Gjatë muajit qershor të kësaj vere pata një kënaqësi të veçantë; së bashku me kolegun e vjetër, mjeshtrin e monumenteve Novrus Bajrami, vizituam disa stacione paleolitike të reja dhe u njohëm me gjetjet, veglat e strallit, të zbuluara në këto site.
UJI I FTOHTË
Vizitën e parë, në të cilën na u bashkua edhe prof. Aleks Trushaj, njohësi e studiuesi i vlerave historiko-arkeologjike të Kaonisë, e bëmë në zonën e Ujit të Ftohtë, pikërisht në gjirin e vogël e të bukur që gjendet menjëherë pas tunelit, ku shumë vite më parë kisha zbuluar rastësisht disa vegla stralli të periudhës së paleolitit të mesëm. Duke vazhduar gjurmimin rreth 200-300 m në jug, në një xhep të vogël, që formon përsëri deti, e ku sot punohet për ngritjen e një resorti të ri, në shtresën e dheut me ngjyrë të kuqe (Terra rosa), u gjet një nukleus (bërthamë) stralli me ngjyrë gri me gjurmë të qarta përdorimi, i cili tipologjikisht i takon epokës së gurit të vjetër. Kjo gjetje, së bashku me një vegël tjetër të përgatitur nga strall ngjyrë mjalti, me retush anësor, me gjurmë përdorimi, e cilësisë shumë të mirë, janë vegël tipike për kohën e paleolitit të mesëm. Këto vegla stralli, ndonëse të pakta në numër, por tipologjikisht të përcaktuara qartë, d.m.th. të bëra e të përdorura rreth 30.000-40.000 vjet më parë e të depozituara në një shtresë gjeologjike të përcaktuar kohësisht, provojnë se në këtë buzë deti, me kushte të shkëlqyera gjeoklimatike, ka ekzistuar një stacion paleolitik i rëndësishëm për kohën e gurit të vjetër, e që ruan vlera parësore për të gjitha kohët.
GJORM
Në fshatin Gjorm, në vendin e quajtur Fusha e Frengut, e cila ndodhet rreth 3 km larg qendrës së fshatit, në krahun e majtë të lumit të Shushicës, në një sipërfaqe rreth 400 m2, gjurmimi i kujdesshëm i “gjuetarit të strallave” (N.Bajrami), zbuloi gjurmët e një siti paleolitik të dëshmuar nga gjetja këtu e 10-12 veglave të dallueshme tipologjikisht. Stralli i përdorur për bërjen e veglave është ngjyrë gri, mjalti, krem etj., i cilësisë së mirë. Veçohen për cilësinë e punimit një ashkël tipike e teknikës musteriane, një majë mprehte me retush të thellë anësor, një kruese me retush të thellë e gjurmë të shumta përdorimi. Të gjitha veglat e gjetura në Gjorm i takojnë tipologjikisht periudhës musteriane (paleolitit të mesëm). Me interes të veçantë janë gjithashtu edhe dy vegla stralli që kanë karakteristika të kulturës salutre, kulturë e cila kohësisht i takon paleolitit të lartë.
VAJZË
Në fshatin Vajzë, në vendin e quajtur Brus, rreth 700-800 m larg vendit ku në vitin 1954-1956 janë zbuluar tumat e Vajzës, janë gjetur disa dhjetëra vegla stralli të cilësisë së mirë e që tipologjikisht i takojnë kohës së neolitit dhe kohës së bronzit. Vegla të tilla janë gjetur edhe në varret kur u zbuluan tumat e Vajzës. Me shumë gjasë kemi të bëjmë me të njëjtin rit të varrimit të përdorur edhe në tumat e tjera të vendit tonë, ku në vendvarrim sillej dhé e mbetje të tjera nga vendbanimi. Rit që nënkupton vazhdimësinë e jetës edhe në botën tjetër.
DRASHOVICË
Në Palohor (Drashovicë), dëshmia e aktivitetit të njeriut të gurit të vjetër provohet nga dy vegla masive të bëra nga strall që ruan gjurmë të mellës (shtresa e hollë që mbështjell bërthamën), të cilat kanë retush anësor e të thellë, tipare teknike karakteristike për paleolitin e mesëm.
TRAGJAS
Në vendin e quajtur Kodra e Çure, që ndodhet në periferi të kalasë mesjetare të Gjon Boçarit, gjetjet e mbledhura nga “gjuetari i stralleve” përfaqësohet, nga një ashkël masive me pjesë mëlle, me gjurmë të thella përdorimi, e bërë nga strall ngjyrë gri e cilësor, që provon se në këtë kodër ka pasur veprimtari të njeriut që ka jetuar në epokën e musties (rreth 40.000 vjet më parë).
AMANTIE
Në akropolin e qytetit antik gjetja në sipërfaqe e disa veglave stralli si kruese, shpuese etj., të bëra me strall ngjyrë gri, teknikë cilësore retushimi, janë dëshmi e jetës paraurbane në akropolin e Amanties.
ZVËRNEC
Vendbanimi më i madh e me përfaqësi për epokën e gurit të vjetër, jo vetëm në gjirin e Vlorës, por edhe për territorin e vendit tonë, i zbuluar vitet e fundit në sajë të përkushtimit, vëmendjes e kujdesit të vazhdueshëm të Novrus Bajramit është vendbanimi i Zvërnecit. Ai shtrihet përgjatë bregut, aty ku vija e ujit puqet me tokën saktësisht në mikrotoponimet Dalan i Parë, Porto Nuova e Putanjë, në një brez më shumë se një kilometër të gjatë. Batica vepron çdo ditë mbi rripin e tokës ku shtrihet stacioni dhe pas zbaticës, në rërën e pastër shndrisin veglat e strallit dhe “gjuetari i stralleve” çdo ditë shëtitjen e tij e bën buzë detit ku shtrihet vendbanimi. Dhe koleksioni i stralleve të mbledhura është i jashtëzakonshëm për nga numri (mbi 2000 copë), dhe sidomos për treguesit cilësorë të industrisë litike, prandaj vendbanimi i Zvërnecit, mund të krahasohet e barazohet me kulturat me të zhvilluara paleolitike të Evropës (Musteriane e Salutriane). Studimi e publikimi i gjetjeve të vendbanimit paleolitik të Zvërnecit do të zgjerojë e do të plotësojë ndjeshëm njohjen tonë për epokën e gurit të vjetër jo vetëm për jugun e Shqipërisë, por për tërë trevën e Ballkanit Perëndimor.
Zbulimet e bëra në shpellën e Velçës dhe gjetjet e rastit të bëra në vitet ‘30 të shekullit të kaluar në stacionin mezolitik të Rrëzës së Kanalit (Dukat) dhe të zgjeruara e plotësuar me gërmimet e viteve të fundit nga prof. I. Gjipali; të dhënat arkeologjike për epokën e bronzit e të epokës së hekurit të nxjerra në dritë nga gërmimet e tumave të Vajzës, në vitet ‘50 të shekullit XX, zbulimi dhe interpretimi historik i pikturës shkëmbore prehistorike të Lepenicës, së bashku me shumësinë e siteve paleolitike të zbuluara së fundi në Ujë të Ftohtë, në Gjorm, në Vajzë, në Drashovicë, në Tragjas, në Amantie dhe në kryeqendrën paleolitike të Zvërnecit, dëshmojnë se Gjiri i Vlorës e prapatoka e tij, kanë pasur një zhvillim parësor në prehistori e protohistori, që parapriu zhvillimin cilësor e kulturor të kësaj treve në epokën historike me ngritjen e katër qyteteve antike, Thronionin (Kaninën), Orikumin, Triportin dhe më pas Aulonën.
P.s. Në shkrim të vendoset edhe një vlerësim i shkurtër për N.Bajramin: “Novrus Bajrami, me veprimtari mbi 35-vjeçare si specialist në Drejtorinë Rajonale të Monumenteve të Kulturës, me kujdes të vazhdueshëm e përkushtim ka dhënë një kontribut të veçantë në ruajtjen, zbulimin dhe hulumtimin e vlerave historike, arkitektonike, arkeologjike dhe etnografike. Bashkautor në ngritjen e Muzeut Historik të Vlorës dhe Muzeut të Pavarësisë; zbulues i sitit paleolitik të Zvërnecit”.
Ky nderim për Kaninën përmbledh brenda vetes ngjarje e personazhe historike, kulturore e fetare, që kanë lënë gjurmë të thella në jetën shqiptare e më tej. Rrënjët dhe emri i kësaj kryeqendre zëmadhe vijnë prej kohëve nëpërmjet dëshmive e dokumenteve të ndryshme nga autorët antikë, të mesjetës e të kohëve të reja, si një qendër e rëndësishme e Kaonisë prej nga mendohet se rrjedh dhe emri Kaninë. Mirëpo, autorë të ndryshëm; në ecurinë e kohës, kanë hamendësuar emrat: Oenea (M. Frashëri te Historia e Shqipërisë), Thronion (Pauzania), Kioninë (Prokopi i Cezaresë). Mirëpo, sipas të dhënave të Prof. Pullumb Xhufit, mendimi më i saktë duket se është ai që shtron Zigizmondo Alberghetti në studimin e gjerë e të thelluar, që ai ia dërgoi Senatit të Venedikut në vitin 1691, ku mendon se emri Kaninë rrjedh nga emri Kaoni. “Kanina, sipas Alberghettit, shtrihej nga Gjiri i Vlorës deri në Butrint”. “Madje autorë të tjerë – vijonte ai – e njësonin Kaninën me gjithë Epirin”. Në këto rrethana, ka të ngjarë që te emri Kaoni, në rrjedhën e kohës, ka rënë shkronja “o” dhe është shtuar shkronja “në” e shquar. Pra, emri Kaoni ka mundësi që të jetë ndryshuar në Kaninë. Ky emër shfaqet për herë të parë te shkrimet e disa bizantinologëve të shekullit të X-të. Sa për kohën e krijimit të kështjellës, ajo ka të ngjarë që të jetë e përiudhës së pellazgëve. Kjo mbështetet nga prania në themelet e saj të gurëve pellazgjikë dhe nga ngulimet trojane në rrethinat e maleve Keraune (Oriku, Amantia dhe Thronioni). Këta, sipas Medi Frashërit, ka mundësi që të kenë vënë emrat Oenea, dhe Sinus Oenea, për Kaninën dhe gjirin e Vlorës. Po këtë le t’ua lëmë studjuesve të fushës.
Nga të dhënat e historisë duket qartë se Kanina ka qënë, në rrjedhën e shekujve, kryeqendra administrative, ekonomike, kulturore, politike, ushtarake e fetare më e hershme e trevës labërore e më gjerë. Ajo falë pamjes mahnitëse dhe pozicionit gjeo-strategjik të saj ka qënë syri, veshi, parzmi dhe shtylla kurrizore e luftrave për liri e Pavarësi, si dhe burim i pashtershëm urtimi e frymëzimi atdhedashës për bashkimin e trojeve të kombit Shqiptar në një shtet të vetëm.
Kanina ishte pjesë e Peshkopatës Justiniana Prima të Horit, qysh nga viti 1019, që kishte në varësi 17 peshkopata, me nga 40 klerikë e 30 patrikë. Madje, peshkopi i Kaninës emërtohej edhe i Ilirisë. Në Kaninë përmenden edhe sot emrat e kishave të rrënuara, si kisha e Shën Marisë, e Shën Netjasë, e Shën Onufrit, e Shën Parashqevisë e të tjera, si dhe Manastiri i Kallogjerit, ku përgatiteshin priftërinj për trevat e ndryshme të Arbërisë.
***
Neki Dredha
Kanina, pararoja e Labërisë, ka hequr të zitë e ullirit. Mbi të kanë vërshuar legjionet romake, bizantine, hunët e Atilës, normanët, anzhuinët, sllavët, osmanët, venecianët, italianë dhe gjermanët. Ata plaçkitën, dogjën, shfarosën e bënë të domosdoshëm emigrimin e popullatës, në radhë të parë, të banorëve rrufepritës të Kaninës. Ky është, ndoshta shkaku që në Kaninë një pjesë e fiseve janë të ardhur nga gjiri i Labërisë e trevat e tjera Arbërore. Por popullata e saj, ashtu si feniksi mitik, rilindte përsëri. Kjo rimëkëmbje ndikoi, për fat të mirë, që Kanina të qëndrojë gjithmonë në këmbë, se merrte përherë krahë e forcë, si Anteu, nga toka mëmë, Arbëria.
Në Kaninë, në vitin 1368 lindi dhe mori hov djepi i fuqisë kastriote, kapedani i kështjellës, Pal Kastrioti, gjyshi i Skënderbeut, simbolit të krenarisë së kombit shqiptar.
Tek kjo zjarrishte liridashëse e gjithë kohërave, përzihet lashtësia e lavdishme e qytetit të Kaninës me besnikërinë e dhemshurinë e princeshës Rugjina (Rrexhina) Balshës, e cila luftoi me trimëri kundër osmanëve dhe u mbulua me dheun shpirtëror të Himarës në manastirin e Pondikonizit, në ujëdhesën e Korfuzit, ku prehet e malluar të kthehet në gjirin e Kaninës labërore.
Prej këtej Gjergj Araniti i Madhërishëm organizoi dhe udhëhoqi me trimëri herkuliane kryengritjet legjendare antiosmane të viteve 1431 e 1435. Fitorja e tyre e ngritën lavdinë burrërore të këtij gjigandi të lirisë gjerë në zenit.
Në këtë djep lavdiplotë lindi, u përkund dhe u mëkua me zgjuarësi e qëndrueshmëri të palëkundur Donika Kastrioti, mbretëresha zulmëmadhe e Shqipërisë, eshtrat e të cilës prehen ende në Valence të Spanjës.
Po këtu u lind, u rrit, u edukua dhe u arsimua me ndjenjën e dashurisë, dhemshurisë, urtësisë. bujarisë e përkushtimit fisnikëror kaninjot, Shënjtorja e Arbërisë ose më saktë e Kaninës, Angjelina Aranit Komneni (1440-1520), vajza e gjashtë e Gjergj Aranitit të madhërishëm dhe e konteshës Maria Muzaka. Eshtrat e saj prehen në manastirin e Krushedolit, në Vojvodin, afër qytetit të Sremit.
***
Te kjo brerore vezulluese u frymëzua edhe diplomati mendjendritur, largpamës e urtiplotë, Ismail Qemal bej Vlora, i cili punoi me përkushtim atëror për ngritjen e Flamurit, Shpalljen e Pavarësisë dhe themelimin e Shtetit Demokratik të Parë Shqiptar.
Kanina ka qenë vatra e luftërave për liri e pavarësi. Qysh në vitin 1821 Seit Dalan Kanina luftoi me trimëri të pashembullt në krah të Not e Marko Boçarit kundër hordhive osmane, në afërsi të Artës.
Ishte Ismail bej Vlora i Parë, citon shpluhuruesi i historisë së Vlorës e më gjerë, Prof. Bardhosh Gaçe, që në nëntor të vitit 1828 krijoi “Besëlidhjen Shqiptare” në Berat. “Ka ardhur koha – theksonte Ismail bej Vlora – të punojmë për Shqipërinë”. Në atë kohë shqiptarët e kuptuan se çfarë duhet të bënin për vatanin, që ai të ishte i lirë, si gjithë shtetet e tjera të Evropës. Kjo shkëndijë liridashëse e ndezi më shumë gjakun e mëmëdhetarëve, që vlonte në dejet e Shahin Delvinës, Mahmut bej Vlorës e atdhetarëve të tjerë.
Në sheshin historik të Teqesë, aty te kubeja madhështore, ku prehen eshtrat e kryeministrave kaninjotë, nisën kryengritjet e viteve 1428, 1434, 1447 të kryesuara nga Mahmut bej Vlora, Hadër Sulo, Beqir Velo Kanina i Parë, Dalan Seiti e Mustafa Bimo kundër reformave tinëzare osmane. Këta bashkë me djemtë syshqiponjë të Lumit të Vlorës, Dukatit e të Mallakastrës, me në krye Rrapo Hekalin, Zenel Gjolekën, Cane Miftarin e Dervish Aliun e të tjerë shpartalluan hordhitë osmane në Sinjë e në Greshicë. Në këtë kryengritje të përgjakshme dhanë jetën e tyre edhe 6 kaninjot fisnikë.
Idet e Mahmut bej Vlorës dhe zëri liridashës i kaninjotëve të tjerë ushtoi edhe në Lidhjen e Prizrenit (10 qershor 1878). Atje Mustafa Pashë Vlrora u zgjodh zëvendës kryetar për Toskërinë. Në vazhdën e luftrave për liri dhe pavarësi gojëtari i shquar Abaz Nuri (Hamzarai) dhe Arshi Selfua krijuan “Shoqatën e Gjuhës Shqipe”, më 14 janar 1902. Vehbi Nuri (Hamzarai), Xhevit Aliu, Hamdi Dervishi, Mahmut Myftiu, Beqir Velo, Elmaz Xhaferi, Halil Cano, Neim Bimo e të tjerë përhapën mësimin e gjuhës shqipe edhe te foletë e shqiponjave, në Labëri e gjetiu. Më 1908 ata hapën shkollën e parë të gjuhës shqipe në Kaninë me 40 djem e vajza. Mësuesi i saj ishte atdhetari mendjendritur Jani Minga.
Kanina dhe Vlora, mbështetur te Labëria syshqiponjë, ishte djepi i luftës për shpalljen e Pavarësisë dhe ngritjen e Flamurit të Gjergj Kastriot Skënderbeut më 28 Nëntor 1912 nga Ismail Qemal bej Vlora, Isa Boletini e të tjerë.
Arshi Selfua ishte ndër të parët që priti Ismail Qemalin, kur zbriti nga lundra në Novoselë. Ditën e Shpalljes së Pavarësisë, midis gazit dhe haresë së papërshkrueshme, që shpërtheu te Sheshi, ku u shpalos Flamuri nga Ismail Qemal bej Vlora, Sali Hyseni, mëmëdhetari sypatrembur kanininjot, veshur gjithë nur me rroba kombtare hoqi mirë e bukurë vallen, shoqëruar me vargjet e këngës, që thuri aty për aty:
O Smail beu me halle,
Jeshe djalë, e kur m’u zbardhe,?
Dyzet vjet nëpër krale,
Bëre një punë të madhe,
Në Vlorë lirinë e shpalle,
te osmanlliu s’u fale.
Këto vargje fjalëzjarrtë e ndezën më shumë këngën dhe harenë në “Sheshin e Flamurit”.
Pas shpalljes së Pavarësisë Elmas Xhaferi u emrua prefekt i Vlorës, kurse Muhamet Beshua komandant i policisë së Vlorës. Ismail Qemali e krijoi gardën e shtetit në shtëpinë e Hamzarajve me djelmoshat e Kaninës dhe me malësorët e Isa Boletinit, të cilët u strehuan e u mirëmbajtën me veshje e ushqime në vatrat bujare kaniniote.
Më 19 dhjetor 1912 Çeta e Kaninës, me në krye Beqir Velon e Idris Sadirin, bashkë me krerët e Dukatit, shpartalluan andartët grekë në Llogora. Në këto luftime u shquan: Muhamet Bedini, Jaho Veliu, Mehmet Halili, Halil Canua, Mustafa Luzi, Sali Hyseni e të tjerë. Në rrjedhën e punimeve të Kongresit të Lushnjes Myqerem Hamzarai u zgjodh senator.
Kanina, që vallëzonte në gojën e ujkut, luajti një rol të rëndësishëm edhe në Luftën për Çlirimin e Vlorës, më 1920. Në kuvendin e Barçallas e të Beunit Myqerem Hamzarai u zgjedh antar i Komitetit Drejtues të saj. Më 1 qershor 1920 u krijua Çeta e Kaninës me mbi 50 luftëtarë syshkëndijë, si Idris Sadiri, Adem Latifi, Muhamet Besho, Muhamet Bedini, Musa Osmani e të tjerë. Kryetar i çetës u zgjodh Beqir Velo. Çeta e Kaninës kreu një sërë aksionesh. Në të gdhirë të 22 korrikut 1920 nëntë kaninjotë trima (Isa Kocaqi, Zeqir Rakipi, Musa Osmani, Salo Sadedini, Idris Sadiri, Muhamet Bedini, Sheme Hoxha, Mustafa Lamçe dhe Ramo Shaho [nga Berati]), dogjën 10 ballonë në Fushën e Aviacionit, në Ujin e Ftohtë. Çeta e Kaninës, me në krye heroin e luftrave për liri, Beqir Velon, mori pjesë në rrethimi e kështjellës së Kaninës dhe luftoi trimërisht krah për krah me Çetën e Sali Muratit (Vranishtit) për çlirimi e saj nga italianët. Kurse në vitin 1923, nën ndikimin e Shoqatë atdhetaro-kulturoro-politike “Bashkimi”, paria kaninjote krijoi “Shoqatën e Djelmoshave të Kaninës”, me kryetar Mustafa Bega. Kjo Shoqatë ka kryer e kryen veprimtari atdhetaro-kulturore të mirëfilltë edhe nën drejtimin e shkëlqyer të oficerit urtiplotë, Sezai Osmani, mësuesit Agaçe Yzeiri dhe të artistit me fatazi krijuese, Fate Velaj.
Disa nga figurat e shquara kaniniote kanë qënë firmëtarë të Pavarësisë, si Zini Abaz Kanina dhe deputetë në Parlamentin e Shqipërisë, si Ibrahim Xhindi (dhe senator), Arshi Halili, Elmaz Xhaferi, Eqerem bej Vlora, Ibrahim Dervishi, Manush Myftiu e Aranit Çela. Kryetarë të Bashkisë së Vlorës kanë qënë Xhemil bej Vlora, Nuredin bej Vlora, Arshi Halili si dhe autori i këtij shkrimi.
***
Më 6 prill 1939 mbi 150 bijë të Kaninës, nën drejtimin e Muhamet Bedinit, zbritën në Vlorë, për të luftuar kundër italisë fashiste.
Kanina ka qenë ndër zjarrishtet e para të epopesë së lavdishme të luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Qysh në fillim të luftës u rreshtuan mbi 100 të rinj e të reja kaninjotë në Çetën e Kaninës, drejtuar nga oficeri i talentuar, Tasim Bonjaku. Më vonë vendin e tij e zuri Faslli Jaho. Çeta e Kaninës ishte gur themeli në krijimin e Çetës Plak në Gjorm. Faslli Jahua ishte antar i shtabit drejtues të Zonës Operative Vlorë-Gjirokastër. Kurse Mynyr Xhindi, inxhinieri, u zgjodh Sekretar Organizativ i Qarkut të Vlorës, Manush Myftiu ish zv. komisar i Brigadës së V dhe Ibrahim Dervishi përgjegjës për sektorin e shëndetësisë. Në këtë luftë u shquan shumë bijë e bija kaninjote. Mbi 20 luftëtarë kaninjotë trima dhanë jetën për çlirimin e Shqipërisë, të cilët prehen në alltarin e ndritur të dëshmorëve të atdheut.
Kanina ka nxjerrë përherë figura të shquara historike e kulturore, siç ishte edhe ajo e gjeniut të letrave shqipe, filozofit, poetit e historianit erudit Prof. dr. Isuf Luzaj, “Nderi i Kombit”. Ai ishte i lidhur, si mishi me kockën, me Kaninë, vendlindjen e tij të dashur, ku kërkoi me ngulm të prehet përjetësisht trupi i tij. Këtë dëshirë e kanë shfaqur qysh herë edhe kaninjotët e mëdhenj, si Ismail Qemal bej Vlora, Nermin Vlora Falaschi, bashkë me të shoqin, diplomatin e shquar italian, Renzo Falaschin.
***
Kaninjotët janë të penës, të punës, të dyfekut, të këngës e të valles. Kënga kaninjote safi feks si gur xhevahiri në gjerdanin llamburitës të këngëve dhe të valleve vendçe labërore. Kaninjotët japin edhe sot ndihmesë të pareshtur në rindërtimin e përparimin e shoqërisë demokratike Shqiptare. Historia e Kaninës është aq e lashtë dhe e lavdishme sa do ta kishte zili çdo qytet europjan. Në këtë shkrim të thjeshtë paraqita vetëm disa copëza të madhështisë së saj. Kjo na bënë të jemi jo vetëm krenar, por na nxit të kryejmë me nder dhe rigorozitet detyrat që na ngarkon shoqëria demokratike shqiptare, si dhe të vlerësojmë e t’u jemi mirënjohës kujtdo, që bën diçka të mirë për Kaninën. Në festa e në takime të gëzueshme kemi dëgjuar me endje fjalën dritëdhënëse të hulumtuesit dhe shpluhuruesit të historisë së Vlorës e të figurave të ndritura të Kaninës e më gjerë, Prof. dr. Bardhosh Gaçes. Po ashtu, Dr. Bujar Leskaj, frymëzuar nga historia e lavdishme e Kaninës dhe nga ndjenja e lartë e atdhedashurisë, ka dhënë një ndihmesë morale e financiare të çmuar për përgatitjen dhe vendosjen në Kaninë të bustit të themeluesit të Shtetit Demokratik Shqiptar, Ismail Qemalit. Ai, me bujarinë e zjarrtë që e karakterizon i dhuroi Muzeut Kombëtar të Pavarësisë bustin e birit rrënjëthellë të Kaninës, Ismail Qemalit. Në këtë vepër mjeshtërore, “Skulptori i Popullit”, Muntaz Dhrami, e shfaq babain e kombit shqiptar, Ismail Qemal bej Vlorën, ulur në tavolinën e tij të punës, duke firmosur Aktin lavdiplotë të Pavarësisë. Kjo vepër artistike, me kuptim të madhe atdhetar, u porosit dhe u mbulua me shpenzime vetiake nga biri atdhedashës i Vlorës, Bujar Leskaj. Ky dashamirës dhe admirues i historisë së lavdishme të Kaninës labërore ishte nxitës i flaktë edhe për dekorimin e qytetit famëmadh dhe të birit të saj urtiplotë, Isuf Luzit, me dekoratën e lartë: “Nderi i Kombit”. Ne kaninjotët u jemi mirënjohës kujtdo që e ka për zemër Kaninën, po në mënyrë të veçantë i shprehim mirënjohjen Prof. Dr. Bardhosh Gaçes dhe Dr. Bujar Leskajt, për të gjitha këto virtyte të larta njerëzore, që vlojnë në zemrën fisnike të tyre.
***
Në këtë të shënuar, tashmë tradicionale, të qytetit zulmëmadh të Kaninës, u shpreh edhe një dëshirë e veçantë ë bashkëqytetarëve e, padyshim, të gjithë mëmëdhetarëve të kombit tonë faqendritur, të cilët kërkojnë mirëkuptimin e pushtetit e të shtetit Shqiptar, për vendosjen e përmendores së Ismail Qemal bej Vlorës në një nga sheshet kryesore të Tiranës. Po ashtu, është në nderin Tuaj dhe detyrë e pushtetit dhe e shtetit amë, si dhe kënaqësi e veçantë për ne dhe mbarë vendin të sjell në vendlindjen e tyre eshtrat e bijave të tij zemërzhuritur nga malli për atdheun, që prehen në dhe të huaj, sikurse janë eshtrat e princeshës së Kaninës, Rugjina Balsha, mbretëreshës së Shqipërisë, Donika Kastriotit dhe të shënjtores së Arbërisë, Angjelina Aranitit. Kjo përkujdesje atërore do ta lartësonte nderin e shtetit tonë dhe do ta kthente Kaninën në një vend pelegrinazhi, siç është Jeruzalemi dhe Meka.
Kaninjotët vlerësojmë pamasë urtësinë, largpamësinë dhe përçapjet e matura të qeverisë Rama për zgjidhjen e çështjeve madhore të shtetit e të kombit tonë. Ato pasqyrohen mirë e bukur kudo në Shqipëri, veçanërisht në Vlorën e kthesave të mëdha të kombit shqiptar. Po midis halleve dhe plagëve të shumta që ka vendi ynë, të cilat kërkojmë shërim të shpejtë, ne duam të investohet, me ngut edhe për qytetin e Kaninës, që basenet ujore të malit të Lungarit, mos të humbasin në zhavorret e skutat shkëmbore të Gjirit të Vlorës, por të futen në rrjetin ujësjellës të Kaninës, që të shuajnë etjen shekullore të banorëve fisnikë të këtij qyteti princëror, që rrezon si brerore mbi kryet e Vlorës.
Shega është një nga ushqimet më të shëndetshme për organizmin.
Antioksidantët tek shega mbrojnë shëndetin e zemrës dhe luftojnë radikalet e lira që shkaktojnë dëmtim të rëndë qelizor.
Shega është një frut që rekomandohet për uljen e tensionit të gjakut dhe kolesterolit të keq.
Ajo gjithashtu parandalon sëmundjet si anemia dhe diabeti.
Shega ndihmon të mbani nën kontroll problemet e moshës siç janë rrudhat dhe u jep njerëzve një lëkurë mjaft rinore plot shkëlqim.
Ky frut i parajsës lufton simptomat e depresionit sidomos tek gratë.
Nga ana tjetër, shega ndihmon me tretjen. Ajo e mban sistemin tretës të shëndetshëm për shkak të nivelit të lartë të fibrave.
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, ngrënia e një shege çdo ditë është alternative e duhur për të marrë fibër sepse një frut plotëson 45% të dozës së rekomanduar ditore.
A Mund Të Hahet Shega Me Stomak Bosh?
Shumë njerëz e hanë shegën me stomak bosh megjithatë organizmi i çdo individi është krejt unik.
Në stomak gjenden miliarda mikroorganizma.
Numri dhe lloji i tyre është në varësi jo vetëm të organizmit por edhe ndërveprimit me ushqimet.
Për më tepër, stili i ushqyerjes, shëndeti, metabolizmi e të tjerë kanë një rol ndikues në përthithjen e vlerave të shegës.
Ky rregull vlen sidomos për rastet kur ajo konsumohet me stomak bosh.
Ekspertët rekomandojnë që njerëzit që e hanë shegën me stomak bosh duhet të tregohen vigjilentë ndaj efekteve të mundshme anësore.
Vigjilenca është e nevojshme sepse efektet anësore mund të shfaqen dy deri në tre ditë pas ngrënies.
Për këtë arsye, rekomandohet që njerëzit që duan ta hanë shegën me stomak bosh duhet ta nisin këtë traditë me hapa të ngadaltë.
Shega si edhe shumë fruta të tjera përmbajnë shumë sheqer.
Për pasojë, diabetikët duhet të tregojnë shumë kujdes me shegën dhe sasinë e konsumuar./AgroWeb
Kur trokiste “ora e re e Europës”, Shqipëria shfaqet madhërisht me një histori personaliteti të kohës me Gjergj Kastriotin, që e bën Europën dhe Osmanët që të mbajnë frymën. Toka arbënore sjell në skenën e historisë europiane një kalorës të Krishtit, një kambanë të ndërgjegjes kombëtare, i cili afirmon dhe shpalos identitetin historik shqiptar si një copëz e pjesë së përbashkët të trupit të identitetit europian. Figura madhore arbërorë shqiptare i bënte nder jo vetëm tokës shqiptare por mbarë ndërgjegjes së kombeve europianë.
Çdo fitore e heroit shqiptar në shekullin e XV përcillej me rënien e këmbanave në mbarë Europën. Qndresa heroike shqiptare Skënderbejane solli një imazh të ri të luftëtarit të vrullshëm shqiptar, zanatçiut të luftrave që i dha identitet vetë lavdisë europiane të artit të ri ushtarak përfaqësuar nga arti ushtarak shqiptar, taktikat dhe strategjia e luftës rrufe. Gjithashtu dukuria stradiote arbërore ishte shprehje e artit të lashtë ushtarak shqiptar, që po përsosej dhe shndërrohej shumë shpejt në vlerë për artin ushtarak europian, që bota e njeh si “strategjia dhe taktika e kalorësisë së lehtë shqiptare”, ndërkohë që kalorësia europiane ishte tepër e rëndë dhe krejtësisht e pamanovrueshme. Por koha skënderbejane solli një sërë gjeneralësh dhe gjeneralizmi që spikatën në fushën e prakticitetit të drejtimit të operacioneve luftarake në terren. Të tillë ishin Gjergj Araniti, Moisi Golemi, Vrana Konti, Lekë Zaharia, Hamza Kastrioti, Gjon Muzaka, Pal Engjëlli, Andrea Topia, bashkëpunëtorë më të afërt të Skënderbeut. Çdo komb ka heronjtë e vet, megjithëse rallë ndodh që një vend i vogël si Shqipëria të ketë një figurë si madhe si Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Për 25 vjet ai e ktheu Shqipërinë në një barrierë të fortë ndaj ushtrive pushtuese osmane, por njëkohësisht ai u bë barrierë që osmanët mos të përparonin më tej në Evropë. Për këtë qëllim Evropa e njeh Skënderbeun si një “Atlet të Krishtit”, një mbret dhe një luftëtar, që, nëse nuk do të ekzistonte, kishte gjasa që kontinenti të ndërronte fenë.
Gjergj Kastrioti i Shqipërisë, i quajtur Skënderbeg, ishte dhe mbetet në historinë shqiptare dhe europiane madhështor: një dritë shprese, frymëzues gjatë shekujve e periudhave të errëta. Ky nuk ishte një fantazmë mitologjike; ai ishte një individ real, që luajti rol historik për kombin dhe për botën e qytetëruar europiane e më gjerë dhe kështu hyri në ndërgjegjen kombëtare brez pas brezi. Gjergj Kastrioti ngeli i respektuar prej prijsave të kohës së tij, i nderuar dhe i dashur nga përkrahësit dhe populli i tij. Ai i dha frymë bashkëpunimit rajonal në shumë fusha. Heroi i shqiptarëve u bë pjesë e rëndësishme e luftës së popujve të Evropës Juglindore, në ballë të së cilës qëndronin shqiptarët, që penguan vërshimin osman në drejtim të Evropës Qendrore e Perëndimore dhe mbrojtën zhvillimin ekonomik, shoqëror, politik e kulturor të këtyre vendeve. Një bashkëpunim të ngushtë pati me Venedikun dhe shprehje e këtij afrimi është edhe dhënia e titullit “fisnik venecian”, më 1463, prej dukës Kristofor More, djalit të Skënderbeut, Gjonit, i cili ende ishte fëmijë. Gjoni, djali i vetëm i Skënderbeut, që kishte lindur në vitin 1454, u largua në Napoli pas vdekjes së të atit, ku mori titullin “Dukë” dhe “Kont”. Ai u martua me Irena Brankoviç Paleologu, pasardhësja e fundit e familjes perandorake të Bizantit në vitin 1475, në moshën 21 vjeçare. Bashkëpunimi dhe marrëdhëniet e Skënderbeut me mbretin Ferdinand të Napolit, Papa Piu II, dukën e Milanos, Françesk Sforca, të cilët formonin bllokun politik më të fuqishëm në Itali si dhe krijoi lidhje me shtete të tjera italiane, si me Mantovën, Sienën, dukatin e Burgonjës, që përbashkoheshin në frontin antiosman.
Me Spanjën dhe me vendet e Evropës Qendrore, si me Poloninë etj., lidhjet ishin rrjedhim i sundimit në to i po atyre dinastive që ishin përkatësisht në Napoli dhe Hungari. Marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet e Evropës i forcuan dhe vizitorët e vullnetarët e huaj që erdhën nga vende si Franca e Anglia, dhe luftuan në ushtrinë e Skënderbeut (përmendim më 1457 anglezin Xhon Njupor). Lidhje krijoi Skënderbeu edhe me vende përtej kufijve të Evropës si marrëdhëniet e tij me emirin Ibrahim të Karamanisë në Azinë e Vogël, kun ë frontin antiosman vend zinte projekti i përbashkët kundër Osmanëve, ku një vend qendror i jepej aksionit të shqiptarëve.
Duka i Milanos, Françesk Sforca, i shkruante Skënderbeut në fund të vitit 1461: “ne kemi po atë detyrim ndaj madhërisë suaj, siç ka dhe Mbreti Ferdinandi dhe që tani e përgjithmonë po afrohemi për të gjitha nevojat dhe nderet e zotërisë suaj, si një vëlla i mirë e i përzemërt”. Mbreti i Napolit, Alfonso, në shenjë mirënjohjeje për ndihmën që i dha Skënderbeu i dhuroi prijësit shqiptar 60 km² dhe një kështjellë që dhe sot është pronë e pasardhësve të Skënderbeut.
Djali i Skënderbeut pati shumë fëmijë, ku pasardhësit u shpërngulën në Leçe, në vitin 1700. Donika ndërroi jetë më 1503, në Spanjë, në oborrin mbretëror Aragonez, vetëm pak muaj para të birit, Gjonit dhe 37 vite pas Skënderbeut duke shuar kështu shpresën e rikthimit në atdhe. Siç ndodh me heronjtë e vërtetë, jeta dhe historia e kohës së tij është plotë me intriga, kundërshtime dhe tradhëti, por edhe me lavdi, dashuri, ideale, krenari dhe vepra kreshnike.
Shkencëtarë dhe historian bëjnë hulumtime për politikën, diplomacinë dhe të dhënat që dalin për vlerat e tij dhe të kohës së tij, aq sa fqinjët duan ta përvetësojnë. Papa i Romës, mbretër, kardinalë, dijetarë, historianë, kronikanë, biografë, strategë ushtarak… kanë pasur korispodencë me Gjergj Kastriotin ose kanë shkruar libra e vëllime të tëra për të përshkruar historinë e lavdishme skënderbejane dhe figurën e tij madhështore. Nga lengjendari ynë janë frymëzuar poetët popullorë e folkloristët, shkrimtarët, poetët, dramaturgët, kompozitorët, skulptorët… kanë krijuar, shkruar e kompozuar këngë, legjenda, mite, pjesë teatrale e opera, vargje dhe bëma të heroit tonë kombëtar. Emri Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe epopeja shqiptare e shek. XV ka frymëzuar intelektualë të shquar shqiptarë që e kanë përjetësuar atë në vepra historike monumentale e nga më të shquarat e kohës dhe që kanë pasur një jehonë të gjerë ndërkombëtare, me të cilën ka nisur jetën e vet edhe historiografia shqiptare. Themeluesi i saj është Marin Barleci, historian humanist i shquar i përmasave ndërkombëtare. Meritë të veçantë ka vepra e humanistit Marin Barleti “Historia e jetës dhe veprave të Skënderbeut, princit të Epiriotëve” (Historia de vita et gestis Scanderbegi Epirotarum Principis), e cila edhe pse paraqitet disa herë me pasaktësira historike, e shkruar me një stil artistik, e përshkruan në një mënyrë të rrallë humanitare e magjepëse jetën trimërore të Skënderbeut. Sami Frashëri theksonte se “Skënderbeu, kujt istoria s’i tregon ndonjë shok a shembëll në trimëri, në dituri, në mendim të drejtë, në njerëzit, n’ëmbëlsit të zemrësë e në madhëri të shpirtit. Gjith pushtetat’ e Evropës q’ishinë atë-herë kishinë shpresë në Skënderbeu, e prisninë shpëtimn’ e Evropësë nga shqiptarëtë”. Emri i Skënderbeut u propozua nga Sami Frashëri t’i vendosej kryeqytetit të Shqipërisë. Në 1889 në veprën e tij “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet”, S. Frashëri mendon që qyteti të ngrihej në fushën e Tiranës. Shqiptarët në gjithë hapësirën ballkanike, e shohin Skënderbeun dhe Arbërinë e tij, si modelin integrues në familjen e popujve të Evropës së Bashkuar. Falë tij, historia shqiptare e periudhës skënderbejane është pjesë e lavdishme e historisë së Evropës e sigurisht Skënderbeu, një personazh shumë i spikatur i saj.
Shqiptarët prej shekujsh kanë qenë prezent në Perëndim, në memorien historike të Europianëve, aq sa akademikët bashkohen në pikëpamje, se, “..shqiptarët janë kasta luftëtare e Ballkanit, me armë në dorë”.
Ilirët, Arbërit, Shqiptarët kanë bërë emër falë zotësisë e urtësisë si drejtues administrator të zotë por edhe luftëtarë të spikatur nëpër shekuj. Kështu për rreth 3 shekuj (251 – 565), perandoria e Romës u mbizotërua nga perandorë ilirë; ndërsa apo osmane në rreth gjashtë shekuj të ekzistencës së saj 100 vjet është sunduar nga shqiptarë.
Të tjerë shqiptarë të shquar në lëmin ushtarak, politik, diplomatik etj., kanë shkëlqyer përgjatë shekujve me atë çfarë i kanë ofruar Europës dhe europianëve.
Në hershmërinë mesjetare, shëmbëlltyra tipike e stradiotit të dikurshëm “albanoi”, tregon për shqiptarë pjesëmarrës në strukturat ushtarake të papatit e Venedikut, në kryqëzatat e Karlit VIII e të Luigjit XII të Francës, në luftërat nga Spanja në Holandë, në atë të agimit rilindjes italiane, franceze e europiane, gjatë krejt shekujve XIV-XVII deri në strukturat ushtarake napoleoniane të fillimit të shekullit XIX.
Po kështu tradita ka vijuar gjatë dy luftërave botërore, e deri tek ushtarakët e sotëm shqiptar, të integruar në strukturat ushtarake të Aleancës së Atlantikut Verior. Europianët kanë parë nga afër mençurinë, trimërinë, gjakun e derdhur të shqiptarëve edhe në hapësirën europiane.
Me të drejtë historiografia ka vërtetuar memorien historike të luftrave në Europë që shkojnë nga lashtësia në ditët tona. Edhe pse kujtesa historike shkon nëpërmjet lumenjsh gjaku, nëpërmjet luftërash të dhunshme sa në Lindje në Perëndim, kjo është dëshmi e shekujve.
Kompanitë stradiote shqiptare janë udhëhequr me sukses nga kapitenë, gjeneralë, pashallarë, kapedanë me e pa grada por me një histori europiane të shquar. Kështu prijësat Pirrua i Epirit, Skënderbeu i paepur gjithmonë fitimtarë, gjeneral Gjergj Bashta me luftëtarë të spikatur, prijësat Mërkur Bua, Marko Boçari që ishin luftëtarë të mëdhenj, legjenda e famshme shqiptare Mehmet Aliu Kavalla e Ibrahim Aliu në Egjipt, Jemen e në gjithë Gjirin Persik.
Aktiviteti luftarak në kohët e ndritura të Ilirisë, të Arbërit, të mesjetës e deri në shekujt kur shqiptarët i ofronin Europës siguri kanë shkuar edhe më tej ndërkohë që shqiptarët me tiparet e spikatura të luftëtarit të shekujve shkuan deri në Indi nën Aleksandrin e Madh, në Egjypt me prijësin e famshëm Mehmet Pashë Kavalla si dhe më në lindje në rajonin e madh gjeografik të Indokinës, në Qafiristan (sot Nuristan), aty ku takohen Afganistani, Pakistani, Kina e Taxhikistani për të cilët flet Aristidh Kola tek “Arvanitasit”, Prof. Etienne Tiffou tek “Hunza Proverbs”, publikim i University of Calgary Press, Calgary, 1993; apo edhe dijetari amerikan me origjinë hebre Dr. Jay Milton Hoffman, i cili botoi më 1985 librin “Hundëza”, si një copëz ilirie, ku jetojnë dhe sot rreth 50 mijë vetë në një luginë rrethuar me male 6000-7500 metra mbi nivelin e detit, ku vendi quhet Nuristan që do të thotë Tokë me dritë.
Edhe në kohët moderrne na shfaqet, po ai shqiptar historik, zanat i parë i të cilit ishte thjesht të qenit luftëtar, qoftë ushtmbajtjes ngadhënjyes në falangat e Aleksandrit të Madh, të Pirros e të perandorive ilire e romake, qoftë stradiot i hovshshëm e vetëtimë në kalorësinë e lehtë europiane, qoftë më në fund jeniçer i tmerrshëm e i pathyeshëm i vezirëve të mëdhenj shqiptarë që jetën e shkrinë për osmanët.
Perceptimi europian mbi shqiptarin me “armë në brez”, është tejkaluar ndërkohë që faktorët historikë në thelb lidhen me kontributin e djersës dhe gjakut shqiptar në ripërtëritjen e Europës, duke ofruar shpirt nga shpirti vital energjik i shqiptarëve.
Lidhjet shqiptare me europianët i gjejmë edhe në martesat për qëllime strategjike. Historia njeh edhe një dashuri me shikim të parë, e princit Andrea Topia me Princeshën franceze, Helena D’Anjou.
Iluministët dhe humanistët europianë kanë shprehur vlerësimin për shqiptarët nëpërmjet Rable, Ronsar, Obinje, Volter, Bajronit, Shatobrianit, Lamartinit, Dyma-së, Hygo-it etj.
Europianët i kanë njohur shqiptarët edhe përmes tablove të Delakruasë, Lirit, Augustit, Zheromit, Dekampit etj.
Por padyshim europianët kanë parë e prekur edhe një fenomen që ka më shumë se pesë shekuj që nuk ndalon: emirgimi individ, familjar, fisnor e më gjerë edhe krahinor drejt Napolit, Siçilisë, Venedikut, e më tej gadishullit iberik e Europës në çdo skaj të saj, që në një farë mënyre janë gjymtyrët dhe urat bashkuese të një kombi që pulson njësh me Europën.
Xianlong Chow ka realizuar një video të shkurtër gjatë aventurës së tij në Shqipëri, ku qëndroi dhjetë ditë, për të promovuar tokën shqiptare.
“Parajsa e Fshehur”, e ka quajtur Shqipërinë Xianlong, duke inkurajuar njerëzit që ta vizitojnë atë.
Prej qyteteve më të njohura e deri te riviera shqiptare, Xianlong është mahnitur me atë çfarë ka gjetur në Shqipëri, transmeton Gazeta Express.
Në videon e publikuar në Facebook, shkruhet:
“S’keni qenë ende në Shqipëri? Është koha t’ju tregojmë se çfarë bëmë me Choose Balkans gjatë këtyre dhjetë ditëve aventurë nëpër Shqipëri”.
Ta shohësh me sytë e tu është më e pabesueshme sesa në video, thuhet tutje në përshkrimin e videos.
Ku qëndronte suksesi historik i Kushtetutes së vitit 1974 ?
Pa asnjë diskutim çështja çame dhe Çameria janë një plagë që ende nuk janë shëruar dhe që vazhdimisht rrjedhin gjak. Çështjes së Çamerisë nuk do i ndalemi asnjë herë apo deri sa të egzistojmë si komb dhe si shtete shqiptare që jemi. Grekët le të kacavirren sa të duan në degët e kalbura të drurit të mashrimeve të tyre, le të bërtasin sa të duan , le të çfrytëzojnë sa të duan poziten e tyre gjeografike -strategjike e cila iu jep lehtësira për demagogji dhe gënjeshtra, por nuk guxojnë të harrojnë që ne jemi popull i gjallë dhe do e mbrojmë të vërteten tonë.
Enigma çame qëndron në pafuqinë e shteteve shqiptare në ballafaqim me grekët. Pozita e dobët ekonomike e qytetarëve si dhe dobësia politike e politikes po ashtu shqiptare e bejnë grekun superiaor.
Ne gjithmonë kemi vajtuar që jemi si popull i papërfillur nga të tjerët dhe fajet i kemi bartur gjithëmonë tek tjerët , tek te huajt. Po sikur të kërkonim të gjenim fajtorin në mesin tonë , a jemi edhe vetë fajtorë për shkeljen e vazhdueshme që na bëhet ? Po , bile shumë.
Të dëshpëruar me plotë arsye me të kaluaren komuniste mbi 40 vjeçare në Shqipëri, shqiptarët nga pezmi dhe mllefi shkatërruan çdo gjë të ndërtuar gjatë asaj kohe. Edhe ullishtet, pa folur për të tjerat të cilat i zhbënë nga faqja e dheut . Ky ishte një mashtrim dhe një symbylltësi e atyre që e morren ne duar të tyre Shqiperinë post-komuniste
Të japi një shembull nga Gjermania e pas luftës, gjermanët të bombarduar , të rrenuar me shtëpi e katandi, me fabrika dhe dhe spitale , pra të shkatërruar me çdo gjë të mundur, nuk i humbën shpresat e jetës së tyre edhepse e dinin që e gjithë fatkeqësia kishte ardhur nga hakmarrja e botës kundër nacizmit dhe Hitlerit
Edhe më e keqja : “Çliruesit Rus ? Në vitin 1945, ndërsa trupat e Ushtrisë së Kuqe Sovjetike përparuan përmes Europës Lindore dhe përfundimisht pushtuan Berlinin, mijëra gra në Europën Lindore dhe pothuajse dy milionë gra gjermane u përdhunuan në një nivel të dhunës që kurrë nuk shihej më parë ose që nga ajo kohë. Në shumë raste gratë ishin viktima të përdhunimeve të përsëritura, rreth 60 deri në 70 herë. Përdhunimi vazhdoi me vite të tëra. Pothuajse 100,000 viktima përfunduan me vetëvrasje “
Pra gjermanët së pari ato pak makine apo mjete prodhimi që iu mbetën, iu bënë kulmin . Vetë flinin nën çadra. E shihni ndryshimin në mes tyre dhe nesh ?
E gjithë kjo ishte pasojë e krijimit të kultit të shpëtimtarit. E gjithë kjo ishte nga ajo që në përgjithësi u mohua e kaluara, u krijua njeriu “i ri “ pa ndjenja për të përghithshmen, pa ndjenja për historinë, pra një fshierje totale e trurit të shqiptarit. Kujt i dhimbsej ajo që që sjellë bukë, ajo që i pengonte vërshimet, ajo që e mbronte atdheun ? “Prishe se nuk është e imja ! “ –sllogani vetëshkatërrues shqiptarit të ri. Sa ishim të manipuluar, sa ishte i manipuluar shteti i 40-50 viteve të kaluara ?
Nëshkrimin e kaluar e shkrova: “Kohëve të fundit po shkruhet me të madhe për Çamerinë, për shpifjet greke, për fatin e çamëve, masakrat, dëbimin e tyre nga tokat e tyre . Eshtë një enigmë e madhe, pse në kohën e Bujanit nuk u organizue një Bujan edhe për Çamerinë ?. E di kush përgjegjen ? Pse mungoi vullneti i dikujt përmbajtjen e një mbledhjeje të tillë?
Pra pse nuk u krijua një Konferencë e ngjashme me ate të Bujanit 1943-1944 ? edhe në Greqi kishte grekë antifashist,. Pse ? Pse u shkatërruar batalioni “ Çameria ‘” ? Jo, pse ajo konferencë , apo batalioni “Çamëria” i kishte ndërruar rrjedhat historike të vendosura në Konferencën e Jaltes, por në mënyrë indirekte kishte pasur një impakt në ngjarjet e më vonëshme.
Ndodhi, çka ndodhi me Çamerinë t`i këthehemi Kosovës së kohës së njejtë.
Përderi sa Greqia u vendos t`i takonte Perëndimit , kurse Shqiperia dhe Jugosllavia lindjes ne si shqiptar ku ishim në atë kohë ? Kufinjt nuk ndryshuan nga ata të Londres 1912. Ne mbetëm me ata që ishim. Fatbardhësisht që Shqiperia shpëtoi. Kosova ra përsëri nën thundren sllave.
Vetëdija dhe largëpamësia e ngritur e disave , që e organizuan Bujanin e që më vonë e e krijuan !968-tën, e krijuan Kushtetuten e vitit 1974, neve si shqiptar na shpëtoi nga shumë gjëra zhbërëse.
Neve kurrë nuk na është permendur që të njohim të vërtetën e Kosovës sepse duke i pasur dy lëvizjet si atë nacionaliste ( ballistët ) dhe atë partizane ( komunistët ) ne kemi shpëtuar nga një debim masiv si bashkëpunëtor të fashizmit ( edhe një gjë, duhet bërë dallimin e madh në bindje nacionale në mes të partizanëve të Shqiperisë dhe atyre të Kosovës )
Pra, serbët ishin totalisht të penguar për një masë të tillë të dënimit kolektiv të një kombi të tërë dhe zbrazjes së saj nga shqiptarët, dhe kjo duke i falënderuar të menduarit ndryshe të njerzëva tanë për kombin dhe ardhmërinë e tij, e që ishte pasqyruar shumë më herët ende pa u ditur kapitullimi i Gjeramnisë, pra Konferencës së Bujanit. Mendo pak , mendo me arsye !
Se kush e çliroj tërë Ballkanin nga gjermanët , dihet . Por, mos të ishin edhe partizanët partizanët shqiptar të Kosovës si pjesëmarrës të luftës , neve na kishte gjetur fati i dëbimit me arsyetimin banal që e përmenda më herët. Pse, ruset nuk erdhen të “çlirojnë” Kosovën nga gjermanët ?
Pos dëbimit , si do të kalonin gratë dhe vajzat tona ? Si mos ma keq . Mos t`a hapi këtë temë
Me cfarë arsyetimi serbët i dëbuan gati një milion shqiptar të Kosovës në vitin 1999 ?
– Arsyetimi i tyre se ishim bashkëpunëtor të NATO-s
Nesër: Pjekuria kombëdashëse e të gjitha kohërave në Kosovë .
Fahri Xharra,04.10.18
Gjakovë
(Ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Panos Kammenos ka deklaruar se “çamët janë kriminelë lufte që kanë bashkëpunuar me nazistët”. )
Në vitin e mbrapshtë 1997 u vu re një fenomen i panjohur për shqiptarët: plaçkitja e bankave, rrëmbimi i bankierëve dhe plaçkitja e parave dhe sendeve me vlerë të pasagjerëve të autobusëve ndërqytetas. Veprimet e bandave të armatosura kryesisht me inspirim apo edhe me urdhër të së majtës shqiptare në v. 1997 ngjanin si dy pika uji me veprimet e njësiteve guerrile dhe formacioneve partizane gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Duke u mbështetur në dokumente nga burimet arkivore zyrtare italiane e gjermane do të ofrojmë një tablo të pjesshme të vjedhjes, grabitjes së floririt, sendeve me vlerë parave letër nga formacionet guerrilje komuniste në periudhën pranverë-verë 1943 dhe vjeshtë 1944. Burimet tona të informacionit janë dokumente zyrtare të forcave të pushtimit italian, të Karabinierisë mbretërore, të GAF-it (Roja e Kufirit), të Milicisë fashiste apo edhe kuesturave të ndryshme në territoret e banuara nga shqiptarët në Ballkan.
Korçë 4 prill 1943
Banda partizane e komanduar nga Shefqet Mulka ndaloi rrugës për në Leskovik një kamion të Shoqërisë SASTEB dhe grabiti ushqimet dhe një sasi frangash ar, që transportoheshin me të. Banda la një dëftesë për sendet e grabitura. (Komanda e lartë e forcave italiane në Shqipëri).
Lexuesve besojmë se u kujtohet dëftesa të ngjashme që lëshonin komitetet e kryesuara nga kol. Kocia apo gjen. Gozhita në Sarandë e Gjirokastër, kur grabisnin mjete të ndryshme transporti ne pranverën e v. 1997.
Gjirokastër 15 prill 1943
Banda Dume (Baki) ndaloi autobusin, që vinte nga Leskoviku, pasi kontrolluan pasagjerët dhe morën një sasi sendesh me vlerë dhe parash në kartmonedhë e lejuan autobuzin të vazhdonte udhëtimin drejt Gjirokastrës. (Komanda e lartë e forcave italiane në Shqipëri)
Korçë 16 prill
Persona të armatosur të bandës së Rahman Zvarishtit morën një sasi barnash mjekësore dhe frangash letër nga depoja e minierës së Xhardes 4 Km nga Qafë Thana. (Komanda e lartë e forcave italiane në Shqipëri)
Vlorë 5 maj 1943
Natën e pesë majit disa rebelë të armatosur me shenjën komuniste në kapele hynë në kapanonin, ku flinin punëtorët italianë në Crionero (Ujë i Ftohtë). Ata u grabitën 20 punëtorëve italianë veshmbathje dhe të gjitha të hollat, që kishin me vete. (Komanda e Milicisë fashiste)
Gjirokastër 8 maj
Rreth 20 persona të armatosur me 2 mitralozë ndaluan disa automjete civilë në Rrugën Ersekë- (Përmet)-Leskovik duke grabitur mallra, pako postare për karabinierët e tenencës (nënrepartit) të Leskovikut si edhe të hollat e udhëtarëve. (komanda e lartë e forcave italiane në Shqipëri)
Gjirokastër 8 maj
Njëzet persona të armatosur ndaluan autobusin civil të Linjës Llongo (Pogon)- Gjirokastër dhe u grabitën udhëtarëve 25 napolona flori dhe 100 napolona letër. Banditët flisnin greqisht dhe shqip dhe mbanin në kapele shenjën dalluese komuniste. (Komanda e lartë e forcave italiane në Shqipëri)
Prizren 23 maj
Në lokalitetin Qafarat të Pukës një bandë komuniste grabiti 7 udhëtarë, që udhëtonin me një makinë me targa Shkodre në pronësi të Medo Dervishit. Udhëtarëve ju grabitën sende me vlerë dhe të holla në shumën 200 napolona. (Komanda e karabinierisë mbretërore në Shqipëri)
Gjirokastër 24 maj
Disa rebelë të armatosur komunistë sulmuan disa vetura civile në lokalitetin Llongo-Kakavijë duke u grabitur 9240 napolona monedha floriri turke dhe rreth 300 napolona letër. Personat e grabitur shqiptarë të ish Mbretërisë së Greqisë del se kishin ardhur ilegalisht në Gjirokastër për të blerë mallra në tregun e Gjirokastrës për t’i shitur më pas në tokat e Camërisë. (karabinieria Gjirokastër)
Elbasan 4 qershor
Natën e 4 qershorit 50 persona të armatosur me shenja komuniste në kapele 2 Km.larg Elbasanit sulmuan furgonin e Shoqërisë elektrike SITA. Shoferi pasi ju grabitën 4 000 franga ar (faktikisht letër), u la i lirë të vazhdonte rrugën. (garnizoni Elbansan)
Berat 7 qershor
Bashkëpunëtorë në vrasjen e Drejtorit të Bankës së Shqipëirsë, Dega Berat dhe llogaritarit të bankës Primo Mecchini thuhet se kanë qenë prefekti i tanishëm Lutfi Shehu dhe kuestori Sherif Zevani. I pari ka bashkëpunuar me banditët komunistë për organizimin e vrasjes dhe fshehjen e motivit të grabitjes si gjoja vrasje politkie me profil anit italian, ndërsa i dyti ka strehuar në shtëpinë e tij për 4 netë rresht një nga atentatorët,që kishte mbetur i plagosur gjatë sulmit gjakësor. Shehu dhe Zevani janë që të dy me ndjenja nacionaliste anti italiane dhe ka prova se po bashkëpunojnë me komunistë si të arratisurit Radovicka, Ujaniku apo Staravecka. (Komanda e Armatës IX)
Vlorë 23 qershor
Katër komunistë të armatosur me pistoleta hynë në zyrën e postës civile Vlorë dhe grabitën 24 000 franga në para të thata si edhe kutinë e sendeve me vlerë, që kishte ardhur nga Fieri dhe do dorëzohej Banca di Napoli, Dega Vlorë. (Karabinieria Vlorë)
Korçë 15 qershor
E njëjta bandë komuniste, që sulmoi eskortën e gjen/major Triccoli (gjenerali u plagos) sulmoi në orën 8 të mëngjesit të 15 qershorit Mario Alfredo Mancini-n,33 vjec, banues në Strugë me punë llogaritar i ndërmarrjes AMMI. Mancini u vra, ndërsa ju grabit canta me franga shqiptare dhe lira italiane. Motorcikleta, me të cilën udhëtonte Mancini, u dogj nga banditët. (Komanda e Korparmatës IX)
Në këto informacione të ofruara nga dokumentet zyrtare italiane d.m.th. nga burime informacioni me besueshmëri të lartë vërehet se grabitja me armë e parave në kartmonedhë apo monedha floriri si edhe sendeve me vlerë nga formacionet guerrilje komuniste ishte një gjë e zakonshme gjatë viteve të luftës. Historiografia zyrtare komuniste në botimezyrtare si Historia e Shqipërisë, Historia e Lëvizjes Nacionalclirimtare, Historia e PPSH-së, historikët e Luftës Nacionalclirimtare në qarqe të ndryshme etj. në asnjë rast nuk përmend grabitje parash apo sendesh mevlerë nga njësitet guerrile e formacionet partizane. Shumë, shumë flitet për marrje ushqimesh, veshmbathjesh, materialesh farmaceutike apo propagandistikepër nevojat e luftës. Vrasja e bankierëve, llogaritarëve e kasierëve italianë nëa to raste,që përmendet, justifikohet si vrasje spiunësh apo elementësh të rrezikshëm fashistë. Tipik është rasti i grabitjes me armë të Bankës së Shqipërisë, Dega Durrës në korrik 1943 nga njësiti guerril Durrës. Në Historiën e Luftës Nacionalclirimtare dhe në pllakën përkujtimore në murin e Bankës flitet vetëm për marrje kaq e aq kuintalësh sheqeri, orizi e letre cigareje për nevojat e partizanëve të Grupit të Pezës dhe nuk përmenden sasi të konsiderueshme të frangave letër, lirave italiane dhe markave gjermane të okupacionit për Greqinë të vjedhura në Bankën në fjalë. Po ashtu nuk përmendet fakti, që nëpunësve dhe klientëve, që ndodheshin në bankë në momentin e grabitjes, ju vodhën 4 orë dore dhe një sahat xhepi si dhe disa bizhu personale dy klienteve italiane të bankës. (Informacion i hollësishëm i karabinierisë Durrës për Kol. Gamucci-n e Karabinierisë mbretërore Tiranë). Pra guerrilasit trima për nevojat e luftës u kishin marrë burrave e grave sahatët, vathët, byzylykët dhe unazat e arta. Veprimetë tilla të nacionalçlirimtares të kujtojnë foton e pa retushuar të kapterrit bolshevik,që ngre flamurin e fitores mbi ndërtesën e Raishtagut në Berlin. Ushtari ka në të dyja duart 6 orë dore grabitur gjermanëve, që po i clironte nga nazizmi. Grabitje të tilla me armë si ajo e korrikut 1943 në bankën e Durrësit ngjajnë si dy pika uji me grabitjet me armë për motive ordinere të bankave kudo në botë.
Hajdutëria e komunistëve shqiptar në prag të fitores mbi kundërshtaret e tyre dhe sidomos pas fitores morri përmasa të jashtëzakonshme. Në nëntor 1944 nëpunësit shqiptarë të Bankës së Shqipërisë, dega Prizren u dorëzuan brigadave partizane shqiptare 4 milion franga ar (letër) të mbetura në bankë pas shpërbërjes së administratës shqiptare dhe tërheqjes nga Prizreni të në repartit të Divizionit SS Prince Eugene. Procesverbali i dorëzimit mban firmat e dy komisarëve shqiptarë: Komisar Sali Verdha (për Brigadën XIII partizane)dhe Komisar Ramiz Alia (për Divizionin V). Këto 4 milion franga ar nuk u kthyen kurrë në arkën e Bankës së Shqipërisë, as kur ishte drejtor Dhimitër Pasko, as kur u bë drejtor Kostë Boshnjaku.
Në këtë përvjetor të 29 nëntorit, mbas fakteve të lartpërmendura mund të themi se partizanët tanë trima e çliruan Shqipërinë edhe duke plaçkitur me armë vetura, furgonë, kamionë, banka, franga e lira italiane letër, napolona e lira turke ar, ora dore e sahatë xhepi e sigurisht bizhuteri ari e gjithfarë sendesh me vlerë./ Citynews