Aurora

Zajmina Vasjari sjell në jetë vogëlushen

Këngëtarja e njohur shqiptare, Zajmina Vasjari ka përjetuar ndjenjën e parë të ardhjes në jetë të një fëmije. Ajo është bërë nënë para pak minutash dhe këtë na e ka treguar me anë të një postimi në Instagram.
Në fotografi shfaqet dora e vogëlushes, emri i së cilës është Khloe së bashku me partnerin e Zajminës prej vitesh.

Nuk kanë munguar komentet dhe urimet nga fansat e të gjithë miqtë e saj. Zajmina ka ndërtuar jetën e saj me anë të një biznesi, ndërsa ka kohë që është larguar nga muzika. Mbetet për tu parë nëse do rikthehet pasi vogëlushja Khloe të rritet.

Zajmina Vasjari sjell në jetë vogëlushen Read More »

Rama ledhaton Nanon, tund Pëllumbin, shkund Rukën dhe miklon Hajdaragën

Kryeministri Rama e kupton se nuk i ka punët mirë në të majtën shqiptare dhe me saktë, te socialistët. Numri i të pakënaqurve u pa ditën e shtunën në protestën masive të opozitës, por që nuk kishte vetëm opozitarë. Plot të majtë janë zhgënjyer nga qeveria e PS. Ndaj dikush mund t’ia ketë sugjeruar se rrjedhjen e elektoratit të majtë mund t’ia ndalojnë pesë veta nga e kaluara e PS. Dhe pikërisht ai i është drejtuar emrave në pension nga radhët e PS, të cilëve dikur iu mori selinë rozë ku vendosi shtabin e Rilindjes.

Kryeministri Edi Rama në një takim të fondacionit ‘Qemal Stafa’ këtë të hënë ka folur për rikthimin në PS të disa figurave të vjetra, përfshi këtu ish-kryeministrin Fatos Nano, me të cilin Rama ka pranuar më herët se kanë komunikim së bashku.

“Për ti dhënë mundësinë e atyre që janë më të rinj që nuk e njohin mjaftueshmërisht historinë tonë që nuk kanë pasur mundësi ti dëgjojnë protagonistët e së djeshmes. Sigurisht që duhet të bëj bashkë Fatos Nanon, Servet Pëllumbin, Ethem Rukën, Luan Hajdaragën, Ylli Bufin e me radhë njerëz që kanë pasur përgjegjësira të mëdha në momente të caktuara me ne që sot i kemi këto përgjegjësi dhe pesha”, tha u shpreh Edi Rama.

Edi Rama nuk ka hall historinë për t’iu mësuar të rinjve socialistë. Ka një hall këto kohë kryeministri. Por nuk është ende e qartë se përse do t’i duhej Ramës rikthimi i Fatos Nanos në skenën politike aktive. Disa media patën akuzuar se afrimi i Nanos te Rama para zgjedhjeve te 25 qershorit 2015 kishte ardhur për shkak se Edi Rama urdhëroi Erion Veliaj t’i jepte një leje ndërtimi Xhoana Nanos pas TEG-ut për një supër kompeks ndërtimi. Lejen e mori familja Nano dhe ndërtimi luksoz vazhdon, por nuk besohet se ish-kryeministri Nano ta ketë ulur kaq poshtë stekën e pazarit me atë që ia mori PS-në dhe për disa vjet e sikterisi edhe nga Shqipëria, kur Nano lëshoi fjalë se do krijonte një parti të re socialiste. Megjithatë lakimi i pensionistëve, të cilët para pak vitesh Edi Rama i zboi nga selia e PS, i përqeshi me ironi nëpër tavolina si “uturakët e fundit” dhe u tundi shkopin e thanës, nuk besohet se është arësyeja e vertetë e asaj çka deklaroi sot kryetari i PS-së te Fondacioni “Qemal Stafa”.

Një hall i madh e ka gjetur Edi Ramën derisa u drejtohet Nanos and co, për të cilët çfarë nuk ka thënë e poshtëruar. Me sa duket pensioni po kap edhe Edi Ramën. Ndaj po bëhen bashkë pensionistët me idenë se në urën e varur te këputur të PS-së të mbajnë njeri tjetrin.

Por ura po bie dhe nuk dihet se cili mund të bjerë me butë në këtë rënie të lirë, ndonëse e kanë një shpresë; vetëm nëse bie i pari Luan Hajdaraga mund të kenë shpëtim në tabanin ku do kërcasin brinjët e mplakura të të tjerëve.

Rama ledhaton Nanon, tund Pëllumbin, shkund Rukën dhe miklon Hajdaragën Read More »

Rrëfehet shqiptari i burgosur në Angli që po çmend mediat britanike: “I kemi të gjitha, s’kemi vetëm ku**at”

Nuk është hera e parë që shqiptarët e burgosur në Britani zënë faqet e para të gazetave apo hapësira të mëdha në portalet online.

Shumë të burgosur atje duket se shumë thjeshtë kanë siguruar një smartphone dhe me to realizojnë foto brenda qelive duke i shpërndarë më pas në rrjetet sociale.

Këtë problematike e kanë ngritur shumë media por edhe politikanë të senatit duke kërkuar shtrëngim masash në burgje por edhe ekstradim të disa prej tyre në Shqipëri, shkruan.

01asllani2901

“Standard.co” ka publikuar në një artikull së fundmi rastin e një trafikanti shqiptar të drogës dhe armëve i cili, sipas fotove në rrjetet sociale duket se kalon një kohë mjaft të mirë aty.

“Ky është një ‘gangster’ famëkeq shqiptar i dënuar në Angli, shihet i qeshur ndërsa qesh me drejtësinë nga burgu. Tristen Asllani, i cila po vuan dënimin me 25 vjet burg për trafikim të drogës dhe armëve, qëndron në mënyrë të pabesueshme në qelinë e tij, që besohet të jetë në burgun e Ëandsëorth. Ai dhe një tjetër person i panjohur janë parë në foto të postuara në rrjetin social Instagram të quajtur “Shqiptari im në burg”. Ata mendohet të jenë anëtarë të një bande në lindje të njohur si Hellbanianz,”- shkruan “Standard.co.”

“Imazhet e marra nga një telefon i paligjshëm janë postuar në internet nën titullin: “Edhe brenda burgut kemi të gjitha kushtet, ajo që mungon janë vetëm ku**at”.

Asllani, 29 vjeç, u arrestua në Kingston Croën Court në gusht 2016, pasi u kap duke trafikuar drogë dhe gjithashtu mbante një armë zjarri.

01asllani2901a

Arrestimi i tij ishte jo pak i mundimshëm, shkruan “Standard.co”. Pas një ndjekje nga policia makina e tij devijoi rrugën dhe u rrëzua dhe në atë moment doli në pah një valixhe në të cilën kishte 21 kg kokainë. Edhe më herët ai është parë duke kaluar drogë për dy anëtarë të tjerë të bandës me bazë Barking”, vijon shkrimi i medias britanike.

Më tej ajo shkruan se shqetësim për shqiptarin në burg ngre edhe zonja e dyqanit të cilin shkatërroi gjatë përplasjes për t’iu shmangur policisë. Renaz Ameen tha se ai duhet të kthehet patjetër në burg në Shqipëri, pasi këtu duket se po trajtohet shumë butë.

“Ai nuk kujdeset, ai duket shumë i lumtur në burg. Ata duhet ta depërtojnë atë në burgun shqiptar, i cili shpresojmë se do të jetë më i ashpër ndaj tij sesa këtu në burg. Ai duket sikur ai sapo ka qenë në palestër gjatë tërë kohës dhe është duke u argëtuar atje”, shtoi Ameen gajtë një prononcimi për “Standard.co”.

E ndërsa drejtoria e përgjithshme angleze e burgjeve ka deklaruar se e mbylli llogarinë në Instagram që përdorej nga Asllani dhe se për publikimin e fotove mund të dënohet edhe me dy vite te tjera burg.

gun

Rrëfehet shqiptari i burgosur në Angli që po çmend mediat britanike: “I kemi të gjitha, s’kemi vetëm ku**at” Read More »

Pasi i shkoi Meta vizitë në shtëpi, Ija e Besit befason me atë që thotë për politikanët

Gjyshja më e famshme në Shqipëri, Ija e Bes Kallakut i shkriu se qeshuri me batutat e saj telespektatoret teksa ishte në emisionin “Kush vjen për drekë”. Ajo foli për politikanët dhe vlerësoi Ilir Metën si njeri të fjalës dhe familjar. Ndërkohë pyetjes së Besit se ç’mendim ka për Edi Ramën dhe Lulzim Bashën, Ija iu përgjigj duke thënë: Mos mi zër me gojë, nuk janë familjarë.

 

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=yRgvsUN9cu8]

Ija: Besi ma solli telefonin dhe ma mësuan dhe fillova dhe unë me “Instagram”. Tani është dimër, s’kam ndonjë gjë për të bërë. Ndez oxhakun, ngrohem dhe rri në “Instagram”, një herë e prish, një herë e rregulloj. Kur vjen nusja me djalin në shtëpi ju them ta shikojnë telefonin.

Bes Kallaku: Se kam harruar të të pyes, po Donald Trumpit pse i komenton?

Ija: Mos mi zër me gojë ata. Donaldi e ka shkel ndoshta i çik, por ata që nuk tradhëtojnë familjen janë tamam njerëz. Donald Trump ka tradhtuar me kohë, sot s’ka ç’të bëjë më se është 70 vjeç.

Unë Ilir Metën e kam pëlqyer gjitmonë se është familjar, nuk e di çfarë thonë për politikën, unë s’merrem me politikë. Po ai është familjar, familjarët i kam qejf unë. Ai nuk shan njeri siç shajnë këta se na nxorrën shpirtin. Kur i sheh në Parlament thua u vranë pastaj i sheh të gjithë në kafe bashkë. Ilir Metën se kam dëgjuar asnjëherë të shaj të tjerët, fëmijët i kishte si pëllumba se i pashë tek dasma e Besit.

Bes Kallaku: Po për Veliajn, Ramën dhe Lul Bashën çfarë mendimi ke?

Ija: Erion Veliaj i mirë është, tjerët mos mi zër me gojë kot. Po s’qe njeriu për vete, s’është as për të tjerët. Ata s’janë familjarë. Ku e ka Basha familjen? Unë se kam parë ndonjëherë familjen e Bashës…

Bes Kallaku: I ka o Ije i ka, i ka në Hollandë.

Pasi i shkoi Meta vizitë në shtëpi, Ija e Besit befason me atë që thotë për politikanët Read More »

Nxënësi shqiptar me bluzën e “Shqipërisë së Madhe” në shkollën shqiptare në Kretë, ‘çmend’ grekët

Në hapjen e një shkolle të mesme shqiptare në Kretë, një djalë është fotografuar me një zyrtar të Tiranës duke veshur një t-shirt me një hartë ku pjesë të Greqisë pretendohen si të Shqipërisë.

Kjo ka bërë që në Greqi të shpërthejnë debate të shumta online.

Sipas faqes së internetit FlashNeës.gr, shkolla u përurua në fshatin Paleochora me pjesëmarrjen e një zyrtari nga Ambasada e Shqipërisë.

Ai vlerësoi iniciativën e autoriteteve greke dhe tha se ishte krenar që fëmijët shqiptarë tani mund të mësonin gjuhën e tyre amtare në mënyrë korrekte.

Megjithatë, një foto e zyrtarit që qëndronte prapa një studenti që mbante një bluzë me një hartë të “Shqipërisë së Madhe” nxiti reagime tek përdoruesit e mediave sociale në Greqi.

Nxënësi shqiptar me bluzën e “Shqipërisë së Madhe” në shkollën shqiptare në Kretë, ‘çmend’ grekët Read More »

“Kë do godasë të parin FBI-ja? Kush janë tre politikanët që po vuajnë pas dështimit të protestës së PD”

Avokati Spartak Ngjela ka analizuar protestën e opozitës që u mbaj ditën e shtunën. Sipas tij të gjithë kishin shpresë tek kjo protestë, por dy ditë më vonë janë të trubullt nga mendja, kurse FBI dhe ekspertët e huaj e shqiptarë po studiojnë dosjet e korrupsionit.

“Në pozicionin më qesharak është Edi Rama; se ky, pasi i ka zbatuar të gjitha procedurat e kërkuara nga ndërkombëtarët, me nivelin e dobët intelektiv që ka, e besoi se Saliu do ta dominonte gjendjen me forcë dhe do ta mundte politikën amerikane në Shqipëri”, shkruan ndër të tjera Ngjela në statusin e tij në Facebook.

Postimi i plotë

I gjithë korrupsioni shqiptar kishte një shpresë të verbër te protesta e Sali Berishës.

Sot, pas dy ditësh heronjtë janë të turbullt nga mendja, kurse FBI dhe ekspertët e huaj e shqiptarë po studiojnë dosjet e korrupsionit.

Kush do të goditet i pari, ose të parët?

Po cilët janë personat e mpakur që nuk dinë më se çfarë të bëjmë?

Tre janë kryesorët që po e vuajnë më shumë dështimin e protestës:

Sali Berisha, Edi Rama dhe Ilir Meta.

l.

Në pozicionin më qesharak është Edi Rama; se ky, pasi i ka zbatuar të gjitha procedurat e kërkuara nga ndërkombëtarët, me nivelin e dobët intelektiv që ka, e besoi se Saliu do ta dominonte gjëndjen me forcë dhe do ta mundte politikën amerikane në Shqipëri.

Sot Rama duket më i mërzitur se Berisha.

Si ka mundësi që kanë ende shpresë se mund ta drejtojnë këtë shtet këta njerëz që nuk kanë bërë asgjë dhe kanë marrë gjithçka? Dhe janë të tre me mendje fëminore.

E gjithë protesta e Saliut bërtiste kundër Edi Ramës, sepse Saliu ka frikë mos ndërrohet kryeministri i mazhorancës pasi shpresën e ka te Rama. Në të vërtetë brengat të çojnë që të shpresosh se, në det, duke u mbytur, mund të mbahesh edhe në një fill kashte.

Po Rama nuk e ka të gjatë, le të bërtasin sa të duan hordhitë injorante të Berishës: Ramën e kap të parin Reforma e ndëshkimit të korrupsionit.

E pra, e shihni me kë kemi të bëjmë! Një turp historik: kjo është lidhja e përbetuar e korrupsionit kundër shqiptarëve që të garantojë sendin e vjedhur prej tyre. Por edhe sundimin me radhë. Me formulën: Vidh shqiptarët dhe ble shqiptarët me paratë e tyre.

Sot që të tre kanë marrë fund. Por do ta shihni se më rëndë po e përjeton Edi Rama, se ky ka besim patologjik në ligësinë e tij, dhe kjo e torturon.

Pastaj vjen Saliu që e sheh se së pari procesi ka nisur kundër tij dhe kundër familjes së tij të zhytur thellë në korrupsion, dhe, duke shpresuar te revolta, tani po sheh shkatërrimin e vet. Po, a mos vallë do që, tani në fund, t’i kërkojë Ramës që të dalë hapur më të dhe me Bashën. Një sy e ka në këtë manovër, por nuk ka çfarë të bëjë, se është FBI dhe antiterrori amerikan në prezencë të konsiderueshme këtu.

 

Kjo kohë do të hyjë në historinë e Shqipërisë si për goditjen e abuzimit me pushtetin, edhe për fillimin e ngritjes shpirtërore të shqiptarëve, të cilëve, në më shumë se një shekull, u është vjedhë historia, jeta kombëtare, mirëqënia dhe vetë atdheu nga fqinjët grabitqarë të territoreve shqiptare, dhe nga sunduesë shqiptarë që i kanë shitur dhe i kanë vjedhur si në asnjë vend tjetër të botës.

ll.

Gjithsesi, të gëzuar duhet të jenë shqiptarët me purgon antikorrupsion që do të shohin.

Dhe kjo ka një shpjegim psikologjik.

Në procesin e ndëshkimit të këtyre të treve, e pas tyre edhe të të tjerëve, po t’i qëndrojmë Niçes dhe Scheler-it, na duhet të themi se: “mes një gëzimi të madh, kulmi do të arrihet me shfaqen e perandorëve romakë të degdisur në ferr”.

Ja, ky është srkreti i ndëshkimit të keqbërësve kundrejt një populli të tërë: gëzimi i njerëzve të ndershëm që iu kanë marrë mirëqënien, nderin dhe perspektivën në atdheun e tyre.

Është mllefi i shqiptarëve të poshtëruar në një shekull që tani do të shohin ndëshkimin real të bandave antishqiptare që kanë abuzuar me pushtetin në Shqipëri.

Ky është realisht gëzimi i njerzve të ndershëm: ndëshkimi i të korruptuarve. Por edhe këtu ka një pyetje: nga do të fillojë?

Sigurisht që duhet të fillojë nga dy të parët: nga Berisha dhe Rama; dhe patjetër që këtej ka filluar edhe hetimi i FBI-së.

Por sërish janë shqiptarët që njëzëri pyesin: kur?

Ja; shpejt është, se procesi ka filluar. Dhe është një proces i pandalshëm. Ky proces nuk ndalohet dot. Të dy të bashkuarit me pëbetim antishqiptar, si Berisha edhe Rama, do ta marrin bashkë rrugën drejt ndëshkimit.

Po Rama është kryeministër, si mund të ndodhë?

Po ja; kjo ishte frika e Berishës të shtunën që gjithçka e kishte ndërtuar kundër Ramës, që ta “forconte” në parti. Por ama, nuk tregoi forcë me protestën, por dobësi. Dhe kjo dobësi tani i ka mundur të dy: edhe Saliun, edhe Ramën.

Po mazhoranca socialiste a mund të pësojë gjë pas eliminimit të Ramës?

Jo, asgjë. Ajo i ka numrat; dhe i ka dhënë provat se është me politikën amerikane dhe gjermane për Reformën në Drejtësi.

Provat gjyqësore po i mbledhin ndërkombëtarët; dhe mazhoranca ka figura të tjera sa të duash.

E rëndësishme është përmendja e faktit se kjo mazhorancë e ka fatin për të hyrë në histori me vlerë të veçantë në vendosjen e moralitetit dhe drejtësisë në Shqipëri.

“Kë do godasë të parin FBI-ja? Kush janë tre politikanët që po vuajnë pas dështimit të protestës së PD” Read More »

Skena ‘hot’ në filmin shqiptar?Miss Shqipëria Nevina Shtylla rrëfen sikletin që ka përjetuar

Ajo ishte vetëm 16 vjeç kur u shpall “Miss Shqipëria”, megjithatë shumë pak e mbajnë mend nga ai kompeticion. Nevina Shtylla njihet më mirë si moderatorja e emisionit “Jo vetëm modë” pas ikjes së Floriana Garos.
Por prezantuesja e njohur ka provuar gjithashtu veten në aktrim duke luajtur në filmin ” Ti mund të më quash Xhon”.

Ajo pranoi propozimin e Papadhimitri Production për të luajtur rolin e Lornës, megjithatë refuzoi disa skena “të nxehta” që ishin parashikuar në film.

Nevina arriti të binte në kompromis me regjisorët, duke iu pohuar se nuk ishte gati për disa gjëra. Bukuroshja brune i ka bindur të gjithë me pamjen e saj dhe për këtë arsye nuk është ngulur shumë këmbë lidhur me rolin e saj.

Në një intervistë për “Panorama”, ish-Miss Shqipëria ka treguar se ekrani nuk ka qenë ëndërr e saj në fëmijëri, por ama ishte një dashuri e papritur nga e cila nuk mund të ndahet.

Ajo ka thënë:

Moderimi mbetet ajo pjesë e jetës time që i kushtoj më shumë vëmendje e mundohem çdo ditë të përmirësohem. Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë se të tjerat nuk janë të rëndësishme. Filmi është një fushë ende e re për mua, që më ka shtyrë të eksperimentoj edhe në pozicionin e asistente regjisores, në bashkëpunim po me Papadhimitri Production që menaxhon edhe studion e kastin AlbaniaCasting. Ndërsa modelimi është diçka që nuk më përket dhe nuk më karakterizon.
Përsa i përket rolit në filmin “Mund të më quash Xhon”, moderatorja tregon se e ka ndihmuar të plotësohet profesionalisht dhe bashkëpunimi me regjisorët vazhdon ende. Gjithashtu ajo ka sqaruar problemin me skenat e puthjeve.

Ajo është shprehur:

Puthjet ishin pjesë e skenarit që në fillim, të gjithë ata që vinin në kinoprovë ishin shumë të qartë për këtë, kështu që nuk kishte vend për surpriza në këtë pjesë. Puthjet me një njeri të panjohur, për më tepër kur as nuk i takon aktrimit, pra, nuk ke as trajnimin e duhur qoftë edhe psikologjik, janë të sikletshme dhe kjo është më se e kuptueshme. Por nuk ishin diçka e jashtëzakonshme, gjithsesi. Skenat që janë shkurtuar kanë qenë disa që dukeshin më provokuese dhe që për mua, në këtë dalje të parë, plus edhe profili që ruaj, nuk ishin të përshtatshme dhe për këtë kisha mirëkuptimin e plotë të regjisorëve.


Kam realizuar çdo gjë që shkruhej në skenar, përveç atyre skenave të pakta, për arsyet e sikletit që përmenda më sipër. Në projekte të tilla të dy palët shtrojnë kushtet dhe kërkesat e veta, dëshira për të punuar së bashku ishte më e madhe dhe më vjen mirë që mundëm të merreshim vesh. Por të mos harrojmë, se ka aktorë që janë profesionistë në Shqipëri, por edhe kudo tjetër në botë, që zgjedhin të mos i pranojnë skena të njëjta. Prandaj, mendoj se ky nuk do të ishte faktor i madh ndikues edhe në rastin tim.”

Bukuroshja ka veçuar si aktorë bashkëpunues Gëzim Rudin dhe Gent Kamën për sigurinë dhe besimin që i kanë dhënë. Ajo tregoi se do të jetë patjetër pjesë e ndonjë filmi tjetër shqiptar.

Skena ‘hot’ në filmin shqiptar?Miss Shqipëria Nevina Shtylla rrëfen sikletin që ka përjetuar Read More »

E reja: Vjehrra nuk ma fal kurrë që nuk pranova të ndërroj…

Edhe pse është viti 2018 në vendin tonë ka ende familje që dëshirojnë që fëmijët e tyre me patjetër të marrin partnerë të të njëjtit besim fetar. Edhe pse feja apelon për bashkim, shpesh keqinterpretimi i saj sjell probleme edhe në familje. Kjo është historia e trishtë e rrëfyer për “ShkodraNews”.

“Në jetën time kam besuar gjithmonë në Zot, kam munduar të sillem mirë, të dëgjoj dhe respektoj parimet e familjes.

Ama kjo gjë nuk është sërish e mjaftueshme për nënën e burrit tim.

Jam një 28-vjeçare nga Kopliku e martuar në Shkodër. Burri e kam njohur me dashuri që në shkollë.

Por ne të dy kemi fe të ndryshme. Familja e tij, më saktë vjehrra, nuk pranonte që ne të fejoheshim, sepse e donte nusen myslimane.

Por dashuria ime dhe e burrit e kaloi këtë pengesë, e pas shumë peripecish, ne ja dolëm të fejoheshim dhe të martoheshim.

Ama vjehrra nuk ma fal kurrë që unë nuk pranova të ndërroja fe kur u martova.

Jam vajzë e formuar dhe nuk kuptoj pse duhet të ndërroj fe në këtë moshë, kur ne të gjithë kemi një zot mbi kokë.

Pak se hoqa dorë nga ëndrra që kam patur të martohem në kishë. Por për vjehrrën time kjo është normale.

Që kur jam martuar nuk e shoh një ditë të qeshur. Më sheh tërë inat, si ha, si pastroj, çfarë bëj.

Për të unë nuk marr vesh si mbahet familja as shtëpia. Se ne katolikët për të jemi më modern.

Burri më thotë të mos ja vë shumë veshin, por më krijon shumë ankth dhe stres, aq sa as fëmijë s’po bëjmë dot edhe pse analizat na dalin mirë.

Burri nuk ka shumë qejf të ikim nga shtëpia, në fakt as unë. Se vjehrra ka çfarë ka, është nëna e djalit që dua.

Por nuk po di si ta bind që unë si edhe ajo besoj shumë, rëndësi ka të jemi në harmoni dhe ta duam njeri-tjetrin si një familje e vërtetë.

Çfarë më këshilloni? Nuk duam ta braktisim, por edhe kështu u bënë dy vite që s’më pranon dot dhe vetëm nerv ka në shtëpinë tonë…Faleminderit!”, shkruan ajo.

E reja: Vjehrra nuk ma fal kurrë që nuk pranova të ndërroj… Read More »