Aurora

Vendosni dy thelpinj hudhra nën jastëk, dhe do të habiteni nga ajo që do të ndodhë gjatë natës

Përbërësit që gjenden te hudhra ju bëjnë të relaksoheni dhe do t’ju ndihmojë të bini më shpejt në gjumë, të rimerrni energjinë tuaj për ditën tjetër.

Mësoni pse do të flini më mirë me një hudhër nën jastëk.

Vetitë e hudhrës

Hudhra është një ushqim vërtet i lashtë dhe është përdorur si ushqim në çdo sezon për qindra mijëra vjet. Hudhra është e lidhur ngushtë me vetitë e qepës dhe pavarësisht nga aroma e saj të fortë, është një nga ushqimet më të konsumuara në mbarë botën.

Hudhra është e pasur me ushqyes thelbësore dhe ka shumë veti të rëndësishme mjekësore dhe shumëllojshmëri të përfitimeve. Hudhra ofron sasi të konsiderueshme kalorish, deri në 100 për 100 gram. Ajo nuk mund të shkaktojë shtim në peshë. Hudhra përmban karbohidratet komplekse dhe proteina që përmirësojnë performancën fizike dhe mendore. Ajo ofron shumë vitamina B kompleks dhe mineralet esenciale si natrium, kalium dhe magnez.

Përbërësit e tij të dobishme janë perfektë për trajtimin e llojeve të ndryshme të infeksioneve, çrregullime metabolike dhe probleme të frymëmarrjes.Në fakt, substancat antioksidantë dhe anti-inflamatore të hudhrës e bëjnë atë një aleat të fuqishëm për shëndetin kardiovaskular. Hudhra përmirëson elasticitetin e arterieve tuaja, zvogëlon kolesterolin e tepërt dhe rregullon nivelet e presionit të gjakut.

Gjithashtu ajo përmirëson rrjedhjen e gjakut në qelizat individuale të trupit dhe ndihmon në parandalimin e plakjen e parakohshme. Ajo ka veti antibakteriale dhe antiseptike. Këto veti mund të punojnë më mirë se antibiotikë të caktuar sintetikë. Ajo është një diuretik natyral që lufton mbajtjen e lëngjeve dhe inflamacionin në inde.

Pse ta vendosni nën jastëk?

Ky sekret i vjetër i familjes është përdorur për të përmirësuar cilësinë e gjumit për breza me radhë, veçanërisht te njerëzit që e kanë vështirë të bien në gjumë. Nëse vendosni një hudhër nën jastëk çdo natë, përbërësit dhe aroma e saj kanë një efekt qetësues që ndihmon të përmirësoni cilësinë e gjumit tuaj.

Vendosni dy thelpinj hudhra nën jastëk, dhe do të habiteni nga ajo që do të ndodhë gjatë natës Read More »

A e ke të dashurin “me lekë”, përgjigjja e Roza Latit do t’ju befasojë

Vajza e aktores Rita Lati, Roza është e njohur për lidhjen e saj me kantautorin Stine.

Por ndërsa Stine është bërë që prej dy vitesh baba i një vajze, Roza nuk ka publikuar ende asnjë lidhje.

Megjithatë e ftuar në rubrikën ‘Në çantën e …”, dhe e pyetur nga Hermes Nikaj, Roza ka treguar se në jetën e saj është një djalë dhe është shumë e lumtur më të.

Ajo tha:

Jam e lumtur. Në lidhje jo sepse nuk më pëlqejnë termat lidhje, i dashur, e dashur, i fejuari, e fejuar, jo. E kam një shok.”
Roza ka treguar se çfarë mban në çantën e saj, ndër të cilat kishte parfum, deodorant, krem, libër etj. Gjithashtu ka thënë që nuk ka kursyer asgjë më tepër se sa për pushimet.

Gjithashtu prezantuesja u pyet nëse mashkulli i saj duhet “me pas shumë lek, për me pas një Roze”, dhe nga përgjigjja që dha nënkuptohet se i dashuri nuk ka më pak pasuri se sa ajo.

Roza tha:

Unë jam një vajzë e pavarur që punoj vetë, kam lekun, makinën, shtëpinë time dhe nuk mund të rrij me një djalë që nuk i ka këto gjëra për jetën e tij siç i kam unë. Tenxherja gjen kapakun. Unë jam një femër që ia plotësoj vetes të gjitha kushtet dhe mashkulli im nuk duhet të jetë më poshtë.”

A e ke të dashurin “me lekë”, përgjigjja e Roza Latit do t’ju befasojë Read More »

Mos e besoni po deshët! Por kjo foto parashikon fatin tuaj

Na thoni çfarë keni vërejtur sapo patë këtë foto? Sepse përgjigja juaj zbulon se çfarë do t’ju ndodh në të ardhmen.

Fytyrë:Nëse shikimi i parë ishte fytyra, në jetën tuaj do të ndodhin ndryshime të mëdha. Çlirohuni, sepse keni zgjedhur drejtimin e duhur për një jetë të lumtur.

Lule:Nëse së pari keni vërejtur lulen, shumë urime. Kjo do të thotë se në jetën tuaj do të paraqiten fitore të vogla (por edhe të mëdha). Ky mund të jetë suksesi në punë, rritja e pagës, shpërblim e ndoshta do të fitoni në lotari apo bastore.

Vajza lakuriqe:Ajo në këtë test simbolizon lidhje të reja shoqërore. U presin njohje shumë të rëndësishme, prandaj nëse ju fton dikush që të takoheni, bëjeni këtë, sepse njohjet e reja do të jenë të rëndësishme për jua.

Insekt: Të parën keni vërejtur një insekt në këtë foto? Ai sjell fat. Problemet të cilat ishin barrë për ju, së shpejti do të zgjidhen. Ju pret fat në aspektin financiar, marrëveshje të mira, rezultate të mira të punës, thënë shkurt, sukses në karrierë

Mos e besoni po deshët! Por kjo foto parashikon fatin tuaj Read More »

Test inteligjence: Arrin ta shohësh vajzën e fshehur në foto, në më pak se 10 sekonda?

Ky është testi më i veçantë i inteligjencës që mund të gjeni nëpër faqet online. Do të të tregojmë një foto që përbën një iluzion optik, brenda së cilës gjendet e shfaqur një vajzë.

Vetëm 5% e popullatës ka qenë në gjendje ta identifikojë në më pak se 10 sekonda, gjë që tregon se këta persona kanë një vizion perfekt, ose që kanë një koeficient inteligjence më të lartë se të tjerët. Siç mund ta shohësh në foto, duket një zonjë e moshuar me veshjen e saj karakteristike latine (që mund të vihet re nga kapelja meksikane që mban në kokë), si dhe që është duke qeshur.

Pyetja ime është, a arrin ta shohësh dot vajzën e fshehur në foto? Ajo duket sikur nuk do të zbulohet… Ne nuk jemi duke të gënjyer, nëse e sheh në detaje foton, arrin ta identifikosh se ku ndodhet. Mos vallë ndodhet tek kapelja, apo mbi fustanin e saj? Për ta gjetur, shiko edhe fytyrën, veshin e djathtë, hundën, dhe rrudhën në faqen e të moshuarës që do të të bëjnë të zbulosh trupin e vajzës. Tani e kuptove? Bravo, shumë komplimente për rezultatin që arriten

Testi nuk ka të bëjë vetëm me evidentimin e personave që e gjejnë vajzën në pesë sekonda, pasi këta kuptohet që kanë koeficient inteligjence dhe orientim më të mirë hapësinor. Por, nëse e keni gjetur vajzën në rreth 180 sekonda, pra ju janë dashur rreth tri minuta për këtë gjë, truri juaj ka diçka të veçantë që shumë pak e kanë.

Pra, ju vërtet ndoshta nuk keni një nivel inteligjence gjeni, por koeficienti juaj i inteligjencës ju vlerëson mbi mesataren. Nëpërmjet këtij testi, ju duhet të kuptoni se gjërat duhet t’i shihni ndonjëherë në detaje, jo thjesht në sipërfaqe për të dhënë përgjigjet e duhura

Test inteligjence: Arrin ta shohësh vajzën e fshehur në foto, në më pak se 10 sekonda? Read More »

Djaloshi shqiptar pa krahë i ka djegur zemrat e gjermanëve

17 vite më parë, doktorin gjerman Dr. Wilhelm Röll e kishte prekur historia e një djaloshi të ri shqiptar, i cili i kishte humbur të dy gjymtyrët e krahëve. Edhe lexuesit e gazetës gjermane „Augsburger Allgemeine Zeitung“ kishin nduhmuar në rastin e djaloshit për të financuar në blerjen e protezave. Por, tani është paraqitur një problem i ri.

Rollit i kujtohet saktë momenti kur para 17 vitesh e kishte vizituar një mision gjerman në Fushë-Arrëz në veri të Shqipërisë, duke u njohur me punën e mundimshme të ndihmësve gjermane në këtë rajon. Dr. Röll, i cili ka qenë edhe shefi kryesor në Klinikën e Dillingenit, ishte duke u kthyer në vendlindje, kur papritmas, në aeroportin e Rinasit ia prezantojnë një djalosh të ri me emrin Izmir. „Asnjëherë nuk do ta harroj atë pamje e cila më preku në shpirt“, rrëfen mjeku gjerman. Që në moshën shtatëvjeçare, djaloshi ishte lënduar rëndë. Gjatë një loje me moshatarët e vet, Izmir Hysenaj kishte rënë në kontakt me korrentin e fortë elektrik. „Gjatë kësaj, ai ka pësuar djegie të rënda dhe ka humbur të dy krahët“, vazhdon më tej Dr. Röll.

E pas kthimit të tij në Dillingen, mjekut gjerman nuk i hiqej nga mendja djaloshi i ri shqiptar. Përmes shoqatës Lions-Club të Dillingenit, mjekëve dhe specialistëve të spitaleve,klinikës universitare të Tübingenit dhe lexuesve të gazetës gjermane në fjalë, ai organizoi ndihma të menjëhershme. Izmir Hysenaj, i cili nuk ishte në gjendje të kryejë punë të përditshme të zakonshme, për të shkruar apo për ta hapur derën, në vitin 2000 pranoi dhuratë protezën e parë, dy vite më vonë edhe të dytën. Në këtë mënyrë, djaloshit të ri iu shtua shpresa e re për jetë. Por, shoqata Lions nuk e la djaloshin të vetëm në këtë katrahurë. Ajo vazhdoi ta ndihmojë familjen Hysenaj, e cila jetonte në një regjion malor, pothuajse të padepërtueshëm, duke i blerë një banesë në qytetin e Pukës, në mënyrë që Izmiri të vazhdojë shkollimin e mesëm. Notat e mira të Izmirit e dëshmuan talentin e tij. Djaloshi zhvillohej shkëlqyeshëm. Në ndërkohë, ai ka diplomuar në studimet e DrejtësIsë dhe ka pranuar proteza të reja të krahëve.

Por, tani është krijuar një situatë e palakmueshme e cila e ka shqetësuar mjekun gjerman, shkruan me tëj gazeta, përcjellë „Shtegu.com“. Përkundër kualifikimit të tij të mirë, ai nuk ka mundur të gjejë punë në Shqipëri. Kjo nuk qëndron vetëm në faktin e ekonomisë së dobët shqiptare, por edhe në diskriminimin e madh të personave në gjendje të tillë siç është jurisiti i ri shqiptar.

Ardhmëria e Izmirit, për Dr. Röll dhe shoqatën është shumë e rëndësishme. „Për Izmirin jam bërë paksa si prind“, pohon Dr. Röll. Për këtë arsye, ai dhe shoqata do të përkujdesen që Izmiri mund të fillojë ti marrë këmbët në këtë profesion. Përmes Odës tregtare gjermano-shqiptare në Shtutgart, ai do të mund të fillonte karrierën e tij si jurist, shpreson Dr. Röll. Mjeku 87-vjeçar është i mendimit se fillimisht Izmiri do të duhet ta mësojë gjuhën gjermane dhe të vendoset në Gjermani, ndërsa për këto nevojiten të holla.

Izmir Hysenaj, i cili në çdo katër vite ka nevojë për proteza të reja, iu është mirënjohës për së tepërmi mjekut gjerman dhe anëtarëve të shoqatës Lions-Clubs. „Ju falënderoj nga zemra“, ka shkruar djaloshi shqiptar. „Përmes Dr. Röll dhe miqve të tij, mua më është dhuruar një jetë e re“. Viteve të kaluara, anëtarët e shoqatës kanë qenë përkrahësit më të mëdhenj të Izmirit. „Ju jam shumë mirënjohës të gjithëve për ate që bënë për mua“, thotë Izmiri. Kryeatri i shoqatës, Alois Haggenmüller nënvizon se Izmirin asnjëherë nuk do ta lënë të vetëm. „Do të përkujdesemi edhe më tej që djaloshi të fitojë një perpsektivë profesionale“. Shoqata në fjalë do t`i marrë përsipër shpenzimet e kursit të gjuhës gjermane dhe banimit. Në ndërkohë, shoqata ka edhe projkete të tjerë dhe duhet shqyrtuar mundësia e financimit të Izmirit. Ai është duke shpresuar se lexuesit gjermanë, të cilët edhe me herët e kanë furnizuar Izmirin me proteza të reja, edhe kësaj radhe do ta dëshmojnë humanizmin e tyre. Në ndërkohë, shoqata dhe donatorët e ndryshëm, deri më tani kanë shpenzuar më tepër se 50 mijë euro për Izmirin.

Djaloshi shqiptar pa krahë i ka djegur zemrat e gjermanëve Read More »

Para apo pas mengjesit:Kur duhet ti lajme dhembet

Kur është koha më e mirë për t’i larë dhëmbët, në mëngjes apo në mbrëmje, apo të dyja bashkë? Sinqerisht, koha më e mirë për larjen e dhëmbëve është pak e paqart.ë.

Sepse disa dentistë rekomandojnë që të prisni pak, pasi të keni ngrënë ushqime të ndryshme, ose pasi të keni pirë pije të ndryshme, kështu që të mos i dëmtoni dhëmbët.

Dr. Richard Marques, një nga dentistët më të mirë në Britani tregon se çfarë rekomandon ai për larjen e dhëmbëve. “Më e mira është që t’i lani dhëmbët dy herë në ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje”, tha ai.

“Duhet të pritni të paktën 30 minuta, pasi të keni ngrënë ushqim për t’i larë dhëmbët, ndryshe acidi mund të dëmtojë sipërfaqen e dhëmbëve.

Larja e dhëmbëve para se të shkoni për të fjetur është tepër e rëndësishme, për shkak se ushqimi i mbetur në dhëmbë mund t’i dëmtojë ata gjatë qëndrimit aty tërë natën”,vijoi ai.

Para apo pas mengjesit:Kur duhet ti lajme dhembet Read More »

Braktisën Shqipërinë dhe emigruan në Zelandën e Re: Ja çfarë punojnë tani Vesa dhe Big Basta

Pas largimit të Big Bastës disa muaj më parë drejt Zelandës së Re, erdhi momenti që familja të bashkohej. Pak kohë më parë drejt Zelandës udhëtoi edhe bashkëshortja e tij, Vesa Luma, së bashku me djalin e çiftit, Lianin.

Këngëtarja vazhdimisht mban të përditësuar ndjekësit e saj në Instagram me atë çka ata bëjnë në vendin e largët dhe së fundmi, ka treguar se ajo dhe Big Basta nuk kanë hequr dorë nga muzika.

Në disa postime të reja, çifti i artistëve shihet në një studio muzikore, duke treguar kështu se ndonëse në emigrim, ata vijojnë profesionet e tyre të mëparshme.

“Vit i ri, fillim i ri!”-ka shkruar Vesa, duke lënë të kuptohet se me shumë gjasa mund të sjellë ndonjë këngë të re.

Braktisën Shqipërinë dhe emigruan në Zelandën e Re: Ja çfarë punojnë tani Vesa dhe Big Basta Read More »

Dhëndër tek pronaret e Top Channel, Ledion Liço: Mbyllesha në dhomë dhe qaja…

Shumëkush mund të mendojë se moderatori i njohur Ledion Liço është një njeri me fat, përderisa edhe ka hyrë dhëndër në një familje aq të pasur sa ajo e partneres së tij.
Por dikur edhe Ledioni është përballur me të njëjtat vështirësi si të gjithë të rinjtë që vijnë nga rrethet në Tiranë.

Madje ai ka treguar në emisionin “Pop Culture” se kur ishte në fillore ka vuajtur nga bullizmi.

Moderatori ka ardhur në Tiranë kur ka qënë në klasë të pestë dhe se ka hasur shumë probleme në fillim, ku ishte përballur me probleme për shkak të dialektit nga Erseka.

Ai tha:

Për mua ka qenë një periudhë e vështirë, dhe shpesh mbyllesha në dhomë dhe qaja. Flisja me dialekt dhe të gjithë njerëzit qeshnin dhe talleshin. Por ia dola duke i thënë vetes se nuk ke lindur për të qenë si të tjerët, por që të jesh i veçantë. Përpos kësaj, kam punuar fort derisa mun dtë flisja një gjuhë të pastër, pa dialekt.”
ledion

Gjithashtu Ledioni Liço ka treguar edhe për një sherr të ndodhur në gjimnaz, kur një djalë më i madh në moshë e kishte goditur në fytyrë. Por moderatori i kishte ngrënë gishtin e vogël, pasi sipas tij nuk kishte forcë tjetër.

Dhëndër tek pronaret e Top Channel, Ledion Liço: Mbyllesha në dhomë dhe qaja… Read More »