Aurora

Befasohen mjekët, gruaja lind binjakët 4 muaj pas vdekjes së saj

Frankielen da Silva Zampoli Padilha ka vdekur në mënyrë klinike që në tetor të vitit të kaluar. 21 vjeçarja ishte në javën e 9 të shtatzënisë, kur ra koma.
Aparaturat e mbajtën atë gjallë 4 muaj sepse ajo duhet të sillte në jetë fëmijën e saj.

Por pas katër muajsh ka ndodhur një mrekulli sepse kanë ardhur në jetë 2 binjakë.
Binjakët kanë ardhur në jetë 7 muajsh me operacion çezarian.

Aparaturave që mbanin gjallë Frankielen janë fikur pas operacionit.

Zemra dhe veshka e saj u dhuruan për të shpëtuar edhe dy jetë të tjera

Befasohen mjekët, gruaja lind binjakët 4 muaj pas vdekjes së saj Read More »

Publikohet zyrtarish : Ja si do të titullohet emisioni i ri i Sokol Ballës

Prej disa javësh, dorëheqja e tij nga “Top Channel” dhe zhvendosja e tij në televizionin “Vizion Plus” ka qenë një ndër temat më të diskutuara.

Dhe tashmë duket se gjithçka është konkretizuar. Së fundmi, “Vizion Plus” ka publikuar spotin promocional të emisionitë të ri që Balla do të prezantojë dhe ai titullohet “Real Story”.

Emisioni me natyrë politike do të transmetohet çdo të enjtë në orën 21:00, ndërsa Balla ka gjithashtu edhe rolin e drejtorit ekzekutiv në “Vizion Plus’.
 

Publikohet zyrtarish : Ja si do të titullohet emisioni i ri i Sokol Ballës Read More »

Mos e beso po deshe! Muaji i lindjes zbulon saktë se çfarë të pret në jetë

Zbulojeni tani!

Janari

Nëse jeni të lindur në janar, atëherë jeni shumë analitikë, të pavarur dhe lider të lindur. Mirëpo nuk është kjo e gjitha, jeni shumë kreativë, karizmatikë, kokëfortë, ambiciozë dhe seriozë. Jeni të njohur për mënyrën e të organizuarit, për saktësi, punë të palodhshme dhe mençuri. Dini se si të tjerët t’i bëni të lumtur, sepse u kushtoni kujdes imtësive.

Shkurti

Personat e lindur në këtë muaj do të kalojnë një pjesë të mirë të jetës në kërkim të personit të posaçëm. Interesoheni shumë për të tjerët dhe jeni të lindur të bëheni prindër. Jeni të qetë, të turpshëm, modestë, të bindur dhe temperamentë. E doni lirinë tuaj, mirëpo është lehtë t’ju lëndojnë të tjerët.

Marsi

Ju jeni të paracaktuar për festa dhe do të fitoni shumë para. Mirëpo, keni prirje për pabesi të formave të ndryshme të varësisë. Jeni shumë të këndshëm, të zjarrtë dhe të sinqertë. Të tjerët ju konsiderojnë person të besueshëm, ndërkaq adhuroni udhëtimet, kujdesin dhe të gjitha gjërat, të cilat kanë të bëjnë me rregullimin e shtëpisë.

Prilli

Jeni shumë kokëfortë, impulsivë dhe dëshironi të urdhëroni. Megjithatë, posedoni karizëm të natyrshëm dhe jeni të rrethuar me miq. Jeni kreativë, inteligjentë dhe dinamikë.

Maji

I respektoni autoritetet dhe e vlerësoni martesën. Kënaqeni të kaloni kohën vetëm dhe keni ndjenja të thella. Dëshironi të ëndërroni dhe keni imagjinatë të shkëlqyeshme. Mirëpo kjo nuk është e gjitha, jeni jashtëzakonisht atraktivë dhe dëshironi të lexoni dhe të udhëtoni.

Qershori

Nëse jeni të lindur në qershor, jeni romantikë, por edhe xhelozë. Jeni dashnor i shkëlqyeshëm, jeni të butë, të kulturuar, spirituozë dhe dëshironi të flisni. Për këtë karakterin e fundit, keni prirje për thashetheme.

Korriku

Personat e lindur në këtë muaj janë të sinqertë, sarkastikë, ekscentrikë dhe misteriozë. Shpesh keni ndryshim humori dhe nuk keni kurrfarë problemesh me mësimet dhe me gjetjen e miqve të rij.

Gushti

Vlerësoni jashtëzakonisht martesën, posedoni shpirt për punë ekipore dhe i inspironi të tjerët. Jeni atraktivë, të guximshëm, shpirtgjerë dhe adhuroni të bëni shaka. Me atë rast, paratë arrijnë deri te ju pa probleme të mëdha dhe të tjerët për këtë shkak mund t’ju xhelozojnë. Jeni të talentuar për art, muzikë dhe shkathtësi mbrojtëse luftarake.

Shtatori

Ju jeni inteligjentë, fleksibilë, spirituozë dhe të kujdesshëm. Jeni shumë të qetë, u kushtoni kujdes imtësive, jeni tipa të organizuar dhe inteligjentë. Posedoni tendencën që të analizoni tepër situatat e caktuara dhe ndodh që ndonjëherë të hasni në vështirësi.

Tetori

Personat e lindur në këtë shenjë janë të lindur nën yllin e fatit, janë liderë të mirë dhe pelqejnë oratorinë. Mirëpo, juve shumë shpejt mund t’ju hidhërojnë dhe adhuroni të ëndërroni. Jeni të sinqertë, të ndershëm dhe gjithmonë keni mendimin tuaj.

Nëntori

Ju jeni empatikë, pozitivë, unikë dhe gjithsesi – brilantë. Jeni shembull për të tjerët, sepse jeni të guximshëm dhe shpirtgjerë. Mirëpo, kjo nuk është e gjitha, jeni të zellshëm, kokëfortë dhe romantikë.

Dhjetori

Personat e lindur në këtë muaj e duan jetën të sigurt, janë patriotë, dorëlirë dhe të sinqertë. Nuk dëshirojnë të shtiren para të tjerëve dhe i urrejnë përkufizimet.

Mos e beso po deshe! Muaji i lindjes zbulon saktë se çfarë të pret në jetë Read More »

Marubi bima e rralle mes nenexhikut dhe mentes

Marubi është një bimë e vogël barishtore që i ngjan mentes. Ajo mban emrin botanik Marrubium vulgare.

I përket të njëjtës familje botanike të mentes, madje ka vlera shëndetësore të ngjashme me të, duke u renditur në një bimë të rëndësishme në praktikat tradicionale mjekësore popullore.

Lulet e kësaj bime janë të bardha. Bashkë me gjethet, ato përdoren gjërësisht në nxjerrjen e vajrave esencialë.

Bima e marubit përdoret, jo vetëm në mjekësinë popullore, por edhe në gatime të ndryshme.

Disa prej vlerave shëndetësore të marubit përfshijnë: mbrojtjen e sistemit imunitar, parandalimin e zhvillimit të radikaleve të lira.

Gjithashtu trajtimin e diabetit, forcimin e shëndetit të zemrës, qetësimin e inflamacionit, zgjidhjen e problemeve me tretjen, detoksifikimin e trupit dhe zbutjen e kontraktimeve.

Këto vlera e kanë bërë marubin të famshëm në përdorimin si çaj, pasi arrin të qetësojë trupin por edhe mendjen.

Çaji i marubit mund të përgatitet si çdo çaj tjetër i bimëve mjekësore nga gjethet dhe lulet.

Përbërësit unikë organikë të vajit esencial të marubit e bëjnë atë mjaft të famshëm mes ekspertëve dhe praktikuesve të mjekësisë alternative.

Një nga përbërësit unikë të kësaj bime quhet marrubin, që ka ndikim të jashtëzakonshëm kundër disa problemesh shëndetësore.

Vlerat shëndetësore të Marubit

Ndihmon shëndetin e zemrës: Studime të shumta kanë zbuluar ndikimin që marubi ka në mbrojtjen e enëve të gjakut, sidomos kundër inflamacionit.

Një veti e tillë përmirëson shëndetin e zemrës në përgjithësi dhe ul tensionin e gjakut.

Mban kolesterolin nën kontroll: Konsumimi në doza të vogla dhe në mënyrë të rregullt i ekstraktit të marubit ndihmon në uljen e niveleve të kolesterolit.

Konsumimi i këtij ekstrakti ndihmon në rikthimin e ekuilibrit të kolesterolit, duke ulur kolesterolin e keq e duke e mbrojtur zemrën nga formimi i trombociteve.

Ndihmon në trajtimin e diabetit

Krahas ndikimit në uljen e kolesterolit, marubi arrin të ulë edhe nivelin e sheqernave në gjak.

Aftësia për të mbajtur sheqernat në nivele normale, e bën marubin një zgjedhje të mrekullueshme për njerëzit që vuajnë nga diabeti.

Largon toksinat nga trupi: Një nga vlerat më pak të njohura të marubit është nxitja e djersitjes. Ajo është e rëndësishme në shumë aspekte. Nëse jeni të sëmurë, djersitja është hapi i parë drejt shërimit, sidomos nëse keni temperaturë.

Djersitja ndihmon edhe në nxjerrjen e toksinave nga trupi, bashkë me kripërat e tepërta, lëngjet, yndyrën dhe substanca të tjera të rrezikshme.

Shuan kontraktimet: Një nga përdorimet më të shpeshta të marubit është pikërisht ndaj kontraktimeve ose spazmave.

Marubi arrin të qetësojë sistemin nervor dhe të parandalojë e shuajë kontraktimet që mund të jenë të rrezikshme.

Çaji i marubit është shumë popullor falë aftësisë për t’i dhënë trupit dhe mendjes qetësinë e munguar.

Mbron sistemin imunitar: Marubi lufton mikrobet dhe bakteret. Kjo veti e bën këtë bimë të nevojshme për mbrojtjen e sistemit imunitar.

Mbrojtja e kësaj shtylle të mirëqenies sonë nga patogjenët e huaj. Rrjedhimisht ul stresin dhe e bën organizmin më të përgatitur për tu përballur me shqetësime të tjera shëndetësore.

Marubi është pjesë e përbërësve të shumë pastave të dhëmbëve dhe pastruesve dentarë, pikërsisht për këtë arsye.

Kujdes: Femrat shtatzënë dhe nënat lehonë nuk duhet të konsumojnë marubin , duke qenë se kjo bimë e fuqishme mund të ketë potencial për të rrezikuar jetën e fëmijëve, ose mirëqenien e fetusit.

Marubi bima e rralle mes nenexhikut dhe mentes Read More »

Gulash shtepie:Pjata e ngrohte,e shijshme e Dimrit

Gjellërat janë pjatat më të mira e shije plota sidomos për stinën e dimrit.

Të përgatitura me përbërësit e duhur e me recetat e duhura sigurisht ato shndërrohen jo vetëm në një vakt të shijshëm ushqimi por edhe të pasur me shumë vlera e ushqyes gjithashtu.

Më poshtë keni një recetë fantastike të përgatitjes së gulashit të shtëpisë.

Kjo recetë është një traditë ballkanase, porn ë fakt origjina e saj është Hungaria. Në Shqipëri kjo recetë është përdorur prej dekadash nga amvisat shqiptare duke u shndërruar në një pjatë tipike edhe të kuzhinës sonë.

Gulashi është një gjellë tipike dimërore ku ndër përbërësit e asaj spikasin mishi dhe perimet dimërore si patatja dhe karrotat.

Kjo pjatë është fantastike kur konsumohet e ngrohtë, ka një aromë fantastike që të ndjell shqisën e shijes dhe shoqërohet mjaft mirë me sallatat të freskëta të stinës, bukë të thekur apo byrekë të ndryshëm.

Receta më poshtë përgatitet krejt lehtë në shtëpi ndërsa shija e saj sigurisht që do të hapë oreksin e gjithë familjes.

Përgatitja e Gulashit në Shtëpi

Përbërësit

(Përbërësit e kësaj recete janë të përshtatshëm për 4-5 persona)

500 gr tul mish viçi  

4 lugë vaj ulliri

1 kokërr qepë

Një lugë gjelle salcë domate

Gjysmë gote vere të kuqe

4 kokrra mesatare patate

Një tas me bizele

4 karrota

Një tufë majdanoz

Kripë

Piper

Përgatitja

Pritet tuli i mishit në copa dhe skuqet.

Shtohet qepa e grirë në kubikë të vegjelë dhe vijon të kavërdiset derisa të skuqen mirë.

Shuhet me verë të kuqe dhe më pas i hidhet salca e domates, një gjethe dafine dhe ujë sat ë mbulohet mishi.

Lihet në zjarr në zjarr sa të marrë një valë.

Ndërkohë, përgatiten patatet, karrotat dhe bizelet.

Karrotat dhe patatet priten në kubikë në madhësinë e një arre ndërsa bizelet lihen kokërr.

Fillimisht shtojmë në tenxhere karrotat, pas disa minutash bizelet e më pas patatet.

Gjella lihet në zjarr të ngadaltë derisa të zjejë. Në fund i hedhim sipër majdanoz të grirë , piperi I zi dhe kripa.

Shënim: Karrotat dhe patetet para se t ëhidhen në gjellë mund të skuqen edhe në tigan më vete.

Serviret e ngrohtë dhe me bukë të thekur.

Gulash shtepie:Pjata e ngrohte,e shijshme e Dimrit Read More »

Kombinimi special kunder semundjeve:Lajthi me mjalte

Një nga ëmbëlsirat më të shijshme natyrale sigurisht vjen në kombinimin e mjaltit me lajthitë. Këto të fundit bashkohen mrekullisht me vlerat e ëmbla të mjaltit.

Mjalti përthith dhe përvetëson shijen arrore të patjetërsueshme të lajthive.

Vetitë e këtyre dy produkteve të rëndësishme arrijnë të fuqizojnë maksimalisht njëra tjetrën në të mirë të organizmit njerëzor.

Nëse konsumoni një lugë me lajthi të bashkuara me mjaltë i keni dhuruar vetes një formulë mirëbërëse për të rritur fuqinë, energjinë dhe luftuar kolesterolin e keq.

Studiuesit sugjerojnë që kombinimi i lajthive dhe mjaltit ka vlera shumë të veçanta. Ky kombinim i ofron njeriut mbrojtje të veçantë kundër sëmundjeve të zemrës dhe rënies së imunitetit.Studiuesit janë në një mendje kur provojnë me fakte mjekësore që mjalti ka po aq antioksidantë sa spinaqi, hithra, molla dhe portokalli.

Antioksidantët janë substancat që luftojnë radikalet e lira dhe janë të nevojshëm për një shëndet të mirë.

Mjalti dhe lajthitë së bashku konsiderohen si një kombinim fantastik, falë pasurisë së madhe të ushqyesve.

Ky bashkim fuqish plot vlera plotëson nevojat për fibër të tretshme dhe të patretshme, proteina, acidet Omega-3, Omega-6, vitaminë E, kalium, zink, kalcium, magnez e të tjerë.

Mjalti ka një efekt mbrojtës tek organizmi dhe fuqizon imunitetin. Ai përmban shumë antioksidantë, por niveli më i lartë i tyre gjendet tek mjalti me ngjyrë të errët, si për shembull mjalti i gështenjës.

Mënyra e përgatitjes së Mjaltit me Lajthi

Vendosni një tigan në vatrat e sobës në ngrohje të ulët dhe shtoni lajthitë.

Lërini të piqen në temperaturë mesatare për 5-10 minuta duke u siguruar që të mos digjen. Ky proces do të heqë disa nga lëkurat e jashtme të lajthive.

Hiqeni nga vatra e zjarrit tiganin dhe lërini lajthitë të ftohen.

Kur të ftohen mund t’i hidhni në një peshqir dhe t’i fërkoni për t’i hequr plotësisht cipat me ngjyrë kafe. Por edhe nëse ato mbeten nuk përbën asnjë problem.

Hidhini lajthitë në një kavanoz të pastër dhe të sterilizuar.

Vendosini lajthitë dhe mjaltin në shtresa të veçanta në kavanoz. Rreth 2 shtresa lajthi, më pas një shtresë mjaltë derisa të mbushet plotësisht ena juaj duke u siguruar që lajthitë të jenë të ngjeshura mirë në mjaltë.

Siguroni mirë mbylljen e kapakut, dhe ruajeni kavanozin në një vend të ftohtë të errët deri në 12 muaj.

Një lugë gjelle në mëngjes ose dy duke shtuar edhe darkën para gjumit, janë çka ju duhet për një organizëm në formë.

Këtë kombinim mund edhe ta përfshini edhe tek kosi apo drithërat tuaja dhe funksionon më së miri.

Kombinimi special kunder semundjeve:Lajthi me mjalte Read More »

Shohin Amerikën në Shqipëri! Shpërthen debati për italianët “tradhtarë” që erdhën në Shqipëri!

Shqipëria është kthyer në Amerikën e italianëve, dhe kjo ka hapur një debat të madh në shtetin fqinj, atje ku ka skepticizëm të madh mbi lehtësitë që shteti shqiptar i ofron sipërmarrësve italianë.
Nëse në Itali duhet të paguash taksa të larta, dhe të kalosh disa burokraci për të hapur një aktivitet të ri, në Shqipëri kjo ndodh fare thjesht.

Vetë italianët që kanë vënë rrënjët në Tiranë, thonë se kanë hapur bizneset e tyre brenda ditës, në vetëm 4 orë, dhe e gjitha ka kushtuar më pak se 1 euro. Nëse dikur Italia shihej si vendi ku shqiptarët projektonin të ardhmen, sot po ndodh e kundërta. 25 mijë italianë jetojnë në Shqipëri, kryesisht me biznese të tyre, e kjo për shkak të taksave të ulëta që paguajnë këtu. Por fakti që Italia po boshatiset, ka bërë që shteti atje të bëjë ndryshime, e të nisë lehtësitë ndaj biznesit. Kjo temë është trajtuar në emisionin “Dalla Vostra parte” në TG4. Gazetari i emisionit ka mbërritur në Tiranë ku është takuar me sipërmarrës të ndryshëm italianë. Të gjithë shprehen mjaft pozitivë për Shqipërinë, duke theksuar se nuk ka burokraci, se jetohet shumë mirë. Çmimet sipas tyre janë të përballueshme dhe pagat të mira.

“Në Tiranë jetohet më mirë se në Itali. Këtu është si të ishte Italia e viteve ’70, ka një bum ekonomik. Këtu nuk ekziston burokraci. Për të hapur një shoqëri në Itali ka shumë burokraci dhe kosto, ndërsa në Shqipëri mbaron punë në një ditë me më pak se 1 euro. Këtu nuk punohet për shtetin, por shteti të jep një dorë, dhe procedurat janë shumë më të shpejta sesa në Itali. Është Amerika e italianëve.Sot është më mirë të jetosh në Shqipëri sesa në Itali”, shprehen ata.

Në fakt, ky nuk është realiteti që shohin shqiptarët, shumica e të cilëve jetojnë ende mes skamjes. E një dyshim të tillë për “parajsën shqiptare”, ngriti edhe moderatori i emisionit kur ju drejtua në një lidhje direkte nga studio Masimos, shef kuzhine në Tiranë.

A nuk është paradoksale që Shqipëria të konsiderohet Amerika e italianëve? – pyeti moderatori.

“Unë i kam më shumë mundësitë këtu sesa në Itali. Kam punuar edhe në Gjermani dhe e gjej veten më mirë në Tiranë. Përveç klimës, dhe njerëzve, që janë pak a shumë të ngjashëm me italianët. Nëse vjen të hapësh një aktivitet brenda 4 orëve ke një licencë të re. Është e gjitha shumë e thjeshtë, nuk ka burokraci”, – u përgjigj Masimo, kuzhinieri që prej tre vitesh tashmë jeton në Tiranë.

Këtu ka lindur edhe debati në studio, kur shefi i kuzhinës pyetet nga gazetari se nëse është kaq e lehtë të hapësh një biznes, sa i fortë është kontrolli ndaj licencave të lëshuara, dhe sa funksionon drejtësia në Shqipëri?

Pyetje: Si funksionon monitorimi, drejtësia, edhe kontrolli mbi licencat e lëshuara. Si është drejtësia në Shqipëri?

Massimo: Drejtësia nuk funksionon si në Itali, por politika po bën detyrën e saj këtu, besoj se edhe drejtësia do të funksionojë

Gazetarja: Pra po thoni që nuk funksionon. Pra Shqipëria nuk është një model perfekt për tu ndjekur?

Gazetarja vijon më tej duke informuar Massimon mbi ndryshimet pozitive që shteti italian ka bërë.

“Për ndërmarrje të e vogla dhe të mesme janë krijuar shumë lehtësi, Masimo duhet të kthehesh. Duhet të rizgjojmë ndërgjegjen për të qenë italianë, mos të dorëzohemi, të kuptojmë që ka përmirësime. Kthehuni, hajdeni bëheni shefin e kuzhinës tek ne”.

Massimo: Këtu paguhen pak taksa, sa paguhen në Itali? Italianët po ikin sepse po vriten nga taksat

Masimo është një kuzhinier që në Itali ishte i keqpaguar. Ndërsa në Shqipëri ai është një shef kuzhine mjaft i pëlqyer dhe i paguar mirë. Kjo është arsyeja pse tre vite më parë ai bëri gati valixhet dhe u transferua në Shqipëri.

Gazetari italian e shoqëron kuzhinierin për të bërë pazar me fruta perime, dhe nga sa shohin, ata paguajnë më pak se 6 euro për të bërë furnizimet e nevojshme.

Italianët që kanë parë Tiranën si shtëpinë e tyre të dytë janë shumë, 25 mijë, në kërkim të fatit që nuk kanë gjetur në atdheun e tyre.

Gazetari takon edhe Carmelon. Ai prodhon pasta në Shqipëri dhe furnizon edhe restorantin ku Masimo është shef kuzhine.

“Me të njëjtat para që merr në Itali këtu jeton më mirë, sepse kushtojnë më lirë, ushqimet, qiraja, benzina, etj. Më parë shqiptarët vinin në Itali për të punuar dhe për të pasur një të ardhmen. Ndërsa sot ne italianët e shohim të ardhmen në Shqipëri.

Hahet mirë, jetohet mirë, është Amerika”, përfundon Massimo, i cili është i vendosur për të jetuar në Tiranë.

Ndiqni videon nga minuta 12
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=kpjlwgWUs6o]

https://youtu.be/kpjlwgWUs6o

Shohin Amerikën në Shqipëri! Shpërthen debati për italianët “tradhtarë” që erdhën në Shqipëri! Read More »

Ermali nga ‘inati’ kap detajin dhe tallet me Luanën në Instagram, përgjigjia e saj e lë pa fjalë

Dy moderatorët që duket se i kanë hapur luftë njëri tjetrit janë Ermal Mamaqi dhe Luana Vjollca. Ata prej kohësh kanë nxjerrë armët për të kapur shikueshmërinë më të lartë në dy televizionet që drejtojnë emisionin e tyre.
Mirëpo, duket se tashmë po flasin hapur për xhelozinë që kanë ndaj njëri-tjetrit.

Në foton e publikuar së fundmi nga moderatorja Luana Vjollca, ka qenë ironik në komentin e tij Ermal Mamaqi.

Duke kapur detajin e dosjes në foto, Ermali i shkruan Luanës:

Po po pa merak. Bukur dosja lal”.

Nuk ka munguar dhe përgjigjia e Luanës, e cila i shkruan se audienca është edhe më e madhe në emisionin e saj kur vetë Ermali e ndjek.

Luana i kthen përgjigje:

Ermal Mamaqi e dija që dhe ti po më ndjek”.

Ermali nga ‘inati’ kap detajin dhe tallet me Luanën në Instagram, përgjigjia e saj e lë pa fjalë Read More »