Aurora

Parashikimi, paralajmërohen përmbytje të mëdha, ja zonat e rrezikuara

Ndërsa duket se ka rënë rreziku i përmbytjeve në zonën e Vlorës dhe Fierit, pasi niveli i Vjosës nuk do të rritet, duket se është rikthyer rreziku i përmbytjes në Shkodër e nën-Shkodër.

Sipas parashikimit të Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, përmbytjet në Shkodër varen vetëm nga menaxhimi i kaskadës së Drinit.

PARASHIKIM PËR PËRMBYTJE.

Nga llogaritjet e fundit hidrologjike të IGJEUM-i, rezulton se, sot  (e hënë, dt.05) dhe nesër (e martë, dt.06) do të vazhdojë ulja e  prurjeve nga lumi Vjosa, duke ulur rrezikun e përmbytjeve në pjesët fushore të tij.

Lumi Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të vazhdojnë rritjen e prurjeve dhe të nivelit për sot (e hënë, dt.05) dhe nesër (e martë, dt.06). Nga llogaritjet paraprake nuk parashikohen zona të përmbytura, por  rreziku i përmbytjeve për zonën e Nën-Shkodrës do të varet edhe nga mënyra e menaxhimit të Kaskadës mbi Lumin Drin.

Lumenjtë e tjerë në të gjithë territorin do të kthehen në prurje normale dhe nuk paraqesin rrezik për përmbytje.

Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve të ardhshme dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.

RESHJET

Sot pasdite (e hënë, dt.05) dhe nesër (e martë, dt.06) nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT

Nesër (e martë, dt.06) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 3 / 14

në vendet e ulëta: 1 / 15

në vendet malore: -3 / 9 °C.

ERA

Sot (e hënë, dt.05) dhe nesër (e martë, dt.06) pritet të fryjë e dobët, ndërsa në bregdet deri mesatare.

Parashikimi, paralajmërohen përmbytje të mëdha, ja zonat e rrezikuara Read More »

Provojeni! Metoda gjeniale që i ndihmon fëmijët të mësojnë shumë lehtë Tabelën e Shumëzimit

Për t’u provuar!

E nëse doni që fëmijët tuaj të mësojnë atë pa u bërë një makth familjar, këtu po ju shpalosim një mënyrë efektive për ta mësuar përmendësh ata.

Mësimi i tabelës së shumëzimit me anë të tabelave të Pitagorës.


Tabela Pitagorike
Para të shkohet tek ushtrimi mendor i shumëzimit, është mirë të kujtojmë se fëmija duhet të ketë mësuar tashmë mirë konceptet e mbledhjes dhe zbritjes.

Kur janë në gjendje t’i kryejnë ato lloj llogaritjesh, ju mund t’i propozoni nxënësit/fëmijës vizionin e tabelës pitagorike.

Ajo shfaqet me kolonën e parë të mbushur me numrat nga 1 në 10. Fushat e tjera përmbajnë numrin e rezultatit të shumëzimit ndërmjet numrit të një kolone dhe atij të një rreshti: për shembull marrim e 7 në rresht dhe 2 në kolonë, pika e takimit është 14.

Mundësia e pasjes së një referimi vizual në studimin e tabelave të shumëzimit mundëson mësimin e saj më shpejt dhe më të qëndrueshëm.


Një formë vizuale për të mësuar tabelën e shumëzimit e fuqizon shumë hetë më tepër procesin e memorizimit të saj.
Për ta prezantuar tabelën e Pitagorës tek fëmija mund të jetë e dobishme të bëhet një krahasim me një seri mbledhjesh të të njëjtit numër: për shembull, shpjegoni se 3 + 3 + 3 + 3 është e barabartë me 3×4 dhe rezultati është gjithmonë 12.

Hapi tjetër do të jetë t’i theksojmë se rezultati i 2×6 është i njëjtë me 6×2 (dhe kështu me radhë).

Falë kësaj metode ju nuk do të duhet të mbështeteni në numrat e grumbulluar në fletën e bardhë …


Fëmijët do ta shohin si një formë loje…
Por mund të shfrytëzoni një mjet intuitiv që stimulon të mësuarit vizual përveç atij mnemonik dhe që do ta transformojë këtë detyrë në diçka shumë më të ngjashme me një lojë. Për t’u provuar!

Provojeni! Metoda gjeniale që i ndihmon fëmijët të mësojnë shumë lehtë Tabelën e Shumëzimit Read More »

Divorc në pleqëri, korçarja ndahet nga burri pas 30 vitesh martesë sepse ra në dashuri

Sipas statistikave të INSTAT-it, në 100 martesa, 24 përfundojnë me divorc.

Mosha mesatare e të divorcuarve është 30 vjeç. Por çfarë ndodh kur një çift bashkëshortësh ndahen pasi kanë jetuar 30 vjet së bashku?

Vera Shkëmbi, një grua 65-vjeçare me origjinë nga Korça tashmë jeton në kryeqytet. Pas një martese që zgjati mbi 3 dekada, të kurorëzuar me 2 fëmijë, ndodhi ajo që Verës nuk i kishte shkuar kurrë në mendje, divorci.

“E kishtë tjetrën ai atje ku punonte. Biles kam rastisur që kam vajtur kam mbledhur ullinj edhe ajo ka ardhur deri tek dera. Donte nuse të re! Vinte në shtëpi dhe zihej më mua. E kisha frikë në fakt se kur pinte s’u njihte se kush ishte. Për divorcin nuk më tha fare. Vjen postieri dhe lë letrën e gjyqit. Mua më shkoi mendja tek fëmijët, se nuk kisha mendjen tek ky. Hyr e dil këtë javë sa të hapet gjyqi, se pastaj do të të ndaj – kështu më tha”, kujton Vera.

Gjyshër të 5 nipërve dhe mbesave, Vera tregon pështjellimin e atyre kohëve, kur këmbët e çonin dyerve të gjykatës.

“Kur kam vajtur afër gjykatës, thashë që më mirë të mos ekzistoj si njeri. Më vinte turp, zor, keq! Më vinte edhe keq. Vdekjen e dija, por që të ndahesha, nuk më shkonte mendja kurrë”, kujton ajo.

Sot zonja 65-vjeçare jeton me të bijën dhe nipin, Gersin 6 vjeç. Ish-bashkëshorti i Verës, së fundmi i ka kërkuar ribashkimin, por Vera thotë se kjo nuk ka për të ndodhur më kurrë.TCH

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=ryE_Rg2wMjA]

Divorc në pleqëri, korçarja ndahet nga burri pas 30 vitesh martesë sepse ra në dashuri Read More »

Rama habit me përgjigjen: Kjo është e vetmja formë që mund ta humbas pushtetin

Në një intervistë për gazetën spanjolle “El Pais”, Kryeministri Edi Rama flet për politikën, artin dhe ekonominë.

I pyetur nëse Shqipëria ka hyrë në Revolucionin e Katërt Industrial, brenda epokës dixhitale, ai përgjigjet se nëse Enver Hoxha dhe Ramiz Alia do të kishin qasje në teknologji do të qëndronte në pushtet me gjatë.

Rama u shpreh se e shikon teknologjine si kercenim per pushtetin, duke treguar ne nje fare menyre se kjo eshte frika me e madhe e tij.

A keni kohë për të pikturuar pas detyrimeve shtetërore dhe presioneve?

Ndonëse detyrat e mia si kryeministër nuk më lejojnë të jem shumë aktiv në art, prapë ka vend për pikturë. Unë gjithmonë pikturoj në zyrën time, gjatë takimeve të mia, në telefonatat e mia … Unë gjithmonë e bëj atë. Unë gjithashtu bëj ekspozita. E fundit, vitin e kaluar gjatë Bienales së Venecias. Ka galeri dhe njerëz që janë të interesuar në punën time.

Kjo është hera e parë që merrni pjesë në takimin e Forumit Ekonomik Botëror, çfarë mendoni ju?

Rama: E gjej atë shumë interesante, mbresëlënëse. Me të vërtetë jam gëzuar për mbajtjen e takimeve me njerëz të ndryshëm, si takime me pjesën tjetër të përfaqësuesve të vendeve të Ballkanit. Ky është një moment i rëndësishëm për ne, sepse ne duhet të përballemi me negociatat e pranimit me Bashkimin Evropian të Shqipërisë dhe Maqedonisë.

A bashkëpunon vendi juaj me BE-në mbi migracionin, si evoluon rrjedha e emigrantëve që kalojnë vendet e Ballkanit?

Rama: Ndaloi shumë kohë më parë, pasi Bashkimi Evropian nënshkroi paktin e migracionit me Turqinë. Problemet mbeten në Greqi, për shkak të njerëzve që kanë qenë atje që nga fillimi i kësaj krize në vitin 2015. Për momentin, nuk kemi asnjë problem.

A është ende në fuqi marrëveshja e migrimit midis Shqipërisë dhe Spanjës?

Rama. Po, është e vlefshme. Kemi marrëdhënie të mira me Spanjën. Unë kurrë nuk e kuptoj pse Spanja nuk është më aktive në rajon. Duhet të ketë më shumë bashkëveprim midis vendeve tona, sepse Spanja është një fuqi e madhe; Duhet të ketë më shumë bashkëpunim mes dy vendeve. Spanja nuk është shumë e pranishme në Ballkan: është një nga pak vendet evropiane që nuk kanë shumë prezencë në rajon. Diçka që nuk kuptohet, sepse nga Shqipëria kemi shumë respekt dhe konsideratë për spanjollët.

Me cilat vende keni një marrëdhënie të mirë?

Rama: Me Italinë, Greqinë, Turqinë, Gjermaninë dhe Zvicrën, ku jetojnë shumë shqiptarë. Me vendin evropian ne bashkëpunojmë më së shumti është me Gjermaninë, e cila po përfshihet në procesin për të përmirësuar lidhjen, menaxhimin e energjisë ose zhvillimin digjital. Vende të tjera si Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe vendet skandinave janë më të pranishme në Ballkan. Në çdo rast, shumë më tepër se Spanja.

A është vendi juaj i zhytur në Revolucionin e Katërt Industrial, brenda epokës dixhitale?

Rama: Të gjitha vendet janë pjesë e këtij revolucioni, por në nivele të ndryshme. Teknologjia është e re në Shqipëri. Unë isha duke folur për temën në një panel (Davos) dhe kjo ka një pamje mahnitëse dhe diçka të errët. Në vendin tim kemi kaluar një periudhë të gjatë diktature – nën kontrollin e autokratit Enver Hoxha – kështu që diskutuam se si risi mund të ndikojë në jetën e njerëzve, veçanërisht gjatë diktaturave. Për fat të mirë, diktatorët që kishim në Shqipëri nuk kishin qasje në këto teknologji, përndryshe ata do të kishin mbetur në pushtet më gjatë. Është vizioni im personal. Ka pjesë kërcënuese në teknologji.

A jeni ende shumë aktiv në Aleancën e Qytetërimeve?

Rama: Ne jemi një vend shumë i veçantë sepse ne jemi shumë të ndryshëm (ne jemi katolikë, ortodoksë, muslimanë) dhe në të njëjtën kohë kemi një bashkëjetesë fantastike. Kjo është arsyeja pse ne duam të bëjmë gjithshka të mundshme për të mbrojtur këtë bashkëjetesë: në këto kohë janë të pranishme rreziku dhe tensionet [kulturore apo fetare]. Unë mendoj se kemi shumë për të kontribuar; gjithashtu shumë për të mësuar. Ne duhet ta bëjmë bindjen një burim frymëzimi për shpirtin dhe mendjen e gjeneratave të ardhshme.

Cila është marrëdhënia juaj me Shtetet e Bashkuara?

Rama: Shtetet e Bashkuara janë një aleat strategjik për Shqipërinë për shkak të historisë sonë dhe për shkak se gjatë periudhave të gjata të diktaturës ne u bombarduan ditë e natë me propagandë kundër Shteteve të Bashkuara. Kjo është arsyeja pse Shtetet e Bashkuara u bënë mollë e ndaluar që të gjithë shqiptarët donin të kafshonin. Aktualisht, shqiptarët janë qytetarët më pro-amerikanë në Evropë; Unë mendoj se Shqipëria mund të jetë vendi më pro SHBA se Teksasi. Shtetet e Bashkuara janë një vend vendimtar sepse luan një rol shumë të rëndësishëm në rajon. Roli i Shteteve të Bashkuara, kur Bill Klinton ishte president, së bashku me vende dhe liderë të tjerë, si Tony Blair, ishte çelësi për lirimin e rajonit nga diktatura brutale e Sllobodan Millosheviçit.

Rama habit me përgjigjen: Kjo është e vetmja formë që mund ta humbas pushtetin Read More »

Presidenti grek kërcënoi Shqipërinë, Ylli Dylgjeri i kthehet rëndë: Q**je Prokopis bëj më mirë prokopi në vendin tënd

Edhe sot kur kalon në qafën e pazarit në Paramithi kane mbetur gjallë pleq të rrjedhur grek, që me gotën e retsinës përpara tregojnë historite makabre se si ja shqeva fytin me maqer çamit paramithiot. Këto janë historite që shtyn ditën nacionalizmi pensionist te Ju.

Nga Ylli Dylgjeri

Qirje Prokopis bej më mirë prokopi ne vendin tënd…

Tonet e ashpra dhe kercenime nacionaliste nga shtabi i forcave ajrore nuk na trembin qirje Prokopis, paçka se Ju thoni nuk ekziston çamëri e çështje çame.

Në tëre Thesprotinë e sotme, qe në shqip quhet Çameri, ka me qindra e mijra shtëpi e rrënoja që kanë një emer, kanë një zot, kanë një histori.

Kur shetit i lirë ne ato territore, autoktonët, pasi të njohin se je shqiptar, të ofrohen e të thonë në vesh: jemi çam! Janë banoret e hershëm që Ju po i quani sot “te ashtuquajtur” Çam.

Ashtu siç ka nje histori konfrontimi ka edhe nje histori debimi e genocidi njerzor mbi to. Edhe sot kur kalon ne qafen e pazarit ne Paramithi kane mbetur gjalle pleq te rrjedhur grek, qe me goten e retsines perpara tregojne historite makabre se si ja shqeva fytin me maqer çamit paramithiot. Keto jane historite qe shtyn diten nacionalizmi pensionist te Ju.

Por…Ju duhet te jeni ndryshe. Ju jeni President i koheve moderne. Mos na ktheni historite e mizorive se boll kemi pare ne mediat greke se si i torturuat e ju mbeten në dore shqiptaret në burgjet Tuaja europiane.

Shqiptaret e lire, shqiptaret europiane, nuk u tremben nga deklaratat e nje brezi qe vazhdon te konsumoje histori nacionaliste. Te mbajme fqinjesine e miqesine qirje Prokopis.

Te tjerat t’ja leme historise.

Presidenti grek kërcënoi Shqipërinë, Ylli Dylgjeri i kthehet rëndë: Q**je Prokopis bëj më mirë prokopi në vendin tënd Read More »

Zbardhet dëshmia e grekut që vrau Kasmin: Njihem prej shumë vitesh me Aurelin por…

Vrasja e 41-vjeçarit Devi Kasmi ka mbetur ende pa një autor, ndërsa i dyshuari kryesor si ekzekutor i tij është shtetasi grek Efthymiou Efthymious.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 29 janarit, kur Kasmi sapo kishte dalë për të takuar mikun e tij Mario Meshini, i cili gjithashtu është arrestuar nga policia.

Ditën e sotme janë zbuluar detaje të reja nga dëshmia e 41-vjeçarit grek i cili gjatë arrestimit kishte me vete 25 mijë euro, shumë që mendohet se ishte shpërblim për ekzekutimin e Kasmit.

Efthymious ka pajtuar si avokat mbrojtës Saimir Vishën, por që nga momenti i arrestimit në datën 2 shkurt, ai ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen, sipas News 24.

Ish-agjenti grek ka pohuar se e njihte (Altin) Aurel Hoxhallarin, i cili dyshohet se ka qenë organizatori i bandës prej 4 vetësh, njëkohësisht dhe i vrasjes së Kasmit.

Efthymious ka deklaruar:

Aurelin e njoh që kur ishte emigrant në Greqi. Kam ardhur disa herë në Shqipëri dhe e kam takuar. Kam qëndruar disa herë tek vila e Aurelit në Mëzez, por qëndroja edhe në shtëpinë timë që kam marrë me qira.”
Ndonëse kishte një shumë të madhe me vete kur u kap, dhe pavarësisht njohjes me organizatorin e grupit kriminal, greku ka mohuar të ketë qenë ai vrasësi.

Gjithashtu në shtëpinë që ai kishte marrë me qira nuk u gjet asgjë implikuese.

Tre ditë para vrasjes, ish-ushtaraku grek u pikas nga Devi afër palestrës së këtij të fundit. Ai kishte ardhur në Shqipëri që në dhjetor dhe po përpiqej të studionte lëvizjet e Kasmit. Dyshohet se ai nuk u largua menjëherë pas ngjarjes që të mos ngjallte dyshime.

Zbardhet dëshmia e grekut që vrau Kasmin: Njihem prej shumë vitesh me Aurelin por… Read More »

Toyota tërheq nga tregu 180 mijë makina për një gabim

Për shkak të një defekti me “airbag”, prodhuesi i automjeteve japoneze, Toyota, do të tërheqë nga tregu 181,797 makina në Kinë për shkak të defektit në “airbag”.

Modelet New Highlander, Levin, Levin hybrid dhe Corolla hybrid të prodhuar mes 4 maj 2015 dhe 4 shkurt 2016, janë ato me difekt në “airbag”, thuhet në njoftim.

Duke filluar nga data 10 shkurt, kompania do të tërheqë automjetet “difektoze”, dhe do t’i ndërrojë pjesët problematike kundrejt asnjë-lloj pagese.

Defekti në “airbag” është mjaft i rrezikshëm përsa i përket sigurisë së shoferit, ndaj dhe po merret masa për tërheqjen e 181,797 automjeteve.

Toyota tërheq nga tregu 180 mijë makina për një gabim Read More »

Histori prekëse:Djali që e burgosi dashuria, e dashura 20 vite më e re i bën puçin

Personi që shihni në foto quhet Madjel Husa dhe është një nga 40 personat që kanë dalë para Gjykatës së Tiranës, të akuzuar për përndjekje.

Gjykata e ka dënuar me 2 vite burg.

Por 40-vjeçari pretendon se nuk ka përndjekur askënd. Sipas tij, ai mbahet në burg sepse familja e vajzës kundërshton një histori dashurie për shkak të diferencës së moshës. Vajza është 20 vite më e re sesa ai.

Por prokurorja që mbështet versionin e familjes këmbënguli në proces se, Madjeli u arrestua pas denoncimit të ish-partneres si pasojë e kërcënimeve disamujore. Qëndrimi i akuzës u kundërshtua nga i pandehuri, i cili kujtoi se gjatë arrestimit të parë, për shkak se e dashura e kishte takuar edhe në burg, gjykata i kishte ndryshuar masën në arrest shtëpiak.

Sipas tij, historia mes tyre kishte vazhduar edhe gjatë arrestit në shtëpi. Por çifti ka pasur plot momente zënkash xhelozie. Madjel Husa deklaroi në gjyq se xhelozia mes partnerëve nuk është vepër penale.

“Ajo ishte super xheloze, e më merrte mua që të mos kisha mundësi të ulesha me koleget e mia”, tha Madjel Husa.

“I pandehuri ka qenë me masën e sigurimit arrest në burg nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, është lënë në arrest shtëpie nga Gjykata e Apelit. Pas kësaj periudhe, ata kanë vazhduar sërish marrëdhënien e tyre. Rasti është përsëritur”, tha Suela Salavaci, prokurore.

Gjykata nuk e konsideroi rrethanë lehtësuese, as faktin që gjatë arrestit shtëpiak të vendosur ndaj tij, vajza që e kishte kallëzuar kishte jetuar në të njëjtën banesë me të pandehurin.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=kJVwmcPeF3E]

Histori prekëse:Djali që e burgosi dashuria, e dashura 20 vite më e re i bën puçin Read More »