Në një studim të botuar në të përditshmen “New York Times”, krahas stilit të jetës aktiviteteve fizike dhe konsumimit të alkoolit, u zbulua se ata të cilët nuk konsumojnë kos në krahasim me ata që e konsumojnë çdo ditë një të tillë, janë 3-4% më të rrezikuar ndaj kockave më të dobëta.
Prandaj përdorimi i kosit për çdo ditë mund të ulë deri në 39% rrezikun e osteoporozës tek gratë dhe 52% tek burrat në krahasim me ata që nuk e konsumojnë fare. Madje thuhet se fanatikët e këtij ushqimi kanë dhe performancë shumë më të mirë fizike.
E sipas ekspertëve, e mira e kosit qëndron tek përbërësit e tij, një miksim i pasur me vitaminat B, D dhe kalcium, të cilat s’mund të bëjnë gjë tjetër vetëm të ndihmojnë organizmin tone. E vetmja gjë për të cilën duhet të bëjmë kujdes tek to, është niveli i sheqerit, pasi nuk duhet kaluar masa.
Dhjami i akumuluar në zonën e barkut nuk është vetëm një problem estetik që ju bën të ndiheni të pasigurtë kur ekspozoni trupin në plazh ose kur ju duhet të provoni veshje në një dyqan. Studime të shumta sugjerojnë se madhësia e belit është më e rrezikshme se e gjithë pesha trupore kur bëhet fjalë për shfaqjen e sëmundjeve të ndryshme. Dhjami në pjesën abdominale dëmton organet dhe enët e gjakut, duke rritur kështu rrezikun për tension të lartë të gjakut, nivele të larta të kolesterolit, goditje në tru, sëmundje të zemrës, diabet, disa lloje kanceri, madje edhe demencë.
Ja e pranuam se dhjami përreth belit është i rrezikshëm, por çfarë mund të bëjmë për të? Fillimisht duhet të shmangen ushqimet e përpunuara dhe me përmbajtje të lartë të sheqerit. Të gjithë mund të përfitojmë duke ndjekur dietën mesdhetare, të pasur me produkte të freskëta, fruta, perime, drithëra, yndyra të shëndetshme, dhe duke limituar mishin e kuq. Lëvizja me shpesh nga kolltuku gjithashtu nuk do t’ju bëjë keq. Çfarëdo që mund të bëni për të hequr dhjamin në bark, sikur edhe pak centimetra, ju bën më të shëndetshëm. Megjithatë, disa njerëz e kanë më të vështirë se të tjerët kur bëhet fjalë për sheshimin e belit, dhe nuk ndodh vetëm për shkak të fatit të keq. Ja cilat janë disa nga arsyet të vërtetuara shkencërisht përse vini bark:
Nëna ka formë të trupit ‘mollë’: Pjesa e trupit ku depozitohet yndyra lidhet shumë me gjenetikën. Me një vështrim të shpejtë tek pema e familjes mund të zbuloni nëse keni prirje për të pasur formë të trupit si “mollë” apo “dardhë”. Ata të cilët gjenet i lidhin më shumë me formën e trupit “mollë” duhet të jenë më të zellshëm për t’u stërvitur dhe të limitojnë kaloritë nëse nuk duan që të vënë bark.
Ndryshimet hormonale: Gjatë periudhës së menopauzës, edhe gratë të cilat kanë formë të trupit “dardhë”, ku pjesa më e madhe e peshës trupore përqendrohet tek kofshët, fillojnë të vënë bark. Rënia e niveleve të estrogjenit, së bashku me ngadalësimin e metabolizmit me rritjen e moshës janë disa nga arsyet përse mund të vini bark.
Vuani nga sindroma policistike e vezores: Sindroma policistike e vezores prek rreth 10-20% të grave gjatë viteve riprodhuese. Këto gra kanë nivele më të larta të testosteronit dhe shpesh e gjejnë veten duke shtuar peshë, sidomos rrethe belit. Duke qenë se meshkujt kanë zakonisht formë të trupit “mollë”, mendohet se nivelet e larta të testosteronit mund të shkaktojnë këtë formë tipike “mashkullore” të shtimit në peshë. Simptoma të tjera të kësaj sindrome janë çrregullime të ciklit menstrual, qime të shumta në trup dhe akne.
Nuk po flini sa duhet – ose po flini më shumë seç duhet: Si pagjumësia (kur flini më pak se 6 orë), ashtu edhe kur e teproni me fjetjen mund të çojnë në shtim të dhjamit në pjesën e barkut. Nëse e privojmë gjumin, metabolizmi fillon të ngadalësohet për të ruajtur energjitë, dhe fillojmë të hamë ushqime të pashëndetshme. Prandaj trupi fillon t’i ruajë kaloritë si dhjam, sidomos përkthe pjesë së belit. Sa i përket vënies së barkut për shkak të fjetjes për orë të zgjatura, shkencëtarët nuk janë të sigurt përse ndodh një gjë e tillë. Megjithatë mund të ndodhë sepse më shumë kohë në shtrat përkthehet në pak kohë të qenët aktivë.
Stresi: Kur jeni i stresua, trupi fillon të prodhojë kortizol, një hormon që bën kërdinë në trup të paktën në dy mënyra. Së pari, ai ju shton dëshirën për të ngrënë ushqime me yndyra dhe sheqer. Kortizoli gjithashtu alternon metabolizmin e trupit, kështu digjni më pak kalori dhe depozitoni më shumë dhjam në trup.
Rita Ora sot është ndër emrat më të përfolur në botë..
Suksesi që arriti në muzikë dhe në botën e showbiznesit në përgjithësi e bëri atë të jetë tejet e kërkuar nga njerëzit, transmeton Indeksonline.
Rita, me origjinë nga Kosova korri sukseset e muzikës duke mos fshehur këtë fakt.
E sot edhe pse duket tejet seksi dhe e bukur nuk është çudi. Ajo siç duket nga një fotografi e publikuar nga nëna, edhe kur ishte e vogël ishte shumë e bukur dhe e ëmbël, e veshur me shumë stil si një balerinë./Indeksonline/
Moti duket se do të na vazhdojë të na surprizojë për ditët në vijim. Edhe pse jemi në janar, duket se do përjetojmë temperaturat e stinës së pranverës.
Ditën e sotme ka qenë shumë ngrohtë dhe moti i tillë do vijojë edhe për nesër e në ditët e para të kësaj jave.
Të paktën kështu bën me dije “Metoalb”, ku njofton se maksimumi në zonat malore do të ngjitet mbi 14°C ndërsa maksimumi në ultësirën perëndimore, do ngjitet mbi 22°C.
MOTI NE VIJIM:
E hëna dhe e marta do të vijojnë në kushtet e kthjellimeve të alternuara me vranësira të shpeshta por nuk priten reshje në territor. Temperaturat e ajrit SOT kanë shënuar maksimalisht 19.9°C në zonat Jugperëndimore; por edhe e hëna dhe e marta, sjellin rritje të lehta të temperaturave si gjatë orëve të mëngjesit ashtu edhe në mesditë duke bërë që maksimumi në zonat malore të ngjitet mbi 14°C ndërsa maksimumi në ultësirën perëndimore, do ngjitet mbi 22°C.
igurisht që gjatë dimrit do të jetë e vështirë t’i shmangeni duarve dhe këmbëve te ftohta.
Përmirësimi i qarkullimit të këtyre gjymtyrëve mund të jetë po aq i thjeshtë sa veshja e duarve, në vend të dorëzave, përdorimi i ushqimit pikantë.
Dr John Brill nga “Aurora Health Care” tha për Daily Mail se këto këshilla të vogla duke përfshirë qëndrimin larg cigareve dhe zëvendësimin e kafesë me ujë do të bëj që gjaku i juaj të rrjedh më shpejt.
Sidoqoftë, Dr Brill paralajmëroi se nëse nuk mund të ngrohesh pas ardhjes nga të ftohtit në një vend të ngrohtë dhe nuk shihni ndryshimet e ngjyrës së lëkurës, atëherë mund të nënkuptojë diçka shumë më serioze, transmeton Indeksonline.
1.Përdorni rroba të lira në vend të atyre që ju ngushtojnë duart
Dr Brill tha se gjëja më e rëndësishme është të mbash duart dhe këmbët e mbuluar me veshje.
“Gjërat që janë më të lirshme janë më të mira për të mbajtur duart dhe këmbët e ngrohta, si për shembull dorashka në vend të dorezave”, ka thënë ai.
Një përshtatje e lirshme lejon që trupi juaj të ngroh hapësirën përreth duarve, duke vepruar si izolues.
2.Provoni ushqim me aromë dhe pikante
Ushqimet me erëza mund të nxisin qarkullimin e mirë duke hapur enët e gjakut.
Kur hani ushqime pikante, rritet temperatura juaj e trupit, duke bërë që zemra juaj të pompojë më shpejt dhe të bëj që gjaku të qarkullojë më shpejt.
Specat pikante janë të pasura me vitamina A dhe C të cilat ndihmojnë në forcimin e artilerive dhe enëve të gjakut që mund të parandalojnë mpirje nga qarkullimi i dobët.
3.Jo cigares, kafesë dhe alkoolit
Tre gjërat kryesore që duhet shmangur gjatë kohës së dimrit janë: nikotina, kafeina dhe alkooli, ka thënë Dr Brill.
Si nikotina ashtu edhe kafeina shkaktojnë ngushtimin e enëve të gjakut, duke e bërë më të vështirë qarkullimin e gjakut në duart dhe këmbët e juaja të ftohta.
Ai shtoi se përveç të bën të dehidruar, një keqkuptim i madh për alkoolin është se kjo ju bën të ngrohtë.
“Në fakt, alkooli krijon perceptimin se ju jeni të ngrohtë, e cila është shumë e rrezikshme”, ka thënë Brill.
“Ju nuk jeni duke u ngrohur, ju thjeshtë jeni më pak të ndërgjegjshëm se sa ftohtë keni”, ka thënë ai.
4.Hani peshk dhe zarzavate të pasura me hekur
Marrja e shtesave ose ushqimi i lartë me vaj peshku, niacin dhe hekur, të gjitha hapin arteriet duke lejuar që gjaku të qarkullojë lirshëm përmes trupit tuaj.
Peshku është i pasur me acide të larta yndyrore omega 3 dhe 6 që kanë treguar për të përmirësuar qarkullimin e gjakut.
Perimet jeshile dhe mishi i kuq janë të gjitha të pasura me hekur, i cili njihet edhe për rritjen e qarkullimit.
5.Qëndroni të hidratuar edhe kur nuk jeni të etur
Sistemi juaj i qarkullimit të gjakut ushqen të gjitha qelizat në trupin tuaj, prandaj është e rëndësishme ta mbani atë të hidratuar.
Qëndrimi i hidratuar ndihmon në rregullimin e temperaturës së trupit dhe është thelbësore për të mbajtur qarkullimin.
Ndryshe nga vera, dehidrimi gjatë dimrit është më pak i dukshëm dhe ju nuk mund ta vini re edhe kur ndiheni të etur.
Një nga arsyet kryesore që njerëzit vuajnë nga hipotermia është se ata bëhen të dehidruar përderisa qëndrojnë jashtë për një periudhë të gjatë kohore.
Pirja e pijeve të nxehta do ju mbajë të hidratuar duke ju ngrohur nga brenda.
6.Jini aktiv
Lëvizja më e shumtë do të bëj që gjaku i juaj të ketë më shumë qarkullim në këtë mënyrë edhe nuk do të keni shumë të ftohtë.
7.Çfarë do të thotë nëse ju edhe pas këtyre keni ende të ftohtë?
Nëse thjesht nuk mund të ngrohesh edhe pas këtyre gjërave, ose përjetoni dhimbje në duar dhe këmbët së bashku me të ftohtit, kjo mund të jetë se keni arterie të bllokuara ose ndonjë gjendje tjetër shëndetësore si anemia ose fenomeni i Raynaudit.
Raynaud është një gjendje në të cilën disa zona të trupit ndihen të mpirë dhe janë të zbardhur kur ekspozohen ndaj të ftohtit
Angela Martini së fundmi ka qenë shumë prezente në mediad rozë për shkak të martesës së saj të veçantë me miliarderin rumun Dragos. Teksa ajo po shijon një periudhë shumë të lumtur të jetës së saj, duket se komentet negative nuk mungojnë. Në Instagram ku ajo poston fotot e shumta nga muaji i mjaltit, i kanë ardhur disa mesazhe ofenduese nga një ndjekëse, e cila e shan k*rvë.
Duket se modelja ja ka kthyer më së miri ofendimin, duke bërë publike në story këto mesazhe, dhe duke e detyruar vajzën të fshijë profilin dhe të ndërrojë emrin.
“Ups çfarë i ndodhi profilit tënd? Herës tjetër mëso të flasësh mirë”- shkruan Angela, ndërsa në postimet e mëparshme ka shprehur habinë se si një femër mund të flasë kështu.
Asambleja e djeshme e Partisë Socialiste, në të cilën u lavdëruan arritjet e PS-së në këto 100 ditë qeverisje, duket se nuk është pritur mirë, veçanërisht në momentin që bëhet një krahasim mes veshjeve luksoze të anëtarëve dhe deputetëve të kësaj partie, me mjerimin e skajshëm që ka kapluar vendin.
E një krahasim të tillë e bëri edhe gazetarja Edlira Gjoni, e cila vuri përballë, në një reagim të sajin në rrjetet sociale, Shqipërinë luksoze të markave e firmave më të mëdha, të cilat mbahen e vishen nga paria e vendit, me varfërinë dhe mizerjen që përjeton çdo ditë familja e Gëzimit, një banori në Fan, falë shtetit të mirëqenies sociale.
Edlira, e ndodhur mes dilemash e mëdyshjesh pas këtyre fotove, shtron pyetjen se cila është Shqipëria jonë e vërtetë? Ajo që na shfaqet në televizor, apo ajo që prekim e përjetojmë çdo ditë, në çdo hap që hedhim?
Publikimi i plotë i gazetares:
Cila nga këto është Shqipëria e vërtetë? Gëzimi dhe familja e tij në Fan mezi prisnin të fillonte Asambleja e Partisë së të varfëve. Vetëm se nuk ka televizor, as drita, ndaj nuk e shijon dot shtetin e fortë të Guccit, Armanit, Louis Vuitonit, Miu-Miut, Pradës, orave Rolex, makinave me xhama të zinj, syzeve që kushtojnë një palë aq sa atij i duhen për të jetuar vet’i katërt një muaj të tërë.
Ja këtë popullatë drejton sot shteti i fortë i Asamblesë Socialiste (e Parlamenit grotesk i kllounëve firmato edhe në partitë e tjera).
Parti, qeveri e Parlament i zhytur në luks, silikon, narcizizëm e paaftësi humane. Pa guxim të shohin realitetin në sy, e jo më të gjenerojnë zgjidhje për të! Turp!!!