Aurora

“Forca e ligjit” në terren, mbi 300 të arrestuar javët e fundit

Në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit” gjatë këtyre javëve janë arrestuar mbi 300 persona.

Policia e Shtetit publikoi të dhëna nga operacioni “Forca e ligjit”, duke theksuar se, “gjatë këtyre javëve janë arrestuar 67 persona me precedentë, 70 persona për armëmbajtje pa leje, 154 persona janë ndaluar si të kërkuar kombëtar dhe 14 persona janë ndaluar si të kërkuar ndërkombëtar”.

Në kuadër të këtij operacioni “janë sekuestruar 43 armë zjarri, 460 kg kanabis, 2.6 kg heroinë dhe kokainë, 4 mina dhe 400 gram tritol, 36 granata dhe 2200 fishekë”.

Po ashtu, janë sekuestruar edhe 17 300 euro./atsh

“Forca e ligjit” në terren, mbi 300 të arrestuar javët e fundit Read More »

Ja shenjat e horoskopit që dinë të puthin më mirë

Varet nga kimia me personin tjetër, vendi apo rasti, e në bazë të këtyre mund të japim disa lloje puthjesh.

Gjithsesi, një tjetër aspekt që luan rol të rëndësishëm tek puthja është ndjenja dhe personaliteti ynë. Këtu astrologjia mund të na thotë se cilat shenja të horoskopit janë ato që puthin më mirë. Zbulojeni këtë listë dhe shihni se kush janë në vend të parë.

Të gjithë shenjat e rrotës së zodiakut kanë cilësitë e tyre kur puthin, por këto të pesta, në mënyrë të veçantë:

Në vend të 5-të: LUANI

Luanët duan gjithnjë të jenë qendra e universit. Ndaj, gjithçka që bëjnë, rrotullohet rreth admirimit që duan të kenë. Për të arsye, puthjet e tyre janë romantike dhe të ngadalta. Atyre u pëlqen gjithnjë të marrin kontrollin e situatës kur puthen dhe adaptohen shumë mirë me stilet e ndryshme të puthjeve.

Nuk u intereson vendi dhe momenti, sepse u përkasin elementit zjarr. Puthjet e tyre janë intensive dhe energjike, por në të njëjtën kohë, të buta. Kjo i bën të jenë shumë pasionalë me partnerët/et e tyre.

Në vend të 4-t: UJORI

Kjo shenjë do puthjet ‘çapkëne’ që përfshijnë kafshimet dhe ‘ligësinë’. Fillimisht, puthjet e tyre mund të jenë të ftohta dhe të largëta, kur nuk ndihen të sigurtë. Por sapo afrohen me partnerin, nis edhe sharmi.

Ujori është fleksibël, kur bëher fjalë për puthje. Një natë mund të dojë puthje të buta dhe një natë tjetër puthje intensive. Kjo, sepse udhëhiqen nga elementi Ajër dhe kjo i bën të jenë të ndryshueshëm.

Përsa i përket vendit se ku puthen, duhet të jetë një vend jo me shumë njerëz, kjo për shkak se nuk durojnë dot të jenë të observuar apo të zbulohen.

Në vendin e 3-të: PESHQIT

Peshqit kanë shumë avantazh ndaj shenjave të tjera, për shkak të puthjeve të tyre të shkëlqyera. Me pamjen e qetë dhe miqësore, kjo shenjë ka disa puthje të fuqishme të cilat magjepsin këdo. Ashtu si imagjinata e tyre, puthjet e tyre janë ‘magjike dhe të thella’. Mbushur me ëndrra dhe me misticizëm. 100% romantikë dhe sentimentalë, Peshqit janë të turpshëm kur bëhet fjalë për puthjen e tyre të parë. Gjithsesi, e heqin frikën pak çaste më pas dhe do jenë të përkushtuar në çdo rast.

Në vendin e 2-të: SHIGJETARI

Të lindurit nën shenjën e Shigjetarit janë persona që puthin me inteligjencë dhe pasion. Dinë çfarë ‘shije’ ka çdo shenjë, dhe janë në dijeni të qiellit e të tokës. Me një puthje të vetme dinë ta çojnë partnerin në një tjetër nivel.

Në vendin e 1-rë: Akrepi

‘Një jetë me puthje’, ky është sllogani që përshkruan më mirë Akrepin. Puthjet e tyre janë të guximshme, ‘djallëzore’ dhe pasionale. Marrin gjithnjë iniciativën dhe kanë gjithçka nën kontroll. Puthjet e tyre pak ‘të çmendura’ kombinohen më së miri me artin e pasionit. Pavarësisht ndjenjave, lënë shpirtin tek një puthje dhe lënë shpirtin tek ai/ajo që merr atë puthje. Jo më kot, janë ‘hajdutë zemrash’ të zodiakut dhe ata që puthin më mirë.

Ja shenjat e horoskopit që dinë të puthin më mirë Read More »

Gjergj Leka në kurth, tregon për njohjen me gruan disa vite më të re

Këngëtari Gjergj Leka ra në grackën e prezantueseve të emisionit “Dikush” në “Gazetën Shqiptare”. Gjatë intervistës, regjia njofton se pa dashje emisioni nuk ishte vënë në regjistrim.

Gjergji i qetë tregohet i gatshëm për ta nisur nga fillimi, ndërsa i propozohet një favor. Anilda Kaçaçi, njëra nga drejtueset thotë se do heqin diskutimet për censurën. Aty ai flet për njerëz që kanë pretenduar se janë kufizuar në artin e tyre, kur nuk kanë shkruar asnjë këngë, po vetëm kanë pirë alkool. Kupton shakanë, dhe emisioni vijon me pyetjen e radhës që ia ka përgatitur drejtuesja e re, Keisi Shtëpani.

Në kanalin e “Gsh.al” në “Youtube” këtë javë përmes lirshmërisë në komunikim të Gjergj Lekës, njohim më tepër një personalitet të muzikës shqiptare, siç është ai. Biseda rrjedh, ndërsa tregon për njohjen me gruan disa vite më të re në moshë, Erisela Markon, ca dilema “të vockla” në fillimet e lidhjes.

Krahas familjes, ai hedh hije dyshimi për persona me poste të larta qeveritare të cilët kanë nisur përdorimin e lëndëve narkotike në moshën 53-vjeçare. Jeta në shtëpinë e re, në periferi të Tiranës, tashmë është një ëndërr e vjetër për t’u çliruar nga presioni i qendrës së Tiranës. Personzh larg klisheve, gjithmonë origjinal, nuk e ndal vrapin drejt projekteve mediatike, për të qenë ne garë me veten.

Gjergj Leka në kurth, tregon për njohjen me gruan disa vite më të re Read More »

Parashikimi i motit, e dielë 28 tetor 2018

Moti për ditën e sotme parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura në të gjithë territorin.

Sipas shërbimit meteorologjik ushtarak, do të ketë reshje shiu të herë pas herëshme dhe të vazhdueshme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive në veriperëndim e jugperëndim.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jug  me shpejtësi 2-28m/sek, erë intensive dhe me rrahje përgjatë vijës bregdetare dhe zonat e ulëta pranë tyre.

Valëzimi në det parashikohet i forcës 5-6 me lartësi vale 2.0-3.5 metra.

Temperaturat parashikohen:
 

QYTETETTemperaturat në °C
Shkodër12/25 re shi
Kukës11/25 diell re
Lezhë12/23 re shi
Dibër9/24 diell re
Durrës15/25 re  shi
Tiranë14/27 re diell
Elbasan14/26 re diell
Berat9/27 re diell
Vlorë15/25 re shi
Korcë7/22 diell re
Gjirokastër5/25 re shi
Sarandë17/26 re shi

Parashikimi i motit, e dielë 28 tetor 2018 Read More »

Zbardhen emrat e 150 shkollave që do të pajisen me oficerë sigurie

Në 150 shkolla të arsimit parauniversitar në vend do të ketë oficerë sigurie që do të mbikëqyrin nxënësit dhe personelin mësimor. Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin mbi shërbimin e sigurisë publike në këto institucione dhe kriteret që duhet të plotësojnë oficerët e sigurisë. “Gazeta Shqiptare” zbardh sot listën e plotë të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme në të cilin do të zbatohet ky vendim.

“Shërbimi i sigurisë publike në institucionet e sistemit arsimor parauniversitar, siguron përmirësimin e sigurisë faktike dhe të perceptuar në ambientet e shkollave dhe ambientet përreth, nëpërmjet krijimit të figurës së oficerit të sigurisë në institucionet e arsimit parauniversitar; garantimin e një mjedisi të sigurt për nxënësit brenda në shkollë si dhe në territorin përreth saj; si dhe parandalimin e dukurive negative që në gjenezë, duke evidentuar dhe ndërmarrë hapa korrektues, në bashkëpunim me personelin mësimor, psikologun/en e shkollës dhe prindërit”,-theksohet në vendim. Në këtë të fundit bëhet me dije se ky shërbim do të mundësojë forcimin e bashkëpunimit me oficerët e policimit në komunitet; si dhe përmirësimin e perceptimit të oficerit të sigurisë te nxënësit dhe të marrëdhënieve ndërmjet tyre e policisë.

Institucioni përgjegjës

Akademia e Sigurisë, si institucioni përgjegjës i vetëm për arsimin e lartë policor, që ka për qëllim formimin, specializimin dhe kualifikimin e punonjësve të strukturave të Policisë së Shtetit, si dhe ofrimin e specializimeve e të kualifikimeve për institucione të tjera të zbatimit të ligjit, për personat fizikë dhe juridikë në fushën e rendit e të sigurisë publike, të përgatisë dhe trajnojë oficerët e sigurisë për institucionet e arsimit parauniversitar.

Shkrimin e plote e gjeni ne GSH.al

Zbardhen emrat e 150 shkollave që do të pajisen me oficerë sigurie Read More »

Nishani sulmon Panuçin: Është i fundit që duhet të flasë për edukatë

Ish-presidenti Bujar Nishani ka komentuar në emisionin “Kjo Javë” në New24 edhe padinë e trajnerit të Kombëtares shqiptare Christian Panuci ndaj tij për dëmtim imazhi, duke kërkuar 100 mijë euro pasi e quajti ‘sharlatan’.

Nishani tha se është një proces në vijim dhe se respekton procedurat ligjore por se Panucci është personi i fundit që duhet të flasë për kulturë dhe edukatë.

Ai këshilloi të shihen pamjet e konferencës për shtyp të Panuccit në ndeshjen me Kosovën.

“Sapo jam njohur nga media se nuk konvergonte adresa, zyra avokatore e ka depozituar adresën në gjykatë. Është kryer konform procedurës. Respektoj shtetin ligjor. Personi i cili ka shfaqur pretendime se është cenuar, është ndoshta i fundit që duhet të flasë për edukatën e kulturën. Merrni klikoni konferencën e tij për shtyp të ndeshjes me Kosovën dhe do shikon se çfarë niveli dhe edukate ka përcjellë ai tek qytetarët shqiptarë, diçka që ne nuk mund ta tolerojmë. Gjithsesi unë respektoj shtetin dhe ligji është garanti i gjithkujt”, theksoi ish-presidenti Nishani.

Nishani sulmon Panuçin: Është i fundit që duhet të flasë për edukatë Read More »

Sulltanja shqiptare Safija, Ishte nga Dukagjini, një nga gratë më të fuqishme në histori

Sulltane Safija lindi më 1550 në zonën malore të Dukagjinit. Përkatësia etnike e saj ishte shqiptare…

Numërohen jo pak, por 39 kryeministra me origjinë shqiptare që e qeverisën atë për 150 vjet me radhë. Burrat ndoshta ishin një gjë e zakonshme në sundim. Por, ajo që mahnit është sulltanati i grave dhe, veçanërisht atyre me origjinë shqiptare. Arkivat dëshmojnë se ekzistojnë disa emra që luajtën rol vendimtar në fatet e dinastisë. Njëra prej tyre ishte Sulltane Safije (Safiye Sultan).

Sulltane Safija lindi më 1550 në zonën malore të Dukagjinit. Përkatësia etnike e saj ishte shqiptare. Njihej edhe si “Valide Sulltane” dhe “Haseki Sulltane”. Religjioni islam – më parë katolike. Bashkëshort i saj ishte Sulltan Murati i III-të. Kishte fëmijë Mehmetin e III-të, Sulltane Aishen dhe Sulltane Fatmën.

Identiteti i Safijes ngatërrohej shpesh me venecianen Nurbanu. Sipas të dhënave, u kap tek Guvernatori i Korfuzit nga piratët dhe u dorëzua në Haremin e sulltanit më 1562. Megjithatë, Safija ishte shqiptare nga fshati Rez i Dukagjinit.

Në 1563, në moshën 13 vjeçe, ajo u paraqit si një skllave për të ardhmen e Sulltan Muratit III, nga Sulltane Mihrimah, e bija e Sulejmanit të Madhërishëm. Duke pasur parasysh emrin Safije, ajo u bë një konkubinë e Muratit (atëherë djali i madh i Sulltan Selimit II). Në 1566, ajo lindi djalin e Muratit i cili më pas u bë Sulltan Mehmeti III.

Safije ishte vetëm konkubinë e Muratit dhe ajo pati një marrëdhënie monogame me të për disa vite në sulltanat. Nëna e tij, Nurbanu, e këshilloi atë që të marrë konkubina të tjera për të mirën e dinastisë, e cila më 1581 kishte vetëm një trashëgimtar të mbijetuar. Në 1583, Nurbanu akuzoi Safijen se përdori shtrigat dhe magjistarët që Murati të ishte impotent dhe mos kryente marrëdhënie me asnjë nga konkubinat e tjera.

Të gjitha shërbëtoret e Safijes u burgosën dhe torturuan. Më pas, motra e Muratit, Esmehan, i prezantoi atij dy konkubina shumë të bukura të cilat ai i pranoi. Pas kësaj, Murati pati 20 djem dhe 27 vajza.

Raportet veneciane flasin për një hidhërim fillestar të saj. Por, ajo u përmbajt dhe nuk tregoi xhelozi për konkubinat e Muratit. Ajo madje u kthye në këshilltaren e tij, në “mbretëreshën e mbretëreshave”. Sulltani këshillohej me të për çështje të rëndësishme politike për perandorinë, veçanërisht pas vdekjes së Nurbanusë.

Ajo qëndronte në fronin e sulltanit duke e zëvendësuar atë kur ai nisej në ekspedita luftarake. Gjatë viteve të fundit të Muratit, Safije ishte e vetmja që i qëndroi pranë, sepse ai atë donte.

Safije u bë Valide Sulltane e djalit të saj Osman Sulltan Mehmeti III (1595-1603). Kur Murati vdiq më 1595, Safije ndihmoi të birin të ketë sukses si sulltan. Ajo cilësohet si një nga Sulltane Valide më e fuqishme në historinë e perandorisë osmane.

Safije përfundimisht gëzoi një pagë të madhe prej 3.000 aspers në ditë, gjatë pjesës së dytë të mbretërimit të djalit të saj. Kur Mehmeti III vazhdoi fushatën në Eger në Hungari në 1596, ai i dha nënës fuqinë e tij të madhe mbi perandorinë, duke e lënë atë në krye të thesarit.

Sulltanja shqiptare Safija, Ishte nga Dukagjini, një nga gratë më të fuqishme në histori Read More »

Tepelenë/ Nxënësit e gjimnazit ‘Abaz Shehu’, aksion pastrimi në luginën e Vjosës

Pas aksionit të pastrimit në qytet, nxënësit e Gjimnazit ‘Abaz Shehu’ në Tepelenë, kanë vazhduar me pastrimin e luginës së Vjosës për të treguar se pastrimi për ta është një prioritet.

Së bashku me disa fondacione, nxënësit e këtij gjimnazi të shoqëruar edhe nga drejtuesit, kanë pastruar mbetjet plastike në luginën e Vjosës.

Në orën e Shërbimit Komunitar përveç punës në terren, nxënësit ndërgjegjësohen për mbrojtjen e natyrës dhe hedhjen e mbeturinave në vendin e duhur, duke dhënë një mesazh të qartë në komunitet.

/atsh

Tepelenë/ Nxënësit e gjimnazit ‘Abaz Shehu’, aksion pastrimi në luginën e Vjosës Read More »