Aurora

Modelja shqiptare në mesin e 12-të vajzave më të bukura të Francës

Modelja shqiptare Kleofina Pnishi mbrëmë është radhitur në mesin e 12-të vajzave më të mira të Francës.

Në një spektakël madhështor, Miss Franca mbrëmë është zgjedhur Maeva Coucke – Miss Nord Pas Calais.

Nga gjithsej 30-të kandidate, secila Miss i një krahine apo qyteti, Kleofina Pnishi është radhitur në dymbëdhjetëshen më të mirë. Pnishi, disa muaj më parë është zgjedhur Miss Provence.

Eva Colas është përzgjedhur si përcjellësja e parë e Missit ndërsa Lison di Martino përcjellja e dytë.

Në jurinë e spektaklit të madh ka qenë edhe dizajneri i njohur Jean Paul Gaultier dhe këngëtarja Nolwenn Leroy, shkruan KultPlus.

Gjatë natës vajzat me një pikë interesante e kanë kujtuar këngëtarin e madh francez Johnny Hallyday i cili ndërroi jetë me datë 6 dhjetor, dhe mbetet ndër legjendat e muzikës në Francë.

Modelja shqiptare në mesin e 12-të vajzave më të bukura të Francës Read More »

Kush është fëmija që ngre flamurin kuqezi ditën e pushtimit nga Italia fashiste?

Gazetari Roland Qafoku publikon një foto të rrallë, sjellë një miku i tij, Eugen Shehu.

“Është 7 prill 1939 dhe është shkrepur në qytetin e Durrësit. Nuk dihen rrethanat e imtësishme por një fotograf i gazetës “Kombi” ka fiksuar ne celluloid këtë fëmijë duke ngritur flamurin shqiptar ditën që Shqipëria u pushtua nga Italia fashiste”- shkruan Qafoku.

Sipas tij, ky xhest dhe ky veprim është më shumë se çdo armë e shkrepur ndaj fashistëve dhe ky fëmijë vlen që shteti dhe historianët ta identifikojënë dhe nëse është ende gjallë ta dekorojnë për këtë që ka bërë.

“Me një histori që ende e shkruajmë ndryshe, me gabime me dashje e padashje, me shtrembërime të qëllimta ose jo, kjo foto sa 1 mijë fjalë tregon se 7 prilli nuk ishte thjeshtë dita që mbreti Zog iku por edhe që shqiptarët me 800 mijë banorë bënë rezistencë ndaj shtetit burracak italian me 40 milionë banorë që zbuloi Shqipërinë e gjorë për ta pushtuar. Ky është një akt I jashtëzakonshëm por dhe fotoja gjithashtu. AJo konfirmon edhe faktet e fundit që përgjatë vijës bregdetare nmë datat 7,8,9 u vranë 700 ushtarë italianë nga rezistenca që bën shqiptarët me Abaz Kupin e Mujo Ulqinakun. Megjithatë kjo fotografi është emblem e asaj dite. Të shpresojmë ta gjejmë cili është ky fëmijë. Faleminderit Eugen!”

Kush është fëmija që ngre flamurin kuqezi ditën e pushtimit nga Italia fashiste? Read More »

Dikur emigrante, tash shqiptarja këshilltare e lartë në Kryeministrinë e Britanisë së Madhe

Historia prekëse e vajzës shqiptare Sindi Selamani është vajza e re e cila së bashku me familjen emigroi në Angli ku përjetoi shumë gjera dhe gjeti vështirësi në adaptim.

Ajo ishte vetëm 7-vjeçare kur i duhej te largohej nga Vlora, i duhej te linte lojërat e fëmijërisë. Mbase kurrë nuk do ta kishte besuar se një ditë  “emigrantja shqiptare” do të arrinte që të punonte në Kryeministri. Do të arrinte të ishte ajo qe përgatit fjalimet e ministrave britanike.

Sot është këshilltare ligjore në Home Office, duke shërbyer edhe si ambasadore e shkëlqyer e vlerave shqiptare me ëndrrën se një ditë do të kthehet atje, ku u nis nga Vlora, nga Shqipëria për të kontribuar ne mëmëdhe.

Ndiqni historinë e Sindi Selmanit në “Udhëtimi im” nga Petrit Kuçana.

Dikur emigrante, tash shqiptarja këshilltare e lartë në Kryeministrinë e Britanisë së Madhe Read More »

Rritet numri i përdoruesve të internetit në celularë

Për 18.4 % është rritur numri i përdoruesve të internetit nga rrjetet celulare në tremujorin e tretë të këtij viti.
Sipas statistikave të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare shqiptare, 2.16 milionë konsumatorë në vend kanë akses në internet 3G dhe 4G nga aparatet celularë.

Shërbimi i internetit me brez të gjerë nga rrjetet e lëvizshme deri në fund të këtij viti ofrohet nga katër operatorë.

Tregu i internetit po rritet edhe në shërbimet fikse, ku numri i pajtimtarëve në mesin e këtij viti arriti në afro 288 mijë, në rritje me 3% gjatë tremujorit të tretë dhe afro 10% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

AKEP njofton se, rritje ka pësuar edhe segmenti i përdoruesve me shërbime të integruara, internet, telefon e televizion.

Numri i abonentëve që marrin të terja këto shërbimeve njëkohësisht ka arritur në 98 mijë, në rritje vjetore me 23%.

Rritet numri i përdoruesve të internetit në celularë Read More »

Cila është mosha e duhur që fëmijët të mësojnë gjuhë të huaja

Gjuha e huaj është një dilemë e madhe për prindërit, pasi ata nuk e dinë me siguri se cila është mosha e përshtatshme që një fëmijë të mësojë një gjuhë të huaj.

Sa më shpejt, aq më e lehtë është të mësosh: Siç thonë neurobiologët, truri i njeriut, deri në moshën 11 vjeç, ka arritur potencialin. Që do të thotë se nga kjo moshë ai mund të asimilojë dhe të mësojë më lehtë informacione dhe stimuj të rinj. Pra, sa më shpejt që fëmija vjen në kontakt me një gjuhë të huaj, aq më lehtë do të jetë për mësimin e saj.

Edhe kur janë më të vegjël mund të filloni t’i njihni me një gjuhë të huaj. Në këtë moshë, fëmija nuk do të mësojë të shkruajë dhe të lexojë gjuhën e huaj. Mësimi bëhet përmes këngëve, poemave, fjalorëve dhe fotogrfiave. Fëmija fiton një njohje të hershme të gjuhës. Të shkruarit dhe të lexuarit, zakonisht mësohet në klasën e 2- të të shkollës fillore, pasi ata tashmë kanë mësuar të lexojnë dhe shkruajnë në gjuhën amtare. Kështu, mësimi i njëkohshëm nuk do ta ngatërrojë fëmijën. Megjithatë nëse shikoni se fëmija ka vështirësi ose e privon atë nga koha e tij e lirë atëherë duhet ta ndalono atë. Mbani mend se truri i lodhur, nuk mund të asimilojë informacionin që merr.

Cila është mosha e duhur që fëmijët të mësojnë gjuhë të huaja Read More »

11 djemtë e Shkodrës që shpëtojnë jetë njerëzish

11 anëtarët e grupit të kërkim-shpëtimit të Policisë së Shkodrës janë një nga ekipet më të specializuara për të përballuar rastet e emergjencave natyrore, kryesisht nga përmbytjet.

Ata janë anëtarë të forcës së ndërhyrjes së shpejtë të stacionuar në Shkodër.

2 javë më parë ishin në aksionet e kërkim-shpëtimit në zonat e përmbytura nga Vjosa në Fier dhe Vlorë. Kur nuk ka përmbytje, ekipi i trajnuar nga Bashkimi Europian stërvitet ose angazhohet në aksione edhe jashtë vendit.

Kamera e TCH ka ndjekur nga afër një ditë stërvitje të këtij grupi, në kushte reale në ujrat e ftohta dhe të vrullshme të lumit Drin në këto ditë dhjetori. Dhe ajo që ato demonstrojnë, thjesht të lë pa fjalë.

Shpëtuesi Alfons Gjergji shprehet: “Ndjejmë krenari dhe gëzim që i japim popullsisë ndihmën e duhur”.

11 djemtë e Shkodrës që shpëtojnë jetë njerëzish Read More »

Flori Binaj: Familjarët nuk e besonin se po imitoja Ramën, deri kur gjyshja tha…

Asnjë nga familja s’ka besuar se Florjan Binaj që sot njihet si ‘Polici i Portokallisë’, mund të bëhej një ndër aktorët më të talentuar të humorit.

I ftuar në “Pop Culture” me moderatoren Dojna Mema ata kanë kujtuar ditët e studimeve në Liceun Artistik, kur studionte për pikturë. Ndonëse gjithnjë ka spikatur për batutat dhe sensin e humorit, Flori tregoi se prindërve nuk ua merrte mendja se do ishte pikërisht ai që do të bënte shkëlqyer figurën e kryeministrit Edi Rama.

“As e besonin kurrë. Thoshin ç’ne ky për pikturë në aktrim. Dhe unë si thash gjë fare për Portokallinë. Në orën që filloi, i thash hajde ta shohim.”- tregon Flori.

Aktori tha se edhe pasi i mblodhi të gjithë pranë tryezës për të parë familjarisht Portokallinë, asnjë prej tyre se kuptoi që ishte ai që imitonte Edi Ramën.

“As nuk e kuptuan fare. Vetëm gjyshja më tha: “more bir, ky e paska zërin si ty”.  Pastaj ua tregova.”- vazhdoi ai, duke zbuluar se talentin e ka të trashëguar nga babai i tij.

Flori Binaj: Familjarët nuk e besonin se po imitoja Ramën, deri kur gjyshja tha… Read More »

Këngëtarja shqiptare rreh të dashurin në mes të lokalit

Ndoshta disa vajza mund ta gjenjë vetën në këtë histori sa komike po aq edhe të çuditshme të këngëtares së njohur.

Era Rusi, e cila aktualisht nuk është e lidhur, ka rrëfyer se si ishte keqkuptuar me ish-të dashurin e saj, teksa dyshoi se ky i fundit e tradhtoi “sy për sy”.

E ftuar në emisionin “Thumb”, ajo ka rrëfyer:

Personi në fjalë nuk më kishte dhënë kurrë shkas për xhelozi. Ishim në një lokal. Unë e kam zakon që rri gjithmonë me kurriz sepse njerëzit të vendosin ndonjëherë në siklet kur të shohin, sikur të numërojnë kafshatat. Personi ishte përpara meje, por ishte fiksuar me diçka prapa meje. ‘Ça po shikon’, e pyeta. ‘Asgjë’, tha. Pastaj kërkoi të ikte në tualet, por u vonua shumë. ‘Ore s’e ka zënë prostata këtë’, thashë me vete. Nuk shkova vetë, çova një shok. Vjen shoku dhe më thotë që nuk ishte në tualet. Ndërkohë një vajzë shikonte nga tavolina jonë dhe kur u ktheva nuk ishte aty. Aty thashë do e marr vetë situatën në dorë. Shkoj në tualet, nuk ishte aty. Kur dal nga tualeti, vjen nusja e këtij shokut tim që çova në fillim dhe më thotë ‘Hajde se erdhi në tavolinë’. Thashë me vete po ky nga erdhi. Ai u betua që kishte dalë jashtë për të blerë cigare. Kaq mund të them”.
E pyetur nga moderatoret nëse kishte rrahur ndonjë djalë, këngëtarja u shpreh:

E kam rrahur një ish-të dashur, e meritonte”.

Këngëtarja shqiptare rreh të dashurin në mes të lokalit Read More »