Aurora

Fyt i acaruar dhe kolle?Ja kurat natyrale qe mund ti perdorni ne shtepi

Dhimbjet në fyt, acarimi i tij dhe ngacmimet e kollës janë simptomat më të shpeshta që prekin shëndetin.

Është koha kur virozat, gripi dhe i ftohti kërcënon hapur organizmin tonë.

Problemet nisin me problemet në kapërcimin e ushqimit dhe sidomos kollën dhe teshtimat e njëpasnjëshme që shkaktohen pa pushim për shkak të acarimit të fytit.

Por nëse mendoni se mënyra më e shpejtë për të përballuar acarimet e fytit dhe dhimbjet e shkaktuara prej tij është një vizitë në farmaci, zgjidhja është edhe më e shpejtë brenda në shtëpinë tuaja.Një listë me kura natyrale, përbërësit e të cilave gjenden lehtë në kuzhinën e secilit prej nesh.

Mjaftojnë pak minuta në përgatitjen e secilës prej tyre dhe problemet me fytin do të largohen.

Është vet natyra që ofron zgjidhje të shumëfishta për çdo problem shëndetësor përfshirë këtu edhe problemet dhe komplikacionet që vijnë nga i ftohti.

Katër kura natyrale për lehtësimin e fytit të acaruar

Limoni

Përdorni një çaj të ngrohtë limoni me mjaltë.

Kombinoni lëngun e dy kokrra limoni dhe një lugë gjelle mjaltë në një filxhan çaji me ujë të ngrohtë.

Përzjeheni dhe pijeni ngadalë. Përsëriteni këtë 2 deri në 3 herë në ditë.

Uthulla e Mollës

Në një filxhan çaji, hidhni një lugë gjelle me uthull molle,  një lugë gjelle lëng limoni dhe një lugë gjelle mjaltë.

Shtoni ujë të ngrohtë përzjeheni dhe pijeni ngadalë.

Përsëriteni këtë çaj dhe konsumojeni deri tre herë në ditë.

Shumë shpejt do të ndjeni lehtësimin e dhimbjeve nga fyti dhe inflamacioni.

Kanella

Në një gotë me ujë të ngrohtë shtoni një lugë gjelle kanellë pluhur dhe një lugë gjelle piper të zi pluhur.

Përzjeni solucionin dhe bëni me të gargare.

Përdoreni këtë kurë një herë në ditë, për një javë rresht dhe do të jeni tërësisht të shëruar.

Hudhrat  

Konsumoni një thelpi hudhër çdo ditë në mënyrë që hudhra të çlirojë në trup përbërësin e fuqishëm të njohur me emrin acilinë.

Ajo do të vrasë bakteret që shkaktojnë dhimbjen e fytit.

Përdoreni këtë kurë çdo ditë për një javë.

Jo vetëm që fyti do të shërohet por organizmi do të përfitojë edhe shumë vlera të tjera shëndetësore.

Fyt i acaruar dhe kolle?Ja kurat natyrale qe mund ti perdorni ne shtepi Read More »

S’do ta besoni ç’ka thënë imami Elvis Naçi për homoseksualët

Elvis Naçi, imami i Xhamisë së Tabakëve, ka qenë i ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Wake up” në “Top Channel”.

Imami u pyet për përditshmërinë e tij dhe për mënyrën e tij të re të të komunikuarit me besimtarët nëpërmjet rrjeteve sociale dhe gjatë bisedës, moderatori Eno Popi foli me Naçin edhe për çështjen e homoseksualitetit.

Popi e pyeti imamin se çfarë mendonte për Nur Warsame, imamin e parë homoseksual i cili do të hapë në Australi xhaminë e parë miqësore me komunitetin LGBT. Përgjigja e Naçit ka qenë vërtet surprizuese, nisur nga polemikat që disa deklarata të tij të mëparshme kanë krijuar (lexo këtu).

“Ngaqë është një risi, normal që duket e çuditshme sepse edhe imam edhe homoseksual nuk bën sens në fenë islame. Në fenë islame, por edhe në atë kristiane, hebreje etj., homoseksualizmi është një mëkat i madh. Por çdo njeri ka gabime, sepse ne kalojmë në ekstrem, ofendojmë shajmë e me radhë. Por ka një mesatare të artë.”- u shpreh Naçi.

“Të gjithë ne kemi gabimet tona, në disa raste ne nuk e zbatojmë fjalën e Zotit dhe ky rast i homoseksualitetit është një gabim i madh në islam dhe një imam që bën një gabim kaq të madh nuk bën sens. Gjërat nuk bëhen publike. Edhe unë kam mëkatet e mia, por nuk ka përse të bëhet publike, sepse njerëzit humbin besimin. Në islam, atë që e quajmë gabim, ne mundohemi ta largojmë, jo ta promovojmë.”- deklaroi Naçi duke shtuar më tej se qasja e vetme ndaj homoseksualëve duhet të jetë ajo e këshillimit dhe sugjerimit, jo ajo e sharjeve dhe ofendimeve.

S’do ta besoni ç’ka thënë imami Elvis Naçi për homoseksualët Read More »

Informacion paraprak nga Policia Kufitare Vlorë

Policia Kufitare Vlorë
Informacion paraprak

Më datë 18.01.2018, Policia Kufitare Vlorë është njoftuar se në vendin e quajtur ”Shën Vasil”, tek vaskat e peshkut në Gadishullin e Karaburunit dyshohet se mund të ketë rënë e të jetë mbytur shtetasi A.Gj.,53 vjeç, banues në Tiranë.

Shërbimet Policore po vijojnë të kontrollojnë zonën me qëllim gjetjen e trupit.
_______________________

Ndërkohë gjatë mëngjesit të sotëm shërbimet e Policisë Kufitare sëbashku me Delta Forcën gjatë patrullimit të kontrollit të territorit kanë konstatuar në vendin e quajtur Radhimë në breg të detit një gomone 9 metra të gjatë me dy motorrë.

Nga verifikimi paraprak dyshohet se mjeti mund të jetë braktisur dhe se në brendësi të tij nuk është gjetur asnjë send i kundërligjshëm.

Po vijojnë verifikimet për dokumentimin e plotë ligjor dhe identifikimin e pronësisë së këtij mjeti.

Informacion paraprak nga Policia Kufitare Vlorë Read More »

Sokol Bana drejtori i ri i ZVRPP ne Vlore

Emerimi i tij eshte kryer sot, ndersa kryeministri Rama ju ka bere thirrje per që në fillim drejtuesëve të rinj se janë në prove me qëllim përmirësimin e shërbimeve në dobi të qytetarëve.

“Të gjithë jeni në provë, nuk e keni me ndonjë parti, qeverinë, por me popullin shqiptar që vijnë në dyert e Hipotekave. Kjo është prova. Edhe Aluizni ka probleme si të gjitha sistemet e shërbimit publik, por ka shembuj të shkëlqyer. Secili nga ju ta ketë të qartë që të fitojë të drejtën për t’u paguar nga taksat e qytetarëve.

Sokol Bana drejtori i ri i ZVRPP ne Vlore Read More »

Rama merr vendimin per prefektet e rinj

PREFEKTËT E RINJ, RAMA MERR VENDIMIN, 400 MILION LEKË FOND PËR MAKINA LUKSOZE

Kryeministri Rama në të 12 qarqet e vendit ka emëruar në pozicionet e prefektëve figura ushtarake, një risi kjo që ndodh në këto 27 vite demokraci.

Por duket se për prefektët e rinj,

kreu i qeverisë ka rezervuar një tjetër “surprizë”.

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Minsitrave është marrë vendimi për lëvrimin e një fondi prej 390 milion lekë të vjetra që do të shërbejë për blerjen e makinave të prefektëve.

Në vendim e bërë publik nga kryeministria thuhet se ky fond do të përballohet nga fondi rezervë i shtetit.

Fotografia e ONETV VLORA

Rama merr vendimin per prefektet e rinj Read More »

Rikthehet gripi i rrezikshëm në Shqipëri, ja çfarë duhet të dini urgjent

Virusi i gripit të derrit është rikthyer të jetë sërish problem në Shqipëri. Bëhet me diej se disa pacientë janë paraqitur në spitalin e Elbasanit, me simptomat e para të virusit AH1N1.

Pacientët pasi kanë marrë ndihmën mjekësore, ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Mjekët bëjnë të ditur se pavarësisht rikthimit të këtij virusi, nuk ka vend për panik.

Gripi i derrit është një sëmundje që prek sistemin e frymëmarrjes dhe rëndimi i pacientit shkaktohet pikërisht nga insufiçenca respiratore. Më të rrezikuar janë të sëmurët kronikë dhe fëmijët.

Rikthehet gripi i rrezikshëm në Shqipëri, ja çfarë duhet të dini urgjent Read More »

NJihuni me shqiptarin që jeton me ujqër dhe që njërin prej tyre e quan Trump

Hysni Rexha nga fshati Osekhillë e Gjakovës jeton me ujqër. Ai ka katër ujqër, ku njërit pre tyre i ka vendosur emrin Trump.

Ai ka thënë për Klan Kosova se për të ujku me emrin Alfa është lideri i kopesë, të cilën e ka ai.

Ai gjithashtu shton se qysh i vogël ka qenë ëndërr e tij të mbaj një ujk, ndërsa këta ujqër ai i ka marrë në mënyra të ndryshme, disa prej tyre i ka zënë vet

NJihuni me shqiptarin që jeton me ujqër dhe që njërin prej tyre e quan Trump Read More »

Infermieria që vrau rreth 60 fëmijë dhe u dënua me 159 vite burg, pritet të lirohet

Jenny Jones, një ish-infermiere e dënuar me 159 vjet burg për vrasjen e disa dhjetëra fëmijëve në Teksas, mund të lëshohet së shpejti!

Besohet se gjatë viteve 1980, Jenny Jones, e njohur si Engjëlli i Vdekjes, vrau rreth 60 fëmijë ndërsa punonte si një infermiere pediatrike profesionale.

Nga prilli 1981 deri në qershor 1982, Jones ishte i punësuar në Njësinë e Kujdesit Intensiv të Spitalit të Qarkut Beksar në San Antonio, Texas, shkruan media serbe Danas, transmeton Indeksonline.

Në atë periudhë, 47 fëmijë vdiqën në spital, dhe 37 ishin drejtpërdrejt përgjegjëse për kujdesin e Jones.

Megjithëse vdekjet misterioze ngjallën dyshime në spital, nuk kishte prova konkrete për ndonjë vepër penale. Por, në një nga ditët e saj të punës, ku Jones u përkujdes për femijët, shumë prej tyre papritur u sëmurën pas marrjes së një vaksine.

Në vend të vaksinës, Jenny Jones i dha tre injeksione të succinicolin,, që ndalonte zemrën e fëmijëve. Këto vdekje bënë që të nisën hetimet dhe Jones u dënua më në fund me 899 vjet burg për vrasjen e një vajze një vjeçare.

Pastaj, u ngritën edhe shumë padi tjetera të cilat bënë që ajo ti dënohet me 159 vite burg. Përkundër këtyre dënimeve, këtë vit, Jones është planifikuar të lirohet për shkak të Ligjit të Teksasit mbi Lirimin e Detyrueshëm, i cili lejon që të burgosurit të lirohen më herët për shkak të qeverisjes së mirë.

Infermieria që vrau rreth 60 fëmijë dhe u dënua me 159 vite burg, pritet të lirohet Read More »