Aurora

Sot mbyllet Tribunali i Hagës

Ceremonia e mbylljes së Tribunalit Ndërkombëtar për ish – Jugosllavinë, i njohur si Tribunali i Hagës, do të mbahet sot me ç`rast kjo gjykatë do të mbyllet për 10 ditë dhe do të pushojë së ekzistuari.

Ceremonia do të ndiqet nga zyrtarë nga Serbia, si dhe nga ish-republikat jugosllave, qytetarët e të cilëve janë ndjekur penalisht në 24 vitet e fundit para gjykatës.

Kjo gjykatë u themelua nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara më 25 maj 1993 për të ndjekur penalisht autorët e krimeve të luftës në territorin e ish-Jugosllavisë.

Në mesin e personave që u ulën në vendin e të akuzuarve ishin personalitete të njohura serbe dhe kosovare.

Sot mbyllet Tribunali i Hagës Read More »

Armina përgjigjet nëse ka bërë seks me Shkëlzenin që në takimin e parë

Nuk ka asnjë dyshim që blogerja Armina Mevlani dhe juristi Shkëlzen Berisha janë çifti më i komentuar në media.
Armina ka vendosur të zbulojë indirekt disa sekrete nga lidhja e tyre, duke i rekomanduar kështu edhe vajzave të tjera.

Në disa foto në Insastory Armina ka postuar disa paragrafë shkëputur nga një libër që po lexon duke lënë edhe komentin se saj mbi foto.

“Nëse fle direkt, me shumë mundësi nuk do ta kesh pranë dhe për shumë gjatë. Duke shkuar me të që herën e parë, thellë brenda vetes ti e di që nuk po bën diçka për të cilën ndihesh krenare. Ti e di që gjërat nuk supozohen të jenë kështu”, thuhet në paragrafin e librit.

Ku lidhur me këtë Armina ka lënë edhe komentin e saj. “Vajza mos flini me të që në takimin e parë (faktikisht jam fanse e të qëndruarit disa muaj pa bërë gjë)”. Kjo është këshilla që Armina u jep të gjitha vajzave.

Armina përgjigjet nëse ka bërë seks me Shkëlzenin që në takimin e parë Read More »

Nena vdes gjate lindjes, kur foshnja qan ndodh nje mrekulli

Një mrekulli e vërtetë është kjo qëdo të lexoni tani! Sipas mjekëve që kanë asistuar në lindje, gruaja befasisht humbi jetën.

Ama ajo çfarë bëri më pas ky vogëlush është thjesht mrekulli. E siç raporton televizioni NTD nga New York-u, vogëlushi i kishte vënë dorën në ballë nënësm dhe filloi t’i qajë në vesh.

Pas disa sekondave, nëna e tij hapi sytë, dhe duket se vaji i birit e riktheu në jetë. Dhe kur hapi sytë dhe e pa të birin, ajo i tha “tung” për herë të parë fëmijës së saj.

Nena vdes gjate lindjes, kur foshnja qan ndodh nje mrekulli Read More »

Goditi me çizme Ramën.Monika zbulon se çfarë ndodhi me to dhe pse deshi t’i mbante Garda

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e ftuar në studion e emisionit “Top Story”, ka komentuar gjuajtjen me çizme ndaj kryeministrit Edi Rama.

Ajo u shpreh se goditja me çizme ndaj tij vjen pas gjithë atyre që ai u ka bërë shqiptarëve, si dhe për shkeljen e Kushtetutës.

Kryemadhi ironizoi me zërat se çizmen Garda nuk donte t’ia kthente sepse i kërkonte si provë në gjykatë, teksa tha që jo vetëm që ia kanë kthyer por edhe të pastruara.

“Çizmet mi kthyen madje edhe të pastruara se më ishin bërë pis në protestë”, – u shpreh Kryemadhi.

Goditi me çizme Ramën.Monika zbulon se çfarë ndodhi me to dhe pse deshi t’i mbante Garda Read More »

Drama e 60-vjeçares që bëri sonte të qaj i madh dhe i vogël: Burri skizofren, vajza e sëmurë

E përpos vuajtjeve gjatë gjithë jetës, Fatime Fregjaj edhe në moshën 60-vjeçare i jep forcë dhe besim vetes por edhe njerëzve të afërt të saj.

Fatimja, jetën e ka kaluar mes 4 mureve të burgut dhe lirisë, por siç thotë ajo, liria e saj ka qenë më keq sesa 3 dënimet që ka kryer. Në një rrëfim ajo e përkufizon në këtë mënyrë jetën saj.

“I kam thënë drejtoreshës së burgut, unë burgun përjetë e kam jashtë hekurave”, nis rrëfimin Fatimja.

Integrimi pas daljes nga burgu është i vështirë. Më kryesorja dhe vështirësia më e madhe është gjetja e një pune. Shteti nuk e ka ndihmuar me asnjë punë, dhe ajo ka gjetur rrugën e saj. Të mbledhë kanoçe gjatë gjithë natës, për të siguruar bukën e gojës për vete dhe paratë për kafe e cigare.

Fatimja është divorcuar nga bashkëshorti i saj që në vitin 1994, por një plagë e përbashkët familjare, megjithëse të ndarë ligjërisht i ka detyruar që të jetojnë bashkë. Ajo është vajza e tyre, 29-vjeçare Izaura e cila ka probleme mendore. Fatimes Fregjës përveç vajzës, i duhet të kujdeset edhe për babain e fëmijëve të saj, pasi edhe ai vuan nga skizofrenia.

Pagesa që merr për vajzën është shumë e vogël edhe për shkak të klasifikimit që i ka caktuar mjekja. “Burri merr 160 mijë lekë kurse vajza 100 mijë lekë të vjetra. Çfarë të bëjë më parë me ato para, të blej bebelina apo ilaçe”, thotë Fatimja.

Ajo kërkon ndihmë nga shteti pasi me dy të sëmurë, e ka të pamundur që t’ia dalë financiarisht.

Në një lidhje telefonike për emisionin ‘Njerëz në fokus’ Fregja tha se nuk i ishte ofruar asnjë punë deri më tani nga Bashkia e Tiranës, ndërsa shtoi se është e gatshme të punojë edhe në Komunale.

“Smë ka thënë kush për punë, kam kërkuar një punë natën. S’dua punë zyre, se mi ka hangër dhia librat me kohë. Kam kërkuar punë edhe në komunale, jam e gatshme edhe të fshij rrugët. Pasi gjatë ditës duhet të rri me vajzën time. Natën vajza fle gjumë dhe rri me babain. Dy të sëmurë mendorë shkojnë dhe kuptohen shumë mirë me njëri-tjetrin”, tha ajo.

Duke uruar dhe shpresuar që lirinë të mos e shikojë si një burg të përjetshëm, ajo që na mbetet është apeli ndaj shteti që ta ndihmojë Fatime Fregjën dhe familjen e saj.

Drama e 60-vjeçares që bëri sonte të qaj i madh dhe i vogël: Burri skizofren, vajza e sëmurë Read More »

Sherr tek TOP-i , Kryemadhi i kthehet Ngjelës: Mbylle gojën, mos më bëj si avokat i madh

Avokati Spartak Ngjela dhe Monika Kryemadhi janë përplasur mbrëmjen e sotme me njëri-tjetrin.
Të ftuar në studion e “Top Story”, të dy kanë folur lidhur me tensionin për zgjedhjen e kryeprokurores së përkohshme.

Kryemadhi i ka thënë Ngjelës të mos bëj konspiracione, ndërsa avokati ia ka numëruar disa gjëra.

Debati:

Ngjela: Prokurori i Përgjithshëm i Përkohshëm nuk është në shkelje me Kushtetutën. Ku e gjen të drejtën ti të prekësh sovranitetin e Kuvendit. Nuk ceket ajo, apo keni parë Albin Kurtin. Ajo nuk preket. Maxhoranca sa herë të dojë e shkel ligjin, ti mund ta çosh në Gjykatën Kushtetuese, çoje në Strasburg. Nuk e çojnë dot në gjykatën Kushtetuese se nuk fitojnë.

Ka një ligj organik që thotë se në rast kur nuk funksionon KLP, me votim të thjeshtë del një Prokuror i përkohshëm.

Kryemadhi: Nëse e mban mend debatin, ne kemi shkruar edhe afate. Kjo u bë që të mos shkojë në Gjykatën Kushtetuese.

Ngjela: Po mos shko me…Po të duan të shkojnë, unë them që s’ka shkelje kushtetuese. Unë jam profesionist, mos më di Ramën mua. Sjam Rama unë. Ja u kanë marrë Prokurorin e Përkohshëm me lojë të madhe amerikanët.

Kryemadhi: Avokat të mos bëjmë konspiracion tani. Oo avokat ti votove për ligjin për Reformën në Drejtësi. Ti, ti, ti, ke votuar

Ngjela: Çmë duhet mua të votoj

Kryemadhi: Epo mbylle gojën atëhere mos na bëj si avokat i madh. LSI është e vendosur që reforma në drejtësi të bëhet çdo ditë e më shpejt.

Sherr tek TOP-i , Kryemadhi i kthehet Ngjelës: Mbylle gojën, mos më bëj si avokat i madh Read More »

Zbulohen mesazhet, ja si ish- ministrja e Ramës shan Blendi Fevziun live në emision

Në “Opinion” dje debatuan për kryeprokuroren e re.
Të ftuar ishin Enkelejd Alibeaj, Shkëlqim Gjata, Ermonela Felaj dhe Mustafa Nano. Gazeta Shqiptare ka siguruar dy foto kur ish-ministrja komunikon me bashkëshortin e saj në WhatsApp.

Nga ajo që duket në foto Ermonela Felaj dhe bashkëshorti i saj, Bledi, shajnë gazetarin Blendi Fevziun.

Ermonela Felaj: He me se ndërhyn si plehre ku

Ermonela Felaj: Po kur të marr fjalën do të them

Bledi: Vazhdo se febziu ka qen negativ prandaj mderhy kur të duash e merre vet fjalën se edhe ai që drejton legen e negativ ka qenë x ket proces dhe artën në veçanti prandaj mos prit po fol kur të jet se edhe muci me duket pak si kot

Ermonela Felaj: po po ( bashkëbisedimi mes Felaj dhe bashkëshortit është zbardhur siç ata shkruajnë në WhatsApp, me gjithë gabimet drejtshkrimore)
Komunikimi mes tyre më pas nuk duket. Vlen të kujtojmë se Bledar Velikaj, bashkëshorti i ish-ministres Ermonela Felaj ka qenë kohë më parë i përfshirë në një konflikt me ish-presidentin Bujar Nishani.

Ky i fundit në nëntor të 2015-ës i mohoi atij dekretimin si prokuror në rrethin gjyqësor Kukës.

Zbulohen mesazhet, ja si ish- ministrja e Ramës shan Blendi Fevziun live në emision Read More »