Aurora

Vlore:Sekuestrohen 150 kilogramë kanabis, Policia arreston autorin

Specialistët e Seksionit kundër Narkotikëve në DVP.Vlorë, gjatë natës së sotme, kanë sekuestruar brenda një automjeti furgon tip “Benz”, një sasi prej 150 kilogramë lënde narkotike kanabisi.

Mjeti ndodhej në fshatin Cerkovinë, Novosel, i parkuar pranë banesës së shtetasit Ervin Zykaj.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore Policia ka arrestuar dhe shpallur në kërkim si autorë të kësaj vepre penale shtetasit:

•Ervin Zykaj, 42 vjeç, banues në Cerkovinë, (arrestuar).

Si dhe është shpallur në kërkim F.Gj., 30 vjeç, banues në Vlorë,

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar lënda narkotike dhe automjeti.

Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor për të tjerë persona të përfshirë në këtë veprimtari të kundërligjshme.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Vlorë për veprime të mëtejshme.

Vlore:Sekuestrohen 150 kilogramë kanabis, Policia arreston autorin Read More »

Finalizohet operacioni nderkombetar antidroge

Një tjetër operacion antidrogë ndërkombëtar është finalizuar në orët e para të mëngjezit.

Operacioni nga Policia Kufitare e Sarandës, Komisariati Policisë Sarandë në bashkëpunim të ngushtë me Policinë Greke të Igumenicës.

Më datë 29.01.2018, rreth orës 19.00, nëpërmjet oficerit të kontaktit të Komisariatit Policisë Kufitare Sarandë është vënë në dijeni pala Greke e Igumenicës ( Sektori i Antidrogës), se në drejtim të fshatit Vërvë të Sarandës, drejtimi i piramidave nr.63-64, disa persona që dyshohej se transportonin lëndë narkotike, janë nisur në drejtim të shtetit Grek.

Si rezultat i shkëmbimit të informacionit dhe ndjekies nga të dyja anët e kufirit, rreth orës 04.30, të dt.30.01.2018, në sajë dhe të përdorimit të kamerave të vendosura për këtë situatë, në vendin e quajtur Parapotamo, zona e Filatit, nga Policia Greke janë kapur 3(tre) shtetas Shqiptarë së bashku me lëndën narkotike ku nga peshimi rezulton se është 81 kilogramë, ndërsa dy shtetas të tjerë duke përfituar nga errësira mundën të largohen.

Personat e kapur me lëndë narkotike janë :

A. N., 24 vjeç, nga Rësheni, banues në Shëndëlli, Konispol, K.LL., 23 vjeç, nga Cakrani,Fier, si dhe M.L., 26 vjeç, nga Peshkopia.

Policia Greke ka shprehur falenderim për bashkëpunimin ku u finalizua me bllokimin e lëndës dhe arrestimin e personave.

Vazhdojnë shërbimet e përforcuara dhe me Komisariatin e Policisë Rendit Sarandë për kapjen e personave të tjerë .

Finalizohet operacioni nderkombetar antidroge Read More »

Flamurtari përballë Partizanit

Pas fitores në kampionat, Flamurtari gjen sërish përballë Partizanin, por këtë rradhë në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë. Takimi i parë do të luhet në Vlorë, të mërkurën në orën 17:00 dhe vlonjatët dëshirojnë të ripërsërisin një tjetër rezultat pozitiv, pavarësisht se kupa ka një specifikë ndryshe nga kampionati.

Trajneri i Flamurtarit Shpëtim Duro e cilëson një ndeshje mjaft të rëndësishme dhe të vështirë, ndërsa pranon se asgjë nuk do të zgjidhet sa i përket kualifikimit në ndeshjen e parë në Vlorë, por vetëm në ndeshjen e kthimit.

Kupa mbetet një objektiv i rëndësishëm, por jo vetëm për Flamurtarin, por për të gjitha skuadrat që janë aktualisht në çerekfinale të këtij kompeticioni.

Flamurtari pritet të ketë sërish mungesën e mesfushorit Muarem Muarem, i cili u dëmtua në ditën e fundit te fazës përgatitor,ndërsa me lojtarin nuk do të rrëzikohet.

Flamurtari përballë Partizanit Read More »

“Ujërat greke do zgjerohen me 12 milje”, Rama sulmon PDIU dhe LSI: Patriotë me çizme

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ne Facebook duke i dhene pergjigje reagimit te PDIU dhe LSI-se, pasi kreu i diplomacise greke Nikos Kotzias dha detaje per marreveshjen qe po diskutohet mes Shqiperise dhe Greqise.

“Në këtë kuadër Shqipëria pranoi zgjerim të hapesires ujore greke me 12 milje detare”- ka thene Kotzias, cituar nga media greke. Maksimumi i lejuar nga Konventa e Kombeve të Bashkuara mbi Ligjin e Detit.

Patriotë me çizme e çamëristë të sapongjizur në kazanin politik e mediatik, pasi i lanë poturet për çerekshekulli varur në telin e fqinjit dhe harruan edhe detin në shtëpinë e tij, na janë ndezur sot flakë e zjarr për të bërë shkrumb e hi qeverinë, në turrën e akuzave për tradhëti!

Janë të mjerë që meritojnë veç mëshirë, po kujt ndër ju shqetësohet prej çizmeve të patriotizmës së tyre, i them bëj durim edhe pak e prit, sa të shkruhen gjërat e zeza mbi të bardhë në dokumentet e marrëveshjes së re me fqinjin.

Dhe ndërkohë mos dysho hiçfare se ne që ditëm t’i hapëm me kurajo e dinjitet, hesapet e 70 vjetëve me fqinjin, ne dimë edhe t’i mbyllim ne dinjitet e mirëkuptim, në interes të Shqipërisë e të shqiptarëve

“Ujërat greke do zgjerohen me 12 milje”, Rama sulmon PDIU dhe LSI: Patriotë me çizme Read More »

Qytetarët lumë akuzash në faqen e Ramës: Tradhtar, sa lekë more? Po turkut ca do i japësh?

Kryeministrit të Shqipërisë i ka dalë situata nga duart. Pasi i mbajti sekrete negociatat për shitjen e detit, publikimi i tyre sot nga media greke dhe më pas edhe në mediat shqiptare, janë sjellë një reagim të çuditshëm të Edi Ramës.

Me një gjuhë fyerjesh dhe pa asnjë lloj etike, kryeministri i Shqipërisë ka shpërthyer ndaj politikës dhe popullit të Çamërisë.

Por nuk kanë vonuar shumë dhe në të njëjtën mënyrë ia kanë kthyer vetë qytetarët shqiptarët, të cilët kanë nisur revolucion virtual në faqen zyrtare të kryeministrit të cilin e akuzojnë si tradhtar, dhe të korruptuar.

Më poshtë komentet e pacensuruara në faqen e Kryeministrit Rama në Facebook

Qytetarët lumë akuzash në faqen e Ramës: Tradhtar, sa lekë more? Po turkut ca do i japësh? Read More »

Bjordi zbulon për herë të parë të dashurën: I gatuajmë njëri-tjetrit , ja çfarë e mban lidhjen tonë të fortë

Bjordi Mezini është ndër personazhet që u bë i njohur në reality show-n “Big Brother” dhe që prej asaj kohe komentohet vazhdimisht në rrjetet sociale.

Jeta private e tij përbën gjithnjë lajm në media dhe kohët e fundit përflitej për një lidhje të re, por sot vetë Mezini ka pranuar lidhjen në emisionin “Kush vjen për drekë”.

Ndërkohë që përpiqej t’i shmangej pyetjes së moderatore Arjola Shehu, baritoni Gëzim Myshketa i cili është edhe mik i Mezinit konfirmoi po ashtu se Bjordi është në një marrëdhënie.

Arjola Shehu: Bjordi, thuhet që je në një lidhje…

Gezim Myshketa: Është, është, me një vajzë shumë të mirë.

Bjordi Mezini: Jam në një lidhje, nuk mund të them asgjë më shumë. E kam shumë të shenjtë jetën private. Preferoj ta mbaj për veten time. Unë gatuaj për shoqen time, edhe ajo gatuan për mua. Unë jam patriarkal në kuzhinë dhe është e vështirë të ndash kuzhinën me mua. Ne nuk jetojmë bashkë dhe kjo gjë e mban lidhjen shumë të fortë.

Bjordi zbulon për herë të parë të dashurën: I gatuajmë njëri-tjetrit , ja çfarë e mban lidhjen tonë të fortë Read More »

“I dashuri e pikturon nudo”, shpërthen keq ndaj komentuesve Ema Andrea

Pak dite me pare Ema Andreas i publikuan fotot me bashkeshortin per te cilin thane se e pikturon nudo.

Dje ajo ka reaguar me nje postim ne rrjetet sociale ku flet per mediat roze dhe punen e tyre:

POSTIMI I PLOTE:

Vertet mendoni qe njihni te verteten time? Vertet mendoni se prej saj mund blini nenkresen e qete te mbremjes suaj? Vertet ju shijon kafshata roze? ..ok shijojeni…! Por vec nje pyetje…kur t’ju ike shkelqimi fals roze, ku e do e perplasni koken? ..apo keshtu bejne te gjithe vertikalisht si teto Lefka..poshte e lart e lart e poshte moj bije…a te keqen!…
Kur te lodheni,ne se keni fuqi, beni telefon tek urgjenca! Fale Zot nuk bej art roze e sjam e as kushuri me pushtetin se kush do duronte nje salle me kunguj qokash si ju! Te qete e paçi..lart e poshte e poshte e lart! A te keqen😊😊😚😊

“I dashuri e pikturon nudo”, shpërthen keq ndaj komentuesve Ema Andrea Read More »

Shpërthen deputeti për aeroportin e Vlorës: Boll me investimet turke, po ndërtoni perandorinë otomane, dhe largohet nga mbledhja

Në Kominsionin e Ekonomisë po zhvillohen diskutime për Aeroportin e Vlorës ku është i pranishëm edhe ministri Ahmetaj. Ndërsa fjalën e mori Dashamir Shehi, i cili u shpreh kundër shtimit të investimeve turke në Shqipëri.

Shehi theksoi se duhen të tërhiqen më shumë investitorë perëndimorë.

“Ne kromin e ka marrë turku, shkollat i kishte turku dhe aeroportin turku, BKT turku. Unë nuk jamë dakord të zgjerohen më investitorët turk, ju duhet të bëni ofertë për vende perëndimore. Të vi një kompani gjermane, daneze. Nuk gjetët dot ju një shtet perëndimor. Nuk i duam turbulencat turke. Nuk më pëlqejnë të zgjerohen prezencat e investimeve turke në Shqipëri. Do ndërtojmë Perandorinë Otomane ne këtu. Nuk po them që kanë shkëlqy qeveritë e tjera në këtë proces. Në mënyrë strategjike duhet të shohim qeveritë e Europës. Kur të na bini letrat do flasim edhe për taksat dhe për të gjitha”, përfundoi Shehi dhe më pas u largua nga mbledhja.

Shpërthen deputeti për aeroportin e Vlorës: Boll me investimet turke, po ndërtoni perandorinë otomane, dhe largohet nga mbledhja Read More »