Aurora

Ndërtuan shkollën me të ardhurat e tyre, dy mësuesit “kapen në gabim”: Kur nuk bën mirë, keq pse bën?!

Dashi

Kjo do të jetë një javë mjaft e ngjeshur e cila do ju lejojë që të arrini disa konkluzione të kënaqshme në vendin e punës. Sigurisht nuk do të mungojnë tensionet dhe ngacmimet me kolegët, por nëse do të tregoheni sa më diplomatë do të adoptoni një strategji mjaft efikase për të arritur objektivat tuaja.

Demi 

Do të nisë një ditë mjaft statike, e cila sjell me vete edhe disa rreziqe të sferës ekonomike. Por një investim i mirë, mund të sjellë një sërë avantazhesh për projektet tuaja të së ardhmes. Kjo e mërkurë do ju gjejë disi të lodhur dhe ndoshta do të jeni në kërkim të stimujve të rinj emocionalë.

Binjakët

Këshillohet që të jeni më të sinqertë sidomos në çështjet e ndjenjave. Nëse jeni në dilemë mes dy lidhjeve, mos merrni vendim pa u qartësuar mirë. Në vendin e punës, duhet të jeni më të kujdesshëm.

Gaforrja

Po planifikoni aktivitete të reja, të cilat do të rezultojnë mjaft interesante për aktualitetin tuaj profesional. Kursejini energjitë tuaja, për angazhime më të rëndësishme, ose në të kundërt fundi i ditës do ju gjejë të shkatërruar.

Luani

Parashikohet një ditë të cilën duhet ta kaloni bashke me gjithë ata që ju bëjnë të ndiheni rehat. Në dashuri duhet të jeni sa më kurajozë. Gjeni një person që të dijë të vlerësojë edhe anën më të ndjeshme të karakterit tuaj.

Virgjëresha

Ky është një moment shumë i mirë për ti treguar partnerit/es, edhe anën tuaj më emocionale. Kjo hapje do ju lejojë që të forconi raportin tuaj dhe të gjeni një intensitet të ri. Në vendin e punës duhet të jeni sa më karizmatik, por kujdes ndaj ndonjë shpenzimi të rrezikshëm.

Peshorja

Kjo është një periudhë ideale për të forcuar pozitën tuaj në sferën profesionale. Këshillohet që të mos ndaleni përballë pengesave të ndryshme, me të cilat do të përballeni në rrugë, shkruan noa.al. Intuita e mirë do të sjellë rezultate të mëdha.

Akrepi

Kjo e mërkurë parashikon konfirmime të rëndësishme në të gjitha fushat e rëndësishme të jetës. Një projekt i ri do të aprovohet pa problem dhe një histori e re mund të jetë më se e frytshme. Duhet të jeni përgatitur për të bërë një ballafaqim në familje.

Shigjetari

Do të arrini të merrni pjesë në një projekt i cili do ti japë një shtysë të rëndësishme karrierës tuaj gjatë muajve të ardhshëm. Duhet të jeni të gatshëm të çoni përpara ide dhe nisma për të rigjetur stabilitetin tuaj. Në mbrëmje, do të jeni të fokusuar tek familja dhe ndjenjat tuaja.

Bricjapi

Kjo ditë do të jetë mjaft e qetë dhe relaksuese. Do të ndjeni nevojën për tu karikuar me energji dhe kjo ndoshta për shkak se gjatë javëve të fundit keni qenë shumë të stresuar. Mbrëmja parashikohet të jetë mjaft romantike.

Ujori

Kjo e mërkurë do të jetë mjaft e rëndësishme për të rigjetur interesin në disa çështje të së kaluarës suaj, të cilat për një sërë arsyesh i keni lënë pas dore. Mundohuni të mos humbni kohë me diskutime të kota, lidhur me negociata që janë në vijim.

Peshqit

Përballja me familjen tuaj ose partnerin/en, nuk është asnjëherë e lehtë, sidomos nëse në qendër të diskutimit është një çështje burokratike ose ekonomike. Këshillohet që të jeni sa më diplomatë dhe të mos shfaqeni shumë agresivë.

Ndërtuan shkollën me të ardhurat e tyre, dy mësuesit “kapen në gabim”: Kur nuk bën mirë, keq pse bën?! Read More »

Ndërtuan shkollën me të ardhurat e tyre, dy mësuesit “kapen në gabim”: Kur nuk bën mirë, keq pse bën?!

Donald Dervishi dhe Borsion Spaho ishin dy mësuesit të cilët u vlerësuan shumë për gjestin e tyre, pasi zgjodhën që me të ardhurat e tyre të ndërtonin shkollën në fshatin Vëndresh Mal në Skrapar.

Por në një postimtë bërë në “Facebook”, Donaldi shpreh indinjimin e tij, lidhur me një vlerësim të bërë nga Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor në Berat.

“ISHSH-ja Berat (INSPEKTORIATI SHTETEROR SHENDETESOR BERAT) na ka ardhur diten e dyte te shkolles per kontroll dhe na paska gjetur me “gabime”, ku shprehimisht shkruan : “Ne nje pjese te shkolles po kryehet mesim, ne pjesen tjeter po behet rikontruksion i shkolles”, shkruan  Donaldi.40578650_10215281154975824_2393548242852773888_n

Postimi i plotë:

Miq, ju kujtohet qe ne, ne bashkepunim me Bashkine Skrapar filluam te benim disa rregullime te shkolles se fshatit Therepel per nevojat e vitit shkollor 2018-2019, e cila eshte shkolle vartese e shkolles “Ferit Bregu” Vendreshe.

Ju kujtohet besoj.
ISHSH-ja Berat (INSPEKTORIATI SHTETEROR SHENDETESOR BERAT) na ka ardhur diten e dyte te shkolles per kontroll dhe na paska gjetur me “gabime”, ku shprehimisht shkruan : “Ne nje pjese te shkolles po kryehet mesim, ne pjesen tjeter po behet rikontruksion i shkolles”.


Populli thote: “Kur nuk ben mire, keq pse bene?” Se cfare pune ka ISHSH-ja me punimet, ec e merre vesh…

KETE DINE TE BEJNE, ME DEMEK INSPEKTORET E ISHSH BERAT, POR QE I KEMI NGA SKRAPARI.
TURP T’JU VIJE, QE NUK ARRINI TE KUPTONI QE PUNIMET NE PJESEN E JASHTME TE SHKOLLES, NUK KANE PENGUAR VAZHDIMIN E PROCESIT MESIMOR!

Po nga nje ane nuk keni faj, se me nje dite inspektim justifikoni rrogen per 6 (gjashte) muaj… Te Faleminderit o shtet qe mban ne pune njerez te paafte!

Ndërtuan shkollën me të ardhurat e tyre, dy mësuesit “kapen në gabim”: Kur nuk bën mirë, keq pse bën?! Read More »

Parku i Orikut, thesar i çmuar i zbulimeve arkeologjike atraksion për brezin e ri/Foto

Qyteti antik i Orikut, i ndodhur pranë qytetit të sotëm të Orikumit, në Vlorë, i themeluar nga Eubeati në shekullin Vl p.e.r., vijon të tërheqë vëmendjen e vizitorëve për shkak të vlerës historike dhe thesareve arkeologjike që fsheh.

Nxënësit e shkollës së mesme “Hasan Pulo”, Orikum, vizituan ditën e sotme parkun arkeologjik të Orikut, ku u njohën nga afër me zbulimet më të fundit arkeologjike nga projekti shqiptaro-zviceran. Prezantimi i të dhënave më të reja arkeologjike u krye nga vetë arkeologët e këtij projekti të cilët janë në përfundim të kësaj fushate gërmimi.

Kjo vizitë u zhvillua në kuadër të aktiviteteve për “Ditët Europiane të Trashëgimisë” dhe “Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore”.

Qyteti antik i Orikut shtrihet pranë qytetit të sotëm të Orikumit, themeluar nga Eubeati në shekullin Vl p.e.r., në trojet e fisit ilir të amantëve, mbi kodrën e njohur me emrin Paleokastër. Përmendet nga autorët antikë të shekullit të V p.e.r., si port i rëndësishëm i Adriatikut. U shfrytëzua nga romakët në luftërat kundër ilirëve dhe maqedonëve, luajti një rol të rëndësishëm në luftën civile midis Cezarit dhe Pompeut.

Në shekullin Vll, pranë tij u ndërtua kisha e Marmiroit dhe disa kisha të tjera që në themel të emrit të tyre kanë emrin Maria. Këtë gjë e shohim tek manastiret e Ardenicës (Lushnje), Apolonisë (Fier), Manastirin rrënojë të Ballshit, Manastirin e Zvërnecit, Manastirin e Dhërmiut, etj.

Sot, qyteti i Orikumit mbetet një destinacion turistik tepër i preferuar për natyrën detare dhe malore, për historinë dhe kulturën, për detin dhe plazhet ranore./atsh

Parku i Orikut, thesar i çmuar i zbulimeve arkeologjike atraksion për brezin e ri/Foto Read More »

Kush është ministri i Ramës që lëviz me makinë 200 mijë euro?!

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka folur rreth platformës së prezantuar një ditë më parë nga opozita sa i takon çlirimit të ekonomisë në vend.

I ftuar një emisionin ‘Top Talk’, Shehaj theksoi se platforma e propozuar nga Basha i prek të gjitha qeveritë duke theksuar se është e rëndësishme që të mos kërkohet justifikimi i vjedhjeve të tanishme, me argumentin se çfarë problemi ka krimi në Shqipëri, apo lidhja e krimit me politikën ka ndodhur gjithmonë.

“Lulzim Basha ka propozuar një platformë për çlirimin e ekonomisë e cila prek të gjitha qeveritë madje në listë është përfshirë edhe një koncension dhënë gjatë qeverisjes së PD. Fakti që ka pasur apo jo përpara nuk do të thotë asgjë sepse do verifikohen të gjitha. Është e rëndësishme që të mos kërkohet justifikimi i vjedhjeve të tanishme, me të gjitha edhe me trafikun e drogës, me argumentin që dëgjoj që është qesharak kur thuhet se çfarë problemi ka krimi në Shqipëri, apo lidhja e krimit me politikën kur këto kanë ndodhur gjithmonë.

Ky nuk është argument. Nëse një kompani krijohet 2 ditë para dhe më pas merr koncension, këtu kemi të bëjmë me një fakt. Nëse Vilma Nushi merr një koncension prej 70 milionë eurosh në një fushë ku nuk ka asnjë eksperiencë, kur duhet se ka qenë mbështetëse e PS, nuk ke nevojë ta provosh. Një koncesion pa asnjë vlerë që e është marrë pa asnjë lloj gare”, tha Shehaj.

Deputeti demokrat, nënvizoi se duhet bërë një vlerësim se si ishte Shqipëria kur erdhi Rama në pushtet dhe si është sot, që sipas tij, të gjithë treguesit janë përkeqësuar.

“Duhet të gjykojmë se si ishte vendi kur Rama erdhi në pushtet dhe të shohim se si është Shqipëria sot. Të gjithë treguesit janë përkeqësuar. Marrim rastin e dëshirës së shqiptarëve për të ikur nga vendit si treguesin kryesor të qeverisjes. Në 2013 kishte 140 mijë shqiptarë që aplikonin lotarinë amerikane ndërsa vitin e kaluar ishin 400 mijë. Ky është një fakt”, theksoi Shehaj.

Sa i takon pasurisë së politikanëve dhe hetimit të tyre, Shehaj solli një shembull që sipas tij, një ministër nëse ka një rrogë prej 2 milionë lekësh dhe del me një makinë që kushton 200 mijë euro, atëherë nuk ka nevojë për prova, pasi për të ai është i korruptuar.

“Nëse një ministër që ka rrogën 2 milion lekë, s’ka të ardhura të tjera e del me një makinë 200 mijë euro unë nuk kam nevojë ta provoj, më mjafton dyshimi. Ai është i korruptuar. Unë kështu mendoj”, deklaroi deputeti Agron Shehaj.

Kush është ministri i Ramës që lëviz me makinë 200 mijë euro?! Read More »

Ish prokurori Hajdari: Vetingu ka larguar prokurorët nga dosjet e forta, po kthehemi në `92 kur…

Procesi i vettingut ka futur në kaos Prokurorinë e Krimeve të Rënda, për shkak se prokurorët janë shpërqëndruar nga dosjet e rëndësishme. Ish kryeprokurori Shkëlqim Hajdari me një përvojë të gjatë prej 20 vitesh në sistemin e drejtësisë, aktualisht Kryeinspektor i Përgjithshëm, tregon faktorët sipas tij që kanë sjellë kaosin e pazakontë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. I ftuar në “45 minuta” në Report Tv, Hajdari u shpreh se një nga faktorët është procesi i Vettingut. Sipas tij, zvarritja e këtij procesi si dhe vonesat e shkaktuara në hallkat e ankimimit pas vendimeve të KPK dhe ankimimit në KPA, kanë sjellë shpërqendrimin e vëmendjes së prokurorëve nga dosjet e rëndësishme duke krijuar një situatë kaotike në Prokurori. Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari propozon ndërhyrje në ligjin e Vettingut për të afruar afatet e shqyrtimit të dosjeve të prokurorëve që kalojnë në ‘sitë’.

KPK dhe KPA duhet të punojnë më shpejt, duhet të mbështeten financiarisht në mënyrë që ritmi i punës të jetë më i larë, sepse përndryshe i bie që të përfundojë pas 7 vitesh. Për vite të tëra prokurorët do jenë në ankthin e Vettingut. Ritmet e komisionit duhet të jenë shumë herë më të shpejta. Vendimet e menjëhershme të KPK, kam përshtypjen që kanë krijuar një situatë që është e rëndë. Do ishte e rëndë që për të mos e tronditur më shumë organin që shikohej mundësia që vendimet e KPK të mos kenë efekte të menjëhershme, pa marrë më parë vendim të formës së prerë. Z.Rreshka u shkarkua nga KKP dhe u emërua një zonjë.

Dalja menjëherë nga sistemi dëmton besimin. Rikthimi në punë ndodh shumë vonë dhe është i pariparueshëm dëmi që është marrë. Ka shkatërruar punën. Mundet të rishikohet që të mos ketë efekte të menjëhershme sepse edhe komisionin e Apelimit e vendos në një pozicion të vështirë. Dhe pas shqyrtimit nga KPK, mbledhja e KPA të bëhet më shpejt. Duhet të ndërhyjmë në ligj. Nëse e lëmë KPK me këtë temp pune, institucioni i prokurorisë do shkatërrohet totalisht, askush s’e ka mendjen te puna. Ata që mbesin nga Vettingu të rindërtojnë prokurorinë e re. Duhet të kuptojmë se kur sulmojmë Prokurorinë, vetëm qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë nga prokurorja ritme të tjera pune. Të ndalojmë sulmin ndaj Prokurorisë. Nuk duhet të marrim nëpër gojë prokurorë që ky i shërben një krahu dhe ky një krahu tjetër.

Situata te Krimet, thotë Hajdari, nuk ka ardhur si rrjedhojë e frikës së prokurorëve ndaj krimit. Thirrja e tij drejtuar Arta Markut është që t’i motivojë prokurorët e Krimeve të Rënda si dhe t’i mbrojë ata nga sulmet e politikës dhe kërcënimet që vijnë nga kriminaliteti. Nëse do isha në vend të Arta Markut, do mblidhja të gjithë prokurorët e vendit dhe do t’i motivoja, për t’i mbrojtur prokurorët nga çdolloj sulmi politik apo nga grupet kriminale. Të rikthejë solidaritetin që është shumë i rëndësishëm. Prokurorët duhet të kuptojë që ka ngjarje pa risk, por ka edhe ngjarje të vështira me zyrtarë që duhen çuar përpara drejtësisë apo edhe përballja me grupet kriminale. Siç tha edhe ambasada e SHBA, polici-prokurori duhet të punojnë sëbashku. Prokurorët e Krimeve të Rënda nuk kanë frikë nga krimi. Kaq është kjo histori.

Edhe mungesa e KLP-së, sipas tij, ka futur në ngërç punën e Prokurorisë, duke bërë që puna e Arta Markut, me mandat të përkohshëm të jetë ekstraligjore. Një proverbë popullore thotë, në atë shtëpi që nuk të dëgjojnë, minimumi është të mos flasësh dhe maksimumi, të ikësjh. Këtë s’e kam zbatuar as në shtëpi as aty ku kam punuar. Ne që ishim, edhe unë, si mbështetës i reformës dhe prishja e sistemit të kalbur të prokurorisë. E dija që do kishte një prishje të këtij centralizimi. Dhe rreziku ishte se nga centralizimi ndër vite, prokurorë që punojnë prej 25 vitesh, mund të na ndodhte që të shpërbënim trupën e prokurorëve. Duke e demokratizuar mund të kishte një mungesë kontrolli, liri të madhe. Znj.Marku po punon në një situatë ekstraligjore, jo për fajin e saj, por që nuk u ndërtua KLP, mundet të marrësh vendime për të ruajtur institucione, vendime që mund të kenë edhe kontestime.
Arta Marku po përpiqet ta mbajë me vështirësi në punë Prokurorinë. Kësaj situate i është shtuar edhe barra e Vettingut, barrë psikologjike mbi prokurorët pasi mund t’i nxjerrë fare jashtë sistemit. Ka edhe përplasje politike në adresë të prokurorisë për ecurinë e punëve, çështjeve që heton Prokuroria. Të gjithë këto faktorë e kanë futuar Prokurorinë në një krizë të fortë besimi. Prokurorët tani, edhe ata të Krimeve të Rënda, janë në një situatë që ka humbur ai besimi reciprok. Hajdari e cilëson urgjente ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, për të rikthyer në shinat e funksioniomit ligjor Prokurorinë e Përgjithshme, duke zgjedhur një Kryeprokuror me mandat të plotë ligjor.
Në momentin që ngrejmë KPK, atëherë është i gatshëm të fillojë menjëherë ndërtimine SPAK, BKH, kandidaturat për prokuroritë e rretheve dhe hapjen e garës për kryeprokuror të përgjithshëm. Po të ketë vullnet dhe të ecë shpejt Vettingu, krijohen të gjitha kushtet që Kryeprokuorja të thërrasë Konferencën e Prokurorëve dhe të konstituohet KLP.

Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari i referohet edhe bllokimit në Kuvend të ligjit për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Moshapja e Shkollës së Magjistraturës, thotë Hajdari, rrezikon ta kthejë Shqipërinë si në situatën e vitit 1992 kur gjyqtarët dhe prokurorët vinin nga kurset. Ne do na ngelet sistemi bosh për dy vite. Shpresoj të mos rikthehemi si në vitin 1992 me kurse të përshpejtuara për gjyqtarë dhe prokurorë. kjo nuk duhet të ndodhë kurrë sepse jemi në një proces integrimi.

Ish prokurori Hajdari: Vetingu ka larguar prokurorët nga dosjet e forta, po kthehemi në `92 kur… Read More »

Merrni masat, meterologia: Ja sa do të shkojnë temperaturat nesër

Ashtu siç kishin parashikuar meterologët, dita e sotme ishte më e ftohtë në krahasim me ditët e tjera, por më e keqja nuk ka ardhur ende.

Metereologia Tanja Porja ka thënë se vendi është përfshirë nga një masë ajri më e freskët, e cila do të vijojë të paktën deri në ditën e premte.

Sipas Porjas, mëngjesi i nesërm mund të shkojë deri në 2 gradë celsius në zonat lindore, ndërsa gjatë ditës nuk do të ndihet shumë diferenca e temperaturave.

Ajo u shpreh për Fax Ëeb se nga e enjtja deri në të shtunën Greqia dhe Turqia do të përfshihen nga një stuhi ere dhe shiu, po që nuk do të prekë Shqipërinë.

Më pas ajo tha se nga e shtuna moti mund të sjellë dhe reshje. Sipas Tanjas, edhe muaji tetor do të këtë temperatura më të larta sesa tipiket e vjeshtës.

Merrni masat, meterologia: Ja sa do të shkojnë temperaturat nesër Read More »

Do udhëtonit nga Vlora me traget, prisni deti është tërbuar

Të gjithë ata që kishin planifikuar të niseshin me traget nga Vlorë do të duhet të anulojnë lundrimet e tyre, për shkak të erës së fortë.

Lundrimi detar në Vlorë është pezulluar, ndërsa trageti i parashikuar për tu nisur sot nuk ka lëvizur nga porti, për shkak të dallgëve të forta, ndërsa moti parashikohet të jetë i tillë edhe gjatë ditës së nesërme. Dallgët kanë një forcë prej 7 ballësh në det të hapur dhe 5 ballë në gji. Anijet e peshkimit janë rikthyer në breg, ndërsa janë pezulluar të gjitha lundrimet.

Do udhëtonit nga Vlora me traget, prisni deti është tërbuar Read More »

“Isha 10 vjeç, 5 vëllezër, një motër dhe nëna kur na sollën”, rrëfimi prekës: 30 vjet internim, kur ata të thërrisnin…

Unë isha 10 vjeç, 5 vëllezër, një motër dhe nëna kur na sollën. Na bënin apel dy herë në ditë, kishte raste që kur kishte lëvizje qeveritare apelin e bënin tre herë në ditë. Bëhet fjalë për 200-300 burra dhe gra.”

Sofokli Kuqeshi rrëfen 30 vitet e internimit në Savër të Lushnjes.

Rrëfimi i plotë

Ne jemi internuar në korrik të vitit 1960. Unë jam nga Leskoviku dhe na kanë internuar familjarisht në Savër. Kur kemi ardhur në Savër kishte përgatitur shteti disa baranga që do të sillnin edhe të tjerë nga e gjithë Shqipëria. Arsyeja e internimit ishte se më morën babain në burg edhe xhaxhain. Xhaxhai u dënua me 22 vjet dhe vdiq në burg pa i bërë vitet tamam të burgut, ndërsa babain e pushkatuan. Kur erdhëm në Savër unë isha 10 vjeç, ishim 5 vëllezër dhe një motër edhe nëna kur na sollën. Na kanë sjell me dy zisa me mbi 7-8 familje me gjithë plaçka me gjithë njerëz. Në të njëjtën kohë kanë vajtur kanë marrë edhe vëllain në Shijak dhe e sollën këtu. Unë dhe një vëlla tjetër nuk ishim në moshë për apel, kurse vëllai i madh, motra, nëna ishin në apel dhe bënin apel dy herë në ditë. Bëhet fjalë për 200-300 burra dhe gra që ishin në apel.

Si funksiononte apeli?

Apeli kishte një orar, përshembull në mëngjes në orën 6 – 6:30, si e përcaktonte polici përkatës dhe bëhej apeli. Të gjithë përgjigjeshin: “këtu këtu” edhe iknin. Në atë kohë unë kisha një vëlla të porsalindur që ai nuk e pa babain kurrë, nëna pasi bëri disa ditë apel ju lut oficerit,  të mos paraqitej në apel sepse kishte një fëmijë të vogël. Kështu funksiononte, grave u bëhej ndonjë tolerim për të mos ardhur çdo darke e çdo mëngjes. Kishte raste që kur kishte lëvizje qeveritaresh apeli bëhej dhe tre herë në ditë. Aty u njohëm me familjet kryesore të vendit (familja e Kupit, Mirakajt, Gjon Marka Gjonit). Nga biseda që kemi bërë me fëmijët e këtyre familjeve, vinin nga Kampi i Tepelenës dhe kampe të tjera. Në këto kampe kanë vuajtur shumë herë më shumë se në Savër. Ata që ishin në moshë punonin me lekë, vetëm se dihej që të internuarit bënin punët më të vështira. Për ne shkolla lejohej deri në gjimnaz, të lartën jo.

A kanë pasur të drejtë vote të internuarit?

Me kalimin e viteve, para viteve ‘70 menduan që familjet që ishin familjet më në zë, duke gjykuar që Savra ishte në një  pozicion të favorshëm buzë rrugës, i hoqën disa familje dhe i çojnë në Gjazë, disa në Grabianë, Gradishtë, për më keq dhe ashtu ishte vërtet.

A ka pasur tentativa për t’ju përkeqsuar statusin?

Momenti që ata të thërrisnin për të të bërë informator, ai që nuk pranonte në fund e kërcënonin që në rast se merrej vesh ose i thuhej dikujt, përfundonte në burg. Me kalimin e viteve kemi diskutuar në bisedat me njëri-tjetrin, mua më kanë thënë këtu, më kanë thirrur këtu. Një pjesë të madhe kishin një presion të gjithanshëm siç e kishin ata në natyrën e vetë. Arritën të bënin shumë shumë njerëz informator. Ka patur raste edhe në familje që gruaja ka spiunuar burrin e vetë.

Si kanë qenë kushtet e jetesës në Savër?

Kur kemi ardhur atë ditë korriku më kujtohet si tani na futën në ato barangat që kishin përgatitur dhe brenda pak ditësh u populluan të gjitha. Fillimisht jo, të skamur, kushtet shumë të këqija. Një nga kushtet më të këqija ishte puna e ujit. Në Savër ishin tre puse që mbushnin ujë të gjithë. Tani imagjino, atëherë filluam të merrnin edhe ndonjë bagëti, ndonjë lopë, imagjino të fusësh në një pus 200 kova. Më kujtohet nëna ime ndjesë pastë kur vinte periudha qershor – korrik -gusht që ujrat binin poshtë, nuk bëhej fjalë për cilësi, bëhej fjalë të mbushje ujë, le të ishte i turbulltë. Nëna ngrihej që në dy të natës me ca shoqe që të gjenin atë pak ujë të paturbulluar. Në vitin 1968 na kanë sjellë ujin e pijshëm nga Lushnja, nga çezma publike. Për ne çezma publike ishte gjë e madhe kur e mendonim se kishte ujë 24 orë me presion. Kur kujton ato banjot ishte një tmerr i vërtet, në të dy faqet e barangave kishte një diçka të mbyllur që quhej WC me gropë septike mbrapa. Ne ishim gjithë ato familje, arrinte momenti që mbusheshin dhe kishte ca qerre që funksiononin për t’i pastruar.

Në ç’vit duhej të mbaronte internimi juaj?

Fillimisht edhe familja ime e kishte internimin 5 vjeçar. Momentin që mbaronte 5 vjeçari, kishte dhe familje që bënin kërkesë për lirim. Një pjesë i këshillonin mos të kthehen më nga vendi nga kanë ardhur. Ne si familje kryem 5 vjet internim, pastaj 10 vjet,  më vonë 15 vjet dhe vëllai im i madh deri kur u prish sistemi ka qenë i kufizuar.  Ama imagjino që të punosh 30 vjet pa pushuar një ditë dhe në punë më të vështira është me të vërtet që të duket sikur po thua: “Po flas realitetin apo jo?”

Nga çfarë ndiheshe më shumë i privuar?

Gjëja që s’mund ta harroj është për shembull kur isha në shkollë, pasi kam vazhduar shkollë nate gjimnazin, edhe për arsyen që të mos përfundonim keq lashë një vit gjimnazin. Gjëja më e keqe ishte kur thoshin:” kush nuk është anëtar i rinisë të dal përjashta”. Në atë kohë mund të simpatizoje ndonjë vajzë aty, ndjeheshe shumë keq. Kjo më ka ndodhur kur kam shkuar ushtarë. Kur kam shkuar ushtar në repart pune. Në Korçë e kam bërë ushtrinë, në të gjithë rrethin e Korçës se lëviznim, ne ishim repart pune. Kur mori vesh ai komisari që ne nuk ishim anëtar Fronti, anëtar i rinisë u befasua. Bëm një kërkesë dhe brenda javës i morëm sa ishim atje, se kur erdhëm këtu prap nuk funksionuan. Ne kemi patur një dëshirë të paimagjinueshme për të luajtur top. Më kujtohet që kur kemi qenë të vegjël që na ngarkonte nëna me ndonjë punë të vogël dhe sa ta mbaronin iknim për të lujtur top dhe dukej sikur kapnim qiellin me dorë. Atëherë krijoheshin spartakiatat në rang koperative, në rang ferme deri sa vinin finalet. Këta që luanin rolin e trajnierit në Savër, ne ishim shumë të internuar që luanim mirë dhe na merrnin ne, një ndër ta kam qenë dhe unë që merrte 5-6 nga ne. Ne dilnim kampion në të gjithë fermën në B- 28 nëntorin. Atëherë kjo do të përfaqësonte në B në Korçë në finalet, përshembull Plugu zinte vendin e dytë. Detyrimisht ngaqë ne trajnieri na merrte fshehurazi. Ruheshim atëherë nga këto, jo moda jo faforitet dhe mua më kishin si më të pranueshëm edhe thoshin: “ska problem”. Pas ardhjes së Mirakajve e më pas i çuan në Gjazë ishin dhe shumë familje të tjera atje, ne shkonim atje dhe luanim me shokët. Mbasi kaluan edhe disa kohë dhe e shikonn që ne vinim shpesh aty, këtë gjë nuk e panë me sy të mirë, se e shikonim çfarë argëtimi bënim ne prandaj. Më kujtohet herën e fundit, momentin që ne do fillonim lojën ka ardhur një sekretar rinie dhe tha: “ju nuk keni për të luajtur më këtu”. Pse mos luajmë? Jo këto gjëra bëhen me organizim. Më kujtohet kur vinin aksionistët, ndërmarjet, universitetet vinin këtu nga Tirana. Imagjino universitet e asaj kohe pjesmarrja më e madhe, sa uleshim në autobus do i mblidhnin dhe do i thoshin me këta këtej nuk do të bëheni se janë armiq të popullit.

Unë quhem Sofokli Kuqeshi, jemi 8 fëmijë kemi ardhur në korrik të vitit 1960 në internim. Jam sot e kësaj dite në Savër,  ndoshta për të thënë se fajin s’ma ka patur as Savra as Lushnja./Kujto.al.

“Isha 10 vjeç, 5 vëllezër, një motër dhe nëna kur na sollën”, rrëfimi prekës: 30 vjet internim, kur ata të thërrisnin… Read More »