Aurora

Berisha e Meta përfituan 355 milionë dollarë, dosja me abuzimet e ARMO-s e Alpetrol në prokurori. Hetim për vjedhje, pastrim parash dhe vrasjen e Artan Santos

Kompanitë e naftës në Shqipëri janë kthyer në një gropë e zezë për ekonominë shqiptare, duke thithur miliona e miliona euro ndër vite. Njëherësh janë pasuruar zyrtarë të lartë, që nga kryeministra, zv.kryeministra, ministra dhe zv.ministra. Të gjithë nga PD dhe LSI. Pa përjashtuar dhe Koço Kokëdhimën si “Pashai i Jugut” dhe që kishte deri para disa ditësh njeriun e vet në krye të Alpetrol, Endri Pukën. Por që ende nuk kanë dalë rezultatet e abuzimeve në këtë periudhë ose janë gjëra të thjeshta krahasuar me vjedhjet dhe pastrimin e parave që janë bërë gjatë qeverisjes së PD dhe të LSI.

Vjedhja e ARMO filloi në vitin 2008 me privatizimin e kësaj kompanie, ku përfitoi biznesmeni i familjes Rezar Taçi. I cili ndonëse u deklarua se do të derdhte të arkën e shtetit 128 milionë dollarë, ai nuk derdhi asnjë lek, vetëm kaparin. Megjithëse në një komunikim si “rastësisht” me publikun përmes emisionit të Fevziut ai deklaroi se kishte derdhur 162 milionë dollarë për arkën e shtetit pas privatizimit. I fshehur pas një kompanie amerikane, në vitin 2008 mori në kontroll 85% të aksioneve të ARMO nëpërmjet kompanisë Anika Mercuria Rafinery Associated Oil, AMRA Oil, për 128 milionë euro, Taçi e vodhi ARMO-n kompaninë shtetërore të naftës në Shqipëri.

AMRA Oil ishte 80% në pronësi të Anika Enterprises –një kompani e regjistruar nga Taçi në Zvicër – e 20% në pronësi të Referinery of Texas. Ndërkohë gjithçka filloi pasi e privatizoi kompaninë duke marrë një kredi të dyshimtë nga Banka Ndërkombëtare e Azerbajxhanit që është direkt në duart e presidentit azer Ilham Aliyev, drejtuesit e së cilës janë nën arrest për mashtrim financiar në kryeqytetin e Azerbajxhanit.

Nga 2009 deri në 2013, nën drejtimin e biznesmenit Rezar Taçi që kishte lidhje të ngushta me familjen e ish kryeminsitrit Sali Berisha, financonte aktivitetin privat të Liri Berishës, ARMO u rrënua dhe u shndërrua nga një kompani e shëndoshë financiarisht në një shoqëri aksionere të mbytur në borxhe ndaj bankave, tatimeve dhe furnitorëve. Përmes të gjitha manipulimeve të mundshme biznesmeni i familjes kryeministrore Berisha të asaj kohe, Rezar Taçi i zhvati shtetit shqiptar një shumë përmbi 270 milionë dollarë.

Ndërkohë që kompania rrënohej, vetëm ai që bëri tenderin, ish Ministri Genc Ruli saktëson se fitimi vjetor i kësaj kompania kur administrohej nga shteti shkonte mbi 3 milionë dollarë, ndërkohë që vitet e fundit kishte mbërritur afër 10 milionë dollarë në vit. Dhe si gjithnjë kompanitë lobuese të Berishës, merren dhe me analizën dhe konsulencën e këtij privatizimi. Dhe ajo ishte “Patton Boggs”.

Tenderi për privatizimin e ARMO-s u organizua nga ministria e Ekonomisë në maj 2008 dhe vlerësimi i ofertave u asistua nga kompania amerikane e konsulencës “Patton Boggs”. Patton Boggs nuk kishte bërë një vlerësim të thelluar të kompanisë, por konsulenti amerikan i kishte dhënë qeverisë shqiptare një çmim që ato mund të prisnin nga privatizimi që shkonte deri në 65 milionë USD.

Ndërkohë që komisioni i kryesuar nga ish zv.ministri Neritan Alibali shqyrtoi oferat dhe pranoi atë të kompanisë pas të cilës fshihej Rezar Taçi për 128 milionë euro. Duke e privatizuar këtë kompani të familjes. Historia tashmë dihet, është shkruar shpesh, ndërsa përfaqësuesit Azerbajxhanit kërkuan paratë e tyre që Taçi nuk i kthente duke çuar në sekuestro bankën që kishte dalë garant. Nga ku dhe një nga pistat e hetimit për vrasjen e ish kreut të kësaj banke Artan Santo është dhe ajo azere.

Megjithatë, Taçi e zhvati, e kaloi dorë më dorë dhe në fund askush nuk ka mbajtur përgjegjësi deri këto ditë. Kur kjo dosje ka mbërritur në prokurori dhe pritet të shqyrtohet me përparësi. Ata që pritet të jenë në bankën e të akuzuarve përpos Rezar Taçit që është tashmë për mashtrim, do të jenë dhe ish ministri Genc Ruli, ish zv.ministri Neritan Alibali dhe kryeministri Sali Berisha. Të cilët përveç privatizimit abuziv, vjedhjes së pasurisë shtetërore pastruan dhe para përmes ARMO-s. Madje Berisha i dha miliona euro sërish Rezar Taçit, me vendim qeverie.

Meta mori “pjesën” prej 85 milionë USD për “Alpetrol”

Ndërkohë që historia e privatizimit të “Alpetrol” i ishte lënë Metës, asokohe zv.kryeministër dhe ministër i Jashtëm në qeverinë Berisha, që të menaxhohej. Më saktë të vileshin paratë. Përpos pastrimit të parave me fillimin e një procesi dhe pastaj me dështimin e privatizimit, e njëjta skemë thuajse me atë të privatizimit të “ARMO, Ilir Meta ia doli të marrë 85 milionë dollarë të garancisë që kompania fituese kishte derdhur.

Ministria e Ekonomisë, shpalli fituese kompaninë “Vetro Energy” për privatizimin e kompanisë më të madhe shtetërore për prodhimin e naftës “Albpetrol”. Kreu i komisionit të shqyrtimit të ofertave ish zv.ministri i Ekonomisë i LSI, Sokol Dervishaj, njëherësh dhe kamikaz i Metës që më pas u bë Ministër i Transporteve, dhe solli në “arkën” e Metës edhe 35 milionë dollarë të rrugës Tiranë-Elbasan.

Në tender ishte përcaktuar që çdo firmë duhej që të jepte një garanci prej 10% të shumës së investimit, që ishte 85 milionë euro. Por pasi u shpall fituese firma, ajo u tërhoq dhe në bazë të ligjit garancia prej 85 milionë eurosh duhej të mbahej nga qeveria. Mirëpo faktet treguan se garancia ishte tërhequr. Kandidati në atë kohë paraqiti një garanci nga American Chartered Bank e SHBA, e cila s’është në 50 bankat më të mira. Për të vërtetuar përshtatshmërinë e garancisë së ofertës, Komisioni kreu verifikimet e tij dhe, gjithashtu, i kërkoi konsulentit “Patton Boggs” kryerjen e verifikimeve përkatëse pranë Amercian Chartered Bank.

Sërish “Patton Boggs” firma lobuese e Berishës në SHBA. Deputeti socialist Erjon Braçe e akuzoi këtë kompani se kishte fituar mbi 3 milionë dollarë nga qeveria “Berisha” për lobim. Ndërkohë që kjo kompani garantoi kalimin e 85 milionë dollarëve të garancisë për “Alpetrol” të xhepat e Metës. Punët ishin të ndara në qeverinë e Berishës, jo vetëm pushteti por dhe “marzhi” i fitimit. Meta mori pjesën e tij, ndërsa shteti humbi shumë.

Pikërisht dhe këtë dosje do ta hetojë prokuroria e re, ku Arta Marku ka kërkuar me insistim një hetim të detajuar. Që do të tregojë më pas se si dyshja Meta-Berisha shkatërruan kompanitë e naftës për përfitime personale. Ndërkohë që për ta tashmë burgu është më afër se kurrë. Ndaj janë të acaruar dhe kërcënojnë herë me grusht shteti e herë me tërheqje zvarrë të qeverisë. Ndërkohë që tërë goditjen nuk e kanë ndaj qeverisë së Ramës por ndaj aleatëve tanë amerikanë dhe të BE. Që ua kanë bërë jetën “malore”, i kanë bërë “kaps” përmes zbardhjes së aferave dhe mbështetjes së Arta Markut që të përfundojnë të dy në burg.

Berisha e Meta përfituan 355 milionë dollarë, dosja me abuzimet e ARMO-s e Alpetrol në prokurori. Hetim për vjedhje, pastrim parash dhe vrasjen e Artan Santos Read More »

Vrau gruan me sëpatë, mjeku: Të dy të sëmurë mendorë

Vrasja e 42-vjeçares Lumnie Bajrakurtaj nga bashkëshorti i saj Ylber Bajrakurtaj, për banorët në Koplik është një ngjarje e frikshme. Autori dhe viktima, ishin të dy me probleme mendore. Mjeku psikiatër Gjon Preçi, tregon se nga se vuante burri që vrau me sëpatë gruan e tij.

Viktima disa herë largohej nga shtëpia dhe çifti përfundonte duke u rrahur. Të dy trajtoheshin si të sëmurë mendorë. Megjithatë ishin prindërit e tre fëmijëve.

Një javë më parë autori Ylber Bajrakurtaj i shoqëruar nga vjehrri i tij në Qendrën Komunitare të Shëndetit Mendor në Shkodër për vlerësimin pisiqik për çështjen e punës.

Ai trajtohej me kemp që nga viti 1996. Sipas mjekut neuro-psikiatër Gjon Preçi Ylber Bajrakurtaj ishte i diagnostifikuar me “prapambetje mendore deri tek e moderuara dhe me mbivendosje të çrregullimeve psiqike”.

Nga informacionet e marra ne polici 42-vjeçari pasi e vrau gruan me sëpatë, nuk u largua nga vendi i ngjarjes. Gjatë gjithë kohës deri në momentin e arrestimit ka qëndruar pranë viktimës. Kurse fëmijët ishin brenda në shtëpi dhe nuk guxuan të dilnin.

Vrau gruan me sëpatë, mjeku: Të dy të sëmurë mendorë Read More »

Habit me deklaratën kushëriri i Aldisonit: Ishin në prag martese, nuk kemi…

Aldison Belujaj i cili qëlloi veten me armë pasi vrau 21-vjeçaren Ariela Maurataj, ndërroi jetë ditën e djeshme në spital, pasi kishte një javë që qëndronte në koma.

Ditën e sotme ai është përcjell për në banesën e fundit nga familjar dhe miq të tij.

Në një deklaratë për mediat djali i dajës së Aldisonit ka treguar se çfarë ka ndodhur dhe nëse ka frikë për një hakmarrje apo jo. Ai tregoi se të dy do të prehen në të njëjtat varreza

Deklarata e djalit të dajës së Aldisonit

Koroveshi ka thënë për mediat se: I kemi qëndruar pranë Aldisonin këtë javë. Dy të rinjtë mund të përfundonin në martesë. Ne s0kemi pese trembemi , ajo ndodhi diçka që duheshin ishin midis çiftit ishte një lidhje për martesë nuk ishte për tallje. Nuk ka asnjë arsye për të marrë hak. Ajo të mos të ndodhte ndodhi, nuk është mirë as për ne as për ta. Kurorat me lule u takonte te vendoseshin është një diçka që mund të ndodh çdokujt. Mesazhi im është që mes tyre te ketë paqe, ata ishin për martesë u ndan të dy nga jeta. Unë them që mos i ndodh askujt. Të kemi të mira nga të gjithë nga të dyja palët.

Habit me deklaratën kushëriri i Aldisonit: Ishin në prag martese, nuk kemi… Read More »

Vrasja e politikanit në Kosovë, Rama: Ja çfarë bisedova me Vuçiçin në Davos

Kreu i qeverisë, Edi Rama, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, nuk nguroi të tregonte edhe bisedën e tij me presidentin e Serbisë në Davos, Aleksandër Vuçiç.

Ai bëri me dije se kishin biseduar edhe mbi vrasjen e liderit politik serb, Oliver Ivanoviç, në Kosovë. Rama tha se kjo ngjarje nuk do të ndikonte negativisht në mbarëvajtjen dhe ecurinë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Kreu i qeverisë bëri me dije:

Nga njëra anë nga biseda me presidentin e Serbisë ne konstatuam se vrasja e një përfaqësuesi të njohur të komunitetit serb në Kosovë nuk ka ndikuar negativisht në ecurinë e mëtejshme të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Ne e mbështesin fuqimisht dhe nga ana tjetër në funksion të procesit të Berlinit dhe rritjes së bashkëpunimit rajonal në çdo aspekt ne jemi besimplotë që tani po hyjmë në një fazë të re, ku siç e konstatuam edhe në forumin e Davosit ka një rritje të interesit të kompanive të huaja për të investuar në rajon, dhe posaçërisht në Shqipëri”.

Vrasja e politikanit në Kosovë, Rama: Ja çfarë bisedova me Vuçiçin në Davos Read More »

La Tiranën për Hollandën, pedagogia seksi: Këtu ka vdekur shpresa, po rrjedh truri

Silvana Baltadori është një ndër emrat e njohur në fushën mediatike në Shqipëri, pasi nuk ka nguruar kurrë të flasë për feminizmin, mbrojtjen e figurës femërore dhe për arritjet e sukseset e saj në biznes, pavarësisht se ishte femër dhe në fillimet e saj të gjithë e shikonin deri diku, shtrembër.

Doktoresha e shkencave, Silva Baltadori prej disa vitesh është larguar nga Shqipëria dhe jeton në Holadë. E ftuar në emisionin e mëngjesit në Ora News, Silva foli për zhgënjimin e saj nga Shqipëria dhe oportunitetet që ka gjetur në Amsterdam, ku tashmë jeton me partnerin e saj.

Silva shprehet se në vendin tonë njeriu nuk mund të realizohet përtej mundësive që ai ka dhe gjithçka, sipas saj, vjen si pasojë e shkallës së lartë të korrupsionit.

Baltaori, ish pedagoge, thotë ndër të tjera:

Për fat të keq, Shqipëria nuk ofron oportunitete. Në Shqipëri shkalla e karrierës, por edhe lumturia e individit arrin në një pikë të caktuar dhe stopohet. Ndodh kriza ku shoqëria, organizata, vendi, nuk të jep përtej mundësive që t’i ke të realizohesh më tepër. Kjo për shkak të korrupsionit të jashtëzakonshëm. Kokurrenca nuk është e drejtë dhe jo më të mirët e më të aftët arrijnë të jenë në krye për të zhvilluar idetë e tyre. Këtu ka një luftë të hapur të meritokracisë, të njerëzve që vlejnë. Në 28 vite demokraci, në Shqipëri vijon të ketë rrjedhje të trurit. Po ikin më të mirët dhe këtu po vdes shpresa”

.

La Tiranën për Hollandën, pedagogia seksi: Këtu ka vdekur shpresa, po rrjedh truri Read More »

Fotografi rrëfen racizmin: Shkova në Kolashinin që mbahet nga shqiptarët dhe na trajtuan si legenë, ja çfarë i bënë autobuzit

Fotografi Andi Agaraj ka rrëfyer eksperiencën e tij të hidhur në Kolashin (Mal të Zi), në destinacionin aq shumë të preferuar për shqiptarët dhe vendin ideal për ski.

Agaraj thotë se nuk do shkelë më kurrë aty për faktin se sipas tij shqiptarët i trajtonin shumë keq e për më tepër, një prej autobusëve me shqiptarë në Podgoricë e goditën me vezë.

RRËFIMI:

Shkova dhe une per ski ne kolashin ne Mal te zi, dhe nuk shkel me, arsyeja se jam shqiptar, shqiptarin atje e trajtonin si legen, shkoje ne lokal te pije dicka nuk te vinte te merte porosine, shkoje ne banak per te porositur nuk te degjonte fare, shkoje per te mar ski, nuk te jepnin ste kthenin pergjigje, sa vinte malazezi i merte direkt skite.

Nje rracizem i papare ne nje vend turistik qe mbahet nga shqiptaret ku vetem dje ne kolashin mund te ishin mbi 2000 vet nga shqiperia. Pas gjithe peripecive qe kalonin shqiptaret ne kolashin vjen qershia mbi torte nje nga autobuzet shqiptar goditet me veze ne podgorice. Ky pra te dashur miq eshte turizmi qe bejne shqiptaret vetem perbuzje ne cdo hap qe hedhin. Eksperienca ime personale dhe shqiptareve qe pashe une dje ne kolashin.

Fotografi rrëfen racizmin: Shkova në Kolashinin që mbahet nga shqiptarët dhe na trajtuan si legenë, ja çfarë i bënë autobuzit Read More »

Grida Duma provokon socialistët: Ju s’jeni burra! Reagon deputeti: Kur ua ke provuar ti burrërinë?

Ka marre nota “roze” debati i zhvilluar ne komisionin parlamentar te Çeshtjeve Sociale dhe Shendetesise te drejtuar nga nenkryetari i LSI Petrit Vasili.

Debate të nxehta akuza dhe kundër akuza në Komisionin e Punës Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë teksa diskutohej drafti për statusin e minatorëve i propozuar nga deputeti i LSI-së, Përparim Spahia.

 

Në debate janë përfshirë kreu i grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili dhe deputetja e LSI-së Elisa Spiropali, por edhe deputetja e PD-së Grida Duma e cila në debat e sipër iu është drejtuar deputetëve socialistë me fjalën ju “s’jeni burra”.

Debati i plote ne komision:

Përparim Spahia: Qeveria në 2013 premtoi se brenda 6 muajve do të miratonte statusin e minatorëve po kanë kaluar 5 vite dhe qeveria nuk e ka bërë. Madje sot po rrëzon edhe draftin e propozuar që u vjen në ndihmë shtresës më të përvuajtur minatorëve. Qeveria i ka cilësuar si prioritet minatorët po nuk po i trajton si të tillë.

Vasili replikë me deputetët e shumicës: Nisma është depozituar që në kohën kur ishim me ju në qeveri, pra qeveria kishte konfigurim tjetër. Është një evazivitet i qeverisë që nuk shprehet qartë. Jemi të vonuar për këtë status. Vasili drafti i plotë ka një faturë financiare të mirë përcaktuar që vlerësohet në 15 milion euro. Ndërsa qeveria kthen përgjigje, kemi rezerva.

Elisa Spiropali: Që në krye të herës kemi treguar gatishmërinë. Flisni për protestën e minatorëve po në atë protestë nuk kishte asnjë minator, ajo ishte një protestë politike për disa halle politikanësh. Ministria e Drejtësisë e cilëson draftin antikushtetues, kaq mjafton.

Petrit Vasili: Kjo që po thoni është përdorim privat i këshillit të ministrave.

Elisa Spiropali: Ju keni pika të qarta që qeveria me VKM saktëson se ku është antikushtetushmëria. Ne si maxhorancë nuk miratojmë një ligj të çalë antikushtetues.

Përparim Spahiu: Ju si qeveri bëni politikë me ligjet. Miratuat ligjin për naftëtarët morët 10 deputetë dhe i latë naftëtarët rrugës. Ndërsa për minatorët asgjë, të presim vitin tjetër ligjin e qeverisë. Mos u mërzisni se në protestë do t’i keni edhe minatorët.

Grida Duma: Qeveria për turp. Qeveria me VKM po u thotë minatorëve që drafti ka kosto financiare dhe nuk e miratojmë.

Duma-deputetëve socialistë: Ju nuk jeni as burra.

Spiropali: Unë kam qenë në protestat e minatorëve që në 2007.

Duma: Ju shkoni te minatorët për fushatë. Votojeni dhe e plotësojmë ligjin rrugës.

Spiropali: Folët për çdo gjë, për burrërinë e kolegëve, për naftëtarët, por jo për minatorët

Ilir Pendavinji: Kur ia ke provuar deputetëve burrërinë!

Grida Duma provokon socialistët: Ju s’jeni burra! Reagon deputeti: Kur ua ke provuar ti burrërinë? Read More »

Publikohet për herë të parë letërkëmbimi i rrallë i Skënderbeut me Papën

Në ambientet e Dhomës së Senatit Italian në Romë, Ambasada shqiptare në Vatikan ka publikuar për herë të parë lëtërkëmbimin e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skëndërbe me Papa Callisto i III.

Ky letërkëmbim i përbërë nga gjashtë letra është marrë nga arkivat e Selisë së Shenjtë në Vatikan dhe u prezantua për të promovuar Vitin Kombëtar të Gjergj Kastriotit në konferencën shkencore  “Rrënjët europiane të Shqipërisë së Gjergj Kastriota Skëndërbe”.

Gjatë jetës së tij, Gjergj Kastrioti Skëndërbeu vendosi marrëdhënie me tre Papa; Papa Nicola i V, Papa Callisto i III e Papa Pio i II.

Mjaft intensiv qe ky raport me Papa Callisto i III, i cili dhe pse me një papat të shkurtër vetëm 3 vjeçar për shkak të moshës së tij të thyer, organizoi një kryqëzatë kundër turqve që më 1453 kishin pushtuar Konstadinopojën.

Në gjashtë letrat e shkëmbyera mes Skëndërbeut e Papa Callisto i III, evidentohet roli i rëndësishëm e përpjekjet e heroit tonë kombëtar për të ndaluar avancimin e ushrisë turke në Europë.

Për këtë qëllim Papa Callisto i III e vlerësoi Gjergj Kastriotin Skëndërbe me titullin “Atleti i Krishtit”.

Kreu i misionit diplomatik shqiptar në Vatikna, znj, Majlinda Dodaj informoj se shumë shpejt ky letërkëmbim i rrallë do të shfaqet për publikun në një ekspozitë të veçantë që do të hapet në Romë.

Në konferencën shkencore të organizuar në Senatin italian morën pjesë Kardinali shqiptar Ernest Troshani, Peshkopi i kishës arbëreshe Imzot Donato Oliverio, i dërguari  i Ministrtit të Jashtëm të Vatikanit Pietro Karolin, pasardhësi i familjes së Kastrioëve në Itali. gazetari Loris Kastriota Skëndëbe. studiues shqiptarë e italianë si dhe përfaqësues nga 30 trupa diplomatike të akredituar pranë Selisë së Shenjtë.

Publikohet për herë të parë letërkëmbimi i rrallë i Skënderbeut me Papën Read More »