Aurora

Arditi ‘e pëson’ sërish nga i ftuari në gjyq: Mi jep ti lekët mua, un asaj…

Edhe kete te diele, ne rubriken “Shihemi ne gjyq” ka pasur histori qe per shumekend mund te ngjajne edhe te habitshme.

Por Valentina Stefani nga Borshi e kishte sjellë vëllain e saj, Arqilenë ne kete seance ndermjetesimi, pasi ky i fundit i ka marrë çelësat e shtëpisë dhe nuk ia kthen derisa t’i shlyejë borxhin qe ajo i ka.

Përpjekjet e Ardit Gjebreas dhe juristes Eni Çobani për të bindur Arqilean t’ia kthente çelësat e shtëpisë motrës së tij, e cila është e ve dhe e diagnostikuar dy herë me kancer, nuk dhanë rezultat.

Arqilea tha se nuk i interesonte se ku do të qëndronte e motra, e madje shkoi deri aty sa përpjekjeve të Ardit Gjebreas iu kundërpërgjigj duke i kërkuar moderatorit të “E diela shqiptare”, ti jepte atij borxhin që e motra nuk ia jepte dot.

Valentina: Lekët nuk ia kthej dot dhe vëllai do të më marrë shtëpinë. Dhe e ka marrë, se çelësin e ka ai…

 Ardit Gjebrea: Për çfarë e do shtëpinë vëllai? Për çfarë e doni shtëpinë ju?

 Arqilea: Të më kthejë detyrimet që më ka zoti Ardit, detyrimet që më ka, nuk kërkoj gjë…

 Eni Çobani: Zoti Arqile, gjithë kohës ju ka parë me kokën poshtë, dhe gati pak indiferent për sa ne flasim këtu. Nuk më vjen mirë në fakt se ju doja pak më aktiv, sepse ju kemi thirrur këtu për një problem shumë të madh. Sepse kjo shtëpi është e vetmja pasuri që zonja ka për momentin. Duke i marrë edhe juve çelësin e lini pa asgjë.

Arqilea – Çelësin nuk e jap, harroje atë punë! Ajo duhet të më kthejë ç’më detyrohet, veç atyre që i kam dhënë për dy operacionet që ka bërë se nuk i dua. Të më kthejë lekët e shtëpisë, unë i kam marrë çelësin, do t’i marr shtëpinë!

Ardit Gjebrea: Nuk do paratë e operacionit, do paratë e shtëpisë.

Arqilea: Për operacionin nuk i dua lekët.

Eni Çobani – E ule pak detyrimin se unë e dija që doje dhe ato të operacioneve …

Arqilea – Të më bëjë një proces, të më firmosë me ty zonja Eni, që i detyrohem kaq lekë.

Eni Çobani – Po ti nuk na ke thënë sa lekë të detyrohet …

Arqilea – Ta thotë ajo. E di ajo sa i kam dhënë. Unë nuk e publikoj se …

Eni Çobani – Z. Arqile, ju drejtohem edhe një herë, si motër tani kundrejt një vëllai, i cili të kuptojë …

Arqilea – Nuk bën vaki që ai çelës të jepet. Më vjen keq, por nuk bën vaki.

Eni Çobani – Pra është e vetmja gjë, të cilën ju keni besim se duke mbajtur çelësin …

Arqilea – Po.

Eni Çobani – Po zonja mund të bëjë edhe një çelës tjetër se s’është problem kjo.

Arqilea – Po mirë, le ta bëjë. Do bëj dhe unë tjetër.

Ardit Gjebrea – Po ku do rrijë zonja, jashtë?

Arqilea – Të rrijë, As që më intereson fare. Ashtu i solli punët ajo dhe unë do t’i jap zgjidhje vetë.

Valentina – Nuk i solla unë vëlla, më detyruan vëlla …

Ardit Gjebrea – Po ç’faj ka ajo?

Arqilea – Ndihmoje ti… M’i jepni ju Ardit!

Ardit Gjebrea: Urdhëro?

Arqilea: Mi jepni juve ju lutem.

Ardit Gjebrea – Po ta kisha motër do ta kisha ndihmuar.

Arqilea: Po ta kishe motër, e di…

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=fQGZqmxZX6k]

Arditi ‘e pëson’ sërish nga i ftuari në gjyq: Mi jep ti lekët mua, un asaj… Read More »

Historia që po bën xhiron e rrjetit!Lindën djalë por pas 6 vitesh babai zbuloi të vërtetën tronditëse…

Historia që po bën xhiron e rrjetit!

Fatkeqësisht kjo është historia e trishtueshme e një babai i cili pas disa vitesh zbuloi se djali i tij 6 vjeçar nuk ishte në fakt i biri i tij.

Historia nisi në fillim të vitit 2005 kur Jonathan Grindon, rreth të 50-tave dhe gruaja e tij Annette, pas 2 vitesh martesë vendosën të bëjnë një fëmijë së bashku.

Farëzimi artificial ishte e vetmja mënyrë e tyre për t’u bërë me fëmijë dhe kështu ata u vendosën në një klinikë fertiliteti spanjolle, ku procedura për dhurimin e vezëve u kushtoi 7 mijë paund.

Mësohet se Jonathan depozitoi një mostër të spermës së tij në një nga vizitat në klinikë.

E më vonë gruaja e tij Annete shkoi vetëm në klinikë, por nuk përdori spermën e Jonathan për të mbetur shtatzënë.

Jonathan, krejtësisht i pavetëdijshëm për mashtrimin që i ishte bërë, u gëzua shumë kur mori vesh që gruaja ishte shtatzënë dhe kur në tetor lindi djali.

Ama pas 18 muajsh martesa e tyre nuk po funksiononte më dhe Jonathan vendosi të ndahej, duke marrë përsipër shpenzimet vjetore për djalin. Por kur Timothy, ishte 6 vjeç, ai zbuloi lajmin e trishtueshëm që ai nuk ishte djali i tij biologjik.

“Nuk ka dënim më të madh se sa kur djali që t’i ke rritur dhe je lidhur me të, i bindur plotësisht se ai është fëmija jot, papritmas ta rrëmbejnë nga jeta,” shprehet Jonathan i cili pasi zbuloi mashtrimin e paditi gruan në gjykatë, dhe u kompensua me 40 mijë paund.

“Shpresa ime e vetme është që kur djali të rritet, të më kërkojë sërish pasi të jetë në gjendje të vendos vetë,”, tha ai.

Historia që po bën xhiron e rrjetit!Lindën djalë por pas 6 vitesh babai zbuloi të vërtetën tronditëse… Read More »

Vajza nga Kanadaja ka një përshëndetje ”speciale” për kryeministrin Shqiptar! Edi Rama të q…

Në rrjet tashmë është bërë hit një video, ku një vajzë nga Kanadaja ka një përshëndetje shumë speciale për kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

Vajza e ka sharë në gjuhën shqipe kryeministrin Rama. Kjo video jo vetëm që është bërë menjëherë virale, por shkakton dhe të qeshura të mëdha.

Për më shumë dëgjojeni vetë vajzën se si e përshëndet Ramën:

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=vEWRmlhXlMg]

Vajza nga Kanadaja ka një përshëndetje ”speciale” për kryeministrin Shqiptar! Edi Rama të q… Read More »

Dhimbja e tmerrshme e Verës, pas 3 dekadash martesë, i ndodh ajo që nuk e priste kurrë

Kjo grua që shihni në video është Vera Shkëmbi, një

https://youtu.be/ryE_Rg2wMjA65-vjeçare me origjinë nga Korça e cila sot jeton në Tiranë.

Pas një martese që zgjati mbi 3 dekada, të kurorëzuar me 2 fëmijë, ndodhi ajo që Verës nuk i kishte shkuar kurrë në mendje. Burri e divorcoi.

“E kishtë tjetrën ai atje ku punonte. Biles kam rastisur që kam vajtur kam mbledhur ullinj edhe ajo ka ardhur deri tek dera. Donte nuse të re! Vinte në shtëpi dhe zihej më mua. E kisha frikë në fakt se kur pinte s’u njihte se kush ishte. Për divorcin nuk më tha fare. Vjen postieri dhe lë letrën e gjyqit. Mua më shkoi mendja tek fëmijët, se nuk kisha mendjen tek ky. Hyr e dil këtë javë sa të hapet gjyqi, se pastaj do të të ndaj – kështu më tha”, kujton Vera.

Gjyshër të 5 nipërve dhe mbesave, Vera tregon pështjellimin e atyre kohëve, kur këmbët e çonin dyerve të gjykatës.

“Kur kam vajtur afër gjykatës, thashë që më mirë të mos ekzistoj si njeri. Më vinte turp, zor, keq! Më vinte edhe keq. Vdekjen e dija, por që të ndahesha, nuk më shkonte mendja kurrë”, kujton ajo.

Sot zonja 65-vjeçare jeton me të bijën dhe nipin, Gersin 6 vjeç. Ish-bashkëshorti i Verës, së fundmi i ka kërkuar ribashkimin, por Vera thotë se kjo nuk ka për të ndodhur më kurrë.

“Unë?! Ndoshta mund të na bashkojë ose Tufina, ose Sharra, se për të bashkuar jo, kurrë!”, thotë ajo e vendosur.

Për pensionisten, divorci tani ka kaluar në plan të dytë, parësore është mbijetesa.

“Të ardhurat e mia deri para prillit ishin zero. Marr ndihmën ekonomike, ato 25 mijë më duken sikur marr 250 mijë, por i jap për ilaçet dhe nuk më ka mbetur asnjë lek”, thotë Vera.

Vera ka hapur 3 herë gjyq për pensionin. Ajo pretendon një pension kooperative që do të shkonte tek rreth 70 mijë lekë të vjetra, por që me kalvarin e proceseve gjyqësore, që ja ndjekin falas avokatë nga lista e Ministrisë së Drejtësisë, nuk dihet kur do të finalizohet.

Shtëpia ku jeton është në proces legalizimi dhe në emër të ish-bashkëshortit i cili e kërcënon, se shumë shpejt do t’ja marrë e ta hedhë në rrugë.

“Nuk di ku të shkoj! Harroj, kam ato mendimet! Jam si peshku pa ujë. Nuk di! Nuk kam asgjë! Nuk kam as shtëpinë! Të kem shëndetin dhe të ketë shëndetin ajo çupa se po më luan mendja”, rrëfen Vera mes lotësh.

Sociologia Meri Poni shpjegon se për një sërë arsyesh, divorci në moshë të tretë është shumë më i rëndë sesa në rini.

“Çifti mund të ketë kaluar peripeci gjatë jetës martesore dhe ndihen të pakënaqura, sidomos gratë. Ajo që mund të mos humbasë nga divorci është gruaja. Më i humburi në divorcin në moshë të madhe do të ishte me patjetër burri”, thotë ajo.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=ryE_Rg2wMjA]

Dhimbja e tmerrshme e Verës, pas 3 dekadash martesë, i ndodh ajo që nuk e priste kurrë Read More »

Presidenti i Greqisë Pavlopulos kërcënon Shqipërinë

Gjatë vizitës së tij të dielën në Shtabin e Përgjithshëm të Aviacionit Ushtarak në Larisë, presidenti i Greqisë Prokopis Pavlopulos kërcënohet hapur Shqipërinë me Veto për anëtarësimin në BE.

Me ton të lartë dhe të ngarkuar emocionalisht, Presidenti i Republikës së Greqisë Prokopis Pavlopulos foli rreth çështjeve me Shqipërinë e Çështjen Çame.

Ai i kërkoi Shqipërisë, e cila është anëtare NATO dhe ka një perspektivë evropiane, për të respektuar ligjin, të drejtat e njerzore dhe të pronës, të drejtat në lidhje me minoritetin grek në Shqipëri. z.Pavlopulos bëri thirrje Shqipërisë për të shmangur sfidat ku ndër të tjera tha: “Është e pakonceptueshme që udhëheqja e Shqipërisë të ngrejë çështje çame. Përveç faktit se kjo çështje nuk ekziston, është më mirë që Shqipëria të mos kujtojë se çfarë do të thotë historia e të ashtuquajturave çamë gjatë periudhës së mizorive naziste në Greqi, nëse dëshiron të ketë ndonjë perspektivë evropiane. Më vjen keq që jam i drejtëpërdrejtë, por në ditë të tilla si kujtimi i holokaustit ata guxojnë të flasin për Çamë. Më mirë të mos kujtojmë historinë e atyre që u shfaqën si çamë në hapësirën greke. Respekti për historinë është baza ndërkombëtare për miqësinë dhe fqinjësinë e mirë“. Përfundoi presidenti i Greqisë Prokopis Pavlopulos, duke bërë akuza të rënda ndaj qeverisë së Shqipërisë.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=Vn2HRqd38e8]

https://youtu.be/Vn2HRqd38e8

Presidenti i Greqisë Pavlopulos kërcënon Shqipërinë Read More »

Evakuohen 70 familje në Novoselë

Pas situates së perkeqësuar të mottit pas reshjeve të shumta dhe rritjes së nivelit të lumenjëve ka nisur edhe evakuimi i banorëve nga disa zona.

Në Novoselë të vlorës 70 familje u evakuuan, ndërsa janë strehuar tek të afërm, të tjerë kanë zgjedhur të srehohen në katet e dyta të banesave të tyre.

Teksa nga Shtabi i Emergjencave theksohet se prurjet do të vijojnë të jenë të larta. Kreu i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, thekson se në gadishmëri është pushteti vendor dhe ushtria.

Nga prurjet e shumta të lumit edhe nënstacioni i hidrovorit të Akërnisë është permbytur ndaj aktualisht është terësisht jashte funksionimit.

Evakuohen 70 familje në Novoselë Read More »

Masakra e Enver Hoxhës, deputetë që u ekzekutuan si anti-amerikanë

Ish- drejtori i Arkivit në ministrinë e Brendshme Kastriot Dervishi publikon listën e dytë të deputetëve të pushkatuar nga Enver Hoxha në vitin 1948. Sipas këtij dokumenti ata u akuzuan si bashkëpunëtorë me anglo – amerikanët dhe në veçanti me Harri Fultzin.

1948/Grupi i dytë i deputetëve

Në fillim të shkurtit 1948 u ekzekutuan të dënuarit me vdekje në procesin e dytë ndaj grupit të deputetëve. Organizimi i këtij procesi është diskutuar edhe gjatë takimit të korrikut 1947 të E.Hoxhës me Stalinit. Sipas diktatorit të Shqipërisë, “lufta ndaj armiqve të brendshme zhvillohej e ashpër”, por çdo ditë dilnin “armiq të rinj”. Hoxha akuzon “dorën anglo-amerikane” dhe H.Fultzin.

Gjatë bisedës, del edhe fakti do bëheshin dy gjyqe, një i hapur (u bë në shtator 1947), e tjetri i mbyllur (u bë në janar 1948). Ndryshe nga procesi i parë ndaj grupit të deputetëve, ku shumica nën presion të jashtëzakonshëm i “pranoi” akuzat, në procesin e dytë, shumica e të pandehurve nuk i pranoi ato, pavarësisht se u vu nën tortura të rënda.

U dënuan me vdekje, pushkatim: Riza Dani (63 vjeç, ish-deputet), Faik Shehu (48 vjeç, ish-deputet), Islam Radovicka (49 vjeç, ish-deputet), Syrja Selfo (35 vjeç), Uan Filipi (46 vjeç), Hilmi Hysi, (35 vjeç), Hasan Reçi (43 vjeç).

U dënuan me dënime të ndryshme: Arif Gjyli (ish-deputet), Isuf Hysenbegasi, Kostandin Boshnjaku (ish-deputet), Demir Kallaratin, Bexhet Shehu, Adem Beli, Hivzi Kokalari, Mestan Ujaniku, Halit Gjolena, Kamber Jaskollari, Ibrahim Hasani, Nexhmi Ballka.

Bashkëlidhur, fotot e Arif Gjylit (sipër) dhe Hasan Reçit (poshtë), pas torturave në hetuesinë komuniste

Masakra e Enver Hoxhës, deputetë që u ekzekutuan si anti-amerikanë Read More »

Edi Rama tregon se cila është frika e tij më e madhe

Kryeministri Edi Rama nuk bën shumë shpesh deklarata lidhur me jetën e tij personale.

E fundit herë ka qenë në një intervistë të shkurtër realizuar nga emisioni kosovar Prive.

Ai i është përgjigjur disa pyetjeve djegëse në afatin e 60 sekondave dhe njëra prej tyre ishte se kujt ia ka frikën ai më tepër. Rama është shprehur se i frikësohet faktit se ndonjëherë mund ti ngjajë atyre cilët budallallepsen duke u plakur.

Nuk jemi ende të sigurtë nëse kjo përgjigje e kryeministrit ka qenë apo jo tendencioze, por duket se plakja e frikson atë së tepërmi.

Edi Rama tregon se cila është frika e tij më e madhe Read More »