Aurora

“AIR ALBANIA”, Rama: “Çelësi” në strategjinë tonë të zhvillimit të turizmit

Gjatë ceremonisë së uljes së avionit të parë “Lasgushi” të kompanisë shqiptare “AIR ALBANIA” Kryeministri Edi Rama, theksoi se kompania “AIR ALBANIA do të jetë një “çelës” në përmbushjen e objektivit, që brenda vitit 2025 Shqipërinë ta vizitojnë 10 milionë turistë.

“Bëhet fjalë për një fluturim të qëndrueshëm e të vazhdueshëm, që do t’i japë mundësi kësaj kompanie që të jetë “çelës” jo vetëm në funksion të një shërbimi dinjitoz për shqiptarët që kanë dhe mbeten të detyruar që të fluturojnë me avionë të plakur dhe me shërbim krejtësisht të pamerituar, por edhe si një “çelës” të strategjisë tonë të zhvillimit të turizmit, në funksion të objektivit për të arritur në 10 milionë turistë deri në vitin 2025. “AIR ALBANIA” është një ndërmarrje e mundimshme, sepse është dashur dhe nuk diskutohet, që pa iniciativën dhe mbështetjen bujare të Presidentit Erdogan, ne nuk do të ishim këtu dhe pas marrjes së këtij vendimi rruga nuk ka qenë e lehtë. Dëshmitarët që kam në krah mund të tregojnë shumë nga u nisëm kur aplikuan dhe as që e kanë imagjinuar që sa shpejt do të vinte kjo ditë, që do të ishin të veshur me kostumet e kompanisë sonë të flamurit kuqezi”, – theksoi Rama.

Kreu i qeverisë u ndal edhe te puna e vështirë që është dashur për ngritjen e kësaj kompanie, duke theksuar se shteti shqiptar do të jetë aksioner kryesor në këtë kompani për të garantuar të drejtat e shtetasve shqiptarë.

“Për të ndërtuar të gjithë modelin pavarësisht eksperiencës dhe vullnetit të “TURKISH AIRLINES” është dashur punë dhe mundim, janë dashur orë të tëra pune. Sot, nuk kemi një kompani që ka thjesht një emër që na përfaqëson të gjithëve, por kemi një kompani ku përveç “TURKISH AIRLINES”, që është partneri i minorancës, shteti shqiptar është drejtpërdrejt aksioner, si një garant dhe njëkohësisht si një kompani për të përfaqësuar interesat e të gjithë qytetarëve të këtij vendi dhe të gjithë atyre që kanë pasaportën e këtij vendi, por edhe e të gjithë shqiptarëve që do ta përdorin “AIR ALBANIAN”, – theksoi Rama.

Avioni i parë i “AIR ALBANIA”, i cili do të quhet “Lasgush”, do të fillojë nesër fluturimet drejt Stambollit. /atsh

“AIR ALBANIA”, Rama: “Çelësi” në strategjinë tonë të zhvillimit të turizmit Read More »

Rikonstruktohet gjimnazi “Halim Xhelo” në Vlorë/Foto

Viti i ri shkollor që nis më 17 shtator e gjen tërësisht të rikonstruktuar gjimnazin “Halim Xhelo”, në Vlorë.

Kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli shprehet se “falë investimit të kryer nga bashkia janë siguruar kushte bashkëkohore dhe ambiente tërësisht të reja”.

“Kushte bashkëkohore dhe ambiente tërësisht të reja me laborator modern dhe palestër të re në gjimnazin “Halim Xhelo”, në Vlorë”, – shprehet Leli.

Ai siguroi se investime të tjera do të vijojnë në shumë shkolla të qytetit të Vlorës.

Rikonstruktohet gjimnazi “Halim Xhelo” në Vlorë/Foto Read More »

Sezoni turistik, OSHEE përgjysmoi defektet dhe rriti cilësinë e furnizimit me energji elektrike

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka kryer analizën e menaxhimit të situatës së furnizimit me energji elektrike gjatë sezonit turistik qershor-gusht 2018.

Nga të dhënat e analizuara, krahasuar me sezonin veror të një viti më parë, kompania OSHEE ka përmirësuar me 50% treguesit e performancës së rrjetit siç njihet ndryshe SAIDI dhe SAIFI.

Pavarësisht se ky sezon turistik u shoqërua me mot jo të mirë, çka solli probleme në rrjetin shpërndarës, nga ana e OSHEE u morën masa që në fillim të nisjes së sezonit turistik nga Divizioni i Shpërndarjes në kompaninë OSHEE, tw cilwt kanë ofruar një furnizim më të mirë me energji elektrike të zonave bregdetare të Velipojës, Shëngjinit, Rrilës, Durrësit, Divjakës, Vlorës, Himarës dhe Sarandës, brenda parametrave optimalë në përputhje me rregulloren e cilësisë.

Kryerja e punimeve të planifikuara që në fillim të këtij viti si: Rikonstruksioni i rrjetit (remontet) , Investimet në NST, fidera, shtylla dhe kabina  organizimi i gatishmërisë me 1800 punonjës kanë dhënë impak në përmirësimin e treguesve të performancës së rrjetit shpërndarës në zonat bregdetare.

Me nisjen e sezonit turistik, kompania OSHEE bëri publike numrat e kontaktit të dispecerive rajonale ku abonentët mund të drejtonin ankesat e tyre në lidhje me defektet në rrjetin elektrik. Raportimi në kohë reale si dhe bashkëpunimi abonent – OSHEE dha rezultat në përgjysmimin e kohës së zgjidhjes të defektit.

Shtimi i kapaciteteve njerëzore në terren duke u angazhuar maksimalisht në riparimin sa më të shpejtë të defekteve që u shfaqën në rrjet, ishte një tjetër masë që dha rezultat efikas në përmirësimin e situatës së furnizimit me energji elektrike në zonat bregdetare. Koha e riparimit të defektit (mesatare) Viti 2017 – 54.7 minuta Viti 2018 – 26.6 minuta N1 Numri i Defekteve për Abonent përmirësuar me 50%. D1 – Kohëzgjatja e Defektit për Abonent përmirësuar me 53%. SAIDI -Kohëzgjatja e Mungesës së Energjisë përmirësuar me 46%. SAIFI – Konsumatorët e Prekur nga Mungesa e Energjisë përmirësuar me 50%./atsh

Sezoni turistik, OSHEE përgjysmoi defektet dhe rriti cilësinë e furnizimit me energji elektrike Read More »

Abuzimi me fondet në diplomaci, KLSH: 10 ambasadorë të kthejnë paratë

Kontrolli i Lartë i Shtetit zbulon shkelje gjatë Auditimit “Mbi auditimin e përputhshmërisë dhe rregullshmërisë financiare”, të ushtruar në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Sipas raportit final të KLSH rezultojnë “Debitorë të ndryshëm” deri në fund të vitit 2016 në vlerën 489,528 lekë i cili paraqet detyrimet e subjekteve private dhe punonjësve ndaj institucionit. Në total janë 10 subjekteve të cilat nuk kanë derdhur asnjë vlerë nga detyrimi për një periudhë 5 vjeçare.

Raporti thotë se “Në kuadër të zbatimit të projektit të miratuar ‘Përforcimi I kapaciteteve të diplomacisë publike dhe ekonomike të Ministrisë së Punëve të jashtme’, një bashkëpunim i Qendrës së Ekselencës me Ambasadën Zvicerane nga Ministria janë kontraktuar konsulentë të jashtëm për hartimin e artikujve analitikë e studimorë në vlerën e 5,904,100 lekë. Por vlera e studimeve e likuiduar ka kaluar në shpenzime por nuk është paraqitur në aktivet e qëndrueshme të pa trupëzuara”.

KLSH gjeti shkelje edhe në blerjen e automjeteve nga ambasadat e Shqipërisë në Paris, Berlin, Lubjanë, Zagreb dhe Prishtinë. KLSH I kërkon ministrit Bushati që menjëherë të ngrejë brenda kësaj ministrie funksionimin e strukturës së posaçme të prokurimit publik, edhe të sigurimit të mirë përdorimit të fondeve publike dhe të uljes së shpenzimeve procedurale duke rritur eficencën dhe efikasitetin në procedurat e prokurimit publik.

Po ashtu kërkohet që Njësia e Prokurimit për të ardhmen të marrë të gjitha masat, që në regjistrin e realizimit të tenderëve të raportojë vlerën e kontratave duke përfshirë vlerën e tvsh-së. Gjithashtu në regjistrin e realizimit të tenderëve të raportojë çdo tender të zhvilluar sipas procedurave përkatëse. KLSH konstaton në raport se nuk janë lënë gjurmë në asnjë tender se cili nga anëtarët e KVO-ve është specialist i fushës së objektit të tenderit të zhvilluar si dhe anëtarët për anëtarët e NJP-ve, nëse e kanë arsimin e lartë përkatës, siç përcakton rregullorja e prokurimit publik në fuqi.

Në auditimin e kryer nga audituesit e brendshëm, për veprimtarisë financiare të Ambasadës së RSH-së, në Ankara-Turqi, janë konstatuar mjaft mangësi e shkelje në kuadrin e zbatimit të projektit të Qendrës Kulturore Shqiptare në Ankara. Këtë shkelje KLSH rekomandon ti dërgohet pranë organeve të prokurorisë për vlerësim të elementeve penale. Për këtë raport reagoi Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë që vlerëson kundërshtimin me argumente që MEPJ i ka bërë këtij raporti, por në të njëjtën kohë kujton se asnjë punonjës i vendosur në listë pritje – jo për faj të tyre – nuk mund dhe nuk duhet të penalizohet financiarisht.

Detyrimi për të zhdëmtuar arkën e shtetit është në kundërshtim me Kodin e Punës, detyrimet dhe të drejtat e çdo të punësuari në administratën shtetërore, dhe përgjegjësitë duhet të kërkohen vetëm te shkaktarët apo vendimmarrësit. Kujtojmë se, trajtimi dhe implikimi në rrugë gjyqësore individuale për çdo punonjës të MEPJ-së i këtij urdhri do të ishte jo korrekt nga strukturat drejtuese të MEPJ-së, që duhet të marrin përgjegjësinë ligjore dhe institucionale për ta ndjekur deri në fund kundërshtimin e këtij urdhri.

Gjithashtu, i bëjmë thirrje Kontrollit të Lartë të Shtetit të rishikojë vendimin e tij për këtë rast dhe të shmangë proceset e gjata gjyqësore për diplomatët shqiptarë, pasi: personat e ngarkuar nuk kanë bërë një analizë të hollësishme auditive mbi shkaqet, motivet dhe arsyet e vendimit të institucionit për të nxjerrë në listë pritje diplomatët e karrierës.

Abuzimi me fondet në diplomaci, KLSH: 10 ambasadorë të kthejnë paratë Read More »

Horoskopi për sot

Ja shenjat që e kanë ditën ters

Dashi-Diçka që ka kaluar shumë kohë më parë ju mundon fort. Ajo që ju këshillojmë është që të mos mendoni për diçka që i përket së shkuarës, pasi asgjë nuk kthehet. Gjeni kurajën dhe ktheni situatën. Duhet të vini dorë te portofoli për shpenzime të paparashikuara, por që nuk keni zgjidhje.

Demi-Keni disa pasiguri kohët e fundit. Kryesisht ato lidhen me një projekt. Ju duhet t’i vendosni vetes një qëllim të caktuar. Nëse ndërtoni një strategji efikase do të gjeni gjuhën e përbashkët me kolegët tuaj. Besimi juaj vlen më shumë se çdo gjë tjetër në dashuri. Bëni kujdes!

Binjakët-Një ditë jo fort e mirë për të lindurit e kësaj shenje kjo e shtunë. Sot keni nevojë për të pasur pranë një person të besuar dhe që ju përcjell qetësi. Limitojini konfidencat tuaja. Tregohuni të guximshëm. Ndërmerrni iniciativa. Dikush që është pranë është ziliqar.

Gaforrja-Kjo e sotmja duket një ditë e mirë për të lindurit e Gaforres. Raportet me vëllezërit, motrat, kushërinjtë, të afërmit dhe fqinjët do t’i keni shumë të mira. Miqtë dhe shoqatat mund të ndërtojnë për ju “trampolina” fantastike për të ndryshuar diçka në jetë.

Luani-Një ditë jo forte e mirë për Luanët. Kjo pasi pozicioni i Jupiterit nuk është aspak favorizues për ju sot. Do të irritoheni veçanërisht nga persona të cilët ju provokojnë në çdolloj mënyre. Nëse keni lindur ditën e shtunë provoni fatin tuaj.

Virgjëresha-Nuk do të jeni të qetë gjatë kësaj dite. Gjërat duhet të bëhen gjithmonë me qetësi: sot mund të ndiheni nervoz për të bërë gjithçka me nxitim. Por nuk ka asgjë më të gabuar sesa kjo gjë. Mundohuni të bëni ndonjë ndryshim në pamje.

Peshorja-Juve jeni plot ide këtë ditë. Njëra prej tyre, që është e fshehtë mund të jetë ide mjaft e mirë dhe do ta bëni fshehurazi. Do të keni një humor të mirë sot, por ashtu edhe fat në lojëra. Por përpiquni që mos të shpenzoni shumë. Beqarët mund të njohin persona të rinj.

Akrepi-Një ditë me ulje-ngritje kjo e shtunë për të lindurit e kësaj shenje. Ditë mjaftueshëm monotone, por pasditja do të jetë tepër ekzaltuese në aspektin e dashurisë. Ndërsa beqarët do të vuajnë nga ndonjë emocion i ri nga njohjet e reja.

Shigjetari-Duhet të tregoheni të kujdesshëm me ata që ju rrethojnë në punë. Gjeni bashkëpunëtorët e duhur. Është më mirë që mos të bëni asnjë projekt ambicioz nëse nuk gjeni figura profesionale të përshtatshme. Në dashuri duhet të jepni më shumë.

Bricjapi-Një ditë përgjithësisht e mirë dhe me fat kjo e shtunë për të lindurit e shenjës Bricjapi. Sot me shumë fat do të jenë të lindurit e ditës së hënë: mund të realizoni ndonjë dëshirë të vogël. Duhet të jini më të qëndrueshëm dhe të përkushtuar në gjithçka.

Ujori-Një ditë jo fort e mirë dhe me surpriza. Ujorët duhet të jenë gati për të papritura. Më mirë shmangni udhëtimet dhe vendet me shumë njerëz. Ata që janë çift duhet të bëjnë kujdes, sepse sot një fjalë më shumë mund të provokojë grindje.

Peshqit-Duhet të jeni më i qetë. Këshillohet që me partnerin mos të tregoheni kaq shumë pasi në këtë moment ka shumë nevojë për juve dhe dashurinë që i ofroni. Gjatë kësaj dite nuk duhet t’i besoni askujt, pasi tregimi i sekreteve tuaja mund t’ju bëjë subjekt thashethemesh. Kujdes me shpenzimet.

Horoskopi për sot Read More »

Rama apo Berisha? Kush e fitoi betejën e shikueshmërisë në rrjetet sociale

Mbrëmjen e kaluar, kryeministri Edi Rama ishte i ftuar në emisionin ‘Open’ në Top Channel, ndërsa ish kryeministri Sali Berisha ishte në ‘Opinion’ në Tv Klan.

Të dyja emisionet u transmetuan LIVE në faqet e Facebook të tyre, por kush e fiton betejën e shikueshmërisë duket qartë.

Rreth 4.5 mijë qytetarë kanë ndjekur “live” Berishën në Facebook, ndërsa shikueshmëria te Rama lëviz nga 1.5 në 2.5 mijë njerëz.

Rama apo Berisha? Kush e fitoi betejën e shikueshmërisë në rrjetet sociale Read More »

Ky 111-vjeçar do t’ju habisë, çdo ditë të jetës së tij ka një qëllim (FOTO)

Henry Tseng ka lindur në Yokohama të Japonisë dhe është 111 vjeç. Ai bën aerobi cdo ditë, duke bërë biçikletë gjysmë ore në ditë, yoga dhe ka një jetë sociale aktive.

Vajza e tij Linda Hsia tregon se kur i ati ishte i ri i pëlqente të notonte dhe të merrej me sporte të ndryshme.

Ajo tregoi: “Prindërit e mi gjithmonë kanë bërë një jëtë të shëndetshme, nuk kanë pirë kurrë alkol dhe cigare”.

Sekreti i jetëgjatësisë së tij qëndron në një diet ushqimore të shëndetshme dhe në të bërit palestër çdo ditë.

Ajo tregoi: “Prindërit e mi gjithmonë kanë bërë një jëtë të shëndetshme, nuk kanë pirë kurrë alkol dhe cigare”.

Sekreti i jetëgjatësisë së tij qëndron në një diet ushqimore të shëndetshme dhe në të bërit palestër çdo ditë.

Ky 111-vjeçar do t’ju habisë, çdo ditë të jetës së tij ka një qëllim (FOTO) Read More »

“Foto e shkrepur gjysmë ore pas vrasjes së Azemit, shikojeni kush e nxori në pritë”

Ditën e djeshme u mbushën plotë 20 vite nga vrasja e ish-deputetit dhe liderit të Lëvizjes së Dhjetorit, Azem Hajdarit.

Kjo u cilësua edhe si “Vrasja e Shekullit”, ndërsa edhe sot e kësaj dite autorët janë “të paidentifikuar” dhe i akuzuari kryesor është Izet Haxhia.

Publicisti Mero Baze ka reaguar ditën e djeshme në lidhje me ekzekutimin e Hajdarit, teksa edhe një herë akuzon hapur Sali Berishën dhe Genc Pollon, si dy njerëzit që e nxorën Azemin në rrugë tek vrasësit.

Baze shkruan:

“Shikojeni kete foto. Eshte shkrepur gjysem ore pas vrasjes se Azemit ne Spital Ushtarak. Keta ishin dy njerezit e fundit qe takoi Azemi dhe qe e nxorren ne rruge tek vrasesit. Berisha e nxorri si hakmarrje pse ai kishte pritur babain e vellezerve Haklaj dhe i kishte dorzuar kaseten kompromentuese kunder Berishes, Pollo se e kishte pengesen e fundit neper kembe para se ti turrej Berishes. Shikoni si e shikojne njeri tjetrin, gjysem ore me pas, per te kuptuar nga se jane te shqetesuar”.

“Foto e shkrepur gjysmë ore pas vrasjes së Azemit, shikojeni kush e nxori në pritë” Read More »