Aurora

Pergatituni per acar

Temperaturat e ulëta do të mbizotërojnë gjatë kësaj jave bëjnë me dije sinoptikantët.

Edhe pse me diell edhe me mot të kthjellët në po thuajse gjithë territorin, temperaturat do të zbresin në – 6°C në zonat malore dhe në – 3°C në zonat e ulëta, bën me dije Metoalb.

“Rikthehen kthjellimet në të gjithë vendin, duke përjashtuar ekstremin Verior ku do ketë vranësira lokale. Edhe pasditja mbetet me mot të kthjellët dhe të ftohtë.

Temperaturat e ajrit gjatë mëngjesit luhaten nga –3°C në 1°C në zonat e ulëta dhe bregdet por zbresin në – 6°C në zonat malore; mesdita vijon me temperatura të ulëta, deri 4°C në zonat malore dhe deri 12°C në bregdet,”

Pergatituni per acar Read More »

Facebook “njeh” efektet negative që shkakton

Facebook ka folur për herë të parë zyrtarisht në lidhje me zërat se rrjeti social po shkakton një efekt negativ shkatërrues në shoqëri.

Platforma më e madhe në rrjet e këtij lloji është rivendosur në qendër të akuzave se u përdor si mjet nga Rusia për të përhapur lajme të rreme për të influencuar në SHBA, Britani e Francë.

“Do të dëshiroja që të thoja që të gjërat pozitive që sjell Facebook tejkalojnë ato negative, por nuk mund ta garantoj dot këtë. Është detyrë morale që të kuptojmë teknologjinë në ditët e sotme dhe të përdorim komunitete e platforma të këtij lloji për t’i shndërruar sa më përfaqësuese, qytetare dhe të besueshme”, deklaroi Samidh Chakrabarti, një menaxher i lartë në kompaninë e Mark Zuckerberg.

Facebook numëron më shumë se 2 miliardë përdorues në gjithë botën.

Facebook “njeh” efektet negative që shkakton Read More »

Kryemadhi flet për herë të parë: Erion Braçe u bë deputet nga kërkesa ime

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi e ftuar në “360 Gradë” në Ora News, tregoi një moment nga viti 1996, ku ajo kishte propozuar Erion Braçen si deputet në qarkun e Beratit për shkak të “konfliktit të interesit” pasi ishte e lidhur me Ilir Metën.

https://streamable.com/grle8

Kryemadhi: Në 96 unë jam propozuar deputete në qarkun e Beratit dhe unë kam qenë ajo që i kam kërkuar zt.Ruçi që unë e tërheq kandidaturën time vetëm me një kusht; që deputet të vendoset Erjon Braçe në vendin tim. Kjo është e vërtetë dhe më kanë thënë t’i çdo. Ndre Legisin kam qenë unë ajo që e kam futur në listën e deputetëve. Unë konsiderohesha e Ilir Metës dhe kisha konflikt interesi.

Zheji: Ke pasur dorën e mbarë se nuk u largua nga Parlamenti..

Kryemadhi: Ashtu e kam pasur dorën e mbarë për të gjithë kujt ia kam dhënë shansin.

Unë nuk doja të bëhesha kryetare e LSI. Kam shumë vite që kontribuoj në politikë. I kam kushtuar më shumë fëmijëve të mi se sa Ilir Metës.

Kur vijmë në momentin e marrjes së LSI është një kërkesë e bërë nga Petrit Vasili. Një nga arsyet që e kam pranuar është se ju lutem të mos më ndërhyni. E di shumë mirë që Ilir Meta do të ndërhynte në vendimmarrjet tona, apo në deklaratat e mia nuk do të isha më vetvetja.

Kjo ka qenë një marrëveshje shumë e mirë midis meje, Petrit Vasilit dhe Ilir Metës.

Akoma po ndihen pasojat e largimit të Sali Berishës. Edhe LSI do t’i duhet kohë për të arritur atë organizim dhe frymëzim që ngjallte Ilir Meta.

https://streamable.com/grle8

Kryemadhi flet për herë të parë: Erion Braçe u bë deputet nga kërkesa ime Read More »

Manastirliu viziton aktoren Kurti në spital: Të shkuara yllit që na frymëzon

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale, Ogerta Manastirliu ka vizituar pak minuta më parë aktoren e njohur Tinka Kurti, e cila është shtruar ditën e sotme me urgjencë në spital për shkak të shqetësimeve shëndetësore.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ministrja ka shkruar: “Të shkuara Tinka Kurtit, yllit të skenës shqiptare e të fëmijërisë të të gjithëve ne, dhe gruas që gjithnjë frymëzon gratë me fisnikërinë, energjinë e kurajon e saj”.

Manastirliu viziton aktoren Kurti në spital: Të shkuara yllit që na frymëzon Read More »

Stresi shpërfytyron simbolin e shqiponjës dhe e kthen në një gjethe hashashi

Reperi i njohur Stresi është shumë i kërkuar dhe i ndjekur edhe në rrjete sociale ku këngëtari poston shpesh herë foto për fansat e tij.
Këtë herë reperi ka publikuar një foto të modifikuar, ku nëpërmjet një gjetheje hashashi proteston kundër qeverisë e cila sipas Stresit e ka mbushur vendin me hashash.“Ti Shqipëri, çka më jep?”, ka shkruar ai bashkangjitur fotografisë, e cila ka edhe pjesë të simbolit të flamurit tonë, është komentuar gjerësisht nga fansat te cilët janë ndarë mes tyre, disa e mbështesin ndërsa ka të tjerë që e kritikojnë këtë postim.

Stresi shpërfytyron simbolin e shqiponjës dhe e kthen në një gjethe hashashi Read More »

Ku u zhdukën 704 milionë dollarët e humbur nga ARMO?

Në emisionin e sotëm “Opinion”, është duke u diskutuar çështja e Armos, kompanisë së naftës, që më dy rafinertitë e saj të Ballshit dhe të Fierit është kthyer në një kompani që grumbullon vetëm borxhe, duke mbërritur sot në një pikë kritike, duke në në rrugë më shumë se 1200 punëtorë.

Sipas shifrave zyrtare janë të paktën 704 milionë dollarë të humbura nga veprimtaria e kompanisë që tashmë ka shkuar në faliment. Tabelat më poshtë, ju njohin me borxhet konkrete të kompanisë.

Ku u zhdukën 704 milionë dollarët e humbur nga ARMO? Read More »

Ja qyteti Shqiptar ne mesin e qyteteve me te bukura te Evropes

Qyteti 2400 vjeçar i Beratit, i njohur jo vetëm për bukurinë e tij të rrallë është renditur në vendin e dytë mes 30 vendeve më të bukura në Evropë.

E përditshmja britanike “The Telegraph” ka publikuar një artikull referuar Shoqatës Japoneze të Agjencive të Udhëtimit, (JATA) për qytetet më të bukura në Europë.

Në listën e publikuar mes 30 qyteteve, renditet edhe Berati në vendin e dytë.

“Mangalemi, në qytetin e Beratit shtrihet në brigjet e lumit Osum dhe është në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Në periudhën e mesjetës ka qenë një qytet kufitar i Perandorisë Bizantine, që gjë e dëshmon kështjella e tij”, thuhet në shkrimin e publikuar nga “The Telegraph”.

Qendra urbane e Beratit, reflekton influenca të traditës së banesave popullore ballkanike, që datojnë kryesisht në shekujt e 18 dhe 19 e.s. Kjo traditë është adaptuar për t’iu përshtatur mënyrës së jetesës së qytetit, me shtëpitë e vendosura në shpate me planimetri kryesisht horizontale dhe që përdorin gjerësisht dritën natyrore.

Në vitin 1961 Berati u shpall zyrtarisht qytet muze. Sot Berati trashëgon 210 objekte muzeale, nga të cilat 150 janë objekte në këmbë. Prej tyre 60 janë monumente të kategorisë së parë dhe të tjerat të kategorisë së dytë

Këto janë 30 qytetet më të bukura në Evropë, sipas Shoqatës Japoneze të Agjentëve të Udhëtimit (JATA)./ATSH

Më poshtë është lista e qyteteve sipas renditjes.

1. Kilkenny, Irlandë

2. Berat, Shqipëri

3. Civita di Bagnoregio, Itali

4. Procida, Itali

5. Conwy, Wells

6. Lech, Austri

7. Hindeloopen, Holandë

8. Lefkara, Qipro

9. Rovinj, Kroaci

10. Soglio, Zvicër

11. Visby, Suedi

12. Setenil de las Bodegas, Spanjë

13. Piran, Slloveni

14. Vlkolinec, Sllovaki

15. Marianske-Lazne, Republika Çeke

16. Quedlinburg, Gjermani

17. Bernkastel-Kues, Gjermani

18. Golyazi, Turqi

19. Reine, Norvegji

20. Sopron, Hungari

21. Koprivshtitsa, Bullgari

22. Porvoo, Finlandë

23. Saint-Cirq-Lapopie, Francë

24. Riqueëihr, Francë

25. Sint-Martens-Latem, Belgjikë

26. Zalipie, Poloni

27. Monsanto, Portugali

28. Ohër, Maqedoni

29. Kotor, Mali i Zi

30. Gura Humorului, Rumani

Ja qyteti Shqiptar ne mesin e qyteteve me te bukura te Evropes Read More »

Historiani: E vërteta e eshtrave të ushtarëve grekë në Shqipëri

Historiani Kastriot Dervishi ka bërë një përmbledhje të asaj që po ndodh me eshtrat e ushtarëve grekë në Shqipëri. Kjo është hera e parë që zhvarrimi tyre po bëhet në bazë të një komisioni të përbashkët qeveritar. Dervishi jep fillimisht detaje mbi rrethanat e luftës italo-greke në Shqipëri.

“Lufta italo-greke u zhvillua nga tetori 1940 deri në prill 1941. Nisi si agresion i Italisë ndaj shtetit grek dhe përfundoi me ndërhyrjen gjermane në Ballkan. Për një kohë jo të vogël (14 nëntor 1940-26 mars 1941) ajo u zhvillua brenda territorit shqiptar, në të cilin vepruan 15 divizione greke dhe 27 divizione italiane” – shkruan Dervishi që më pas zbulon çfarë ndodhi me eshtrat e italianëve.

“Italianët i zhvarrosën dhe më pas tërhoqën eshtrat e ushtarëve të tyre në vitet 1958-1960, pas marrëveshjes midis Shqipërisë dhe Italisë të datës 22.11.1957. Pala italiane caktoi në delegacionin e vet gjeneralin në rezervë Domenico Bandini, kapitenin Giovani Sinici dhe priftërinjtë Don Bertozi dhe Don Morrezo, të cilët erdhën më 15.2.1958. Gjenerali italian, më parë kishte shërbyer në Shqipëri në vitet 1929-1938 në shkollën e artilerisë” – shkruan Dervishi. Ai sqaron më pas edhe çështjen e ushtarëve grekë.

“Çështja e ushtarëve grekë ngeli e zgjatur në kohë, për shkak të politikave jo të qarta të shtetit komunist shqiptar, i cili mund ta kishte mbyllur përfundimisht duke iu përgjigjur kërkesës së parë të Greqisë për tërheqjen e plotë të tyre. Pretendimi i Greqisë ka qenë për kërkimin e 12-13 mijë ushtarëve të vrarë ose të ngrirë në Shqipëri. Referuar identifikimit të vitit 1985, zyrtarët e Ministrisë së Ekonomisë Komunale raportuan ekzistencën e 2.251 varreve të ushtarëve grekë në Shqipëri. Siç edhe shihet, midis asaj që është identifikuar në terren dhe asaj që pretendohet, ka luhatje të mëdha” – shkruan Dervishi. Ish-drejtori i arkivit të ministrisë së Brendshme ka bërë edhe një koment për kërkimet në Dragot të Tepelenës. Ai thotë se aty është bërë një kërkim edhe në vitin 1985, por nuk janë gjetur ushtarë grekë.

“Sot u kryen në Dragot të Tepelenës gërmime për zhvarrimin e ushtarëve grekë të vrarë gjatë Luftës Italo-Greke të viteve 1940-1941, në pjesën e territorit shqiptar. Për të vënë në dukje se ky nuk ishte gërmimi i parë, por i dyti, po rikujtoj procesin e parë, referuar nga procesverbali i 33 vjetëve më parë. Sipas këtij dokumentacioni, më 5-14 shtator 1985 u hapën 674 varre si dhe 220 gropa (në të cilat nuk u gjetën eshtra)” – shkruan Dervishi në Facebook.

Historiani: E vërteta e eshtrave të ushtarëve grekë në Shqipëri Read More »