Aurora

Lengu magjik i Aloe Vera

Bima e Aloe Verës është një nga kurat më të fuqishme që natyra ofron, sepse ajo arrin të shërojë organizmin si nga jashtë ashtu edhe nga brenda.

Nuk besohet të ketë njeri që nuk ka dëgjuar ose lexuar për përfitimet që vijnë nga xheli i Aloe Verës.

Kohët e fundit ky lëng çudibërës ka fituar mjaft vëmendje dhe popullaritet në mesin e njerëzve që kujdesen për shëndetin e tyre.

Çfarë është lëngu i Aloe Verës?

Lëngu dhe xheli prodhohen nga gjethet e gjata të bimës.

Si prodhohet lëngu i Aloe Verës?

Mund të duket e vështirë, por në fakt gjethet e bimës mund të japin lëng dhe në mënyrë të thjeshtë madje.

Më poshtë do të gjeni të detajuar proçesin e përgatitjes së lëngut të Aloe Verës.

Pritini gjethet sa më pranë pjesës kryesore të bimës. Gjethet ndahen në gjysmë sipas gjatësisë.

Sigurohuni ta keni hequr cipën nga gjethet, pasi cipa e jashtme është e rëndë për stomakun. Nxirreni xhelin e aloes nga gjethet duke përdorur një thikë.

Pjesët e xhelit që keni përftuar i vendosni në mikser dhe i punoni derisa të merrni lëngun e aloes.

Filtrojeni lëngun që ta pastroni nga çdo fibër e tepërt që mund t’iu ketë kaluar gjatë heqjes së cipës.

Tashmë jeni gati për fazën e fundit, atë të kombinimit me lëngun e shtrydhur të frutave tuaja.

Mund të shtoni lëng portokalli, limoni të verdhë ose limoni jeshil. Përzijini së bashku dhe shijojini.

Megjithatë duhet të kini parasysh që vetëm 10 gramë në ditë nga xheli i Aloe Verës keni nevojë të kombinoni me lëngun tuaj të preferuar.

Vlerat shëndetësore të lëngut të Aloe Verës

Pirja e lëngut të Aloe Verës ka vlera të shtuara dhe mirëbërëse për organizmin.

Vitamina dhe ushqyes

Lëngu i Aloe Verës përmban një sasi të lartë ushqyesish të domosdoshëm siç janë vitaminat A dhe E, magnezi dhe kaliumi. Këto janë shtyllat kryesore të mirëqenies së brendshme.

Antioksidantë

Tek lëngu i Aloe Verës do të mund të gjeni një sërë antioksidantësh të fuqishëm të cilët do t’ju ndihmojnë të luftoni radikalet e lira, shenjat e plakjes dhe disa sëmundje.

Mbështetje për sistemin tretës

Aloe Vera përmirëson mënyrën e tretjes së ushqimit. Nëse pini lëngun e Aloe Verës do të arrini të zvogëloni sasinë e acidit në stomak dhe të parandaloni formimin e ulçerës.

Avantazhe për funksionet e trurit

Sipas disa studimeve shkencore, pirja e rregullt e lëngut të Aloe Verës ndihmon funksionet e trurit për të kujtuar dhe mësuar, por edhe përmirëson gjendjen e përgjithshme të humorit.

Mbron sistemin imunitar

Imuniteti i mirë është një tjetër përfitim që vjen nga lëngu i Aloe Verës, kjo falë antioksidantëve, dhe nivelit të lartë të vitaminës C.

Shëndeti dentar

Disa studime kanë treguar se pirja e lëngut të Aloe Verës ka një ndikim të drejtpërdrejtë në shëndetin dentar për forcimin e dhëmbëve dhe parandalimin e kavitetit.

Mban nën kontroll sheqerin në gjak

Mjafton të pini rregullisht lëng aloe vera në sasi të kufizuara ditore dhe do të keni luhatje të limituara të insulinës në organizëm. Ky është një lajm i mirë për njerëzit që vuajnë nga diabeti dhe ata që duan të mbajnë nën kontroll nivelet e glicemisë.

Përmirëson pamjen e lëkurës

Nëse pini lëngun e Aloe Verës do të keni një lëkurë të shëndetshme, sepse lëngu ndihmon në heqjen e thatësisë dhe largimin e irritimeve.

Lengu magjik i Aloe Vera Read More »

Perse kafeja po shkon drejt zhdukjes?Cfare po ndodh?

Kafeja është bërë pjesë e pazëvendësueshme e mëngjeseve dhe pasditeve tona.

Ajo të zgjon dhe të gjallëron. Megjithatë, nektari me kafeinë i perëndive nuk e ka të gjatë dhe për këtë e kanë fajin të rinjtë e mijëvjeçarit.

Një studim i kohëve të fundit i publikuar nga Bloomberg, nxorri në pah se kërkesa për kafe nuk ka qenë kurrë kaq e lartë, falë grupit më dashamirës të kafesë që përbën 44 përqind të të gjithë njerëzve që pijnë kafe në botë.

Të rinjtë e mijëvjeçarit po pinë më shumë kafe se brezi i mëparshëm.

Të rinjtë po konsumojnë mjaftueshëm kafe në ditë sa për të zëvendësuar rënien në shifra të brezave më të vjetër.

Në katër vitet e shkuara, konsumi i kafesë është rritur nga 34 përqind në 48 përqind tek të rinjtë e moshave nga 18 deri në 24 vjeç dhe nga 51 përqind në 60 përqind tek të rinjtë nga mosha 25 në 30 vjeç.

Mania pas kafesë zë fill shumë herët në jetën e këtij brezi.

Të rinjtë e lindur pas vitit 1995 kanë nisur të pijnë kafe në moshën 14.7 vjeçare, ndërsa të rinjtë e lindur pas vitit 1982 kanë pirë kafe për herë të parë në moshën 17 vjeçare.

Me gjithë konsumin e lartë të kafesë, duket sikur bota do të përballet shumë shpejt me një mungesë globale të këtij produkti të kërkuar.

Furnizimet me kafe nga zona si Amerika Jugore ose Brazili janë në rrezik jo vetëm nga temperaturat në rritje por edhe ndryshku.

Në vitin 2012, më shumë se gjysma e prodhimit amerikano jugor të kafesë u zhduk nga faqja e dheut. Ndërkohë që ekspertët parashikojnë se deri në vitin 2050, gjysma e zonave prodhuese të kafesë nuk do të jenë në gjëndje të vazhdojnë këtë aktivitet.

Rënia e nivelit të prodhimit nuk po ndalon aspak kompanitë e shitjes dhe konsumatorët.

Në të vërtetë, në vitin 2015, anëtarët e bordit të kompanisë më të fuqishme të produkteve të kafesë në botë, Starbucks, njoftuan se në 23 vitet e fundit, zgjerimi i kompanisë ka arritur nga 125 dyqane në plot 22,000 dyqane në 66 vende të ndryshme të botës.

Studime të shumta nënvizojnë se konsumi në rritje i kafesë dhe furnizimi i tkurrur i këtij produkti ka shkaktuar rritje të ndjeshme të çmimit të kokrrave të çmuara të kafesë.

Kokrrat e varietetit Arabika kushton 6 përqind më shumë se javën e shkuar duke arritur në nivelin më të lartë që nga Shkurti i vitit 2015.

Për fat të mirë, 2050 është shumë larg dhe rezervat e kafesë janë në nivelin më të lartë që nga viti 2000.

Perse kafeja po shkon drejt zhdukjes?Cfare po ndodh? Read More »

Te preferuarat e kujtimeve te femijerise:Gurabiet

Gurabiet janë një ëmbëlsirë e thjeshtë por që përdoren gjërësisht në vendin tonë.

Ajo me siguri ka qenë ëmbëlsira më e preferuar për shumë njerëz që kanë kaluar fëmijërinë përpara viteve 90.

Gurabijet janë biskota të përdorura gjërësisht në shumë vende të botës, kryesisht ato myslimane.

Emri Gurabije vjen nga perandoria Osmane dhe është përmendur për herë të parë në shekullin e 15-të.

Ato mund të konsumohen veçmas ose të shoqërohen me një filxhan me çaj.

Në krahasim me ëmbëlsirat e tjera që kanë shumë përbërës, gurabijet me gjalpë janë të thjeshta por me një shije sublime dhe të shkrihen në gojë.

Ato përgatiten nëpër pastiçeritë e të gjithë vendit, por si gjthnjë, diçka e gatuar në shtëpi nuk ka të krahasuar.

Për përgatitjen e 40 gurabijeve me gjalpë nevojiten:

500 gramë gjalpë të tretur

600 gramë sheqer pudër

1100 gramë miell

1  gramë vanilje

Ndajmë nga sheqeri pudër 50-100 gramë për ta përdorur për pudrosjen e gurabijeve dhe pjesën tjetër e hedhim mbi sipërfaqen e punimit të brumit

Në mes të sheqerit vëmë gjalpin dhe anash miellin.

Shtojmë vaniljen dhe i përziejmë.

Në fillim përziejmë gjalpin me sheqerin pastaj shtojmë miell deri sa ta përfundojmë të gjithë.

Brumin e presim në forma sipas dëshirës siç mund të jetë gjysmë hënë ose rrumbullake.

Gurabijat vendosini në një tepsi dhe piqini në furrë në temperaturë rreth 150 C.

Pasi të jenë pjekur dhe ftohur pudrosini me sheqerin pudër.

Te preferuarat e kujtimeve te femijerise:Gurabiet Read More »

Bimet mjekesore qe largojne ankthin dhe stresin

Bimët mjekësore me aftësi shëruese janë përdorur në metodat tradicionale dhe jo tradicionale mjekësore që 5000 vjet më parë.

Qytetërime të ndryshme i kanë përdorur ato jo vetëm për të qetësuar sistemin nervor por edhe për ta mbrojtur organizmin nga stresi dhe ankthi.

Disa bimë mjekësore shëruese që luftojnë ankthin apo stresin dhe i kthejnë organizmit qetësinë e humbur.

Bimët e mëposhtme mund të pihen si çaj ose të përdoren në terapi të ndryshme aromash.

Bimët Mjekësore që Shërojnë Ankthin dhe Stresin

Kamomili

Kamomili është një nga bimët më të lashta mjekësore që njeriu ka përdorur.

Kjo bimë është efikase kundër inflamacionit, kontraktimeve muskulare, reumatizmës, çrregullimeve të ciklit, pagjumësisë, ulçerës, çrregullimeve të sistemit tretës.

Kamomili ka efekt qetësues dhe nxit gjumin.

Ky efekt është si pasojë e një flavonoidi që ndërlidhet me receptorët e trurit.

Sipas studimeve, pirja e përditshme e këtij çaji për tetë javë me rradhë luan një rol kryesor në pakësimin e simptomave të ankthit.

Kamomili është çaji më popullor në botë me një milionë filxhanë të pirë në ditë.

Lavanda

Lavanda me aromë të mirë është një kurë ideale kundër pagjumësisë, lodhjes, depresionit dhe ankthit.

Emri i bimës vjen nga Latinishtja ‘lavare’, që përkthehet “të lash.”

Këtë emër, bima e ka marrë sepse ka qenë dhe mbetet një nga bimët medicinale më të përdorura në sapunë dhe shampoo.

Ajo ka efekt pastrues për trupin dhe shpirtin, madje ka ndikim të fortë në zbutjen e simptomave të ankthit.

Lulja e Pasionit apo Lule Sahati

Në fillimet e saj, Lulja e Pasionit apo Lule Sahati është përdorur për të trajtuar histerinë dhe nervozizmin.

Kjo lule rrit nivelet e acidit gamma aminobutyric në tru dhe rrit ndjesinë e qetësisë.

Studimet kanë treguar se pacientët që kanë marrë suplementë të lules përpara ndërhyrjes kirurgjikale kishin më pak ankth dhe zgjoheshin më qetë nga anestezia.

Bari i Bletës

Bari i bletës është pjesë e familjes botanike të mentes.

Kjo bimë është përdorur kundër stresit dhe ankthit që në Mesjetë.

Ajo ka efekt qetësues dhe gjumësjellës.

Studimet që janë kryer tek njerëzit që vuajnë nga ankthi kanë zbuluar se çajrat ose suplementët e barit të bletës përmirësojnë humorin, ulin ankthin dhe rrisin ndjesinë e qetësisë dhe relaksit.

Valeriana

Valeriana është përdorur prej mijëra vitesh kundër pagjumësisë dhe ankthit.

Shkencëtarët besojnë se valeriana rrit nivelet e acidit gamma aminobutyric në tru dhe e mban atë të qetë.

Bimet mjekesore qe largojne ankthin dhe stresin Read More »

105 vjet Policia e Shtetit!

105 vjet Policia e Shtetit! Aktiviteti i zhvilluar në Policine e Qarkut Vlore i pranishem edhe kreu i Bashkise Dritan Leli i cili ne fjalen e tij pershendetese tha:
“Faleminderit për punën tuaj të perkushtuar, faleminderit që çdo dite ndihmoni që Vlora të jetë qytet më i mire, më i jetueshëm!
Një falenderim të veçante për ata që dhanë jetën në krye të detyrës dhe familjet e tyre!!”

Fotografia e ONETV VLORAFotografia e ONETV VLORAFotografia e ONETV VLORA

105 vjet Policia e Shtetit! Read More »

Maqedonia ka emetuar një pullë postare në nder të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu

Maqedonia ka emetuar një pullë postare në nder të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu me rastin e 550 vjetorit të vdekjes së tij.

Pulla e re postare mban emrin dhe foton e Skënderbeut.

Ambasadori shqiptar në Maqedoni, Fatos Reka ka dhënë lajmin përmes një postimi në Twitter.

“Posta e Maqedonisë ka emërtuar sot pullën postare për të nderuar 550 vjetorin e vdekjes së heroit kombëtar shqiptar Gjergji Kastrioti Skënderbeu”, shkruan ambasadori Reka.

Fotografia e ONETV VLORA

Maqedonia ka emetuar një pullë postare në nder të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu Read More »

Stresi martesë me Keisin, detajet e dasmës përrallore në ishullin Santorini

Keisi është vajza nga Tirana që studion në Kanada, që duket se i ka rrëmbyer zemrën një “bad boy” si Arkimed Lushaj, i cili në muzikë njihet si Stresi. Reperi 31-vjeçar, pasi ka rrëfyer fejesën e fshehtë pas tre vitesh lidhje në distancë me partneren 10 vjet më të re, tashmë po planifikon dasmë me të.

Lajmin deri diku e dha vetë Stresi me anë të një statusi në “Instagram”, ku sipër fotos me partneren shkruante “Viti 2018, viti ynë”. Po kush është 21-vjeçarja jashtë botës së showbizit, me forma perfekte, e kuruar deri në detaje, me të cilën Stresi po planifikon ceremoni private në ishullin Santorini të Greqisë? [stresi (1)]

Ajo është një nga komshiet e tij, për të cilën e ëma ia la porosi të kujdesej që të mos e ngacmonin djemtë e tjerë ngaqë është shumë e bukur dhe kështu nisi gjithçka.

I pyetur për këtë histori dhe si nisi ajo, Stresi përgjigjet: “Nisi tre vite më parë, kur, si i pari i lagjes që jam, nëna e Keisit më kërkoi që të kujdesesha për të bijën, pra, ta mbroja nga ngacmimet e djemve të tjerë. Unë, të them të drejtën, e kisha parë në lagje dhe herën e parë që e ftova në kafe, isha në tavolinë me dy shokë.

Pasi piu kafen, u çua para nesh nga tavolina dhe në atë moment unë u thashë shokëve: “Shikoni, a do e kthejë kokën nga unë, se unë nuk do e kthej”. “Po”, më thanë ata, “e ktheu, shikoje dhe ti!”. Unë nuk e pashë, sepse e dija që pas kafes do të ishte ajo që do më shkruante e para. [stresi h]

Dhe ashtu ndodhi. Keisi më shkroi në “Instagram”, ku më falenderoi për kafen dhe respektin që i kisha dhënë në tavolinë. Më pas, lamë një tjetër takim të nesërmen dhe kështu nisi gjithçka”.

Duke qenë se lidhja e tyre është në distancë, pasi Keisi ndjek studimet në Kanada, ai tregon: “Është vetë jeta e artistit që unë bëj, jeta e natës që mund ta bëjë të dashurën time të zemrës të mërzitet, pasi thjesht asaj mund t’i duket ndryshe nga ç’është e vërteta. Ajo është shumë xheloze dhe me të drejtë…

Gjithsesi, kërkesa e saj e vetme është: ”Të lutem, vetëm telefonin mos fik!”, pasi ne edhe pse në distancë fizike (duke qenë se ajo ndjek studimet në Kanada), jemi gjithë kohën në komunikim me njëritjetrin 24 orë në 24.

Për momentin e kontrollojmë njëri-tjetrin me (GPS), me të cilin jemi lidhur nga smartphonet tanë dhe shohim çdo lëvizje tonën, pra, ku shkojmë e çfarë bëjmë. Ishte ideja e saj për të instaluar GPS-in në celularët tanë dhe unë e pranova pa problem”, tregon ai.

STRESI: MARTESË PRIVATE NË SANTORINI, GETOARI DHE MARINA I VETMI ÇIFT VIP NË DASMËN TONË

Por kur do t’i japë fund Stresi beqarisë dhe si do të jetë ceremonia martesore me Keisin? “Ne e kemi bërë planin tonë të ceremonisë së dasmës, që do të jetë totalisht private dhe jashtë Shqipërisë. E kemi menduar ta organizojmë në Greqi, pasi është dëshira e Keisit që ta organizojmë ceremoninë e martesës në ishullin Santorini.

Do të jetë dasmë super moderne dhe në planin tonë”. Përveç familjarëve, a do të kenë të ftuar kolegë nga muzika? “Të vetmit që do të marrin ftesë nga unë për dasmën time janë çifti Getoari Selimi dhe Marina Vjollca.

Kam rezervuar që tani ftesë për ta, pasi unë isha i vetmi reper nga Shqipëria në dasmën e tyre, ku më kishin nderuar më tavolinën më të mirë, pranë tyre.

Kështu që vetëm ata e meritojnë respektin tim”, tha ai. Por gjithmonë një artisti me shpirt të lirë është normale t’i bësh pyetjen: “A të tremb martesa?”

Ai përgjigjet: “Jo, aspak nuk më tremb martesa! Po punoj shumë në muzikë këto vite, që kur të martohem të kem realizuar disa projekte. Sa për fëmijët, ata i planifikojmë pas martese, si një çift tradicional”, përfundon ai.

E duket se dashuria ka ndikuar edhe në krijimtarinë e Stresit në muzikë, pasi për dy këngët e fundit mjaft të klikuara ai është frymëzuar nga dashuria për Keisin.

Në “Kënga Magjike 2017” ai mori kupë me këngën me titull “Sa herë e don”, në bashkëpunim me Anxhelo Koçin dhe Flor Banën. Ky bashkëpunim erdhi pas atij me titull “Më fal”, që u tha se ia dedikoi Keisit.

“Ia kushtoj këto vargje asaj, sepse pas një periudhe që je në një lidhje dashurie, vjen momenti që duhet të vendosësh disa pika mbi ‘i’ në marrëdhënien e dashurisë”, është shprehur reperi.

Stresi martesë me Keisin, detajet e dasmës përrallore në ishullin Santorini Read More »

Më çoi në një dhomë hoteli kur isha 12-vjeçe dhe…

Eliza Dushku, aktorja e famshme me origjinë shqiptare ka tronditur Hollivudin teksa ka treguar se e kanë përdhunuar kur ishte vetëm 12-vjeç.
Ashtu si edhe kolegë të tjerë kanë ndarë eksperiencat e hidhura të jetës së tyre, teksa në këtë vit kanë bërë thirrje të forta kundër abuzimeve seksuale, Dushku është shprehur se edhe ajo ka qenë viktimë e seksit nga njerëzit e fuqishëm të Hollivudit.

Ai ka treguar se kur ishte vetëm 12-vjeç derisa po xhironte filmin “True Lies”, ishte abuzuar seksualisht nga Joel Kramer, njëri nga koordinatoret kryesor të skenave të rrezikshme në Hollivud.

Eliza thotë se që nga ajo kohë ka luftuar me veten e saj duke u munduar ta gjej mënyrën dhe kohën për ta bërë publike këtë por, nuk kishte mundur deri tani. Edhe pse për këtë ngjarje të tmerrshme ajo u kishte treguar prindërve të saj, vëllait dhe dy miqve me të vjetër, asnjëri prej tyre nuk e kishte ndihmuar.

Ajo ka rrëfyer se 25 vite më parë, Joel e kishte mashtruar duke e dërguar në një dhomë hoteli me premtimin e bërë prindërve të saj se do ta dërgonte për not në një pishinë.

Aty ai e kishte dhunuar seksualisht edhe pse ajo i kishte thënë të mos e bënte. Në atë kohë ajo ishte 12-vjeçe ndërsa ai 36. Ajo tani i ka inkurajuar aktoret e reja që të flasin nëse dikush tenton të abuzoj me to dhe mos të bëjnë gabimin e saj.

Më çoi në një dhomë hoteli kur isha 12-vjeçe dhe… Read More »