Aurora

Shokon Pjerin Ndreu: Kam dy ditë që vras mendjen, pse Rama duhet ta vriste Bashën

Deputeti i Partisë Socialiste Pjerin Ndreu ka reaguar lidhur me një deklaratë që ka bërë ish-kryeministri Sali Berisha, i cili tha se nëse ka pasur tentativë për të vrarë Lulzim Bashën, pas tij fshihej kryeministri Rama.

Përmes një statusi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut Ndreu shkruan se ka dy ditë që vret mendjen për të gjetur arsyen se pse Rama duhet të vriste kreun e opozitës dhe se nuk ka gjetur një të tillë.

JA REAGIMI I NDREUT:

Kam 2 dite e nete qe vras mendjen per te gjete arsyen perse Rama duhet te vriste Lulin (sipas Berishes kjo ) e se gjej dot qe se gjej ! Zot na ruj se ne kanun se kemi pase zakon me shti ne gra e ne femije, por kushedi Saliu e ka harru !

Shokon Pjerin Ndreu: Kam dy ditë që vras mendjen, pse Rama duhet ta vriste Bashën Read More »

Kryeprokurorja “kap” peshqit e mëdhenj? Arta Marku pritet të burgosë një deputet

Zgjedhja e Arta Markut si Kryeprokurore, mes tymit dhe protestave, ka bërë bujë të jashtëzakonshme

Tashmë sipas raporteve Marku ka nisur nga puna dhe ajo lëviz me makinën që lëvizte Adriatik Llalla.

Në një intervistë televizive, gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se Kryeprokurorja e re ka nisur hetimet për peshqit e mëdhenj.

Sipas saj, Marku po heton një deputet të një force politike.

E ftuar në “News 24”, Lala u shpreh se:

Në vitin 2018 është paralajmëruar arrestimi i peshqve të mëdhenj dhe ju them se po hetohet edhe një deputet i një force politike, por emrin nuk po e them.
Flitet se Arta Marku mund të qëndrojë për 7 vite në krye të Prokurorisë, pasi ajo mund të rikandidojë kur të krijohet KLP dhe ajo plotëson këto kritere për të qenë me mandat të plotë”.
Kala dha gjithashtu detaje, për lëvizjet e para të Kryeprokurores:

Arta Marku është e fokusuar në shqyrtimin e dosjeve konkrete. Pas marrjes së detyrës, ajo lëviz me makinën që lëvizte Adriatik Llalla.
Arta Marku banon në Shkodër dhe vijon ta bëjë rrugën Shkoder-Tiranë vajtje-ardhje.

Ka prokurorë që ndihen nën presion, pasi ka disa drejtues që janë të komanduar dhe Marku ata mund t’i lëvizë dhe nuk e kanë të garantuar postin.

Ka edhe prokurorë që kanë në dorë dosje me çështje të rëndësishme dhe edhe këta ndihen nën presion, pasi nuk e dine ende strategjinë e Arta Markut.”

Kryeprokurorja “kap” peshqit e mëdhenj? Arta Marku pritet të burgosë një deputet Read More »

Shikoni ndryshimin drastik të këngëtares Aurela Gaçe ndër vite

Aurela Gaçe është një ndër këngëtaret që është prej shumë vitesh në skenë dhe vazhdon të ketë po aq shumë fansa.

Por si ka ndryshuar këngëtarja ndër vite dhe a ka bërë ndonjë operacion plastik në fytyrë?!
Këtë na e ka treguar vetë Aurela e cila ka bërë publike disa foto ndër vite duke dëshmuar se nuk ka ndryshuar aspak. Ajo shihet me të njëjtat tipare si kur ishte fare në moshë të re e deri tani që është nënë e dy vajzave.

E vetmja ndërhyrje që Gaçe ka, dhe që e ka pohuar edhe vetë, janë vetullat të cilat i ka bërë tatuazh.

Shikoni ndryshimin drastik të këngëtares Aurela Gaçe ndër vite Read More »

Berisha plas ‘bombën’: Nuk do i mbushë 4 muaj

Ish kryeministri Sali Berisha, teksa ka qene dje ne emisionin e Artur Zhejit ne Ora News, duke komentuar atë që ndodhi dje në Parlament, Berisha tha se Rama është një kryehorr dhe se ai urdhëroi Gardën ta ndalonte të fliste në foltore.

Duke i quajtur ambasadorët Donald Lu dhe Romana Vlahutin, ambasadorë të Ramës në SHBA e BE, Berisha parashikoi se Rama nuk do të zgjasë më shumë se 4 muaj mandatin e tij në krye të qeverisë.

Telefonata e fundit me Ramen

Zheji: Gjatë kohës që ka qenë takimi midis Bashës dhe Ramës keni biseduar me Ramën nëpërmjet telefonit të Bashës

Berisha: Hera e fundit që kam folur në telefon ka qenë kur ka ardhur Filipi i tij dhe i thoshte që unë jam shtrirë në tokë. Kjo ka qenë në vitin 2007 dhe unë po vdes këtu dhe unë i thosha në telefonin e Filipit vdis dhe aty të vdesësh.

Zheji: Një parashikim të fundit, mandati i zt.Rama do të jetë i plotë?

Berisha: Unë besoj që as 4 muaj nuk do t’i kapë. Me këtë pakënaqësi masive që shoh, me ekzekutimin që i bëri Parlamentit, le të lutet që tani deri më datë 26 t’i kapë 4 muaj dhe të thotë faleminderit

Berisha plas ‘bombën’: Nuk do i mbushë 4 muaj Read More »

Përplasja në Fb, Sonila Meço ‘kryqëzon’ gruan e Çuçit dhe ish-gruan e Ramës, ja debati

Gazetarja Sonila Meço në një status në facebook kritikoi dje zgjedhjen e njëanshme të Krypeorkurorit të Përgjithshëm. Ajo shkruante se “një prokuror i përgjithshëm i përkohshëm, që zgjidhet vetëm nga maxhoranca e zhytur nën hije e dritë skandalesh nuk bind askënd”. Sakaq Meço mbështeti idenë e Berishës për djegien e mandateve nga opozita.

Por aktivistja e shoqërisë cilive, Delina Fico ka shpërndarë në profilin e Meços deklaratën e ambasadës amerikane, si kundërpërgjigje për gazetaren. Kjo ka ngjallur një debat të gjatë mes tyre, pro dhe kundër zgjedhjes së Kryeprokurores së përkohoshme. Meço nuk lë pa e thumbuar Ficon se edhe shoqëria civile është fajtore për situatën që u krijuar pasi vonoi procesin e ngritjes së KLP-së.

Më poshtë debati Sonila Meço-Delina Fico në Facebook-un e Meços

Sonila Meço: Po Delina, ky eshte qendrimi i ambasades amerikane ne Tirane, presdentin e se ciles pak me pare e kategorizove keshtu: ‘Ti je aq e informuar sa ta dish se alternativa e ketij qendrimi eshte nje zgjdhje alla Trump. E mirepret nje zgjidhje te tille per Shqiperine (se do te te duhet edhe ta pershtasesh nivelin e Trumpit per nivel te Shqiperise)? Mendo nje biznesmen te pasur, injorant dhe seksist shqiptar dhe mendoje si udheheqes te vendit ku jeton.’ Une nuk merrem me opinionet ne argumente Delina, por faktet.

Delina Fico: Ti thua Trump e shkroi kete deklaraten e ambasades?:-) Une them se po bisedojme, nuk po bejme lojra fjalesh.

Sonila Meço: Lojra fjalesh po ben derisa une te them se kushtetuta eshte shkelur. Ky eshte argumenti im i vetem. Dhe dicka, kam degjuar me shume se nje here KM e vendit, te ofroje edhe Rusine edhe Turqine si alternative. Besoj je dakord se deshira jote qe e ardhmja jone te jete BE, nuk eshte domosdoshmerisht e politikaneve

Delina Fico: Nuk bie dakord me kete te fundit. Une kam sy dhe lexoj: lexoj deklaratat e BE dhe SHBA qe jane shprehur haptas per cdo hap qe eshte hedhur ne kuader te reformes ne drejtesi; lexoj qe BE thote haptas se kjo reforme eshte kusht per te hyre ne BE; lexoj edhe qe qeveria, deri me tani, ka ndjekur pike per pike kursin qe kane aprovuar BE dhe SHBA per reformen ne drejtesi.

Sonila Meço: Delina Fico ne kundershtim me kushtetuten, ndihmuar edhe nga mosndertimi ne kohe i KLP-se. Sepse shoqeria civile nuk iu pergjigj afatit kushtetues.

Delina Fico: Ke kapur kauzen e gabuar kesaj rradhe. Ke 1000 raste te tjera per t’i rene me sepate sa te te haje krahu kesaj qeverie. Mendo pertej qeverise, mendo Shqiperine, njerezit qe do te perfitojne kur te jemi me prane BE-se: tregtine, punet, mundesine per shkembime, me shume presion nga BE-ja edhe per keta politikanet tane. Reforma ne drejtesi duhet te ece perpara ashtu sic e kerkon BE. Dhe, per sa kohe une si qytetare shqiptare, shoh miratim te hapur nga BE per hapat qe ndermerren ne kuader te reformes ne drejtesi, sic eshte rasti i zgjedhjes se prokurores se perkoshme, une jam dakord me ate hap.

Delina Fico: Sonila Meco Ndaj edhe ka dipozita tranzitore per prokurorin e perkohshem te pergjithshem, sepse mund te kete situata si kjo kur nuk gjenden ne kohe kandidatet e mundshem.

Sonila Meço: Delina Fico une nuk zgjedh kauza. C’dmth te zgjedhesh kauza per nje njeri qe shkruan duke respektuar profesionin dhe te drejtat e veta? Pse e ke kete tendence te me ngjisesh me kauza, njerez, grupe, sekte? Eja dhe debatojme, se po nise me shenjestrime konspirative, une nuk e vijoj debatin. Eshte mungese e theksuar logjike dhe etike.

Delina Fico: Jo, asnje teori konspirative s’kam per ty, e dashur. Thjesht po te shpreh mendimin tim modest se kete rradhe ke kapur kauzen e gabuar: kundershtimin tend per zgjedhjen e prokurorit te pergjithshem te perkoshem dhe perkrahjen e idese per diegien e manda…

Sonila Meço: Delina Fico dakord jam, madje shtoj se ky debat qe me i mire se zhurmat e kazanit. Respektin ta deshmoj cdo here kur me vjen edhe ketu, duke sajdisur me deshire nje debat te shendetshem. Te perqafoj dhe ti e di qe te du fort.

Përplasja në Fb, Sonila Meço ‘kryqëzon’ gruan e Çuçit dhe ish-gruan e Ramës, ja debati Read More »

Ja qyteti që do ndalojë qendrimin e zogjve nëpër pemë

Zinxhirë të gjembëzuar i janë vënë pemëve së fundmi në një lagje të Bristolit në jugperëndim të Anglisë, në mënyrë që të mos lejojnë zogjtë të pushojnë në degët e tyre.

Kjo mënyrë parashikohet të parandalojë bërjen pis të makinave nga jashtëqitja e zogjve në parkun në të cilin ndodhet edhe parkingu i zonës.

Shumë nga banorët kanë shprehur me furi kundërshtinë e tyre duke u ankuar dhe tek Këshilli i Qeveritar i qytetit.

Ky vendim u mor pasi disa nga rezidentët ishin lodhur nga pastrimi çdo ditë i makinave nga mbetjet e zogjve, të cilët mblidheshin me turma në pemët ku parkoheshin mjetet e tyre.

Një përfaqësues i Këshillit të Bristolit, u shpreh se nuk e kishin të mundur të gjenin një zgjidhje për këtë, pasi parkingu ishte në një pronë private

Ja qyteti që do ndalojë qendrimin e zogjve nëpër pemë Read More »

Shqiperia mban rekord për këtë lloj vdekje

Kanceri është sëmundja që të gjithë i frikësohen dhe që fatkeqësisht po shndërrohet në vrasësin numër një. Edhe pse shkenca mjekësore ka avancuar, përsëri vështirë se mund të parashikohet apo të parandalohet.

Nga të dhënat më të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetit dhe të përpunuara nga OurWorld in Data, kanceri i aparatit respirator, ndër llojet e kancerëve, mbetet shkaktari numër një për sa i përket vdekjeve në botë. Në vitin 2016 numri i vdekjeve nga kanceri i aparatit respirator në Shqipëri ishte 27.3 për 110 mijë banorë, më i ulëti në rajon. Vendi me numrin më të lartë të vdekjeve për këtë kategori të kancerit mbetet Mali i Zi, me 42.4 vdekje për 100 mijë banorë, ndjekur nga Serbia me 41.2, Bosnja me 40 dhe Maqedonia me 34.9.

Shqipëria mban rekord të vdekjeve në rajon për kancerin që prek sistemin nervor dhe trurin me 7.2 vdekje për 100 mijë banorë, ndiqet nga Bosnja me 7.1 vdekje në 100 mijë banorë. Kjo kategori kanceri shkakton më pak vdekje në Maqedoni, Serbi dhe Malin e Zi me përkatësisht 6.9 dhe 6.4 vdekje për 100 mijë banorë.

Kanceri i dytë që po vret më shumë shqiptarët se në të gjitha vendet e rajonit është kanceri i prostatës. Ky lloj kanceri prek vetëm meshkujt. Për 2016-n numri i vdekjeve në 100 mijë ishte 9.3. Numri i vdekjeve në Maqedoni ishte vetëm nëntë, ndërsa më të ulëtin e kishte Bosnja me 7.8 vdekje.

Për fat të mirë, numri i vdekjeve nga kanceri i gjirit në 2016-n ishte më i ulëti në rajon, ku për 100 banorë, 6.5 kishin vdekur nga kjo kategori. Kanceri i gjirit është vrasësi numër një i grave, e për këtë janë ndërmarrë fushata të shumta sensibilizuese qëgratë të kryejnë kontrolle të shpeshta për ta kapur sëmundjen në fazat fillestare të saj. Në Bosnje, numri i grave që vdiqën nga kjo sëmundje ishte 10.2 për 100 mijë banorë, ndërsa në Malin e Zi, 9.3. Në Maqedoni dyfish më shumë gra vdiqën prej kancerit të gjirit në krahasim me Shqipërinë, ndërsa në Serbi 14.1 për 100 mijë banorë.

Edhe të dhënat e mëparshme nga Instituti i Shëndetit Publik që u referohen raportimeve spitalore tregojnë se prevalenca për të sëmurët me tumor është rritur nga viti 2002 në vitin 2014 me mbi 70%. Nëse në vitin 2002, për 10 mijë banorë u diagnostikuan 41 persona me sëmundje tumorale, në vitin 2014 të diagnostikuarit me këtë sëmundje ishin 73 persona (për 10 mijë banorë) pa përfshirë diagnozat e vëna nga qendrat ambulatore. Me mbi 60% janë rritur sëmundjet kardiovaskulare, teksa shihet rritje e sëmundshmërisë për të gjitha llojet e diagnozave.

Shqiperia mban rekord për këtë lloj vdekje Read More »

Njihuni me pasaniket e Tiranes, jete luksi e shfrenime

Janë vajza që bëjnë jetë luksoze, krahasuar me vajzat e tjera të vendit, pasi blejnë edhe përdorin brand-et më të fundit të veshjeve. Bëhet fjalë për 15 bukuroshet më të pasura në Tiranë, të cilat e ndajnë jetën e tyre mes kryeqytetit shqiptar dhe atyre të botës.

Me pasuri të trashëguar ose jo, ato kanë të ardhura kolosale dhe kanë treguar se kur vjen puna për të drejtuar, arrijnë ta bëjnë këtë më mirë se meshkujt.

Sipas një klasifikimi nga In Tv, kjo është lista e detajuar e vajzave te pasura të Tiranës, dhe përkatësisht pasuritë që ato zotërojnë:

1- Lori Hoxha, Sara Hoxha: Dy motrat simpatike të cilat lakmohen nga të gjithë për stilin në të veshur dhe jetën që bëjnë, janë edhe shumë të zonjat në mbarëvajtjen e bizneseve që babai i ndjerë i ka lënë trashëgimi. Lori Hoxha ka provuar se ka mundur të vazhdojë rrugën e babait të saj me shumë rigorozitet. Tashmë ajo nuk njihet thjesht si vajza e Dritan Hoxhës, poor si një ikonë mode dhe producente në rritje. Familja Hoxha ka burim të ardhurash nga biznese të shumta

2- Shoqja e Lorit, Adela Sollaku: Vajza e ish kryeprokurorit Theodhori Sollaku, është një tjetër figurë interesante. E kuruar në detaj dhe gjithnjë në super formë fizike. Gjithashtu e njohur edhe si ish e dashura e zemrës e reperit Ledri Vula.

3- Kristina Neranxi: Një tjetër bjonde simpatike, gjithnjë e krahasuar me Paris Hilton për nga ngjashmëria fizike. Kristina është menaxherja e firmës së babait të saj dhe ka një nga baret më të frekuentuara në bllok të cilën e punon me produktet e saj.

4- Sindi Xhillari: Sindi është vajza e pronarit të një prej clubeve më të pëlqyera të natës në Tirnë, Alban Xhillarit dhe gjithashtu edhe të një kompanie të kinemave. Bukuroshja është 21 vjeç.

5- Adela Masha, Freda Doçi: Adela dhe Freda janë dy bjonde të cilat shpesh krahasohen me Wilson Sisters tek filmi Ëhite Chicks por janë shoqe të ngushta. Gjithnjë të kuruara, sexy dhe gati për party të fuqishme. Familja e Adelës ka një shkollë të njohur ku Adela është edhe presidente. Prindërit e Fredës kanë kompani ndërtimi dhe një prej komplekseve luksoze në Gjirin e Lalzit.

6- Jonida Maliqi: Këngëtarja e njohur ka rënë në sy për stilin dhe pamjen e jashtme që në moshë shumë të re. Jonida zotëron një butik luksoz me këpucë dhe veshje të cilat kanë çmime pak të kripura duke qenë se janë ekskluzivitete nga firma prestigjoze, por duket se mjaftojnë për ta bërë bukuroshen të ketë një jetë mjaft vanitoze.

7- Elena dhe Erisa Male: Vajzat e biznesmenit Behar Male i cili zotëron një shkollë dhe një prej hoteleve më të mëdhenj në Tiranë. Të dyja bukuroshet janë menaxhere tek bizneset e familjes.

8- Era Xhabafti: Vajza simpatike e familjes Xhabafti njihet për hijeshinë që ka kur shfaqet në jetën e Tiranës. Era nuk është vetëm e bukur por edhe shumë e zënë me punë. Ajo ka një kompani të madhe që merret me prodhimin e disa produkteve të njohura të bulmetit, menaxhon një prj butikëve më të njohur dhe gjithashtu punon si pedagoge e jashtme në Universitetin e Tiranës, Fakultetin e Ekonomisë.

9- Ersi Ngjela: Një personazh kontrovers, gjithnjë e zhurmshme dhe me stil të veçantë. Vajza e biznesmenes Shefikat Ngjela, Ersi, njihet për veshjet dhe lifestyle-in e saj të shtrenjtë. Të gjitha këto, bukuroshja i ka si pasojë e bizneseve familjare që përfshijnë emra të njohur kompanish.

Njihuni me pasaniket e Tiranes, jete luksi e shfrenime Read More »