Aurora

Polici afrohet t’i vërë gjobë super “bishës” luksoze në Bllok, i “ikën mendja” kur mëson se kush është pronari

Oni Hysenbelliu, një nga djemtë më të pasur të Shqipërisë, sipërmarrës i ri, bie gjithnjë në sy rrugëve kur kalon me automjetet e tij luksoze.

Ai ka në posedim disa makina të shtrenjta dhe blerja më e fundit e cila bëri bujë ishte një makinë tip “McLaren” ngjyrë e zezë.

Vlera e makinës shkon deri në 180 mijë dollarë.

Por ajo që e ka vënë në qendër të vëmendjes ditët e fundit super “bishën” e ish-futbollistit është një gjobitje nga policia në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet.

Fotoja është sjellë nga “Rich Kids Tirana”, me përshkrimin:

Kushedi me çfarë çmimi u gjobit?

Nuk dihet pse Oni mund ta ketë marrë gjobën e po ashtu nuk dihet as vlera me të cilën është gjobitur. Ajo që bie si hamendësim është gjithashtu pjesa që mund edhe të mos e ketë marrë fare gjobën kur polici ka parë se kush ishte pronari.

Polici afrohet t’i vërë gjobë super “bishës” luksoze në Bllok, i “ikën mendja” kur mëson se kush është pronari Read More »

Publikohen pamjet nga makina, Enca ulëret me të madhe: Vrava një burrë, telefononi dikë

“Vrava një burrë, telefononi dikë”, këto janë fjalët e thënë në panik nga këngëtarja Enca Haxhia, ndërsa para makinës së saj shihet një trup që nuk lëviz.
Videon këngëtarja e ka ndarë me ndjekësit e saj në Snapchat, ndërsa siç shkruan Express, ajo dëgjohet duke ulëritur.

Edhe pse në mbishkrimin e videos duket sikur ka ndodhur diçka e rëndë, në fund ajo zbulon se ishte thjeshtë një shaka që kishte menduar me mikun e saj.

Publikohen pamjet nga makina, Enca ulëret me të madhe: Vrava një burrë, telefononi dikë Read More »

Arsyet pse ndodh mjegullimi i trurit:Si te mbrohemi

Mjegullimi i trurit nuk është një gjendje mjekësore. Është një term i përdorur për disa simptoma që mund të ndikojnë në aftësinë tuaj për të menduar.

Mund të ndiheni të hutuar ose të çorganizuar ose ta keni të vështirë të përqendroheni dhe të vendosni mendimet tuaja në fjali.

Sindroma e lodhjes kronike

Me këtë gjendje, trupi dhe mendja juaj lodhen për një kohë të gjatë. Mund të ndiheni të hutuar, harraqë dhe të paaftë për t’u përqëndruar.

Nuk ka shërim të njohur për lodhjen kronike, por mjekimi dhe stërvitja mund të ndihmojnë.

Stresi dhe Depresioni

Ndodh të mos mbani mend mirë gjërat ose të mos jeni në gjendje të zgjidhni problemet.

Humbjen e energjisë dhe motivimit që shkaktohet nga depresioni, ndikon në trurin tuaj në një mënyrë që shkakton mjegullimin.

Trajtimi për depresionin duhet t’ju ndihmojë të merrni përsëri në rrugën e duhur.

Gjumi

Ju duhet gjumë për të ndihmuar trurin tuaj të funksionojë ashtu siç duhet. Por gjumi i mangët ose i tepërt mund t’ju bëjnë të ndiheni të mjegullt. Flini nga 7 deri në 9 orë. Nëse shkoni në shtrat dhe të zgjoheni në të njëjtën kohë çdo ditë, ndihmoni shëndetin tuaj.

Shtatëzania

Shumë gra e kanë të vështirë të kujtojnë gjërat gjatë shtatzënisë. Barra mund të ndryshojë trupin tuaj në shumë mënyra, dhe substancat e lëshuara për të mbrojtur dhe ushqyer fëmijën tuaj mund të sjellin probleme në kujtesë.

Skleroza e shumëfishtë

Kjo sëmundje ndikon në sistemin tuaj qendror nervor dhe mund të ndryshojë mënyrën si truri juaj komandon pjesën tjetër të trupit.

Rreth gjysma e njerëzve që preken nga skleroza kanë probleme me kujtesën, vëmendjen, planifikimin ose të folurit.

Ilaçet

Disa lloje të ilaçeve mund të shkaktojnë mjegullimin e trurit. Nëse merrni mjekime dhe vëreni se mendimi juaj nuk është aq i qartë sa duhet ose kur papritur nuk mund të mbani mend gjërat, takoni mjekun.

Sigurohuni që t’i lexoni mirë të gjitha barnat që merrni. Shumica e tyre e paraqesin mjegullimin e trurit si efekt anësor.

Trajtimet e sëmundjeve të këqia

Kimioterapia – një trajtim për kancerin që përdor ilaçe të forta – mund të çojë në atë që nganjëherë quhet “truri pasiv”.

Mund të keni vështirësi për të kujtuar detaje si emra ose data dhe ju merr shumë kohë për t’i përfunduar gjërat.

Zakonisht problemi largohet mjaft shpejt, por disa njerëz mund të preken për një kohë të gjatë pas trajtimit.

Menopauza

Gratë mund ta kenë më të vështirë të mësojnë ose të kujtojnë gjërat kur arrijnë në këtë fazë të jetës.

Kjo ndodh rreth një vit pas periudhës së tyre të fundit, zakonisht rreth moshës 50 vjeç.

Së bashku me mjegullën e trurit, ato gjithashtu mund të kenë të nxehtë – djersitje të papritur me një ritëm më të lartë të zemrës dhe temperaturës së trupit dhe ndryshime të tjera të organizmit.

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Arsyet pse ndodh mjegullimi i trurit:Si te mbrohemi Read More »

Mburoje e fuqishme per organizmin:Qumeshti me xhenxhefil

Qumështi me xhenxhefil është nga ato kura të cilat e mbrojnë organizmin nga shumë sëmundje që mund t’i kanosen atij në të njëjtën kohë.

Xhenxhefili është përdorur si mburojë e organizmit prej mijëra vitesh.

Në bashkëpunim me qumështin, xhenxhefili përçon një pije që i ka gjithë të mirat.

Përfitimet e Qumështit Me Xhenxhefil

Qumështi me xhenxhefil ofron një sërë përfitimesh për organizmin.

Ai e mban ngrohtë atë, sidomos gjatë dimrit dhe stinës së ftohtë. Për më tepër, kjo pije ndihmon njerëzit që kanë fytyrë të yndyrshme duke e mbajtur atë nën kontroll.

Mbron kundër të përzierave dhe të vjellave

Të përzierat në mëngjes shkaktohen shpesh kur prishen ekuilibrat e trupit dhe trurit. Qumështi me xhenxhefil e ndihmojnë trupin të jetë më i qetë dhe në ekuilibër. Qumështi me xhenxhefil është i dobishëm kundër të vjellave që vijnë në fazat e hershme të shtatzanisë.

Fyti i thatë

Fyti i thatë shkaktohet nga disa baktere që pushtojnë rrugët e frymëmarrjes. Në disa raste, fyti i thatë është një rezultat i të ftohurës, gripit e të tjerë. Duke konsumuar qumësht me xhenxhefil, fyti do të qetësohet shumë shpejt.

Mbrojtja e zemrës

Pirja e qumështit me xhenxhefil e mban zemrën të sigurt. Kjo pije ul kolesterolin e keq dhe shmang shfaqjen e sëmundjeve të zemrës ose goditjes së ishemisë.

Imuniteti

Qumështi me xhenxhefil rrit aftësitë mbrojtëse të sistemit imunitar që rrezikohet çdo ditë nga radikalet e lira.

Këto të fundit e sulmojnë organizmin së jashtmi dhe së brendshmi duke shkaktuar një sërë sëmundjesh vdekjeprurëse siç është kanceri, ataku në zemër, apo veshkat.

Çdo ushqim ose pije që përmban xhenxhefil, fuqizon sistemin imunitar dhe na mbron nga radikalet e lira.

Osteoporoza

Qumështi me xhenxhefil ngadalëson procesin e osteoporozës që nis në moshën 30-40 vjeçare.

Sistemi tretës

Qumështi me xhenxhefil është i dobishëm përshpejton tretjen dhe mbron njeriun nga konstipacioni.

Kjo pije mund të konsumohet edhe për të përmirësuar përpjekjet tuaja për të humbur në peshë.

Rrugët e frymëmarrjes

Xhenxhefili është një nga ushqimet me efekt më pastrues për rrugët e frymëmarrjes.

Nëse jeni prekur nga gripi apo e ftohura, duhet të konsumoni qumësht me xhenxhefil rregullisht.

Kjo pije jo vetëm do të përcjellë ngrohtësi në organizëm por edhe do t’ju pajisë me ushqyesit e duhur për të mposhtur këto simptoma.

Si Të Përgatisni Qumështin Me Xhenxhefil

Grijeni xhenxhefilin hollë dhe shtypeni fort deri sa të bëhet pluhur.

Ziejeni qumështin dhe shtoni pak sheqer kaf.

Pasi të ketë marrë valë, shtoni xhenxhefilin dhe ziejeni sërish për pak minuta.

Kullojeni sipas dëshirës dhe konsumojeni të ngrohtë.

Mburoje e fuqishme per organizmin:Qumeshti me xhenxhefil Read More »

Spartak Ngjela zbulon skandalin: Varrezat fantazëm të ushtarë grekë , ja çfarë duan të krijojnë

“Marrëveshja jopolitike dhe kundër dinjitetit kombëtar e kryeministrit Edi Rama për varrezat e ushtarëve grekë – sëmundje e vjetër antishqiptare e kryeministrave shqiptarë”.

Kështu shkruan avokat Spartak Ngjela lidhur me procesin e zhvarrosjes së eshtrave të 27 ushtarëve grekë në Dragot të Tepelenës.

ARGUMENTI I PLOTË I SPARTAK NGJELËS:

l.
Varret fantazmë të ushtarëve grekë në Shqipëri po duan të rikrijojnë fantazmën e Vorio-Epirit.

Vorio-Epiri është ide e krijuar nga pushtuesit grekë që, me ndihmën e fuqive të mëdha, në vitin 1913, kanë pushtuar si aneksim tokat shqiptare nga Jania e deri në Prevezë në favor të Greqisë.

Risjellja në kujtesë e varreve të ushtarëve grekë, s’bën gjë tjetër veçse evokon sërish orekset pushtuese greke.
Por Tani, pas fuqizimit të Shqipërisë në Perëndimi, kjo është një manovër qesharake që kërkohet të arrihet me injorancën e kryeministrit aktual të Shqipërisë, që duket se është i trembur nga Reforma në Drejtësi.

Ky është një akt anormal për qeverinë shqiptare dhe për një kryeministër që niset për të mbrojtur Çamërinë dhe përfundon në fantazmën groteske greke të Vorio-Epirit.

Përpara se sa të flitet për varre ushtarësh pushtuesë; çdo qeveri shqiptare duhet të kërkojë varret e shqiptarëve të vrarë gjatë masakrës genocidiale kundër çamëve në Greqi; duhet të kërkojë dëmshpërblimin për çdo shqiptar çam të vrarë në vitin 1945; duhet të kërkojë dëmshpërblimin për çdo shqiptar që është shpërngulur nga trojet e veta etnike si dëm material; duhet të kërkojë dëmin material që i është shkaktuar shtetit shqiptar si pasojë e genocidit antiçam për strehimin e
Shqiptarëve etnikë të shpërngulur nga trojet e tyre mijravjeçare; duhet të kërkojë kthimin e të gjitha pronave të shqiptarëve etnikë çamë në Çamëri, kudo ku çamët i kanë pasur ato në Greqi; duhet të kërkojë kthimin në Çamëri të të gjithë shqiptarëve çamë të shpërngulur me masakër nga trojet e tyre; duhet të kërkojë autonominë e Çamërisë; dhe, në fund, të gjitha këto duhet t’i potencojë si kërkesë historike me anë të aleancës shqiotaro- amerikanë.

Padrejtësinë shqiptare e kanë krijuar fuqitë e mëdha: Franca dhe Rusia, se pushtuesit grekë shqiptarët i kishim mbytur dhe me gurë.
Por duhet të kujtohemi se shqiptarët sot janë në aleancë me fuqinë më të madhe dhe të vetme botërore.

Megjithatë, kuptohet se shqiptarët sot nuk e kanë një kryeministër që të potencojë dinjitetin shqiptar dhe të strukturojë skemën historike për bashkimin kombëtar shqiptar, ashtu siç kuptohet që po e kërkon politika amerikane.

ll.
Shqipëria sot gjendet tamam si në vitin 1999, përpara se të fillonin bombardimet kundër Jugosllavisë; por edhe atëherë, që qeveria shqiptare të bashkohej me mendimin amerikan për bombardimet e Jugosllavisë, u desh të rrëzoheshin dy kryeministra rresht: Sali Berisha dhe Fatos Nano.

Politika amerikanë e kishte provuar atëherë se, me këta dy kryeminustra nuk mund të bëheshin bombardimet kundër Beogradit. Prandaj ajo i rrëzoi të dy.
Por duhet thënë se, deri tani, vetëm një kryeministër i është përgjigjur skemës amerikano- gjermane për ngritjen reale të shqiptarizimit në Ballkanin Perëndimor, si i vetmi aleat real amerikan në Ballkan – dhe ai ka qënë Pandeli Majko.
Ky ishte kryeministri shqiptar që iu dha udhë reale bombardimeve për çlirimin e Kosovës.
Të tjerët, në forma të ndyshme, kanë shitur interesin kombëtar te fqinjët pushtues për të garantuar pushtetin e tyte; dhe, në fund, kanë rënë në korrupsion: kanë vjedhur mjetet monetare të shtetit shqiptar dhe kanë bllokuar zhvillimin; por të gjithë janë kryeministra-kunguj; që vetëm kanë vjedhë shqiptarët.

Po ky i sotmi?
Është e njëjta prerje me paraardhësit e tij, por, nëse do të vijojë kështu, duhet ndërruar.

lll.
Shqiptarët duhet ta dinë mirë sot se me një kryeministër që niset për Çamërinë dhe përfundon në fantazmogorinë pushtuese të Vorio-Epirit, nuk mund të kenë të sigurt asgjë.
Sëmundja e kryeministrave shqiptarë, që nga Ahmet Zogu deri te ky i sotmi duhet shrrënjosur në Shqipëri; sepse në të kundërt shqiptarët nuk mund të kenë perspektivë zhvillimi.

Sot që ka dalë në pahun e historisë aleanca shqiptaro-amerikane për politikën ballkanike, një kryeministër si ky që është, përbën vetëm pengesë dhe rrezik për zhvillimin shqiptar dhe për vetë aleancën me Uashingtonin dhe Berlini.

Çdo politike e re ka kohën e saj, ku ajo ose konsumohet, ose humbet. Shqiptarët duhet të nxitojnë se ky është një fat i madh historik për zhvillimin e tyre, por që ka afër tete vjet që po pengohet nga dy kryeministra fantazmë – Sali Berisha dhe Edi Rama.

Tani që të dy janë futur në udhën e likuidimi të tyre, por që, duke parë marrëveshjen e fundit për varret e ushtarëve grekë, kuptojmë se ende po vijon në Shqipëri vallja makabër e Esat Toptanit.

Po amerikanët çdo bëjnë?
Duhet të veprojnë si në vitin 1999; kur gjetën Pandeli Majkon dhe e çuan skemën deri në çlirimin e Kosovës.

Sigurisht, edhe maxhoranca socialiste duhet ta ketë parasysh këtë, sepse nuk e ka pasur të lehtë që të jetë partnere me politikën amerikane, por, përderisa tani e ka arritur këtë, duhet të dijë të manovrojë brenda frymës që po kjo mazhorancë, me kryeministrin e vet, në vitin 1999, diti të ndihmojë realisht në çlirimin e Kosovës.

Spartak Ngjela zbulon skandalin: Varrezat fantazëm të ushtarë grekë , ja çfarë duan të krijojnë Read More »

Flet Cekja i Beratit: Ju tregoj arsyet përse nuk kam pranuar ‘Portokallinë’!

Në emisionin e sotëm të mëngjesit “Chaud Patate” në Energy Radio, u diskutua një temë që e përfshihu shumë publikun.

U diskutua për humorin e vjetër dhe humorin e ditëve të sotme. Kush ju bën më shumë për të qeshur?

Pjesa më e madhe e publikut u pozicionuan nga humori i vjetër, duke rikujtuar dhe shumë batuta të asaj kohe. Por, nuk mungonin as ata që vlersonin humorin e sotëm, duke vlerësuar aktorët e rinj të cilët sjellin shfaqje të reja çdo javë.

Megjithatë, për këtë temë nuk mjaftonte vetëm opinioni i publikut. Për këtë arsye moderatorët e “Chaud Patate” realizuan një lidhje telefonike me aktorin e mirënjohur Sejfulla Myftari, i njohur ndryshe si Cekja i Beratit. I pyetur për temën, Cekja tha se ka nostalgji për humorin e vjetër, por nuk ka humor të vjetër apo të ri, ose humor të mirë ose të keq.

I pyetur nëse ka marrë ftesa nga spektaklet e humorit që transmetohen në ditët e sotme Cekja ju përgjigj kështu: Portokallinë ma kanë ofruar ndërsa te Al Pazari kam qenë disa herë, por te portokallia më ka thënë në atë periudhë Agron Llakaj, regjisori dhe i ndjeri Tani.

Thojini Cekes sa të dëshirojë të vijë të punojë, vetëm të vijë.Unë i thash faleminderit, po unë nuk mund të vij për shumë arsye. E para, duhet të jesh në Tiranë çdo ditë.

E dyta, nuk mund ta përballoj spektakël në çdo javë pasi është shumë e vështirë dhe dua të jem elektron i lire siç kam qenë gjithmonë. Gjithashtu është konsumim i njerëzve kot.”

Flet Cekja i Beratit: Ju tregoj arsyet përse nuk kam pranuar ‘Portokallinë’! Read More »

“Dhëmbë për dhëmbë”, pas Serbisë armatoset edhe Shqipëria me mortaja ofensive inteligjente

Pas armatosjes së Serbisë dhe Kroacisë me sisteme raketore të fjalës së fundit dhe me avionë bombardues, edhe Shqipëria ka hyrë në garë duke rinovuar totalisht arsenalin luftarak.
Pas ardhjes së mjeteve të blinduara nga SHBA-ja dhe ndryshimit total të armëve të lehta, ushtria shqiptare ka mblerë artileri ofensive nga Austria dhe ka porositur edhe një parti të konsiderueshme.

Bëhet fjalë për një markë shumë të famshme ndërkombëtare, Hirtenberger AG, e cila prodhon topat dhe mortajat më “vrasëse” në botë.

Aktualisht, Ministria e Mbrojtjes ka mblerë mortaja të kalibrit 60 milimetër, të cilat janë perfekte për trupat speciale dhe kanë rezultuar të suksesshme nga disa ushtri në botë.

Përveç armatës austriake, një nga kontigjentet më të njohura në botë që e përdorim këtë artileri janë edhe forcat speciale britanike SAS.

Ata janë përdorur me sukses në Afganistan dhe ushtria e Madhërisë së Saj ka porositur sërish mortaja të llojit Hirtenberger.

Kjo blerje është një sinjal si balistik por edhe politik. Përveçse një furnizim për forcat speciale me një markë të rëndësishme dhe efikase për sulmin artilerik, është lidhja me një vend që tashmë ka një rol të riformatuar në Ballkan dhe është trashëgimtarja e një fuqie botërore të rëndësishme gjatë kohës kur Shqipëria u copëtua në Luftën Ballkanike.

Austro-Hungaria ka qenë mbështetëse për të mos e copëtuar Shqipërinë dhe ka luftuar deri në fund për të mos i dhënë Rusisë pjesët që ajo kërkonte për shtetet sllave në Ballkan si Serbia dhe Mali i Zi.

Duke qenë se ka një vendosje gjeopolitike të rëndësishme mes Lindjes dhe Perëndimit, Austria ka riaktivizuar rolin politik kryesisht për Ballkanin duke rimarrë në një farë mënyrë kujdestarinë për vendet që ka pasur influencë Dera mbretërore e Habsburgëve.

Austria njihet ndryshe edhe “Shteti i Dytë i Vatikanit”, pasi është përgjithësisht vend katolik dhe i lidhur ngushtë me qendrën e Kishës Katolike.

Blerja e armëve austriake përfaqëson një rritje cilësisht të relacioneve që qeveria e Edi Ramës ka vendosur me Vjenën zyrtare që prej vitit 2013.

Ndërkaq, kompania Hirtenberger, me një përvojë më shumë se 150-vjeçare, përfaqëson një emër të famshëm të industrisë së artilerisë dhe prodhimit të municionit.

E krijuar si industri, më vonë kjo kompani furnizoi ushtritë më të rëndësishme europiane me pajisje dhe aksesorë artilerikë.

Martajat dhe topat e lehtë janë krenaria e Hirtenberger. Ushtritë e Sllovenisë dhe Kroacisë janë furnizuar që herët me armët e kësaj kompanie.

Gjatë luftës në ish-Jugosllavi, ushtria e Tugjmanit në Kroaci arriti rezultate të rëndësishme në beteje falë përdorimit të mortajave të prodhimit austriak, të cilat zunë në befasi mbrojtjen e armatës serbe, e cila kishte arsenal të modelit rus dhe kinez.

Mortajat Hirtenberger janë të njohura për preçizionin e bombardimit gati “kirurgjikal”, por edhe për fuqinë e shkatërrimit të objektivit.

Mortajat 60 milimetrëshë dhe ato të kalibrit 80 milimetër hyjnë në artilerinë e lehtë dhe përdoren kryesisht nga trupa që kërkojnë të avancojnë në territorin armik dhe rrezja e tyre përfshin deri në 500 metër deri në 1 kilometër.

Janë të lehta për t’u mbajtur dhe gjatë funksionimit vendosen në stativ tripod. Municioni i këtyre mortajave është inteligjent dhe mund të drejtohet edhe me infra të kuqe.

Ushtria shqiptare ka pasur mortaja të vjetra të prodhimit rust ë Luftës së Dytë Botërore, të cilat nuk ishin të sakta dhe nganjëherë konsideroheshin edhe të dëmshme për përparim, pasi mund të jepnin tek armiku një vendndodhje të trupave undërshtare dhe mudnësi për të manovruar.

Artileria më e sofistikuar e ushtrisë shqiptare kanë qenë topat Obuz me rreze të gjatë veprimi, të cilat komandoheshin me llogaritje këndore që nuk është shumë e saktë, por fuqia e këtyre topave ka qenë e frikshme. Ndërkaq, artileritë e rrezeve të shkurtëra dhe të mesme nuk kanë qenë shumë të sofistikuara.

“Dhëmbë për dhëmbë”, pas Serbisë armatoset edhe Shqipëria me mortaja ofensive inteligjente Read More »

Ikën Sheraton, kush është biznesmeni i fuqishëm shqiptar që bleu godinën?

Hotel “Sheraton” në Tiranë po shitet. Pas largimit të papritur të kompanisë Sheraton, hoteli në Tiranë mbeti në pronësi të kompanisë M.A.Al-Kharafi & Sons W.L.L, e cila është aktive që nga viti 1992 në vendin tonë.

Ikja e kompanisë kuvajtjane nga vendi ynë, ka bërë që hoteli të nxirret në shitje dhe në skenë nuk ka vonuar të shfaqet Shefqet Kastrati.

Ai ka mundur të blejë hotel Sheraton me një shumë prej 30 milion eurosh.

Kastrati është një nga biznesmenët që qëndron rregullisht në majat e renditjes së njerëzve më të pasur në Shqipëri.

Ai njihet kryesisht për biznesin e hidrokarbureve, të makinave, të sigurimit etj, të gjitha nën kompaninë mëmë Kastrati Group. Si dhe një mori projektesh të mëdha.

Së fundmi Kastrati po zgjeron investimin edhe në hotele dhe ndërtime, ku bie në sy investimi në Garden Residence Turdiu dhe ndërtimi i Albanian Tower, kulla tek rruga e Elbasanit ku u prish këndi i lojërave 7 Xhuxhat, një projekt në bashkëpunim me Balfin Group të Zamir Manes.

Ikën Sheraton, kush është biznesmeni i fuqishëm shqiptar që bleu godinën? Read More »