Këngëtarja Eneda Tarifa dhe muzikanti Erjon Zaloshnja duket se e kanë dhënë fund martesës së tyre. Mediat shkruajnë se çifti është ndarë dhe kanë shumë kohë që nuk shihen më në prezencën e njëri-tjetrit.
Sipas mediave shkruhet se edhe në mbrëmjen hapëse të club-it që menaxhonte çifti së bashku, këngëtarja Tarifa nuk ka qenë prezente, por ka preferuar të këndojë në një lokal tjetër.
Nga ana tjetër nuk thuhet se mes tyre të ketë ndodhur ndonjë konflikt madhor, por duket të jetë një ndarje me mirëkuptim nga të dyja palët. Çifti kishte 18 vite së bashku, dhe në vitin 2013 janë bërë prindër të një vajze.
Ekspertët e Shëndetit Publik thonë se densiteti i situatës gripale në vend është shtuar por ende nuk mund të flasim për epidemi të gripit.
Më tepër se virusi i gripit që këtë vit është hasur virusi B H1N1, në vend janë duke qarkulluar më shumë viroza respiratore. Vetëm në një javë raportohen rreth 11 mijë raste në të gjithë vendin.
Por ajo që është më shqetësuese në këtë situatë gripi është shfaqja e fruthit në vendin tonë ku fëmijët janë të pavaksinuar ndaj tij, ndonëse disa prej tyre e kanë kaluar 1 vjeç, moshë në të cilën duhej aplikuar kjo vaksinë sipas kalendarit kombëtar të vaksinimit, por që prindërit e tyre e kanë refuzuar apo shtyrë në kohë.
Mjekët apelojnë që prindërit të bëjnë kujdes dhe nëse nuk e ke të domosdoshme paraqitjen në urgjencën e pediatrisë këto ditë të mund ta shmangin duke marre mjekimin e duhur tek pediatrët e qendrave shendëtësorë. Fruthi është sëmundje ngjitëse që shfaqet me temperaturë të lartë ekzema në fytyrë.Virusi i fruthit përhapet nëpërmjet kollitjes, tështimës, dhe zgjat nga 10 deri në 20 ditë.
Një tragjedi e madhe, pasi një nënë i mori jetën tre vajzave të saj të bukura dhe më pas u përpoq të vriste veten tronditi mëngjesin e 9 marsit 2014, Lecco-n. Një tmerr që shokoi të gjithë komunitetin.
Dhe vuajtja e një babai i cili humbi tre dhuratat e tij më të mëdha në një natë.
Tani, Bashkim Dobrushi, ka bërë një jetë të re, por kurrë nuk harron, as për një të dytë, tre dashuritë e tij.
Masakra e mbyllur
Babai i tre vajzave të vogla të vrara në Chiuso në 2014, Bashkim Dobrushi, do të bëhet përsëri një baba. Në prill, 49 vjeçari ishte i martuar me Aferditën, një tjetër Shqiptare. Tani çifti është në pritje të një fëmije djalë që do të lindë më 3 prill, ditën që Simona, fëmija më i madh do të kishte ishte 17 vjeçe. Simona vdiq në duart e nënës Edlira Copa atë natë e përgjakshme e tre vjet më parë dhe me sytë e saj të mbyllur përgjithmonë.
Fjalët e Bashkim Dobrushit
Sytë e Bashkim Dobrushit janë të mbuluara me lot kur flet për vajzat e tij dhe mbështetjen që ka pasur nga populli i Lecco. “Simona Ajo ishte një lojtare volejbolli dhe të gjithë thanë se ishte një grua e vogël. Ndërsa Keisi pëlqente valle klasike dhe ndiqte oratorinë. Sidni ishte gjithmonë i dashur”, thotë ai me lotë në sy. Gruaja e re gjithmonë ka provuar të mbështesë burrin e saj në luftën e tij të përditshme kundër dhimbjes së humbjes së tri vajzave të tij. “Muret e shtëpisë sonë në Lecco janë plot me fotografi të vajzave të mia. Qyteti i Lecco është qyteti im dhe Italia është vendi im. Njerëzit e Lecco janë bashkëqytetarë të mi. Dëshiroj t’i falenderoj. Unë do të doja t’u tregoja atyre se ndihma e tyre ishte thelbësore “.
Një jetë e re
Dhe tani në fund një rreze dielli, ardhja e një jete të re. Një dhuratë që nuk mund ta fshijë dhimbjen, por kjo do të ndihmojë zemrën e këtij njeriu që ka vuajtur shumë, për të rrahur përsëri, çdo ditë. “Do të jetë një djalë, për mua gjëja më e rëndësishme është se ajo është e shëndetshme”.
Mercedes ka zbuluar edhe zyrtarisht modelin G-Wagen në ekspozitën e automobilave në Detroit.
G-Wagen i ri – me pseudonimin e saj – mban funksionin e saj ushtarak dhe aftësinë që ka “off-road” , ndërsa tani edhe më luksoz.
Duke filluar shitjet më vonë këtë vit, kjo G-Class e re është projektuar për të bërë gjithcka që ju nuk do të prisni se Mercedesi mund ta bej, transmeton IndeksOnline.
Kjo makinë është projektuar t’i bëj ballë cdo tereni të vështirë, ku ka ujë, borë, baltë apo ngjitje në një kodër të pjerrët me shkëmbinjë.
Die neue G-Klasse // The new G-Class
Në një kohë kur shumë prodhues të automjeteve nuk po praktikojnë V8 në favor të motorëve me katër ose gjashtë cilindra, G550 mban traditën.
Kjo makinë ka motor 4 litërsh bi-turbo V8 me 416 kuajfuqi. Ndërsa ka një transmision automatik me 9 shpejtësi.
Rita Ora është një nga këngëtaret më të kërkuara dhe më të pëlqyera të momentit në botë. Sukseset e saj çdo ditë e më shumë po shtohen, ndërsa është edhe imazh i shumë firmave prestigjioze.
Rita përmes një instastory të postuar në llogarinë e saj në rrjetin social Instagram ka treguar që përcjellë politikën, ndërsa bën të ditur se ish-presidenti i SHBA-ve Barack Obama është i preferuari i saj.
“E dua shumë atë”, është mbishkrimi i këngëtares shqiptare në fotografinë e postuar.
Ardian Fullani ishte një prej personave që u akuzua për shpërdorim detyre, lidhur me vjedhjen e 713 milionë lekëve të rinj nga Thesari i Shtetit.
Po ashtu, ish-gurvernatori i Bankës së Shqipërisë për dhjetë vite me rradhë, u bë një prej personave që u komentua më shumë nga shqiptarët për jetën luksoze që bënte jo vetëm ai por edhe familjarët.
Madje, djali i tij, Erik Fullani është personazhi më i komentuar dhe debatuar që dikur fshinte djersët me kartëmonedhën 500 euroshe. Jeta luksoze e të cilit ngjalli neveri tek shumë persona.
Por, sot Eriku i ka kushtuar babait të tij, Adrianit disa fjalë të ndjera, pasi ky i fundit feston ditëlindjen.
Eriku i shkruan:
Kam lindur me fatin me te madh ne bote qe jam Çuni jot. Do ta kem per nder gjith jeten te jem djali i Ardian Fullanit . Cdo dit e shpenzoj duke u munduar te te bej krenar bab , te behem si ty bab , nje shok i mire si ty , nje njeri i drejte si ty , me besim te madh ne zot si ty , nje burre per familjen si ty , mirenjohës si ty , trim e sedërli si ty bab. Te ruaj mbiemrin dhe traditat e shtëpise sone te madhe sic bene te paret tane.Gezuar Ditelindjen ❤️🙏🏻 #GodBlessYou#RealRecognizeReal”.
Punonte në një klinikë private në Tiranë, ku “tallej” me shqiptarët duke premtuar se mund të kuronte kancerin me sodë, por një italain duket se e ka futur veten në telashe.
Ditën e sotme, Gjykata e Romës e ka dënuar Tullio Simoncini me 5 vjet e 6 muaj burg, raporton “La Stampa”.
Ai pretendonte shërimin e tumoreve duke aplikuar një kurë me bazë bikarbonatin e sodës, por ka “marrë në qafë” shumë pacientë si në Shqipëri ashtu edhe Itali.
Simoncini u akuzua për abuzim në ushrimin e profesionit të mjekut, si edhe vrasjen e qëllimshme të një pacienti italian, vetëm 27 vjeç.
Theksojmë se pacienti i cili vuante nga tumori në tru, iu nënshtrua në 2013-ën kurës me sodë në Tiranë, por ndërroi jetë, 2 ditë më vonë.
Gjykata e Romës ka dënuar me dy vjet heqje lirie dhe Roberto Gandini, me profesionin kardiolog, i cilësuar si bashkëpunëtor i Tullio Simoncinit.
“Mjeku monstër” ishte i përjashtuar nga Urdhëri i mjekëve italianë më vitin 2006, por vazhdonte ta ushtronte profesionin e tij në një klinikë të hapur në Tiranë.
Pirja e lëngut të karrotës dhe portokallit është një mënyrë e dobishme për të përfituar shumicën e vlerave dhe rritur konsumin e frutave dhe perimeve, por nëpërmjet tyre merrni vitamina, minerale dhe ushqyes të rëndësishëm për mbrojtjen e shëndetit tuaj.
Në këtë artikull do të keni mundësinë të merrni informacione të sakta mbi vlerat e kombinimit të lëngut të karrotës dhe portokallit.
Vitamina C
Nëse përfshini lëngun e karrotës dhe portokallit në dietën tuaj, do të plotësoni dozën e rekomanduar ditore të vitaminës C.
Një gotë normale me lëng të nxjerrë nga një sasi e barabartë karrotash dhe portokallesh ku mund të shtoni edhe pak panxhar përmban 85 përqind e dozës së rekomanduar ditore të kësaj vitamine për femrat dhe 71 përqind për meshkujt.
Vitamina C forcon prodhimin e kolagjenit dhe ndihmon në prodhimin e energjisë.
Vitamina A
Një racion i lëngut të karrotës dhe portokallit është një burim i shkëlqyer i vitaminës A.
Në çdo gotë do të gjeni përafërsisht 508 përqind të dozës së rekomanduar për meshkujt dhe 652 përqind të asaj të rekomanduar për femrat.
Vitamina A ndihmon në zhvillimin e indeve, ruan shëndetin e sistemit imunitar, qelizat e kuqe të gjakut dhe lëkurën.
Kjo vitaminë mbështet funksionet e retinës së syrit dhe përmirëson shikimin.
Folati
Lëngu i karrotës dhe portokallit ofron folat, ose vitaminën B-9 që ndihmon në metabolizmin e acideve nukleike dhe amino acideve, përbërës që janë pjesë e ADN-së dhe proteinës.
Një dietë e pasur me folat e bën jetën tuaj më të gjatë.
Folati mbron kundër difekteve në lindje dhe komplikimeve të tjera tek femrat shtatzënë.
Një gotë normale me lëng karrote dhe portokalli përmban 146 mikrogram folat ose 37 përqind të dozës së rekomanduar ditore.
Vlera të tjera
Pirja e lëngut të karrotës dhe portokallit ofron ushqyes të tjerë të dobishëm për qarkullimin e gjakut. Ky lëng përmban 732 miligramë kalium, ose 16 përqind të dozës së rekomanduar ditore.
Kaliumi ul tensionin e gjakut dhe ndjeshmërinë ndaj ndikimit të kripës në rritjen e tensionit.
Jeni në kërkim të një recete të thjeshtë dhe të shijshme të cilën mund ta ndani me të gjithë familjen?
Karrotat dhe portokallet, në sasi të barabarta, funksionojnë mirë së bashku dhe janë një burim i shkëlqyer i vitaminës C e cila ndihmon organizmin të përthithë më mirë hekurin.
Të dyja ofrojnë beta karoten që kthehet në vitaminë A dhe ju ndhmon të keni një paraqitje rinore nëpërmjet sasive të larta të kolagjenit dhe sistemit të fuqizuar imunitar.
Përbërësit:
• 2 Karrota
• 2 Portokalle
Qërojini portokallet dhe shtoni të gjithë përbërësit e tjerë në shtrydhësen e frutave.
Receta e lëngut të karrotës, portokallit dhe xhenxhefilit