Aurora

Rama ‘shet’ Shqipërinë tek grekët, ministri grek zbulon detajet e marrëveshjes

Mediat greke zbardhin detaje te reja nga bisedimet mes ministrit tone te jashtem, Ditmir Bushati dhe homologut grek, Kotzias, ne takimet e fundit, ne Krete dhe para pak kohesh ne Korçe.

Kreu i diplomacise greke, Kotzias ka treguar detaje gjate nje interviste dhene ne ERT, duke pranuar se pjese e rendesishme e takimit ka qene per ujerat territoriale, ne vijim te debatit per kufirin detar mes dy vendeve tona.

“Në këtë kuadër Shqipëria pranoi zgjerim të hapesires ujore greke me 12 milje detare”- ka thene Kotzias, cituar nga media greke. Maksimumi i lejuar nga Konventa e Kombeve të Bashkuara mbi Ligjin e Detit.

Kotzias shpreson per nje pakt mes dy vendeve deri per Pashke, kohe ne te cilen mendohet se kryeministri grek, Cipras do te beje edhe nje vizite ne vendin tone.

Kotzias vuri në dukje se ndër të tjera, Shqipëria do të kërkojë korrigjim te teksteve qe permbajne manifstime irredentiste, proces qe pritet te behet ne fillimin e vitit te ardhshem shkollor.

Nderkohe ai ka shtuar se ka nje propozim nga vete Rama per tekstet me te cilat do mesojne femijet e minoritetit grek. Ministri i Jashtem nuk ka bere ndonje percaktim per gjuhen ne te te cilen do te shkruhen tekstet, shqip, apo greqisht.

Kotzias përshëndeti Shqiperise per dhenien e nenshtetesise se kryepeshkopit Janullatos dhe zbatimin e marreveshjet per varrezat greke.

Sa per ceshtjen came, ai ka deklarur se nuk e pranojne, “nuk ka ceshtje came, pavaresisht faktit se Tirana dëshiron ta vërë atë në tavolinë”.

Rama ‘shet’ Shqipërinë tek grekët, ministri grek zbulon detajet e marrëveshjes Read More »

Me ‘tezet’ në emision, Ana Lika: U dobësova 20 kile se haja gjëra me ‘k…’

Tashmë jemi mësuar me karakterin e saj plotë humor dhe batutat që i lëshon pa e vrarë shumë mendjen. E ftuar në “Pop Culture”, ajo tregoi që në fillim se ishte me ciklin menstrual.
I pyetur nga Klevi nëse gjatë kësaj periudhe, një herë në javë që i vijnë periodat, është nervoze, Ana tha duke qeshur se me nerva është gjatë gjithë kohës.

Më tej ajo foli edhe për dobësimin e saj drastik, duke bërë me dije se hante gjatë gjithë kohës gjëra që fillojnë me “k”.

Më konkretisht Ana u shpreh:

Kam rënë 20 kile. Haja vetëm një karotë në mëngjes, një kastravec në darkë dhe… haja gjëra që fillojnë me “k”. Dmth kikirika, kështu. Çdo gjë që fillon me “k” është e rëndësishme për shëndetin”.


Mendimi i saj u shoqërua gjatë gjithë kohës me të qeshura e shumë humor.

Me ‘tezet’ në emision, Ana Lika: U dobësova 20 kile se haja gjëra me ‘k…’ Read More »

Agron Llakaj, një njeri me zemër të madhe,çdo vit paguan borxhet e qytetarëve të Memaliajt

Janë të shumtë personazhet e showbiz-it të cilët zgjedhin të ndihmojnë familjet në nevojë pa bërë publike bamirësitë e tyre. I tillë është edhe rasti i aktorit të humorit Agron Llakaj, i cili çdo fundvit shkon në vendlindjen e tij Memaliaj dhe paguan borxhet e banorëve. Ky informacion është bërë i ditur sot në emisionin radiofonik “Chaud Patate”.

Llakaj ka rrëfyer i prekur në një nga intervistat e tij se është shumë i lidhur me vendlindjen dhe sa herë që rikthehet ndihet nostalgjik. Pjesë e kauzës së tij të bamirësisë herë pas here bëhet miku dhe ish-portieri i Kombëtares së futbollit, Foto Strakosha, i cili gjithashtu ka lindur në këtë qytet. Agron Llakaj pritet të rikthehet në ekran këtë të shtunë pasi do të startoj sezoni i ri i “Al Pazar”.

Agron Llakaj, një njeri me zemër të madhe,çdo vit paguan borxhet e qytetarëve të Memaliajt Read More »

Ish-zyrtari i Pentagonit: Alienët kanë vizituar Tokën, ja si rashë në kontakt me to

“Alienët kanë vizituar Tokën!” E thënë nga ndonjë konspiracionist, apo ndonjë nga ta që komuniteti i internetit i quan “ufologë”, kjo fjali nuk do të besohej. Por, kur këtë e thotë një ish-zyrtar i programit top sekret të Pentagonit për mbrojtjen ndaj sulmeve aliene, gjërat ndryshojnë.

Luis Elizondo ka drejtuar prej vitesh Programin e Avancuar Aero-Hapësinore për Identifikimin e Kërcënimeve, që ishte pjesë e programit 22 milionë dollarësh të Pentagonit për “mbrojtjen ndaj kërcënimeve” përtej njerëzore.

Pasi vetë Pentagoni pranoi ekzistencën e një programi të tillë dhe pas deklaratës së dy pilotëve, që rrëfyen me detaje kontaktet në 2004 me një objekt të panjohur në qiell, Elizondo flet për CNN.

“Personalisht besoj se ka prova të mjaftueshme për të besuar se nuk jemi vetëm në univers. Kam lexuar në disa raporte për objekte fluturuese me karakteristika dhe manovrime të paimagjinueshme për një shpikje njerëzore, objekte që shpërfillnin gravitetin e Tokës”, thotë ai.

Dy pilotët David Fravor dhe Jim Slaight rrëfyen se në 2004 kanë qenë duke fluturuar mbi brigjet e San Diegos me avionët e tyre “F/A-18F Super Hornets”, që bartnin nga dy raketa prove “CATM-9s”.

Gjithçka po shkonte normalisht deri në momentin kur objektet e çuditshme iu shfaqën para syve, duke qëndruar në ajër, pastaj papritur lëvizen me shpejtësi marramendëse drejt detit, ku ndaluan përsëri e ndenjën pezull, e në fund u zhdukën nga radarët.

Fravor arriti ta shohë njërin prej tyre. “Ishte në ngjyrë të bardhë të shndritshme, rreth 12 metra i gjatë dhe në formë ovale”, kujton ai.

Sipas pilotit, mjeti fluturues hidhej në mënyrë të hallakatur, por nuk lëvizte në një drejtim të caktuar. Flavor ishte përpjekur të afrohej për ta parë më mirë.

“Në fillim, – tregon ai, – objekti bëri të njëjtën gjë e për një çast u duk se po fluturonim drejt njëri-tjetrit. Pastaj, kur unë e ktheva avionin drejt tij, papritur u largua me një shpejtësi të pabesueshme”.

Kolegët e vet nisën ta vinin në lojë, kur mësuan për episodin e rrallë, ndërsa eprorët zgjodhën të mos hetonin më tej mbi ngjarjen. Të shtunën, Departamenti amerikan i Mbrojtjes e pranoi më në fund ekzistencën e programit të tij të fshehtë hetimor të UFO-ve, pasi zyrtarët atje sqaruan se vëmendja tani është spostuar në prioritete të tjera.

Ish-zyrtari i Pentagonit: Alienët kanë vizituar Tokën, ja si rashë në kontakt me to Read More »

Greqia përgënjeshtron Ministrin shqiptar: S’ka çështje çame. Nuk e pranojmë

Ministria e Jashtme greke i hodhi poshtë deklaratat e ministrit Bushati për diskutim të temave, që lidhen me çështjen çame. Përmes një njoftimi në faqen e saj zyrtare, Ministria e Jashtme greke shprehet se fakti që pala shqiptare ka dëshirë ta hedhë si çështje, nuk do të thotë se është pranuar nga pala greke. Kotzias-Bushati

“Hedhim poshtë në mënyrë kategorike deklaratat e zyrtarëve shqiptarë për përfshirjen e supozuar të çështjes “çame”, në bisedimet midis Greqisë dhe Shqipërisë. Megjithatë, tjetër është dëshira e palës shqiptare që ta shtrojë si çështje, dhe tjetër është që të pranohet për diskutim”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme greke.

Pala greke i bën thirrje qeverisë shqiptare, që të mos prishë klimën e mirë të dialogut, që ka nisur të japë rezultatet e para.

“Ne i bëjmë thirrje palës shqiptare, që të mos ngrejë çështje, që bien ndesh me dialogun e sinqertë dhe konstruktiv, që është duke vijuar. Dialog që ndihmon, në sajë të përpjekjeve të të dy palëve, në përmirësimin e dukshëm të klimës në marrëdhëniet shqiptaro-greke, i cili ka dhënë rezultate, për të mirën e përbashkët të të dy vendeve dhe qytetarëve të tyre”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme greke.

REAGIMI I BUSHATIT

Por ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, tha mbrëmë në emisionin “Studio e hapur” të Eni Vasilit në Neës24 se Çështja Çame do të ngrihet nga qeveria, derisa ajo të gjejë zgjidhje. “Për Çështjen Çame, kemi tre vjet që flasim. Unë kam shkëmbyer një dokument si ministër i Jashtëm, që ka nxitur më pas mekanizmin e dialogut për këtë proces. Nuk jemi në fazën, a është folur apo nuk është folur.

Ministria e Jashtme greke, përmes këtij reagimi, përcjell konceptin e vet për çështjen. Çështja Çame do vijojë të jetë një çështje për ne, derisa ajo të gjejë zgjidhje. Kur thonë që për ne nuk ekziston si çështje, kanë merak apo frikë të pajustifikuar për pretendime territoriale që nuk ekzistojnë për Çështjen Çame. Ne, edhe në dokumente mes dy palëve, e kemi konsideruar si çështje të të drejtave dhe lirive të njeriut”, tha Bushati.

PRESIDENTI

Presidenti grek Prokopis Pavlopoulos ka kërkuar dje mbështetjen e homologut të tij izraelit, Reuven Revlin, në vizitën dyditore të këtij të fundit në Greqi, për sa u përket marrëdhënieve të Athinës me Ankaranë, Shkupin dhe Tiranën. Sa i përket Shqipërisë, Pavlopoulos ka ripërsëritur kërkesat e tij për respektimin e së Drejtës Ndërkombëtare dhe të të drejtave njerëzore, përfshi këtu edhe minoritetin grek.

“Mbështesim perspektivën europiane të Shqipërisë mike. Megjithatë, kjo perspektivë varet nga respektimi i plotë i së Drejtës Ndërkombëtare dhe asaj Europiane, në veçanti nga respektimi i të drejtave themelore të njeriut dhe sidomos nga të drejtat e pakicave dhe e drejta për pronën”, tha Presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlopoulos.

NEGOCIATAT

Dy delegacionet e ministrive të Jashtme të Greqisë dhe Shqipërisë, negociuan në Kretë dhe në Korçë për gjetjen e zgjidhjeve për çështje, që po pengojnë përmirë- simin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Pas takimit treditor në Korçë, ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, informoi në Bruksel për ecurinë e negociatave me palën shqiptare, të cilat i quajti të suksesshme.

“Informova se negociatat në Shqipëri ishin të suksesshme, se bëmë hapa të mëdhenj për t’u dakordë- suar për ato çështje, për të cilat nuk binim dakord dhe kishin mbetur pezull 70 vitet”, tha ministri i Jashtëm grek, Kotzias. Në lidhje me ato çështje që janë dakordë- suar mes dy delegacioneve, pala greke zbulon se ka afate kohore, që duhen realizuar. “Me shqiptarët, me të cilët kemi bërë një hap të madh, kemi afate kohore”, u shpreh ministri grek.

Greqia përgënjeshtron Ministrin shqiptar: S’ka çështje çame. Nuk e pranojmë Read More »

Njihuni me femrën që zëvendëson Saimir Tahirin në postin e rëndësishëm

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama duket se e ka gjetur më në fund zëvendësuesen e Saimir Tahirit, të shkarkuar pak kohe me pare nga drejtimi i fondacionit politik, “Qemal Stafa”, njohur ndryshe si Akademia Politike e PS-së.

Do të jetë zv/ministrja e re e Drejtësisë Teuta Vodo drejtoresha e këtij fondacioni.

Vodo po ashtu prej pak kohesh ka zëvendësuar edhe Arta Daden si sekretare për punët e jashtme. Këto tri detyra e kanë berë Vodon të deklaroje se tashme ndjen privilegj, përgjegjësi dhe  falënderime për Kryeministrin dhe Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste.

Prezantimin e Vodos në krye të fondacionit Qemal Stafa, kryeministri Rama e kreu në një takim me të rinjtë socialistë ku u shpjegoi se pengesë për Reformën në Drejtësi kishte qenë LSI që kishte kërcënuar rrëzimin e qeverisë së tij në mandatin e parë.

Njihuni me femrën që zëvendëson Saimir Tahirin në postin e rëndësishëm Read More »

Nuk i pagoi qiranë prej një viti, pronari merr hak ‘alla shqiptarshe’, ja çfarë i bën si ndëshkim

Ka preferuar ta zgjidhë në një mënyrë ‘origjinale’ konfliktin me qiraxhiun një pronar në Kavajë. Policia bën me dije se janë referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin S.D vjeç 72, banues në Kavajë

Ky i kishte dhënë me qira prej disa vitesh një objekt të vetin shtetasit B.K, vjeç 33 banues në Kavajë. Por prej një viti, ai nuk i kishte paguar qiranë. Përballë kësaj situate pronari merr hak, duke ia cuar për skrap gjithë sendet.

Njoftimi i plotë

Më datë 28.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin S.D vjeç 72, banues në Kavajë, pasi dyshohet se prej disa vitesh, në lagjen nr. 4, i ka dhënë me qira objektin, shtetasit B.K, vjeç 33 banues në Kavajë, ku pasi nuk i është paguar qiraja prej 1 viti nga qiramarrësi, me vetëgjyqësi, ka dërguar për skrap të gjitha sendet e qiramarrësit. Neni 277 i Kodit Penal.

Nuk i pagoi qiranë prej një viti, pronari merr hak ‘alla shqiptarshe’, ja çfarë i bën si ndëshkim Read More »

Do të perloteni! Kthehet papritur në drekë në shtëpi, gjen gruan…! Ja çfarë shkruhej në bluzë

Sot duam t’ju tregojmë historinë e një burri që u kthye në shtëpi për drekë dhe kurrë nuk i shkonte mendja se do të merrte lajme të tilla të jashtëzakonshme nga partnerja e tij. 23-vjeçari Richard Davis me pak fjalë shpërtheu në lot duke rënë në gjunjë para të dashurës së tij, pasi lexoi atë që ishte shkruar në bluzen e saj.

Richard u kthye në shtëpi, duke pritur se do të gjente vetëm drekë e tij gati në tryezë. Por ai gjeti të dashurën e tij në derë, 22-vjeçaren Destiny Price, e cila sapo e takon e pyet: “Çfarë shkruhet në këtë bluzë?”.

I hutuar, djali shikon bluzen dhe fillon të lexojë me zë të lartë atë që ishte shkruar: “Lexo me kujdes … Jam shtatzënë”.

Richard-i nuk mund ta përmbante gëzimin dhe entuziazmin e tij. Ai u gjunjëzua në këmbët e saj dhe filloi të qante para barkut të vajzës, ku po rritej fëmija i tyre i parë.

Kjo shtatzani ishte shumë e rëndësishme për çiftin, pasi për një kohë të gjatë ata po përpiqeshin të krijonin një fëmijë, por deri më tani nuk kishin arritur ta realizonin këtë ëndërr.

“Unë iu luta Perëndisë ditë e natë për të na dërguar këtë mrekulli të vogël” dhe me sa duket dikush i dëgjoi lutjet e tij, pasi çifti tani po pret një fëmijë të bukur.

Përfundimisht kjo ishte një mënyrë e pazakontë dhe shumë e ëmbël për të njoftuar për shtatzëninë tuaj partnerin dhe për t’i dhënë lajmin e mire.

E në mënyrë që këtë moment ta shikonin edhe familjarët e tjerë dhe miqtë, vajza e ka filmuar skenën emocionuese.

Ju ftojmë ta ndiqni në videon mëposhte dhe do të emocionoheni pa masë.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=05l_Rrtc16U]

 

Do të perloteni! Kthehet papritur në drekë në shtëpi, gjen gruan…! Ja çfarë shkruhej në bluzë Read More »