Aurora

Vjen lajmi i pabesueshëm për rrugën e Thethit

Ate qe se bëri shteti Shqiptar prej vitesh, po e bën realitet Banka Botërore e cila do të hedhë plot 6.2 milion euro për rrugën e Thethit. Gjithçka është zbardhur pas takimit që ka patur me përfaqesues të saj, kryebashkiakja Ademi dhe drejtues të Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Financimi i vlerës në fjalë do të bëhet për 14 kilometrat nga Qafa e Thores e deri në zemer të fshatit. Diskutimi është përqendruar në termat e referencës që duhet të plotësohen për një projekt sa më të mirë për infrastrukturën jo vetëm për rrugën por për të gjithë fshatin Theth. Bashkia Shkodër ka aplikuar me 3 projekt- propozime dhe ky projekt është shpallur fitues.

Nga ana tjetër, BB do të mbështesë Bashkinë e Shkodrës me asistencën teknike dhe më konkretisht, qoftë me mirëmbajtjen në vazhdimësi të kësaj rruge dhe rrugëve të tjera rurale, por edhe për projekte të zhvillimit të zonës së Thethit dhe për komunitetin e Thethit, në veçanti për menaxhimin e bujtinave, menaxhimin e territorit, zhvillimin e lehtësive për shërbime dhe të tjera aspekte që për zonën e Thethit janë prioritare.

Gjatë takimit, kryetarja e Bashkisë adresoi edhe problematika të tjera të rëndësishme për zonën e Thethit siç është furnizimi me energji elektrike të të gjithë zonës si një nevojë që pret zgjidhje me fonde nga qeveria shqiptare apo donatorë të tjerë.

Energjia elektrike është një nga shërbimet kryesore të munguara për Thethin. Ndërsa shërbimi i mbledhjes, transportit për në landfill i mbetjeve, shërbimet për turistët, guidat turistike, asistencë për pjesën e ndërtimit arkitekturor të bujtinave po bëhet i mundur nga Bashkia Shkodër, Ademi kërkoi që të zgjidhet cështja e pronësisë për bujtinat dhe tokën për banorët e Thethit- problem ky akoma i pazgjidhur.

Megjithëse përpjekjet e Bashkisë Shkodër vazhdojnë në këtë drejtim, çështje që lidhen me procedura të pamiratuara nga Ministria e Financave, nuk i japin mundësi Bashkisë të pajisë me dokumentacionin përkatës të pronësisë të banorëve të Thethit qoftë për bujtinat apo edhe tokat për të cilat nuk ka një ligj specifik në fuqi. Projekti i rrugës së Thethit është propozim i Bashkisë Shkodër.

Në këtë program të BB, është aplikuar me 3 projekte: projekti i rrugës së Thethit, projekti i rrugës së Drishtit, projekti i rrugës që lidh fshatin Bardhaj me fshatin Rrenc në NJA Guri i Zi, projekti i rrugëve të brendshme të Velipojës. Fokusi i programit të mbështetur nga BB ka qënë tek zonat që kanë potencial të zhvillimit të turizmit dhe të agro- turizmit. Deri tani, është shpallur fitues projekti i Thethit që do të marrë zgjidhje me fondet e Bankës Botërore. Marrëveshja e kredisë në mes Bankës Botërore dhe Qeverisë Shqiptare për financimin e projektit, pritet të lidhet ne mars të këtij viti dhe ka një vlerë 6.2 milion euro.

Vjen lajmi i pabesueshëm për rrugën e Thethit Read More »

Kryeministrja serbe bie në gjunjë duke vajtuar mbi varrin e Ivanoviqit që u vra në Mitrovicë

Kryeministrja serbe Ana Brnabiq sot ishte në mesin qytetarëve të cilët kanë bërë homazhet e tyre dhe ishte pjesëmarrëse në ceremoninë e varrimit të Oliver Ivanoviq, në varret e qytetarëve meritorë në Beograd.
Brnabiq, pasi i shprehi ngushëllime familjarëve të Ivanoviq, u ulë afër varrit dhe filloi të qajë edhe vetë.

Oliver Ivanoviq u vra mëngjesin e të martës para zyrës së tij në Veri të Mitrovicës. Autoritetet kosovare kanë filluar hetimet për ta zbardhur vrasjen e politikanit serb, ndërsa, sipas deklaratës së presidentit serb, Aleksander Vuciq, edhe Serbia po kërkon të përfshihet në hetime.

Më poshtë gjeni fotografitë e kryeministres serbe pranë funeralit të Ivanoviqit:

Kryeministrja serbe bie në gjunjë duke vajtuar mbi varrin e Ivanoviqit që u vra në Mitrovicë Read More »

Viti 1461, Skënderbeu i dërgon një letër në shqip Sulltan Mehmetit: Nuk e dua miqësinë tënde.

Nga: Hasan Ulqini

Duke shfletuar fondin e antikuarit në Bibliotekën Kombëtare në Tiranë, hasa në një libër me titull “Le Grand Castriotto d’Albanie”1 (“Kastrioti i madh i Shqipërisë”). Libri është një nga variantet e shumtë të shkurtuara të Historisë së Skënderbeut të shkodranit Marin Barleti.

Dhe më shumë se për vlerat historike (ndoshta ky është shkaku që libri gjer tani ka kaluar thuajse në heshtje), ai merr vlera të veçanta për një letër që Skënderbeu i dërgon Sulltan Mehmetit (viti 1461).

Sipas autorit, ajo është shkruar në gjuhën shqipe. Në një shënim, autori tregon gjithashtu edhe vendin ku ajo është arkivuar.

Letra, e përkthyer nga frengjishtja, është kjo:
“Sulltan i turqve, mora letrën tënde dhe kjo është përgjigja ime. Të them të vërtetën, nuk të dua shumë, po dua të kesh shumë shëndet dhe mirësi. Për simpatinë që ti thua se ke për mua, të jam shumë i detyruar, por nuk e dua miqësinë tënde.

Po të pranoja të isha një herë miku yt, do të isha përjetë. Po paqen e dua shumë, jo për vullnetin tim, por që të tregoj tek populli, – zot i të cilit jam nga e drejta e lindjes, e perëndisë dhe e shpatës dhe nga dashuria e zemrës sime, – se nuk mendoj mbi kurriz të jetës dhe të lumturisë së tij.

Nuk njoh tjetër famë për një kryetar, përveçse lumturisë së popullit të vetë. Kur ti do të mendosh kështu, ndoshta atëherë do të gëzohesha me miqësinë tënde. Dora e perëndisë le të jetë ajo, e cila do të udhëheqë ty në vepat tuaja. Mirupafshim”.

E ka shkruar me të vërtetë shqip këtë letër Skënderbeu? Siç thamë, ajo është e vitit 1461. Një vit më vonë, një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të tij, Pal Engjëlli (rreth viteve 1417-1470) do të shkruante formulën e pagëzimit që, siç dihet, është një nga dokumentet më të hershme të shkrimit të shqipes.

Ndërsa në një letër tjetër që Skënderbeu i ka dërguar princit të Tarantos, Giovani Antonio Orsinit (30.10.1460), përmend “kronikat tona”. Për “kronikat tona” do të flasin më vonë edhe Barleti e Muzaka, megjithëse nuk sqarojnë gjuhën me të cilën ato janë shkruar.

Duke e gjykuar Skënderbeun si një humanist të madh për kohën e vet (dhe si i tillë ai ishte një njeri poliedrik dhe i shquar, jo vetëm në artin ushtarak), mund të mendojmë që ai e ka çmuar “vernacula lingua” – gjuhën e popullit, që, ashtu si edhe Pal Engjëlli, edhe e ka shkruar. Ndonëse në korrespondencën kryesore të tij, që ruhet në arshivat e huaja, mbizotëron gjuha latine (dhe kjo është e kuptueshme), duhet të mendojmë dhe për letra në gjuhën shqipe, siç është dhe rasti i kësaj letre, që i dërgohet Sulltan Mehmetit.

Pas vdekjes së heroit, çdo monument që lidhej me emrin e tij, turqit osmanë e dogjën dhe e shkatërruan. S’qe një rastësi dhe asgjësimi i gjithë librave dhe dokumenteve të Katedrales së Krujës, arshivës kryesore të Skënderbeut, që ishte një humbje e madhe për historinë dhe kulturën shqiptare. Një fat të tillë të ngjashëm patën edhe qytetet e tjera shqiptare që, për vite me radhë, i rezistuan vërshimit osman pas vdekjes së Skënderbeut.


Duke u bazuar te Legrandi 3, autor i librit është Stefano Zannowich (1715-1786), njeri i kulturuar dhe me ide të përparuara për kohën, një iluminist. (Me këtë rast të bëjnë përshtypje porositë që Skënderbeu i lë të birit, Gjon Kastriotit, në prag të vdekjes).
Autori e tregon historinë thjesht. Në të vetmin rast që vë një shënim, është pikërisht ai që ka të bëjë me letrën në gjuhën shqipe të Skënderbeut. Sipas autorit ajo është e arkivuar në kishën katedrale të Shën Venerandës në Cetinjë, ku janë dokumentet e familjes së Stefan Çernoviçit, që ishte martuar me të motrën e Skënderbeut, Marën. Studiuesi kosovar Mark Krasniqi thotë se në Mal të Zi ka ende familje shqiptare (Kuçët), që e mbajnë veten të larguar nga Kruja pas vdekjes së heroit si dhe si pasardhës të drejtpërdrejtë të familjes së tij. Kështu që, në gjithë këtë kontekst historik, këtë letër të Skënderbeut mund të mos e marrim si një rastësi apo trillim artistik të autorit, por si një realitet që vjen gjer në ditët tona në një gjuhë tjetër, frengjisht. Si e tillë ajo përbën një dokument tjetër të hershëm të shkrimit të gjuhës shqipe.

————————————-
1. Titulli i plotë i librit është “Le Grand Castriotto, surnommé le Scanderberg, roi d’Albanie grand-duc d’Epire – Histoire (Kastrioti i Madh, i mbiquajtur Skënderbeg, mbret i Shqipërisë dhe dukë i madh i Epirit. Histori).
2. Po japim origjinalin frëngjisht: “Voici la copie de la lettre qu’il’adressa Mahomet par son ambasadeur. Elle etait écrite en langue arnaute”, f. 51. Dhe shënimi, po në frengjisht: “La lettre en langue arnaute se trouve dans les archives de la maison Czernovich – Castriotto Montenegro, deposés dans l’eglise Cathedrale d’Sta. Veneranda à Cetigne”, f. 52.
3. EMIL LEGRAND, “Bibliographie albanaise”, vepër postume e kompletuar me shënime dhe e publikuar nga HENRI GUYS, Paris – Athinë, 1912. Ai thotë se autori i librit “Le Grand Castriotto d’Albanie” është Stefano Zannowich (1715-1786).

Viti 1461, Skënderbeu i dërgon një letër në shqip Sulltan Mehmetit: Nuk e dua miqësinë tënde. Read More »

S’është çudi që Ivanoviç të jetë vrarë nga rusët.Fevziu: Shqiptarët të kujdesen për veten

Blendi Fevziu

Në një analizë të gjatë kushtuar gjeopolitikës në Ballkanin Perëndimor dhe raportit të shteteve të kësaj pjesë të Evropës me fuqitë e mëdha si SHBA apo Rusia, gazetari Blendi Fevziu sugjeron më shumë punë për shtetet shqiptare dhe një kujdes të shtuar, pasi jo gjithmonë të “mëdhenjtë” do të kujdesen për ne.
Blendi Fevziu shkon edhe më tutje, duke deklaruar se pas vrasjes së Ivanoviç në Kosovë dy ditë më parë, mund të fshihen pikërisht forcat e mëdha, e në këtë rast Rusia.

Gazetari e lidh ngjarjen e rëndë të ndodhur dy ditë më parë edhe me reagimin e fortë që ka bërë këtë të enjte Rusia zyrtare, kundër kreut të qeverisë shqiptare. Deklaratat e Ramës për rolin e qeverisë së tij në njohjen e gjuhës shqipe në Maqedoni, duket sikur kanë acaruar Moskën duke sjellë dhe një reagim mjaft të ashpër. Fevziu e sheh reagimin e Rusisë si një përpjekje të kahershme të këtij shteti për të influencuar dhe destabilizuar situatën në rajon në favor të tyrin. Kjo sepse, sipas gazetarit, Rusia prej kohësh e ka humbur influencën në Ballkan dhe po kërkon me çdo kusht ta rifitojë.

Por nga ana tjetër, shkruan Fevziu, do të ishte një veprim i mençuar që Shqipëria, Kosova dhe të gjitha vendet ku ka shqiptarë, të kuptonin se nuk mund të qëndrojmë përjetësisht nën çadrën e SHBA-ve. Fevziu shkruan se tashmë ka ardhur koha që shqiptaria të mundohet për të bërë lëvizjet e saj dhe të kujdeset vetë për interesat e saj.

“Nëse nuk kujdesemi për veten, askush nuk do kujdeset më për ne. Dy dekada na ndihmuan të tjerët, tani mbetet të ndihmojmë veten!”- përfundon gazetari.

Për më tepër lexoni analizën e Plotë të Blendi Fevziut:

“Shqiptarët janë në momentin e tyre më të mirë historik”, deklaroi një politikan me rastin e hapjes së vitit të Skënderbeut. Nisur nga një shikim thjeshtë historik, deklarata e tij ishte korrekte. Por nuk mjafton vetëm kaq? Pyetja e parë që më erdhi ndër mend pas saj, është a janë shqiptarët në të njëjtën pozitë të favorshme gjeopolitike? A jemi sërish sot, në po atë situatë të artë që qemë në vitet 1990 – 2009? A mbaruan për ne dy dekada magjike, në të cilat rikuperuam shumë prej gjeravë që kishim bjerrur në thuajse 80 vite të tjera të ekzistencës sonë shtetërore? Dhe në ç’rrethana ndodhi kjo?

Nuk ka asnjë dyshim që më shumë se sa falë rolit tonë, kjo erdhi si pasojë e kombinimit të rrethanave ndërkombëtare.

Mbarimi i luftës së ftohtë; rënia e Bashkimit Sovjetik dhe ridimensionimi i vështirë dhe i ngadalshëm i Rusisë; çmenduria politike e Millosheviçit dhe rreshtimi i tij nacionalist, sollën një situatë të re.

Në vitin 1990, Shqipëria hoqi dorë nga marrëzia gjysëm shekullore komuniste dhe nga sulmet verbale kundër SHBA. Amerikanët e kuptuan që propaganda komuniste nuk kishte ndikuar fare në ndjenjat pro amerikane të shqiptarëve. Nga ana tjetër, të shpërndarë në Jugosllavi dhe në Maqedoninë e sapo pavarësuar, Shqiptarët mbeteshin një faktor i rëndësishëm në Ballkan. Diplomacia Amerikane e dinte këtë. Po në këtë kohë, rrëzimi i Bashkimit Sovjetik, e kishte prishur statusin e privilegjuar të Jugosllavisë. Për sa kohë midis SHBA dhe BS vijonte rivaliteti i luftës së ftohtë, Beogradi, i papërcaktuar me asnjërin krah, ndihej i përkëdhelur nga të dyja palët. Secila palë donte ta kishte në anën e saj, ose minimalisht të mos ishte me tjetrin. Kur ky rivalitet mbaroi, Jugosllavia nuk mund ta kishte më të njëjtin status. Nuk mund të mbylleshin sytë përpara difekteve të saj, thjeshtë për të mos lejuar të afrohej më shumë me palën tjetër. Sepse pala tjetër thuajse nuk ekzistonte më dhe s’kishte ndonjë interes të madh në Ballkan. Veç kësaj, shteti i madh 22 milionësh Jugosllav u dizintegrua dhe balanca e forcave anti serbe ishte po aq e fortë sa ajo pro serbe. Sllovenët, Kroatët, Boshnjakët e më vonë edhe Mali i Zi u rreshtuan kundër serbëve duke e dobësuar më shumë ndikimin e këtyre.

Në këtë kohë ndodhi edhe lufta e Kosovës. Një faktor dominues që çoi në bombardimet ishte dobësia e Rusisë. Jelcin kishte probleme të mëdha ekonomike dhe kërkonte të ruante një raport sa më të mirë me perëndimin. SHBA e Klintonit nuk e konsideronte atë një faktor që mund të ndalonte bombardimet. Po ashtu shtetet e BE.

Sot situata është ndryshe. Rusia e Putinit është shumë herë më e fortë se sa ajo e Jelcinit 20 vjet më parë. Vendet e BE po mundohen të kenë marrëdhënie sa më të kujdesshme me Rusinë. Tramp është më i predispozuar të merret vesh se sa të përplaset me Putin. Interesat Amerikane në Azi mund të lejojnë një tolerim të Rusisë në Ballkan. Vetë Rusët janë sot më aktiv se sa kanë qenë çdo herë në këto 28 vjet pas shembjes së Bashkimit Sovjetik. Sot ata kanë reaguar sërish kundër zyrtarizimit të gjuhës shqipe në Maqedoni. E kanë bërë këtë në mënyrë brutale. Nuk është çudi që rusët të qëndrojnë pas vrasjes së Ivanoviçit në Mitrovicë, ose së paku të përfitojnë prej situatës së krijuar atje. Duke qenë gjithnjë dhe në çdo rast kundër Kosovës së Pavarur.

Rusët duan të krijojnë zonën e tyre të influencës dhe të jenë pjesë e vendmimarrjes në Ballkan. Kjo situatë mund të favorizojë serbët. BE e do Serbinë në Europën e Bashkuar, SHBA në NATO. Rusët e duan jashtë. I vendosur midis dy grupimeve tashmë rivale, Vuçiç mund të fitojë sërish statusin e privilegjuar që e kishte humbur Jugosllavia e vitit 1990. Duke luajtur nga pak dhe duke ju shkelur syrin të dyja palëve.

Natyrisht, Shqipëria ka shpëtuar një herë e mirë nga influenca Ruse. Në këtë vend rusët s’i kanë dashur kurrë. Ne jemi anëtarë të NATO -s dhe me ambicie të qarta drejt BE. Por Kosova dhe Maqedonia mund të kenë probleme. Raportet ndërkombëtare mund të ndryshojnë disi dhe ne duhet të jemi të përgatitur për këtë. Duhet të marrim masa vetë.

Euforia e marrëdhënieve të mira me SHBA dhe BE nuk mjafton më. As analizat diletante që ne i duhemi SHBA dhe ajo në çdo rast do përplaset për ne. Ne duhet të kishim punuar dhe duhet të punojmë për një infrastrukturë të përbashkët. Në vend të krijimit të feudeve të shqiptarëve, duhej të kishim pasur një treg të përbashkët; një shoqëri të integruar kulturore e shpirtërore. Përrallat se ne jemi të zgjedhurit dhe të favorizuarit e Ballkanit duhet të marrin fund dhe ne duhet të ndërtojmë vetë vendin që na takon këtu. Duhet të jemi më të kujdesshëm ndaj aleancave tona natyrale dhe më kërkues për të ngritur shoqëri më demokratike, më të hapura dhe më pak të korruptuara.

Nëse nuk kujdesemi për veten, askush nuk do kujdeset më për ne. Dy dekada na ndihmuan të tjerët, tani mbetet të ndihmojmë veten!

S’është çudi që Ivanoviç të jetë vrarë nga rusët.Fevziu: Shqiptarët të kujdesen për veten Read More »

A doni të shikoni si prodhohet paraja, ja çfarë ndodh brenda fabrikës

Ajo thjesht është letër mirëpo rëndësia e saj në jetën tonë e ka mbivlerësuar atë.

Bëhet fjalë për paranë, e cila zëvendësoi metodën e këmbimit nayral, ‘të mira materiale për të mira materiale’. Me siguri keni qenë kuriozë të dini se si prodhohet një letër me vlerë sic është paraja.

Për të prodhuar paranë përdoret teknologji e sofistikuar. Në videon e mëposhtme do shihni për 15 minuta procesin e prodhimit të 50-euro.

A doni të shikoni si prodhohet paraja, ja çfarë ndodh brenda fabrikës Read More »

E premtja e zezë? Ja çfarë parashikojnë meteorologët

Temperaturat u ulen ndjeshem kete te enjte, teksa sipas meteorologeve te Meteoalb, e premtja pritet te kete kthjellime dhe vranësira kalimtare qe do te dominojnë motin në Jug te vendit dhe pjesërisht zonat Qendrore, por vranësira të shpeshta e reshje të pakta do ketë në ekstremin Verior.

Pasditja vijon me kthjellime dhe vranësira të shpeshta në pjesën më të madhe të vendit por shtohen vranësirat në Veri – Lindje ku priten edhe reshje shiu dhe dëbore.

Orët e natës mbeten me kthjellime të shkurtra e vranësira të shpeshta në gjithë vendin ndërsa Veriu dhe zonat Verilindore do të vijojnë me reshje.

Temperaturat e ajrit rriten me 2 – 3°C në të dy ekstremumet termike ditore duke bërë që mesdita të shënojë deri 15°C.

E premtja e zezë? Ja çfarë parashikojnë meteorologët Read More »

Iu është refuzuar viza, a duhet të aplikoni prap menjëherë? Ja ç’duhet të bëni

Ambasada amerikane ju jep nje keshille nese duhet te riaplikoni menjehere pasi iu eshte refuzuar viza. Ja cfare shkruhet ne faqen e FB te ambasades amerikane:

A duhet të aplikoni përsëri menjëherë pas refuzimit të vizës? Mos harroni, shpesh është e vështirë për aplikantët të diskutojnë informacione të reja në një kohë të shkurtër pas refuzimit të mëparshëm. #PyetAnen 👩🏻‍💻

Iu është refuzuar viza, a duhet të aplikoni prap menjëherë? Ja ç’duhet të bëni Read More »

Vaj ulliri me krip kunder dhimbjes se kyceve.Ja perdorimi

Dhimbjet e kyçeve po kthehen në një problem shëndetësor shumë i përhapur kudo, edhe në Shqipëri.

Kjo ndodh edhe sepse njerëzit nuk kanë shumë kohë për aktivitet fizik ndërkohë që jetëgjatësia është rritur.

Kjo nënkupton se njerëzit po jetojnë më gjatë dhe rrjedhimisht i përdorin muskujt dhe kockat për më shumë kohë.

Në përgjithësi, njerëzit kërkojnë ndihmën e medikamenteve qetësues.

Shpesh këto ilaçe, kur pihen me tepri janë të dëmshme për stomakun dhe mëlçinë.

Natyra nga ana tjetër na ka dhënë shumë burime të rëndësishme kundër dhimbjeve që nuk dëmtojnë organet e tjera.

Në këtë artikull do të mësoni për një trajtim të fuqishëm kundër dhimbjeve të kyçeve që bazohet në përdorimin e kripës dhe vajit.

Vlerat e Vajit të Ullirit

Vaji i ullirit është i pasur me polifenolë që shërbejnë si antioksidantë.

Në momentin që ky lëng i artë bie në kontakt me organizmin, ngadalëson plakjen e qelizave.

Kjo do të thotë që dhimbjes i duhet më shumë kohë për t’u shfaqur.

Vaji i ullirit përmban edhe substanca që parandalojnë aktivizimin e inflamacionit.

Vaji i ullirit rregullon qarkullimin e gjakut që rrjedhimisht mban organet të shëndetshme.

Vlerat e Kripës së Detit

Trajtimi me vaj dhe kripë, kërkon kripë deti sepse ofron përfitime shumë të mira për organizmin.

Kripa e detit përmban magnez që forcon indet.

Mineralet e tjera te kripa janë shumë të mira për sistemin imunitar dhe për shërimin e kockavedhe muskujve.

Sikur të mos mjaftonte kjo, kripa e detit përmirëson qarkullimin e gjakut dhe eliminon sasitë e tepërta të sodiumit në gjak, duke ulur tensionin e tij.

Kura me Vaj dhe Kripë Për Dhimbjet e Kyçeve

Përbërësit:

1 gotë me ujë

20 lugë gjelle me vaj ulliri

10 lugë gjelle me kripë deti

Përdorimi i Kurës Kundër Dhimbjeve Të Kyçeve

Shtoni vajin e ullirit dhe kripën në ujë dhe përziejini së bashku.

Masën e përfituar përdoreni për të masazhuar zonën e prekur nga dhimbja për rreth 3 minuta.

Masazhi fillestar duhet të zgjasë 3 minuta dhe duhet të arrini që të masazhoni zonën e prekur për deri 10 ose 20 minuta.

Kjo kurë duhet aplikuar në lëkurë për 10 ditë me rradhë.

Rezultatet do të jenë të shpejta dhe afatgjatë.

Do të shikoni që do të mund të lëvizni më lehtë dhe dhimbja do të zbutet ndjeshëm.

Nëpërmjet këtij masazhi, qelizat tuaja do të rigjallërohen, qarkullimi i gjakut do të jetë më i mirë dhe sistemi imunitar më i fortë.

Në disa raste mund të vëreni që lëkura mund të skuqet.

Kundër skuqjes mund të përdorni një peshqir me ujë të ngrohtë dhe më pas pak pudër.

Ju këshillojmë ta provoni këtë kurë.

Nuk keni asgjë për të humbur, përkundrazi mund të përfitoni shumë.

Vaj ulliri me krip kunder dhimbjes se kyceve.Ja perdorimi Read More »