Aurora

Foshnja më e vogël ndonjëherë që arriti të mbijetojë e gjallë

Një nga foshnjat më të vogla në botë që ndonjëherë ka arritur të mbijetojë më në fund është nisur për në shtëpi-pasi ka kaluar gjashtë muajt e parë të jetës së saj në spital.

Foshnja  ‘Manushi ‘peshonte vetëm 400 gramë kur ajo lindi 12 javë para kohe, pasi mamaja filloi të vuante nga ndërlikimet që kishin të bënin me shtatzëninë.

E lindur më 15 qershor në Rajasthan të Indisë, vajza nuk pritej se do të arrinte të mbijetonte në këtë botë, transmeton Indeksonline.

“Organet e pazhvilluara dhe këmbët e madhësisë së një tabloje, nuk ka gjasa që të mbijetojë”, ishte thënë në fillim.

Por pavarësisht, mosmarrëveshjeve, Manushi, besohet të jetë fëmija më i vogël në botë që ka arritur të mbijetojë .

Nëna e saj, Seeta, tha se fëmija e saj është mrekulli.

“Ajo vetëm ka luftuar dhe luftuar pavarësisht asaj që po ndodhte”, ka thënë ajo.

Edhe pse ka mbijetuar, mjekët paralajmëruan se kishte vetëm 0.5 përqind shanse për të mbijetuar pa dëmtime të trurit.

Foshnja më e vogël ndonjëherë që arriti të mbijetojë e gjallë Read More »

Kështu komunikojnë në rrjetet sociale Angela Martini dhe bashkëshorti i saj miliarder

Angela Martini duket se ka një jetë të lumtur krahas bashkëshortit të saj rumun- Dragos Savulescu.

Është Savulescu, ai i cili ka shpërndarë një fotografi në profilin e tij në Instagram teksai  ka vënë mbishkrimin “Çfarë të bëjmë në këto ditë me diell”.

Kurse, nga ana e saj Martini i ka kthyer përgjigje.

“Të dukësh seksi për gruan tënde”.

Kujtojmë se Martini dhe Savulescu në sytë e publikut duken thjeshtë si çift i përkryer!

Kështu komunikojnë në rrjetet sociale Angela Martini dhe bashkëshorti i saj miliarder Read More »

Rasenik me laker te bardhe:Tradite dhe shije

Kombinimi me lakër të bardhë e ajkë qumështi – një shije jashtëzakonisht fantastike që të zgjon menjëherë nepsin për ta patur mejëherë në tryezë.

Kjo është një ndër recetat më unike të kuzhinës shqiptare, e përgatitur veçanërisht gjatë periudhës së vjeshtës dhe dimrit, i servirur i ngrohtë teksa jashtë mureve të shtëpisë “kërcënon” i ftohti.

Raseniku është një traditë e vjetër e Kosovës dhe Shqipërisë së Veriut kryesisht, por është një gatim që sot është pjesë e kuzhinës së të gjitha amvisave shqiptare.

I njohur ndryshe si pite apo edhe byrek me lakër të bardhë e ajkë qumështi, ky është një gatim special, shumë i shijshëm me një kombinim fantastik të lakrës, qumështit dhe ajkës së tij.

Me përbërës shumë të thjeshtë dhe ekonomik, kjo recetë është një mënyrë ideale për ta përgatitur në një vakt të mirë darke apo edhe darke.

Raseniku shoqërohet në mënyrë fantastike me më të mirat e zahireve shqiptare, turshitë me domate, por gjithashtu edhe me supa e gjellë të ndryshme tradicionale ose jo.

Përgatitja e Rasenikut në Shtëpi

Për përgatitjen e brumit

1 kg miell gruri

½ litra ujë i vakët

Kripë

200 gr vaj ulliri

Për përgatitjen e mbushjes

1 kg lakër të bardhë

200 gr ajkë qumështi

1 gotë qumësht

Kripë

Piper

Përgatitja

Në një tepsi hedhim miellin, kripën dhe nisim të hedhim nga pak ujin e vakët ndërsa nisim të punojmë brumin.

E punojmë me duar fortë derisa brumi të krijojet në një masë të njëjtrajtshme. Masa e tij duhet të jetë e fortë. Pasi e kemi gati brumin e ndajmë në 22 kuleçë të vegjël.

Kuleçët e vegjël i ngjeshim të gjithë me pëllëmbët e duarve. I mbulojmë me një pecetë të pastër kuzhine dhe i lëmë të pushojnë për 15 minuta.

Nga ana tjetër, grijmë lakrën e bardhë. E hedhim në një tenxhere dhe e zjejmë për 15 minuta. Më pas, sigurohemi që t’i kullojmë të gjithë ujin.

Lakrën e zjerë e hedhim në një tas, shtojmë kripën, piperin, qumështin dhe ajkën e qumështit.

I përzjejmë të gjitha bashkë. Për të bërë një masë sa më kremoze, gotën e qumështit para se t’ia shtojmë lakrës, i hedhim një lugë gjelle miell dhe e përzjejmë e më pas i’a hedhim lakrës.

Në vijim, marrim kuleçët një e nga një dhe i hapim në formën e petëve.

Lyejmë përmes një furçe kuzhine me vaj ulliri tepsinë dhe shtrojmë një nga një 11 petët e para. Më pas shtojmë të gjithë mbushjen e lakrës së bardhë e më pas nisim të shtrojmë një nga një 11 petët e tjera.

Bashkojmë të dyja anët e petëve të poshtme dhe sipërme duke i përdredhur me njëra tjetrën.

Lyejmë më furçën e kuzhinës dhe pak vaj ulliri petën e sipërme dhe e fusim në furrë të piqet përreth 40 minuta në temperaturë 200 gradë.

Rasenik me laker te bardhe:Tradite dhe shije Read More »

Lumi Shushicë që përshkon fshatrat e Vlorës rrezikohet nga ndotja e madhe

Gjëndja alarmante! Lumi Shushicë që përshkon fshatrat e Vlorës rrezikohet nga ndotja e madhe.

Në fshatin Kotë ku mbetjet dhe gjithçka tjetër si kafshë të ngordhura,mbetje makinash si dhe mbeturinat e llojeve të ndryshe hidhen dhe grumbullohen në afërsi të shtratit të këtij lumi.Kjo përbën një problematikë e cila rrezikon jo vetëm banorët e këtij fshati por edhe gjithë fshatrat e tjerë që përshkohen nga ky lum pasi këto mbetje të llojit të ndryshëm përhapen dhe rrezikojnë ne semundje infektive.

Fotografia e ONETV VLORAFotografia e ONETV VLORA

Lumi Shushicë që përshkon fshatrat e Vlorës rrezikohet nga ndotja e madhe Read More »

Bushati jep mesazhin ndryshe për botën.Serbët po akuzojnë shqiptarët për vrasjen e Ivanoviq

Vrasja e politikanit serb Oliver Inanoviq në Mitrovicë, ka tronditur mjaft politikën midis dy vendeve.

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka reaguar në llogarinë e tij në Twitter, duke dhënë një mesazh në anglisht.

Bushati është shprehur se vrasja e politikanit është akt ndaj dialogut Kosovë-Serbi dhe se në këtë rast duhet të veprohet me qetësi dhe të lejohet që drejtësia të vendoset shpejt.

Bushati jep mesazhin ndryshe për botën.Serbët po akuzojnë shqiptarët për vrasjen e Ivanoviq Read More »

Axelle Doue – Modelja që nuk del në pension

Plot 60 vitet që mban mbi shpinë nuk e kanë ndaluar Axelle Doue të zbresë në pasarelë.

Ikona franceze e viteve ’80 nuk ka një faqe në Instagram, por është e kënaqur me faktin se njerëzit e mbajnë mend ende, e në Milano sfiloi për “Daks” me një shpjegim shumë të thjeshtë.

“Jam këtu për të treguar se këto veshje janë perfekte për gratë e çdo moshe”, shpjegon ajo.

Axelle e nisi karrierën në moshën 18-vjeçare thjesht për kuriozitet, por më pas do të kthehej shumë shpejt në një figure të preferuar të firmave të mëdha si Chanel, Armani e Gianfranco Ferré, fustanet e të cilit i adhuron.

Lindja e dy fëmijëve të saj e detyroi të merrte një pushim. “Kur më pyetën nëse doja të rikthehesha, iu përgjigja se kjo më gëzonte shumë, sepse në të vërtetë brenda vetes nuk kisha hequr dorë përfundimisht”.

Në media është folur shumë për të. Ka qenë një prej protagonisteve të projektit të Olivier Saillard “Modelet nuk flasin kurrë”, një performancë që mblodhi 7 ish-top modele, ikona të së shkuarës, për të treguar se nuk janë thjesht “disa manekinë” të cilët mund t’i veshësh, por se kanë një personalitet dhe mënyrë të lëvizjes që mund të përcaktojë suksesin e stilistëve të mëdhenj, falë pozave të tyre apo mënyrave të tjera për të propozuar risinë.

E pyetur se cila ka qenë sfilata më e bukur e jetës së saj, 60-vjeçarja thotë se ka bërë shumë, të gjitha të mrekullueshme dhe e ka të vështirë të zgjedhë një, por shton se ndoshta e tillë mund të jetë pasarela e saj e ardhshme.

Axelle Doue – Modelja që nuk del në pension Read More »

Pronari varrosë makinën ashtu siç varroset njeriu

Shumëkush ka ose ka pasur një makinë që e veçon më shumë se të tjerat.

Jo çdo makinë zgjatë përgjithmonë dhe dikur duhet të ndash rrugët me të. Por, a keni menduar ndonjëherë për varrosjen e një makine “të gjallë” ?

Tyler Hoover bëri pikërisht këtë, pasi bleu një makinë të re BMW 850i.

Makina në fjalë është një Chryslet Lebaron 1983. Ai nuk ka dashur ta shes apo ta rregulloj atë më, kështuqë zgjidhja sipas tij ishte ta varroste.

Por, çfarë është edhe më e çuditshme, pronari synon të gërmojë pas një viti dhe ta nxjerr makinën, për të parë se a mund të ndizet përsëri.

Pronari varrosë makinën ashtu siç varroset njeriu Read More »

Qeveria e Kosovës dënon vrasjen e Oliver Ivanoviqit, kërkon kapjen e kriminelëve

Qeveria e Kosovës ka reaguar ndaj vrasjes së kryetarit të Iniciativës Qytetare, Oliver Ivanoviq, në Mitrovicë.

Përmes një reagimi dërguar mediave, Qeveria ka deklaruar se kjo vrasje e sfidon sundimin e ligjit, përcjellë Indeksonline.

Ata kanë bërë thirrje që qytetarët të bashkëveprojnë me organet e rendit në zbardhjen e rastit, si dhe ka kërkuar nga mekanizmat e sigurisë që të kapin sa më shpejtë autorët e krimit.

Ky është reagimi i plotë:

Qeveria e Republikës së Kosovës dënon ashpër aktin e vrasjes me armë zjarri të politikanit serb nga Kosova, Oliver Ivanoviq, përpara selisë së partisë së tij në pjesën veriore të Mitrovicës.

Qeveria e Republikës së Kosovës vlerëson se akti i vrasjes së Oliver Ivanoviqit sfidon sundimin e ligjit dhe çdo përpjekje për të vendosur rendin në gjithë territorin e Kosovës.

Dhuna është e papranueshme pa marrë parasysh nga kush vjen dhe ndaj kujt drejtohet.

Qeveria fton të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me organet e rendit në zbardhjen e rastit dhe njëkohësisht nga mekanizmat e sigurisë kërkon që të kapin autorët e krimit dhe t’i sjellin ata përpara drejtësisë.

Qeveria e Kosovës dënon vrasjen e Oliver Ivanoviqit, kërkon kapjen e kriminelëve Read More »