo nuk është e vërtetë, ju betohem për kokë të squats-ave që aq shumë i dua. Unë dhe truri nuk jemi në luftë me njëri-tjetrin dhe as nuk përjashtojmë njëri-tjetrin. Nuk e kuptoj përse njerëzit duan të na fusin me doemos në sherr, duke ngritur disa teori të pabaza se po më pate “mua” (pra bythen) dhe po investove tek unë në mënyrë automatike, nuk mund të kesh tru dhe e anasjellta, nëse ke “tru”, mua s’ke ç’më do. Ju lutem! A mund të na lini të qetë të jetojmë të dy së bashku, unë e lumtur me gjimnastikën time të përditshme (palestrën) dhe truri me gjimnastikën e tij (librat)?

Për të mos folur për paragjykimet raciale që më bëjnë. Nëse më shohin mua të ekspozuar diku, në ndonjë foto në Instagram më vërsulen të gjithë me të shara, ofendime, e mallkime të tmerrshme. Ama nëse shohin ndonjë binjaken time nga jashtë shtetit, mahniten prej saj, fillojnë e komplimentojnë, I thurin lavde, poezi… A nuk mendoni se e gjitha kjo është një padrejtësi?

Mbase ju mund t’ju vijë për të qeshur nga gjithëçfarë thashë më sipër, por më besoni që unë jam shumë e shqetësuar dhe e mërzitur. Mbaj shumë presion mbi vete dhe ndonjëherë do të doja të mos ekzistoja fare, por dyshoj që njerëzit do t’ja dilnin dot pa mua.

Nejse, se më duket se u zgjata pak, por e di që ju nuk jeni mërzitur, ose më saktë, mbase edhe mund të jeni mërzitur, por e sigurtë që jeni aty duke më parë, lexuar, shkruar e folur për mua.

Ah, meqë m’u kujtua dhe diçka e fundit: Pavarësisht gjithçkaje që shkrova më sipër, një gjë më bën përshtypje krahasuar me gjithë kushurinjtë e kushurirat e mia, pavarësisht inatit, urrejtjes, mllefit që keni ndaj meje, nuk ndaloni kurrë së foluri, kërkuari, pari për mua, edhe atëherë kur unë mund të mos kem asnjë lidhje.

Unë kaq kisha! Po e mbyll këtu këtë letër publike, me shpresën që do të dini ta lexoni siç duhet!

Me shumë respekt e dashuri,

Bytha!

Gazetarja e njohur i lë të gjithë pa fjalë: “Përshëndetje, unë jam b*tha” Read More »