Aurora

Uje me Aloe Vera:Si ta pergatisni dhe cfare perfitoni

Uji me Aloe Vera ofron vërtet përfitime mbresëlënëse ushqyese dhe shëndetësore.

Uji i Aloe Vera, përftohet nga bima e mrekullive, e cila është përdorur prej shekujsh për vetitë e saj mjekësore.

Uji me Aloe Vera ofron vërtet përfitime mbresëlënëse ushqyese dhe shëndetësore. Një gotë me 250 ml me ujë aloe vera përmban midis 50 dhe 60 kalori.

Ju gjithashtu do të merrni rreth 50 për qind të vlerës së përditshme për vitaminë C. Vitamina C ndihmon në mbrojtjen e trupit tuaj nga infeksioni, ruan shëndetin e eshtrave dhe dhëmbëve tuaj, si edhe ndihmon në shërimin e plagëve.

Aloe vera përmban vitaminë B-12, folatë, kolinë, bakër dhe kalium gjithashtu.

Uji me Aloe vera përmban tetë sheqerna natyralë që formojnë tetë sakaridet esenciale, sipas studiuesve të çertifikuar.

Këto nuk janë të ëmbël, as nuk krijojnë një ndryshim të menjëhershëm të sheqerit në gjak, siç ndodh me substanca si saharoza apo sheqeri i zakonshëm.

Aloe vera siç tregojnë kërkimet AgroWeb.org, përmban 20 nga 22 aminoacidet që i nevojiten organizmit për funksionimin e duhur dhe shtatë nga tetë aminoacidet që konsiderohen jetësore për shëndetin.

Përfitimet mbrojtëse shëndetësore

Uji me Aloe vera ka veti anti-inflamatore në sistemin e tretjes dhe përdoret për të ndihmuar në trajtimin e kapsllëkut dhe urthit.

AgroWeb.org ju tregon se uji me Aloe Vera përdoret gjithashtu për trajtimin e sëmundjeve inflamatore të sistemit tretës.

Uji me Aloe Vera në organizmin tuaj

Uji me Aloe Vera lehtëson shqetësimet e stomakut dhe rivendos tretjen normale pavarësisht nga shkaku themelor i shqetësimit.

Është antimikrobik dhe anti-inflamator.

Uji me Aloe Vera parandalon mikrobet nga përqendrimi në stomak dhe në zorrë. Mbron organet nga veprimi i toksinave dhe alergeneve.

Pirja e 200ml e ujit Aloe vera 2-3 herë në ditë për një javë është një nga mënyrat më efektive për të hequr problemet tuaja të tretjes.

Si ta përgatisni në shtëpi?

Ju mund të shtoni një deri në dy lugë çaji aloe vera në një gotë me 200 ml ujë. Mund të shtoni disa pika lëng limoni dhe një lugë çaji me mjaltë për shije të mrekullueshme.

Nëse dëshironi të bëni sasi të mëdha, prini gjethet e Aloe Vera dhe hiqni skajet e tyre.

Pastroni lëkurën nga të dy anët për të marrë xhelin transparent.

Grijeni masën e xhelit në mikser dhe ruajeni në kavanoza qelqi për deri në një javë në frigorifer.

Uje me Aloe Vera:Si ta pergatisni dhe cfare perfitoni Read More »

Lekura e qepes:Zbuloni te gjitha perdorimet shendetesore

Gjëja e parë që bëjmë kur duam të hamë qepë është ta qërojmë atë. Lëkura e qepës hidhet në kosh, por për fat të keq ky është një hap i gabuar sepse ajo përmban shumë vlera ushqimore.

Shtresa e jashtme e lëkurës së qepës përmban sasi të mëdha antioksidantësh që promovojnë mirëqenien e përgjithshme të organizmit dhe e mbrojnë atë nga sëmundjet.

Lëkura e qepës fuqizon aftësitë vetë-shëruese të trupit madje mund të mbrojë edhe nga disa forma të sëmundjeve tumorale.

Ajo përmban fibër të tretshme dhe flavonoidë që promovojnë elasticitetin e lëkurës duke ju dhuruar një paraqitje të re dhe pa akne.

Shtresa e jashtme e qepës është shumë e pasur me flavonoidë dhe kuercetinë, dy flavonoidë të rëndësishëm dhe antioksidantë që luftojnë inflamacionin.

Kuercetina lufton radikalet e lira në gjak dhe inflamacionin.

Ajo ul stresin oksidues që shkakton sëmundje si ateroskleroza, sëmundje të zemrës, infeksione të prostatës, ulçerë në stomak, diabet dhe problemet me syrin.

Lëkura e qepës funksionon edhe kundër alergjive, azmës dhe simptomave të tyre.

Çaji i lëkurave të qepës ndihmon gjithashtu në alkalizimin e pehashit të sistemit tretës dhe pastrimin e zorrës së trashë.

Shkencëtarët po studiojnë rolin e kuercetinës në uljen e kolesterolit në gjak dhe tensionit të gjakut por edhe inflamacionin.

Për më tepër, ata besojnë se lëkura e qepës përmirëson rritjen e muskujve, parandalon disa lloje të sëmundjeve të rënda dhe trajton depresionin.

Lëkura ngjyrë kafe dhe shtresat e jashtme të qepës përmbajnë shumë fibër, flavonoidë dhe antioksidantë, por edhe vitaminat A, C dhe E që mbrojnë qelizat e kuqe nga radikalet e lira.

Lëkura e qepës e mban lëkurën më të re dhe përmirëson funksionet e trupit.

Fuqia e lëkurës së qepës

Kuercetina te lëkura e qepës ul tensionin e gjakut dhe parandalon bllokimin e arterieve. Ngrënia e qepës ul rrezikun e:

• Sëmundjeve të zemrës • Tumoreve të zorrës së trashë • Mbipeshës • Diabetit të tipit 2 • Problemeve gastrointestinale

Lëkura e qepës lufton qelizat kancerogjene, mykun, bakteret dhe shërben si antioksidant.

Si të përgatisni çajin me lëkurën e qepës

Lëkura e qepës është detoksifikuese dhe mund të konsumohet si çaj.

Receta:

• Qëroni qepën dhe lëkurat vendosini në një kavanoz

• Mbusheni me ujë dhe lëreni kavanozin në frigorifer për 12 orë.

• Lëkurat do të lëshojnë ushqyesit në ujë.

• Kullojeni lëngun dhe shtoni mjaltë.

• Pijeni përpara fjetjes.

Lekura e qepes:Zbuloni te gjitha perdorimet shendetesore Read More »

Molle te pjekura ne furre me arra dhe kanelle

Mollët janë mbretëreshat e çdo stine. Të kuqe flakë plot lëng, të gjelbra pak të athëta, apo të verdha të ëmbla ato na tërheqin përherë me shijen e tyre fantastike.

Të gatuara në receta të ndryshme ëmbëlsirash, ato përherë mbëten ndër frutat më të preferuara të recetave të amvisave shqiptare.

Janë të njohura tashmë recetat e shijshme të marmalatës së mollës, reçelrave të ndryshëm, kekëve me mollë apo shurupit të tyre.

Por një recetë krejt unike, e thjeshtë  në përgatitje e shumë e shijshme që të kënaq oreksin dhe nepsin janë mollët e pjekura në furrë.

Të kombinuara me arra, kanellë e mjaltë apo edhe me të tjerë përbërës si karafila a fruta të thatë, shija e përftuar nga kjo recetë është perfekte, mbresëlënse.

Kjo recetë është fantastike për të mbyllur vaktet e drekës apo darkës por sigurisht është po aq fantastike për t’u shijuar në çdo kohë të ditës duke dhuruar një ëmbëlsi të lehtë, natyrale.

Më poshtë do të gjeni recetën  për përgatitjen e mollëve të pjekura në furrë.

Mollët e Pjekura në Shtëpi

Përbërësit

(Sasia e mollëve përzgjidhet në bazë të numrit të personave në familje)

Mollë

Mjaltë

Arra

Pak sheqer

Kanellë, fruta të thata ose karafila (Sipas dëshirës)

Përgatitja – Shpejt dhe Lehtë

Pastrojini mirë mollët me ujë të bollshëm dhe thajini me një pecetë kuzhine.

Më pas, prisni pjesën e sipërme të mollës dhe me ndihmën e një luge largoni farat.

Më pas, secilën prej mollëve lyejeni me pak sheqer nga të gjitha anët dhe tek pjesa e brendshme që kemi hapur hedhim disa arra të thërmuara me mjaltë.

Vendosini me radhë në një tavë ku kemi shtruar më parë letër pjekjeje.

I pjekim në furrë me temperaturë 200 gradë përreth 30 minuta.

Pasi mollët të jenë karamelizuar i heqim nga furra.

Sipas preferences mund t’i spërkasim me pak pluhur kanellë ose fruta të thata apo disa karafila.

Kjo ëmbëlsirë shërbehet e ngrohtë por edhe ftohtë me akullore ose kekë të ndryshëm.

Molle te pjekura ne furre me arra dhe kanelle Read More »

Jo më kamione! Kjo është mënyra më e sigurt si mund të shkoni në Angli

Anglia është kthyer në një ndër vendet më të kërkuara nga të rinjtë shqiptarë dhe për të shkuar rrezikojnë jetën dhe harxhojnë sasi të mëdha parash.

Por jo më! Nëse dëshironi të udhëtoni dhe jetoni në Angli, aplikoni dhe përfitoni nga këto bursa studimi.

Si? King’s College London në Angli ofron bursa studimi për drejtësi.

Bëhet fjalë për studentët ndërkombëtarë që dëshirojnë të ndjekin arsimin e mëtejshëm në fushën e së drejtës.

Bursa ofron mbështetje financiare deri në 5,000 paund në vit për periudhën që zgjat programi i studimit.

Aplikantëve që fitojnë bursë do ju ofrohet akomodim për vitin e parë, gjithashtu.

Kriteret: E hapur për aplikantët që aplikojnë përmes UCAS për programin e shkollës së lartë në Drejtësi, në Kolegjin King’s për të filluar në Shtatorin e vitit 2018.

Aplikoni në link : https://www.kcl.ac.uk/index.aspx

Jo më kamione! Kjo është mënyra më e sigurt si mund të shkoni në Angli Read More »

Si do të më vrasë mafia? Artan Hoxha flet për herë të parë në median gjermane: Ja çfarë do të ndodhë…

Gazetari i njohur investigativ Artan Hoxha ka folur për revistën gjermane STERN.

Hoxha është ulur dhe ka shoqëruar gjatë gazetarin e revistës Jonas Breng. Dhe në kafet që pinte me të, ka rrëfyer disa gjëra që kalojnë tek rrëfimet personale.

“Eshtë mëngjes kur Artan Hoxha lëviz në banjo për të larë dhëmbët. Më pas sheh perdet e apartamentit të tij në katin e shtatë me pamje nga rruga e ndritshme me pemë akacie, ku duket një kafene me cadra me ngjyra. Ndonjëherë, në ditë të këqia, Hoxha pyet sesi mafia do të kryejë ekzekutimin. Hoxha dëshiron që ata ta bëjnë me kallashnikov. Ose me një bombë në makinë. Pra dicka të shpejtë. “Kjo është një herë buummm dhe unë jam zhdukur”.

E pazakontë rrëfimi i gazetarit mbi atë që mund të ndodhë. Ai vazhdon e tregon për median gjermane për kërcënimet e herëpashershme që ka marrë nga puna e tij.
Ndër të tjera revista shkruan se jeta e tij është në rrezik për shkak të programit të tij televiziv Xhungël dhe që sillet rreth një teme për të cilën heshtet në Shqipëri: mafia.

Me gazetarin, Artan Hoxha bashkëbisedon në një kafene. Gazetari gjerman evidenton faktin se Hoxha ulet me fytyrë nga dera. Nëse vijnë vrasësit, ai ka disa sekonda për tu larguar. “Hoxha nuk është paranojak. Kërcënimi I fundit për vrasje I erdhi disa orë më parë” shkruan gazetari gjerman. “Kemi të bëjmë me produktet më të suksesshme të eksportit në Shqipëri, I tregon Artan Hoxha…- drogës dhe dhunës”.

Për 19 vjet gazetari shqiptar studion rreth klaneve, duke takuar informatorë, policinë, politikanët dhe tregtarët, shkruhet në artikull. Gjatë hulumtimeve të tij është rrëmbyer, fyer, persekutuar. Në Shqipëri, shkruan gazetari gjerman, ka shumë legjenda që thonë sesi Hoxha ka mbijetuar kaq shumë kohë. Disa thonë sipas revistës gjermane që Hoxha është pjesë e mafies. Të tjerë thonë se mbrohet nga CIA. Hoxha vetë qesh me këtë dhe thotë: Sa më shumë të më gjykoni, aq më të mira mundësitë e mia për mbijetesë”.

Sipas Hoxhës, tre arsye kryesore janë përgjegjëse për ngritjen e mafies. Së pari, struktura e klaneve. Së dyti, vendndodhja gjeografike e Shqipërisë. Së treti, politika.

“Është si në një serë – kur klima është e mirë, bima lulëzon”, thotë ai.

Artan Hoxha ka dhënë pak historic për vete. Fillimin e punës si gazetar sportive dhe më pas në vitin 1997 kur u bë reporter. Ai I ka treguar gazetarit se një pjesë të shefave të klaneve I njihte, sepse këta të fundit, uleshin nëpër tribunat e stadiumeve.

E ka cuar gazetarin edhe në ambientet e redaksisë, ndërsa i ka treguar plumbat në zarf që i vinin kohë pas kohe.

Si do të më vrasë mafia? Artan Hoxha flet për herë të parë në median gjermane: Ja çfarë do të ndodhë… Read More »

E diagnostikuar me kancer, i vëllai s’i jep çelësat e shtëpisë derisa motra t’i shlyejë borxhin

Valentina Stefani nga Borshi ka sjellë në rubrikën “Shihemi në gjyq” në emisionin “E Diela Shqiptare” vëllain e saj, Arqilenë, pasi ky i fundit i ka marrë çelësat e shtëpisë dhe nuk ia kthen derisa t’i shlyejë borxhin, duke e kërcënuar madje se do t’i marrë shtëpinë, e cila në fakt nuk është as e të motrës.

“Isha e martuar në Konispol, më vdiq burri, e shita shtëpinë në Konispol dhe isha pa shtëpi. Kam qenë në Greqi. Në Dhjetor të vitit 2009 unë operohem për herë të parë për kancer sepse kam patur edhe herë të dytë. Bëja kimitoterapinë, me paruke në kokë dhe kam ardhur në Sarandë se ndihesha më mirë. Më thotë djali të më ndihmonte të bëja një shtëpi e të qëndroja në Borsh. Bëj kërkesën në komunë se tokë në Borsh nuk kisha”.

gdg

Arqilea e ndërpret duke i kërkuar të thotë të vërtetën se kush e ka ndihmuar nga ana ekonomike si për operacionet që ka kryer, ashtu edhe për shtëpinë dhe ajo i përgjigjet: “Edhe ti vëlla më ndihmove nuk e mohoj, nuk e hedh poshtë”.

Ajo vazhdon të tregojë procedurën e ndërtimit të shtëpisë prej 200 metrash katrorë në tokë të shtetit, larg zonës së detit. Në Mars të vitit 2010, Ylli Shehu pretendoi se kjo tokë është e tij, ndaj hapi çështje gjyqësore, por me vëllezërit e Valentinës.

gfdg

“Do e dëgjoni historinë time, është një kalvar i gjatë 8 vjet. Luftova 2 herë me kancerin, në vitin 2013 u operova prapë. Luftoja me Gjykatën e Sarandës, me fëmijët në shtëpi kam probleme se dhe ata më thonë të ndaloj sepse nëqoftëse nuk ia dal dot unë mbanë ia dalin ata thonë. Si do ia dalin fëmijët? Do vejë gjakderdhje se fëmijët janë fëmijë, nuk e kanë guximin dhe durimin që kam patur unë”.

Arqilea tregon se e motra i ka kërkuar ndihmë kur kishte nevojë për dy operacionet, si edhe për të ngritur një “kasolle” për të jetuar dhe pranon që e ka ndihmuar. Por ajo nuk i kishte thënë për gjyqin që kishte me Shehun dhe kjo gjë e ka acaruar Arqilenë, ndaj dhe janë zënë, i ka marrë çelësin e shtëpisë dhe nuk flasin prej 5 vitesh.

Valentina i thotë: “Çdo ditë po më vrasin gjykatat. 8 vjet, e kupton?”. I vëllai shprehet se kërkon vetëm paratë që ka dhënë për shtëpinë, jo ato që i ka përdorur për operacionet, duke thënë: “Dua lekët e shtëpisë ose i marr shtëpinë!”.

Ajo shton: “Nëqoftëse nuk më zgjidhet tani kjo çështje në Gjykatën e Sarandës, unë një rrugëzgjidhje kam, të vras veten! 8 vjet të dalësh nga spitali në orën 3, të marrësh autobusin e orës 7 që të vish të nesërmen që të bësh gjyq. Gjykata e Sarandës nuk do!”

Juristja Eni Çobani thotë se më 25.12.2010 komuna Lukovë e ka pajisur Valentina Stefanin me një leje ndërtimi, duke i dhënë të drejtën për të ndërtuar një objekt të përkohshëm, por në kundërshtim me këtë leje, ajo ka ndërtuar me tulla. Pasi Valentina nisi ndërtimin është shfaqurr Ylli Shehu, i cili ka pretenduar se është trashëgimtar i kësaj toke, duke mos e lejuar të vazhdonte punimet. Çobani shprehet se rezulton një çështje gjyqësore e hapur nga Ylli Shehu që më 20 Prill të vitit 2010, kur Valentina ende nuk e kishte marrë lejen. Më 30.06.2010, gjyqtarja Enkeleda Doda ka pezulluar këtë çështje, pasi paditësi pretendonte se ka patur një çështje tjetër paralel në këtë gjykatë.

ardit-gjebrea

“Si është e mundur që kjo zonjë ka qenë e paditur në procesin e datës 30.06.2010, pra 6 muaj përpara? Kësaj pyetjeje përgjigjen nuk mund t’ia japim ne, do ta japin ato organe që do të merren me gjykimin e kësaj çështje. Valentina që këtu kemi një parregullsi proceduriale sepse ju keni hyrë në këtë proces pa marrë lejen e ndërtimit. Si jeni futur këtu? Kjo ngelet për t’u studiuar!”, u shpreh juristja Eni Çobani.

E pyetur nga moderatori Ardit Gjebrea se përse ndërtoi me tulla, në kundërshtim me lejen e komunës, Valentina tha se e shtyn njerëzit, të cilët i thonin se të gjithë janë pa leje, ndërsa ajo që e ka dhe që e paguan tokën, do të ndërtojë më dërrasa.

Gjebrea iu përgjigj duke thënë: “Themi ky vend nuk bëhet, por nuk bëhet sepse jemi ne dhe nuk na ka faj vendi. Fajin e kemi vetëm ne! Gishtin ta kthejmë një herë nga vetja, pastaj nga shteti!”

fsf-1

Eni Çobani shprehet se Valentina ka gabuar, por gabimi më i madh ka ndodhur më 18.09.2007, kur tre gjyqtarë i kanë dhënë 6500 metra katrorë tokë në Borsh Ylli Shehut, duke saktësuar kufijtë e tij, pa asnjë palë kundërshtare, me mungesën e Zyrës së Administrimit të Mbrojtjes së Tokës Delvinë, Zyrës së Administrimit të Mbrojtjes së Tokës Sarandë, Drejtorisë së Shërbimit Pyjor Delvinë dhe Drejtorisë së Shërbimit Pyjor Sarandë, me një akt – ekspertimi të rremë, e cila është vërtetuar nga Prokuroria Sarandë që është e falsifikuar. Ajo shton se Ylli Shehu nuk është bërë ende pronar i tokës, pasi Agjencia e Kthimit të Pronave nuk e ka bërë të tillë. Por Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë ka pezulluar gjykimin, duke lënë disa persona pa ndërtuar, pasi pretendohet se ai është pronar.

Komuna Lukovë ka paraqitur pranë gjykatës disa vërtetime që toka, e pretenduar nga Ylli Shehu si pronë e trashëguar, janë pronë e shtetit. Një problem tjetër shfaqet ne dokumentin e lëshuar nga Gjykata Sarandë më 18.09.2007, pasi ky proces gjyqësor ka patur 3 gjyqtarë, por vetëm një prej tyre ka firmosur vendimin.

Juristja Çobani thotë që Valentina ka bërë kallëzim penal për ekspertizën e rreme dhe prokurori e ka pushuar çështjen, pasi kanë kaluar 8 vite dhe është parashkruar vepra penale, por ai ka “harruar” që ky vendim vazhdon të qëndrojë në dosjen e Ylli Shehut në Agjencinë e Kthimit të Pronave në Tiranë, i cili vijon të presë pronësinë e kësaj toke.

“Kodi, të cilit ti (prokurori) i drejtohesh për të gjykuar çështjet, të thotë që duhet të shkosh deri në asgjesimin e këtij dokumenti, që të mos përdoret më në asnjë proces gjyqësor dhe para asnjë institucioni që merr vendimmarrje administrative për pronën!

Në bazë të nenit 300 të Kodit Penal, nëse të gjithë ne jemi vënë në dijeni të një akti të kryer në kundërshtim me ligjin, kemi detyrimin ligjor të shkojmë dhe të bëjmë kallëzim penal. Nëse ju nuk e bëni, dënoheni më gjobë ose me burgim deri në 3 vjet. ”

Pas gjithë shpjegimit që u bë për këtë pronë, ku Valentinës i ka dhënë të drejtë komuna Lukovë të bëjë një objekt të përkohshëm, Arqilea vazhdon të kërkojë paratë që i ka dhënë për ta ndërtuar, përndryshe kërkon vetë pronën.

Publiku i emisionit “E Diela Shqiptare” , në këtë seancë ndërmjetësimi i ka dhënë të drejtë Valentinës, e cila nuk ka para për t’i shlyer borxhin vëllait dhe jo këtij të fundit që kërkon t’i marrë ndërtesën në këmbim.

gdgg

Arqilea – Çelësin nuk e jap, harroje atë punë! Ajo duhet të më kthejë ç’më detyrohet, veç atyre që i kam dhënë për dy operacionet që ka bërë se nuk i dua. Të më kthejë lekët e shtëpisë, unë i kam marrë çelësin, do t’i marr shtëpinë!

E. Çobani – E ule pak detyrimin se unë e dija që doje dhe ato të operacioneve …

Arqilea – Të më bëjë një proces, të më firmosë me ty zonja Eni, që i detyrohem kaq lekë.

E. Çobani – Po ti nuk na ke thënë sa lekë të detyrohet …

Arqilea – Ta thotë ajo. E di ajo sa i kam dhënë. Unë nuk e publikoj se …

E. Çobani – Z. Arqile, ju drejtohem edhe një herë, si motër tani kundrejt një vëllai të kuptojë …

Arqilea – Nuk bën vaki që ai çelës të jepet. Më vjen keq, por nuk bën vaki.

E. Çobani – Pra është e vetmja gjë, të cilën ju keni besim se duke mbajtur çelësin …

Arqilea – Po.

E. Çobani – Po zonja mund të bëjë edhe një çelës tjetër se s’është problem kjo.

Arqilea – Po mirë, le ta bëjë. Do bëj dhe unë tjetër.

A. Gjebrea – Po ku do rrijë zonja, jashtë?

Arqilea – As që më intereson fare. Ashtu i solli punët ajo dhe unë do t’i jap zgjidhje vetë.

Valentina – Nuk i solla unë vëlla, më detyruan …

A. Gjebrea – Po ç’faj ka ajo?

Arqilea – M’i jepni ju Ardit!

A. Gjebrea – Po ta kisha motër do ta kisha ndihmuar.

Juristja Çobani i thotë Arqileas që në momentin që pasuria do të vendoset në emrin e Valentinës, do të mund të bëjnë një marrëveshje. Por ai thotë se pa u bërë marrëveshja nuk do t’ia japë çelësin e shtëpisë, duke e mbyllur kështu këtë seancë ndërmjetësimi në rubrikën “Shihemi në gjyq” të emisionit “E Diela Shqiptare”. /Tv Klan

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=9IefB4zTSUM]

E diagnostikuar me kancer, i vëllai s’i jep çelësat e shtëpisë derisa motra t’i shlyejë borxhin Read More »

Bëheni me jargë natën? Ja çfarë do të thotë kjo për shëndetin tuaj!

Ju do të thoni të vërtetën ose do të shtriheni nëse një mik ju pyet nëse bëheni me jargë në gjumë.

Përgjigja më e zakonshme është jo, sepse për disa, është e turpshme ta imagjinoni atë në atë situatë.

Megjithatë, jarga nuk është diçka për të të vënë në turp, në të kundërtën, ju mund të mburreni me të.

Jarga zakonisht është e pakëndshme, por realiteti është se nuk është vetëm e pazakonshme, por mund të jetë një tregues që ju jeni qetësuar shumë mirë.

ËSHTË I PASTRUESHËM

Ëndrra ka disa faza me kohëzgjatje pak a shumë të barabartë. Faza kryesore njihet si lëvizja e shpejtë e syve (REM).

Gjatë fazës REM, trupi hyn në një gjumë të thellë dhe përjetojmë një gjumë të qetë. Në këtë fazë, neurotransmetues të caktuar pengohen për të shmangur lëvizjet muskulore që do të na bënin të ikim para një makthi.

Prandaj, jarga e famshëm ndodh kur ju të merrni në gjumë të thellë.

KUR JU BËHENI ME JARGË DO TË THOTË SE JU KENI FJETUR SI NJË FËMIJË

Sipas mjekut Jorge Abel Salinas, “i rrituri është plotësisht i shkyçur, ku funksionet e trurit janë të fikur për të arritur një pushim dhe riparim. Ajo ndalon gëlltitjen dhe kalon pështymën, pastaj fillon të eliminojë pështymën dhe i jep lëkundjet e famshme.

Prandaj, kur pushoni mirë, trupi juaj relakson plotësisht dhe kjo e bën gojën të hapur dhe ju përfundoni duke drooling. Larg nga të qenit diçka negative, kjo do të thotë që të gjitha proceset e ëndrrës suaj janë duke ndodhur normalisht.

TANI, ÇFARË NËSE NUK BËHEMI ME JARGË?

Kjo mund të ndodhë sepse zakonet tuaja të ëndrrave janë të prekura gjatë gjithë natës dhe nuk po pushoni. Për shkak të kësaj, neuronet tuaja nuk po shërohen aspak.

JARGA ËSHTË NJË SHENJË E MIRË

Pra, nëse bie në gjumë dhe harga, ju jeni duke arritur cilësinë e gjumit, diçka që është shumë pozitive për shëndetin tuaj. “Nuk duhet të turpërohesh me drool sepse është një fakt natyror. Duhet të jemi të sigurtë që frymëmarrja është e saktë dhe apnea e gjumit nuk ndodh (ndërprerja e frymëmarrjes) “, thotë Salinas.

Prandaj, është e rëndësishme që të kujdesemi për higjienën e gjumit, duke programuar mirë orarin tonë për të fjetur duke dhënë kohën e nevojshme. Qëllimi është gjithmonë të bëjë ëndrrën një të mirë në mënyrë që neuronet tuaja të shërohen.

Bëheni me jargë natën? Ja çfarë do të thotë kjo për shëndetin tuaj! Read More »

Pas përmbytjeve, banorët e Vlorës rrezikohen dhe nga gjarpërinjtë

Frikës së banorëve në Jug të vendit nga reshjet dhe përmbytjet e Vjosës i shtohen edhe gjarpërinjtë. Me fryrjen e lumit Vjosë në zonën e Novoselës dhe Mifolit, nga shtrati kanë dalë gjarpërinj që për t’iu larguar ujit janë zvarritur në pjesët anësore.

Pamjet janë vërtetë të frikshme ku duken zvarranikët teksa i largohen shtratit në zonën e urë së Mifolit e nuk është çudi që ndonjëri të përfundojë edhe nëpër banesat e përmbytura nga uji.

Mësohet se deri tani janë evakuuar rreth 30 shtëpi dhe nuk ka rrezik për banorët. Deri tani janë kryer disa operacione shpëtimi nga policia dhe ushtria në Levan dhe në Vlorë.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=dB586N6pIRs]

Pas përmbytjeve, banorët e Vlorës rrezikohen dhe nga gjarpërinjtë Read More »