Aurora

Ish-zv/ministrja thirrje vajzave: Shefat mendojnë çfarë fshihet poshtë fustanit tuaj

Ajo ka qenë ish zv/ministre e Financave, por aktualisht eshte pedagoge. Irena Beqiraj, përfshihet ne debatin e fundit lidhur me ngacmimet seksuale ne pune. Por me një status në rrjetet sociale ajo përcjell një këshillë për femrat, sidomos studentet që dalin nga auditorët dhe përballen më pas me tregun e punës dhe shefat meshkuj. Ish zv/ministrja shkruan se këta të fundit mendimin e parë do ta kenë se çfarë ka poshte fustanit të vajzës së radhës që kërkon pune.

Postimi i plotë Debati I fundit per gacmimet seksuale me kujtoi nje histori te vjeter. Kur jepja Mesim ne nje universitet ne fund te semestrit behej vlersimi I pedagogut. Ndergjithe komentet plot batute e humor ca syresh edhe ironik te studeteve te mi ….. Me beri pershtypje nje prej tyre qe nga konteksti ishte I nje vajze ” profesoresha eshte shume tolerante me cunat ! Vajzave ua nxiu jeten!. Kishte te drejte. Leksionin e fundit ju drejtova vajzave te kursit me keto fjale :

Vajza te dashura! Eshte e vertete jam shume kerkuese me ju . Po a e dini cfare u pret sa te dilni nga keto auditore? Nje realitet tejet maskilist edhe vanitoz. Te bukura te reja 70 ÷ e juaja do te gjejne nje shef mashkull ne zyren e pare. Mendimi I pare qe disa syreve do tu kaloje kokes si shigjete eshte ” cfare fshihet poshte fustanit ” e vetem me zotesi e besim tek vetja do te mund ta perqendroni mendimin e shefit tuaj tek ajo qe ju dini.

Bota jashte eshte vanitoze te dashurat e mia. Ne kete vanitet mbytes cdo gjeje I vihet nje cmim. Edhe juve do perpiqem tu vendosin nje cmim, nje rroge me te mire , karrjere me te shpejte, do jeni gjithmone ne tundimin per te qene ju ylli ne ngjitje. Por eshte vetem cmim jo vlere. Duhet te jeni te pergatitura inteligjente, te zonjat e vetes , te afta per ti shpetuar ketij rrethi vicioz.

Edhe e fundit asgje mos kerkoni deshperimisht ne kete jete pervec pavaresise edhe integritetit. E keto te dyja mund ti keni vetem kur e keni koken plot, edhe keni me shume per te ofruar sesa bukurise, edhe trupit.Prandaj jam kerkuese me femrat e do vazhdoj te jem.

Ish-zv/ministrja thirrje vajzave: Shefat mendojnë çfarë fshihet poshtë fustanit tuaj Read More »

Gjeniu me pak para, vaskën e banjës e shndërron në fluturake

Një gjerman inxhinier i elektronikës ka arritur të shndërroj vaskën e tij të banjës në një fluturake duke i montuar gjashtë motorë.

Ndonëse për kompanitë e mëdha kjo është një teknologji në fillimet e saj e që ende nuk kanë arritur ta prodhojnë një protip të sigurt, ky inxhinier nga gjermania ka arritur që me pak mjete ta ndërtoj atë.

Këtë fluturake ai tani shumë shpesh e përdorë edhe për nevojat e tij si shembull për ti ikur trafikut ai merr dronin e tij.

 

Gjeniu me pak para, vaskën e banjës e shndërron në fluturake Read More »

Lengu i lakres:Perdorimen surprize per shemdetin

Lëngu i lakrës është një nga pijet më të shëndetshme që mund të konsumoni.

Është i pasur me polifenolë, kalcium, magnez, hekur, fosfor, sulfur, kalium, jod si dhe vitaminat A, B1, B2, B6, C, K por edhe acid folik.

Lakra përmban shumë polifenolë ose siç njihen ndryshe si antioksidantë që pakësojnë shfaqjen e sëmundjeve kancerogjene dhe atyre kronike.

Mineralet e rëndësishme që përmban ky lëng e bëjnë atë të rëndësishëm në mbrojtjen e kokcave por edhe në uljen e tensionit të gjakut.

Vitaminat që gjenden tek lakra dhe lëngu i saj janë të dobishme për sistemin riprodhues, atë imunitar, shëndetin e syve por edhe shëndetin e flokëve, lëkurës, mëlçisë, nervave, syve e shumë të tjera.

Lakra është një burim i shkëlqyer i vitaminës C që e ndihmon organizmin të jetë më rezistent ndaj baktereve, radikaleve të lira dhe virozave.

Lakra përmban më shumë vitaminë C se portokallet, një karakteristikë që e bën lakrën të domosdoshme kundër shumë sëmundjesh.

Lakra është një nga 10 ushqimet më të pasura me vitamiNë K, e cila është thelbësore kundër sëmundjeve të zemrës dhe kockave.

Arsye përse duhet të pini lëng lakre

Kundër ulçerës në stomak

Lëngu i lakrës trajton ulçerën në stomak, sipas të dhënave mbi këtë perime.

Sipas shkencëtarëve, ky lëng i pasur në vitamina dhe minerale forcon rezistencën e shtresës së stomakut ndaj acideve.

Ndihmon funksionin e mëlçisë

Lëngu i lakrës përmban antioksidantë që luajnë një rol në detoksifikimin e mëlçisë.

Mëlçia luan një rol vendimtar në funksionet e ndryshme metabolike të trupit.

Kundër helmimit nga alkoli

Lëngu i lakrës rekomandohet kur e keni tepruar me alkolin apo jeni helmuar nga ushqimi.

Alkoli shkatërron shumë prej baktereve të shëndetshme në stomak dhe vitaminave apo mineraleve.

Lëngu i lakrës pastron sistemin tretës sepse përmban shumë ushqyes.

Ekspertët rekomandojnë pirjen e një gote me lëng lakre në ditë me stomak bosh dhe më pas rritjen e dozës në dy gota në ditë.

Kundër shenjave të moshës

Pini një gotë me lëng lakre në ditë për të shmangur plakjen e parakohshme të lëkurës dhe tharjen e saj.

Lëngun e lakrës mund ta përdorni edhe si një maskë lëkure.

Nëse dëshironi të hiqni njollat apo të zbusni pigmentimin e lëkurës përzieni një lugë gjelle me mjaltë, pak shafran Indie dhe një çerek gote me lëng lakre.

Më pas shtoni miell orizi dhe përzijeni mirë që të krijoni një pastë të mirëfilltë. Lyeni zonat e njollave me këtë pastë, mbajeni për 10 minuta dhe më pas shpëlajeni fytyrën me ujë.

Flokë të shëndetshëm

Lëngu i lakrës përmban shumë sulfur dhe është shumë efikas për forcimin e flokëve dhe shmangien e rënies së tyre.

Pini një gotë me lëng lakre çdo mëngjes dhe përdoreni lëngun edhe si maskë flokësh..

 Lëngu i lakrës çdo ditë

Lëngu i lakrës do të plotësojë nevojat ushqyese të trupit dhe do ju ndihmojë të humbisni në peshë, të forconi sistemin imunitar dhe të mbani sëmundjet larg.

Si të përgatisni lëngun e lakrës

Është shumë e thjeshtë për të bërë lëng të freskët lakre në shtëpi. Merrni një lakër të fortë dhe hiqni gjethet e sipërme. Lajeni mirë me ujë dhe pastaj thajeni.

Nëse ka ndonjë njollë ngjyrë kafe, prejeni zonën e dëmtuar.

Vendosni gjethet në një shtydhëse, ose në një mikser. Kullojeni dhe pijeni. Ju gjithashtu mund të shtoni gjethe mente, mjaltë dhe limon për të shtuar shije dhe aromë.

Lengu i lakres:Perdorimen surprize per shemdetin Read More »

Trilece nje embelsire e parezistueshme

Një ëmbëlsirë klasike e lehtë, shumë e dashur për shqiptarët, gosti fisnike për miqtë, fantastike për festat është Trileçe.

Është një ëmbëlsirë plot finesë, e thjeshtë në përgatitje dhe me pak përbërës por shija e saj është unike. Aq sa vështirë se mund t’i rezistosh.

Shoqërohet në një mënyrë fantastike me çajra të ndryshëm të ndryshëm por mbi të gjitha ëmbëlsira perfekte për të mbyllur me shijen më të mirë drekat apo darkat familjare.

Trileçe është ëmbëlsira perfekte për të ëmbëlsuar shpirtin dhe organizmin në çdo orë të ditës.

Me shijen e saj të kombinuar mes qumështit e krem karamelit kjo ëmbëlsirë është mahnitëse dhe shumë e dëshiruar nga të gjithë.

Ja një recetë fantastike të përgatitjes së trileçes në shtëpi, një mënyrë e lehtë për të ëmbëlsuar familjen apo të dashurit tuaj.

Si të përgatisim Trileçen në shtëpi 

Përbërësit

1 l qumësht

500 ml krem qumështi (krem pana)

10 kokrra vezë

10 lugë gjellë sheqer

10 lugë miell

350 qumësht i kondesuar (qumësht panda)

300 ml karamel (gjeni në supermarkete)

Përgatitja e pandispanjës

Në një enë hedhim vetëm të bardhat e vezëve dhe të verdhat i lëmë në një enë tjetër mënjanë.

Hedhim sheqerin në enën ku kemi të bardhat e vezëve dhe i rrahim derisa masa të bëhet e njëtrajtshme dhe e trashë.

Më pas, rrahim të verdhat e vezëve dhe i shtojmë tek masa e përgatitur me të bardhat e vezëve dhe sheqerin.

I përzjejmë derisa të njëtrajtësohen.

Më pas, shtojmë gradualisht miellin dhe njëkohësisht e trazojmë masën pa ndërprerje me qëllim që volumi i masës të jetë i njëjtë.

Ngrohim furrën në temperaturën 250 gradë.

Përmes një furçe kuzhine lyejmë me pak vaj tavën dhe hedhim në të masën e përgatitur dhe e lëmë të piqet në këtë temperaturë për 5 minuta, më pas gradën e nxehjes e ulim në nivelin 150.

E lëmë të piqet edhe për 10 minuta të tjera.

Përgatitja e Qumështit

Hedhim qumështin e kondesuar në një enë bashkë me qumështin e lëngshëm.

I përzjejmë derisa qumështi i kondesuar të tretet plotësisht.

Më pas shtojmë kremin e qumështit (pana). I përzjejmë mirë që të jenë një masë.

Heqim kekun ose pandispanjën nga furra. Pasi të jetë ftohur i presim në formë katrorë dhe hedhim përsipër masën e qumështit.

E lëmë derisa pandispanja të përthithë qumështin plotësisht.

Në fund, u hedhim sipër karamelin e lëngshëm.

Trilece nje embelsire e parezistueshme Read More »

Vlerat e mrekullueshme te cajit te frutave te pyllit

Frutat e pyllit janë unike në shije dhe vlera, por bashkimi i tyre, si gjithmonë sjell fuqinë maksimale për organizmin.

Nëse konsumoni boronica, luleshtrydhe, trëndafil të egër, manaferra dhe boronica të kuqe, vlerat shëndetësore të tyre do të shumëfishohen në të mirën e shëndetit tuaj.

Përfshirja e frutave të pyllit në ushqimet tuaja është një metodë mjaft e mirë dhe e zgjuar për të parandaluar sëmundjet dhe përmirësuar shëndetin.

Shkencëtarët kanë shumë të drejtë kur i klasifikojnë këto fruta si super ushqime, sepse ato janë të pasura me ushqyes, antioksidantë, fibër, vitaminë C dhe folat.

Më poshtë do të lexoni mbi vlerat e tyre dhe rekomandimet për përgatitjen e çajit të plotfuqishëm të frutave të pyllit.

Çfarë thonë studimet për konsumin e frutave të pyllit

Frutat e pyllit janë të pasura me flavonoidë, një ndër antioksidantët më të fuqishëm që ekzistojnë.

Ato gjenden me shumicë në frutat e pyllit dhe janë përgjegjëse për pigmentin e zjarrtë të së kuqes, vjollcës ose blusë që karakterizon këto fruta.

Studimet kanë zbuluar lidhje të forta mes flavonoidëve që gjenden tek boronicat me uljen e ndjeshme të rrezikut që i kanoset organizmit nga radikalet e lira.

Flavonoidët e ndihmojnë organizmin të jetë më i mbrojtur ndaj sëmundjeve. Ato neutralizojnë radikalet e lira të cilat dëmtojnë qelizat e shëndetshme.

Prodhimi i këtyre substancave të rrezikshme shtohet kur ne ekspozohemi ndaj ndotjes, rrezatimeve, tymit të duhanit dhe pesticideve.

Fitoushqyesit që gjenden tek kokrrat e pyllit përmirësojnë komunikimin mes qelizave të trurit, një proçes që me kalimin e kohës bëhet gjithnjë e më i vështirë.

Të gjitha frutat dhe perimet janë të pasura me fibër, por frutat e pyllit janë të veçanta.

Pektina, lloji kryesor i fibrës që përmbajnë këto fruta është e tretshme. Ajo ngadalëson tretjen duke ju ndihmuar të qëndroni të ngopur për shumë kohë.

Një gjë e tillë mund të ndihmojë edhe në përpjekjet tuaja për të rënë në peshë. Pektina rregullon nivelet e sheqerit në gjak, ndaj frutat e pyllit nuk duhet të mungojnë në tryezën e njerëzve që vuajnë nga diabeti.

Frutat e pyllit janë një burim i mirë i vitaminës C, edhe ajo një antioksidant i fuqishëm dhe i dobishëm për rritjen dhe zhvillimin e organizmit dhe shërimin e plagëve.

Frutat e pyllit janë të pasura me folat, ose siç njihet ndryshe vitamina B9 që gjendet natyralisht tek frutat, veçanërisht tek luleshtrydhet.

Nivelet e larta të homocisteinës, aminoacidit që dëmton enët e gjakut, rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Folati është një nga armiqtë kryesorë të saj.

Studimet kanë treguar se antioksidantët kanë një ndikim të fortë në tensionin e lartë të gjakut. Ato zgjerojnë enët e gjakut dhe përmirësojnë qarkullimin e tij duke ulur në të njëjtën kohë tensionin.

Frutat e pyllit përmbajnë fruktozë, një sheqer natyral që mbetabolizohet pa nevojën e insulinës. Frutat e pyllit janë ideale për rënien në peshë, sepse ato përmbajnë pak kalori dhe aspak yndyrna.

PËRBËRËSIT

• 1 filxhan me trëndafil të egër
• 1 filxhan me boronica të thata
• 1 filxhan me manaferra të thata

UDHËZIMET

Vendosni frutat e pyllit të thata në një çajnik. Hidhni ujë dhe vendoseni çajnikun në zjarr.

Çajin mund ta bëni të fortë duke hedhur më pak ujë, ose më të lehtë duke hedhur më shumë ujë.

Sapo uji të nisë të ziejë, hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet për pak minuta. Më pas kullojeni nga frutat e thata dhe hidheni në filxhan.

Disa njerëz preferojnë të shtojnë pak sheqer, por edhe mjalti është një zgjidhje ideale.

Vlerat e mrekullueshme te cajit te frutave te pyllit Read More »

Cila është puna ku të miturit fitojnë 500 euro në ditë?

Një qytezë norvegjeze e quajtur Balstad ofron punën më të mirë për të miturit, duke u dhënë atyre një fitim prej rreth 500 euro në ditë.
Kjo pasi fëmijët kanë mësuar t’ua presin gjuhën peshqve të quajtur Bakalar, duke u treguar të kujdesshëm. Bakalar është specialiteti kryesor i norvegjezëve, dhe kërkesat për këtë lloj peshku të veçantë janë të larta dhe i shërbejnë eksportit të vendit.

Peshkatarët ua dhurojnë kokat e këtyre peshqve fëmijëve të vegjël të cilët pasi ua presin gjuhën, i shesin. Një kilogram gjuhë peshqish të tillë shitet rreth 6 euro.

Rasti më i mirë për të treguar këtë sukses është 16-vjeçari Trgjav Petersen, i cili ka rrëfyer historinë e tij.

Babai i tij është një peshkatar dhe e ka mësuar se si në mënyrë precize dhe të shpejtë t’ua presë gjuhët peshqve.

Peterseni tregon:

Kur fillova në fillim këtë punë, bëja vetëm dy kilogram me gjuhët e peshqve. Por, sot pa problem bëj deri në 80 kilogramë, kurse nganjëherë brenda ditës fitoj deri në 4500 kruna norvegjeze (afërsisht 500 euro). Kështu ne kemi mundësi të fitojmë para të mjaftueshme për të blerë gjërat që ëndërrojmë t’i blejmë, siç janë telefonat e mençur, laptopët apo edhe veshmbathja. Deri më sot kam kursyer mjaftueshëm për udhëtimin tim në SHBA. Do të kënaqem në ishullin mes New York-ut dhe Havait.”
Kjo punë është vetëm specialitet i fëmijëve pasi të rriturit nuk lejohen që të presin peshkatarët dhe as të shesin gjuhët e peshqve.

Cila është puna ku të miturit fitojnë 500 euro në ditë? Read More »

Namik Dokle tallet me Erion Veliajn

Ish-deputeti socialist Nakim Dokle ka bërë një koment mjaft interesant duke ironizuar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Në një foto në Facebook, Dokle shfaqet me një lopatë në dorë, pranë një peme ulliri, ndërsa në komentin që shoqëron fotografinë shkruan: “Edhe une e mbolla sot nje ulli… (Ne kopesht, jo ne televizor)”. Duket qartë që ish-deputeti tallet me kryebashkiakun që çdo ditë e shohim në TV me lopatë në dorë duke mbjellë pemë.

Namik Dokle tallet me Erion Veliajn Read More »

Prejardhja e emrit ”Dukat”

Emrin “Dukat” ky fshat e gëzon nga viti 220 para erës sonë. Aty është zbuluar një varrezë ilire e mijëvjeçarit III para Krishtit. Më vitin 48 pas Krishtit, pikërisht aty, Jul Cezari kërkoi ndihmë për të sulmuar dhe shpartalluar Pompeun.

Më 29 maj 1920 në Dukat u mbajt Kuvendi i Barçallasë që vendosi për të filluar luftën kundër pushtuesve italianë. Sipas Mulla Isa Hasko, emri i ketij fshati duhet te ketë prejardhjen nga një monedhe e vjeter dhe me vlere.

Edhe Evilja Celebiu në librin “Shqipëria para dyqind vjetëve”, i përkthyer nga Sali Vuçiterni, hedh dritë mbi emrin e Dukatit.

Ndërsa Dukati i Ri ose siç quhet ndryshe Dukat-Fushë u ndërtua pas vitit 1945 në të zbritur të grykës së Shën Thanasit, në të majtë të lumit të Dukatit e të rrugës automobilistike Vlorë – Himarë, nën këmbët e maleve të vetëtimës ose siç quhet sot mali i Rimit.

Prejardhja e emrit ”Dukat” Read More »