Aurora

Protestuesit e Astirit: Jemi shqiptarë, nuk jemi shpellarë

Edhe këtë mbrëmje kanë dalë në protestë banorët e Astirit në Tiranë për herë të dytë brenda ditës pasi afati që u është vënë, 2 javë, është drejt përfundimit.

Banorët janë mbledhur aty ku e filluan protestën, duke bllokuar rrugën “Teodor Keko” dhe situata ka agravauar edhe me djegie gomash në mes të rrugës.

Ajo që irrituar dyfish banorët është deklarata e kryebashkiakut Veliaj me një gjuhë gati-gati raciste, i cili sot i quajti “shpellarë” dhe “njerëz që nuk kanë rrënjë në Tiranë”.

Kjo është ajo që lënë banorët të kuptohet nga deklarata e tyre, të cilët shprehen se kanë vite që paguajnë taksa në këtë qytet dhe s’mund të dëbohen si një hiç.

Një qytetare është shprehur:

Si mund të na quajë ai shpellarë?! Unë jam lindur e rritur këtu dhe jam qytetare e këtij vendi.
Jemi shqiptarë mbi të gjitha nuk jemi shpellarë! Turp! Turp!”

Deklarata e sotme e Veliajt:

Dikush që nuk ka rrënjë në këtë qytet, kujt i sulet? Për 28 vite nuk kanë paguar asnjë taksë ata që janë pa letra. Shanset janë zero që kjo betejë të ndalet. 99% e njerëzve duan që qyteti të zhvillohet, të rregullohet trafiku. Një pjesë e jona ka parti politike shpellarë që shqyejnë dhe dhunojnë njerëzit që punojnë për këtë qytet. Shumica e qytetarëve duan që unaza e re të bëhet. Edhe për bulevardin e ri ishte e njëjta parti, shpellarë, që shkatërrojnë. Është i njëjti film që e kemi parë dhe ky film përfundon me fitoren e qytetit, të njerëzve të mirë, që duan rendin dhe nuk kanë zaptuar, nuk shqyejnë dhe nuk vijnë nga shpellat. Njerëzit thonë kur të zhbllokohet trafiku te Shqiponja do të marrë frymë Tirana.”

Protestuesit e Astirit: Jemi shqiptarë, nuk jemi shpellarë Read More »

Protesta tek ‘Unaza’, banorët djegin flamurin e …

Situata në protestën e zhvilluar në zonën e “Unazës së Re” sa vjen e tensionohet më tepër. Banorët e zonës së “Astirit”, ndodhen në këtë zonë prej më shumë se një orë, të cilët protestojnë kundër  urdhërit të shembjes së banesave të tyre, në kuandër të projektit “Unaza e madhe”.

Qytetarët kanë dalë në protestë m,e pankarta në duar, në të cilat lexohet “Kryeministër ku je fshehur?”, “Dy duar për një kokë”, “Duam pronat tona”. Të revolutuar banorët e zonës së “Astirit” kanë djegur goma makinash dhe u kanë vënë flakën edhe kazanëve të plherave. vetëm në momentet e fundit, disa nga qytetarët dogjën edhe flamurin e “Rilindjes”< që është simboli i Partisë Socialiste në periudhën e zgjedhjeve.

Në mbështetje të banorëve kanë shkuar edhe deputetët demokratë Albana Vokshi, Klevis Balliu dhe Gent Strazimiri.

Banorët e Astirit protestojnë prej 11 ditësh ndërtimin e Unazës së Madhe të Tiranës, pasi sipas tyre, shtëpitë e tyre po shemben padrejtësisht. Ata thonë se nuk janë njoftuar dhe kërkojnë dëmshpërblim./Shqiptarja

Protesta tek ‘Unaza’, banorët djegin flamurin e … Read More »

Horoskopi ditor, e mërkurë 14 nëntor 2018

Dashi

Parashikohet një ditë mjaft interesante nga pikëpamja sentimentale, ku nuk do të mungojnë takimet e reja. Përfshirja në eksperienca të reja profesionale, do të jetë mjaft e rëndësishme për të rigjetur sigurinë në vete dhe kapacitetet tuaja.

Demi

Do t’iu duhet të përshtateni me ndryshime të ndjeshme në rutinën tuaj, të cilat do të rezultojnë më të frytshme nga sa mendoni, sidomos nëse jeni duke nisur projekte të reja. Kjo e mërkurë do të sjellë rezultate të mëdha. Rikthimi i pasionit është mjaft i mundshëm.

Binjakët

Takime dhe angazhime të ndryshme janë mjaft të favorshme dhe kjo gjë do ju vjedhë shumë kohë, por mos u dekurajoni. Kjo është një fazë me luhatje emocional, ndaj shmangni marrjen e vendimeve të rëndësishme brenda fundit të muajit. Kjo e mërkurë parashikohet të jetë relaksuese, pasi do ju lejojë që të keni më shumë kohë për veten.

Gaforrja

Në vendin e punës nuk duhet të tregoheni negativ, pasi ka disa të reja të papritura të cilat do jenë mjaft të dobishme për arritjen e qëllimeve tuaj. Nëse keni pësuar një zhgënjim në dashuri, ky është momenti ideal për të rikuperuar.

Luani

Mos u tregoni shumë impulsiv dhe të nxituar në marrjen e vendimeve të caktuara lidhur me ndjenjat, pasi shpesh nga frika se mos zhgënjeni, rrezikoni që të shkoni kundër impulseve tuaja. Nëse keni diskutuar me një person të shtrenjtë në jetën tuaj, ky është momenti për të rikuperuar.

Virgjëresha

Duhet të jeni vetja juaj, sidomos në dashuri, ndaj mos ndryshoni vetëm për të kënaqur të tjerët. Intuita juaj e shkëlqyer do të vlerësohet pa masë në vendin e punës. Kjo është një periudhë mjaft interesante dhe e mbushur me të reja të cilat duhet ti vlerësoni, lidhur me karrierën tuaj.

Peshorja

Disa ndryshime që kanë ndodhur javëve të fundit ju kanë bërë konfuz dhe të paqëndrueshëm, por kjo gjë nuk duhet të ndikojë negativisht në jetën tuaj në çift. Puna ecën mirë, por duhet të jeni të gatshëm që të merrni përsipër përgjegjësi të reja, për tu siguruar se projektet tuaja do të realizohen në kohë.

Akrepi

Këshillohet që të jeni më të vendosur dhe profesional. Shmangni humbjen e kohës me diskutime aspak produktive, pasi rrezikojnë që t’iu bllokojnë.

Shigjetari

Mund të merrni një ofertë mjaft tunduese, lidhur me vendin e punës, gjë që do ju lejojë që të zgjidhni disa probleme ekonomike dhe financiare që keni pasur në të kaluarën. Megjithatë ka disa sakrifica të cilat duhet ti merrni në konsideratë, sidomos në dashuri. Këshillohet që të mos jeni shumë impulsiv.

Bricjapi

Jini të qetë lidhur me karrierën tuaj aktuale, pasi lodhja e akumuluar mund t’iu ngadalësojë. Në dashuri nuk duhet të jeni të ndrojtur, pasi takimet janë mjaft të favorshme.

Ujori

Ka disa mundësi premtuese për gjithë ata që kanë dëshirë të rikthehen në lojë dhe të rifitojnë siguri. Së fundmi keni qenë shumë dembelë dhe të shkëputur dhe për këtë arsye duhet të përvishni mëngët. Horoskopi i kësaj dite sjell mundësi të mira, për të mbyllur një çështje që keni nisur prej kohësh.

Peshqit

Jeni shumë kokëfortë, sidomos në dashuri, por disa keqkuptime duhen trajtuar me kujdesin maksimal. Pasi në të kundërt rrezikoni që të ushqeni tensione të rrezikshme për stabilitetin e raportit tuaj.

Horoskopi ditor, e mërkurë 14 nëntor 2018 Read More »

Shumon qelizat e kancerit, ky produkt ushqimor duhet shmangur sa më shumë

Janë bërë shumë paralajmërime deri tani, mirëpo rrallëherë njerëzit jua vënë veshin.

Ka një produkt në kuzhinën tuaj, të cilin ju e përdorni çdo ditë që ka aftësi për të shumuar qelizat e kancerit.

Ky produkt është sheqeri dhe zbulimi fillestar është bërë që në vitin 1920 nga Dr. Otto Warburg , i cili fitoi çmimin Nobel sepse mbështeti këtë teori.

Warburg besonte se kur trupi furnizohej me sheqer artificial, prodhonte kimikate të ndryshme që nxisnin shumimin dhe përparimin e kancerit dhe mosfunksionim mitokondrial.

Me sa duket teoria është zhvilluar edhe më tepër në ditët e sotme.

Trupi prodhon çdo ditë miliona qeliza anormale të prirura për t’u zhvilluar në kancerogjene, por është vetë trupi që i eleminon këto të fundit. Nëse një person konsumon shumë sheqer artificial, ky produkt ndalon hormonet rregullatore IGF që të vrasin qelizat kanceroze. Kur hormoni IGF i gjendur në gjakun tonë nuk jep sinjale se kur qelizat e këqija duhen shkatërruar, ato rriten e rriten pafundësisht. Ky proces përshpejtohet drejtëpërddrejtë nga sheqeri i cili i ushqen këto qeliza.

Nëse ju prisni sheqerin nga dieta juaj, do t’i prisni ushqimin qelizave kaceroze. Sipas mjekëve njeriu nuk duhet të marrë më shumë se 12 lugë çaji sheqer në ditë. Kjo është sasia e sheqerit të përpunuar dhe nuk përfshin sheqernat natyrorë nga frutat apo perimet, por mos harroni se pijet freskuese (një kançe përmban dhjetë lugë sheqer) dhe ushqimet e kripura si ketchup-i dhe djathërat po ashtu .

Shumon qelizat e kancerit, ky produkt ushqimor duhet shmangur sa më shumë Read More »

Më 26 nëntor ‘bashkohen’ Kosova dhe Shqipëria

Marrëveshja për unifikimin doganor në mes të Kosovës dhe Shqipërisë pritet të nënshkruhet më 26 nëntor, në mbledhjen e përbashkët të këtyre dy qeverive që do të mbahet në Pejë, kurse do të fillojë së zbatuari nga janari i vitit të ardhshëm, thonë zyrtarë të Qeverisë së Kosovës.

Lulzim Rafuna, këshilltar i ministrit të Financave në Qeverinë e Kosovës, njëherësh këshilltar i kryeministrit të Shqipërisë për dogana dhe tatime, tha për Radion Evropa e Lirë se për këtë çështje, të dy qeveritë janë në fazat e fundit të harmonizimit të dokumentacioneve të nevojshme për mallrat që qarkullojnë mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Ai tregon se më këtë marrëveshje planifikohet që të mos kërkohen dokumente të panevojshme, por të njihen në mënyrë reciproke dokumentet e të dyja shteteve.

“Qëllimi është që të harmonizohen të gjitha këto procedura, të eliminohet kontrolli i dyfishtë që kemi pasur dhe e kemi ende deri në hyrjen në fuqi të këtij protokolli. Paralelisht, jemi duke punuar që Zyrën Doganore në Durrës, ta avancojmë dhe të harmonizohet komplet me këtë protokoll dhe të harmonizohet me procedurat e reja që do të aplikohen në vendkalimin doganor, Morinë- Vermicë”, tha Rafuna.

Për të lehtësuar transportin e mallrave në mes dy shteteve, në muajin korrik është përuruar pika e përbashkët kufitare Morinë – Vërmicë që lidh Kosovën me Shqipërinë. Me këtë projekt që është financuar nga Bashkimi Evropian me më shumë se një milion euro, është bërë modernizimi i pajisjeve.

Edhe njohës të kësaj çështjeje, konsiderojnë se bizneset e të dyja shteteve do të përfitojnë nga zbatimi i kësaj marrëveshjeje.

Ish-drejtori i doganave, Naim Huruglica, njëherësh ligjërues për çështjet doganore dhe transportin ndërkombëtar, tha për Radion Evropa e Lirë se çdo shkurtim i procedurave të pritjes në kufi, ulë koston e të bërit biznes.

“Në mes të Kosovës dhe Shqipërisë është unifikim i procedurave në kuptimin e orareve, formave, punës në një objekt të përbashkët, për të mos pasur nevojë të ushtrohen dy kontrolle, pasi mund të bëhet një kontrollë e vetme me ekipe të përbashkëta. Kjo është një fazë më e avancuar sesa të kesh kontroll plotësisht të veçantë doganor”, thekson Huriglica.

“Kjo lehtëson sepse shkurtimi i kohës dhe procedurave ulë koston e transportit, ulë koston e të bërit biznes dhe automatikisht kjo e bën fuqinë tonë konkurruese pasi jemi në gjendje të dalim më lirë në treg me ato produkte që i kemi”, thotë tutje ai.

Për përfaqësues të komunitetit të biznesit, një vendim i tillë do të lehtësonte qarkullimin e mallrave të dy shteteve dhe do rriste mundësinë e investimeve të përbashkëta.

Më 26 nëntor ‘bashkohen’ Kosova dhe Shqipëria Read More »

NATO-ja do të investojë në bazën ajrore të Kuçovës 50 milionë euro

Kuçova në jug të Shqipërisë, do të jetë bazë ajrore që do të shërbejë si bazë mbështetëse për Aleancën Veriatlantike, për furnizimet ajrore, për logjistikën, për policimin ajror, si dhe për trajnimin dhe stërvitjet e Forcave të Aleancës.

Këtë e ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë një takimi me ushtarakë në bazën ajrore të Kuçovës, ku prezantoi edhe buxhetin për mbrojtjen për vitin 2019, shkruan sot Koha Ditore.

“Morëm angazhimin e NATO-s për të investuar në bazën e Kuçovës mbi 50 milionë euro. Është investim që do të mundësojë transformimin e kësaj hapësire në një aeroport ushtarak standardesh të NATO-s, që do të shërbejë si bazë mbështetëse për NATO-n, për furnizimet ajrore, për logjistikën, për policimin ajror, si dhe për trajnimin dhe stërvitjet e Forcave të Aleancës. Patjetër që kjo do të jetë njëkohësisht edhe një bazë kombëtare për Forcat Ajrore të Shqipërisë, duke kërkuar mundësinë e një standardi të ri të Forcave tona të Armatosura në këtë sektor të posaçëm”, deklaroi kryeministri Edi Rama.

Sipas kreut të ekzekutivit shqiptar, ky investim do të krijojë mundësi të reja për zhvillimin ekonomik dhe social të të gjithë kësaj zone, ku ndërtimi i një baze ajrore të teknologjisë së fundit, jo vetëm do të thotë më shumë punësim, por edhe më shumë ekonomi dhe konsum në një rreze të caktuar rreth saj./ B.Sh

NATO-ja do të investojë në bazën ajrore të Kuçovës 50 milionë euro Read More »

Kontinenti i fshehur me miliona vjet nën akull zbulohet në Antartik

Agjencia evropiane e hapësirës ka gjetur pjesët e humbura të një kontinenti nën akullin e Antarktikut para shumë miliona vitesh më parë.

Xhirimet satelitore tregojnë se si kanë lëvizur masat tokësore në thellësi prej më shumë se 1.5 kilometra, shkruan Daily Mail.

Shkencëtarët thonë se pamjet kanë dhënë një pamje dhe njohuri të re të Antarktidës, një kontinenti që deri më tani është studiuar më së paku. Ata përdorën të dhënat satelitore GOCE, i cili ishte lansuar në vitin 2009 për të monitoruar ndryshimin e fushës së gravitetit dhe për të matur me saktësi Tokën.

Përndryshe, ky satelit nuk ka qenë në përdorim për pesë vjet, pasi ka mbetur pa karburant dhe ka rënë nëpër atmosferë. Megjithatë, të dhënat e tij janë shumë të rëndësishme dhe përdoren për një zbulim të ri shkencor, transmeton KosovaPress.

Instrumentet e tij ndoqën lëvizjen e pllakave tektonike nën Antarktik, dhe hulumtuesit, në bazë të të dhënave të tyre, e kuptuan lëvizjen e tyre gjatë 200 milionë viteve të fundit dhe arritën të dinin se si kontinenti akull në fakt u formua.

“Imazhet e gravitetit sjellin një revolucion të vërtetë në aftësinë tonë për të studiuar kontinentin më pak të njohur të planetit tonë”, tha Fausto Ferakioli për Agjencinë Evropiane të Hapësirës.

“Në pjesën lindore të kontinentit mund të shohim karakteristikat gjeologjike që tregojnë ngjashmëritë dhe dallimet e lëvores nën Antarktik dhe kontinentet e tjera me të cilat u shkrinë deri në 160 milionë vjet më parë”, shton Fausto.

Përndryshe, për të krijuar një hartë 3D të litosferës së Tokës, shkencëtarët përdorën matjet GOCE me të dhëna sizmike. Përveç se këto matje janë shumë interesante historikisht, ato janë gjithashtu të rëndësishme për të kuptuar se si Antarktiku ndikon në sjelljen e pllakave të akullit, por gjithashtu sa shpejt do t’i përgjigjet shkrirjes së akullit.

Kontinenti i fshehur me miliona vjet nën akull zbulohet në Antartik Read More »

Vlorë – “Takohemi për një libër” mbledh nxënësit e shkollës “Halim Xhelo”

Në bashkëpunim me bibliotekën “Sh. Musarai” dhe Klubin Letrar “P. Marko”, Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Vlorë, organizoi në shkollën e mesme “Halim Xhelo” një takim me moton “Takohemi për një libër”, nismë e Ministrisë së Kulturës.

Në takimin e zhvilluar në mjediset e reja të bibliotekës së shkollës morën pjesë nxënës të vitit të parë dhe të tretë, si dhe poetë e shkrimtarë të qytetit.

Në takimin ku morën fjalën Çlirim Hoxha, Myrteza Mara, Eqerem Canaj, Ruzhdi Begaj, drejtoresha e shkollës Adelina Ibrahimi iu foli nxënësve për mesazhin, që përcjell nisma e Ministrisë së Kulturës në drejtim të dashurisë dhe kujdesit ndaj librit.

Në takim u diskutua edhe rreth krijimtarisë së poetit dhe shkrimtarit Myrteza Mara.

Sejmen Gjokoli, në emër të DRKK Vlorë, përcolli mesazhet e bashkëpunimit ndër institucional në interes të zhvillimit të kulturës dhe traditave tona në dobi të dijes dhe edukimit.

Vlorë – “Takohemi për një libër” mbledh nxënësit e shkollës “Halim Xhelo” Read More »