Aurora

Lahej çdo ditë pas pune në tualetet publike për të mos i zbuluar sekretin familja, por kur bijat e tij e zbuluan

GMB Akash, reporteri i njohur bën gjithnjë bujë në rrjete sociale me historitë e veçanta që poston.

Postimi i tij më i fundit bën fjalë për një person të varfër dhe shumë punëtor i cili bëri një sakrificë të madhe për të bërë të mundur shkollimin e fëmijëve të tij, meqenëse ai vetë kurrë nuk mundi të shkonte.

Historia ka prekur zemrat e mijëra njerëzve në mbarë botën.

Kjo është ajo që ky njeri kishte për të thënë:

Asnjëherë nuk ua tregova fëmijëve të mi se cila ishte puna ime e vërtetë. Unë kurrë nuk kam dashur që ata të ndihen të turpëruar për shkakun tim. Kur vajza ime më e vogël më pyeste se çfarë bëja, i tregoja me hezitim që isha thjesht punëtor.
Çdo ditë, para se të kthehesha në shtëpi, shkoja dhe lahesha në banjot publike në mënyrë që ata të mos ia kishin idenë për punën që bëja. Nuk doja gjë tjetër, vetëm t’i dërgoja vajzat e mia në shkollë, t’i edukoja.

Doja që ato të qëndronin para njerëzve me dinjitet. Unë kurrë nuk kam dashur që dikush t’i shihte me përbuzje apo me përçmim, ashtu siç kanë bërë me mua. Njerëzit gjithmonë më kanë vënë në siklet duke më bërë të ndihem i turpëruar.

Kam investuar çdo qindarkë të të ardhurave të mia për arsimimin e vajzave të mia. Kurrë nuk bleva një këmishë të re, por përdorja paratë për të blerë libra për shkollimin e vajzave.

Gjithçka kam kërkuar që ato të fitojnë për mua është respekti.

Unë isha një punëtor pastrimi.

Një ditë para datës së fundit të pranimit në kolegj të vajzës sime, nuk ia arrija dot të paguaja tarifën për t’u pranuar në kolegj. Nuk mund të punoja dot atë ditë.

Isha ulur pranë plehrave, duke u përpjekur fort që të fshihja lotët e mi. Të gjithë kolegët e mi më shikonin, por askush nuk erdhi të më fliste. Kisha dështuar dhe isha zemërthyer.

Nuk kisha asnjë ide se si të përballesha me vajzën time, e cila do të më pyeste për tarifat e pranimit sapo të kthehesha në shtëpi.

Unë kam lindur i varfër. Besoja se asgjë e mirë nuk mund t’i ndodhte një personi të varfër.

Pas punës, të gjithë kolegët e mi erdhën tek unë, m’u ulën pranë dhe më pyetën nëse i konsideroja si vëllezër. Para se të mund të përgjigjesha, ata më dorëzuan të ardhurat e tyre ditore.

Kur u përpoqa të refuzoja, ata mu kundërvunë duke më thënë: “Ne do të vdesim urie nëse është e nevojshme, por Vajza Jonë duhet të shkojë në kolegj”.

Nuk mund t’i kundërshtoja ata.

Atë ditë nuk bëra dush, u ktheva në shtëpinë time ashtu siç isha, si një punëtor pastrimi…

Vajza ime do të përfundojë shumë shpejt studimet në universitet. Tri prej vajzave nuk më lejojnë të shkoj më në punë. Njëra ka një punë me kohë të pjesshme dhe tri të tjerat shkollohen. Por shpesh ajo më dërgon në vendin ku kam punuar dikur.

Na bën të gjithëve bashkë dhe na shtron për të ngrënë, mua dhe të gjithë kolegëve të mi së bashku me mua.

Ata qeshin dhe e pyesin se përse i ushqen aq shpesh. Vajza ime u thotë:

Të gjithë ju ndenjët pa ngrënë për mua atë ditë, që unë të bëhem kjo që jam sot, lutuni për mua, që të mund t’ju ushqej çdo ditë, të gjithëve”.
Sot nuk ndihem sikur jam një njeri i varfër. Si mund të jetë i varfër dikush që ka fëmijë të tillë!”

Ky njeri bëri kaq shumë për vajzat e tij dhe mund të jetë një shembull për të gjithë ne. Ne ndonjëherë harrojmë shpejt se çfarë sakrifikojnë prindërit tanë në mënyrë që të mund të kemi një të ardhme më të mirë.

Shpresojmë që ata ta marrin mirënjohjen që meritojnë.

A ndiheni mirënjohës ndaj prindërve tuaj?

Lahej çdo ditë pas pune në tualetet publike për të mos i zbuluar sekretin familja, por kur bijat e tij e zbuluan Read More »

Lengu i hudhrave:Perdorimet e forta ne mjekesine popullore

Lëngu i hudhrave është i jashtëzakonshëm për mbrojtjen e imunitetit dhe parandalimin e sëmundjeve kronike.  

Ka njerëz që bëjnë be e rrufe kundër pirjes së lëngut të pastër të hudhrave. Por pa dyshim me të lexuar përfitimet e pamohueshme të kësaj pije unike, do të ndryshojnë mendje.

Lëngu i hudhrës nxirret duke shtypur ose shtrydhur thelbinjtë e hudhrës, që vjen nga bima me emrin shkencor Allium sativum. Hudhra ka ngjashmëri me qepën dhe është përdorur prej mijëra vitesh në të mirë të shëndetit të njeriut.

Përdorimet e saj jo vetëm në kuzhinë por edhe në mjekësinë popullore janë të panumërta.

Të shumtë janë ata që nuk heqin dorë së konsumuari lëngun e hudhrës për shkak se ajo lufton inflamacionin, bakteret, mykun por ka edhe shumë antioksidantë.

Ky lëng përgatitet krejt lehtë dhe është një burim i pasur i alicinës. Ky është përbërësi më aktiv i hudhrës.

Lëngu përmban një sërë vitaminash si ajo B dhe C, por edhe minerale si mangani, fosfori, kalciumi, hekuri, kaliumi, magnezi zinku dhe shumë acide yndyrore mirëbërëse.

Përfitimet shëndetësore

Përfitimet kryesore të lëngut të hudhrës qëndrojnë tek aftësia për të parandaluar rënien e flokëve, përmirësuar shëndetin e lëkurës, forcuar sistemin imunitar, ulur tensionin e gjakut, rritur qarkullimin e gjakut, pastruar trupin, qetësuar frymëmarrjen dhe ndihmuar në rënien në peshë.

Konsumi i lëngut të hudhrës e ushqen lëkurën me shumë antioksidantë dhe si rrjedhojë zbut efektet e plakjes, infeksionet dhe pezmatimin e saj.

Shumë njerëz përdorin lëngun e hudhrës për të forcuar flokët, parandaluar rënien e tyre dhe ushqyer ato.

Kjo kurë natyrale mund të konsumohet e vetme ose të përzihet me produkte të tjera për flokët për të dhënë një rezultat të shkëlqyer.

Vlerat e forta të hudhrës kundër baktereve dhe mykut, por edhe prania e antioksidantëve ndihmojnë për mbrojtjen e imunitetit.

Si të përgatisni lëngun e hudhrës

Lëngun e hudhrës mund ta përgatisni vetë në shtëpi. Përbërësit e nevojshëm janë hudhra dhe shumë durim. 1 kilogramë hudhra do të gjenerojnë 2 filxhanë me lëng, të cilat mund t’i ruani për përdorim të gjatë.

Përbërësit

1 kilogram hudhër

Hapi 1 – Pastroni thelbinjtë e hudhrës dhe lajini mirë.

Hapi 2 – Hidhni në një mikser ose shtrydhëse për 2-3 minuta.

Hapi 3 – Tulin e mbetur në makineri kullojeni dhe shtrydheni në një enë qelqi.

Hapi 4 – Filtrojeni lëngun e akumuluar të hudhrës për të larguar mbetjet.

Hapi 5 – Hidheni lëngun në një enë për kuba akulli që të parandaloni oksidimin dhe futeni në ngrirje.

Këshilla për servirjen: Kubët e lëngut të akullt të hudhrës mund t’i konsumoni një e nga një nëpër supa, lëngje frutash ose ujë të ngrohtë për gargarë pse edhe për pirje.

Lengu i hudhrave:Perdorimet e forta ne mjekesine popullore Read More »

Gjiza Shqiptare:Vlerat dhe perfitimetper shendetin

Gjiza e Shqipërisë nuk ka të dytë. Si ajo, nuk gjen në asnjë vend të botës.

Imitime të saj kryesisht pa kripë, gjen kudo, jo vetëm në vendet e rajonit por edhe më tej, por gjiza autentike e Shqipërisë nuk ka as rivalë as kundërshtarë.

Shqipëria krenohet me shumë produkte të veçanta dhe tradicionale dhe gjiza është padyshim ndër më të mirat.

Gjizën e përdorim në shumë receta të përditshme festive. Gjiza shkon mirë me speca të skuqur, me vezë, me spinaq, vaj ulliri e hudhër.

Ajo është antipasta e preferuar e burrave që e shoqërojnë atë me raki.

Vështirë të gjesh një ushqim të shpejtë, të shijshëm dhe plot vlera siç është gjiza.

Por nuk është vetëm shija e saj, e mjaftueshme për t’iu dorëzuar kënaqësisë që të ofron ky produkt bulmeti, po aq të rëndësishme janë edhe vlerat shëndetësore që organizmi përfiton kur e konsumojmë atë.

Lexoni për disa arsye madhore të renditura  që do t’ju bëjnë ta përfshini gjizën në ushqimet e përditshme.

Vlerat shëndetësore të gjizës

Gjiza është e pasur me proteina, kalçium dhe ushqyes të tjerë të shëndetshëm.

Gjiza është në ushqim i preferuar i njerëzve që tregojnë kujdes për shëndetin, atyre që vrapojnë, notojnë dhe ngrejnë pesha.

Kjo devotshmëri vjen sepse gjiza përmban sasi të mëdha të proteinës kaseinë dhe nivele tepër të ulëta të yndyrës.

Gratë shtatzënë duhet të konsumojnë gjizë sepse është produkti më i sigurtë mes produkteve të tjera të bylmetit.

Më poshtë do të lexoni për 4 përfitimet që vijnë nga ky produkt bylmeti.

Gjiza ndihmon në rënien në peshë

Sportistët dhe dashamirësit e aktivitetit fizik janë të marrosur pas gjizës.

Ajo përmban pak kalori dhe shumë proteina.

Rrjedhimisht, gjiza të ngop më shpejt.

Ajo përmban shumë kalcium që i bën mirë kockave dhe stimulon rënien në peshë.

Gjiza të ngop dhe nuk të rëndon

Proteina kaseinë të cilën e përmendëm më lart ndihmon të shuajë kapriçot e urisë.

Gjiza rekomandohet të konsumohet edhe në mbrëmje ose gjatë natës, kur uria godet papritur.

Ajo është e lehtë dhe nuk rëndon në stomak.

Për më tepër, proteina shoqërohet me amino acide që e mbajnë trupin të ushqyer dhe të mbrojtur.

Burim i kompleksit të vitaminave B

Gjiza është një burim i shkëlqyer i vitaminave B, të cilat ndihmojnë me shëndetin e zemrës, tretjen, funksionet e metabolizmit, të trurit e të tjera.

Kur hani gjizë , organizmi furnizohet jo vetëm me vitaminën B12 por edhe me riboflavin, niacinë, acid folik, acid pantotenik dhe thiaminë.

Gjiza është burim probiotikësh

Gjiza është e pasur me baktere të mira për stomakun, të njëjtat që gjenden tek kosi.

Në këtë mënyrë, ajo është një ushqim i shkëlqyer për njerëzit që vuajnë nga problemet me tretjen.

Këto vlera janë të mëdha tek një produkt i bërë në shtëpi, ose nga fermerë të besuar.

Vlerat ushqyese të gjizës

Profili i saj ushqimor është i pasur por në varësi të llojit të qumështit dhe kripës së përdorur.

Në një sasi prej 226 gramë gjizë të prodhuar nga qumësht me pak yndyrë do të gjeni:

163 kalori

28 gramë proteinë

6.1 gramë karbohidrate

2.3 gramë yndyrë

30% të dozës së rekomanduar ditore të fosforit

30% të dozës së rekomanduar të sodiumit

29 % të dozës së rekomanduar të seleniumit

24% të dozës së rekomanduar ditore të vitaminës B12

22% të dozës së rekomanduar ditore të riboflavinës

14% të dozës së rekomanduar ditore të kalçiumit

7% të dozës së rekomanduar ditore të acidit folik

Gjiza përmban sasi të mjaftueshme të vitaminave B1, B3, B6, A por edhe hekur, magnez, zink dhe bakër.

Ajo duhet konsumuar rregullisht, së bashku me ushqime të tjera të shëndetshme.

Gjiza Shqiptare:Vlerat dhe perfitimetper shendetin Read More »

Katër simptomat më të zakonshme të tumorit në tru

Tumoret e trurit shfaqen në forma dhe madhësi të ndryshme, kështu që simptomat e tyre ndryshojnë gjithashtu.

Është e rëndësishme të njihen simptomat edhe pse ato shpesh janë të paqarta. Kjo është arsyeja pse ju duhet t’i kushtoni vëmendje disa prej tyre. Simptomat mund të ndryshojnë nga personi në person, por dallimi është intensiteti.

  1. Sulmet

Rreth 60 për qind e pacientëve me tumore të trurit kanë të paktën një sulm, ndërsa tumori rritet dhe pengon aktivitetin normal të tij. Ashtu si tumoret, edhe sulmet vijnë në një shumëllojshmëri formash, duke filluar nga ngërçi në gjithë trupin deri te problemet me një pjesë të fytyrës.

  1. Ndryshimet në kujtesë

Tumoret mund të shkaktojnë vrima latente, eventualisht të shkurta, si dhe problemet në të folur. Mund të ketë humbje të kujtesës dhe vështirësi me aftësi motorike siç është shkrimi.

  1. Dobësia e muskujve

Nëse ndieni një humbje të fuqisë, dobësi ose ngurtësi në duar, këmbë ose fytyrën tuaj që zgjat pak më shumë, duhet të kontaktoni mjekun tuaj.

  1. Dhimbje koke

Nëse keni dhimbje koke që shfaqet ose përkeqësohet gjatë një periudhe më të gjatë kohore, sigurohuni që të vizitoni një mjek, veçanërisht nëse ndodh kur të ngriheni në mëngjes. Dhimbjet e kokës mund të jenë të rënda.

Këtu është e rëndësishme të theksohet se këto simptoma nuk duhet të lidhen me tumorin, por me ndonjë gjendje tjetër shëndetësore.

Katër simptomat më të zakonshme të tumorit në tru Read More »

Sfida shqetësuese e adoleshentëve: Xhirojnë veten, rrezikojnë jetën duke pirë detergjent

Një prirje e re në të gjitha rrjetet sociale ka potencial të jetë vdekjeprurëse.

I quajtur ‘Tide Pod Challenge’, është tendenca e re virale ku adoleshentët xhirojnë veten teksa përpiqen të përpijnë ujërat e detergjenteve, përpara se të sfidojnë të tjerët për të bërë të njëjtën gjë-videot janë të tmerrshme dhe të rrezikshme, transmeton Indeksonline.

Sipas njoftimeve, sfida u botua fillimisht si një shaka nga një organizatë satirike e lajmeve.

Sfida në fjalë shpejtë u bë e vërtetë pasi qarkullonte në mediat sociale-me video të shumta të ngarkuara në Youtube, nga njerëzit që merrnin pjesë në sfidë.

Njëra nga videot është ngarkuar dhe ka arritur mbi 12 mijë klikime. Një tjetër është ngarkuar në llogarinë ‘GayGod’ dhe është parë mbi 153 mijë herë.

Dr.Alfred Aleguas, nga Florida ka thënë se konsumi i çdo sasie detergjentesh mund të çojë në vjellje dhe diarre dhe se në raste ekstreme, mund të jetë kërcënues për jetën.

Sfida shqetësuese e adoleshentëve: Xhirojnë veten, rrezikojnë jetën duke pirë detergjent Read More »

Burri nga Bilishti :Njërin prej të dashurve të gruas e rrahu, tjetrin e vrau: Ia futa bombën në xhep, iku në punën e vet

Dy ish – shokë vijnë nga Bilishti në rubrikën “Shihemi në gjyq” të “E Diela Shqiptare” pasi Xhumai i ka borxh një shumë të konsiderueshme parash Astritit dhe nuk ka mundur t’ia shlyejë prej vitesh.

Xhumai rrëfen jetën e tij të vështirë dhe të gjithë peripecitë me ish – bashkëshorten e tij. Ai tregon se nuk shkonte mirë me bashkëshorten, ndaj në vitin 1990 vendosi të ndahej, por për hir të fëmijëve i dha një shans të dytë. Në vitin 1992 u detyrua të emigrojë në Greqi për të fituar para, të cilat ia dërgonte familjes nëpërmjet shokut të tij të ngushtë, Qirjakos. Por Xhumai zbuloi se bashkëshortja e tradhtonte me shokun e tij të ngushtë, ndaj nga inati dhunoi rëndë këtë të fundit. Ai u arrestua dhe pas 6 vitesh burg u kthye në shtëpi për t’u përballur me të dashurin e ri të bashkëshortes, me të cilin bashkëjetonte. Xhumai vendosi të ndahej përfundimisht dhe ligjërisht, duke menduar që secili të vazhdonte jetën e tij.

“Ajo futi dashnorin të më sulmonte me makinë, ku më gjente më shante se donte që të ikja nga shtëpia. Unë ndërroja rrugën, ai më zinte rrugën. Një ditë rastësisht më ndodhi që të shpëtoja dy fëmijë që kishin dy bomba nëpër duar. I mora, i futa në xhep për t’i hedhur diku. Atë ditë më zuri prej gryke, më nxori nga lokali. Unë nuk u përmbajta më, i futa bombën në xhep se s’kisha çfarë t’i bëja më, ai ishte më i fuqishëm. Plasi bomba, Zoti mua më shpëtoi, atë e mori andej matanë. Unë shkova në spital me policët, ai shkoi në punë të vet … aty ku e kishte marrë Zoti!”

Për shkak të ndodhive që ndodhën në vitin 1997, Xhumai nuk u arrestua, ndaj shkoi në Shkodër te disa të afërm. Në vitin 2000 u rikthye në Bilisht për të marrë pjesën e tij të shtëpisë sepse nuk kishte më asnjë të ardhur ekonomike, por u arrestua dhe qëndroi për rreth 13 vite në burg.

Pasi u lirua, i biri e çoi në një shtëpi me qira në mënyrë që të mos kishte më konflikte. Astriti ndërhyn dhe i thotë: “I kam dhënë 4 milion e 800 mijë lekë dhe ti s’e mohon se të fus të gjallë në dhe. Unë s’kam më besim tek ty”. Xhumai thotë se në vitin 2014 vendosi që të çonte në gjyq bashkëshorten për çështjen e ndarjes së shtëpisë.

Xhumai – Ky i paguante paratë, nuk e mohoj.

Eni Çobani – Ky të ndihmonte për gjyqin?

Astriti – Për gjyqin, për operacionin që bëri, nëpër spitale, nëpër avokatë … Unë i paguaja këto.

Eni Çobani – Në total sa lekë i keni dhënë?

Xhumai – Po të lutem shumë, lërmë rehat t’i shpreh një herë këto e pastaj … Unë të drejtën tënde nuk e mohoj, por s’kam çbëj tani.

Astriti – Ça, nuk të kam dhënë lekë për avokatë?

Xhumai – Atëherë të var edhe unë veten tani se kështu …

Astriti – Po ik o mbytu! Çfarë të duash bëj!

Xhumai – Faleminderit!

Astriti – Po si, të lej hallin tim e të shikoj tëndin?
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=aMxpUz42LFY]
Xhumai thotë që priste ndihmë nga tre fëmijët e tij, por ata i kthyen krahët, ndaj i kërkoi para borxh Astritit. Ky i fundit shprehet se nëse do të fitohet gjyqi, ish – shokut të tij i takojnë vetëm 3 milionë e gjysmë lekë.

Astriti – Ku do t’i gjejë ky të m’i japë mua? Ky s’më ka borxh vetëm mua, i ka edhe të tjerëve. Unë kam besim vetëm tek ju zonja Eni. Jam shumë i stresuar se ka vite që s’po mi jep lekët.

Unë e kam ndihmuar me gjithë zemër se më ka ardhur shumë keq për hallin e rëndë që i ka ndodhur. Por jo të më gënjejë në këtë mënyrë, të më thotë që do t’i jap lekët, kur nuk ka mundësi t’i gjejë.

Xhumai – Unë nuk kam gënjyer njeri dhe nuk gënjej kurrë në jetë!

Astriti – Ore, ku do i gjesh lekët?

Xhumai – Halli më detyroi …

Astriti – Po mir mo, halli. Të gjithë njerëzit me halle janë, pse vetëm ti ke halle? Si do m’i lash lekët ti mua? Më thuaj vetëm një mënyrë!

Xhumai – Do t’i gjej unë, prandaj kam ardhur këtu. Në qoftë se nuk gjej drejtësi do t’i paguaj me gjakun tim! Nuk do të dorëzohem unë!

Astriti – Po ti je pa punë, pa shtëpi, ku do t’i gjesh?

Xhumai – Në qoftë se do të jepet drejtësia të marr atë copë që më takon, do ta jap ty e unë do të rri rrugëve vetë pastaj.

Astriti – Nuk t’i fal njeri lekët sot me këtë kohë që ka ardhur!

Xhumai i është drejtuar rubrikës “Shihemi në gjyq” sepse kërkon drejtësi, pasi të gjithë e hodhën poshtë. Ajo çka u vërejt gjatë kësaj seance ndërmjetësimi ishte emocioni i Xhumait, i cili u përlot disa herë.

Juristja Eni Çobani shprehet se më 20.07.1998, Lindita Nake, ish – bashkëshortja e Xhumait, e ka paditur këtë të fundit në Gjykatën e Shkallës së Parë Korçë për “pjesëtim pasurie”. Gjykata ka vendosur që të Xhumai të marri 3 milionë e gjysmë lekë për pjesën e tij të shtëpisë, duke gjykuar që Lindita sëbashku me fëmijët të qëndrojnë në shtëpi.

Por Xhumai thotë se nuk është në dijeni të këtij vendimi, pasi ka qenë në burg dhe shton se as familjarët e tij nuk janë lajmëruar për këtë pjesëtim pasurie. Ai tregon se gjyqtari që ka ndjekur padinë e ish – bashkëshortes, Selaudin Pysqyli, është po i njëjti që ka gjykuar dënimin e tij.

Xhumai i nervozuar thotë se nuk e kupton si mund të jetë marrë ky vendim mbi këtë çështje kur ai nuk ka qenë prezent dhe as nuk ka firmosur. Të njëjtën pyetje ngre edhe juristja Çobani, pasi i padituri nuk ka patur as përfaqësim ligjor dhe ky vendim është marrë vetëm me palën paditëse.

Ky vendim ka hyrë në fuqi sepse nuk ka patur kush ta ankimojë, por në nenin 122 thuhet se njoftimi është i pavlefshëm kur nuk janë zbatuar dispozitat që kanë lidhje me mënyrën dhe personin, të cilit i duhet dorëzuar kopja e aktit të njoftimit.

Zonja Eni thotë se Xhumai mund të ngrejë një padi në momentin që merr njoftimin se kur është marrë ky vendim. Ajo e përmbyll duke thënë se edhe akt – ekspertimi me vlerën 6 milionë lekë të vjetra sipas saj, nuk mund të jetë i saktë.

Publiku i “E Diela Shqiptare” i dha të drejtë Xhumait në këtë seancë ndërmjetësimi.

Astriti propozon që shtëpinë e Xhumait, të cilën gjykata e ka vlerësuar me 6 milionë lekë, ta blejë me 9 milionë lekë si dhe 3 milionë lekë për Xhumain.

Ardit Gjebrea – Mirë do të ishte zonja Eni ta kishit pritur në zyrë dhe ta kishit mbyllur atje se duke shtuar zoti Astrit mund të përfitojmë edhe ne ndonjë gjë!

Astriti – Megjithatë unë nuk e kam parë hyrjen.

Ardit Gjebrea – Bëj shaka.

Astriti – Ndoshta ke nevojë edhe ti. Shaka nuk është kjo. Me këtë kohën e sotme nuk i dihet, njeriu ngryset pa lekë e gdhihet me lekë!

Kjo seancë ndërmjetësimi mes dy ish – shokëve përfundon me sukses, pasi Astriti pranoi të presë vendimin e gjykatës apo ish-bashkëshortes Lindita.

Burri nga Bilishti :Njërin prej të dashurve të gruas e rrahu, tjetrin e vrau: Ia futa bombën në xhep, iku në punën e vet Read More »

Burri i parë e nxori prostitutë e me të dytin “e hëngri” më keq, Blerina rrëfehet mes lotësh për vuajtjet e saj

Një histori e denjë për telenovela ajo e Blerinës, vajzës e cila është detyruar të prostituojë nga ish-bashkëshorti dhe është braktisur nga e ëma.
Ajo u fejua në moshën 13-vjeçare pasi sipas zakoneve familja vendosi ta martonte me dikë që nuk e njihte.

Ndonëse i ati i saj, Ganiu dëshironte që e bija të ndahej nga i fejuari i saj që dukej se nuk ishte një njeri i denjë, atëherë vetëm një adoleshente, Blerina vendosi të martohej me Adriatikun për shkak të opinionit në fshat.

Pas martese ajo solli në jetë dy djem, por aty nisën edhe problemet me Adriatikun , i cili e dhunonte dhe nuk e linte të dilte nga dera e shtëpisë.

Jo vetëm kaq, por shumë shpejt ai filloi ta trafikonte si prostitutë duke e detyruar të shkonte me meshkuj për të fituar para. Blerina “punoi” për rreth 4 muaj, derisa një person e ndihmoi për ta denoncuar bashkëshortin. Ajo i la një vendtakim atij për t’i vërtetuar policisë gjendjen e saj, por Adriatiku e kuptoi dhe u largua. Pas 6 muajsh policia arriti ta arrestonte dhe e dënoi me 19 vite burg, por Blerina duke menduar për fëmijët e saj e fali dhe u kthye me të. Adriatiku vazhdoi ta dhunonte dhe prostituonte, ndaj ajo vendosi që të largohej dhe shkoi sëbashku me fëmijët tek e ëma. Kështu Adriatiku u fut përsëri në burg ku është akoma, ndërsa Blerina vazhdoi jetën e saj ku u njoh me një burrë tjetër, me të cilin lindi edhe një djalë. Ajo ishte e detyruar të punonte në një lokal nate për 3 vite si valltare për të fituar para që të mund të mbijetonte e të rriste djemtë e saj.

Por sipas saj edhe ai sillej përsëri keq tregoi ajo në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në “E Diela Shqiptare”.

Ajo u shpreh:

Rashë nga shiu në breshër. Edhe ai sillej keq pasi linda djalin. Para një muaji, kur më dhunoi shumë keq, mora fëmijët dhe ika. Tani nuk jam më me të.

Blerina rrëfehet se i ati i saj, Ganiu nisi të pinte shumë alkool kur mësoi se çfarë i kishte ndodhur të bijës nga bashkëshorti i parë, pasi e përjetoi shumë keq.


Ajo tha:

I thoja çdo natë, edhe mbrëmë i thashë: ‘Ba, mos pi, rri i qetë sepse çdo problem unë e kam kaluar dhe unë do t’i kaloj. Ti mos e vrit mendjen sepse kur i kam kaluar disa gjëra edhe më të vështira në jetë, do t’i kaloj edhe këto!”

Ajo tregon se e do shumë njerkën e saj, Vjollcën sepse ajo e ka mbështetur dhe e ka pranuar në shtëpi, ndryshe nga e ëma që e dëboi kur kishte më shumë nevojë për të. Ndaj Blerina premton se do ta respektojë sa të jetë gjallë.

Blerina tregoi:

Nëna më dëboi nga shtëpia kur u ndava nga bashkëshorti sepse ishte nusja e djalit në shtëpi. Nëna tha: Nesër, pasnesër ti martohesh, ikën e sheh jetën tënde, unë prapë ngel me djalin. Më mirë ti ik nga shtëpia, unë mbaj djalin. Kam marrë dy fëmijët e vegjël dhe kam fjetur poshtë urës 2 ditë e 2 netë. Babi, unë jam sot këtu vetëm për ty dhe Vjollcën. Ti për mua ke bërë gjithçka. Një kërkesë kam për ty, vetëm alkoolin mos ta përdorësh sepse ty po të shkatërron gjithçka. Kurse Vjollcës i them që e dua shumë dhe ka zëvendësuar vendin e nënës. Unë asnjëherë nuk kam për t’ju lënë. Të flasë kush të dojë, le të flasin pas kurrizit, por unë jam kjo. Kur ta them fjalën që jam me ty, unë jam me ju dhe kam për të qenë sa të jem gjallë.”

Burri i parë e nxori prostitutë e me të dytin “e hëngri” më keq, Blerina rrëfehet mes lotësh për vuajtjet e saj Read More »

‘Çmendet’ moti:Ja ditët kur dëbora dhe ngricat do ‘pushtojnë’ Shqipërinë

Duke u nisur nga mbrëmja e sotme vendi do të mbushet me borë. Të shumta janë qytetet nga veriu në jug që do të vishen nën petkun e bardhë të borës.

Meteoalb shkruan:

Dita e diel, vijon me kthjellime e vranësira kalimtare në Jug dhe Qendër por vranësira të shpeshta lokalizohen në Veri dhe Lindje. Pjesa e dytë e ditës fuqizon vranësirat duke gjeneruar në mbrëmje dhe gjatë natës, reshje shiu e dëbore”.

Ndërsa ditët e para të janarit ishin me temperatura si të ishte vjeshtë, duket se do t`u vijë fundit. Sipas parashikimeve ditët e vërteta të dimrit priten të jenë në datat 20 deri 26 janar.

Meteoalb parashikon:

Ditë dimri na presin në dt. 20 – 26 Jan. 2018″.

Sipas Meteoalb, dita e diel sjell rënie të temperaturave në të dy esktremet ditore duke bërë që vlerat e tyre të luhaten nga -4 në 12°C.

‘Çmendet’ moti:Ja ditët kur dëbora dhe ngricat do ‘pushtojnë’ Shqipërinë Read More »