Aurora

Gazetari i njohur bën deklaratën e fortë: Ambasadori Lu e gënjen Trumpin për Shqipërinë!

Gazetari i njohur Frrok Çupi ka bërë akuza të rënda, teksa thotë se ambasadori amerikan në vendin tonë, Donald Lu gënjen “Shtëpinë e Bardhë” dhe Uashingtoni nuk e di se çfarë ndodh në Shqipëri.

“A mund të besohet se, ambasadori i Amerikës i dërgon të vërtetën Amerikës?

Kjo tashmë është më pak e besueshmja që mund të ndodhë. Ambasadori Lu – thonë analizat – u hodh nga gëzimi kur i erdhi radha të “fshinte” Prokurorin e Përgjithshëm që i ishte bërë pengesë për një aferë të dyshimtë, me një kompani kanadeze të naftës.

Si zoti Lu, edhe ambasadorja e BE-së, janë bashkuar me qeverinë për të mbyllur dosjet kriminale të “peshqve” të mëdhenj, duke larguar Prokurorin e Përgjithshëm dhe duke prurë në vend të tij, një prokuror “raja”.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara i përket administratës së vjetër të presidentit që u largua; grupimi i tij është angazhuar, me të gjitha forcat, kundër presidentit aktual, Trump. Zoti Lu është ambasador i Trump, por ndjek politika të Obamës.

Para dy ditësh, deklaroi se zgjedhjet kur fitoi Trump “janë hakeruar”. Asnjë ambasador në botë nuk e ka bërë këtë, që të sulmojë presidentin e tij, në emër të një presidenti tjetër… Informacioni mbi Shqipërinë, shkon në Amerikë i shtrembëruar, përderisa këtu, sy për sy, ambasadori flet ndryshe nga e vërteta që ndodh…

Më në fund, si mund të dërgojë ambasadori informacion të drejtë në dorën e presidentit që nuk e do”, shkruan Çupi për AFP.al.

Ai shkruan se edhe opozita, nuk mund ta informojë Donald Trump, se çfarë ndodh në Shqipëri, pasi është e kapur nga Soros:

“A mund të trokasë opozita në derë të Amerikës?

Sigurisht, nuk është e pamundur… Por opozita duket e pagatshme të ndërmarrë këtë hap. Nuk e ndërmerr këtë hap, sepse po të ndodhte, atëherë do të “zbulonte” qeverinë. Opozita ka marrë përsipër të bëjë opozitë të lehtë e në sipërfaqe, aq sa të mbulojë qeverinë. Nëse do të tregonte të vërteta në Shtëpinë e Bardhë, atëherë do të tronditej klima dhe do të niste ndryshimi. Amerika nuk mund të lejojë një shtet narkotik e kriminal, në mes të kontinentit dhe në udhëkryqin për në Lindje.

Opozita nuk troket në dyer të presidentit Trump, edhe pse i ka lidhjet me Soros dhe Hillary. Edhe fushatën elektorale ku PD u fundos, e organizoi Podesta i Hillary-së. Edhe takimet “diplomatike” të larta, PD-ja i bën me Institutin e Demokratik të liberalëve Obama – Soros, Hillary.

Opozita nuk e ndërmerr as hapin e lajmëtarit.

Po cila Amerikë duhet lajmëruar?

Politika shqiptare dhe diplomati amerikan, me qëllim, i ngatërrojnë të “dy Amerikat”.

Për ambasadorin Amerikan, thuhet: “Ore, e dini ju se ai flet në emër të Amerikës?” Në fakt, ai flet në emër të “Amerikës 2”, që përfaqësohet nga presidenti i kaluar, kandidatja e rrëzuar dhe miliarderi George Soros – të gjithë kundër presidentit Trump, “për jetë a vdekje!” . Edhe politikanët (qeveri dhe opozitë), bëjnë deklarata sublime “për Amerikën”. Por për cilën Amerikë? Askush nuk përmend liderin Amerikan, politikën e tij, Shtëpinë e Bardhë, Departamentin e Shtetit… Jo, vetëm “për Amerikën”.

Siç po duket qartë, në këtë rajon ku ndodhemi, zhvillohet beteja mes “Amerikës një”, dhe “Amerikës së dytë”. Ashtu si edhe beteja mes elitave qeveritare të dështuara, globalizmit dhe kufijve të hapur, kundër politikave të konservatorizmit, sovranitetit, respektit për kombin e familjen, qeverinë e punëve dhe jo të fjalëve – që përfaqësohen në glob nga Trump, Brexit, populistët dhe konservatorët…

Amerikës nuk ka kush i thotë….” 

Gazetari i njohur bën deklaratën e fortë: Ambasadori Lu e gënjen Trumpin për Shqipërinë! Read More »

Arian Cani i bindur, ja kush do të jetë Kryeprokurori i ardhshëm

Teksa diskutimet se kush do të jetë prokurori i ri i përkohshëm i vendit, gazetari Arjan Çani i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, tha se burimet kanë deklaruar se do të jetë prokurorja e Shkodrës, Arta Marku. Edhe deputeti i PS-së, Alket Hyseni u shpreh se propabiliteti për të është i lartë.

Pjesë nga biseda:

Çani: Nga burimet që kemi pritet të jetë Arta Marku.

Hyseni: Probabiliteti për të qenë Arta Marku është i lartë sepse është një nga shtatë.

Çani: Shenjë e keqe shumë.

Arian Cani i bindur, ja kush do të jetë Kryeprokurori i ardhshëm Read More »

Imami rrëfen momentet: Si u kërcënova nga shefi i Antiterrorit

Imami Armand Aliu deklaroi mbrëmjen e sotme se ka marrë kërcënime pasi është thirrur për t’u marrë në pyetje nga Drejtoria e Antiterrorit.

Imami rrëfeu nga studioja e “Të Paekspozuarit” se u kërcënua me thyerje brinjësh nga shefi i Antiterrorit dhe në prokurorinë e Tiranës gjatë kohës që u mor në pyetje pas thirrjes që u bëri besimtarëve myslimanë të mos festojnë 28 nëntorin, pasi ishte haram.

Zbuloni të vërtetën e therrshme rreth kërpudhave para se t’i humbni thonjët tuaj
“Jam kërcënuar me thyerje brinjësh nga Shefi i seksionit i Antiterrorit. Kërcënime kam marrë edhe nga një oficerë i SHKB-së dhe nga një i Prokurorisë së Tiranës”, u shpreh Ali.

Ai pohoi se e vetmja gjë që kishte shkruar në faqen e tij të ‘Facebook’-ut ishte vetëm fjala e Profetit. Policia referoi në prokurori vepra penale për “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve”.

Imami rrëfen momentet: Si u kërcënova nga shefi i Antiterrorit Read More »

Ja si duhet te veproni para se te konsumoni vere

“82% e njerëzve e konsumojnë verën në temperaturën e dhomës, – tregojnë studimet e fundit, – por për ta shijuar atë maksimalisht duhet të përpiqemi ta shërbejmë nga 12 deri në 18 gradë Celsius, në varësi të llojit”.

Duke e përshkruar si mit, idenë që vera duhet të jetë në temperaturën e ambientit.

Një kantinë e famshme familjare australiane shkruan në raport se, “Au Chambre” – siç njihet ndryshe, – është një trashëgimi e hershme që lidhet me dhomat e ftohta të kështjellave mesjetare franceze. Klima australiane, nga ana tjetër, fantastike për prodhimin e verës, nuk është edhe aq ideale për pirjen e saj, sepse temperatura e dhomës në këtë vend mbërrin te 23 gradë Celsius.

Por si duhet vepruar atëherë?

Këshillohet që shishja e verës të lihet 30 minuta në frigorifer, përpara se të konsumohet.

Nëse do ta provoni shijen e verës para dhe pas ftohjes, do ta dalloni menjëherë diferencën.

Këtë vit, çmimi i verës mund të pësojë rritje për shkak se kushtet ekstreme të motit kanë dëmtuar vreshtat anembanë globit.

Organizata ndërkombëtare e Verës njoftoi se, në vitin 2017, prodhimi i saj ka rënë me 8.2%, me problemet e mëdha të vjeljes që u regjistruan në Francë, Itali e Spanjë.

Këto 3 vende së bashku prodhojnë çdo vit më shumë se gjysmën e verës në mbarë botën.

Ja si duhet te veproni para se te konsumoni vere Read More »

Puno ose jo Zvicra të dhuron 2200 euro në muaj që nga 1 Janari

Zvicra është padyshim një nga vendet më të preferuara nga të gjithë dhe kjo jo vetëm për shkak të pozitës gjeografike, por edhe për shkak të mirëqenies sociale.
Dhe duket se nga data 1 janar i vitit 2018, ajo do të eksperimentojë projektin për të ardhurat bazë të pakushtëzuara.

Kjo nismë do të thotë, sigurim për të gjithë qytetarët me të ardhura minimale për të jetuar, pavarësisht nëse janë apo jo të punësuar.

Projekti në fjalë siguron 2200 euro në muaj për çdo qytetar mbi 18 vjeç, ndërsa minorenët 550 euro në muaj.

Procedurat e aplikimit dhe mënyra e shpërndarjes së parave janë ende të paqarta për publikun, por projekti shihet me tepër skepticizëm, pasi mund të nxisë rastet e braktisjes së punës.

Puno ose jo Zvicra të dhuron 2200 euro në muaj që nga 1 Janari Read More »

Alarmi nga ekspertët shqiptarë, mos i fusni në gojë këto produkte, rrezikoni shumë

Ekzisoton një nevojë urgjente vlerësimi Kombëtar i Riskut të Sigurisë Ushqimore, pasi ende nuk janë identifikuar produktet më risk. Nga analizimi qe i eshte bere 5 llojeve te ushqimeve, produkte vendi dhe importi, eshte konfirmuar cilësiaë e dobët dhe rrezikshmëria për konsumatorët.

Alarmi vjen pas studimit të Shoqatës së Prodhuesve Ushqimorë në vend, sipas te cileve, problemet më të mëdha u evidentuan tek mishi dhe nënproduktet e tij, ku 15 % e produkteve të analizuara rezultuan me ngarkesë të lartë mikrobiale ndërsa 20% e mishit, kryesisht e produkteve të sallamit, rezultoi me ngjyrues, që shërben për ta bërë mishin të duket sa më i freskët. Kreu i Shoqatës së Industrisë Ushqimore Shqiptare, Alban Zusi, thotë se përmbajtje të dëmshme për shëndetin e njeriut janë konstatuar edhe tek produktet e qumështit, vaji i ullirit dhe gjalpi.

“Nga 8 produkte dhe nënprodukte të qumështit, dy prej tyre (25 %) rezultuan me aflatoksinë. Përsa i përket vajrave të analizuar, parametrat e tyre rezultuan brenda normave për 80% të tyre. Për një nga vajrat e ullirit të testuara, rezultoi se parametrat e tij nuk përputhen me ato të vajit të ullirit, ekzaminimi spektrofotometrik dhe metilet e jashtme të acideve yndyrore rezultuan jashtë normave. Një nga produktet e gjalpit me sasi të acidit oleic më të lartë se normat e lejuara”, tha ai per Klan Plus.

Nisur nga gjetjet e konstatuara, sa i përket mungesës së sigurisë ushqimore në vend, Alban Zusi kërkon nga qeveria ashpërsim të ligjit deri në  dënimin me burg për ata që shkelin standardet e sigurisë ushqimore dhe rrezikojnë jetën e konsumatorit.

Alarmi nga ekspertët shqiptarë, mos i fusni në gojë këto produkte, rrezikoni shumë Read More »

Vërtetohet shkencërisht! Meshkujt mund të vdesin nga…

Gripi i meshkujve është i vërtetë dhe daton nga paraardhësit tanë të shpellave, ka zbuluar një shkencëtar. Dr.Kyle Sue nga një universitet kanadez tha se ekziston një arsye shumë e rëndësishme evolucionare që meshkujt sëmuren më lehtë.

Kyle pretendon se meshkujt e shpellave kishin sistem imunitar më të dobët se sa gratë, çka i ndalonte ata të dilnin jashtë për gjueti kur ishin të sëmurë.

Dr.Sue zbuloi se meshkujt e rritur kanë një rrezik më të lartë për të përfunduar në spital dhe madje të vdesin nga kushtet e lidhura me gripin.

Kyle gjithashtu gjeti se meshkujt kanë më shumë gjasa të marrin komplikime ose të vdesin nga sëmundjet e tjera të frymëmarrjes, duke ofruar më shumë dëshmi se gratë kanë sisteme imune më të forta. Është treguar se gratë janë më të mira në luftën kundër gripit se homologët e tyre meshkuj.

Dr.Sue argumenton se testosteroni hormonal- i cili është më i pranishëm në meshkuj se sa femra – mund të shtypë sistemin imunitar mashkullor.
Në anën tjetër, hormonet seksuale të femrave nxisin sistemin imunitar të grave

Vërtetohet shkencërisht! Meshkujt mund të vdesin nga… Read More »

Gazetarja e njohur që Rama e zhduku nga ekrani bën deklaratën “bombë” për reformën në drejtësi

Gazetarja Sonila Meço përmes një shkrimi analizë thotë se reforma në drejtësi ka nisur duke shkelur Kushtetutën. “Sot po i afrohemi qendrës së trekëndëshit të Bermudës, ku krimi nuk ka si të njohë ndëshkim, sepse drejtësia është në kolaps mes kapjes së djeshme dhe rikapjes së sotme, ku ndërkombëtarët kanë hesapet e gjeopolitikës së madhe e lejojnë përfaqësuesit e bezdisjeve të vogla të shuajnë çdo zhurmë që iu ndërhyn në antena.”, shkruan ajo.

“Pjesë nga analiza e sotme për afp.al:
…dhe ja ku ndodhemi sot, me një kushtetutë miratuar me nxitim, nën presion politik të brendshëm e ambasadorësh, me përplasje dispozitash kalimtare, me nisjen e një reforme në drejtësi në shkelje të kushtetutës, duke mos respektuar frymën e saj në zgjedhjen e prokurorit të përgjithshëm, me gjykata jashtë funksioni të paplotësuara në numër anëtarësh, me misione ndërkombëtare që ndërhyjnë edhe në shkelje të kushtetutës, me ambasadorë që kanë humbur çdo kredibilitet, por që shtojnë kredite personale me zgjidhje artificiale krizash. Sot po i afrohemi qendrës së trekëndëshit të Bermudës, ku krimi nuk ka si të njohë ndëshkim, sepse drejtësia është në kolaps mes kapjes së djeshme dhe rikapjes së sotme, ku ndërkombëtarët kanë hesapet e gjeopolitikës së madhe e lejojnë përfaqësuesit e bezdisjeve të vogla të shuajnë çdo zhurmë që iu ndërhyn në antena. Dhe çfarë përhumbet në shkuarjen drejt epiqendrës është shteti i së drejtës, i cili shqiptarit të thjeshtë i ha kokën, i merr shpirtin. Ndërsa për krimin është shpëtim, për pushtetin garanci triumfi pa kontroll, për ndërkombëtarët një togfjalësh I harruar prej realpolitikës që po ngjall fantazmat e Churchill dhe Stalinit, duke ndarë kufijtë e Europës Lindore, më shumë se 70 vjet më parë. Analiza e plotë në: http://afp.al//news/2017/12/bermude-me-krim-pushtetare-dhe-nderkombetare-opinion-nga-sonila-meco-65799/“, shkruan Meço në rrjete sociale.

Gazetarja e njohur që Rama e zhduku nga ekrani bën deklaratën “bombë” për reformën në drejtësi Read More »