Aurora

Sokol Balla ‘drejtor i madh’ te ‘Vizion Plus’, vjen reagimi i papritur nga Turjan Hyska

Moderatori i njohur Turjan Hyska përmes një postimi në rrjetet sociale, duket se ka reaguar për lëvizjen e bujshme të Sokol Ballës nga Top Channel në Vizion Plus.

Hyska i fundit ka shkruar “Ku ka lëvizje, ka zhvillim!” që më tepër se një status i zakonshëm në rrjetet sociale, postimi i moderatorit të emisionit “ Oktapod” në Vizion Plus duket si një urim mirëseardhje për drejtorin e ri, Sokol Balla.

Balla, natën e ndërrimit të viteve konfirmoi zyrtarisht largimin e tij nga Top Channel dhe sipas burimeve sapo ka filluar punën si drejtor ekzekutiv në Vizion Plus.

Sokol Balla ‘drejtor i madh’ te ‘Vizion Plus’, vjen reagimi i papritur nga Turjan Hyska Read More »

Problemet gjyqësore të Eni Çobanit, avokatja tregon të vërtetën

Avokatja e njohur Eni Çobani, në fillim të muajit dhjetor, u kallëzua penalisht në Prokurorinë e Tiranës nga një gjyqtar i Gjykatës së Korçës. Selajdin Pysqyli e ka akuzuar avokaten se e ka fyer publikisht në emisionin e saj “Shihemi në Gjyq”, ku ajo zhvillon seanca ndërmjetësimi.

Eni Çobani, në një bisedë për gazetaren Elda Lamja për emisionin ‘Vila 24’ në News 24 në ditën e parë të 2018-ës është ndalur jo vetëm te puna e saj e përditshme duke i bërë një bilanc, por ka folur edhe për aspektin personal.

Lidhur me këtë, por jo vetëm, Eni i ka bërë të ditur se kur përmend emrin e saj, do të përmend çdo emër tjetër që vjen nërpërmjet fakteve. “Kushdo që ka marrë përsipër pozicione publike, jemi të detyruar përballë publikut të flasim me transparencë për të gjitha aktet, apo ata çka na vijnë ne në dorë, ku burimin e kam pikërisht nga publiku.

Shqetësimi më i madh është të themi vendimin, por mos të themi emrat. Unë këtu kam zgjedhur që të them emrat, sepse unë kam zgjedhur të them fillimisht emrin tim. Dhe kur unë kam zgjedhur të them emrin tim në publik, do të përmend çdo emër tjetër që vjen më pas nëpërmejet fakteve dhe akteve të shkuara publikisht nga kolegët e mi të nderuar.

Dhe këtu nuk ka asnjë keqdashje apo prekje të individëve të ndryshëm apo dinjitetit të tyre. Kjo sepse unë kam një kujdes të jashtëzakonshëm për të ndarë këto dy momente, në njërën anë vlerësimin dhe analizën e ligjit material dhe procedurave të përcaktuara gjatë këtyre vendimmarrjeve.

Sot vendimmarrjet merren në mënyë publike. “Me dyer të hapura” – thotë ligji”, – ka pohuar Çobani.

Problemet gjyqësore të Eni Çobanit, avokatja tregon të vërtetën Read More »

Cili është “qerosi i Lulit” që po bën lëmsh Vjollca Hoxhën

Mediat afër Bashës dhe disa të tjera periferike shkruajnë se Top Channel është viktimë e kundërshtarëve, rivalëve në treg duke aluduar Tv Klan e të tjera media dhe oligarkë.

Ndërsa sot, në mënyrë më qesharake akoma shkruajnë, se Vjollca e ka gjetur drejtorin e ri të lajmeve në ditëlindjen e Zamir Manes, në krah të Aleksandër Frangajt, pra e ka gjetur me rivalin dhe oligarkun.

Një pikëpyetje lind: Ose ata që shkruajnë janë budallenj, ose Vjollca kërkon të justifikohet me budalliqe në opinionin publik, sepse ose do të luftojë rivalët e oligarkët, ose po e zgjidh dhe po ndan problemin me oligarkët dhe rivalët. Të dyja bashkë këta nuk shkojnë. “Qerosi i Lulit” po e bën lëmsh Vjollcën.

Nga TOP -i brenda një viti, kanë ikur me dhjetra drejtues me eksperiencë regjizorë, gazetarë dhe staf. Këta nuk ikën për shkak të rivalëve e as për shkak të oligarkëve.

Tre ditë më parë, nga disa media të sponsorizuara, nga vetë drejtuesit e Top Channel, u tha se ky televizion do të rezistonte betejave që vinin nga ‘lufta” me rivalët dhe oligarkët e qeverisë, ndërsa sot, po në ato media raportohet se drejtori i ri i informacionit është vendosur, kur Vjollca qëndronte në krah të Zamir Manes dhe Aleksandër Frangajt.

Ose nuk dinë ç’thonë, ose nuk dinë si ta mbulojnë. Gjithçka po ndodh në televizionin dikur ikonë, sot vjen pas, me jo pak pasoja nga marrja e drejtimit nga Vjollca Hoxha

Cili është “qerosi i Lulit” që po bën lëmsh Vjollca Hoxhën Read More »

Mengjes plot energji:Hithra,karrote dhe molle

Hithra është një nga bimët më të pasura me ushqyes në mbarë botën. Kjo bimë është e dobishme për trajtimin e disa sëmundjeve.

Studimet kanë treguar se hithra ka plot antioksidantë, lufton mikrobet, kuron ulçerën dhe luan rol të rëndësishëm kundër dhimbjeve.

Hithrat ofrojnë shumë energji dhe mposhtin dëshirën për ushqim të tepërt.

Hithrat stimulojnë sistemin limfatik, fuqizojnë sistemin imunitar dhe ul tensionin e lartë të gjakut.

Konsumimi rregullisht i hithrave shkatërron gurët në veshka dhe ndihmon me shkarkimin e ujërave të tepërt.

Hithrat konsiderohen si një nga produktet natyrale më efikase në luftën kundër alergjive e cila gjithashtu ndihmon me sëmundjet respiratore.

Hithrat japin një ndihmesë domethënësë me sëmundjet gastrointestinale dhe konstipacionin.

Studimet më të fundit tregojnë se konsumimi i hithrave forcon trurin dhe ndihmon në trajtimin e sëmundjes së Alzheimerit dhe sëmundje të tjera nervore.

Hithrat luajnë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e shëndetit të tiroideve, shpretkës dhe pankreasit.

Ato mbrojnë shëndetin e dhëmbëve dhe mishrave të dhëmbëve nëse përdoren si shpëlarës goje.

Shtrydhja e bimëve si hithra është një nga mënyrat më të shpejta për të furnizuar trupin me ushqyes.

Hithrat janë dhe një qetësues shumë i mirë natyral që ju çlirojnë nga simptomat menstruale dhe ndihmojnë me fryrjen dhe dhimbjet e barkut si pasojë e menstruacioneve.

Lëngu që AgroWeb.org do t’ju sugjerojë është i mbushur me vitamina e minerale që vijnë jo vetëm nga hithra por edhe nga karrotat dhe mollët.

Ky lëng është natyral dhe i dobishëm, sidomos nëse pihet në mëngjes.

Për këtë recetë do t’ju nevojiten:

6 degë të plota të hithrës
4 karrota
2 mollë

Udhëzimet:

Merrni një shtrydhëse frutash dhe hidhni hithrat të parat. Më pas shtrydhni karrotat dhe mollët.
Përzijeni lëngun që të jetë i njëtrajtshëm dhe shërbejeni. Sasia e përftuar e lëngut është e mjaftueshme për 2 persona.

Mengjes plot energji:Hithra,karrote dhe molle Read More »

Dy thelpinj hudhra ne dite,tre perfitime direkt ne organizem

Hudhra është një burim natyral i shumë ushqyesve të domosdoshëm për shëndetin e organizmit.

Ajo ndihmon në mirëmbajtjen e funksionit dhe shëndetit të zemrës.

Hudhra pakëson gjasat e shfaqjes së tumoreve dhe lufton infeksionet.

Vlerat më të mira, hudhra i ofron nëse konsumohet e gjallë, sepse gatimi tjetërson të gjithë përbërësit mirëbërës të kësaj barishteje.

Ekspertët rekomandojnë ngrënien e të paktën 2 thelpinjve në ditë që të merrni përfitime të mëdha.

Për një zemër të fortë
Kjo barishte i bën mirë zemrës. Ajo ndihmon në uljen e tensionit të gjakut dhe kolesterolit.

Për më tepër, hudhra pakëson rrezikun e artereosklerozës dhe ndihmon në funksionimin e enëve të gjakut.

Qelizat e dëmshme
Përbërës të shumtë të hudhrës siç janë alicina, ajoena dhe trisulfidet ju mbrojnë nga radikalet e lira që dëmtojnë qelizat.

Alicina pengon rritjen e qelizave kancerogjene ndërsa dy përbërësit e tjerë shkatërrojnë ato të formuara dhe zhvilluara në organizëm.

Përveç kësaj, hudhra ndihmon në detoksifikimin e qelizave dhe shërben si antioksidant.

Kundër infeksioneve
Hudhra është përdorur prej shekujsh si një përbërës të fuqishëm kundër mikrobeve.

Alicina tek kjo bimë është përbërësi kryesor që e ndihmon trupin të largojë bakteret siç është salmonela, E.coli dhe stafilokoku.

Hudhra një është bakterial aq i fuqishëm sa arrin të zbrapsë edhe baktere kokëforta që i rezistojnë disa antibiotikëve.

Hani më shumë hudhër
Hudhra është një përbërës që nuk mund të mungojë në shumë gatime, që nga salca e makaronave deri tek mishi apo sallatat.

Ka disa sallata e salca që kërkojnë si përbërës hudhrën e pagatuar.

Ju mund të përgatisni një salcë të shijshme me avokado, hudhër, vaj ulliri, limon jeshil, kripë e piper.

Hudhrën e gjallë mund ta përdorni edhe në purenë e patateve.

Atë mund ta grini hollë, ta shtypni për të çliruar alicinën dhe ta shtoni në sallata apo supat me domate si dhe karrota.

Sigurohuni që të konsumoni të paktën dy thelpinj hudhër në ditë nëpërmjet recetave të larmishme.

Dy thelpinj hudhra ne dite,tre perfitime direkt ne organizem Read More »

Ja si do te ndryshoje moti sot mos u genjeni nga Dielli

Mos u gënjeni nga dielli sot, ja si do të ndryshojë moti

Pjesa e parë e ditës për sot paraqitet kryesisht e kthjellët, por pasditja sjell vranësira.
Këto janë parashikuar ne veri dhe gradualisht vranësirat do te shtrihen në të gjithë vendin duke sjellë edhe reshje të pakta në veri.

Gjatë natës, reshjet shtohen duke përfshirë të gjithë territorin. Ndërsa temperaturat do të pësojnë rënie me 2 – 3°C në orët e para të ditës por një rënie më të lehtë do të shënojnë vlerat termike të mesditës; ekstremumet termike të së mërkurës do të luhaten -2°C mëngjesi në zonat malore deri në 14°C, mesdita në ultësirën perëndimore

Ja si do te ndryshoje moti sot mos u genjeni nga Dielli Read More »

“Princi i Libofshës” më martuan 9 vjec, ja cdo të thotë të jetosh me mua

Ai beri buje me deklaraten e tij se kishte nje projekt për të shpallur Libofshën Principatë. Eshte fjala per Jarl Ale de Basseville i cili ishte në emisionin “360 Gradë” të Artur Zhejit edhe foli për marrëdhëniet e tij të habitshme dhe të lulëzuara me femrat, në botë dhe në Shqipëri…

Jarl Ale de Basseville:Femra në traditën time nuk ka asnjë ndryshim nga mashkulli, pavarësisht gjithçkaje. Çfarë është traditë vikinge dhe çfarë është shumë për të qeshur është se femrat kanë më shumë fuqi se meshkujt. Ato mund të vrisnin meshkujt vetëm sepse një djalë mund të bënte diçka të keqe. Në traditën vikinge është e njëjtë, mund të jetë një princ mashkull dhe një princeshë femër. Personalisht mendoj se meshkujt duhet që ti mbrojnë femrat.

Zheji: Je martuar shumë herë, të kanë ikur apo i ke lënë?

Jarl Ale de Basseville: Është e komplikuar. Së pari jam martuar kur kam qenë 9 vjeç e gjysmë me një vajzë 7 vjeç e gjysmë. Unë e anullova më pas dasmën përmes Vatikanit por kjo nuk do të thotë se nuk e respektova atë. Unë nuk i lë femrat, thjesht jetoj jetën time.Nuk jetoj shumë në shtëpinë time. Unë jam ai lloj djali që mund të qëndrojë në shtëpinë e tij vetëm dy herë në muaj, të jetosh me mua është gati e pamundur. Asnjëherë nuk ju kam bërë asgjë të keqe atyre.

“Princi i Libofshës” më martuan 9 vjec, ja cdo të thotë të jetosh me mua Read More »

Ekstradimi, ministrja serbe: Ja kur do të vendoset për Ballistin

Ministrja serbe e Drejtësisë, Nela Kuburuvic në një prononcim për gazetën ‘Blic’ në Beograd ka folur për çështjen e ekstradimit të Ballist Morinës nga Kroacia. Ministrja ka deklaruar se pas vendimit të gjykatës tashmë pritet fjala e fundit nga ministri i Drejtësisë, por nuk ka afat se kur mund të shprehet.

“Tani për tani nuk ka asnjë informacion kur do të vendosë Ministri i Drejtësisë së Kroacisë, nëse do të japë pëlqimin për ekstradimin apo jo”tha Nela Kuburuvic. Ministrja thotë se vendimi mund të merret në çdo moment në afatin njëvjeçar.

Ballist Morina ndodhet në paraburgim në Dubrovnik që nga qershori i vitit 2017 kur u arrestua pas një mandat arresti serb për ngritjen e dronit në ndeshjen Serbi-Shqipëri në tetor 2014. Drejtësia kroate vendosi pro ekstradimit, por tashmë duhet të vendosë ministri i Drejtësisë nëse do të ekstradohet apo jo në Serbi.

Ekstradimi, ministrja serbe: Ja kur do të vendoset për Ballistin Read More »