Aurora

”E pesta herë që përmbytemi”, disa fshatra të Fushë-Krujës nën pushtetin e ujit

Si pasojë e reshjeve të shumta të shiut që kanë rënë në orët e fundit, Lumi Ishëm ka dalë nga shtrati duke përmbytyr disa banesa.

Problemet më të mëdha derimë tani janë në zonën e Fushë-Krujës ku disa fshatra si: Murqinë, Mallkuç, Bilaj, Gjurice janë përmbytur. Nën ujë deri më tani gjenden 80 banesa dhe qindra hektarë tokë bujqësore.

Një nga banorët e zonës shprehet për ‘’Fax News” se kjo është e pesta herë që nga muaji dhjetor që ata përmbyten ndërsa nuk është marrë asnjë masë për parandalimin. Po ashtu banori shprehet se e vetmja ndihmë që ata kanë marrë nga shteti janë ushqime.

Sot probleme me reshjet janë hasur dhe në qytetin e Vlorës, ndërsa në Gjirokastër nga rrëshkitja e dherave rrezikon që të shembet një pallat disa katësh, si dhe disa banesa private, duke lënë në ankth rreth 40 familje.

”E pesta herë që përmbytemi”, disa fshatra të Fushë-Krujës nën pushtetin e ujit Read More »

Lajmi nga brenda PS: Ja kur do të kapen “peshqit e mëdhenj”

Kreu i Komisionit të Ligjeve, socialisti Ulsi Manja ka komentuar lidhur me deklaratat e Ambasadorit të SHBA-së Donald Lu për ‘peshqit e mëdhënj’.

Manja ka dhënë një intervistë për kanalin e kryeministrit ERTV.

Duke folur ndër të tjera Manja theksoi se sa i përket “peshqëve të mëdhenj” ata nuk ka kapen me fushata.

“Shumica ka krijuar infrastrukturën për të luftuar krimin. Prokuroria dhe policia, e agjenci të tjera janë përgjegjëse.

Ne e kemi dhënë vullnetin tonë. Por nuk kapen ‘peshqit e mëdhenj dhe të vegjël’ me fushata, do të ketë edhe rezultate konkrete. Nuk do të vonojnë rezultatet”, është shprehur Manja.

Lajmi nga brenda PS: Ja kur do të kapen “peshqit e mëdhenj” Read More »

Shirat e dendur, Vlora mbetet pa energji elektrike, lumi del nga shtrati

Reshjet e dendura të shiut kanë përkeqësuar situatën në vend.

Në disa segmente në fshatin Kot, dhe në Drashovicë, në Vlorë, lumi ka dalë nga shtrati.

Fax Neës raporton s eprurjet e shumta rrezikojnë të nxjerrin nga shtrati edhe lumin Shushicë.

Mësohet se deri tani nuk ka dëme materiale por vetëm tokë të përmbytura bujqësore.

Gjithashtu raportohet se qyteti I Vlorës në disa lagje ka mbetur pa drita, pasi janë dëmtuar transformatorët. Bëhet fjalë për lagjet “Pavarësia”, “10 Korriku”, dhe “Kushtrimi”.

Shirat e dendur, Vlora mbetet pa energji elektrike, lumi del nga shtrati Read More »

Rishfaqet Nikollë Lesi dhe “degjeneron” Fevziun, Ballën, Bushatin, Blushin… Ja çfarë u thotë

Botuesi i “Koha Jonë” Nikollë Lesi sfidon hapur bashkëpunëtorët e tij të hershëm.

Përmes një artikulli në të cilin flet për lirinë e medias dhe protestën e sotme të zhvilluar kundër qeverisë për marrëveshjen e detit, Lesi shprehet se Aleksandër Frangaj, Blendi Fevziu, Andi Bushati, Frrok Çupi, Lorenc Vangjeli, apo të tjerë gazetarë kanë qenë më të lirë kur punonin me të.

Kurse sot, shkruan Lesi, thuajse asnjë media nuk ka transmetuar asnjë moment nga protesta e paradites kundër qeverisë.

Më poshtë keni artikullin e Nikollë Lesit:

Kjo që ka ndodhur sot, nuk ka ndodhur në 27 vite pluralizëm dhe demokraci. E habitshme se si një protestë e shoqërisë civile, e nisur thjesht nga rrjetet sociale në fillim e më pas shkoi zinxhir lajmi në Facebook-un e gjithsecilit, të cilët sipas mënyrës së tyre organizuan një protestë para zyrës së kryeministrit Rama. Asnjë televizion nuk e transmetoi live apo edhe me ndonjë titër lajmin e protestës, përveç një televizioni të ri Faxneës.

Motivi i protestuesve ishte, sipas asaj çka thanë se nuk janë dakord me bisedimet e qeverisë shqiptare për faljen e detit me 12 milje, siç edhe thuhet nga mediat greke dhe ministri grek Kotzias. Edhe në vitin 2009 vendimi i Berisha-Basha ishte i gabuar, por fatmirësisht ishte Gjykata Kushtetuese e cila mbrojti sovranitetin e kufijve.

Personalisht unë nuk dua të besoj se ministri i jashtëm shqiptar Ditmir Bushati, e aq me shumë kryeministri Rama, të bënin një gafë të madhe historike në faljen e detit, Greqisë. Do të ishte vërtetë një tradhti e madhe kombëtare, nëse arrihet të firmoset në ato kushte skandaloze siç bën presion Greqia për një vote greke për dhënien e statusit Shqipërisë për në BE.

E theksoj, jo për kompromis me vetveten, se nuk dua ta besoj se mund të bëhet fakt falja e detit. Por kjo nuk do të thotë se politika, shoqëria civile dhe media nuk duhet të kërkojnë të vërtetën e bisedimeve dhe ta ndalojmë nëse ka ndonjë projekt me laps, akoma të pa firmosur.

PS dhe qeveria thonë se nuk flitet për këto pazare me integritetin e kufijve shtetërorë, PD-LSI akuzojnë dhe duan sqarime në parlament, media pyet, kurse shoqëria shqiptare është e traumatizuar dhe reagon nëse Greqia dikton kushtet diskriminuese për hir të një vote në BE.

Por çka më shqetëson mbetet liria e medias sot në Shqipëri. Nuk mund të mos kujtoj të rinjve të sotëm se jam një prej atyre dhjetra gazetarëve të gazetës së parë të lirë “Koha Jone” që kam sakrifikuar për median e lirë dhe fjalën e lirë. Dëshmitarët dhe bashkëpunëtorët e mi për këtë liri në vitet 1991-1997, edhe më vonë, janë shumë si Frrok Çupi, Aleksandër Frangaj, Martin Leka, Armand Shkullaku, Blendi Fevziu, Ben Blushi, Marash Mirashi, Lorenc Vangjeli, Teodor Keko, Andi Bushati, Andi Bejtja, Alfred Peza, Enton Abilekaj, Henri Çili, Zamir Dule, Arta Marku, Jonila Godole, Rudina Xhunga, Skender Minxhozi, Aleksandër Çipa, Edi Rama, Fatos Lubonja, Kiço Blushi, Sokol Balla, Arian Çani, Ilir Babaramo, Anila Basha, Adriatik Dosti, Ilir Gjoni, Mimoza Dervishi, Gent Shkullaku, Vladimir Prela, Edmond Laçi, Fatmir Meneri, Enkel Dëmi, Alfons Zeneli e plot të tjerë, të cilët janë gdhendur në memorien e qytetarëve, pasi për një lajm udhëtonin me orë të tëra për t’ia sjellë lexuesit dhe qytetarit. Edhe janë rrahur, edhe gjakosur si Alfred Peza e Aleksandër Çipa për të sjellë lajmin. Janë burgosur Aleksandër Frangaj dhe Martin Leka për t’i dhënë lajmin qytetarit, sepse lajmi fshihej nëpër skutat e pushtetit. Eshtë masakruar Zamir Dule për lajmin. Është djegur redaksia e gazetës “Koha Jone” nga pushteti i Berishës në mars 1997 për të mos shkuar te lexuesi fjala, lajmi.

Por ç’pashë sot pas 27 viteve nga koha e “Koha Jone”? Thjesht për një protestë paqësore të disa pjesëtarëve të shoqërisë civile, para zyrës së kryeministrit, nuk u fut asnjë lajm, jo vetëm live, por as me titra në televizione. Nuk them se jam dakord me ato çka thanë disa pjesëtarë të protestës, por ishte lajm dhe lajmi shpërndahet për te lexuesi dhe shikuesi.  Bile me disa folës nuk jam aspak dakord. Por asnjë lajm, as me titra, nuk dhanë asnjë televizion kryesorë në vend. Jepej fjala vjen në TV, paralel me protestën, se në iks fshat kishte rënë ujku në vathën e një bariu, por kurrë një lajm se po zhvillohej një protestë para kryeministrisë.

Protesta ishte lajm dhe lajmi nuk u dha! Kjo është për të kuptuar se si kryeministri Rama ka uzurpuar mediat dhe në mos i kontrollon, i miklon me leje ndërtimi, koncesione, pazare, etj.

Ishte sot një test që flet shumë. Edhe për dy ambasadorët Lu dhe Vlahutin. Edhe për ne të gjithë, si qytetarë.

Rishfaqet Nikollë Lesi dhe “degjeneron” Fevziun, Ballën, Bushatin, Blushin… Ja çfarë u thotë Read More »

Plasi sherri: Enca bën për 1 lekë Rosela Gjylbegun

Mbrëmjen e sotme ka plasur sherri mes dy këngëtareve Enca Haxhia dhe Rosela Gjylbegut, për shkak të një deklarate të kësaj të fundit.

E ftuar në “Shiko kush luan”, Rosela u pyet gjatë një rubrike se me cilën këngëtare nuk do të bashkëpunonte kurrë dhe përgjigja e saj ishte “Enca”.

Pas kësaj deklarate Enca ka reaguar menjëherë me disa postime në Instastory. “Hahaha as unë s’do bëja kurrë këngë me Beyoncen”, shkruan ajo.

Ndërsa në postimin tjetër Enca e ironizon Roselën duke shkruar: “Mora vesh se Rosela Gjylbegu qenka akoma gjallë” dhe më pas e thërret “Gjyshe”.

“Gjyshe shko në shtëpi. Asnjeri nuk do të të shikojë ose të bëjë muzikë me ty”, shkruan Enca

Plasi sherri: Enca bën për 1 lekë Rosela Gjylbegun Read More »

Edi Rama uron ‘mirëmëngjes’ . Plasin komentet në Facebook

Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim të pazakontë në faqen e tij në Facebook. Të pazakontë për orën, pasi uron ‘mirëmëngjes’ në mesnatë. Urimit i bashkangjitet një shkrim në mediat austriake për turizmin në Shqipëri.

Me siguri ky ka qenë një postim i programuar për nesër në mëngjes, por si duket Rama apo stafi i tij që merret me faqen në Facebook, e kanë programuar gabim orarin. Kaq ka mjaftuar që tek postimi i Kryeministrit të vërshojnë qindra komente tallëse me te.

Sikundër janë të shumtë komentuesit që i kërkojnë llogari për çështjen e paktit detar me Greqinë. Më poshtë disa prej komenteve më pikante.

Edi Rama uron ‘mirëmëngjes’ . Plasin komentet në Facebook Read More »

Ai që demokratizoi dijen: në përvjetorin e 550-të të Johannes Gutenbergut

Me shpikjen prej tij të shtypshkronjës ai konsiderohet si ati i komunikimit masiv. Por a ka qenë vërtet ai i pari që shtypi libra? Edhe 550 vjet pas vdekjes së Gutenbergut, shumë çështje mbeten pa përgjigje. “Të gjithë e njohin Johannes Gutenbergun, megjithëse për të thuajse nuk dihet asgjë”, thotë zëvendësdrejtorja e muzeut Gutenberg në Mainz, Elke Schutt-Kehm. Kjo nis që me ditën e tij të lindjes dhe përfundon me datën e vdekjes, me të cilën ka lidhje përkujtimi i sivjetshëm i 550 të vdekjes së Gutenbergut. Vetëm kaq dihet: Johannes Gutenberg është shpikësi i shtypjes së librave me gërma të lëvizshme metali dhe me këtë ai kontribuoi në mënyrë vendimtare në suksesin e Reformacionit. Për këtë gazetarët amerikanë e zgjodhën atë “njeriun e mijëvjeçarit”.

Deutschland Geschichte Buchdruck Johannes Gutenberg (Getty Images)

Ai lindi rreth vitit 1400. Ndoshta në Mainz, por ndoshta edhe në Eltville në anën tjetër të Rinit në Rheingau. Ai vinte nga familja e pasur tregtare Gensfleisch. Më vonë ai e ndryshoi emrin e lindjes, siç ishte moda atëherë, dhe mori emrin e rezidencës së familjes “Hof zum Gutenberg”.

Përgatitje në Strasburg

Ndoshta Johannes Gutenbergu studioi në Erfurt. Këtë e tregon një shënim në regjistrat e Universitetit. Rreth vitit 1428 familja Gensfleisch u largua nga Mainzi për shkak të konflikteve midis familjeve drejtuese të qytetit. Se ku qendroi pas kësaj Gutenbergu, nuk është dokumentuar. Qëndrimi i tij dokumentohet sërish në vitin 1434 në Strasburg.

Në këtë qytet, që sot është qytet francez, atij ju ofruan mundësi të shumta fitimi. Gutenbergu punoi atje ndër të tjera në zejet e monedhave dhe të argjendarisë, themeloi një shoqëri financimi dhe prodhoi objekte për t’i marrë me vete në pelegrinazhe. Ai kaloi atje gjithsej dhjetë vjet.

Suksesi në Mainz

Bleisatz-Buchstaben Typ Helvetica diagonal (Fotolia/fotoliajongleur)

Pasi u kthye në Mainz ai vazhdoi punën për shtypjen e librave me ndihmën e tregtarit Johannes Fust dhe të shkruesit Peter Schöffer. Midis 1452 dhe 1454 puna përfundoi: u prodhuan gërmat e tij metalike të lëvizshme. Dhe meqenëse Guttenbergu qe mekanik i aftë dhe njëkohësisht sipërmarrës që i hynte rrezikut, ai ndërtoi për to edhe shtypshkronjën manuale me levë. Për shekuj të tërë librat qenë shkruar me mundim me shkrim dore, shumicën e herëve në dhomat e shkrimit të manastireve. Vetëm kleri dhe shtresa e lartë mund t’i blenin ato produkte të shtrenjta – pa folur për leximin. Kurse tani gërmat mund të shtoheshin si dëshiroje, fjalë dhe fjali të tëra mund të hidheshin në faqe – dhe e gjitha të riprodhohej sa herë të doje. Një shpikje që e revolucionarizoi shkëmbimin e dijes dhe solli ide të reja në popull me tirazh të lartë – për kushtet e Mesjetës.

Bibla origjinale e shtypur nga GutenberguBibla origjinale e shtypur nga Gutenbergu

Në vitin 1450 mjeshtri ndërmori punën më ambicioze të tij: brenda dy vjetësh ai shtypi me ndihmën e 20 të punësuarve të tij 180 kopje të Biblës së Luterit. Bibla është jo vetëm vepra e parë, por edhe libri më i bukur, që është shtypur ndonjëherë, mendon Elke Schutt-Kehm.

Teknika e Gutenbergut u shpërnda tepër shpejt. Në vitin 1500 shtypshkronja në të gjithë Evropën prodhonin jo vetëm vepra dijetarësh, por edhe shkrime denigruese kundër tregtisë së çertifikatave të faljes së mëkateve. Rreth 100 vjet më vonë u shfaq gazeta e parë.

Model Azia?

Po a ishte Gutenbergu i pari që e mundësoi shtypjen e librit? Përgjigja është: jo. Shtypja e librave me gërma të këmbyeshme qe shpikur që në shekullin e 11-të në Kinë dhe qe përhapur në shekullin e 13-të edhe në Kore. Por në një kohë kur në Azi gërmat gdhendeshin me procese të derdhjes së dyllit ose gdhendeshin në dru, Gutenbergu shpiku një teknikë krejt të vetën me një instrument që pikonte bojën dhe me një shtypshkronjë me levë. Ai është “i pari që konceptoi një prodhim serial të pjesëve të veçanta të standardizuara”, thotë Schutt-Kehm. Kjo ishte një metodë e re dhe një hap shumë i madh në historinë e teknikës. Në 3 tetor në Mainz dhe jo vetëm aty kremtohet 550 vjetori i ditës së vdekjes së pionerit të mediave – edhe nëse shkencërisht për 03.02.1486 si datë të vdekjes ka diskutime e mendime që e kundërshtojnë.

Ai që demokratizoi dijen: në përvjetorin e 550-të të Johannes Gutenbergut Read More »

Monika Kryemadhi kërcënon prokurorët: Do iu publikojmë …

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka kërcënuar prokurorët se do t’u publikojë një pas një dosjet korruptive.

Në një intervistë për TemA TV ajo ka folur për ngjarjet e fundit të arrestimit të ish kreut të ARRSH -së Dashamir Xhika dhe e cilësoi atë një arrestim me prapavijë politike.

Ajo akuzoi edhe kryeministrin Edi Rama se ka kapur drejtësinë.

Ndërkohë në lidhje me aksionin opozitar ajo u shpreh se janë ndarë punët për çdo person dhe kështu do matet edhe suksesi i çdo opozitari.

:”Dashamri Xhika, do përballet me drejtësinë e Edi Ramës dhe do ta fitojë. Do tu përgjigjet atyre që e kanë sajuar, sepse nuk mund të arrestosh një drejtor për një tender që nuk e ka kryer ai”,ka deklaruar më herët Kryemadhi.

Monika Kryemadhi kërcënon prokurorët: Do iu publikojmë … Read More »