Aurora

Kurat natyrale kunder marramendjes

Marramendja, ndjesia e humbjes së kontrollit dhe orientimit ka efekt ngurtësues për lëvizshmërinë e njeriut.

Marramendja mund të trajtohet nëpërmjet medikamenteve të ndryshme, por në disa raste, trajtimet natyrale funksionojnë më mirë dhe nuk shoqërohen me efekte anësore.

Marramendja ose momenti kur ‘të vjen mendja vërdallë’ shkaktohet kur truri percepton që trupi nuk është në ekuilibër.

Në këto raste, njeriu duhet të ulet menjëherë që të shmangë rrezime ose lëndime të rrezikshme.

Marramendja është shpesh tregues i një problemi të fshehur mjekësor ose disa prej tyre.

Ndonjëherë, marramendja ndodh rrallë ose vetëm një herë, por ka raste kur kjo simptomë përsëritet deri në diagnostikimin e një sëmundjeje.

Simptomat e marramendjes mund të zgjasin disa minuta apo disa herë.

Çfarë përfshijnë simptomat 

Të përzierat

Të vjellat

Lëvizje jo normale të syve

Dhimbje koke

Djersitje

Zhurmë në vesh

Humbje të dëgjimit

Probleme me orientimin

Dobësi të gjymtyrëve.

Çfarë e Shkakton Marramendjen

Marramendja mund të shkaktohet edhe nga problemet me veshin e mesit.

Disa prej shkaktarëve të tjerë të marramendjes janë:

Virozat që shkaktojnë inflamacion të veshit

Lëndimet në qafë ose në kokë

Ishemia

Inflamacion të nervave të trurit

Trajtimet e Marramendjes

Në shumicën e kohës, marramendja shërohet pa patur nevojë për trajtim, sepse truri është i aftë të kompensojë në ndryshimet që shkaktohen tek veshi i mesit për të rikthyer ekuilibrat.

Steroidet mund të zbusin inflamacionin e veshit të mesit

Kurat Natyrale Kundër Marramendjes

Një nga mënyrat më të mira natyrale për të trajtuar marramendjen është metoda e Eplit.

Kjo metodë përmban disa hapa që duhen kryer çdo natë deri sa simptomat të largohen.

Nëse marramendja e ka zanafillën në anën e majtë dhe në veshin e majtë atëherë duhet të ndiqni me përpikmëri hapat e mëposhtme:

Uluni në cep të krevatit dhe kthejeni kokën 45 gradë majtas.

Shtrihuni shpejt në krevat dhe mbajeni kokën lart në një kënd prej 45 gradë.

Qëndroni në këtë pozicion për 30 minuta.

Më pas kthejeni kokën 90 gradë në të djathtë por mos e ngrini.

Qëndroni ashtu për 30 sekonda.

Më pas kthejeni plotësisht kokën dhe trupin djathtas me shikimin poshtë për 30 sekonda.

Ngrihuni ngadalë por qëndroni ulur për disa minuta.

Nëse marramendja e ka zanafillën në anën e djathtë të kokës, atëherë këto hapa duhen ndjekur nga ana e kundërt.

Çaji me xhenxhefil

Studimet shkencore kanë treguar se xhenxhefili mund të përmirësojë efektet e marramendjes shumë më mirë se çdo metodë tjetër.

Ziejeni xhenxhefilin për 5 minuta. Shtoni mjaltë dhe pijeni dy herë në ditë kundër marramendjes.

Bajamet

Bajamet janë një burim i pasur i vitaminës A, B, dhe E. Nëse hani një grusht me bajame çdo ditë do të prekeni më pak nga marramendja.

Hidratimi

Dehidratimi është një nga shkaktar i fortë i marramendjes.

Trupi ka nevojë 8-12 gota me lëngje në ditë. Uji është alternativa më e mirë sepse nuk përmban kalori dhe kafeinë.

Uthulla me mjaltë 

Të dyja kanë ndikim kurues për qarkullimin e gjakut në tru.

Kombinoni dy racione me mjaltë me një racion me uthull dhe konsumojeni për të parandaluar simptomat.

Vajrat esencialë

Vajrat esencialë të nenexhikut, xhenxhefilit, lavandës dhe limonit janë të rekomandueshëm për menaxhimin e simptomave të marramendjes.

Ato mund t’i nuhasni ose t’i aplikoni në lëkurë.

Kur Duhet Të Konsultoheni Me Mjekun

Nëse marramendja përsëritet rregullisht, atëherë duhet të konsultoheni me një mjek.

Për shumë njerëz, marramendja është e padëmshme, por shkaktarët e saj duhen identifikuar patjetër.

Kurat natyrale kunder marramendjes Read More »

Per mengjes te shendeteshme:Kosi,gjiza dhe hirra

Një studim i kohëve të fundit ka arritur në konkluzionin se produktet e bylmetit siç janë djathi, kosi, qumështi e në veçanti hirra, janë të mira për një trup në formë.

Këto produkte përmbajnë një proteinë shumë të rëndësishme për mbajtjen e trupit në formë.

Kjo proteinë është e dobishme edhe për mbajtjen e sheqerit në gjak në nivele të qëndrueshme dhe për menaxhimin e diabetit.

Sipas ekspertëve, të nisësh ditën me proteinën e hirrës, është shumë e mirë për shëndetin se sa të hani një mëngjes të pasur me karbohidrate.

Këtë proteinë mund ta blini edhe në formë pluhuri.

Strategjia më e mirë për të pasur një trup në formë është që të hani një mëngjes me shumë proteina dhe kalori, një drekë mesatare dhe një darkë të vogël.

Por një mëngjes i mirë varet nga cilësia e proteinës dhe burimi i saj.

Proteina e hirrës në formë pluhuri arrin të të ngopë më shpejt dhe më gjatë se ushqimet e tjera me proteinë siç janë veza, soja apo peshku ton që rrisin nivelet e sheqerit në gjak.

Të dhënat e studimit 23 mujor, treguan se njerëzit që hanë proteinën e produkteve të bylmetit në mëngjes ndihen më të ngopur gjatë ditës.

Për më tepër ata nuk preken nga sulmet e shpeshta të urisë.

Kjo proteinë që gjendet me shumicë tek hirra, nënshtron dhe mposht hormonin e urisë.

Kosi, Gjiza dhe Hirra Për Mëngjes 

Produktet e bylmetit dhe sidomos kosi janë shumë të rekomandueshme për tu konsumuar në mëngjes.

Kosi është i pasur me kalçium, probiotikë  dhe shumë proteina.

Gjiza është një tjetër produkt bylmeti i pasur me vlera që duhet konsumuar në mëngjes.

Ajo përmban shumë proteina që përshpejtojnë metabolizmin dhe zbusin hormonin e urisë.

Hirra nga ana tjetër është gjithashtu e rekomandueshme për një ushqyerje të shëndetshme me proteina.

Hirra përman 16 lloje proteinash, tetë minerale, vitamina krysisht ato të grupit B dhe aminoacide.

Ajo është e pasur edhe me enzima dhe shumë elemente të tjera të shëndetshme.

Kjo përmbajtje e ka bërë hirrën të krahasueshme me qumështin e gjirit.

Hirra ndihmon edhe në periudhën e prekjes së femrave nga problemet e kockave dhe osteoporoza pasi furnizon kockat me ushqim.

Përgatitja në shtëpi

Zieni një litër qumësht, e kur të jetë në vlim e sipër hidhini një pikë limon që të pritet.

Lëreni të ftohet dhe ndani veç lëngun e tejdukshëm që ngjitet sipër, pra hirrën.

Hidheni në një shishe qelqi e konsumojeni fillimisht nga një gotë në ditë.

Pjesa që mbetet si salcë vlen po aq sa lëngu.

Një lugë e saj po të tretet në ujë dhe të konsumohet jep të njëjtin efekt pozitiv në organizëm.

Per mengjes te shendeteshme:Kosi,gjiza dhe hirra Read More »

Mos e ndaloni tështimën, mund të shkaktojë probleme serioze në qafë

Nëse jeni gati të tështini, mjekët sugjerojnë që të mos e mbani, edhe nëse jeni në vend të qetë.

Një 34-vjecar nga Britania e mësoi këtë gjë gjatë qëndrimit të tij në spital si pasojë e plagosjes.

Sipas një raporti të postuar në revistë, ai mbajti gojën e mbyllur gjatë një tështije të fortë, gjë e cila i dha një ndjesi të zbehtë në qafë.

Fillimisht nuk vuri re asnjë problem, por pas dy orësh ndjeu dhimbje në fyt e në qafë. Ai tha se gjithmonë po përpiqej të mbante tështimën e tij sepse mendon që është e papërshtatshme ta bësh në atmosferë apo para dikujt.

Raporti i bërë nga Dr.Ëanding Yang tregon se këto 30 vite të fundit që ka mbajtur tështimën, i kanë ndikuar në kanalet e veshit, hundës dhe fytit.

Pas disa analizave, mjekët vunë re enjtje në qafë kur po shqyrtonin indet dhe dëgjuan kërcitje. Ata thanë se kishte flluska ajri, të cilat hynin thellë në indin e tij. Kështu, në përpjekje për të mbajtur tështimën, shkaktoi probleme në fyt.

Sipas CNN, mjekët shtuan se vrima në fyt ishte aq e vogël sa nuk kishte nevojë për operacion.

Mos e ndaloni tështimën, mund të shkaktojë probleme serioze në qafë Read More »

Nëna e Rita Orës në super formë

Vera Ora është nëna e këngëtares shqiptare me famë botërore, Rita Orës. Vera një zonjë e vërtet e cila edhe përtej moshës që ka, asnjëherë nuk e le vetën pas dore, por kujdeset shumë për trupin e saj.

Madje ajo edhe për linjat trupore besohet se kujdeset shumë. E këtë më së miri na e dëshmojnë fotot e fundit, që ajo i ka hedh në instagram. Në këto foto ajo shihet bashkë me të bijën e famshme, këngëtaren Rita Ora.

Në këto foto Vera duket vërtet si vajzë e re, e cila ekspozon te pasmet seksi. Ne po jua  sjellim fotot në fjalë që t’i shihni se sa mirë po e mban vetën Vera, nëna e Rita Orës.

Nëna e Rita Orës në super formë Read More »

Mikro kompjuter të gëlltitshëm që tregojnë si të ushqehemi

Nëndetëse të vogla të gëlltitshme, të pajisur me kompjuter të vegjël, sensorë temperature, transmetues dhe bateri që në të ardhmen mund të tregojnë nëse një dietë është e duhur, të kontrollojnë tretjen dhe shëndetin e zorrëve, sipas studiuesve të “Royal Melbourne Institute of Technology” (RMIT) të Universitetit australian të Melburnit.

Këta kompjuter të vegjël mund të “nuhasin” molekulat e gazit në aparatin tretës, duke marrë informacione të çmuara mbi shëndetin e tij. Rezultatet e para të këtij udhëtimi fantastik në trupin e njeriut, të eksperimentuar në shtatë vullnetarë të shëndetshëm, janë publikuar në revistën “Nature Electronics”.

Sipas shkencëtarëve të RMIT, të koordinuar nga Kourosh Kalantar zadeh, këto nëdetëse mikroskopike mund të jenë një alternativë e vlefshme për teknika diagnostikuese më të plota.

Madje, të dhënat e para të mbledhura nga këto sensorë, që dërgoheshin në këhë reale në tabletë deh smartfon, kanë zbuluar një mekanizëm të ri të mbrojtjes imunitare në aparatin tretës të njeriut.

“Të dhënat tregojnë se stoamku prodhon substanca oksiduese për të luftuar trupa të huaj. Bëhet fjalë për një mekanizëm special të mbrojtjes së stomakut që mund të konsiderohet një mekanizëm i ri imunitar që deri tani nuk ishte vërejtur. Këto informacione mund të na ndihmojnë që të kuptojmë më mirë sëmundjet e stomakut si disa forma të kancerit”, shpjegon Kourosh Kalantar Zadeh.

Mikro kompjuter të gëlltitshëm që tregojnë si të ushqehemi Read More »

Vrau ish-mikun pasi u kthyen në Vlorë, cili ishte sekreti që mori në varr autori?

Fshati Gjorm në Vlorë u trondit mbrëmjen e djeshme nga një ngjarje e rëndë, ku mbetën të vdekur dy persona.
Mariglen Memaj dhe Artion Shenaj ishin dikur miq, përveçse komshij, dhe kishin emigruar së bashku por nuk dihet se çfarë e ka shkatërruar miqësinë e tyre.

35-vjeçari Memaj i cili mbeti viktimë e sherrit, ishte duke pirë kafe mbrëmjen e djeshme në një nga baret e fshatit kur ish-miku i tij shkoi dhe i drejtoi një breshëri plumbash.

Autori Artjon Shenaj, 33 vjeç, ishte kthyer vetëm pak kohë më parë nga Franca, ku kishte qenë i dënuar për vjedhje. Pas kthimit në fshat, i riu kishte shfaqur shenja të një rëndese psikologjike, çka i ka detyruar familjarët të kërkojnë ndihmë nga një yshtare.

Balkanweb shkruan se ditën e djeshme autori ishte thirrur në Prokurorinë e Vlorës për të dëshmuar. Pas kthimit në fshat ai ka kërkuar të takojë fqinjin e tij, tek i cili mund të ketë dyshuar se e kishte spiunuar për ngjarje të së kaluarës. Ai e ka gjetur në mbrëmje tek bari i fshatit dhe e ka vrarë me një breshëri plumbash.

Më pas 33-vjeçari ka shkuar në banesën e xhaxhait të tij dhe ka vrarë veten. Mbetet ende mister shkaku pse Shenaj vrau ish-mikun e tij me të cilin ishte rritur.

Familjet e autorit dhe viktimës jetojnë shumë pranë njëra-tjetrës, dhe mes tyre ka mbetur një konflikt i hapur për shkak të kësaj vrasje.

Ditën e sotme pranë banesave të familjeve që kishin hapur dyert e mortit qëndronte një fuoristradë policie, për të shmangur një konflikt të mundshëm apo një hakmarrje mes tyre.

Viktima Mariglen Memaj ka lënë pas dy fëmijë, një djalë e një vajzë, ndërsa Artioni nënën dhe vëllanë e tij.

Të dy ata kanë qenë ish-të dënuar në Itali dhe Francë por ishin kthyer së fundmi në vendlindjen e tyre ku kanë gjetur dhe vdekjen ditën e djeshme.

Vrau ish-mikun pasi u kthyen në Vlorë, cili ishte sekreti që mori në varr autori? Read More »

Sot feston ditëlindjen, ja si duket sot aktori që interpretoi “Gjinon”

Personazhi i Gjinos në filimin “Përrallë nga e Kaluara”, është një nga më të pëlqyerit për publikun shqiptar.

Ai është interpretuar nga aktori vlonjat Admir Sorra, i cili ditën e sotme feston datën e lindjes.
Për shumë shqiptarë tashmë është shumë e vështirë për ta njohur, “Gjinon” pasi ai është shumë ndryshe nga ai që ne kemi parë në film.

Më poshtë foto të aktorit Admir Sorra ditët e sotme dhe kur interpretonte Gjinon:

Por në këtë datë feston datën e lindjes edhe një nga aktorët e humoristët emblematik të Vlorës, Agron Hamo.

Ky i fundit është anëtar i grupit të parodistëve të Vlorës, aq shumë të njohur në të gjithë Shqipërinë.

Sot feston ditëlindjen, ja si duket sot aktori që interpretoi “Gjinon” Read More »

Gazetari Myftaraj kërcënon presidentin turk

Analisti Kastriot Myftaraj, i njohur për deklaratat e tij të forta, sonte ka bërë një deklaratë të rëndë për presidentin turk Erdogan.

Në studion e emisionit “360 Gradë” në Oranews, Myftaraj deklaroi se presidentit turk Erdogan do t’i “ikë koka” nëse vjen në Tiranë për shkak se ka inauguruar vendosjen e gurthemelit të xhamisë së Namazgjasë.Teologu Ermir Gjinishi thotë se nuk jemi në Mesjetë dhe se nacionalizmi nuk bëhet duke sulmuar gjithë botën.

Pjesë nga deklaratat:

Myftaraj: Ai Erdogani yt të vijë këtu dhe do t’i ikë koka në mes të Tiranës. Do të bëj unë thirrje publike sepse ka shkelur laicizmin.

Gjinishi: Do të bësh të njëjtën thirrje për Sali Berishën? Sepse ai e ka vënë i pari gurin e parë te Xhamia e Namazgjasë.

Mos e bë kaq tragjike. Do vrasim Erdoganin. Nuk jemi në Mesjetë. Nuk është Turqia e sotme, Turqia e Mesjetës, nuk është Italia e sotme Italia e 39-s. Italia na ka mbajtur me bukë. Nuk e krijon dot nacionalizmin shqiptar duke sulmuar gjithë botën.

Gazetari Myftaraj kërcënon presidentin turk Read More »