Aurora

Prindër e nxënës shqyejnë dyert e shkollës për të futur fëmijët në një ambient të sigurtë

Një situatë e pazakontë është regjistruar në fshatin Mengël të Elbasanit, ku prindër dhe nxënës janë detyruar të shqyejnë dyert e shkollës 9-vjeçare dhe u futën brenda për të kundërshtuar transferimin e fëmijëve në shkolla të tjera.

Të mbështetur edhe nga deputeti demokrat i zonës, Luçiano Boçi nxënësit thyen derën e hekurt dhe derën e jashtme dhe u futën në klasa. Shkolla është mbyllur me urdhër të posaçëm të Komisionit të Emergjencave, pasi dëmtimeve që pësoi nga tërmeti 2 vjet më parë. Projekti për rikonstruksionin është gati, por autoritetet lokale thonë se nuk është lëvruar fondi.

https://youtu.be/iFPsIlB2_uQ

Prindër e nxënës shqyejnë dyert e shkollës për të futur fëmijët në një ambient të sigurtë Read More »

Ambasada amerikane reagon për prokurorët e frikësuar nga Shullazi: Ka rreziqe, por…

Pasi ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu ia përmendi disa herë emrin gjatë mandatit të tij, tashmë ambasada amerikane u bën thirrje prokurorëve që të tregojnë guxim dhe të marrin përsipër ccështjen ndaj tij.

Në Shqipëri, ambasada amerikane në përgjigje të interesimit të Zërit të Amerikës për situatën e krijuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për Çështjen Shullazi, tha sot se “populli shqiptar meriton një sistem drejtësie ku policia dhe prokurorët qëndrojnë së bashku kundër kriminelëve”.

Një ditë përpara seancës për dhënien e pretencës në procesin ndaj Emiljano Shullazit dhe bashkëpunëtorëve të tij, ambasada shton se “mbështesim prokurorët e guximshëm që kërkojnë drejtësi, edhe kur ka rreziqe”.

Pak ditë më parë, refuzimi i një grupi prokurorësh për procedurat e zëvendësimit të kolegut që ndiqte çështjen, çoi në kërkesën për hetim disiplinor ndaj tyre nga ana e Kryeprokurores Arta Marku, ndërsa tre u transferuan jashtë Tiranës në prokurori më të ulëta. Ky vendim u cilësua nga prokurorët si në kundërshtim me ligjin, ndërkohë që përmes një deklarate zonja Marku shpjegoi se ata kanë vepruar në kundërshtim me detyrimet e tyre kushtetuese.

Ambasada amerikane reagon për prokurorët e frikësuar nga Shullazi: Ka rreziqe, por… Read More »

Qytetarja: Mjekët ikën, rilindja na la me veterinerë. Përgjigjët Rama: E vërtetë mungojnë…

Të tjera shqetësime kanë ardhur nga qytetarët në rubrikën “Përgjigja ime” të Kryeministrit Edi Rama, të cilat ky i fundit nuk i ka lënë pa një përgjigjet. Replika e radhës është zhvilluar me një qytetare e cila i ka thënë se është e kotë që po rregullohen 300 qendra shëndetësore, pasi nuk ka mjekë të punojnë në to. Sipas qytetares me emrin Albana, të cituar nga Rama gjatë replikës së tij, në këto qendra shëndetësore kanë mbetur vetëm veterinerë, pasi mjekët kanë ikur në Gjermani. Por Rama i pa përgënjeshtruar këto deklarata, duke thënë se sot kuotat e mjekëve janë të plotësuar, por ka dhe 400 të tjerë që janë në kërkim të një pune.

“Ti nuk je dakord për rilindjen e 300 shëndetësore, pasi sipas teje mjekët kanë ikur nga Shqipëria dhe kanë mbetur vetëm veterinerë. Për vet faktit grotesk që trajtohet sot, e vërteta është se pavarësisht mjekëve, vendi ynë nuk ka asnjë mungesë objektive mjekësh. Figurojnë 1400 mjekë që kërkojnë punë. E vërtetë mungojnë specializantët, pasi u mbyll në mënyrë absurde, por kjo shkollë u hap sërish dhe këtyre vit dalin specialistët e parë”, u shpreh Rama. Më tej Kryeministri tha se ka dhe nga ata mjekë që kanë lënë emigrimin dhe janë kthyer në Shqipëri për të punuar.

Qytetarja: Mjekët ikën, rilindja na la me veterinerë. Përgjigjët Rama: E vërtetë mungojnë… Read More »

Kanë rifilluar punimet për fazën përfundimtare të projektit të “Rehabilitimit të Portit Detar Vlorë”

Pas nje pezullimi tejet te gjate te tyre , investimi i rinisur për rregullimin e portit të Vlorës, perfshin disa zera si thellimin e kalatave, rregullimin e një moli, por edhe rikonstruksionin e sheshit të këtij porti.

Investimi eshte nje bashkepunim i qeverisë Shqiptare dhe asaj italiane ne shifren prej 14.6 milion euro,ndersa do te rehabnilitoje plotesisht portin e Vlorës .Pezullimi I zgjatur per shkak te vete firmes italiane zbatuese e projektit rehabilitees ,nderkohe qe ende nuk kemi nje informacion zyrtar nga autoritett portuale per rifillimin e punimeve
Porti i Vlorës është konceptuar si pjesë e projektit “Lungomare”, që vazhdon nga pjesa e mbetur pezull, drejt Pyllit të Sodës.

Pjesë e këtij projekti është edhe ndërtimi i një porti jahtesh, si dhe ndërtimiiI një sheshi kryesor mallrash dhe një terminali modern udhëtarësh,I cili aktualisht eshte ne ndertim .

Kanë rifilluar punimet për fazën përfundimtare të projektit të “Rehabilitimit të Portit Detar Vlorë” Read More »

Ironia me politikanët, batutat për rilindjen e Ramës dhe llogaritjet e Bashës. Ç’ndodhi në shfaqjen “Tag”

Në komedinë “Tag”, e cila “bekoi” skenën e re të “arTurbinës”, është ironizuar me politikanët mbi situatën aktuale politike në vend. Të thumbuarit ishin kreu i qeverisë, kreu i opozitës por dhe kreu i Bashkisë së Tiranës.

Deputeti, i veshur me kostumin sportiv të  skuadrës së zemrës, bardhë e zi, e ka pak me ngut, se për pak fillon ndeshja mes Juventusit dhe Frosinones. Kështu që katundari duhet t’i bjerë pak shkurt me hallet e veta në takimin virtual, gjatë së cilit deputeti raporton për platformën e bashkëqeverisjes për Shqipërinë që duam… Dramaturgu Bashkim Hoxha e regjisorja Andia Xhunga nuk i kanë kursyer aspak shigjetimet kah Kryeministrisë, Bashkisë së Tiranës dhe opozitës.

Ndërkohë që është për t’u përshëndetur që Drejtoria e Teatrit Kombëtar ka zgjedhur të hapë Festivalin Mbarëkombëtar të Teatrove, por edhe jetën e vet transitore në skenën e “arTurbinës”, me një parodi që vë në lojë jo vetëm jetën virtuale boshe, që ka përfshirë gjithë shqiptarët, por edhe qeverisjen. Ndër spektatorët e shfaqjes, mbrëmë ishte edhe ministrja Mirela Kumbaro, edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj

 SHFAQJA
Bëhet fjalë pikërisht për komedinë “Tag”, e cila “bekoi” skenën e re të “arTurbinës”. “Tag” është një komedi gazmore, që me siguri do ta bëjë për vete publikun. E ndërtuar si një
variacion mbi motivet e filmit “Zonja nga qyteti”, sërish kemi të bëjmë me një lloj shkuesie, por përmes internetit. Indikacionet për te filmi i njohur i 1976-s janë shumë të qarta.

Sipas tij, është përshtatur edhe skenografia e Genc Shkodranit, me  burimin e famshëm të Marenës-Tushemishtit, me kortinkat e penxhereve, me grep, (mungon vetëm teto Ollga) edhe muzika e Agim Krajkës, është po ajo, veçse e riorkestruar nga Sajmir Çili, ndërkaq që elemente personazhesh nga filmi (si ai i Koçit) i gjen edhe te personazhet e Hoxhës. Dhe si të mos mjaftonin të gjitha këto, në fund shfaqet edhe aktorja Rajmonda Bulku, që luante rolin e Melit, e cila ndalet të pijë një kafe në fshat. Shfaqja është e këndshme.

Nuk mungojnë batutat dhe situatat komike. Aktorët, pa dashur të veçojmë njërin apo tjetrin, u përshtaten më së miri roleve. Kostumografia e Blerina Kokonës nuk zhgënjen asnjëherë. “Tag” ironizon me virtualizimin e jetës së shqiptarëve, një virus që ka kapur edhe fshatin, duke denatyruar marrëdhëniet mes njerëzve. Njerëzit dashurojnë dhe hakmerren përmes “Facebook”-ut, madje kjo e fundit mund të jetë tërë- sisht e pamëshirshme.

Prej dialektit të personazheve, ngjarjet ngjasin në një fshat, në mos të Tiranës, të Shqipërisë së Mesme, më saktë në kafenenë e fshatit, ku Meri/MerjemeOlta Daku, me profesion mësuese, por që në mungesë të një godine shkolle punon si banakiere-kameriere, për t’u arratisur nga rëndomtësia e përditshmërisë, zë miqësira dhe flirton në “Facebook”.

Kur një djalë nga qyteti me pseudonimin “Leonardo Di Caprio”-Indrit Çobani, i kërkon një fotografi Merit me pseudonimin “xixëllonja”, ajo poston foton e Lenës Adelina Muça, kushërirës së saj që shet qumësht, që ka qëlluar të jetë bukuroshe. Kështu ndodh që “Leonardo”, një punonjës i Ndërmarrjes së Rekreacionit dhe kthimit të hapësirave të gjelbra në gri, të lërë qytetin e të vihet në kërkim të “xixëllonjës” së tij, që i rezulton të jetë një fshatare vërtet e bukur, por fare e pagdhendur.

E pikërisht aty, në kafenenë e Gertit-Gert Ferra (si Gert Myler), ku ka internet me pasëordin “ça do pish”, ndodhin një varg ngatërresash që trazojnë gjithë fshatin. Të tjerë personazhe janë veteriner MiklovaniBesmir Bitraku, stallier Limja- Mehdi Malkaj, emigranti i kthyer Lame-Ardian Cerga, postieri i fshatit-Naun Shundi dhe Deçka-Genti Deçka, një katundar që vjedh filxhanët e lokalit apo Anabela, një vajzë e lexuar që ëndërron të ikë në qytet: të gjithë “viktima” të “Facebook”-ut.

POLITIKA 
Por ku ka komunitet, ka edhe një deputet, që nuk ka shkelur kurrë në fshat, por që lidhet përmes internetit dhe bisedon on line në kohë reale me zgjedhësit e tij. Deputeti, interpretuar nga Artan Imami, që nuk del në skenë, përveçse kur përshëndet publikun, është zgjedhur jo pa qëllim nga regjisorja, që të japë disi imazhin e Kryeministrit, me imazhin dhe përgjigjet hazërxhevape.

 

Nuk është e vështirë që publiku të shquajë tonin ironik dhe batutat e Ramës, propagandën për arritjet e Rilindjes, çmimet dhe pemët e Veliajt apo edhe gafat e Lulzim Bashës me tabelën e shumëzimit (7×7=42). Aktualiteti shqiptar, jo vetëm që është i varur nga vendimet e politikës, por edhe i tejmbushur me biseda rreth politikës. Por këtë të fundit duket se po e konkurron “Facebook”-u me luftën për “like” e “tag”-et, duke harruar reagimin qytetar dhe duke çuar ujë në mullirin e politikanit, që do të vazhdojë të bëjë premtime, nga ato më pa lidhje, si për shembull, fitorja e “Eurovizionit”

Ironia me politikanët, batutat për rilindjen e Ramës dhe llogaritjet e Bashës. Ç’ndodhi në shfaqjen “Tag” Read More »

Foto/ e pabesueshme ajo që po ndodh në këto momente në Kukës…

Tashmë duket se stina e verës pak nga pak po merr vend. Këtë e tregon ulja e temperaturave si dhe nisja e reshjeve të shiut që kanë nisur nga Kukësi.

Një stuhi e fortë kanë përfshirë rajonin e Kukës mesditën e kësaj të hëne. Siç shikoni dhe nga pamjet ajo ka tronditur banorët të cilëve iu është shkëputur edhe energjia elektrike.

Qyteti dhe fshatrat përreth kanë mbetur pa drita. Nga raportimet e deritashme thuhet se shumë dëme materiale, janë thyer pemë, por janë dëmtuar edhe biznese apo banesa në zonat periferike.

Foto/ e pabesueshme ajo që po ndodh në këto momente në Kukës… Read More »

S’do t’i mbani lotët kur të dëgjoni 14-vjeçarin: Dua një punë e të kujdesem për motrën, e p*rdhunuan…

Rrëqethesh teksa dëgjon historinë e këtij 14 vjeçari nga një fshat i Kuçovës. Jeta e tij e vështirë, që prej vdekjes së të atit dhe barra që të kujdeset për motrën e sëmurë. Eraldi nga fshati Gegë bashkia Kuçovë 23 vite më parë humbi nënën. Që atëherë jeta ka qenë e padrejtë me të dhe të motrën. 14 vjeç ai mori rrugën e emigrimit për të mbajtur edhe babanë e sëmurë.

Babai u nda nga jeta 3 muaj më parë, dhe Eraldi nuk mundet t’ia dalë më i vetëm. “Kur del ndonjë punë, dal e punoj. Çdo gjë e përballoj vetë”, shprehet ai. Lana, e motra nuk e ka njohur kurrë nënën. Ajo vdiq ditën që e solli në jetë. Për të, Eraldi do vetëm kurimin. Lana është e sëmurë me depresion dhe e abuzuar seksualisht në mungesë të të vëllait siç thonë familjarët nga njerëz që kurrë s’janë vënë para drejtësisë. “Dua vetëm një mbështetje. Që të shkoj të punoj, mos rri këtu i mbyllur”, shprehet ai.

S’do t’i mbani lotët kur të dëgjoni 14-vjeçarin: Dua një punë e të kujdesem për motrën, e p*rdhunuan… Read More »

Vijon tkurrja e LSI, këshilltarët e bashkive, ikin nga Kryemadhi shkojnë tek Rama

Tkurrja në radhët e Lëvizjes Socialiste për Intergim vijojnë në të tjera qarqe ku anëtarëve edhe deputetë apo këshilltarë bashkie kanë zhvendosur orientimin e tyre tek Partia Socialiste. Valbona Hoxha këshilltarja e LSI në Kuçovë largohet nga grupi i Këshilltarëve të LSI-së dhe i bashkohet grupit socialist. Vendimi i Hoxhes u bë publik sot nga vetë ajo në mbledhjen e radhës së Këshillit Bashkiak Kuçove, ku një ditë më parë kishte depozituar edhe deklaratën e largimit të saj.

Kjo është këshilltarja e pestë brenda 8-muajve që i bashkohet grupit të këshilltarëve socialistë në Kuçovë, grup i cili tani përbën maxhorancën në këshill me 17 anëtare nga 35 që është numri total i këshilltarëve. Nga 5 këshilltarët që janë larguar nga partitë e tyre dhe i janë bashkuar PS-se,2 prej tyre kane qenë nga LSI dhe 3 nga partitë e vogla.

Vijon tkurrja e LSI, këshilltarët e bashkive, ikin nga Kryemadhi shkojnë tek Rama Read More »