Aurora

Çmendet Rama, urdhëron mbylljen e mediave që nuk pranojnë të shiten, kush shan qeverinë shkon në burg

Edi Rama atentat Kushtetutës dhe lirisë së shprehjes në Shqipëri, urdhëron deputetë e Komisionit të Ligjeve të hartojnë një ligj për mbylljen e çdo portali, blogu, gazete, Tv online dhe radio që nuk zbaton urdhrat e Endri Fugës dhe që shan qeverinë, pritet ultimatum nga SHBA-BE, qeveria më e korruptuar dhe e inkriminuar në planet nuk duron dot më kritikat

Edi Rama, i shpallur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, përmes raporteve të posaçme, si kryeministri i qeverisë më të korruptuar dhe të inkriminuar në botë, ka paralajmëruar së fundmi një nismë antikushtetuese dhe antikombëtare, e cila mund të shënojë edhe fundin e pushtetit të tij që lundron prej pesë vitesh mbi ujërat e krimit, korrupsionit dhe plaçkitjes.

Rama ka paralajmëruar mbylljen e të gjitha mediave, duke përfshirë portale, blogje, gazeta, Tv online, radio, llogari në Facebook etj., të cilat nuk kanë pranuar të përulen dhe të shiten tek qeveria e tij e korruptuar, që nuk pranojnë të marrin urdhra nga Endri Fuga dhe që mbrojnë pavarësinë dhe interesin e shqiptarëve.

Ky vendim vjen pasi propaganda qeveritare nuk po ja del më të manipulojë popullin dhe pasi disa media nuk pranojnë të blihen me paratë korrupsionit dhe krimit.

Pas shpërthimit të skandaleve të fundit, që nga vjedhja parave të buxhetit nga deputetët e PS me tendera, vrasjet mafioze brenda Gardës së Republikës, përdhunimet nga bijtë e njerëzve me pushtet, hyrja e deputetëve të armatosur në komisariate, rrëmbime, plaçkitjeve etj., Rama ka urdhëruar deputetët e Komisionit të Ligjeve që të sajojnë një ligj për të ndaluar kritikat dhe sharjet kundër qeverisë.

Deputetët do të hartojnë disa nene për kriminalizimin e atyre që Rama dhe Endri Fuga i quajnë shpifje kundër ministrave, deputetëve, drejtorëve dhe kryetarëve të bashkive.

Kjo do të thotë se kush kritikon qeverinë, kush ironizon dhe shan, kush investigon dhe denoncon aferat e qeverisë Rama, shkon në burg. Kjo çon menjëherë në rivendosje të diktaturës në vend dhe në mbylljen e mediave kritike.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian mund të mbyllin një sy para vjedhjeve dhe plaçkitjeve të një qeverie, por nuk e falin një qeveri që tenton të ndalojë lirinë e fjalës dhe të hedhë në erë Kushtetutën.

Nëse Rama nuk do të tërhiqet me shpejtësi nga një aventurë e tillë, pritet një ultimatum i fortë dhe i prerë nga Perëndimi.

Si frikacak i pashërueshëm, i korruptuar dhe inkriminuar deri në palcë, Rama mund ta ketë hedhur këtë propozim për futjen në burg të kujtdo që shan qeverinë, sa për të kaluar të këtë situatë, e cila po i del jashtë kontrollit, pavarësisht sistemit të propagandës nën drejtimin e Endri Fugës./Pamfleti

Çmendet Rama, urdhëron mbylljen e mediave që nuk pranojnë të shiten, kush shan qeverinë shkon në burg Read More »

U merrnin para bizneseve, shkarkohen tre inspektorët e Tatimeve

Pas arrestimit të dy inspektorëve të Tatimeve në Tiranë dhe një tjetri të shpallur në kërkim për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Korrupsionit pasiv të personave, që ushtrojnë funksione publike”, drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka liruar nga detyra 3 punonjësit, Gentian Elezi, 29 vjeç dhe Artan Kroj, 37 vjeç, të dy banues në Tiranë dhe P.H., 43 vjeç.

Inspektorët akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin duke shpërdoruar detyrën kërkonin dhe iu merrnin ryshfet bizneseve gjatë inspektimit të tyre, shuma në vlera monetare që shkonin deri në 200 000 lekë për çdo rast.

“Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, i bën thirrje çdo punonjësi të administratës tatimore të zbatojë me rigorozitet vetëm ligjin, në respekt të punës dhe institucionit , gjithashtu inkurajojmë bizneset dhe qytetarëve, për të denoncuar aktet korruptive, sjelljen jo etike dhe çdo akt të paligjshëm, gjatë ushtrimit të detyrës së punonjësve të Administratës Tatimore”- thuhet në njoftimin e Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

U merrnin para bizneseve, shkarkohen tre inspektorët e Tatimeve Read More »

Vlorë /Habilajve u sekuestrojnë edhe një karburant te spitali rajonal

Një tjetër pasuri të familjes Habilaj.Gjatë ditës së sotme i është vendosur sekuestro një karburanti në afërsi të spitalit rajonal,  në pronësi të Artan Habilaj, vëllai i Moisi Habilaj i arrestuar në Itali për trafik droge.Me 21 shtator, Prokuroria për Krime të Rënda  njoftoi sekuestrimin e 1 milionë euro pasuri të vëllezërve Habilaj. Sekuestroja u vendos në kuadër të ligjit “Antimafia” dhe të gjitha këto pasuri janë të regjistruara në qytetin e Vlorës.

Urdhri për sekuestrimin e pasurive të Habilajve u firmos nga grupi i prokurorëve që drejtoheshin nga Besim Hajdarmataj, vetëm pak orë para se këtij të fundit t’i komunikohej urdhëri i transferimit për në Prokurorinë e Pogradecit.Ora News siguroi në mënyrë ekskluzive kërkesën e prokurorëve, e cila ka marrë viston e gjykatës për të bllokuar apartamente, troje garazhde dhe automjete të vëllezërve Moisi, Artan dhe Florian Habilaj.Në total bëhet fjalë për 8 apartamente, 5 ndërtesa, rreth 30 garazhde, 10 dyqane dhe 5 automjete.

Në bazë të kontratave të blerjes së këtyre pasurive, shifra e shpenzuar nga Habilajt është mbi 1 miliardë lekë. Por, hetuesit dyshojnë se vlera e tyre është disa herë më e lartë, referuar çmimeve të tregut.Gjithashtu, rezulton se pjesa më e madhe e pasurive janë blerë nga vëllezërit Habilaj gjatë periudhës 2016-2017. Gjatë kësaj periudhe ata kanë qenë nën hetim nga Prokuroria e Katanias, si të dyshuar për trafik narkotikësh nga Shqipëria drejt Italisë.Në nëntor 2017, Prokuroria e Katanias lëshoi urdhër-arreste për anëtarë të grupit kriminal Habilaj. Por, pas hekurave aktualisht është vetëm Moisi Habilaj. Dy vëllezërit e tij, Artan dhe Florian Habilaj, të cilët gjendeshin në Shqipëri, nuk arritën të arrestoheshin.

Vlorë /Habilajve u sekuestrojnë edhe një karburant te spitali rajonal Read More »

Gjermania do punëtorë, por si do të pranohen ata? Ja çfarë po diskutohet

Nga njëra anë azili, nga ana tjetër mungesa e fuqisë punëtore: Ligji i imigrimit ende nuk është zgjidhur si temë nga koalicioni qeverisës në Gjermani. DW shpjegon, se cilat modele diskutohen për ligjin e planifikuar.

Kabineti qeveritar gjerman piketoi ligjin e ri të imigracionit për fuqinë punëtore. Por ka disa çështje që duhen sqaruar – si duhet të formulohet ligji për imigracionin që do të joshë fuqi të nevojshme punëtore për Gjermaninë? Si do të arrihet që azilkërkuesit e refuzuar, por të integruar mirë të kenë perspektivë qëndrimi? Një renditje e modeleve dhe ideve që janë në diskutim.

E ashtuquajtura ndërrim „korsie”

Kush shtron kërkesë për azil në Gjermani dhe refuzohet duhet të largohet nga vendi – pa përjashtim. Këtë rregullore, Partia Socialdemokrate, SPD kërkon ta zbusë, dhe propozon përjashtime, për ta mbajtur në Gjermani fuqinë punëtore. Kush e ka përdorur kohën e zgjatur të procedimit të azilit për të mësuar gjuhën, për të kërkuar punë dhe për t’u integruar, ai do duhet të qëndrojë në Gjermani edhe me kërkesë të refuzuar.

Këta njerëz do të ndërrojnë kështu „korsinë e qëndrimit” në rrugëtimin e tyre në Gjermani. Në vend të procedimit të azilit ata do ta arrijnë qëndrimin përmes së drejtës së re të imigrimit. Zëvendëskancelari gjerman dhe ministër i Financave, Olaf Scholz mendon se ky projekt do të gjejë mbështetje në popullin gjerman. „Ne dëbojmë ata që nuk duhet, thonë shumë qytetare dhe qytetarë në vendin tonë, kur shohin që ka persona me vepra penale që e anashkalojnë me sukses dëbimin dhe në të njëjtën kohë në vendin e tyre të punës ka kolegë që bëjnë punë të mirë dhe që ata duan që ta vazhdojnë këtë.”

Unioni konservator, CDU/CSU e refuzon strategjinë e ndërrimit të së drejtës së qëndrimit. „Nuk mund të përzihen azili dhe imigracioni për punë, këto janë situata të ndryshme. Ne nuk duam të dërgojmë sinjalin nëpër botë, se pavarësisht, nëse të njihet apo jo azili, ti do të qëndrosh gjithsesi në Gjermani.” Kritikët e ndërrimit të qëndrimit në Gjermani thonë, se kjo do të motivonte shumë vetë për të ardhur në Gjermani.

Pressekonferenz Zuwanderungsgesetz Deutschland Seehofer Altmaier Heil (picture-alliance/dpa/M. Kappeler)Koalicioni qeverisës kërkon rrugëzgjidhje për ligjin e imigracionit

Rregullorja me caktim date

Një model tjetër që diskutohet është ai i rregullores me datë të caktuar. Ajo do të rregullonte që qëndrimin do ta merrnin ata azilkërkues që kanë ardhur deri në një datë të caktuar dhe që i plotësojnë kriteret e ligjit të imigracionit. Megjithëse kjo rregullore do të përjashtonte mundësinë e keqpërdorimit, disa pjesë të unionit konservator në Gjermani vazhdojnë të refuzojnë edhe këtë model.

Sigurimi i fuqisë punëtore

Në një pikë SPD dhe Unioni konservator janë të një mendimi: Potenciali i refugjatëve si fuqi punëtore duhet shfrytëzuar. Tani bëhet fjalë për formësimin e rregulloreve. Ministri i Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Horst Seehofer mendon që të marrë fuqi punëtore të organizuar nga jashtë, pa ndërrim të lejes së qëndrimit dhe pa rregulloren me datë të caktuar. Në një dokument orientues që Seehofer e ka përpunuar bashkë me Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës parashikohet që të merren ata persona që kanë një shkollim profesional të përfunduar dhe që njihet në Gjermani. Kësaj i shtohen kërkesa si njohja e gjuhës, por edhe oferta e punës. Që kjo të realizohet në praktikë do të lehtësohet hyrja në Gjermani për kërkim pune.

Sistemi me pikë

Këtë model e praktikon Kanadaja: Në vitin 2017 ky model kanadez ishte i përfolur shumë në Gjermani, kur bëhet fjala për një ligj imigracioni. Kanadaja i zgjedh emigrantët në bazë të një sistemi pikësh. Kjo kërkohet nga disa pjesë të politikës prej kohësh në Gjermani. Në bazë të këtij modeli emigrantët duhet të plotësojnë kriteret që kërkohen duke grumbulluar kështu pikë për të aplikuar për vizë. Përkrahësit e këtij modeli në Gjermani thonë se me këtë kontrollohet sipas nevojës ardhja e fuqisë punëtore. Unioni konservator e refuzon edhe këtë model. Në samitin e fundit të koalicionit qeverisës gjerman ky model nuk u shtrua për diskutim.

Gjermania do punëtorë, por si do të pranohen ata? Ja çfarë po diskutohet Read More »

“Njësoj si të shkosh në gojën e ujkut”, deklarata e fortë e Kryemadhit

Kryetarja e LSI, Monika Krymadhi ka hedhur akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama se po mbron kriminelët. Ajo tha se të shkosh sot në dyert e shtetit është njësoj si të shkoj në gojën e ujkut. Duke iu referuar rastit të Xhisiela Malokut, kryetarja e LSI shigjetoi edhe policinë dhe Prokurorinë për këtë çështje.

“Rasti i Xhiselës tregon se policia nuk e zbulon krimin por e mbulon atë. Prokuroria jo vetëm nuk e zgjidh problemin ose ta dënojë krimin, por mbulon policinë që mbulon krimin dhe nxjerr dhunuesin si viktimë dhe viktimën si përdhunuese. Kryeministri mbron dhunuesit. Kemi deputetë të rilindjes që sillen si gangsterë për të mbuluar dhunën. Shteti po rreh qytetarët dhe mbron kriminalet. Kemi shtetin dhe policinë që rreh fëmijët për shkollën. Të shkosh në dyert e shtetit sot është njësoj si të shkosh në gojën e ujkut. Shteti të rreh dhe të varros për së gjalli. Rama është i sinqertë vetëm kur gënjen. Shqiptarët të mos e besojnë Ramën, pasi është e keqja më e madhe e këtij vendi”- tha Kryemadhi.

“Njësoj si të shkosh në gojën e ujkut”, deklarata e fortë e Kryemadhit Read More »

“Uroj t’i ndodhë ça më ndodhi mua”, Xhisela tjetër mesazh: Nuk është turp të…

Ndonëse në intervistat e saj në televizione tha se do jetë hera e fundit që shfaqet në media, Xhisiela Maloku po bëhet mjaft aktive në rrjetet sociale. Një ditë pasi i ish dashuri i saj, djali i deputetit Rrahman Rraja u la në burg për akuzën e përndjekjes ndaj saj, Xhisiela ka bërë një status në Insta Story me një mesazh të fortë për ato të cilat ajo i konsideronte shoqe.

“Uroj që një ditë ti ndodhë ca më ka ndodhur mua! Duke nisur nga personat që un i konsideroja shoqe! Nuk është turp të kesh një me një  cun por turp është të kesh me 100 cuna”- shkruan ajo.

Mesazhi i Xhiselës

Në kto kushte njihen njerzit! Kush të don dhe kush jo! Uroj që një ditë ti ndodhë ca më ka ndodhur mua! Duke nisur nga personat që un i konsideroja shoqe! Nuk është turp të kesh një me një  cun por turp është të kesh me 100 cuna, Por rastet e juaja nuk bëhen publike se nk jam cuna deputetësh të gjithë e dimë si është shqipëria! Por turp i madh tju vij ju që iu konsideroja shoqe duhet të pyesnit njëherë cpo ndodh si është puna por ska gjë zoti i jep gjithkujt cka meriton në fund!

xhisela

“Uroj t’i ndodhë ça më ndodhi mua”, Xhisela tjetër mesazh: Nuk është turp të… Read More »

Këto janë shenjat që tregojnë që një femër dëshiron të bëjë seks me ju

Të gjithë shohin një femër që mendojnë të kalojnë të ardhmen me të. Ju jeni vazhdimisht në kërkim të takimeve, ju pëlqen të dëgjoni të qeshurën e saj, fjalët që thotë dhe vazhdimisht shkëmbeni mesazhe me njëri-tjetrin.

Nëse gjërat shkojnë mirë, do të jeni gati për nivelin tjetër, aktin seksual. Por nëse nuk ndiheni fort të sigurt, lini shenjat të flasin vetë. Ja disa nga shenjat që tregon se vajza po mendon të bëjë seks me ty:

Një nga gjërat që nuk u pëlqejnë femrave te meshkujt është kur ata nxitohen. Është e rëndësishme gjërat të vijnë natyrshëm, dhe që ta bëni atë t’ju pëlqejë duhet të vepronin ngadalë duke i dhënë asaj kënaqësi. Nuk është aspak seksi ta nxisësh dikë me patjetër për të fjetur me ty. Pasioni do të zbehet.

Femrat mund të jenë të vështira për t’u lexuar. Por shpesh ato hedhin sinjale të fshehta drejt një mashkulli. Ja disa nga shenjat:

Të thërret në emër

Të thërret në emër në vend të një pseudonimi si për shembull: zemër, ose shpirt”, për të treguar që nuk kërkon të jetë një nga të shumtat që të kanë thirrur ashtu.

Vënë buzëkuq

Ato e vendosin shpesh buzëkuqin, por jo në praninë tënde. Nëse ajo e bën në syrin tënd këtë gjë, kjo do të thotë që je akoma në zonën e miqësisë me të.

I lëviz buzët vazhdimisht

Ajo i lëviz buzët vazhdimisht në praninë tënde, për të treguar që e do vëmendjen tek to.

Të flet ditën e ditëlindjes së saj

Nëse ajo të kushton vëmendje edhe në ditën e lindjes së saj, kur të tjerët që i flasin janë të shumtë, atëherë do të thotë që je i rëndësishëm për të.

Porosit birrë në lokal

Në vend të një pije femrash, ajo porosit një birrë Corona, që shërbehet në shishe, dhe duket më seksi kur ajo e thith birrën nga shishja.

Të flet ndërkohë që tymos duhan.

Edhe pse është duke shijuar një cigare, ajo vazhdon të të flasë, duke treguar interes për bisedën.

Të prek

Të prek qoftë dhe pa dashje por jo pa arsye më shumë se një herë

Qesh edhe kur s’ka gjë për të qeshur

Ajo qesh vazhdimisht, edhe kur në bisedë nuk ka asgjë humoristike

Përpiqen të flasin me ty edhe në situata të sikletshme

Ajo afrohet pranë teje, dhe të flet duke të bërtitur në vesh: “Ka shumë zhurmë këtu, nuk mund të të dëgjoj”.

Thotë emrin tënd

Ajo e përdor shpesh emrin tënd nëpër biseda.

Të krahason me ndonjë të famshëm

Ajo të thotë se ngjan me ndonjë personazh të njohur, që do të thotë se dhe ti dhe personazhi jeni të dy të pashëm.

Flet për tema seksuale

Në diskutim e sipër, ajo thotë ndonjë shaka apo bisedën e kthen tek temat e nxehta seksuale.

Të zgjedh ty në një dhomë plot me meshkuj të tjerë

Edhe pse vendi është i mbushur me djem të tjerë, ajo afrohet të flet vetëm ty.

Injoron celularin e saj

Ndërkohë që celulari i saj bie, ajo vazhdon të mos përgjigjet. Madje ajo fik edhe zilen menjëherë që zhurma mos i shqetësojë

Pyet me dredhi nëse ke të dashur?

Për të provuar nëse ke të dashur apo jo ajo e aprovon një gjë të tillë, duke të thënë: “A i pëlqen të dashurës tënde kjo?”, dhe pret që ti t’i thuash: Nuk kam të dashur

Të thotë që je i talentuar

Kur të thotë që je i talentuar për diçka e ka në kuptimin se po të vlerëson për atë që je, çfarëdo ti të bësh.

Të merr në telefon

Ajo të merr në telefon edhe kur nuk ka ndonjë gjë për të të thënë.

Të flet për interesat e veta

Nëse ajo të flet vazhdimisht për interesat që ajo ka, si në muzikë, si në studime, apo në çdo fushë tjetër të jetës do të thotë që është gati të të tregojë çdo gjë.

Ngre vetullat

Nëse të pyet për diçka dhe pret përgjigjen tënde me vetulla ngritur do të thotë që është sy e veshë në atë që ti do të thuash.

Të pyet nëse do të provosh çfarë ajo po ha

Nëse jeni duke ngrënë darkë, dhe ajo të pyet nëse do të provosh ushqimin e saj, kjo do të thotë se kërkon t’i ndajë gjërat me ty.

Qëndron në tualet për një kohë të gjatë

Kur ndodheni në një festë, dhe ajo vonohet në banjë më shumë se 3 minuta, që zakonisht është koha adekuate që një femre i duhet të urinojë, kjo do thotë që po të pret ty t’i shkosh nga mbrapa.

Ajo heq më shumë rroba se sa xhaketën e saj

Nëse përveç xhaketës heq edhe ndonjë objekt tjetër që ka veshur, do të thotë se kërkon të ekspozohet karshi teje.

E hapur për seks

Nëse një femër tërhiqet nga partneri i saj, ata do të fillojnë të duan më shumë afrimitet dhe sensualitet. Do të jetë më e hapur për seks dhe do të ndjehet kurioze për të kaluar një natë me ty.

Do të fillojë të dërgojë mesazhe romantike

Si femrat ashtu edhe meshkujt në marrëdhënie afatgjata flasin për planet e tyre të mëvonshme, kur mbyllin kompjuterët e punës dhe i drejtohen shtëpisë. Mesazhet sensualë janë një pjesë vërtet seksi e çifteve, që kur lidhja është në hapat e para ashtu edhe kur intimiteti rritet. Sepse në këtë mënyrë, mesazhet sensuale janë një rrugë që e çon seksin në nivel tjetër. Madje atyre u pëlqejnë të dërgojnë dhe ndonjë foto provokative. Ose ju tregon aty preferencat e saja seksuale.

Ajo pyet për historinë tënde seksuale

Gjatë ditës mes çifteve mund të dërgohen shumë mesazhe për të treguar atë se çfarë do pëlqenin të bënin natën me njëri-tjetrin. Por kur një femër mendon të shkojë në shtrat me ty, dhe ndoshta të fillojë një lidhje me ty, ajo do të mendojë shumë për historinë tënde seksuale. Ajo pyet vazhdimisht nëse je në ndonjë lidhje tjetër, apo me sa femra shkove fundjavën e kaluar. Ndershmëria dhe bisedat me të janë praktika të mira që ndihmojnë në vetëbesimin gjatë seksit.

Ajo do të të ftojë në dhomën e saj

Edhe pse të fton në shtëpinë e saj, kjo nuk do të thotë që misioni u krye, dhe se ajo është e gatshme të shkojë me ty. Por nëse ajo e fillon lojën seksuale, është treguar që ajo po mendon të bëjë seks me ty. Por duhet të jeni të kujdesshëm në tregimin e pasionit tuaj. Nëse i dëgjoni me vëmendje ato që ajo thotë, dhe ndjenjat e saj, dhe të jepni mendimin tuaj për situatën është një mënyrë e mirë drejt rrugës së aktit seksual.

Këto janë shenjat që tregojnë që një femër dëshiron të bëjë seks me ju Read More »

Gati SPAK, nis përgjimi i të gjithë politikanëve me ekspertë të huaj, si do gjurmohen paratë e pista

Politika shqiptare është në panik, pasi s’ka më kthim pas për ngritjen e SPAK dhe ndërkombëtarët kanë gati të gjitha pajisjet për të vënë në zbatim tmerrin e politikanëve.

Sipas raportit të Ministrisë së Dretjësisë të siguruar nga ‘Sot’, një rëndësi shumë e madhe do i kushtohet procesit të përgjimit. Nëse shohim shembullin e ndjekur në Kroaci e Rumani, procesi i përgjimit ka pasur shumë rëndësi. Në këtë mënyrë SPAK dhe prokuroritë e rretheve do bashkëpunojnë për të zbuluar aferat e të korruptuarve.

Sipas raportit, momentalisht Prokuroria e Përgjithshme ka blerë një pajisje përgjimi plot 500 milionë lekë të vjetra. Pagesa e saj ka përfunduar këtë vit, pasi shlyerja e detyrimeve është bërë me këste. Momentalisht ajo është vënë në funksion. Por raporti specifikon se kjo pajisje kur të ngrihet SPAK do jetë në administrim të kësaj të fundit, pasi aty do jetë bërthama e përgjimeve. Por përveç kësaj, bëhet e ditur se do të shpenzohen rreth 1 milionë euro për pajisje të tjera mbështetëse, çimka dhe gjithçka tjetër që do të ketë nevojë ekipi i përgjimit.

Në bashkëpunim me ndërkombëtarët, Prokuroria e Përgjithshme ka piketuar dhe se kush do të jenë emrat e parë që do të garojnë në SPAK për të qenë pjesë e zyrës së përgjimit. Vetëm brenda këtij viti janë realizuar mbi 4 kurse trajnimi për disa individë të caktuar, të cilët me shumë gjasë do marrin në dorë frenat e survejimit për politikanët shqiptarë. Përveç kësaj, ka pasur vizita në Kroaci dhe vende të tjera, ku dhe aty janë bërë trajnime vetëm mbi procesin e përgjimit. Pra, sapo SPAK të grihet, infrastruktura për të vënë në survejim pushtetarët do jetë gati. “Është lidhur kontrata e blerjes me këste të pajisjes së përgjimit.

Në kushtet e blerjes parashikohet edhe mirëmbajtja për dy vitet e para të përdorimit dhe trajnimi i punonjësve. Kosto e përballuar nga buxheti në vitin 2017 është 50,000,000 lekë”, thuhet në raport. Më tej thuhet se lidhur me ngritjen e efektivitetit të hetimeve në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe rritja e efektivitetit dhe decentralizimit të përgjimeve, Shkolla e Magjistraturës ka organizuar 4 trajnime, ku pjesëmarrës kanë qenë oficerë të policisë gjyqësore të drejtorisë së përgjimeve në Prokurorinë e Përgjithshme. Trajnimet kanë nisur që në datat 15-16 mars.

Detajet
Një vit më parë u bënë ndryshime në ligjin e përgjimeve. Në raportin e Ministrisë së Drejtësisë thuhet se ka nisur implementimi i tij. “Ndryshimet e miratuara në vitin 2017 në ligjin e përgjimeve të komunikimeve elektronike parashikojnë rregulla të detajuara për përgjimin, kohëzgjatjen, gjykatën kompetentë që miraton kërkesën për përgjim, revokimin e vendimit të përgjimit, rregullat e asgjësimit të materialeve të përgjimit, e drejta për informimin e shtetasve për përgjimin e tyre. Për herë të parë amendamentet përmirësojnë dukshëm procedurat e përgjimit dhe garantojmë mbrojtjen më të mirë të të drejtave të shtetasve”, thuhet aty.

Më tej theksohet se lidhur me funksionalitetit të sistemit të menaxhimit të çështjeve të shërbimit të prokurorisë (CAMS) dhe përshtatja e tij me ndryshimet organizative të institucionit rezulton se është bërë i mundur implementimi i modulit të përgjimeve, janë bërë përmirësime të akteve ligjore në formë elektronike, është përfunduar moduli i Prokurorisë së Përgjithshme dhe është në fazë testimi, si dhe moduli i Apeleve.

Gati SPAK, nis përgjimi i të gjithë politikanëve me ekspertë të huaj, si do gjurmohen paratë e pista Read More »