Izet Haxhia, ish-truproja i Sali Berishës, u ekstradua nga Turqia në vendin tonë në muajin maj të këtij viti. Në qershor, Gjykata e Tiranës i njohu të drejtën e rivendosjes në afat të ankimit për vendimin që e ka dënuar me 25 vite burg si një nga fajtorët për vrasjen e Azem Hajdarit në shtator të viti 1998. Vetë Izet Haxhia gjatë procesit për t’ju njohur ankimi ka deklaruar se pranoi ekstradimin pasi mori garanci për jetën dhe se do të dëgjohej nga drejtësia, por ecuria e dosjes po has në pengesa të vazhdueshme.
Në burg, në pritje të rigjykimit për vrasjen e Azem Hajdarit, ka lëshuar një mesash për deputetët. Ai ka publikuar një foto të Kuvendit të vendosur pas hekurave dhe shkruan se duhet ndërtuar burgu më i domosdoshëm në Shqipëri.
Postimi i plotë
“Makina e ndyre politike fiton , sepse pakica e bashkuar, vepron kunder shumices se ndare”
~ W. Durant
Ne duhet, ne mundemi, ne e kemi pergjegjesi para femijeve tane, te ndertojme burgun me te domosdoshem ne Shqiperi! Stop indiferences!!!
Ai është një nga aktorët më të dashur, sidomos me rolin e policit në ‘Portokalli;, Bëhet fjalë për aktorin e humorit, Florjan Binaj, i cili ishte i ftuar në emisionin ‘Shiko kush luan’.
Gjatë lojës “Ndaje ose haje”, aktori duhet t’i përgjigjej një pyetjeje, përndryshe duhet të konsumonte një prej ushqimeve.
Florjani duhet të tregonte emrin e një vajze që i ka pëlqyer shumë dhe aktori vendosi të përgjigjej duke treguar një histori. Florjani rrëfeu se dy të rinjtë kishin nisur pëlqimet ndaj njëri-tjetrit, madje aktori i kishte blerë një arush për ditën kur do takoheshin tek kodrat e Liqenit. Mirëpo kur mbërriti atje u habit kur pa vajzën që pëlqente duke u puthur me një tjetër.
Nga kjo ngjarje kanë kaluar shumë vite, megjithatë Florjani e tregon me humor.
Nuk janë të pakta rastet kur qytetarët shqiptarë që udhëtojnë jashtë vendit hasin në probleme me kompanitë ajrore apo institucionet. Gjatë ditës së sotme në aeroportin e Rinasit ka pasur tension tek disa qytetarë të cilët duhej të niseshin me destinacion Perugian, me Albaëings.
Qytetarët shprehen se duhej të ishin nisur paraditen e sotme, por janë lënë në pritje për orë të gjata, ndërsa nuk kanë marrë asnjë përgjigje për atë çfarë ka ndodhur dhe arsyen se përse u është vonuar fluturimi.
“Prej paradites presim te nisemi per Perugia me Albaëings, por jemi lene pa përgjigje”, thonë ata.
Pasi vetë Taulant Balla pranoi publikisht se kishte njohje familjare me Edmond Begon të dënuar në Itali për disa vepra penale, opozita ka kërkuar largimin e tij nga Delegacionit Parlamentar dhe bashkëkryesues i Komisionit të Përbashkët të Asociim Stabilizimit me Bashkimin Europian.
Në një letër drejtuar Kryetarit të Kuvendit Gramoz Rucci, anëtarët e opozitës në Delegacion, Genc Pollo, Albana Vokshi, Klajda Gjosha, Jorida Tabaku dhe Oerd Bylykbashi kërkuan zëvendësimin e Ballës me një tjetër socialist, pa lidhje kriminale.
Anëtarët e opozitës argumentojnë në letrën e tyre se Shqipëria nuk mund të përfaqësohet në bisedimet me Brukselin në mbledhjen e 15 Tetorit me një politikan që ka pranuar publikisht se ka mik familjar një të dënuar të rrezikshëm për trafik ndërkombëtar droge, pasuria e te cilit është shumëfishuar pas miqësisë me Taulant Ballën.
Anëtarët e opozitës vënë në dukje se Taulant Balla nuk mund të përfaqësojë Kuvendin në marrëdhëniet me Parlamentin Europian, për shkak se mbi të rëndoj akuza se ka marrë pjesë në kërcënimin me pistoletë në kokë të një oficeri policie, që ai të mbyllte çështjen e përdhunimit të djalit të një deputeti tjetër socialist.
Në kërkesën drejtuar Kryetarit të Kuvendit, anëtarët e opozitës vënë në dukje se prania e Taulant Ballës në Delegacionin e Stabilizim Asociimit nuk është në përputhje me përputhje me kërkesat kryesorë per hapjen e negociatave vitin e ardhshëm “rivendosjen e besimit publik tek institucionet e shtetit dhe luftën pa kompromis ndaj kriminalitetit e korrupsionit, sidomos në postet publike”.
Xhisela Maloku vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, këtë herë në rrjetet sociale ku merr çdo ditë mesazhe të ndryshme. Shumë prej tyre e kritikojnë për stilin e shtrenjtë të jetesës duke i kërkuar “llogari” se ku i gjen paratë. Në një rrëfim për psikologen Ervisa Lula, 24-vjeçarja thotë se nuk është dhunuar apo përdhunuar, ndryshe nga ajo që deklaroi ish-nënkomisari Emiljano Nuhu, i cili në një intervistë për mediat tregoi gjithë ngjarjen që zanafillën e ka në muajin korrik të këtij viti.
“Në radhë të parë i bëj thirrje të gjitha mediave mos të merren më me mua, kjo çështje tashmë i takon prokurorisë! Gjithashtu i lutem dhe politikes të na mbaje jashtë kësaj çështje si mua dhe Rexhepin sepse policia ka bërë detyrën e saj kur unë e bëra kallëzimin. E bëra sepse ndodhi një zënkë mes nesh nga inati dhe xhelozia arrita deri aty, por kjo s’ka të bejë me politikë. Këto janë gjërat tona personale, nëse doni të bëni politike hajde merruni me deputetin në fjalë, me Z. Rrahman Rraja por duke pasur parasysh që ai është një njeri i drejtë po merren ça bën djali i tij që tashmë është 24 vjeç duke më përdorur dhe mua.
Ju lutem mjafttt! Gjendja ime psikologjike është rënduar akoma më shumë me arrestimin e Rexhepit duke e ditur si është e vërteta dhe që unë nuk jam dhunuar apo përdhunuar siç është shprehur Emiljano Nuhu kjo gjë më bën të ndihem keq! Uroj që çdo gjë të shkoj në vend dhe unë jam e gatshme të përballem me prokurorinë për dëshmitë e mia! Sepse herën e fundit kur jam thirrur në prokurori kam pasur një keqkuptim kur më është bërë pyetja po për dhunën a e pranon? Kam thënë s’jam gati të flas për këtë por ato e kanë marrë që unë e pranoj. Pikërisht aty ka qenë momenti që unë të tregoja të vërteten por kam qenë e paqartë!”
Xhisiela Maloku hedh poshtë dhe pretendimet për kërcënime, pas dy intervistave që ajo dha në Top Channel dhe Tv Klan. “Ju lutem mos më gjykoni për jetën time se dëgjoj pafund që thonë: Ku e ke marrë këtë, ku e ke marrë atë? Duke filluar nga atletet, rrobat, gjërat më personale të mijat. Mos paragjykoni kur nuk dini asgjë!”
Gjykata e Krujës dha gjatë javës masën e “arrestit në burg” për Rexhep Rrajën, djalin e deputetit socialist Rrahman Rraja. I riu u arrestua nën akuzën e përndjekjes ndaj Xhesiela Maloku. Është pikërisht ekspertiza mjeko-ligjore ajo që duket se ka mbajtur në pranga Rexhep Rrajën, sikundër dhe një përgjim i kryer më 29 Shtator, gjatë ballafaqimit mes dy të rinjve në Prokurori, ku sërish Rraja, sipas organit të akuzës, ka kërcënuar vajzën.
Telekom Serbia duket se vendosur për të blerë T Mobile në Shqipëri pavarësisht se qeveria shqiptare po bën ç’është e mundur për ta ndaluar një gjë të tillë. Të paktën këtë ka lënë të kuptohet vetë presidenti serb.
“Në Serbi, do të ishte e pamundur që politikanët të ndalonin investimet në ekonomi, vetëm për shkak se paratë vijnë nga Shqipëria. Dhe ajo që kam dëgjuar nga përfaqësuesit tanë, kjo është ajo që ka ndodhur me “Telekom Serbia”. Ne patëm dhënë ofertën më të mirë për blerjen e “Telekomit të Shqipërisë”. Ata po thonë se paratë e Serbisë nuk janë mjaft të mira, gjë që do të ishte e frikshme”.
Kështu është shprehur presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, duke komentuar refuzimin sipas tij që autoritetet shqiptare i kanë bërë kërkesës së kompanisë serbe për të blerë kompaninë e telefonisë mobile, “Telekom Albania”. Sipas Vuçiç, Shqipëria u ka dërguar mesazhin e gabuar në këtë mënyrë investitorëve, duke iu thënë se nuk janë të mirëpritur dhe se investimet serbe nuk duhet të vijnë. Megjithatë kreu i shtetit serb është shprehur i bindur se Serbia do ta blejë “Telekom Albanian” përmes një mënyrë tjetër.
“Kur shteti ka rritje të të ardhurave, papunësia është dy herë më e ulët se në Shqipëri, kur kemi reduktuar borxhin publik mes 47-48% deri në fund të janarit, këto janë tregues pozitivë. Ne do ta blejmë në një mënyrë tjetër “Telekom Albanian””, tha Vuccicc. Komentet presidenti serb i bëri gjatë inagurimit të fabrikës “Labor srb”, në Sremska Mitrovica. Mësohet se Telekom Serbia ka bërë ofertën më të favorshme për blerjen e Telekom Albania duke ofruar 60 mln euro.
Deputetët e Shqipërisë i kanë shfrytëzuar maksimalisht përcaktimet ligjore, të cilat u japin atyre të drejtë të rimbursohen për karburant, telefon dhe dieta. Pikërisht dietat e deputetëve janë edhe ato që i kushtojnë më shumë buxhetit të shtetit. Nëse vëzhgohet lista e siguruar nga “Sot”për shpenzimet e përfaqësuesve të popullit gjatë një viti, vihet re se deputetët kanë bërë batërdi me rimbursimet për udhëtimet, hotelet dhe restorantet, të cilat përfshihen tek dietat.
Nëse bëjmë një krahasim mes benfiteve që kanë përfituar, rimbursimet më të shumta janë te dietat. Ka shumë deputetë që kanë përfituar mbi 5 milionë lekë nga dietat. Pra udhëtimet, darkat e drekat e deputetëve paguhen me lekët e taksapaguesve. Përveç kësaj, ka emra që janë shumë të pasur dhe kanë rekorde me dietat. Agron Çela është ndër më të pasurit në Parlament, por ka përfituar 526.750 lekë dieta në periudhën janar-gusht 2018. Emër tjetër është Fate Velaj. Ai ka miliona euro pasuri, por ka marrë 583.187 lekë dieta dhe rezulton si deputeti që ka marr më shumë. Në të njëjtën linjë janë dhe Vangjel Tavo apo Fadil Nasufi.
Përfitimet e deputetëve
Disa nga emrat me bonuset me të larta nga rimbursimet vijojnë si më poshtë: Antoneta Dhima- 280.000 lekë karburant, 136.000 lekë telefon, 526.750 lekë dieta;
Fadil Nasufi- 280.000 lekë karburant, 136.000 lekë telefon, 526.750 lekë dieta, etj. Ajo që bie në sy është fakti se në listë ka edhe shumë deputetë të cilët janë mjaft të njohur për publikun dhe kanë pasuri marramendëse. Por pavarësisht se zotërojnë shuma të mëdha parash vetë dhe biznese të shumta, kjo nuk i pengon aspak që të përfitojnë edhe nga benefitet e postit të deputetit.
Duhet theksuar fakti se midis shpenzimeve të 127 deputetëve, socialisti Fate Velaj është ai që ka përfituar rimbursimet më të larta për dieta. Bonuset e tij janë: 280.000 lekë karburant, 136.000 lekë telefon, 583.187 lekë dieta.
Mberrijne ne burgun e Reçit 100 te denuarit e pare. Drejtoria e pergjithshme e burgjeve ka kryer zhvendosjen e pare te te denuarve prej mesdites se te shtunes dhe te dielen. Proçesi eshte vetem faza e pare dhe te denuarit e pare jane sjelle ne kushte te larta sigurie, me furgonet e kesaj drejtorie.
Efektive te shumte te policise se burgjeve garantuan sigurine e kesaj zhvendosje. Nga informacionet zyrtare thuhet se transferimi i te denuarve do te vijoje deri ne permbylljen e plote te te gjithe vendeve te lira qe ka kjo IEVP.
Nuk behen te ditura detaje se nga cili burg jane sjelle dhe kush jane te denuarit e pare qe “shijuan” burgun e ri te sigurise se larte. Tashme Reçi afro 2 vite pas perfundimit perjeteton popullimin e pare dhe qe i jep zyrtarisht jete funksionimit te kesaj IEVP te pare ne qarkun Shkoder./ShkodraNews