Aurora

Bleona në Tajlandë, ja kush e shoqëron

Këngëtarja Bleona Qereti është emër shumë i komentuar në mediet rozë.

Kjo për shkak të veprimeve të saj dhe jetë luksoze që bën në Amerikë, për të cilën shumë shpesh është pyetur se kush e financon.

Deklaratat e saj se do të martohet vetëm me një person që është milioner, kanë nxitur shumë herë reagime.

Së fundi, ajo përmes rrjeteve sociale është lajmëruar nga Tajlanda, ku ka “ikur” nga temperaturt e ftohta të Amerikës.

Por, në këto pushime ajo po shoqërohet nga një person, e që është vëllai i saj Bledari, me të cilin ka treguar se po shijojnë ushqimin në resortin ku po qëndrojnë ngase nuk mund të bëjnë plazh shkaku i shiut.

Bleona në Tajlandë, ja kush e shoqëron Read More »

Dita më e nxehtë në 100 vitet e fundit, ja në cilin vend

Sidnej përjetoi sot ditën më të nxehtë që nga viti 1939, me temperatura që në zona të ndryshme të qytetit arriti deri në 47,3 gradë Celsius.

Që në fillim Zyra Meteorologjike e vendit tha se kjo do të ishte dita më e nxehtë në historinë e qytetit, pasi mati temperaturën 47,1 gradë Celsius në Penrith.

Megjithatë, kjo zyrë shtoi më pas se kishte gabuar, pasi nuk kishte parë në arkiva që temperatura më e lartë kishte arritur në vitin 1939, me 47,8 gradë Celsius.

”Ndeshjet e turneut ndërkombëtar të tenisit, që po zhvillohen në Sidnej, u ndërprenë pasi temperatura në fushat e tenisit kishte kaluar mbi 40 gradë Celsius, çka detyroi tenisten e njohur, Kristina Mladenoviç që të tërhiqej pasi ishte ndjerë keq nga ana shëndetësore”, njoftoi televizioni australian, ABC.

Dita më e nxehtë në 100 vitet e fundit, ja në cilin vend Read More »

Ja perfitimet ne organizem te pirjes esell te nje gote uji

A mund të qëndrosh pa pirë ujë, çaj apo çdo lëng tjetër për të paktën tetë orë?

Vetëm idea e kësaj sfide tingëllon shqetësuese apo jo?

Uji është shumë i rëndësishëm dhe këtë nuk mund ta nënvizojmë mjaftueshëm.

Ekspertët rekomandojnë që ta pini ujin sapo të hapni sytë.

Sipas tyre, gjatë gjumit, trupi dehidratohet ndaj uji duhet pirë që në mëngjes.

A jeni zgjuar ndonjëherë dhe jeni ndjerë të etur dhe të dehidratuar?

Kjo ka ndodhur sepse trupi nuk ka marrë asnjë lëng për të paktën 8 orë.

Uji luan një rol thelbësor për të gjitha funksionet e trupit.

Hidratimi është shumë i rëndësishëm dhe duhet të nisë që në mëngjes, sepse siç thotë populli ‘fillimi i mbarë, gjysma e punës.’

5 Arsyet Përse Duhet të Pini Ujë Që Në Mëngjes

Do të hidratoheni

Trupi dehidratohet pas shtatë ose tetë orësh gjumë.
Nëse pini ujë sapo të zgjoheni do të rrisë nivelin e oksigjenit në organizëm.
Për më tepër, uji ndihmon muskujt dhe qelizat e gjakut.

Metabolizmi do të përmirësohet

Pirja e të paktën një gote të madhe me ujë në mëngjes mund të përmirësojë metabolizmin me të paktën 24 përqind.
Një gjë e tillë do ju vijë në ndihmë për mbajtjen e një peshe të mirë trupore.

Trupi do të pastrohet nga toksinat

Kur pini ujë në mëngjes përpara se të ushqeheni, do të pastroni zorrën e trashë dhe do të përshpejtoni përthithjen e ushqyesve.

Për më tepër, veshkat do të funksionojnë më mirë nëse trupi furnizohet me lëngje.

76 % e indeve e trurit përmbajnë ujë

Kur jeni të dehidratuar, është njësoj sikur truri të mos ketë ushqim.

Kështu, ju do të ndiheni të lodhur, të drobitur, do të keni dhimbje koke dhe luhatje humori.

Do të ndiheni më të ngopur

Uji mbush stomakun.

Nëse pini ujë përpara se të hani ushqim, nuk do ta teproni dhe do të ndiheni më të ngopur.

Pirja e ujit në mëngjes do ju bëjë të ndiheni të ngopur deri në drekë.

Këshilla Për Pirjen e Ujit

Pini të paktën 1-2 gota me ujë pasi të zgjoheni.

Mos konsumoni ushqim për të paktën një orë pasi të keni pirë ujë.

Mos pini pije alkolike përpara gjumit.

72 përqind e trupit të njeriut përbëhet nga uji.

75 përqind e muskujve përbëhen nga uji
82% e gjakut është ujë
90% e mushkërive është ujë
76% e trurit përbëhet nga uji
25% e kockave përbëhen nga uji

Këto shifra janë të mjaftueshme për të kuptuar rëndësinë e hidratimit.
Trupi varet nga uji që të mbijetojë.
Çdo qelizë, ind apo organ i trupit ka nevojë për ujë që të funksionojë.

Për më shumë shije ju rekomandojmë ta shoqëroni me pak limon.

Ja perfitimet ne organizem te pirjes esell te nje gote uji Read More »

Omleta receta e hershme jo vetem e Kuzhines Shqiptare

Omleta është një ndër recetat më të hershme jo vetëm të kuzhinës shqiptare por gjithë kuzhinës botërore.

Një ushqim i shijshëm por mbi të gjitha i pasur me vlera ushqyese, me përbërës kryesor vezët, omleta vijon të mbetet simboli i një mëngjesi të shëndetshëm.

Omleta përgatitet shumë lehtë dhe kërkon pak kohë ndërkohë që është e pasur me vlera të shëndetshme.

Ajo përgatitet e kombinuar në mënyra të ndryshme, me djathë të bardhë a kaçkavall e erëza, proshuta të ndryshme e salsice etj.

Por mund të kombinoni edhe të gjitha perimet që u gjenden në shtëpi, domate, patate, karrota, kunguj, lulelakër, brokoli etj.

Sa më shumë përbërës të hidhni, aq më shumë e shijshme dhe e shëndetshme do të bëhet omleta.

Ja dy receta të shëndetshme të përgatitjes së omletës krejt lehtë në shtëpi për të nisur ditën mbarë bashkë me familjen, omletën me djathë të bardhë dhe erëza si dhe omletën me perime.

Omleta me Djathë dhe Erëza

(Përbërësit e kësaj recete janë për katër persona)

4 kokrra vezë

Djathë i bardhë, i thërrmuar

4 lugë gjelle qumësht

3 lugë gjelle vaj ulliri

kripë

piper

rigon

Përgatitja 

Rrihen vezët, i shtohet djathë i thërrmuar, kripa, qumështi, piperi dhe rigoni.

Vendosim tiganin në zjarr dhe shtojmë vajin e ullirit.

E lëmë të nxehet pak dhe hedhim masën e vezëve të rrahura.

Skuqet nga të dyja anët dhe mblidhet në formën e rolesë.

Omleta me Perime

Përbërësit

(Përbërësit e kësaj recete janë për katër persona dhe përveç vezëve që janë baza e omletës perimet e tjera mund të shtohen sipas dëshirës dhe atyre që keni në kuzhinë)

4 vezë

Vaj ulliri

Një lugë çaji gjelle miell

Pak qumësht

1 kokërr domate

Një qepë e njomë (vetëm pjesa e bardhë)

Gjysmë kungull i njomë

100g djathë i bardhë ose kaçkavall i grirë

Një spec i vogël

Kripë dhe piper

Përgatitja

Si fillim pastroni perimet dhe prijini në kubikë shumë të vegjël.

Grijeni qepën shumë hollë. Në një tigan që nuk ngjit hidhni vajin e ullirit dhe hidhni qepët kavërdisni pak dhe më pas shtoni domatet dhe perimet e tjera të prera në kubikë.

Hidhni piperin dhe kripën dhe kavërdisini herë pas here derisa volumi i perimeve të bjerë.

Nga ana tjetër, në një tas rrihni vezët, shtoni miellin dhe qumështin dhe rrihni derisa të bëhet masa e njëtrajtshme.

Hidheni masën e vezëve në tigan dhe trazojeni në sekondat e para. Në momentin që  pjesa e fundit nis të skuqet shtoni djathin, fikni zjarrin dhe vendosini kapak.

Pas dhjetë minutash mundohuni ta ktheni omletën për ta pjekur edhe nga ana tjetër ose paloseni dhe lëreni të piqet edhe pak minuta.

Në fund vendoseni në një pjatancë dhe servireni me kastraveca ose domate të freskëta por edhe më pak sallatë jeshile apo sallatë spinaqi.

Omleta receta e hershme jo vetem e Kuzhines Shqiptare Read More »

Si te rrisni perimen e superfuqishme

Nëse po kërkoni ide për perime interesante dhe të shëndetshme për të mbjellë në shtëpinë tuaj atëherë lexoni me poshte.

Panxhari është një perime shumë e shëndetshme për organizmin.

Ajo mbillet shumë lehtë dhe ka një prodhimtari të mirë.

Panxhari preferon freskinë e pranverës dhe vjeshtës dhe është një ushqim i mirëpritur në tryezë.

Çfarë ju nevojitet për të mbjellë panxharin në shtëpi

Vazo

Panxharit i janë thurur lavde si një perime që arrin të rritet pa u shqetësuar në çdo klimë apo terren.

Zgjidhni enë të thella që garantojnë lirshmërinë e rrënjëve

Dheu

Panxhari kërkon terren të pastër nga guralecët, të shkrifët, organik dhe me ushqyes.

Fertilizimi

Plehu organik është i domosdoshëm për mbarëvajtjen e rritjes së panxhari në shtëpi.

Drita e diellit

Zgjidhni një vend të ndriçuar mirë.

Panxhari ka nevojë për të paktën 8 orë dritë nga dielli.

Mbjellja e Panxharit dhe Përkujdesja

Panxhari është një perime të cilës nuk i pëlqen të lëvizë shumë, ndaj zgjidhni vazo të mëdha.

Në fund të vazos vendosni një shtresë gurore ose rënore për të garantuar një kullim të mirë.

Më pas hidhni dheun dhe mbulojeni shtresën gurore mirë sepse në të kundërt do të lëndojë zhardhokët.

Farat e përzgjedhura kërkojnë shumë kohë të çelin filiza, ndaj përpara mbjelljes futini ato në ujë për të zbutur shtresën e trashë të farave.

Farat duhen mbjellë në një distancë 5 centimetra nga njëra tjetra.

Farat e panxharit mund t’i gjeni në farmacitë bujqësore.

Më pas, farat duhen mbuluar mirë me dhe, si dhe ujitur mjaftueshëm.

Filizat duhet të çelin të paktën pas disa javësh.

Ato duhen krasitur lehtë dhe me kujdes për tu dhënë drejtimin e dëshiruar.

Më pas, duhet të përqendroheni tek ujitja.

Dheu duhet të jetë i njomë por jo i tejmbushur me ujë.

Nëse i mbani vazot në kopësht, atëherë duhet t’i ujisni çdo ditë.

Pas një muaji, panxhari kërkon të fertilizohet që të garantojë një prodhimtari cilësore.

Pas 50-60 ditësh, panxhari është gati për t’u nxjerrë nga vazoja.

Zhardhoku nuk duhet të jetë shumë i madh përndryshe humbet ëmbëlsinë.

Gjethet nga ana tjetër mund të mblidhen dhe të konsumohen kur të kenë arritur një gjatësi prej 10 centimetrash.

Gjethet mund të konsumohen në sallata të ndryshme ose të gatuhen bashkë me panxharët.

Panxhari është një perime shumë e shëndetshme dhe e  thjeshtë për t’u rritur në shtëpi dhe nuk të zhgënjen kurrë.

Si te rrisni perimen e superfuqishme Read More »

Salc kosi shtepie:Ja si ta pergatisni lezetin e tryezes Shqiptare

Salca e kosit është një ushqim që nuk mungon në tryezat shqiptare.

Receta e kësaj salce është shumë e thjeshtë.

Ajo është përvetësuar nga shumë vende të Ballkanit dhe konsumohet gjërësisht.

Përbërësit kryesorë të salcës janë kosi dhe hudhra.

Receta është aq e thjeshtë sa mund të ndryshohet ose plotësohet me elementë të tjerë siç mund të jetë kopra, limoni, kastraveci, arra e të tjerë.

Salca kremoze bëhet duke kulluar kosin.

Kjo recetë është mirë të përgatitet me kos të bërë në shtëpi dhe jo variante të tij që shiten në dyqan.

Kosi pa yndyrë ose me pak yndyrë nuk prodhon të njëjtën salcë kosi si varianti i shtëpisë.

Sa i përket hudhrës, shumë amvisa shqiptare zgjedhin ta shtypin atë me kripë që të çlirojë aromën e fortë e të ndezur.

Disa të tjera preferojnë ta kalojnë në rende, që hudhra të mos jetë aroma dominante.

Ndërsa për barishtet, zgjedhja qëndron gjithmonë mes koprës dhe majdanozit.

Salca e kosit mund të serviret si antipastë dhe është shoqëruese e shkëlqyer e mishrave, patateve apo sallatave.

Më poshtë do të gjeni një recetë të thjeshtë për përgatitjen e salcës së kosit në kushtet e shtëpisë.

Përbërësit :

2 kg kos

1 filxhan vaj ulliri ekstra të virgjër

1 lugë të vogël me kripë

2-3 thelpinj hudhër (nëse dëshironi mund të shtoni më shumë në varësi të aromës së preferuar)

1 tufë majdanoz të copëtuar hollë

Një gotë me arra të grira (nëse dueshironi)

Përgatitja

Marrim kosin dhe e transferojmë në një napë të pastër të cilës i japim formën e një traste të thjeshtë.

Trasta varet në një vend të caktuar në kuzhinë dhe lihet të kullojë për 12 orë. Vendosni një enë poshtë nëse nuk keni një vend ku të rrjedhë lëngu.

Pasi kosi ka kulluar plotësisht, hapeni trastën e napës dhe hidheni masën e përqendruar të kosit në një enë qelqi.

Shtojmë kripën dhe e përziejmë mirë.

Më pas hedhim një filxhan kafeje me vaj ulliri dhe e përziejmë mirë.

Në një enë të vogël shtypim thelpinjtë e hudhrës me pak kripë që të çlirojnë aromën e tyre karakteristike.

Mos harroni që hudhra duhet përdorur gjysëm ore pas prerjes, pasi ka lëshuar alicinën e cila përçon shumë prej vlerave më të mira të hudhrës.

Nëse dëshironi mund të shtoni majdanozin e grirë hollë dhe arra të copëtuara.

Në përfundim salca rrihet dhe përzihet mirë me një lugë druri.

Vendoseni enën në frigorifer dhe mbylleni mirë me kapak.

Salca është mirë tue konsumohet pas 2 orësh nga përgatitja.

Kjo kohë është e nevojshme për përzierjen e plotë të aromave të të gjithë përbërësve.

Salca mund të qëndrojë në frigorifer për të paktën 5 ditë.

Salc kosi shtepie:Ja si ta pergatisni lezetin e tryezes Shqiptare Read More »

Ligji antiduhan i deshtuar, rinisin kontrollet

Qeveria do të rinisë fushatën për zbatimin e ligjit antiduhan, ndërsa kontrollet dhe gjobat pritet të aplikohen ndaj subjekteve dhe shkelësve të ligjit.

Ministrja e Shëndetësisë ka mbledhur në një takim të gjithë drejtuesit e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor me qëllim intensifikimin e punës për të ndaluar duhan pirjen në ambientet publike të mbyllura (bar, restorant,etj.)

Slogani i përsëritur është ai: zero tolerancë ndaj shkelësve të ligjit!
Burimet bëjnë të ditur se referuar këtij aksioni dhe rezultateve të tij, drejtuesit e Inspektoriateve do të vlerësohen për performancën në punë, edhe pse është ngritur shqetësimi se gjobat e aplikuara anullohen më pas.

Sikundër raportohet, gjobat që do të aplikohen do të jenë në nivelet e tyre më të larta, pa i paralajmëruar subjektet apo individët që do të gjenden në shkelje të ligjit.

Ligji antiduhan është miratuar rreth 8 vjet më parë dhe pavarësisht fushatave të herëpashershme të ndërmarra nga Inspektoriatet , zbatimi i tij ka dështuar.

Ligji antiduhan i deshtuar, rinisin kontrollet Read More »

Mërgimtarët erdhën për t’ja ndërtuar shtëpinë, por ajo që ju ndodhi…

Donatorët që erdhën nga Gjermania për të ndërtuar një shtëpi për një familje skamnore, u mashtruan nga një person që u shiti tokë pa qenë pronar i saj.

Erdhën nga Gjermania me qëllimin për të blerë tokë dhe për të ndërtuar një shtëpi për familjen Arifi nga Obiliqi, por Bekim Idrizi me disa donatorë të tjerë u mashtruan nga “pronari” i tokës ku do të ndërtohej kjo shtëpi.

Bekim Idrizi nga fshati Zhabar i Komunës së Mitrovicës i cili jeton qe 27 vjet në Gjermani dhe ka biznes të vetin për ndërtimtari industriale, pasi e pa në televizion gjendjen e familjes Arifi nga Komuna e Obiliqit shprehu dëshirën që t’ia ndërtojnë shtëpinë asaj.

Për më shumë ju sjellim më poshtë edhe videon:

Mërgimtarët erdhën për t’ja ndërtuar shtëpinë, por ajo që ju ndodhi… Read More »