Aurora

Rama kërcënon Bashën, mesazhi që po drithëron kreun e PD, i kërkon të tërheqë Vetingun

Një luftë e egër për mbijetesë ka nisur mes kapove të politikës shqiptare. Lulzim Basha po kalon vijën e kuqe të përcaktuar në dhjetor të 2014 nga George Soros në raport me Edi Ramën dhe pushtetin e tij të inkriminuar.

Dihet tashmë se Rama dhe Basha janë në një aleancë solide që kur George Soros erdhri në Tiranë në fund të vitit 2014 dhe i takoi që të dy kokë më kokë. Që nga ajo kohë Rama-Basha u bashkuan kundër Berishës dhe Metës.

Këtë e tregoi edhe kur Rama e mori Bashën në qeveri në maj të 2017, pavarësisht akuzave të Bashën në publik. Por, kjo aleancë tashmë po lëkundet, për shkak se Lulzim Basha ka kaluar vijën e kuqe me propozimin për Vetingun e politikanëve.

Amendamentet për Vetingun e politikanëve nuk fundosin vetëm Ilir Metën, por shkatërrojnë edhe Edi Ramën dhe bandën e tij, për shkak të lidhjeve të forta me krimin e organizuar.

Vetë Edi Rama ka lidhje të njohura botërisht me kapot e krimit dhe trafiqeve në Shqipëri. Një pjesë të tyre i bëri deputetë, kryetarë bashkish dhe drejtorë.

Pasi u larguan me ligjin e dekriminalizimit, Rama po ruan lidhjet e forta me bosët e krimit, duke u dhënë tendera dhe duke u pastruar paratë, në këmbim të blerjes së votave në zgjedhjet që do të vijnë.

Figurat kryesore që drejtojnë sot PS kanë deklaruar se kanë hyrje dhe dalje famijare me bosët e trafikut të drogës. Ministri i Brendshëm ka vëllain kapo të drogës, ndërsa një figurë e lartë e PS ka famijarët të përfshirë në botën e krimit. Disa deputetë janë dora e krimit të organizuar në Parlament. Disa ministra dhe kryebashkiakë janë zara të kapove të drogës dhe trafiqeve. Në këtë kuadër, Vetingu i politikanëve, i propozuar nga Lulzim Basha, hedh në erë pushtetin e Edi Ramës.

Disa ditë pasi Lulzim Basha po këmbëngul për Vetingun në politikë, Edi Rama ka vendosur t’i përgjigjet. Rama po kërcënon Bashën me hapjen e dosjes së korrupsionit në rrugën Durrës-Kukës, ku kreu i PD akuzohet për vjedhjen e 230 milionë eurove.

Rama ka urdhëruar anti-korrupsionin në Kryeministri dhe organet e tjera që ka në varësi që të hapin edhe një herë letrat e aferës me Rrugën e Kombit, për të nxjerrë në pah përgjegjësistë penale të Lulzim Bashës. Më pas dosja do t’i shkojë në tavolinë kryeprokurores Arta Marku. Nëse Basha nuk heq dorë nga Vetingu i politikanëve për lidhjet me krimin, Rama pritet të kërkojë edhe hapjen e dy dosjeve të tjeta të Lulzim Bashës për shitjen e detit Greqisë dhe vrasjet e 21 Janarit.

Krahas hedhjes në veprim të anti-korrupsionit, Rama ka vënë në lëvizje edhe Komisionin e Ekonomisë për hapjen e dosjes së Rrugës. Komisini i Ekonomisë ka urdhëruar Kontrollin e Lartë të Shtetit që të kontollojë edhe një herë vjedhjet me Rrugën e Kombit nga Lulzim Basha, duke shtuar presionin ndaj kreut të PD që të tërheqë sa më shpejt ligjin për Vetingun e politikanëve. Nëse Basha nuk do të tëhiqet nga Vetingut, në lëvizje pritet të vihet edhe prokuroria, e cila pas largimit të zarit të Berishës dhe Metës (Adriatik Llalla) kontollohet nga Rama./Pamfleti

Rama kërcënon Bashën, mesazhi që po drithëron kreun e PD, i kërkon të tërheqë Vetingun Read More »

Berisha nuk e firmosi vettingun në politikë? Zbulohet e vërteta (Foto)

Pas lajmeve se ish-kryeministri Sali Berisha nuk e ka firmosur amendamentin e opozitës për vettingun në politikë ka ardhur reagimi nga Partia Demokratike.

PD nxjerr foton e firmës së Berishës mbi amendamen.

“Gazeta “Shqiptarja.com” ka dezinformuar sot lexuesit e saj. Eshte e pavertete se Sali Berisha nuk ka firmosur amendamentet kushtetuese per vettingun ne politike. Ish kryeministri Berisha eshte nje nga mbeshtetesit kryesore te nismes dhe ka firmosur bashke nme deputetet e tjere te opozites”, deklaron PD.

Dy ditë më parë ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi në “Opinion” se është gati për vetting.

Berisha nuk e firmosi vettingun në politikë? Zbulohet e vërteta (Foto) Read More »

Operacioni spektakolar, ndjekje si në filma në det të hapur

Ndjekje në det si në një film. pas nje aksionit te madh nga deti dhe ajri me helikoptere policia italiane ka bllokuar skafin me 2 tone droge dhe ka vene ne pranga dy shqiptare.

Mediat italiane bejne me dije se aksioni nisi ne oret e para te mengjesit, kur u njoftua se nje skaf i ngarkuar po vinte nga Shqiperia drejt bregdetit italian.

Roje bregdetare, financave dhe helikopterë u vune ne aksion dhe ne ndjekje te mjetit lundrues.

Operacioni spektakolar, ndjekje si në filma në det të hapur Read More »

“Super aksioni” i shqiponjave që terrorizoi mbrëmë Tiranën

Nga Anta Muçaku

I premtova vetes mbrëmë se nëse do ishte finalizuar ndonjë operacion i madh apo do ishte arrestuar ndonjë kriminel, do bëja sikur e harrova atë që ndodhi e madje do përgëzoja policinë e shtetit por kur zgjohem sot dhe mësoj se ishte thjesht një “kontroll rutinor fundjave”, thjesht sa më bëhen më të forta ato skena terrori, banditeske, nga ato që të nëpëmërkëmbin dinjitetin dhe qytetarin e zakonshëm, e bëjnë të duket kriminel.

Isha ende nën efektin e skenave të “Mission Impossible” me Tom Cruise. Ishte filmi më i gjatë që kisha parë ndonjëherë në kinema. Ose ndoshta ashtu m’u duk për faktin që, kur dolëm nga salla, kishte kaluar mesnata.

Ishim 3 familjarë (dy prej nesh gazetarë), me një makinë që nuk e tejkalon vlerën e 4 mijë eurove, rrugës për në shtëpi.

E ndërsa po diskutonim ende për rolin e Cruise e po mendoja se si “ai djalosh nuk plaket kurrë”, para nesh po bëhej “nami”. Skena të ngjashme me ato të filmit aksion që sapo pamë.

Makinat e “SHQIPONJAVE” kishin bllokuar rrethrotullimin e “Pallatit me Shigjeta” dhe të maskuar nxirrnin jashtë makinave këdo. Të rinj, të reja e familjarë, kthyer pas, mbështetur nëpër makina me duart lart e këmbët e hapura, ndërsa efektivët e maskuar i kontrollonin lart e poshtë për kushedi se çfarë!

S’patëm kohë as të kuptonin ç’po ndodhte! Shqiponjat na bllokuan edhe ne.

Po prisja si fillim që djali i cili urdhëroi shoferin të zbriste, të na kërkonte në fillim ndonjë letër identifikimi a të na thoshte me qetësi pse na ndaloi por JO! Thjesht urdhëroi :“ZBRISNI NGA MAKINA”!

I thashë se ishim gazetarë duke menduar se bëhej fjalë për ndonjë keqkuptim por as që ma vuri veshin.

E ndërsa po shihja në anën e shoferit, u hodha instiktivisht përpjetë kur një efektive gjithashtu e maskuar, së cilës i dalloheshin vetëm sytë e zinj, lyer fort me laps, nisi t’i binte si e tërbuar xhamit tim.

“DIL NGA MAKINA, DIL NGA MAKINA” bërtiste me nota histerizmi. S’po kuptoja ende çfarë po ndodhte. Në pak sekonda, e pashë veten mbështetur me duart pas makine ndërsa ajo kontrollonte ku mundte.

Më kërkoi çantën. Brenda kisha vetëm antidjersën, kutinë bosh të mbajtëses së syzeve, pasaportën dhe portofolin.

Kur hapi portofolin, u mundova t’i tregoj kartën e gazetares por ajo, pa gjithçka, përveç asaj. Refuzonte ta shikonte duke bërtitur me të njëjtat tone histerizmi: “Nuk më intereson”… dhe vazhdonte gërmonte në çantë me shpresën se do gjente ndonjë gjë që të justifikonte tërbimin e saj teksa unë vazhdoja qendroja me duart lart pas makine.

Mori pasaportën, i shfletoi fletët një nga një. Hodha sytë përreth dhe pashë se ishim me dhjetëra mbështetur ashtu mes maskave, që për nga mënyra si po vepronin, dukeshin si banditë veshur me uniformën e “Shqiponjave”.

Teksa qendroja mbështetur pas makine, sytë më shkuan vetiu te vendi i pasagjerit dhe luta zotin që me vete nuk kishim ndonjë fëmijë.

Në atë orë, megjithë atë arrogancë e terror, nëse do kishim dhe një fëmijë brenda, nuk ka rëndësi në do qe i imi, i tezes, i hallës apo qoftë edhe i komshies… Do kisha harruar punën e gazetares dhe sot me gjasë do isha në komisariat “për kundërshtim të forcave të policisë”.

“Ikni” urdhëruan pas kontrollit edhe të makinës… Më kot po shpresoja për një ndjesë ose ndonjë fjali të tipit: “Kalofshi mirë”!

Me të hyrë në shtëpi, u interesova për të ditur se çfarë po ndodhte. Isha e sigurtë që bëhej fjalë për ndonjë super-aksion. “Shko fli, nuk ka aksion. Kontrolle rutinë”, më tha një burim nga policia.

Risolla dhe njëherë në mendje skenën dhe isha aq e bindur se po ndodhte një operacion i madh, sa mendova se burimi po më gënjente nga frika e ndonjë dekonspirimi të mundshëm.

Për disa orë nuk vura gjumë në sy. Nga shija e filmit s’më kishte mbetur më asgjë. Ndihesha e dhunuar teksa mundohesha me gjithë forcën e arsyes të justifikoja sjelljen e “Shqiponjave”, me mendjen gjithnjë te ai “aksioni i madh”.

Gjumi duhet të më ketë marrë andej nga ora 4:00 e mëngjesit duke bluar nëpër mend këto.

Sapo hapa sytë, kontrollova e-mailin, e sigurtë se aty do kisha edhe njoftimin e policisë për “operacionin e bujshëm” që mesa duket, kishte ndodhur vetëm në mendjen time.

Pyes sërish burimet dhe marr sërish të njëjtën përgjigje: “Thjesht kontrolle rutinore fundjave”. Vetiu më erdhi në mendje Gjetan Gjetani, deputeti që përjashtoi Rama. “Të paaftë”…

Po a nuk quhet paaftësi fakti që efektivët, sikur t’u kishte humbur busulla, ndalojnë e kontrollojnë këdo, thjesht për “rutinë”?! Po pse, na qenkesh rutinë të terrorizosh qytetarët e tu pas mesnate?!

Si mund të kontrollosh pa më të voglën indicie, pa më të voglin shpjegim e njerëzillëk, këdo që qarkullon pas orës 12:00 nëpër kryeqytet?!

Unë jam e para që i kam dënuar sulmet ndaj policisë së shtetit dhe vazhdoj të mendoj se uniforma e policisë është e paprekshme por aq kohë sa nuk prek qytetarët e lirë e të ndershëm.

Nëse mënyra e tyre e vetme për të zbuluar kriminelin, është kontrolli i gjithkujt, atëhere kjo punë qenka punë shansi! Kurse ne… kavie eksperimentale.

Dje RENEA dështoi në aksionin e saj dhe, në përpjekje për të kapur dy kriminelë, plagosi me plumb në kokë një burrë që po flinte në dhomën e tij. Rrethanat, edhe vetë policia i ka të paqarta.

Aksione policeske, ka kudo në botë. Aksionet kanë historitë e tyre të suksesit e dështimeve por askund në botë nuk ndodh që një qytetar i lirë të trajtohet si kriminel.

Për aq sa më ka rënë rasti të udhëtoj jashtë, kurrë s’më kanë dëgjuar veshët e parë sytë që uniformat blu të vendosin post-blloqe ashtu kot për “rutinë” e të ndalojnë, këdo, pa përjashtim, pa indicie… thjesht për statistikat e fundjavës.

Për ta, 2500 kontrolle në javë, mund të jenë statistika por për qytetarin e lirë janë 2500 raste terrori, poshtërimi.

Po jetojmë një kohë kur krimineli lëviz lirisht me politikanin e trajtohet si zotëri ngado ku shkon, kurse qytetari qendron me duart lart, mbështetur në ndonjë makinë, duke shpresuar se ditë më të mira do vijnë edhe për policinë e shtetit.

“Super aksioni” i shqiponjave që terrorizoi mbrëmë Tiranën Read More »

Tufa parash, orë dhe makina të shtrenjta, jeta luksoze e të rinjve shqiptarë ‘tërbon’ britanikët (Video)

Shuma të mëdha parash cash, orë të shtrenjta dhe makina super luksoze. Kjo është pamja e shqiptarëve që po ‘tërbojnë’ britanikët. Media britanike ‘Daily Mail’, ka publikuar një vide, ku shfaqen të rinjtë e pasur të Shqipërisë, që ekspozojnë luksin e tyre.

“Të rinjtë e pasur shqiptarë, shi me kartmonedha të ndryshme”, shkruhet në videon e publikuar nga media britanike. Nuk është hera e parë që mediat ndërkombëtare shkruajnë për të rinjtë e pasur të Shqipërisë, kryesisht për faktin se Shqipëria është një vend i varfër.

Pamje të tilla, tregojnë jetën e një numri shumë të vogël personash, ndërsa pjesa më e madhe e të rinjve kanë vështirësi ekonomike dhe shpesh nuk përballojnë dot studimet apo  shpenzime bazike në jetën e tyre.

Tufa parash, orë dhe makina të shtrenjta, jeta luksoze e të rinjve shqiptarë ‘tërbon’ britanikët (Video) Read More »

Qeshni me lot, shpërthen gallata në rrjet me “Air Albania”: Lasgush vëlla, sa paske ndryshuar!

Ditën sotme nisi fluturimin e parë drejt Stambollit kompania e parë ajrore shqiptare “Air Albania”.

I pranishëm në inagurimin e saj ishte dhe kryeministri Edi për të përshëndetur pasagjerët e parë të cilët janë zgjedhur studentët e ekselences shqiptare. Ata udhëtuan  drejt Stambollit me avionin që mban emrin e poetit të madh, Lasgush Poradecit.

Mirpo në rrjetet sociale disa nga faqet më të njohura kanë bërë  humor me “meme” pas prezantimit të “Air Albania”, duke ironizuar forcat politike ku nga njëra anë kemi një investim kolosal dhe nga ana tjetër akuzat e opozitës për dështimin e projektit ende pa nisur mirë./korrieri

Qeshni me lot, shpërthen gallata në rrjet me “Air Albania”: Lasgush vëlla, sa paske ndryshuar! Read More »

Mjerimi në Mat, 10-vjeçari shet misra të pjekur për të blerë libra

Kushdo që kalon në aksin Burrel – Tiranë është e pamundur që të mos e ketë parë në rrugë një fëmijë 10-vjeçar, në vendin e quajtur “Ura e Karicës”. Ai është i mitur, por mundohet që të sigurojë të ardhura për familjen e tij, e mbi të gjitha për veten, pasi pas dy ditësh duhet të shkojë në shkollë.

Olgerti thotë se del në rrugë çdo ditë në orën 8 të mëngjesit e kthehet në shtëpi në orën 19:00, duke sfiduar motin e nxehtë, por edhe vetminë që duhet ta shoqërojë gjatë gjithë ditës.

Gjendja e vështirë ekonomike në familje e ka detyruar këtë të mitur që të mendojë vetë për të siguruar paratë e librave dhe rrobave, që i duhen për vitin e ri shkollor.

I veshur me këpucë të grisura, Oligerti shpreson që dikush të ndalet dhe të blejë një misër që do t’i sillte pak para në xhepin e tij.

Shembulli i Oligertit duhet të jetë një motivim për të tjerët, e një shembull për fëmijët e të pasurve, se cila është jeta e vërtetë e një të varfëri.

Mjerimi në Mat, 10-vjeçari shet misra të pjekur për të blerë libra Read More »

Këto janë arsyet përse ju mban goja erë

Frymëmarrja e keqe është një problem që mund të shqetësojë shumë persona.

Shkaqet për këtë janë të shumta, ndaj më poshtë mund t’i zbuloni të gjitha.Puna për një frymëmarrje me erë jo të keqe, nis me kujdesin ndaj dhëmbëve. Duhet t’i lani dhëmbët dy herë në ditë. Higjiena e dobët dentare është faktori kryesor që ndikon në frymëmarrjen tuaj.

Gjithashtu kur goja juaj është e tharë frymëmarrja juaj mund të mbajë erë të keqe. Pështyma juaj është pastrues i gojës lan grimcat e ushqimt që mund të kenë mbetur në gojë.Mund të surprizoheni kur të mësoni se dieta e çrregullt ushqimore apo ushqimet e ulëta në karbohidrate ndikojnë në frymëmarrjen e keqe.Përveç pastrimit të rregullt të dhëmbëve duhet t’i kushtoni rëndësi edhe pastrimit të gjuhës. Në sipërfaqen e saj mund të ketë shumë baktere që ndikojnë në erën e keqe.

Këto janë arsyet përse ju mban goja erë Read More »