Aurora

3 të penduar në Itali rrezikojnë Saimir Tahirin

Gazetari investigativ Artan Hoxha duke folur pak më parë në “Kjo Javë” hodhi dritë mbi çështjen aq të përfolur, atë të përgjimit të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe nisjen e procedimit penal nga prokuroria e Katanias për të.

Gazetari Hoxha zbulon detaje të reja nga hetimet dhe ngre dyshime se të paktën tre prej anëtarëve të grupit “Habilaj” të arrestuar atje mund të kenë folur dhe mund të kenë dëshmuar.

Sipas tij, janë pikërisht ata që me dëshmitë e tyre mund ta rrezikojnë ish-ministrin Tahiri.

“Procedimi për Tahirin në Itali ka nisur në 27 tetor. Është marrë vesh vonë, dhe në rastin konkret Saimir Tahiri nuk është vënë në dijeni. Prandaj çështja ka qenë kaq e padukshme dhe kaq e vështirë për tu marrë vesh. Dua të them se çështja është bërë interesante se në grupin Habilaj janë 4 italianë dhe 3 shqiptarë, 3 prej tyre rezultojnë të penduar, 2 prej tyre shqiptarë. Kjo e intrigon çështjen. Kemi një bashkëpunëtor si Sebastiano Sardi, ky del edhe në përgjimet e Habilajve. Por fakti që Prokuroria ka edhe dy të tjerë të penduar, kjo mund të jetë për mua detaji i ri apo fakti i ri që e ka çuar prokurorinë e Katanias të nisë procedimin për Tahirin. Nga përgjimet ambjentale nuk është se ai implikohet. Por, në rast se mes grupit ka dikë që flet, aty situata ndryshon. Të penduarit mund të kenë folur. Megjithatë tashmë do kemi një arbitër të paanshëm, një prokurori profesionale që do sqarojë edhe publikun shqiptar nëse është apo jo i implikuar Saimir Tahiri, nëse ka apo jo prova për të”,- u shpreh Hoxha.

3 të penduar në Itali rrezikojnë Saimir Tahirin Read More »

Mishi që vjen nga jashtë me probleme, gjalpi ka

Pedagogu i njohur Kristaq Bërxholli ka folur ditën e sotme për sigurinë ushqimore në vend dhe ka deklaruar se mishi që vjen nga jashtë është probleme. Sipas Bërxhollës në gjalpin në tregëtohet në vend ka vaj palme.

“Nuk mbushet tregu me mish pule. Tregu e mbushin e mish derri dhe viçi. Prodhimi vendas po merr një goditje tjetër. Vijnë viça nga Bullgaria, Maqedonia. Personalisht na kanë dalë që këto mishra janë me shumë probleme. Shërbimi Veterinar nuk është në punë. Për sigurinë ushqimore nuk është vetëm AKU, AKU është vetëm një pjesë. Qeveria e ka të konceptuar gabim sigurinë ushqimore.

Mishi është me ngjyrues pasi rri një kohë të gjatë në frigorifer. Raporti për mishin vendas i jep një goditje tregut. Ne kemi Institutin për të bërë këto analiza. Institucionet shtetërore janë bërë si pensione se aty janë punësuar njerëz që nuk kanë asnjë eksperiencë dhe s’ka kanë idenë kësaj punë. Raportet kryesisht nuk janë të besueshme pasi drejtohen nga biznesmenë. Drejtorët e institucionet ndërrohen si mbreti gratë.

Vaji i palmës te gjalpi kjo është e vërtetë dhe ka dalë . Ne i konstatojmë si probleme por nuk marrim masa për ta zgjidhur problemin.”, u shpreh Bërxholi 

Mishi që vjen nga jashtë me probleme, gjalpi ka Read More »

Partia Demokratike nis protestat të hënën nga Tirana

Partia Demokratike do të organizojë të hënë një protestë. PD do të organizojë një protestë  kundër zgjedhjes së Prokurorit të Përkohshëm dhe mësohet se  protesta do të fillojë në orën 09:30 në kryeqytet. Kujtojmë që Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike pritet që sot të zhvillojë një mbledhje të jashtëzakonshme.

Mbledhja do të nisë në orën 18:00.  Kryeopozitari Lulzim Basha ka dhënë urdhrin e prerë që asnjë nga deputetët mos të mungojë në mbledhje pasi në të do të diskutohet në lidhje me prokurorin e ri.

Në takim pritet që të merren vendime të rëndësishme pasi kjo mbledhje e grupit të PD-së vjen pas vendimit të shumicës për të caktuar kryeprokurorin e ri.

Mazhoranca është për një prokuror të ri për të zgjedhur me 71 vota dhe pritet që të hënën  të votohet për Prokuror të Përkohshëm.  Zgjedhja e tij ka shkaktuar debate mes kampeve politike. Madje edhe Basha nga Londra në takim me shqiptarët theksoi se Rama është edhe xhelat edhe gjyqtar në këtë çështje. Ende nuk dihet se çfarë do të vendosë sot PD-ja.

Partia Demokratike nis protestat të hënën nga Tirana Read More »

Ja se si arrita të humb peshë me limona të zier.Kurrë nuk e kisha menduar se ishte e mundur të humbja 20 kg

Njerëzit zakonisht e fillojnë ditën me një filxhan kafe të nxehtë. Të tjerët pijnë lëngje freskuese natyrale ose diçka të ftohtë si sode. A keni dëgjuar se çfarë mund të bëjë limoni i zier për shëndetin tuaj dhe më e rëndësishmja për peshën tuaj? Po ju paraqesim një pije shumë ushqyese dhe ju duhet ta pini atë në stomak bosh. Eliminon bakteret, detoksifikon trupin dhe na jep energji që favorizon ditën tonë.

Çfarë na nevojitet:

Xhenxhefil natyral (1 kg)
Lemona (5 kokrra)
Hudhër (4-5 kokrra)

Ujë mineral (2 litra)

Përgatitja dhe përdorimi:

Pritini limonit ne gjysëm pa lëkurën.MerRni gjithë lëngun,por mos i hidhni! Thelpinjte e hudhrave vendosni në një blender së bashku me gjysmen e lëngut te limonit. Pas kësaj, pastroni dhe xhenxherin, duke e shtuar atë në blender.Perzijini këto përbërës pa ujë deri sa të merrni një përzierje homogjene.

Pastaj, vendosni ujin në një tenxhere dhe lëreni të valojë së bashku me limonat që nuk e hodhet. Kur uji të arrijë pikën e vlimit, shtoni përzierjen dhe lëreni të valojë për disa minuta. Së fundi, hiqni limonat dhe lereni te ftohet. Ruajeni në një enë me kapak.

Konsumoni një filxhan çdo mëngjes me stomak bosh.

Kjo është ajo që na bën të humbim peshë shpejt dhe natyrisht. Rezultatet do të shfaqen shumë shpejt! Lemoni i zier është gjëja që ju duhet të humbni peshë sa më shumë që dëshironi dhe të jeni të kënaqur me trupin tuaj!

Ja se si arrita të humb peshë me limona të zier.Kurrë nuk e kisha menduar se ishte e mundur të humbja 20 kg Read More »

Nuk ndalet MarinaFara.Dhe ne dite te ftohta shfaqet provokuese

Marina Fara është modelja e njohur shqiptare e cila shquhet për pamjen e saj të bukur dhe shumë në formë.

Ajo së fundi ka postuar një fotografi në llogarinë e saj në “Instagram” në të cilën shfaqet shumë provokuese teksa ekspozon të pasmet e saj bombastike.

Duket se Marina nuk i do ditët e ftohta dhe ka ‘rikujtuar’ vetën e nxehtë dhe plazhin.

Ndryshe, Marina është vajza e këngëtares se njohur Eli Fara.

Nuk ndalet MarinaFara.Dhe ne dite te ftohta shfaqet provokuese Read More »

Doktor, ne kohen tende ishte me mire apo me keq?Ja pergjigja qe kthen Berisha

Ish- kryeministri Sali Berisha ka replikuar me një komentues që e ka pyetur në rrjetin social FB, se në cilën kohë shqiptarët kanë qenë më mirë, tani apo në qeverisjen e PD-së.

“Doktor me respekt po të pyes .Në kohën tënde ishte më mirë apo më keq ? Të gjithë kemi aq inteligjencë sa të mund të kuptojmë dhe të ndajmë , sadopak ndryshimet”, i shkruan një prej komentuesve.

Ish-Kryeministri Berisha i është përgjigjur:  Eri pavarësisht nga dobësitë dhe të metat e mëparshme mendoj se asnjë krahasim nuk mund të bëhet me narkoshtetin e sotëm të Noriegës.

Doktor, ne kohen tende ishte me mire apo me keq?Ja pergjigja qe kthen Berisha Read More »

Ja si do te jete moti sot

Era e fuqishme do jetë problematike sot gjatë paradites, per t’ja lënë vendin shiut më pas. Sipas Meteoalb, “era mbetet problematike gjate nates te se premets dhe paraditen e se shtunes me shpejtesi mesatarisht 12 m/s por ne momente te shkurtra shpejtesia e saj do arrije edhe 21 m/s (rreth 75 km/h) ndersa pjesa e dyte e se shtunes dobeson ndjeshem eren deri ne 40 km/h (rreth 10 m/s).

Sakaq, e shtuna NUK RREZIKON permbytje…….te pakten si pasoje e sasise se shirave pasi do te kete shira me intensitet mesatar ne zonat Veriore dhe Qendrore dhe ekstremin Jugor. Sasia e reshjeve te se shtunes e vleresuar ne mm/24 ore, parashikohet te arrije deri 70 mm/24h ne Veri; 50 mm/24h ne Qender dhe 30 – 40 mm/24h ne zonat e ekstremit jugor.

Ja si do te jete moti sot Read More »