Aurora

Pas Noizyt e Stresit, vitin tjetër në librat shkollorë, do jenë Babalja, Rexhepi, Xhisiela e Durim Bami

Nuk do të kishim reaguar, nëse nuk do të kishim dëgjuar, palaçollkun dhe maskarallëkun e ministre “parukerisë” Lindita Nikolla, për skandalin e dyshes së “famshme” “Noizy-Stresi”, futur në librat shkollorë, por deklarimi i saj publik, ishte vërtetë i turpshëm e denigrues për nxënësit dhe prindërit, që kanë fëmijë në shkollë.

Siç është bërë e njohur nga vetë reperët Noizy dhe Stresi, mendjendriturit e Ministrisë së Arsimit me në krye ministren analfabete, kanë bërë simbol dhe model edukimi e kulture, të nxënësve në ciklit të ulët, profilin e dy reperëve Noizy e Stresi, duke i futur në programet mësimore, si kurrikul bazë, të dijeve shkollore.

Lidhur me këtë skandal të rëndë, që tregon degradimin e arsimit shqiptar, të bërë “paçavure”, ka dhënë sqarim ministrja Nikolla e cila, skandal-trupin e futjes së Noizyt e Stresit në programet mësimore, e ka quajtur “normalitet dhe zhvillim të arsimit, ndërsa nxënësit i ka konsideruar “kavje eksperimentale”!

Nuk e dimë, nëse prindërit, do të reagojnë pas kësaj deklarate të rëndë, që tregon krimin psikologjik e moral mbi fëmijët, duke i përdorur si “kavje”, për çmenduritë e pafundme,  që shpik e fut në programe, ministrja dhe kryeministri.

Por nga sa kuptuam, prej deklarimit të ministres Nikolla, me këtë mendje që ka kjo qeveri, nuk ka asnjë dyshim, që vitin tjetër, në librat shkollorë, të futen si pjesë e programeve mësimore edhe “veprat” e Babales, Alizotit, Salianjit, Taulantit, Rexhepit, Xhisielës e Durim Bamit/Pamfleti

Ja tema mësimore, që bëjnë nxënësit, për Noizyn

Noizy është __ më i njohur për të rinjtë shqiptar. Ai lindi në qytetin e ___. Disa nga këngët e tij janë:____”

Këtë verë, Noizy i këndoji pafund “Toto-së”  (e përkthyer në shqip “vaginë”) “Fletshat”, një këngë e kushtuar hashashit dhe vendit të prodhimit Lazaratit.

“Ak-47”, këngë e kushtuar një lloji automatiku, ku në tekst, Noizy të çon në parajsë (You ain’t no Badboy I’ll send you all to heaven)

“Gunz Up”, një tjetër këngë për armët dhe drogën

Kënga e fundit në bashkëpunim me Varrosin, sërish duke i kënduar të njëjtave gjëra të përmendura më sipër.

Pas Noizyt e Stresit, vitin tjetër në librat shkollorë, do jenë Babalja, Rexhepi, Xhisiela e Durim Bami Read More »

Ndodhet pas hekurave, djali i deputetit bën lëvizjen e papritur

Rrexhep Rraja kërkon lirinë.

Dosja “Xhisiela” nga Kruja rikthehet sërish në Tiranë këtë herë në gjykatën e Apelit. Me kërkesë të Rexhep Rrajës djalit të deputetit socialist, apeli ka regjistruar kërkesën për lirimin e tij nga burgu.

Rexhep Rraja u prangos më 30 shtator 2018 me akuzën e përndjekjes së ish-të dashurës së tij Xhisiela Maloku, ndërsa pas dy javësh ai kërkon lirinë.

Gjyqtarja Shpresa Becaj do të shqyrtojë kërkesën e Rrajës për liri dorëzuar që më 8 tetor, ndërsa hetimet për këtë dosjen janë ende të hapura nga prokurorja Mirela Kapo.

Por nga ana tjetër është Xhisiela Maloku e cila shprehet se ajo me Rexhepin ka pasur vetëm marrëdhënie xhelozie dhe ai se ka keqtrajtuar dhe gjithçka e thënë nga ajo në media ishte sajesë.

Ndodhet pas hekurave, djali i deputetit bën lëvizjen e papritur Read More »

Tjetër tërmet tronditi vendin, ja ku ishte epiqendra dhe sa ballë…

Nje termet eshte shenuar sot, ne oret e para te mengjesit.

IGJEUM raporton se ka regjistruar nje goditje termeti ne oren 02:58 te mengjesit te sotem, me epiqender ne Gjirokaster.

Sipas IGJEUM termeti ka qene me magnitude 3.3, 12 kilometer ne verilindje te Gjirokastres, dhe me thellesi 3 km.

Per fat nuk ka pasur asnje raportim per deme. Kujtojme se vetem nje dite me pare u shenua nje termet ne Elbasan, nderkohe qe dy dite me pare, dy godtje termeti u regjistruan ne vend./Shkodranews

Tjetër tërmet tronditi vendin, ja ku ishte epiqendra dhe sa ballë… Read More »

Harroi portofolin në Sarandë, Kroati falenderon Shqiptarin për gjestin e bukur !

Shqiptarët janë zemërgjerë dhe emocionalë, pastaj kot nuk është shprehja që “nuk ka pyll pa derra”, ama me rëndësi është që nuk e kemi namin vetëm për keq.

Këtë e vërteton turisti kroat Vlatko Horvat, i cili ka publikuar në llogarinë e tij të Facebook një ndodhi që nuk ia urojmë kujt, por me një fund impresionues.

Gjatë vizitës së tij në Sarandë, kroati ka harruar portofolin dhe gjejeni çfarë? I riu shqiptar me emrin Albano Koka ia ka kthyer.

Krahas fotos me portofolin që i ka mbërritur nga posta, Vlatko Horvat shkruan:

Çfarë ndodh kur humbni portofolin në Shqipëri?
Isha në Sarandë me një shok dhe e lashë Shqipërinë për t’u nisur drejt Zakynthos, Greqi.
Pas 5 orësh që isha nisur më vjen një mesazh: “E di që kaluat mirë në Sarandë, por nuk ishte nevoja të lije një bakshish kaq të madh.”
Nuk e kisha kuptuar ende që kisha harruar portofolin tim atje dhe djali që e gjeti më kontaktoi direkt dhe ma solli atë në Kroaci.
Fillimisht mendova me vete që nuk ka asnjë shans që të mbërrijë, por sot sapo ma solli postieri. brenda janë të gjitha paratë dhe dokumentat.
Albano Koka faleminderit shumë! Dhe po, Shqipëria është e bukur…dhe shqiptarët janë njerëz ekstra.”
Epo, Albano të falënderojmë edhe ne që na ndrite faqen, e për më tepër që mban edhe emrin e vendit./JOQ.al

Harroi portofolin në Sarandë, Kroati falenderon Shqiptarin për gjestin e bukur ! Read More »

Vlorë/ Përmbledhje javore e punëve mirëmbajtëse

Gjatë kësaj jave fokusi i punimeve mirëmbajtëse të Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare – Vlorë ishte në disa nga monumentet e qyteti të Vlorës dhe Sarandës.

U kryen punime mirëmbajtëse dhe vendosje e tabelave orientuese në Muzeun Etnografik të Vlorës, Muzeun Kombëtar të Pavarësisë, Xhaminë e Muradies dhe Muret Rrethues të Aulonës.

Në zonën e Sarandës, u krye pastrimi dhe sistemimi i rrasave të gurta në çatin e Kishës së Shën Gjergjit, në Leshnicën e Sipërme.

Fotografia e DRKK Vlorë

Fotografia e DRKK Vlorë

Fotografia e DRKK Vlorë

Fotografia e DRKK Vlorë

Fotografia e DRKK Vlorë

Fotografia e DRKK Vlorë

Fotografia e DRKK Vlorë

Fotografia e DRKK Vlorë

Vlorë/ Përmbledhje javore e punëve mirëmbajtëse Read More »

Takim i përbashkët mes stafit psiko-social të Spitalit Psikiatrik dhe DRSHSS

Në bashkëpunim me Rrethin Lakanian Shqiptar, Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror, zhvilloi një takim të përbashkët me stafin psiko-social të Spitalit Psikiatrik “Ali Mihali” Vlorë.

Ky staf i përbërë nga psikologë klinik, punonjës social dhe terapistë okupacional ofron shërbime për probleme të shëndetit mendor dhe probleme sociale për pacientë, banorë të komunitetit dhe banorë të Shtëpive të Mbrojtura.

Në mbështetje të misionit tonë për të ofruar shërbime shoqërore për kategori të veçanta ndamë së bashku sfidat dhe vështirësitë në trajtimin e rasteve në institucione rezidenciale, ditore apo komunitare.

Kolegët europianë theksuan nevojshmërinë e diskutimeve të rasteve në grup dhe nevojës për supervizim.

Takim i përbashkët mes stafit psiko-social të Spitalit Psikiatrik dhe DRSHSS Read More »

Lista e ilaçeve që dëmtojnë rëndë trurin dhe kujtesën, mundohuni t’i shmangni patjetër

Efektet anësore që vijnë si pasojë  e mediamanetve që marrim përgjatë jetës sonë, janë të shumta.

Por më të rënda janë ato që vijnë nga këto lloj  ilaçesh, që duhet t;’i dini dhë të mundoheni t’i shmangni sa më shumë të jetë e mundur.

Qetësuesit dhe Ilaçet e Gjumit

Është vërtetuar nga raste të shumta që pilulat e gjumit mund të shkaktojnë humbje të kujtesës. Ambien është një nga ilaçet më të përdorura që shkakton këtë problem madje është quajtur edhe “ilaçi i harresës”.

Mjekimet me Statina

Ilaçet më të këqija për trurin janë barnat statine të cilat përdoren për uljen e niveleve të kolesterolit.

Mjekimet me Ilaçet ANTI

Antihistaminikët, antibiotikët, antihipertensivët, ilaçetet kundër depresionit, antipsikotikët, antispasmodikët dhe të gjitha medikamentet e tjera që fillojnë me ANTI-ndikojnë në nivelet e acetilkolinës.

20 Ilaçet me efekt anësor Humbjen e Kujtesës

Antidepresantët triciklik • Ilaçet e tensionit të lartë • Metildopa • Mjekimet kundër dhimbjeve me përmbajtje heroine, kodeine, morfine • Ilaçet e kemioterapisë • Interferonet • Antipsikotikë si Haldol ose Mellaril • Epileptikët si Fenitoin ose Dilantin • Ilaçet e ankthit si Seconal, Phenobarbital, Amytal, Nembutal • Antihistaminikët • Quinidine • Beta Bllokuesit sidomos për glaukomën • Antibiotikët • Naproxen • Litium • Steroidet • Insulina • Pilula gjumi si Sonata, Ambien, Lunesta • Ilaçet e Parkinsonit si glikopirrolat, skopolamina, atropina • Ilaçet qetësuese si benzodiazepinat Ativan, Dalmane, Valium, Xanax.

Sipas Mount Sinai School of Medicine në SHBA, këto janë 20 barnat që dihen që shkaktojnë humbje të kujtesës./ShkodraNews/

Lista e ilaçeve që dëmtojnë rëndë trurin dhe kujtesën, mundohuni t’i shmangni patjetër Read More »

Pasuria mund t’i shkatërrojë karrierën kreut të Gjykatës së Lartë

Pasuria mund t’i shkatërrojë karrierën një gjyqtari të rangut të lartë në Shqipëri.

Komisioneri Publik del kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që konfirmoi në detyrë kreun e Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori.

Komisioneri Publik, brenda afatit ligjor, ushtroi ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit pranë Gjykatës Kushtetuese, kundër vendimit nr.46, datë 24.7.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit z. Xhezair Zaganjori, Kryetar i Gjykatës së Lartë.

Komisioneri Publik, pasi shqyrtoi vendimin e mësipërm të Komisiont të Pavarur të Kualifikimit, si dhe mori në konsideratë rekomandimin e paraqitur nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit për të paraqitur ankim, vlerëson se bazuar në provat dhe faktet e administruara nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, subjekti i rivlerësimit z. Xhezair Zaganjori, nuk arrin një nivel të besueshëm në vlerësimin e pasurisë.

Nëpërmjet këtij ankimi, Komisioneri Publik kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit të marrë në shqyrtim çështjen në seancë gjyqësore dhe në përfundim të gjykimit të ndryshojë vendimin nr.46, datë 24.7.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit duke vendosur shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit z. Xhezair Zaganjori, Kryetar i Gjykatës së Lartë.

Mbështetur në pikën 1, të nenit 16 të rregullores së Institucionit të Komisionerëve Publikë, ankimi është publikuar në faqen zyrtare të këtij institucioni: www.ikp.al

Pasuria mund t’i shkatërrojë karrierën kreut të Gjykatës së Lartë Read More »