Aurora

Nusja e Jozefinës ndez rrjetin, publikon foton ”hot”

Moderatorja Eva Murati, e dashura e Genar Topallit, djalit të deputetes Jozefina Topalli është kthyer një nga figurat më të komentuara të ekranit shqiptar për shkak të emisioneve që drejton, angazhimit në aktrim dhe shpesh për bukurinë e saj.

Ambiciet dhe dëshira e madhe  e Evës për të qenë e përfshirë në shumë fusha të botës së ekranit, kanë kaluar kufinjtë.

Ditën e sotme moderatorja e njohur ka ditur ta tërheqë vëmendjen drejt saj. Eva është shfaqur mjaft e nxehtë, ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim gjithnjë ashtu të ëmbël dhe të thjeshtë.

Në foton e publikuar pak më parë në Instagram, Murati shfaqet artistike me make up të rënduar dhe në pjesën e sipërme të trupit pa veshje.

evaaa.PNG

Nusja e Jozefinës ndez rrjetin, publikon foton ”hot” Read More »

Tragjasi i vjeter flet !

Për të shkuar në fshatin Tragjas i Vjetër, duhet të kthehesh në të majtë të rrugës kombëtare Vlorë-Sarandë, rreth 500 metra pa mbërritur në qytezën e Orikumit, 20 km në jug të Vlorës. Duhet të përshkosh fshatin Tragjas i Ri dhe të ecësh nëpër një rrugë, vërtet të paasfaltuar, por gjithsesi të pranueshme dhe të kalueshme nga automjetet. Tragjasi i Vjetër, ndodhet në kreshtën e disa kodrinave, që shfaqen papritmas, pas kthesave të shumta, në një lartësi prej më shumë se 300 metra mbi nivelin e detit. Në hyrje të këtij fshati, që në fakt, tashmë është vetëm një mori ngrehinash gjysëm të shkatërruara, krijon një perceptim për atë që ka qenë krijuar këtu prej shekujsh. Këto ngrehina duket sikur flasin për çdo vizitor, që mund të mbërrijë këtu, i ngacmuar nga historia dhe nga ajo çka mbetur nga jeta e dikurshme. Kanë kaluar rreth 70 vjet qëkurse ky ngulim është braktisur prej banorëve të tij të dikurshëm, por këtu jeta vazhdon të jetë e gjallë. Ajo pulson. Perceptohet në gjithë këtë mjedis, ndonëse ngrehinat janë gjysmë të rrënuara, të mbetura në këtë gjendje pas atij momenti kur fshati u shkatërrua dhe u dogj nga pushtuesit gjermanë, në atë vit të largët të 1944-ës.

Banorët u larguan prej këtu, për t’u zhvendosur poshtë, në luginë, shumë më pranë bregut të detit, ku është sot fshati. Por, pas lanë kujtimet e prindërve, të gjyshërve, lanë një histori shumë të pasur të ndërtuar nga këta njerëz, por edhe një traditë të shquar në ndërtim. Pavarësisht gjendjes, gjysmëbanesat e Tragjasit të Vjetër flasin për çdo vizitor. Këtu nuk gjen njerëz, por, tragjasiotët nuk e kanë braktisur atë. Kthehen shpesh për të parë të shkuarën e tyre. Madje, kjo këmbëngulje ishte edhe një nga faktorët që përshpejtoi projektin e rikonstruksionit të sheshit të fshatit, atje ku sot ndodhet një krua. Tashmë, Tragjasi i Vjetër flet. Ai ka nisur të vizitohet nga njerëzit, por edhe nga të huajt, që zbulojnë aty vlera tërheqëse të historisë dhe të traditës në ndërtim. Pak vjet më parë, një profesor francez, që vizitoi rastësisht këtë vend, u befasua nga ajo që pa. “Është një vend përmes të cilit ju mund të tërhiqni mjaft turistë, nëse do të investoni”, u shpreh ai. Kohë më parë u ndërhy për riparimin e pjesshëm të rrugës, ndërkohë që u përshtat disi edhe sheshi i fshatit.Më tej, është e nevojshme të rikonstruktohen edhe disa nga banesat më të mirëmbajtura. “Sheshi i këtij fshati, i shpallur monument kulture, është një nga elementët kryesorë referues të të gjithë mjedisit arkitekturor, që përfaqësohet nga ndërtesa të vjetra që pasqyrojnë traditën e hershme të kësaj zone”, thonë specialistët. Banesat e braktisura prej dekadash nga pragfundi i Luftës së Dytë Botërore dhe, në tërësi, fshati Tragjas i Vjetër, përfaqësojnë një traditë të pasur e të veçantë në ndërtim, që mund të shndërrohen në resurse të rëndësishme, në funksion të zhvillimit të turizmit. Kjo favorizohet edhe nga pozicioni gjeografik i fshatit, në zonën bregdetare të Orikumit. Gjatë muajve të verës, ky fshat vizitohet nga pushues nga rrethe të ndryshme të vendit, si dhe nga të huaj, turistë nga Maqedonia , Mali i Zi, Franca e Italia. Specialistët janë optimistë se, gjatë periudhës së verës, Tragjasi i Vjetër mund të shndërrohet në një referencë për vlerat kulturore në funksion të zhvillimit të turizmit. Sipas historianëve, ky vendbanim është ndërtuar në fund të shekullit XIV dhe fillim të shekullit XV, nga Gjergj Arianiti, babai i Donika Kastriotit.

Tragjasi i Vjetër, ka një histori të pasur, që nis prej lashtësisë. Mendohet që, zanafilla e kësaj qendre të banuar, të jetë diku në shekullin VI para Krishtit. Gjatë udhëtimeve të tij, piktori i famshëm Eduard Lir, ka ardhur në Tragjasin e Vjetër, ku ka qëndruar një natë. Sipas historianëve, ai ishte mrekulluar nga natyra dhe pozicioni gjeografik i fshatit. Mendohet që, ai të ketë qëndruar diku, pranë shkollës së dikurshme dhe, prej andej, ka krijuar një nga tablotë e tij më të njohura. Nga Tragjasi i Vjetër, tashmë kanë mbetur vetëm gërmadhat e banesave te ngritura shekuj më parë. 280 ngrehina karakteristike prej guri, në pjesën më të madhe dykatëshe, janë shpërndarë në disa çuka kodrash, që dikur formonin 5 lagjet e këtij fshati. Dallohen qartë duart e mjeshtërve të punimit në gur, të cilët nuk janë kursyer në gdhendjen e elementëve artistikë.

Rezultate imazhesh për foto tragjasi i vjeterRezultate imazhesh për foto tragjasi i vjeterRezultate imazhesh për foto tragjasi i vjeterRezultate imazhesh për foto tragjasi i vjeterRezultate imazhesh për foto tragjasi i vjeterImazh i ngjashëmRezultate imazhesh për foto tragjasi i vjeterRezultate imazhesh për foto tragjasi i vjeter

Tragjasi i vjeter flet ! Read More »

Pisha Flamur Llogora me vlera shkencore,biologjike,estetike dhe turistike

Pisha Flamur, Llogora gjendet në parkun Kombëtar të Llogorasë, pak më në veri të qafës me të njëjtin emër, 910 m mbi nivelin e detit. Ka formën e flamurit si rezultat i veprimit të erërave të forta të juglindjes. Pisha i përket llojit Pinus nigra. Druri ka lartësi rreth 20 m, diametër të trungut 75 cm dhe moshë rreth 100 vjet. Ky monument ka vlera shkencore, biologjike, estetike dhe turistike. Disa degë po thahen nga faktorët natyrorë. Për të vajtur tek ky monument merret rruga automobilistike Vlorë – Dukat -Llogora deri para se të dalësh në qafën e Llogorasë, në të djathtë të rrugës, pasi keni kaluar fshatin turistik).

Image result for foto pisha flamur llogoraImage result for foto pisha flamur llogoraImage result for foto pisha flamur llogora

Pisha Flamur Llogora me vlera shkencore,biologjike,estetike dhe turistike Read More »

Orikumi nje nga qendrat me te vjetra te banuara ne trojet para-Ilire

Orikumi (Jeriko-Pashalimani) pavarësisht se nuk ka të dhëna arkeologjike të periudhës së lashtësisë, mendohet se mund të ketë qenë një nga qendrat më të vjetra të banuara në trojet para-ilire, ilire dhe shqiptare. Orikumi mendohet që të jetë banuar që në periudhën e bronzit dhe të hekurit, në mijëvjeçarin e II-I para erës sonë. Në letërsinë historike të antikitetit, në bregdetin ilir të Ballkanit përmenden disa koloni greke, si dhe kontaktet e tyre me hinterlandin ilir. Kolonizimi helen i bregdetit tonë, është pjesë e rëndësishme e ngulimeve perëndimore të grekëve, rolin kryesor të të cilit e ka luajtur qyteti i Korintit.

Ai ka filluar nga gjysma e dytë e shekullit VIII p.e.s, me themelimin e kolonisë së Korkyrës në vitin 737 p.e.s në ishullin e Korfuzit. Pas kësaj, në fund të shekullit VII pasi u kolonizua Buthroti (Butrinti i sotëm), në vitin 627 p.e.s u themelua kolonia e Dyrrahut (Durrësit) dhe në vitin 588 p.e.s pranë kodrës së fshatit Pojan, u themelua Apolonia. Në literaturën antike, për koloninë helene të Orikumit si datë e përafërt e themelimit jepet nga Stefan Bizantini në veprën “De urbibus et populis” (Qytetet dhe Popujt), i cili përveçse thekson se koha e themelimit është e njëjtë me atë të Apolonisë, thotë gjithashtu se të dy këto koloni u ndërtuan pranë qendrave të banuara më parë nga ilirët.

Mbas kësaj date Oriku (Oriku-Jeriko– Eriko-Pashalimani- Orikumi) do të vazhdojë të banohet pa ndërprerje jo më nga kolonët, por nga popullsia vendase e krahinave për rreth Gjirit të Vlorës. Në këtë shkrim, objekt është fiksimi paraprak dhe kronologjik i dokumenteve që kemi studiuar për Orikumin dhe jetën plot dramacitet të tij. Në autorët e parë antikë që përmendin ekzistencën e Orikut jo si vendbanim fushor i thjeshtë, por si qytet (polis), është Hekateu i Miletit në veprën e tij “Europa”, shkruar rreth viteve 514- 510 p.e.s.

Sipas dëshmive të Tit Livit, në verë të vitit 214 p.e.s, kur Filipi V i Maqedonisë sulmoi Orikumin, ai e pushtoi atë me lehtësi, “mbasi qyteti nuk kishte as ledhe dhe as mure të forta”. Por kur Çezari zbarkoi në Iliri, Orikumi ishte plotësisht i fortifikuar. Koha e ndërtimit të mureve rrethuese mbrojtëse të Orikumit mendohet të jetë realizuar gjatë shekullit II p.e.s deri në mesin e shekullit I p.e.s. Gjatë veprimeve luftarake kundër Pompeit në hapësirat Ilirike, Çezari la për mbrojtjen e mureve të Orikut 3 kohorta. Përshkrimin më të saktë të fortifikimit të Orikut e kemi nga arkeologu Francez L.Heyzey në veprën “Mission arkeologique de Macedoine” botuar një shekull më parë.

Ai thotë se qyteti ishte ndërtuar dhe fortifikuar me shumë shije dhe se traseja e rrethimit kishte një formë ovale, ku muri helenik më i vjetër ishte ndërtuar më vonë me tulla e llaç. Një rrethim të veçantë krijonte gjithashtu akropoli, i cili ndodhej në majë të kodrës dhe ndahej në dy pjesë nga një mur i brendshëm. Siç del nga përshkrimi i Heyzeyt, Oriku ka qenë i mbrojtur nga një mur rrethues me tulla të vendosura mbi një xokol gurësh të punuar si në Apolloni dhe Lis. Oriku nuk i ka shpëtuar as vëmendjes së babait të historisë Herodotit të Halikarnasit, i cili e përmend atë në Librin IX, 93 të “Historisë”.

Oriku është qyteti i parë, që haset nga e djathta kur hyhet në Adriatik. Banorët e tij, orikët, vijnë nga krahina e Amantias. Në pjesën e brendshme (të gjirit-ÇF) fqinjë me orikët janë kaonët, që jetojnë deri në Dodonë së bashku me antitanët. Gryka e gjirit Jon (Kanali i Otrantos- ÇF) shkon që nga malet Akrokeraune deri në Kepin e Japygise (Itali). Adriatiku dhe Joni janë e njëjta gjë. Në veprën e tij prof. Shaban Demiraj e përmend disa herë Orikun, duke e konsideruar atë dhe Apoloninë më shumë si enklava tregtare se sa si koloni greke. Oriku i formuar rreth shekullit VI p.e.s. lulëzon deri në shek. II të e.s., kur në Gjirin e Vlorës u themelua (shfaq) Aulona.

Image result for foto orikumiRelated image

Orikumi nje nga qendrat me te vjetra te banuara ne trojet para-Ilire Read More »

Rasti më i rrallë në botë, foshnja e lindur pa hundë mbijetoi dhe ja se si duket 4 vjet më vonë

Foshnja që ka lindur pa hundë. 4 vjet më vonë ja se si duket!

Në 2015, në mars, një fëmijë ka lindur pa hundë.

Prindërit e saj, natyrisht, e adhurojnë me apo pa hundë, pavarësisht çdo gjëje.

Foshnja kishte të ashtuquajturën sëmundje Arhinia kongjenitale që shumica e foshnjave nuk mbijetojnë, veçanërisht për shkak të vështirësisë së frymëmarrjes dhe gëlltitjes.

Eli, sigurisht, është një heroinë, ajo menjëherë filloi të marrë frymë dhe të thithte qumësht. A nuk është e ëmbël?

Rasti më i rrallë në botë, foshnja e lindur pa hundë mbijetoi dhe ja se si duket 4 vjet më vonë Read More »

Berisha deklaratë të fortë për presidentin Maqedonas: Albanofobia ka pushtuar Maqedoninë, ligji do miratohet prapë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pasi vendimit të Presidentit maqedonas për të mos dekretuar ligjin e gjuhes shqipe.

Edhe pse ligji u votua në parlamentin e Maqedonisë nga deputetët e mazhorancës maqedonase, Ivanov vendosi ta rikthejë për votim në parlament.

Berisha është shprehur se ligji përsëri do të votohet dhe se ky akt dëshmon se albanofobia ka pushtuar nivelet me te larta te shtetit te Maqedonise dhe se çlirimi i maqedonasve prej saj eshte nje domosdoshmeri jetike per paqen dhe stabilitetin e vendit fqinj.

Reagimi i plotë:

Nje veto albanofobe!

Te dashur miq, keto dite Presidenti i Republikes se Maqedonise, Ivanov ne nje akt te mirefillte albanofobik perdori veton dhe nuk firmosi por ktheu ne parlament ligjin e perdorimit te gjere si gjuhe zyrtare te gjuhes shqipe.

Ky ligj u votua ne parlamentin e Maqedonise nga deputetet e mazhorances maqedonase dhe forcave politike shqiptare ne zbatim te marreveshjes se Ohrit.

Akti i presidentit Ivanov e kthen ligjin per rivotim ne parlament dhe jam i bindur se ligji perseri do te votohet. Por ky akt deshmon se albanofobia ka pushtuar nivelet me te larta te shtetit te Maqedonise dhe se çlirimi i maqedonasve prej saj eshte nje domosdoshmeri jetike per paqen dhe stabilitetin e vendit fqinj! sb

Berisha deklaratë të fortë për presidentin Maqedonas: Albanofobia ka pushtuar Maqedoninë, ligji do miratohet prapë Read More »

Lubonja i përgjigjet Xhufit: Njerëz si ai e kanë bërë vendin stalinist, injorant

Analisti dhe shkrimtari Fatos Lubonja i është përgjigjur ofendimeve të historianit Pëllumb Xhufi mbi debatin për heroin kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeun.

Snalisti Fatos Lubonja thotë se figura e tij duhet parë përtej mitit.
“Duhet ta ndajmë historinë e Skënderbeut nga miti, të mos ngelemi me përralla. Ka ardhur koha të bazohemi në fakte dhe në dokumente”, tha ai i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në News 24.

Ai i referohet botimeve të historianit Oliver Schmitt, teksa flet për Skënderbeun dhe i përgjigjet deklaratave të historianit Pëllumb Xhufi, i cili ka thënë pak ditë më parë se Lubonja është i palexuar për këtë çështje dhe se duhet t’i rrijë larg Skënderbeut. “Të merret me punë të tjera por me Skënderbeun Jo! Po e them edhe njëherë Fatosi është i palexuar”,- ka thënë Xhufi.

Nga ana e tij Lubonja e cilëson injorant Xhufin. “Unë nuk jam historian, por s’mund të thuash që jam i palexuar. Pikërisht këta njerëz si Xhufi e kanë bërë ketë vend të të shihet ende si vend Stalinist. E dëgjoni çfarë thotë?! Të qendrojë larg sikur ky e ka monopolin! Kjo është injorancë. Kur flitet për histori është një e vërtetë që nuk e ka as njëri as tjetri. Ky thotë mos e boto këtë qëndro larg. Kjo është injorancë”.

Sa për deklaratat e thëna nga Aurel Plasari se Skënderbeu nuk është rrëmbyer asnjëherë nga turqit, por është rritur e stërvitur në Krujë, Lubonja thotë se është një tjetër deklaratë vetëmburrëse, shkruan BW.

“Me sa di unë i punësuar i osmanëve ka qenë i ati. Me këtë del sikur ishim ne shqiptarët që e edukuam Skënderbeun. Fakt është që ai ishte jeniçer, se si përdoreshin se si edukoheshin jeniçerët këtë nuk e dimë. Pra, në të gjithë këtë deklaratë ka një nevojë për vetëmburrje”,- sqaroi ai.

Sa për deklaratat e thëna nga Aurel Plasari se Skënderbeu nuk është rrëmbyer asnjëherë nga turqit, por është rritur e stërvitur në Krujë, Lubonja thotë se është një tjetër deklaratë vetëmburrëse.

“Me sa di unë i punësuar i osmanëve ka qenë i ati. Me këtë del sikur ishim ne shqiptarët që e edukuam Skënderbeun. Fakt është që ai ishte jeniçer, se si përdoreshin se si edukoheshin jeniçerët këtë nuk e dimë. Pra, në të gjithë këtë deklaratë ka një nevojë për vetëmburrje”,- sqaroi ai.

Sa për deklaratat e thëna nga Aurel Plasari se Skënderbeu nuk është rrëmbyer asnjëherë nga turqit, por është rritur e stërvitur në Krujë, Lubonja thotë se është një tjetër deklaratë vetëmburrëse, ashtu siç ju pëlqen shpesh shqiptarëve.

“Me sa di unë i punësuar i osmanëve ka qenë i ati. Me këtë del sikur ishim ne shqiptarët që e edukuam Skënderbeun. Fakt është që ai ishte jeniçer, se si përdoreshin se si edukoheshin jeniçerët këtë nuk e dimë. Pra, në të gjithë këtë deklaratë ka një nevojë për vetëmburrje”,- sqaroi ai.

Lubonja shtoi ndër të tjera se vlera e vetme e mitit të Skënderbeut në kohën e sotme është t’i bëjë shqiptarët të presin ende që Skënderbeu të vijë e t’ju sjellë lirinë.

“Figura e Skënderbeut kështu siç e trajtojmë ne si mit për mendimin tim është fenomen kulturor, ky lloj miti është miti që i bën shqiptarët të vazhdojnë ende të presin Skëndërbeun t’ju sjellë lirinë. Ne na duhet të ndërtojmë shtetin por nuk mjafton një figurë, nuk mjafton as Edi Rama dhe as Enver Hoxha se edhe ai shihej si Skënderbe. Edhe tani del ajo Spiropali dhe e quan Ramën Skënderbe. Ne kohën e sotme ai që bëhet Skënderbeu i radhës që e përdor Skënderbeun bëhet dhunuesi ynë”, shtoi Lubonja.

Lubonja i përgjigjet Xhufit: Njerëz si ai e kanë bërë vendin stalinist, injorant Read More »

Tinka Kurti flet për ngacmimet seksuale: Askush nuk…

Kohët e fundit janë shtuar së shumti rastet kur gratë e aktrimit kanë denoncuar ngacmimet seksuale që kanë ndodhur me to.

Jo më larg se disa ditë më parë, të njëjtit shqetësim i është bashkuar dhe aktorja e njohur shqiptare me famë botërore, Eliza Dushku.

Po ç’ndodhte në kinematografinë shqiptare, a kishte edhe këtu ngacmime, ndaj aktoreve?! E madhja Tinka Kurti thotë se jo.

“Absolutisht jo. Nuk guxonte askush. Flas për vete dhe për shoqet e mia. Gjatë gjithë karrierës, teatrale dhe kinematografike nuk kam dëgjuar diçka të tillë.

Ne rrimin bashkë edhe 9 muaj në sheshxhirim, kur bënim filma. Se kishte dubla pafund. Nuk kishte ngacmime. Përkundrazi ne shkonim mirë. Argëtoheshim pafund. Nuk mund t`ia bëj kot diçka të tillë”, është shprehur ajo në një bisedë për ‘’Tirana Post”.

Po edhe artistet e huaja në moshën e saj thonë të njëjtën gjë. Chatherine Deneuve ka thënë se është krim të abuzosh me një vajzë, ama është po aq mëkat edhe ta provokosh një burrë.

Ndërkohë që edhe Brigitte Bardot, një ikonë e kinematografisë, yll e bukur, tha se kurrë nuk ishte ngacmuar.

Tinka Kurti flet për ngacmimet seksuale: Askush nuk… Read More »