Aurora

Policia e Shkodrës: Ja ku ishte vendosur tritoli që la 8 të plagosur

Policia e Shkodres ka reaguar per here te pare per shperthimin me tritol qe ndodh sot rreth orës 10:45 në lagjen ‘Partizani’, Shkodër, me lëndë plasëse.

Sipas bluve, menjëhere ne vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie ku konstatuan se në një mjet tip motor dyshohet se ishte vendosur lendë eksplozive.

Si pasojë e shpërthimit janë plagosur shtetasit Lulzim Kulla 42 vjeç, banues në Shkodër, pronar i objektit dy katësh, i cili po hipte në mjetin e tij dhe ndodhet në gjendje të rëndë, D.M, 32 vjeç, banues në Shkodër, ndodhet në gjendje të rënde dhe G.C., 40 vjeç, banues në Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.

Të tre këta shtetas u derguan në Spitalin e Traumës Tiranë për mjekim te specializuar.

Lendime me të lehta kanë pesuar dhe 5 shtetas të tjerë që ndodhen në spitalin rajonal Shkodër për ndihmë mjekesore.

Në vendngjarje ndodhet grupi i posaçem hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Shkodër dhe po punohet për zbardhjen e autoresisë së kësaj ngjarje. Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli në pikat hyrëse dhe dalëse të qytetit.

Forcat e Rendit dhe FNSH e Shkodrës kanë kryer shoqërime dhe po marrin deklarime nga persona që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes. Agjentet e Krimeve kanë sekuestruar pamje filmike me vlerë për hetimin.

Në Shkodër kanë mbërritur dhe eksperte të Krimeve nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë dhe drejtuesi i FLO.

Policia e Shkodrës: Ja ku ishte vendosur tritoli që la 8 të plagosur Read More »

‘Nxehet’ situata:Djemtë e OTR i publikojnë fotot nudo Encës

Pas sherrit me Noizyn, Enca duket se i ka shumë keq punët edhe me djemtë e tjerë të “OTR”.

I vogli i grupit, Klesti ka postuar së fundmi në Instastory një foto ku i fton ndjekësit e tij të ndjekin një faqe në Instagram për të parë foto nudo të Encës.

Nuk dihet ende pse ai vendosi të bëjë këtë gjest, por duke parë postmin e tij, mund të themi se Klesti e ka marrë shumë seriozisht sfidën me këngëtaren.

“Zbulohet foto nudo e Encës”, shkruan ai.

Edhe pse i vogël, Noizy e ka prezantuar Klestin para publikut si pjesëtar të grupit.

Tanimë na mbetet vetëm të presim kundërpërgjgijën e Encës.

‘Nxehet’ situata:Djemtë e OTR i publikojnë fotot nudo Encës Read More »

Trodnit Mona: Ramën mund ta rrahin në Kuvend

Monika Kryemadhi, Kryetare e LSI-së, deklaroi nga Vlora se Edi Rama po tenton të kapë sistemin e drejtësisë dhe çdo institucion tjetër të shtetit për të shantazhuar dhe kërcënuar shqiptarët, në mënyrë që ti mbajë të nënshtruar.

Kryemadhi tha se e gjithë kjo do t’i kthehet Ramës në një revoltë. Në një takim me strukturat e LSI-së në Vlorë, në kuadër të përgatitjeve për protestën e 27 janarit, Kryemadhi tha se protestat nuk kanë për qëllim as të kërcënojnë as të rrahin Edi Ramën, por t’i tregojmë se shqiptarët janë kundër tij.

“Për të rrahur Ramën ka sa të duash në Kuvend, madje edhe nga rradhët e socialistëve të tij, të cilët janë thellësisht të pakënaqur me qeverisjen e tij”, tha Kryemadhi. Në vijim ajo shtoi se bandat dhe krimi i organizuar dhe ata që përfaqësojnë trafikantët e drogës blenë zgjedhjet e 25 qershorit, ndërsa Edi Rama është i lidhur me to.

Kryemadhi falenderoi strukturat e LSI-së që qëndruan heroikisht përballë strukturave kriminale, që kishin në shërbim edhe strukturat e shtetit. “I dhatë një goditje psikologjike Edi Ramës sepse hesapet e tij ishin krejt të tjera. Vlora nuk është një Lungomare, që është ktheyr në një Lungopare që i kushton 10 milionë euro kilometri. E ka kthyer në Lungopare për kënaqësitë e veta mendore”, tha Kryemadhi.

Në vijim kryetarja e LSI-së theksoi se sot jemi në një udhëkryq, ku kryeministri i Rilindjes, e ka vendosur Shqipërinë nëse do të jetë në drejtimin e BE apo me zgjidhje ekstremiste. “Rama po kërcënon qëndrueshmërinë jo vetëm politike, por edhe të politikës së jashtme. Rama i rrezikoi dhe i vendosi në një pikë shumë kritike marrëdhëniet me fqinjët. Situata me krimin na është kthyer në një sinfoni normale, shtetin e ka kthyer në një institucion në shërbim të krimit”, theksoi Kryemadhi.

Trodnit Mona: Ramën mund ta rrahin në Kuvend Read More »

Si te mbillni xhenxhefil ne shtepi

Xhinxheri ose xhenxhefili konsiderohet si një prej bimëve më të shijshme dhe më të shëndetshme të planetit, vlerat e të cilit shkojnë përtej një stine të vetme.

Për të mësuar më tepër mbi metodat për mbjelljen e xhenxhefilit, shikoni shumë shkurt videon në fund të tekstit.

Bima e xhenxhefilit kërkon një klimë të ngrohtë me temperatura jo më poshtë se 17 gradë celsius. Xhinxheri rritet lehtësisht brenda shtëpisë, pasi si pasojë e ngrohjes temperaturat janë të larta gjatë gjithë kohës.

Mundësitë për të patur sukses në rritjen e kësaj bime janë shumë të mira.

Mbjellja e xhinxherit është e ngjashme me eksperimentet e mbjelljes së patates në shtëpi kur secili nga ne ka qenë në shkollë.

Si të mbillni xhinxher në kushtet e shtëpisë

Blini xhinxher dhe vendoseni në një vend të errët në shtëpi derisa të krijojë sytha në ekstremitetet e zhardhokut. Priteni zgjatimin së bashku me sythët dhe vendoseni në një enë me ujë për një natë.

Të nesërmen mbilleni në një vazo të gjerë jo më të vogël se 30 cm në diametër pasi rrënjët kërkojnë hapësirë. Ujiteni me kujdes dhe sigurohuni që vazoja të qëndrojë në një vend me dritë, por larg saj në hije të ndriçimit dhe me temperatura të ngrohta.

Një vend shumë i mirë është dhoma e ndenjes, pasi zakonisht është ai mjedis që ngrohet në mënyrë konstante në shtëpi.

Pas disa javësh duke e ujitur nga pak përditë, do të shikoni kërcejtë e parë që ngrihen dukshëm në sipërfaqen e dheut. Xhenxhefili kërkon deri 10 muaj që të rritet i plotë.

Por që pas 3-4 muajve të parë pas mbjelljes, ju mund të rrëmoni në tokë dhe të prisni me thikë zgjatime nga rrënja për përdorim.

Më pas zhyteni prapë rrënjën e mbetur në dheun e vazos. Kështu do të përfitoni një bimë me efekte të mrekullueshme për shëndetin tuaj.

Xhinxher mund të merret i gatshëm për mbjellje nga qendrat e shitjes së luleve apo si farë nga kompanitë që tregtojnë farëra.

Ama me procesin e mësipërm do të jeni më krenarë që keni realizuar një mbjellje të vërtetë.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=0YSwG5fzeNA?feature=oembed]

Si te mbillni xhenxhefil ne shtepi Read More »

Palacinkat e shijshme nga duart e nenave Shqiptare

Të shijshme, të lehta, të ëmbla e të kripura, palaçinkat janë ndër gatimet më fantastike të nënave dhe gjysheve shqiptare.

Me mjaltë e arra, reçel, a me djathë e hudhra, domate, kastraveca e sallatë jeshile.

Ka shumë mënyra fantastike për të provuar këto petë të holla plot shije e të lehta ideale për një mëngjes të shëndetshëm por edhe për vaktet e tjera ushqimore gjatë ditët gjithashtu.

Më poshtë një recetë të thjeshtë fantastike në përgatitjen e palaçinkat në shtëpi.

Përgatitja e Palaçinkave në Shtëpi

Përbërësit

500 ml qumësht

3 kokrra vezë

Kripë

250 gr miell

50 gr gjalpë

Përgatitja

Hedhim në një tas të madh miellin dhe pak kripë.

I përzjejmë bashkë e më pas nisim të hedhim nga pak qumështin duke trazuar pa ndërprerje brumin.

Pasi kemi hedhur gjithë qumështin e brumi ka marrë formë të njëtrajtshme hedhim vezët e rrahura.

Përzjejmë mirë masën derisa të bëhet homogjene.

Më pas, tek masa e përgatitur shtojmë gjalpin të cilin e kemi shkrirë më parë.

Bëni kujdes që gjalpin e shkrirë të mos e hidhni të nxehtë.

Trazojini mirë të gjithë, derisa të keni arritur një masë të njëtrajtshme dhe të lëngshme.

Më pas vendosni një tigan që nuk ngjit në zjarr. Përmes një furçe kuzhine lyejeni me pak gjalpë.

Hidhni në qendër të tiganit një garuzhde me brumin e palaçinkave dhe me ndihmën e garuzhdes hapeni brumin në formën e petës në të gjithë sipërfaqen e tiganit.

Lëreni të piqet për 2 minuta dhe me pas kthejeni nga ana tjetër, lëreni dhe dy minuta që të piqet.

Vijoni kështu me të gjitha palaçinkat derisa të mbarojë brumi i përgatitur.

Mbushja e pallaçinkave bëhet sipas preferencave, sipas traditës mbushjet më të zakonshme janë reçeli apo djathi. Por megjithatë me pak fantazi palaçinkat mund të shijohen edhe në shumë mënyra të tjera.

Mund të mbushet me djathë të bardhë, domate e kastraveca, djathë kaçkavall e ton peshku e gjithashtu për palaçinka të ëmbla mund të përdorni mjaltë, çokokrem apo reçel të kombinuar me biskota e lajthi të thërmuara.

Palacinkat e shijshme nga duart e nenave Shqiptare Read More »

Shokohet nëna, djali i shet çdo gjë në shtëpi për të luajtur lojëra fati

Një nënë është tronditur kur ka shkuar në shtëpi dhe ka parë që djali i ka shitur të gjitha mobiliet.

41 vjeçari I fiksuar pas lojrave të fatit nuk ka kursyer as orenditë shtëpiake të nënës së tij.

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme ku 62 vjeçarja A.E., ka kallëzuar djalin e saj 43 vjeç I.E.

Ky i fundit i cili sipas dëshmisë së të ëmës njihej si person problematik pasi luante në lojëra fati i ka shitur të gjitha orenditë shtëpiake për të siguruar para.

Kur ka parë shtëpinë e boshatisur dhe të shitura çdo objekt brenda saj të cilat i kishte siguruar me mundim, 62 vjeçarja nuk ka duruar dot dhe i është drejtuar komisariatit të policisë për ndihmë.

Policia ka bërë të mundur arrestimin e 43 vjeçarit, ndërsa materialet lidhur me këtë rast i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme.

Shokohet nëna, djali i shet çdo gjë në shtëpi për të luajtur lojëra fati Read More »

Doni ta zgjasni jetën e baterisë, ja një mënyrë

Ideja që ta shtoni jetëgjatësinë e baterisë tuaj është e kotë, por ajo që mund të bëni është që ta hiqni opsionin që tregon përqindjen e saktë të baterisë.

Studimet kanë treguar se përdoruesit janë më të stresuar kur bateria e telefonit bie nën 60 për qind, duke menduar se më nuk mund të bëjnë asgjë në smartfonin e tyre.

Në të vërtetë qoftë edhe nën 10 për qind kur është bateria ju mund të bëni shumë gjëra me telefonin tuaj, sepse përqindja me numra që tregon baterinë nuk është saktë.

Pra thjeshtë fikeni opsionin që tregon përqindjen dhe lëreni që jetën e baterisë ta tregojnë vetëm ngjyrat do të keni më shumë hapësirë ta përdorni dhe më pak stres!.

Doni ta zgjasni jetën e baterisë, ja një mënyrë Read More »

Almenda Abazi në krahët e aktorit turk, ju mahnitë

Alemda Abazi dhe bashkëshorti i saj Tolgahan Saysiman kanë publikuar fotosesionin e tyre të fundit.

Modelja e njohur shqiptare dhe me famë të madhe në Turqi me famën e saj ka arritur që të fitoj zemrën e aktorit të njohur.

Image result for almeda abazi tolgahan sayisman

Në imazhet e publikuara ato duken shumë të dashuruar me njërin tjetrin kurse Almeda nuk ka ngurruar as ti thotë fjalët më të mira për të.

Image result for almeda abazi tolgahan sayisman

Ndryshe, Tolgahan njihet të shqiptarët sidomos me rolin e tij të Cenarit.

Almenda Abazi në krahët e aktorit turk, ju mahnitë Read More »