Aurora

A e dini se çka ka ndodhur më 12 janar

1777 – Në Kaliforni, themelohet Misioni Santa Clara de Asis në atë që është tani Santa Klara, qytet në qendër të Luginës Silicon, ku kanë selitë disa prej kompanive të teknologjisë së lartë. Ndërsa Universiteti Santa Clara, është institucioni më i vjetër i arsimit të lartë në shtetin e Kalifornisë.

1816 – Familja Bonoparte përjashtohet përgjithmonë nga Franca. Por vetëm me dekret, sepse Bonopartët do të luanin rol në politikën franceze dhe evropiane thuajse deri në fund të shekullit XIX. Napoleoni është emri më i shquar i familjes Bonaparte; ai u zgjodh Konsull i Parë i Francës më 1799; u kurorëzua Perandor i Francës, pushtoi pjesën më të madhe të botës perëndimore; bie rob i anglezëve, burgoset fillimisht në ishullin e Elbës, nga ky arratiset, kthehet në Francë, kapet përsëri dhe dërgohet në ishullin e Shën Helenës, ku vdiq (disa thonë u helmua), më 1821. Pas pushtimit të pjesës më të madhe të Evropës Perëndimore, Napoleoni shpalli vëllanë e madh, Jozef, mbret të Napolit dhe më pas të Spanjës; vëllanë e tretë, Louis e bëri mbret të Holandës, dhe vëllanë më të ri, Jerome, mbret të Vestfalisë. Djali Napoleonit, Napoleon François Charles Joseph, krijoi Mbretërinë e Romes dhe u vetëquajt Napoleoni II. Louis – Napoleon, bir i Louisit të Holandës, ishte president i Francës në 1848-1852 dhe perandor në 1852 -1870; djali i Louisit, princi Napoleon vdiq më 1879, duke luftuar me Zulutë në Natal, në Afrikën e Jugut. Me vdekjen e tij, familja humbi të fundmin e Bonopartëve, edhe pse të tjerë vazhdojnë të pohojnë të drejtën e tyre për titullin perandorak. Një lëvizje politike për pavarësinë Korsikane, e shfaqur në vitet 1990, kishte në programin e saj politik edhe restaurimin e Bonapartëve.

1848 – Shpërthen kryengritja e Palermos kundër mbretërisë Bourbone të Dy Siçilive. Fara e kryengritjes ishte mbjellë para Kongresit të Vjenës, në 1812, gjatë periudhës së Napoleonit kur dinastia Bourbone iku nga Napoli dhe ngriti oborrin mbretëror në Palermo me ndihmën e marinës angleze.

1958 – Në Londër, lindi Kristian Amanpour, gazetare, korrespondente e rrjetit CNN dhe ABC – i ati mysliman iranian, e ëma e krishtere nga Anglia. Fëmijërinë e kaloi në Teheran. Pas përfundimit të arsimit fillor në Iran, kur ishte 11 vjeç, Amanpour dërgohet nga prindërit për shkollim në Chelmsford, Essex, Angli. Familja e saj u kthye në Angli jo shumë kohë pas fillimit të Revolucionit Islamik. Amanpour gjithmonë ka theksuar se prindërit nuk kishin qenë të detyruar për të lënë vendin, por u kthyen në Angli kur Iraku sulmoi Iranin dhe mbetën përfundimisht në Angli. Amanpour është e martuar me James Rubin, ish-Ndihmës Sekretar amerikan i Shtetit dhe zëdhënës i Departamentit të Shtetit në administratën e presidentit Klinton gjatë luftës në Kosovë. Gjatë luftës në ish Jugosllavi, Kristian Amanpour u kritikua për raportime të njëanshme ose mungesë neutraliteti. Dhe ajo iu përgjigj kritikave duke thënë: “Disa njerëz më kanë akuzuar për qëndrim pro-musliman në Bosnje, por në rastet e gjenocidit ju nuk mund të jeni neutral. Ju nuk mund të thoni thjesht se ‘ky fëmijë në Sarajevë u qëllua në kokë sepse vrasësi ishte i mërzitur për shkak se ishte grindur me gruan e tij’; në raste gjenocidi nuk ka barazi apo neutralitet; e vërteta duhet treguar.”

1964 – Në Nju Meksiko, lindi Jeffrey Preston Jorgensen, i njohur sot si, Jeff Bezos; sipërmarrës dhe investitor me rol kyç në e-tregti. Ai themeloi Amazon.com, fillimisht për shitje librash; më vonë për shumëllojshmëri mallrash, duke u bërë dyqani më i madh në World Wide Web (www), dhe model i shitjeve në internet. Jeff Bezos bëri bujë më 2013, kur bleu gazetën Washington Post për 250 milionë dollarë. Por historia e tij bëhet edhe më interesante. Jeff lindi në Albuquerque, Nju Meksiko nga prindër adoleshent, Jacklyn Gise dhe Ted Jorgensen, kur të dy ishin ende 17, 18 vjeçarë. Ata u martuan dhe pas dy vjetësh u ndanë. Kaluan edhe dy vjet të tjera dhe Jacklyn u martua me një emigrant politik kuban, Mike Bezos, dhe Jeff mori mbiemrin e njerkut, Bezos. Lidhjet me të atin biologjik u ndërprenë. Në vitin 2010, gazetari Brad Stone, i revistës Businessweek ne San Francisko vendosi të shkruajë një libër mbi jetën dhe karrierën e Jeff Bezos. Brad filloi kërkimet për të mësuar se çfarë kishte ndodhur me Ted Jorgensenin, prindi biologjik i Jeffit, ku ndodhej ai? Përfundimisht, gazetari e gjeti Tedin në Glendale, një qytezë e largët në shtetin Arizona, ku ai kishte një dyqan biçikletash. Gazetari shkoi nga Kalifornia për t’a intervistuar dhe pyetja e parë që i bëri ishte – A keni fëmijë? – Tedi i tha – Jo, kam pasur një djalë, por ka vdekur kur ishte i vogël. Gjatë viteve të ndarjes, Ted Jorgensen ishte interesuar për të birin, por emri Jeff Jorgensen nuk figuronte në asnjë vend. Dhe imagjinoni se çfarë ndjeu kur mësoi se Jeff Bezos, një nga miliarderët më të mëdhenj të Amerikës, ishte djali i tij. Libri “The Everything Store: Jeff Bezos and the Age of Amazon” i autorit Brad Stone doli nga shtypi në tetor 2013. Disa të dhëna në libër janë kontestuar a kundërshtuar nga Jeff Bezos; megjithatë libri është në shitje në dyqanin internetik; amazon.com, drejtor ekzekutiv i të cilit është Jeff Bezos.

1966 – Lyndon B. Johnson thotë se Shteteve të Bashkuara u duhet të qëndrojnë në Vietnamin e jugut deri sa agresioni komunist të marrë fund.

1967 – Doktor James Bedford bëhet personi i parë që ruhet kryonikalisht (në gjendje të ngrirë) me qëllim të ringjalljes në të ardhmen. Bedford ishte profesor i psikologjisë në Universitetin e Kalifornise dhe autor i disa librave në fushën e tij. Pak orë pas vdekjes nga kanceri (73 vjeç), trupi i Bedfordit u vendos në temperaturë të caktuar nën-zero gradë Celsius. Me testament, ai kishte lënë edhe 100 mijë dollarë që të përdoreshin për mirëmbajtjen e trupit në gjendje të grirë. Që nga ajo kohë, 12 janari festohet si Dita e Bedfordit nga ata që besojnë në këtë mënyrë ruajtje për t’u kthyer në jetë kur mjekësia të jetë në gjendje të shërojë çdo sëmundje.

1971 – Shtatëshja e Harrisburgut: I përndershmi Filipi Berrigan dhe 6 të tjerë akuzohen për komplot për të rrëmbyer Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare, Henry Kissinger dhe për të hedhur në erë sistemet e ngrohjes së ndërtesave federale në Uashington, DC. Ata ishin një grup aktivistësh fetarë kundër luftës së Vietnamit. Grupi u bë i famshëm kur prokurori nuk arriti të paraqesë argumenta të mjaftueshme dhe të pandehurit u liruan nga akuzat.

1990 – Rumania nxjerr jashtë ligjit Partinë Komuniste, pasi kishte ekzekutuar kryetarin e saj, Çaushesku.

1998 – Nëntëmbëdhjetë vendet evropiane bien dakord që të ndalojnë klonimin njerëzor. Gjithashtu, shumë vende të tjera kanë ligje kundër klonimit njerëzor. Por, teknologjia e klonimit të gjitarëve, edhe pse larg nga përsosja, ka arritur pikën ku shumë shkencëtarë tashmë kanë njohuri, literatura është në dispozicion, dhe zbatimi i teknologjisë se klonimit nuk është shumë i shtrenjtë në krahasim me shumë procese të tjera shkencore. Për këtë arsye, Lewis D. Eigen argumenton në scriptamus.wordpress.com, se përpjekjet e klonimit të njeriut do të fillojnë në vitet e ardhshme, në mos edhe mund të kenë filluar.

2010 – Tërmeti në Haiti shkakton vrasjen e 316 mijë njerëzve dhe shkatërrimin e pjesës më të madhe të kryeqytetit Port – au- Prince.

A e dini se çka ka ndodhur më 12 janar Read More »

“Ça je veshur si çun mami”, gazetarja turpëron deputetin e PD, por reagimi i tij ishte i pabesueshem

Gazetarja Iva Tiço, e ftuar në Top Show, teksa flitej per temen e veshjes se politikaneve shqiptare, ka kritikuar deputetin e PD Ervin Salianji se kishte veshur nje triko poshte xhaketes si “çun mami”.

Ndiqni në këtë video se çfarë tha Iva Tiço:

 

“Ça je veshur si çun mami”, gazetarja turpëron deputetin e PD, por reagimi i tij ishte i pabesueshem Read More »

12 fjalë shqipe që 90% i shkruajnë gabim e që fanatikët e gramatikës do t’jua “marrin shpirtin” për to

“Gjuha, në të vërtetë, është pasuria jonë më e madhe…” – ka thënë dikur Rexhep Qosja, dhe si e tillë, meriton vëmendje të vazhdueshme, sidomos dekadat e fundit kur në të janë vënë re deformime të shumta.

Gjuhëtarët dhe akademikët tanë tërheqin vëmendjen vazhdimisht për kujdes në mirëshkrimin dhe mirëshqiptimin e shqipes, e cila, për fat të keq, si çdo fushë e jetës, vijon të mbetet në tranzicion.

Pa dashur të vëmë gishtin tek fajtorët, nuk mund të lëmë pa përmendur “kontributin” e klasës politike, të vetëquajturve “opinionistë” e “analistë”, por edhe shumë gazetarëve të medias së shkruar e elektronike, të cilët, pa pasur kulturë të mjaftueshme gjuhësore, flasin me kompetencë sidomos për gjërat që nuk i njohin.

Pr. Dr. Pajtim Bejtja para pak kohësh, ka shkruar një artikull për deformimet në gjuhën shqipe: “Te deformimet që i bëhen gjuhës shqipe mund të ndalet gjatë, pasi ato janë të shumta dhe janë vënë në dukje në mjaft shkrime nga specialistët e gjuhës.

Fakti që deformimet bëhen me shumicë edhe nga njerëzit publikë, që supozohet të kenë një nivel të lartë kulturor, tregon se kultura gjuhësore te ne është përgjithësisht e nivelit të ulët, gjë që kërkon vëmendje dhe masa nga ana e organeve dhe e institucioneve përkatëse, duke filluar nga ato arsimore.

Nga ana tjetër, edhe vetë personat publikë (dhe jo vetëm këta), sidomos gazetarët, duhet të bëjnë përpjekje vetjake për rritjen e kulturës së tyre gjuhësore, duke e quajtur atë si pjesë përbërëse të kulturës profesionale. Në këtë mes nuk duhet harruar që gjuha është një nga tiparet themelore të identitetit kombëtar.”

“Gjuha, në të vërtetë, është pasuria jonë më e madhe…” – ka thënë dikur Rexhep Qosja, dhe si e tillë, meriton vëmendje të vazhdueshme, sidomos dekadat e fundit kur në të janë vënë re deformime të shumta. Gjuhëtarët dhe akademikët tanë tërheqin vëmendjen vazhdimisht për kujdes në mirëshkrimin dhe mirëshqiptimin e shqipes, e cila, për fat të keq, si çdo fushë e jetës, vijon të mbetet në tranzicion.

Pa dashur të vëmë gishtin tek fajtorët, nuk mund të lëmë pa përmendur “kontributin” e klasës politike, të vetëquajturve “opinionistë” e “analistë”, por edhe shumë gazetarëve të medias së shkruar e elektronike, të cilët, pa pasur kulturë të mjaftueshme gjuhësore, flasin me kompetencë sidomos për gjërat që nuk i njohin.

Shkruhet: agjensi

Duhet: agjenci

Fjalët e huaja nga burimi latin e neolatin me c do të shkruhen me c e jo me s. Po ashtu, fjalët me burim grek a latin, që kanë një g përpara zanoreve i dhe e, shkruhen me gj (dhe jo me xh) ashtu si shqiptohen; p.sh.: agjenci, gjeografi, gjeometri, gjeneratë, gjenezë, gjimnastikë, higjienë, origjinë etj. Në agjencitë turistike ku shkruhet si në rastin e fotos, meritoni një paketë “all inclusive.”

Shkruhet: djath

Duhet: djathë

Shkruhet -ë-ja fundore te emrat mashkullorë dhe shumica e emrave mashkullorë që përdoren edhe si asnjanës: atë, burrë, djalë, gjalmë, gjumë, kalë, lëmë, lumë; ballë (balli, ballët), brumë (brumi, brumët), djathë (djathi, djathët), drithë, drithëra, dyllë, dhallë, dhjamë, gjalpë, mjaltë, ujë, ujëra etj.;

Shkruhet: marrdhënie, mardhënie, marrëdhënje

Duhet: marrëdhënie

Emrat femërorë foljorë me prapashtesën -je e ruajnë j-në në trajtën e pashquar dhe të shquar të njëjësit dhe të shumësit; p.sh.: ardhje, derdhje, dalje, lidhje, marrje, mbështetje, pritje, shitje, tretje etj.

Por ku bashkohet j-ja me n-në, do të shkruhen nie dhe jo nje; p.sh.: dhënie, marrëdhënie, parathënie, etj. Kështu do të shkruhet edhe gie dhe jo gje djegie (e jo djegje), shmangie, lagie etj. Me j do të shkruhen edhe emrat femërorë me -ije dhe -ijë, në të cilët j-ja i përket temës së fjalës dhe ndihet kudo; p.sh.: anije, anija, anijeje; fije, fija; shije, shija; bijë, bija; mijë, mija; vijë, vija, fëmijë, fëmija, fëmijët a fëmi, fëmija, etj.

Shkruhet: Lagja

Duhet: Lagjja

(Shpjegimi në rastin e lagjes është si marrëdhënie). Në rast se do ndeshni një tabelë në qytet me Lagja “Luigj Gurakuqi”, shtojini edhe një –j, pra Lagjja “Luigj Gurakuqi”. Dikush do ta fiksojë, patjetër.

Shkruhet: çertifikatë

Duhet: certifikatë

Në pajtim me shqiptimin e sotëm letrar, fjalët me burim nga latinishtja a nga gjuhët romane, si edhe nga greqishtja, të cilat në gjuhën shqipe kanë një c të ndjekur nga zanorja e ose i, shkruhen me c dhe jo me ç apo me s: celebrim, celular, centralist, centralizoj, certifikatë, procedurë, proces, etj.;

Shkruhet: e dielë

Duhet: e diel (pa ë-fundore)

Ditën e shtatë të javës, Zoti e bëri pushim. Edhe ë-ja fundore në këtë rast është gjithmonë pushim.

Nuk shkruhet ë-ja fundore tek të gjithë emrat, te të cilët grupi i zanoreve ie ndiqet nga një bashkëtingëIlore e lëngët (l, ll, r) dhe të gjitha fjalët e formuara prej tyre: e diel, diell, miell, qiell, etj.; diellor, përmiell, miellzim, qiellor, etj.;

Shkruhet: Digjitalizim

Duhet: Dixhitalizim

Në pajtim me shqiptimin e sotëm letrar, fjalët që burojnë kryesisht nga greqishtja, latinishtja e nga gjuhët romane dhe që në shqipen kanë një gj të ndjekur nga një e ose i, shkruhen me gj. Por dixhitalizim është një fjalë, kryesisht e re e shqipes, dhe me dixhitalizimin e sistemit të arsimit në Shqipëri, përmes futjes së tabletave në shkollë, ka pasur konfuzion edhe nga vetë Ministria e Arsimit për rastin në fjalë, meqenëse herë e shkruan digjitalizim e herë dixhitalizim.

Për këtë, në një deklaratë publike pak kohë më parë, akademiku Jorgo Bulo ka thënë: “Dixhitalizim është fjalë e re në fjalorin e shqipes dhe ka krijuar konfuzion, por duhet të shkruhet me “xh” dhe jo me “gj”, sipas rregullit të drejtshkrimit të shqipes, që fjalët e huaja shkruhen ashtu siç shqiptohen”.

Shkruhet: vënd

Duhet: vend

Së bashku me qendër – jo qëndër, mendje jo mëndje; fle jo flë; qendër jo qëndër

Shkruhen me e (dhe jo me ë) fjalët ku kjo zanore është e theksuar dhe ndiqet ose ka qenë ndjekur në të kaluarën nga një bashkëtingëIlore hundore (m, n, nj). Me e shkruhen gjithashtu fjalët e prejardhura ose të përbëra të formuara prej tyre, pavarësisht nga lëvizja e theksit:

(më) dhemb, dhembje, femër, femërore, gjemb, e premte, rremb, shemb, shembull, shembullor, i shtrembër, shtrembëroj, tremb, thembër, zemër, zemëroj etj.; argjend, argjendar, brenda, brendi, i brendshëm, mendje, mendoj, mendim, përmend, zëvendës, zëvendësoj etj.; e enjte, gështenjë, ndenja, (i, e) ndenjur, shenjë (por shënoj, shënim), (i, e) shenjtë, (i, e) shtrenjtë etj.

Shkruhet: Mirësevini!

Duhet: Mirë se vini!

Mirë se erdhe! Mirë se vjen! Mirë se rrini! Mirë se ju gjeta! Mirë ardhsh! Mirë vafsh! Mirë mbetsh! Qofsh mirë! Ju bëftë mirë!”, shkruhen ndaras, jo bashkë, siç hasen zakonisht, sidomos në institucionet arsimore, ku mësohet gjuha shqipe. P.sh., thuajse në të gjitha shkollat, shohim “Mirësevini, nxënës të dashur!”, e cila, sigurisht që është shkruar gabim. Edhe në hyrje të shumë qyteteve, kjo shprehje gjendet e shkruar gabim: “Mirësevini në X qytet!”

Kujdes! Këto pasthirrma shkruhen bashkë vetëm kur ato kthehen në emra, p.sh.: Pasi i uroi mirëseardhjen, e ftoi të uleshin brenda. Fjala e mirëseardhjes. Darka (dreka) e mirëseardhjes. Në shenjë mirëseardhjeje etj.

Shkruhet: Qera

Duhet: Qira

Shumë njerëz e dinë se trajta e duhur është qera, madje është qesharake edhe kur korrigjojnë të tjerët kur e përdorin në të folur a të shkruar qira. Në fakt, kjo fjalë shkruhet me i dhe jo me e. I-ja nuk jepet me qira në këtë rast.

Shkruhet: sërisht

Duhet: sërish

Sërish hyn në grupin e atyrë fjalëve, të cilave u shtohen “bishta”, si, p.sh., thuhet Yzberisht, në vend të Yzberish apo garazhd, në vend të garazh (siç duket ngatërrohet garazhi me grazhdin, shkruan Prof. Bejtja).

12 fjalë shqipe që 90% i shkruajnë gabim e që fanatikët e gramatikës do t’jua “marrin shpirtin” për to Read More »

Paralajmërimi për këtë shenjë astrologjike: Ky është kushti i fuqishëm me të cilin do të përballeni

Meri Shehu, astrologia e njohur ka bërë me dije se shenja e shigjetarit do t’i duhet të përballet me një kusht të fuqishëm ekonomik.

Astrologia ka bërë shpjegimin në gjuhën e yjeve për këtë përballje dhe e ka shoqëruar me një historik të shkurtër.

Sipas saj, ky kusht vjen si pasojë e nevojës për të plotësuar disa nevoja apo kërkesa të rëndësishme të personave që mbajnë shenjën e shigjetarit në horoskop.

Ajo shkruan:

Isida njohu dhimbjen kur iu denua i shoqi Osiris nga vellai i vet SET. Ajo mblodhi copat e tij dhe i dha jete dhe bashke linden nje djale te quajtur ORO. Duke qene se njohu dhimbjen ajo e mbeshtet njeriun ne dhimbjen e vete. Shigjetari do vihet perball nje kushti te fuqishem ekonomik per te plotesuar disa nevoja te rendesishme apo kërkesa.”

Paralajmërimi për këtë shenjë astrologjike: Ky është kushti i fuqishëm me të cilin do të përballeni Read More »

Zbulohet si i vrau shqiptari nga Kosova gruan dhe kunatën lezhjane

Zbulohen të tjera hollësi nga krimi makabër në Zvicër. Si i vrau me thikë Ruzhdi Buzhala nga Kosova Almën, gruan e tij nga Lezha, dhe Ildën, motrën e saj që erdhi nga Franca. Policia nuk e mori në mbrojtje gruan e vrasësit që kishte qenë i martuar edhe më parë në Kosovë.
Vrasja e dy motrave nga Ishulli i Lezhës, Alma dhe Ilda ka tronditur mbarë opinionin publik jo vetëm në vendin tonë, por edhe në Francë dhe Zvicër, konkretisht në vendbanimet e dy grave viktima. Tashmë janë fqinjët e Almës, gruas së agresorit që kanë hedhur dritë mbi jetën në çift mes gruas 38 vjeçare Almës dhe Ruzhdi Buzhalës. Ata kanë treguar se bëhet fjalë për një dhunë sistematike të burrit nga Kosova mbi Almën, që e kishte grua të dytë.

Por përveç saj ai ushtronte herë pas here dhunë edhe mbi dy fëmijët e mitur, njëri 16 dhe tjetri 14 vjeç! Ndërsa vajza tjetër e çiftit mësohet se është ende në moshë të vogël. Ka qenë pikërisht kjo marrëdhënie e tensionuar mes çiftit që ka detyruar Ildën, motrën e tretë ndër 6 të tilla të Almës, të udhëtojë nga Franca.

Alma prej kohësh mbahej e mbyllur brenda dhe se nuk lihej të dilte jashtë nga bashkëshorti i saj Ruzhdiu, i cili ishte në moshë 14 vite më i madh se ajo. Prej kohësh ajo nuk mund të shkonte as në shkollë për të mësuar gjuhën ndërkohë që bëhet me dije se Alma edhe e kishte denoncuar dhunën ndaj saj po meqë autoritetet vendase nuk e kishin njohur në asnjë lloj angazhimi mësohet se nuk kanë ndërhyrë për të kryer arrestimin e vrasësit, pasi merrej për bazë dëshmia e tij meqë ai dinte të fliste dhe gruaja jo.

Detajet e reja

Dje mediat vendase kanë bërë me dije se të tjera detaje kanë dalë në dritë nga krimi i dyfishtë që ndodhi në Zvicër, ku shqiptari vrau gruan e tij dhe motrën e saj. Ngjarja e rëndë ndodhi në Hausen të Kantonit Aargau. Shtetasi nga Kosova, 54-vjeçari Ruzhdi Buzhala akuzohet se vrau gruan e tij Alma B, 38 vjeçe dhe motrën e saj Ildën, 31 vjeçe. Kjo e fundit kishte ardhur nga Franca, ku jetonte prej vitesh për të kaluar festat e fundvitit tek e motra, por aty gjeti vdekjen e dhunshme. Mediat bëjnë me dije se familjarët e viktimave, që janë nga Lezha, pasi janë njohur me lajmin e kobshëm kanë udhëtuar nga Franca për në Zvicër. Kreshniku, bashkëshorti i motrës së tretë të viktimave, i cili jeton edhe ai në Francë ka ngritur akuza ndaj baxhanakut të tij, i cili ndodhet tashmë pas hekurave. Nga rrëfimet e Kreshnikut mësohet se çifti jetonte bashkë prej 18 vitesh, ndërsa kishin tre fëmijë, dy vajza: 16 dhe 7 vjeçe si dhe një djalë, 14-vjeçar. Mes të tjerash Kreshniku pohoi se kosovari e dhunonte prej vitesh gruan e tij, aq shumë sa e kishte bërë disa herë për spital. Po ashtu, ai tregon se e kishte mbajtur të mbyllur, duke mos e lejuar të socializohej në Zvicër dhe të mësonte gjermanishten. Ndonëse gruaja kishte tentuar që ta denonconte bashkëshortin disa herë, nuk kishte pasur asnjëherë guximin. Së fundi ajo e kishte bërë këtë para një viti dhe sërish para 5 muajsh. Por, policia, sipas Kreshnikut, nuk kishte ndërmarrë asnjë veprim. Një banor i zonës ku jetonte çifti, i ka thënë policisë se e njeh autorin dhe se e priste që mund të ndodhte diçka e tillë. Sipas tij autori i dyshuar për vrasjet ka qenë pensionist invaliditeti dhe me gjendje jo të mirë financiare e sociale. Ai ka qenë edhe më herët i martuar me grua nga Kosova, ndërsa Alma ishte gruaja e dytë e tij.

Dëshmia

Televizioni ‘Tele M1’ i ka biseduar me fqinj të familjes, të cilët kanë pohuar se disa herë nga banesa e tyre është dëgjuar zhurmë dhe grindje. Ndërkaq, sipas tyre, këto zhurma janë shpeshtuar dhe intensifikuar javëve të fundit, që i bie, nga koha kur motra e re e zonjës së shtëpisë kishte ardhur mysafire. Madje një ekspert i kriminalistikës (komisar policor i pensionuar) thotë se ardhja e saj mund ta ketë acaruar situatën aq sa kosovari të ndihej i provokuar. Ai pastaj shton se fakti se vrasja është bërë në kuzhinë dhe me një thikë. Po ashtu mësohet se tre fëmijët e mbetur pa nënë dhe me babanë e burgosur, janë vendosur në një strehimore fëmijësh në Brugg ku ndodhen nën përkujdesjen e autoriteteve vendase ndërsa nuk dihet ende se çfarë ka thënë autori.

Zbulohet si i vrau shqiptari nga Kosova gruan dhe kunatën lezhjane Read More »

Shpërthen Neda e BB: Çfarë burrë je ti që motrën tënde e ruan si xhandar dhe me motrën e tjetrit tall b*then

Po ça burrnie është t’i marrësh jetën një burri tjetër? Po ça burri do bëhesh ti një ditë, o djalë? Po çfarë burri do e mësosh tët bir të bëhet mor djale, kur të bëhesh vetë burrë?

Nga Neda Bulku

Si t’ja dalim ne nënat t’u mësojmë bijve tanë që në këtë vend të mallkuar nuk ka rëndësi sedra, por fjala?

Që burrnia nuk është dhuna, por mençuria për të shuar koniktin? Që nuk ka rëndësi ç’të dikton shoqëria, por familja?

Si t’ja dalim ne nënat të rrisim bij të denjë dhe jo pjella fotokopje të kapadaillëkut mashkullor shqiptar? Si t’i mësojmë djemtë që kur hasen me djem të tjerë të etur për përplasje të mësojnë të tërhiqen e ndërrojnë rrugë, dhe jo të bëhen viktima të ngacmimit “hajde sqarohemi jashtë!”?

Po ça burrnie është t’i marrësh jetën një burri tjetër? Po ça burri do bëhesh ti një ditë, o djalë? Po çfarë burri do e mësosh tët bir të bëhet mor djale, kur të bëhesh vetë burrë?

Po ça burrash mban ky dheu ynë, qe nuk duan gratë e tyre që i besojnë inferiore, gratë e tyre që i shpullosin ‘se dajaku ka dalë prej xheneti’, vajzat e tyre që i lënë pa shkollë, e i martojnë që 15 vjeç, që motrat e tyre i ruajnë si xhandarë e me motrat e të tjerëve tallin menderen për t’i çuar një herë në krevat, e nëse, larg qoftë! nuk ja dalin s’lënë vend pa trumbetuar “kurvllëkun” e tyre të pafajshëm?

Po ça burrash mban ky dheu ynë që mirë që nuk duan grate, po që s’duan as burrat? Që burri me burrin ka armiqësi e jo vllazëri? Që burri me burrin ka sedër e jo miqësi? Që burri me burrin nxjerr thikën e jo shtrëngimet e duarve?

Po ça burri je o plak! O dak! O shok! O Njish! O Trap! O trap kaluar trapi! Që lë lesht në lloto, në bixhoz, në cigare! Që ju punojnë gratë me turne, që lajnë pjata, bythë plakash, rrugë me pështymet që ju nxirrni nga goja juaj që ça nuk nxjerr, kur ecni rrugëve e kruani hallatet për qejf të hallateve, edhe para vajzave e grave, vetem sepse mundeni, sepse jeni burra. Po ça burri je ti që rreh vetëm sepse mundesh?!

Po ça burri je ti që vret vetëm sepse mundesh?! Po kush trapin je ti, o burrë, që bën si Zot e si shkop e i merr jetën tjetrit? Po pse, meshkujt në Shqipëri janë aq mutërisht të pasigurt te vetja, saqë nga mëngjesi në darkë duhet të japin prova burrnie?

Te shpejtësia e makinës, te cigarja pa heq akoma cicën e mamit, te seksi pa bërë as dashuri, te leku pa i thënë punës një herë mirëmëngjes, te vrasja pa thënë një herë ‘më fal’! Po ça problemi ke me veten o plak, o dak, o trap!

Shpërthen Neda e BB: Çfarë burrë je ti që motrën tënde e ruan si xhandar dhe me motrën e tjetrit tall b*then Read More »

Tronditet bregdeti shqiptar, gjendet mina prej 500 kg në Vlorë

Një ngjarje e papritur ka ndodhur në Vlorë, mbrëmjen e sotme, ku gjendur një minë rreth 10 milje larg bregut të Sazanit.

Nga raportet e para mësohet se mina peshon rreth 500 kilogram, dhe se është gjetur nga anija Mikaela.

Raportohet se ajo i përket Luftës së Dytë Botërore.

Menjëherë pas zbulimit të minës, peshkarexha është ankoruar në Vlorë, së bashku me armën e rrezikshme.

Më pas ata kanë njoftuar policinë, po ashtu janë njoftuar edhe Forcat e Armatosura të cilat priten të kryejnë veprimet e çaktivizimit të saj. Mina momentalisht gjendet në thellësi të detit.

Tronditet bregdeti shqiptar, gjendet mina prej 500 kg në Vlorë Read More »