Aurora

Kryeprokurori të jetë i përgatitur edhe që t’i hidhet makina në erë.Shokon gazetari

Gazetari Mentor Kika i ftuar në emisionin “Arena” nga Dritan Hila në Ora Neës, thotë se Prokurori i Përgjithshëm  duhet të jetë i përgatitur që t’i hidhet edhe makina në erë.

“Prokurori i Përgjithshëm duhet të jetë i përgatitur të jetë jo tabelë qitje por poligon. Prokurori i Përgjithshëm jo thjesht duhet të ketë 15 vite punë, por të jetë edhe trim. Duhet të kesh këllqe dhe ta ndash mendjen se do të përballesh qoftë me ministra, qoftë me klane kriminale. Duhet të jetë i përgatitur që t’i hidhet makina në erë nesër’, deklaroi ai.

Hila: Llalla nuk ia doli?

Kikia: Nuk ka lidhje fare me këtë punë.

Kryeprokurori të jetë i përgatitur edhe që t’i hidhet makina në erë.Shokon gazetari Read More »

Berisha-Ramës: Tahiri të solli Gazin në mesnatë në shtëpi pastaj

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar sërish në Kuvend ndaj Edi Ramës. Pasi i kujtoi raportet e SHISH për policët, e për të cilët kryeministri nuk bëri asgjë, Berisha e pyeti Ramën se pse i çoi Barack Obamës në zyrë, kryetrafikantin Saimir Tahiri. ‘A erdhi kërkesa nga prokuroria për të arrestuar Saimir Tahirin. A dole fillimisht e the, se në ato përgjime ishte hataja.

Por më pas ai të nxori kartonin e kuq, nga studio e Fevziut. Të solli Gazin në mesnatë, pyete Olsin. Të solli Gazin dhe të tha, mos gabo, të numëroi dosjet, Xibrakën, Olsin etj. E pastaj ndryshove gjithçka. Nise duke më sulmuar mua, Italia është e Saliut, Franco Roberti është i Saliut.

Pastaj, pas 1 jave, doli 836 mijë euro e Tahirit, në makinën e Ores Sotës. Tani më thonë se në makinë me të ishte edhe Saimir Tahiri. Nuk foli asnjë fjalë, pse tha avokati i tij jam unë. Por atje çoi Brahon dhe pas 1 ore i rakorduan punët.

Ke marrë 60 raporte nga SHISH për lidhjet e policëve me drogën. Çfarë bëre ti? I hodhe. E more Saimir Tahirin dhe e çove në zyrën e Barack Obamës? Pse e çove kryetrafikantin atje, pse kur e dije se kush ishte’, tha gjatë fjalës së tij, ish-kryeministri Sali Berisha. 

Berisha-Ramës: Tahiri të solli Gazin në mesnatë në shtëpi pastaj Read More »

Ja çfarë duhet të bëni që era e parfumit të ju mbes më gjatë

Nëse ndonjëherë ndiheni të pakënaqur nga fakti se parfumi juaj i shtrenjtë nuk ka erë aq të mirë siç ndihet në shishe, ose është zhdukur brenda një ore pas largimit nga shtëpia, atëherë duhet ta fajësoni vetën se si e aplikoni atë.

Profesionisti francez, Francis Kurkdjian, i cili krijoi njërin nga parfumet më të mira në botë, kur ai ishte vetëm 26 vjeç, ka zbuluar për Vogue gabimet më të mëdha që bëjnë gratë kur e aplikojnë parfumin.

Kurkdjian tha për Vogue se ju duhet të keni parasysh veshjen në mënyrë që parfumi juaj të nuhas më mirë, transmeton Indeksonline.

Nëse jeni person që nuk e përdorni çdo ditë të njëjtin parfum, atëherë është mirë që ju të blini shishe të vogla të parfumeve, pasi aroma tipike ka një afat prej vetëm tre muajsh, thotë eksperti. Pas këtij afati aroma mund të dobësohet apo edhe të ndryshoj sado pak.

Mos i fërkoni duart kur e hidhni parfumin

Nëse ju keni një shprehi të i fërkoni duart kur hidhni parfumin, atëherë ju jeni duke e prishur me të vërtet efektin e erës së parfumit.

Kjo për shkak se fërkimi nxit lëkuren të prodhojë enzima natyrale që ndryshojnë rrjedhën e parfumit.

Mos e mbani parfumin në banjë

Parfumi është jashtëzakonisht i ndjeshëm ndaj ndryshimeve në mjedis dhe do të ndikohet nga ndryshime të tilla si duke shkuar nga të ftohtit në të nxehtë.

Ky proces përcakton reaksione kimike të papritura brenda përbërësve natyral të parfumit.

Mënyra më e mirë për ta ruajtur atë është ta mbani në kutin e saj origjinale dhe në temperaturë të dhomës.

 Mos blini parfume të madhësisë së madhe

Nëse jeni me fat dhe keni shumë parfume ose nuk përdorini parfumin tuaj të preferuar çdo ditë, oksigjeni do të fillojë të shkatërrojë molekulat të parfumeve që rrinë gjatë të hapur.

Një shishe tipike ka një afat prej tre muajsh kështu që nëse nuk jeni duke përdorur parfumin e njëjtë çdo ditë, është më mirë të blini parfume me shishe më të vogla.

Hidhni parfum në flokë

Parfumi në të vërtetë nuk zgjatë shumë gjatë në një lëkurë të thatë, sipas Kurkdjian dhe kur ju djersini vajrat natyrale shkatërrojnë aromën.

Nëse doni të siguroni jetëgjatësinë, mjegulloni aromën tuaj lehtë në flokët tuaja ose në një shall.

“Për shkak se flokët lëvizin në ajër, ndihmon që të përhapet aroma”, ka thënë ai

Ja çfarë duhet të bëni që era e parfumit të ju mbes më gjatë Read More »

Vlorë:Prej vitit 1991 ujësjellësi rezulton debitor, pa paguar vlerën e faturuar nga OSHEE

Sipas burimeve për Vlora News, OSHEE ka kryer ndërprerjen e energjisë elektrike të Ujësjellësit, si dhe të zyrës së Shërbimit ndaj Klientit.

Por çudia më e madhe qëndron se prej vitit 1991 ujësjellësi rezulton debitor, pa paguar vlerën e faturuar nga OSHEE.Kur faturat nuk janë paguar prej vitesh pse nuk është marrë asnjë masë më parë por pikërisht tani?

Pyetje kjo e cila lind tek çdo qytetar i thjesht i Vlorës, të cilëve nuk u merret parasysh as mungesa e të ardhurave, as ndërprerja e pensioneve sociale, por me një afat prej pak muajsh u kryhet ndërprerja e energjisë, ndërkohë që mes institucionesh shtetërore kemi një tolerancë të tepruar.

Qytetarët të cilët drejtohen për të paguar detyrimet tek zyra e shërbimit ndaj klientit kthehen mbrapsht, nga mungesa e energjisë.

Vlorë:Prej vitit 1991 ujësjellësi rezulton debitor, pa paguar vlerën e faturuar nga OSHEE Read More »

Pse u revoltua drejtoresha dhe më tërhoqi zvarrë në shkallë

Drejtoresha dhunon edukatoren e kopshtit në sy të fëmijëve 5­ vjeçarë. Të paktën ky është pretendimi i të dëmtuarës, 50­ vjeçares Suzana Brahimllari, e cila u paraqit për trajtim në spital pas hematomave e tronditjes së pësuar.

Sipas të dhënave, ngjarja ndodhi në kopshtin nr.8, teksa pas një debati verbal, drejtoresha Laureta Asllani ka përfunduar në përdorimin e forcës fizike ndaj vartëses së saj.

Pas denoncimit të edukatores, Policia bëri të ditur se “u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqë sor Korçë për veprën penale ‘dëmtime të tjera me dashje’ pasi ka bërë kallëzim shtetasja S.B., 50 vjeçe, banuese në Korçë, me detyrë mësuese parashkollore. Ajo ka deklaruar se është konfliktuar për motive të dobëta me drejtoreshën e kopshtit, shtetasen L.A., 38 vjeçe, banuese në Korçë, në ambientet e brendshme të këtij institucioni. Nga ana e Policisë, u kryhen veprimet procedurale dhe po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”.

E kontaktuar mbrëmë nga “Panorama”, drejtoresha Asllani u shpreh se e gjithë kjo është një sajesë dhe se ajo do ta ndjekë ligjërisht këtë çështje. “Nuk është asgjë e vërtetë. Ajo (edukatorja) ka probleme, të cilat po i verifikon një komision etike”, u shpreh drejtoresha. Madje, ajo nuk pranoi që hematomat e 50­-vjeçares të jenë shkaktuar nga ana e saj.

Ndërkohë, e dëmtuara rrëfeu në ambientet e jashtme të spitalit (personeli nuk lejoi gazetarët ta intervistonin brenda), se si ndodhi ngjarja.

Znj. Brahimllari, a mund ta na thoni se si ndodhi ngjarja?

Më tha drejtoresha se kishte pasur një ankesë nga një prind me argumentin se unë nuk respektoja etikën, pasi u thosha prindërve çfarë bënin fëmijët e tyre gjatë kohës që unë kujdesesha për ta. Ndërkohë që unë e kam detyrim që t’i informoj prindërit për çdo gjë që ndodh me fëmijët, çdo sjellje të tyre të mirë apo çdo gabim që bëjnë. Më thirri në zyrë dhe më komunikoi që kishte këtë ankesë prindi dhe madje kishte mbledhur komisionin e etikës.

Dhe më tej çfarë ndodhi?

I kërkova letrën që pretendonte se e kishte bërë prindi dhe ajo e nxori dhe ma tregoi. Në ato momente unë i kërkova që ta bëja fotokopje dhe t’ia ktheja origjinalin dhe nisa ta palos. Por ajo u revoltua nga kjo gjë dhe nisi të më godasë. Unë dola nga zyra, por ajo më ndoqi dhe po më tërhiqte zvarrë nëpër shkallë… Më pas iu shkëputa nga duart dhe hyra në klasë ku ishin edhe fëmijët. Mendova se për shkak se aty kishte fëmijë, nuk do të vinte atje.

Ju ndoqi?

Po, ka hyrë në klasë dhe në sy të fëmijëve që janë 5­ vjeçarë më goditi, ata u traumatizuan. Më pas doli nga klasa dhe unë u ula në një karrige. Nuk isha në gjendje të qëndroja, isha e shokuar. Pak më vonë humba ndjenjat dhe më kanë shtrirë mbi tavolinën ku hanë ushqimin fëmijët. As ambulancën nuk lajmëroi që të më çonin në spital. Thirra vetë urgjencën dhe më kanë mjekuar atje, mbi tavolinë.

Keni pasur konflikte të mëparshme me drejtoreshën?

Kam 32 vjet që punoj në sistemin arsimor dhe nuk kam pasur asnjëherë probleme. Kam 3 muaj që përballem me presion psikologjik të vazhdueshëm, pasi kjo drejtoresha nuk e di pse grindej me mua për çdo gjë. Nuk kisha reaguar dhe s’i ktheja asnjëherë përgjigje, s’doja të humbisja vendin e punës… Ndërkohë që edhe për letrën e prindit që ajo pretendon dhe madje e kishte bërë gati, unë kam komunikuar më pas me atë prindin. Dhe më mohoi kategorikisht të jetë ankuar as gojarisht, jo më të kishte shkruar atë letër për mua.

A keni bërë denoncim në Polici?

Po, kam bërë kallëzim në Polici sepse nuk mund ta duroja më, është e turpshme që të më ndodhë kjo gjë.

A do të riktheheni nesër në punë?

Po, do të shkoj, më vjen shumë turp nga kjo që ndodhi, por do shkoj, kam fëmijët për të cilët kujdesem dhe nuk mund t’i lë. Nuk e di çfarë më pret dhe çfarë reagimi do të kem nesër nga drejtoresha.

Pse u revoltua drejtoresha dhe më tërhoqi zvarrë në shkallë Read More »

Katania ‘fundos’ Tahirin.Provat që vënë në dyshim dëshminë e pafajësisë

Emri i Saimir Tahirit për herë të parë doli nga dosja e Habilajve e Prokurorisë së Katanias. Për të vërtetuar që përdorimi i emrit të tij ishte rastësor dhe i papërfshirë në hetime, ish-ministri i Brendshëm doli në një konferencë për shtyp, ku deklaroi se brenda 48 orëve kishte mundur të merrte nga Prokuroria e Katanias këtë vërtetim që dëshmonte se ai nuk është person nën hetim nga italianët.

“Brenda 48 orëve me një kërkesë fare të thjeshtë, unë sigurova këtë dokument nga Prokuroria e Katanias. Ky dokument mban datën 23 dhe thotë se përsa i përket shtetasit Saimir Bashkim Tahiri, i lindur më 30 Tetor 1979, nuk rezulton sot dhe më herët deri në këtë datë, që të ketë pasur ndonjëherë procedim penal nga Prokuroria e Katanias”, deklaronte Tahiri më 24 tetor.

Top Channel për shkak të çështjes tejet të ndjeshme dhe personit që përmendej në dosje, i kërkoi Prokurorisë së Katanias sqarime të mëtejshme për rastin në fjalë. Përgjigjja nga zyra e Prokurorit të Katanias ishte se “prokurori nuk e sheh të arsyeshme të përgjigjet”. Në këtë moment kërkuam të dinim sesi mund të merrej një vërtetim i tillë.

Për këtë ne pyetëm një studio avokatie në Katania. Avokatja Carmen Gulizia na shpjegoi se një vërtetim të tillë mund ta kërkojë çdo shtetas, italian ose jo, fizikisht ose me ndërmjetësinë e një avokati italian.

Atëherë ne autorizuam avokaten Carmen Gulizia që të kërkonte një vërtetim të tillë për ne. Pasi kërkesa u dorëzua, pritëm 48 orë. Përgjigjja nuk erdhi. Përgjigjen avokatja jonë e mori pranë kancelarisë së Prokurorisë vetëm pas 7 ditësh.

U interesuam nëse vonesa kishte të bënte me ne. Por avokatja italiane na shpjegoi se një dokument i tillë nuk mund të merret për 48 orë. Edhe nëse do të ishim paraqitur vetë fiziksht pranë Prokurorisë së Katanias, afati nuk ndryshon.

Në bashkëpunim edhe me kolegët e MeridioNews iu drejtuam atëherë dy studiove të tjera në Katania përfshirë kreun e dhomës penale të Katanias, të cilët na siguruan dokumenta të tjerë, kësaj here të shtetasve italianë, të cilëve u kemi mbuluar emrat për efekt privatësie. Ajo që vumë re fillimisht është që afati i marrjes së dokumentave është për të gjithë mbi një javë pas depozitimit të kërkesës.

Në njërin prej dokumentave nuk ka firmë, por është një skan-kod shtesë në të djathtë lart. Avokatët na sqaruan se nëse dokumenti merret në mënyrë elektronike me e-mail, i vihet ky skankod shtesë. Nëse merret fizikisht, me postë apo pranë sekretarisë, ka firmë.

Përveç kësaj, dokumentat janë identikë me dokumentin tonë. Por, të krahasosh dokumentin tonë me dokumentin e paraqitur nga ish-ministri Tahiri, me sy të lirë këto 2 dokumenta janë shumë të ndryshëm, edhe në përmbajtje, por sidomos në formë. Pse?

“Dokument të tillë nuk kam parë kurrë. Jo vetëm që nuk kam parë, por nuk janë të tillë dhe mund ta shohim. Është e dukshme! mungojnë një sërë gjërash. Së pari nuk është logo e Republikës së Italisë, që duhet të jetë në çdo akt zyrtar italian. Nuk është barkodi, që është një kod që shërben për të identifikuar aktin dhe cili e ka lëshuar këtë akt. Ka një numër protokolli dhe mbi të gjitha, këtu thuhet: Nuk rezultojnë regjistrime. Duket sikur dikush e ka parë këtë dhe e ka shkruar në mënyrë pak të shpejtë, sepse ligji italian nuk thotë nëse ka apo jo regjistrime, por thotë: Nuk rezultojnë regjistrime të mundshme për t’u njoftuar. Por e përsëris, ka një dallueshmëri objektive. Mjafton që të shikoni, ky është origjinali ky është dokumenti që më keni treguar. Janë te papërputhshëm! Jo të ndryshëm, të papërputhshëm. Ky është një dokument fals. Domethënë, nuk mund ta them që është fals, është një krim i rëndë “falsifikimi i akteve publike”. Është një nga krimet më të rënda të parashikuara në kodin tonë penal”, thotë avokati, Gofrredo D’Antona.

“Absolutisht më duket një dokument jooriginal, duke marrë parasysh që dokumenti i Prokurorisë, pra ai zyrtari ka nje bar kod, ka kokën me logon, ka një kod të skanueshëm. Ky është modeli që lëshohet nga Prokuroria e Katanias. Nuk më rezulton që të ekzistojnë të tjera. Kjo vulë nuk mund te them ç’është, por nuk mund të përjashtoj që të jetë e vërtetë. Por ama nuk tregon se cili është burimi që e ka vendosur. Ka një firmë me stilolaps, por jo emrin e punonjësit të Kancelerisë që e ka lëshuar. Mirëpo, nuk është e thënë që edhe nëse ekziston një procedim penal në ngarkim, ai të shkruhet dhe të jetë pjesë e dokumentit të lëshuar, sepse në shumicën e rasteve në certifikatë shkruhet: nuk rezultojnë regjistrime të mundshme për t’u njoftuar. Çka do të thotë që një subjekt mund të jetë i hetuar për krime të rënda, por pa iu komunikuar kjo, sepse duke qenë një sekret hetimor është e natyrshme që nuk do të tregohet në një dokument që i lëshohet subjektit, që është objekt i atij hetimi”, thotë Enrico Trantino, Kryetar i Dhomës Penale të Katanias.

Pra në bazë të këtij investigimi dhe intervistave, duket që kemi të bëjmë me 2 vërtetime të ndryshme; ai i siguruar nga ne, nëpërmjet avokates Carmen Gulizia dhe ai zotit Tahiri me mangësitë e formës dhe të përmbajtjes që ka.

Top Channel siguron që vërtetimi i marrë nga ne ka dalë nga Prokuroria e Katanias, zyrtar dhe sipas afateve që parashikon procedura. A mund të thotë zoti Tahiri të njëjtën gjë për dokumentin e tij? Dhe më kryesorja, siç thotë edhe kryetari i Dhomës Penale të Katanias, edhe po të ishte një dokument origjinal, nuk vërteton në mënyrë të prerë nëse ndaj Saimir Tahirit ka apo jo ndjekje penale nga Prokuroria e Katanias.

Katania ‘fundos’ Tahirin.Provat që vënë në dyshim dëshminë e pafajësisë Read More »

Më në fund Luana Vjollca e ndan mendjen për Krenarin

Luana Vjollca dhe Krenar Çoçaj prej rreth dy vitesh janë në një lidhje dashurie edhe pse kanë preferuar që deri tani të mos e pranojnë publikisht.

Ata janë fotografuar disa herë bashkë teksa kanë drekuar apo edhe kanë udhëtuar drejt shteteve të tjera. Por duket se çifti ka plane të mëdha në horizont. Sipas “Panorama Plus”, thuhet se burime pranë çiftit kanë treguar se në verën e vitit 2018 ata pritet të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë.

Duket se dasma e Marinës dhe e Getoarit ka qenë një ogur i mirë për të vazhduar sërish me martesa për familjen Vjollca.

Më në fund Luana Vjollca e ndan mendjen për Krenarin Read More »

Modelja e njohur shqiptare Angela Martini kurorëzon dashurinë e saj me martesë

E njëjta ka publikuar një fotografi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ku shfaqet pranë bashkëshortit, teksa kumton lajmin e martesës.

“E sapo martuar natën e kaluar me njeriun e ëndrrave! Jeta jonë është një film dhe ne guxojmë ta jetojmë ashtu siç duam! Origjinale, aq sa edhe e çmendur” (sic.), ka shkruar Angela.

Modelja shqiptare është martuar përndryshe me miliarderin rumun, Dragos Savulescu.

Ata kanë qenë në lidhje prej kohësh, dhe së bashku janë shpërnguluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të jetuar.

Çifti kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në Las Vegas.

Angela ka ndarë me fansat disa imazhe nga ceremonia, ku duket se dyshja kanë kaluar çaste romantike në prani të njëri-tjetrit, gjersa edhe në ditën më të rëndësishme të jetës së saj, Martini nuk kishte nguruar të shfaqej provokuese

Modelja e njohur shqiptare Angela Martini kurorëzon dashurinë e saj me martesë Read More »