Aurora

Fillojeni e mos hiqni dorë! Ky është çaji me cilësi të pabesueshme

Një grup shkencëtarësh nga universiteti i teknologjisë në jug të Kinës i kryesuar nga Yiyun Cheng zbuloi një përdorim befasues për EGCG; infiltron ARN-në terapeutike në qeliza.

Konsumimi i çajit jeshil është i lidhur me shëndetin që shkon nga parandalimi i sëmundjeve kardiovaskulare deri tek rënia në peshë. Edhe pse ka ende për t’u verifikuar në prova klinike më të gjera çaji jeshil i quajtur galato epigalocatequina, EGCG duket se ka shumë efekte pozitive mbi qelizat.

ARN-të e vogla interferente, ARNip kanë një potencial terapeutik sepse zvogëlojnë shprehjen e geneve të lidhur me sëmundjen. Infiltrimi i ARNip në qeliza nga ku mund të punojnë ka qenë një sfidë. Meqë janë shumë të mëdha dhe me ngarkesë negative, ARNip nuk mund të kalojnë lehtësisht membranën qelizore dhe nuk janë të ndjeshme nga shpërbërja nga enzimat që vrasin ARN-në. Për të tejkaluar këto probleme disa shkencëtarë u përpoqën të veshin ARNip me polimere të ndryshme; pjesa më e madhe e tyre nuk mund të transferojnë ARNip në qeliza, ndërsa polimerët e mëdhenj mund të jenë efikasë, por janë toksikë. Ekipi i Cheng-ut hamendësoi nëse mund të përdornin EGCG që dihet se lidhet lehtësisht me ARN-në në një kombinim me një polimer të vogël për të formuar nanogrimcat që dorëzojnë në mënyrë të sigurt ARN-në tek qeliza.

Zgjidhja e tyre ishte prodhimi i nanogrimcave duke kombinuar EGCG me ARNip që u mblodh në një bërthamë me ngarkesë negative. Më pas e mbuluan këtë bërthamë me një shtresë polimeri me ngarkesë pozitive. Këto nanogrimca eliminuan në mënyrë efikase shprehjen e disa geneve në qelizat e kultivuara duke treguar se grimcat e kishin kaluar membranën qelizore. Në vazhdim ekipi i Cheng-ut provoi nanogrimcat në një model të lezionit intestinal tek minjtë duke përdorur një ARNip që synoi një enzimë proinflamatore. Këto nanogrimca përmirësuan simptomat si humbja e peshës, inflamacionin intestinal. Përveç efekteve të heshtura të geneve të ARNip, EGCG mund të kontribuojë në efektshmërinë e nanogrimcave përmes cilësive antioksidante dhe antiinflamatore.

Fillojeni e mos hiqni dorë! Ky është çaji me cilësi të pabesueshme Read More »

Gjyshja i mban pjatën, i riu shqiptar thith kokainë: Do dhe ti o nonë….

Një video e shpërndarë në rrjetin social ka bërë bujë të madhe teksa një i ri shqiptar konsumon kokainë në prezencë të gjyshes së tij të moshuar.

Madje i riu i thotë gjyshes se “vizat” e kokainës janë të vogla dhe nëse ajo dëshiron të pijë kokainë. Identiteti i të riut nuk është bërë publik, por duke dëgjuar videon dhe theksin e të folurës, me shumë gjasa bëhet fjalë për një shtetas me origjinë nga zonat veriore të Shqipërisë.

Djali i ri në moshë duket se ndodhet nën efektin e drogës para momentit kur ka vendosur që të kryejë një video të tillë.

Për më tepër shikoni pamjet e e publikuara në rrjet…

Gjyshja i mban pjatën, i riu shqiptar thith kokainë: Do dhe ti o nonë…. Read More »

Letra e të dënuarit që tronditi të gjithë në sallën e gjyqit

Pasi shkruajti për disa minuta, i dënuari thirri rojen dhe i kërkoi që atë letër t’ia dorëzonte mamasë së tij.
Një i dënuar me vdekje në pritje të ekzekutimit, kërkoi si dëshirë të fundit një laps dhe një letër.
“Mama nëse do kishte drejtësi në këtë botë do të ishim të dy të dënuar jo vetëm unë. Je po aq fajtore sa unë, madje je fajtore edhe për jetën që do humb. E mban mend kur solla në shtëpi një biçikletë të vjedhur?

Më ndihmove ta fshihja që babai të mos e zbulonte dhe të mos më dënonte. E mban mend kur vodha para nga portofoli i fqinjit?

I shpenzove me mua në qendrën tregtare. E mban mend kur u zure me babain dhe ai u largua?
Ai donte të më korigjonte sepse në vend që të studioja, kopjova në provim… dhe në fund më përjashtuan nga shkolla.

Ti u ktheve kundër babait mësuesve dhe si përfundim unë nuk mësova asgjë, përveçse të isha një kriminel. Mama unë isha vetëm një fëmijë, më pas u bëra një adoleshent problematik dhe tani jam një burrë agresiv dhe jotolerant.

Mama, unë isha thjesht një fëmijë që kishte nevojë të korigjohej jo të më aprovohej çdo gjë që bëja. Por, sidoqoftë unë të fal. Kërkoj vetëm diçka nga ti, që këtë letër ta lexojnë sa më shumë prindër në botë. Të kuptojnë përgjegjësinë që kanë në rritjen e një fëmije, ta bëjnë një njeri të rritur që mund të veprojë mirë ose keq.

Faleminderit mama, që më dhe jetën dhe që më ndihmove ta humbas.
Djali yt kriminel
Doja t’ju kujtoj se:
Kush refuzon të dënojë fëmijën, nuk e do. Kush e do nuk heziton t’i bërtasë”.

Letra e të dënuarit që tronditi të gjithë në sallën e gjyqit Read More »

Parashikimi i frikshëm, me 1 tetor cikloni mesdhetar godet shumë pranë Shqipërisë, ja zonat që do të preken

Greqia është vënë në alarm, teksa shërbimi meteorologjik ka paralajmëruar për shpërthimin e një cikloni mesdhetar, që pritet të godasë vendin nga perëndimi, dhe që mund të rrezikohet edhe Shqipëria.

Sipas parashikimeve, të premten e kësaj jave do të krijojë një barometër shumë të thellë në jugperëndim të Peloponezit, i cili gradualisht do të marrë karakteristikat tropikale, duke përkeqësuar motin në jug dhe jugperëndim të Greqisë.

Zona e Peloponezit, Evia dhe Kreta konsiderohet të jenë rajonet që do të përballen me fenomenet më intensive dhe të rrezikshme të motit gjatë fundjavës.

Ky sistem tropikal do të vazhdojë të ndikojë në territorin grek dhe të hënën e javës që vjen do të përforcohet me stuhi të forta shiu, breshëri dhe erëra. Mëngjesin e së hënës pritet të godasë cikloni mesdhetar, sipas meteo.gr.

Parashikimi i frikshëm, me 1 tetor cikloni mesdhetar godet shumë pranë Shqipërisë, ja zonat që do të preken Read More »

Merret vendimi, Gjermania dhe Franca do çarmatosin Shqipërinë

Një nismë e përbashkët e Gjermanisë dhe Francës, në kuadër të Procesit të Berlinit, synon të mbështesë gjashtë vendet e rajonit, që deri në vitin 2025, të kenë reduktuar në mënyrë të ndjeshme tregtinë e paligjshme të armëve të vogla dhe të lehta. Synimi është mjaft ambicioz po të kihet parasysh që bëhet fjalë për disa miliona armë të tilla, që janë jashtë kontrollit të autoriteteve.

Raporti i fundit i Zyrës për Kontrollin e Armëve të Vogla dhe të Lehta në Europën Jug- Lindore dhe Lindore (SEESAC, South Eastern and Eastern Europe Clearing House for the Control of Small and Light Weapons) vlerëson se në Ballkanin Perëndimor ( BP) ka rreth 6 milionë armë të vogla dhe të lehta që janë në duar të popullsisë në mënyrë ilegale. Nisma franko-gjermane është miratuar nga kryeministrat e BP në samitin e Londrës në korrik dhe muajt e fundit me konferenca kombëtare në kryeqytetet e BP.

Në konferencën e Tiranës, të zhvilluar ditët e fundit, përfaqësues të qeverisë gjermane dhe asaj franceze prezantuan emergjencën e vënies nën kontroll efektiv të arsenalit të armëve të vogla dhe të lehta përmes bashkëpunimit të ngushtë me qeverinë e Tiranës dhe koordinimit të donatorëve ndërkombëtarë.

Armët rrezik për sigurinë rajonale dhe atë europiane
Marcus Bleinroth, Drejtor në Drejtorinë për Kontrollin e Armëve Konvencionale pranë Ministrisë Federale Gjermane të Punëve të Jashtme tha, se qëllimi i nismës franko- gjermane është “më shumë siguri për rajonin, më shumë siguri për BE”. “Armët e përdorura në sulmin terrorist në Bataclan, në Francë, në janar 2015, e kishin origjinën nga BP. Prandaj synojmë të reduktohet në maksimum trafiku i paligjshëm i armëve të vogla dhe të lehta, të mblidhet gjithë stoku i armëve të tilla, që fenomeni të mos bëhet pengesë në procesin e pranimit të vendeve të BP në BE”, theksoi Marcus Bleinroth.
Armët në duar të organizatave terroriste dhe krimit të organizuar
Gjashtë milionë armët ilegale në BP kërcënojnë sigurinë e të gjithëve. Jean-Claude Brunet, Ambasador Special për Rrezikun nga Krimi Ndërkombëtar dhe Luftën kundër Trafikimit të Armëve të Vogla dhe të Lehta, në Ministrinë Franceze për Evropën dhe Punët e Jashtme, u shpreh në konferencën e Tiranës se këto armë janë “në duar të organizatave terroriste, krimit të organizuar, ato shkaktojnë viktima të dhunës në familje dhe viktima në komunitetet e qytetarëve”.
“Nisma franko-gjermane për të mbledhur gjithë stokun e armëve të vogla dhe të lehta që zotërohen në mënyrë ilegale është novatore, pasi mbështetet në koordinimin e mbështetjes së donatorëve si NATO, BE, OSBE, OKB dhe partnerëve të ndryshëm dhe po zbatohet në frymën europiane dhe atë të bashkëpuimit mes BE dhe BP”,, theksoi Jean-Claude Brunet.
Zbatim i nismës në nivel rajonal dhe kombëtar
Nisma franko- gjermane po zbatohet në nivel rajonal dhe kombëtar. Në nivel rajonal është hartuar tanimë një udhërrëfyes me objektiva të matshme për reduktimin e tregtisë së paligjshme të armëve të vogla dhe të lehta, të cilin kryetarët e shteteve të Ballkanit e kanë miratuar në Samitin e Londrës, në korrik të këtij viti. Në nivel kombëtar do të mbahen konferenca kombëtare nën kryesinë e Gjermanisë dhe Francës për të koordinuar punën e autoriteteve kombëtare me donatorët ndërkombëtare. Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Fatmir Xhafaj, i pranishëm në konferencë tha, se në Shqipëri mbledhja e stokut të armëve të vogla dhe të lehta është një emergjencë.“Hapja e depove shtetërore të armëve gjatë trazirave të vitit 1997, kalimi i armëve në duart e qytetarëve dhe të grupeve kriminale ka prodhuar në 20 vitet e fundit dhe vazhdon të prodhojë humbje jetësh dhe zhvillim të tregut të armëve”, theksoi Ministri Xhafaj. Ai bëri me dije, se në tre mujorin e parë të vitit 2019 në Shqipëri, do të ngrihet njësia qendrore e kontrollit të armëve të vogla dhe të lehta për të mbledhur ato që zotërohen në mënyrë ilegale. Rreth 60% e armëve të lehta dhe të vogla janë ende jashtë kontrollit në Shqipëri./DW

Merret vendimi, Gjermania dhe Franca do çarmatosin Shqipërinë Read More »

Vettingu në politikë, PS kërkon opinionin e Venecias. PD: Të mbyllet brenda javës

Vettingu në politikë duket se po merr udhë në parlament. Këshilli i Legjislacioni dhe Komisioni i Ligjeve kanë nisur sot shqyrtimin e nismës kushtetuese të propozuar nga opozita e bashkuar për vettingun në politikë.

Mbledhja nën drejtimin e kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi ka nisur me disa kritika nga opozita. Ka qenë deputeti Enkelejd Alibeaj që ka ngritur dyshime mbu vullnetin e maxhorancës duke shprehur dëshirën që procesi të marrë fund brenda një jave. Ndërsa maxhoranca tha se do kërkojë edhe opinionin e Komisionit të Venecias.

REPLIKAT
Enkelejd Alibeaj: Ju keni një projekt kalendar të mbledhjeve të Komisionit të Ligjeve dhe Këshillit të Legjislacionit. Vetëm pas presionit të opozitës ju e shfaqet në faqen e kuvendit dhe pse kishit detyrimin ta shfaqnit në momentin që u depozitua. Kam përshtypjen se kjo zgjatje që ju e keni parashikuar nuk është gjë tjetër veçse zbatimi i planit tuaj për ta futur në kalendat greke. Neni 77 i rregullores pika 1 përcakton dy gjëra: Përcaktimi i relatorëve dhe përcaktimi i ekspertëve. Duke qenë një çështje e njohur dhe e debatuar edhe nga publiku shqiptar, afati që duhet vendosur për ta mbyllur procedurën në këtë parlament duhet të mos jetë më tepër se një javë. Një javë nga fillimi i kësaj mbledhje. Kjo do ishte në respekt të kushtetutës. E konsideroj një akt rutinë dhe uroj të mos jetë strategji për ta futur në kalendat greke.

Gramoz Ruçi: Me vjen keq, vajtët në pikën e fundit të rendit të ditës. Fillojmë me prezantimin e nismës. Jam konsultuar me kreun e komisionit të ligjeve dhe këshillit të legjislacionit. Ky është një projekt, nëse do qëndrojë kështu është ekskluzivitet i kësaj mbledhje. Ju lutem të ndjekim rendin e ditës, do shkojmë dhe tek kalendari.

Tek publikimi, është zbatuar rregullorja e Kuvendit dhe Kushtetuta. Ju kam ndjekur, ndërkohë që njoftova kuvendin ishte shpërndarë tek tavolinat e deputetëve dhe publikuar në faqen e internetit. Ju erdhët me 15 minuta. vonesë.

Kryetari i Kuvendit ia shpërndan deputetëve në seancën e parë dhe e publikon në faqen e internetit.

Oerd Bylykbashi: Kolegë prezentë në këtë mbledhje. Ju keni këtë propozim për amendamente kushtetuese, në lidhje me vettingun e politikanëve, në lidhje me marrëdhëniet e tyre me krimin, lidhjet e tyre me krimin, një amendament që propozohet për të bërë shkëputjen e plotë dhe përfundimtare të politikës dhe institucioneve nga krimi. Synon mbrojtjen e institucioneve publike.

Kjo është mbledhja e parë e përbashkët e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut si dhe e Këshillit për Legjislacionin, për të filluar me procedurën për shqyrtimin e projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, nismë e propozuar nga 35 deputetë të grupeve parlamentare PD, LSI dhe PR.”

Opozita beson se duhet zbatimi i vettingut dhe masa e kontrollit të figurës edhe për politikanët dhe zyrtarët e të tjerë të lartë publikë. Nisma sipas demokratëve synon të dekriminalizojë plotësisht qeverisjes dhe politikën, të luftojë me tolerancë zero korrupsionin dhe krimin
të ndalojë aleancat mes politikanëve dhe grupeve kriminale si edhe të pastrojë nga rradhët e politikanëve dhe zyrtarëve të lartë individë të korruptuar dhe të lidhur me krimin e organizuar.

Vettingu në politikë, PS kërkon opinionin e Venecias. PD: Të mbyllet brenda javës Read More »

Kjo është çmenduri, të gjithë duan të ikin nga Shqipëria

Edhe pse jetojnë në një vend që ka nisur rrugën e pakthyeshme drejt anëtarësimit në BE dhe nuk ka konflikte të brendshme apo luftëra, shqiptarët duan të largohen më shumë se çdo shtet tjetër në botë.

Në 12 muajt e fundit shqiptarët kanë shënuar numrin më të lartë të azilkërkuesve për herë të parë në raport me popullsinë, duke lënë pas edhe popujt që po largohen nga lufta.

Bazuar në të dhënat që ka publikuar Eurostat mbi numrin e aplikimeve të reja në 12 muajt e fundit, popullsinë sipas Bankës Botërore dhe llogaritjeve të “Monitor”, për çdo 1000 banorë shqiptarë, 6.5 prej tyre kanë aplikuar për azil në Bashkimin Europian.

Në vend të dytë, pas Shqipërisë, për numër të lartë aplikimesh për 1000 banorë renditet Siria me 4.7 aplikime gjatë 12 muajve të fundit, nga ku azilkërkuesit largohen prej luftës drejt vendeve të Bashkimit Europian. Të tretët renditen gjeorgjianët, ku numri i aplikimeve për azil në 12 muajt e fundit llogaritet 3.9, pasuar nga Eritrea, ku numri i azilkërkuesve për herë të parë është 3.6 për 1000 banorë.

Iraku dhe Palestina, vende që kanë gjithashtu një numër të lartë azilkërkuesish, për 1000 Banorë kanë shënuar përkatësisht 1.2 dhe 1.1 aplikime.

Kryesisht në 30 vendet me numrin më të lartë të aplikuesve bëjnë pjesë shtetet që janë në luftë dhe konflikte, disa vende afrikane dhe shtete që aktualisht po përballen me kriza të forta ekonomike, si Venezuela dhe Turqia.

Ndërsa për sa i përket numrit në vlerë absolute të azilkërkuesve për herë të parë në Bashkimin Europian, nga Shqipëria janë regjistruar në vetëm 12 muajt e fundit 18,620 aplikime, duke u renditur të shtatit nga 30 vendet e origjinës që kanë numrin më të lartë të azilkërkuesve. Në vend të parë qëndron Siria me mbi 86 mijë aplikime, Iraku me mbi 43 mijë, Afganistani me mbi 36 mijë, Nigeria mbi 29 mijë, Pakistani mbi 25 mijë dhe Eritrea me mbi 19 mijë.

Megjithatë, duke marrë në konsideratë numrin e popullsisë së këtyre shteteve, numri i aplikimeve nga Shqipëria mbetet shqetësues, edhe pse fluksi i aplikimeve për azil ka ardhur në rënie, pasi kulmoi në 2015-n, me mbi 60 mijë aplikimeve, ka zbritur në nje mesatare prej rreth 16-20 mijë aplikime në vit..

Në 6 mujorin e parë 8040 aplikime
Gjatë 6-mujorit të parë të vitit 2018, numri në total i aplikimeve për herë të parë nga shqiptarët për azil llogaritet 8040.

Sipas statistikave të Eurostat në tremujorin e dytë të 2018-s në të gjithë Bashkimin Europian u regjistruan 136,700 azilkërkues për herë të parë. Krahasuar me një tremujor më parë, numri i azilkërkuesve në BE u rrit me 4%. Në T1 të këtij viti aplikuan për azil rreth 131,400 azilkërkues. Pjesa më e madhe e aplikimeve janë regjistruar në Gjermani, Francë dhe Greqi. Ndërsa Eurostat raporton se afërsisht 1 milion aplikimi për azil janë ende në pritje.

Shqipëria vijon të jetë shteti europian me numrin më të lartë të azilkërkuesve në BE. Sipas statistikave që ka publikuar Eurostat, në tremujorin e dytë të vitit 2018 aplikuan për herë të parë për azil 3930 persona, apo 3% e totalit të azil kërkuesve në Bashkimin Europian.

Franca, destinacioni i preferuar i azilantëve shqiptarë
Franca rezulton të jetë vendi me numrin më të lartë të azilkërkuesve edhe për tremujorin e dytë të 2018-s, me 38% të kërkesave, apo rreth 1495 aplikues.

Në vend të dytë për numër të lartë aplikuesish, ndryshe nga tremujorët e kaluar renditet Greqia, me rreth 20% të kërkesave për azil apo 800 aplikues.

Ndërsa në vend të tretë është Mbretëria e Bashkuar, ku vetëm gjatë tremujorit të dytë kanë aplikuar për azil rreth 500 shqiptarë, apo 13% e totalit. /Monitor/

Kjo është çmenduri, të gjithë duan të ikin nga Shqipëria Read More »

Vidhen 30 koshere bletë në Shën Vasil

Ne daten 22 shtator dita e shtune duke u gdhire dt 23 shtator 2018 dite e diel ne fshatine Shen Vasil Sarande ne vendin e quajtur Zhubden jane vjedhur 30 koshere bleteshe.

Mësohet se bletët kanë në pronësi të një 60-vjecari banues në këtë fshat. Nga ana e policisë njoftohet se ka filluar hetimet për cështjen dhe se punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Vidhen 30 koshere bletë në Shën Vasil Read More »