Aurora

Shkencëtarët zbulojnë sekretin e Trekëndëshit të Bermudës, cila është zanafilla e zonës që të përpin?

Trekëndëshi i Bermudës është rajoni më i përfolur në botë për fatkeqësitë e pashpjeguara.

Kjo zonë përkufizohet nga Majemi, Bermuda dhe Porto Rikos. Sipas banorëve vendas, qarkullojnë legjenda të shumta në lidhje me këtë vend.

Thuhet se vendi është i mallkuar nga shpirtrat e skllevërve afrikanë ose një version tjetër është shkëputja në hapësirë-kohë.

Sipas disa teorive, alienët mund të jenë përgjegjës për ngjarjet e frikshme.

Shkencëtarët kanë zbuluar se e vërteta është më pak paranormale pasi ky mit lidhet e kohën e Kristofor Kolombit.

Ai kishte parë një meteor që ra në oqean, teksa lundronte përmes trekëndëshit gjatë udhëtimit të tij për në Botën e Re.

Më vonë në shekullin XX, anija e mallrave Cyclops humbi në Trekëndëshin e Bermudës, bashkë me 300 njerëz që kishte në bord.

Nuk u gjet asgjë as nga anija as nga ekuipazhi dhe as nuk ishte lëshuar një sinjal alarmi, pavarësisht se anija i kishte të gjitha pajisjet.

Shkencëtarët zbulojnë sekretin e Trekëndëshit të Bermudës, cila është zanafilla e zonës që të përpin? Read More »

Zëri i Amerikës zbulon dokumentin bombë: Shqipëria humb “stacionin” e integrimit?

Komisioni Evropian pritet të paraqesë nesër Strategjinë për Zgjerimin me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Dokumenti, një kopje të të cilit Zëri i Amerikës e ka siguruar, ripërcakton nga njëra anë detyrimet kryesore që vetë vendet e rajonit duhet të përmbushin, me përqendrim të veçantë në Shtetin ligjor dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dypalëshe mes tyre, ndërsa nga ana tjetër, flet për një angazhim në rritje të vetë Bashkimit Evropian për t’i mbështetur më shumë këto vende në rrugëtimin e tyre.

Që në hyrje të Strategjisë për Zgjerimin, saktësohet se vendet e Ballkanit Perëndimor do të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian “por jo në kushtet në të cilat ato janë aktualisht”.

Dokumenti njeh përparimin e bërë ndër vite “por në mënyrë që vendet të përmbushin të gjitha kushtet e anëtarësimit dhe të forcojnë demokracitë e tyre, ende kërkohen reforma gjithëpërfshirëse dhe bindëse në fusha vendimtare” duke veçuar tre drejtimet kryesore: sundimin e ligjit, konkurrueshmërinë dhe bashkëpunimin rajonal e pajtimin.

I një rëndësie parësore për BE-në konsiderohet “forcimi i ndjeshëm i Shtetit ligjor”. Panorama e sotme që vizatohet nga dokumenti paraqitet problematike, ndërsa flitet për “elemente të qarta të kapjes së shtetit, duke përfshirë lidhjet me krimin e organizuar dhe korrupsionin në të gjitha nivelet e qeverisë dhe administratës, si dhe një përzierje të fortë mes interesave publike dhe atyre private”, gjë e cila “ushqen një ndjenjë të mosndëshkimit dhe pabarazisë”.

Dokumenti flet për ndërhyrje të gjera politike dhe kontroll të medieve. Shteti ligjor, te drejtat themelore dhe qeverisja e mirë konsiderohen si “një pikë kyçe referimi në bazë të së cilës vendet do të gjykohen nga BE-ja”, ndërsa vihet theksi te nevoja për reformat në sistemin gjyqësor që do të sigurojnë “funksionimin e pavarur, cilësor dhe efikas të tij”.

Ekonomia është fusha tjetër e rëndësishme ku sipas BE-së kërkohen transformime rrënjësore.

“Sektorët kritik të ekonomive të rajonit janë jo-konkurruese, me shumë ndërhyrje të panevojshme politike dhe një sektor privat të pazhvilluar. Asnjë prej ekonomive të Ballkanit Perëndimor, aktualisht nuk mund të konsiderohet një ekonomi tregu funksionale dhe as të ketë kapacitetin për të përballuar trysninë konkurruese dhe forcat e tregut në Bashkimin Evropian”, vlerëson Strategjia.

Për Bashkimin Evropian ka një rëndësi të dorës parë që para ndërsa vendet e rajonit përgatiten për t’iu bashkangjitur, ato të kenë lënë pas të gjitha problemet mes tyre, përmes zgjidhjeve përfundimtare.

“Ende ekzistojnë mosmarrëveshje të rëndësishme dypalëshe midis vendeve të rajonit të cilat mbeten për t’u zgjidhur. BE-ja nuk do të pranojë të importojë këto mosmarrëveshje dhe paqëndrueshmërinë që mund të sjellin”.

Në dokumentin e siguruar nga Zëri i Amerikës përmendet specifikisht situata mes Serbisë dhe Kosovës.

“Pa një normalizim efektiv dhe gjithëpërfshirës të marrëdhënieve Beograd-Prishtinë nëpërmjet dialogut të lehtësuar nga BE-ja, nuk mund të ketë stabilitet të qëndrueshëm në rajon. Një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe normalisht e detyrueshme për normalizimin është urgjente dhe vendimtare në mënyrë që Serbia dhe Kosova të përparojnë në rrugët e tyre evropiane”.

Por, ndërsa përcakton rrugën që duhet të ndjekin vendet e rajonit, Komisioni Evropian flet dhe për një angazhim të rritur të Brukselit ndaj Ballkanit Perëndimor në mbështetje të rrugëtimit të tij të integrimit.

“BE-ja duhet të mbetet e besueshme, e vendosur dhe e drejtë, duke përmirësuar politikat e saj për të mbështetur më mirë procesin e transformimit në rajon. Dhe duhet të përmbushë angazhimet e veta, ndërsa Ballkani Perëndimor i përmbushë ato, në interesin e vet strategjik të Evropës”, përcakton dokumenti.

Sipas Strategjisë së Zgjerimit, “BE duhet të forcojë politikat e saj të angazhimit kundrejt Ballkanit Perëndimor, duke u përqendruar në fusha me interes të përbashkët, siç janë drejtësia dhe çështjet e brendshme, duke përfshirë sigurinë dhe luftën kundër krimit të organizuar, ekonominë dhe tregun e vetëm, energjinë, transportin dhe politikat digjitale, politikën sociale si dhe në çështjet e jashtme dhe të mbrojtjes. Bashkëpunimi në këto fusha – saktëson dokumenti – do të mbështetet nga pjesëmarrja më e madhe e Ballkanit Perëndimor në Këshillat joformale, si dhe në kontaktet e rregullta të nivelit Ministror. Komisioni, nga ana e tij, do të përfshijë, sipas rastit, Ballkanin Perëndimor në komitetet teknike dhe grupet punuese të Komisionit. Pas samitit të Ballkanit Perëndimor në Sofje në maj 2018, Udhëheqësit e BE-së duhet të vazhdojnë të angazhohen me homologët e tyre në Ballkanin Perëndimor”.

Komisioni Evropian flet edhe për nevojën e një mbështetje më të madhe financiare ndaj rajonit. “Politikat e brendshme të BE-së dhe programet e financimit duhet të shtrihen më tej në Ballkanin Perëndimor si dhe mbështetja që ofrohet, në këtë mënyrë ata do të përdorin më mirë pjesëmarrjen ekzistuese në këto programe dhe rrjetet e BE-së. Komisioni do të rrisë ndihmën e tij teknike për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor për t’i ndihmuar ata të përafrohen me legjislacionin e BE-së dhe për të siguruar zbatimin e saj efektiv në praktikë”. Strategjia parashikon një Plan Veprimi me masa konkrete në një seri fushash.

Dokumenti i cili pritet të paraqitet nesër nënvizon se “anëtarësimi në BE është një zgjedhje. Ajo ka nevojë për konsensus politik dhe shoqëror dhe mbështetje të zemrave dhe mendjeve të njerëzve. Nuk mund të ketë paqartësi nga udhëheqësit rreth përkatësisë së Ballkanit Perëndimor dhe drejtimit në të cilin po shkon. Kjo – thekson Strategjia e Zgjerimit – është e domosdoshme për të siguruar dhe mbështetjen e qytetarëve të tyre dhe të qytetarëve të BE-së, dhe duhet të pasqyrohet në komunikimin e liderëve dhe në kontakt me qytetarët”.

Zëri i Amerikës zbulon dokumentin bombë: Shqipëria humb “stacionin” e integrimit? Read More »

Kërciti gishtat, për pak sa nuk i kushtoi me jetë

Një burrë pothuajse vdiq pas kërcitjes së gishtave, gjë e cila siç thuhet më tej, çoi tek ai duke u infektuar me bakteret që hanë mish.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Antoine Boylston, 31 vjeç, një teknik shërbimi, me mungesë informatave për rrezikshmërinë e mundshme kishte kërcitur duart gishtat e tij në prill të vitit 2016, gjë që rezultoi me amputim të gishtit të tij të vogël.

Si pasojë, infeksioni i kishte “ngrënë” dorën dhe bërrylin, duke bërë që tia këputnin gishtin e vogël dhe duke i marrë lëkurë nga kofshët e tij për ti vendosur në pjesën e prapme të dorës.

Pas intervenimeve kirurgjike për të parandaluar shpërndarjen e infeksionit, Boylston, tanimë ka vetëm dy gishta funksionalë në dorën e djathtë të tij.

“Mjekët paralajmëruan se mund ta humbas dorën time, por nëse do të kisha pritur shumë më shumë unë mund të kisha humbur të gjithë krahun ose të vdisja”.

“Unë kisha dëgjuar vetëm për viruset që hanë mish vetëm nga filma. Unë nuk mendoja se ishte një gjë që njerëzit mund të fitonin”.

Boylston, nga Lexington, Kentucky, ka publikuar imazhe të dorës së tij të infektuar gjatë shërimit të tij.

Kërciti gishtat, për pak sa nuk i kushtoi me jetë Read More »

Sherr mes krushkash, ajo që ndodhi më pas do ju habisë

Dy krushka janë zënë me njëra-tjetrën diten e djeshme madje sherri ka përfunduar edhe në përplasje fizike.

Sipas gazetares së “Aldo Morning Shoë” krushka ka shkuar në shtëpinë e nuses dhe e ka marrë atë ndërkohë që familjarët e saj nuk kanë qenë në shtëpi.

“Nëna e djalit e ka marrë vajzën pasi nuk kishte lekë për të bërë një dasmë të madhe. Pas sherrit ata kanë përfunduar në polici, por më pas gjërat mes tyre janë sqaruar dhe të rinjtë kanë vendosur të bëjnë dasmë”, tha gazetarja.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=XOoTfR2KG3c]

Sherr mes krushkash, ajo që ndodhi më pas do ju habisë Read More »

Kërcënimi i presidentit grek, reagon “Shqipëria”: Ne nuk do të heshtim

Kryetarja e Forumit të gruas të PDIU, Vjollca Braho, ka reaguar pas deklaratave të Presidentit grek Prokopis Pavlopoulos që tha se Shqipëria nuk duhet të përmendi më Çështjen Çame.

“Pavarësisht këtyre kërcënimeve të ulëta, ne s’mund të heshtim dhe nuk do të heshtim! Sepse e shkuara jonë është një amanet, që është më e madhe se ne, është më e fortë se ne, është më e fortë se politika dhe është më e fortë se çdo marrëdhënie e çastit!”, shkruan Braho.

11949506_696517577148002_8432908708851288973_n

POSTIMI I PLOTE:

Sa turp që presidenti i një vendi anëtar të Bashkimit Europian të përdorë ende në vitin 2018 gjuhën e dhunës dhe të kërcënimit!

Presidenti i Greqisë, Z. Prokopis Pavlopoulos, me deklaratën që bëri dje tregoi se një pjesë e fqinjëve tanë nuk dëshiron ta lexojë të vërtetën historike, e aq më pak ta korrigjojë atë! Në mënyrë të trishtueshme, Z. Pavlopoulos, kërkoi që shqiptarët të jenë europianë duke gënjyer, duke harruar, duke mos kërkuar që të zbardhen krimet dhe genocidi ndaj popullsisë shqiptare çame që u dëbua mbi 70 vite më parë nga shtëpitë dhe tokat e tyre, që ua kishin lënë trashëgim gjyshërit e stërgjyshërit.

Po unë them jo! Pavarësisht këtyre kërcënimeve të ulëta, ne s’mund të heshtim dhe nuk do të heshtim! Sepse e shkuara jonë është një amanet, që është më e madhe se ne, është më e fortë se ne, është më e fortë se politika dhe është më e fortë se çdo marrëdhënie e çastit!

Ne jemi krenarë për origjinën tonë! Për të shkuarën tonë! Askush nga ne nuk është krenuar për askënd që mund të ketë patur bashkëpunim me nazistët, por askush nga ne nuk mund të heshtë për krimet dhe tragjeditë, dhe për fyerjen që vijon të mbetet në fuqi nga mendje të tilla, që e shohin europianizimin mbi baza të gënjeshtrës dhe nënshtrimit! Nuk arrij akoma të bësoj dot sesi një njeri, për më tepër President i Republikës, mund të quajë bashkëpunëtor të fashizmit me mijra gra dhe fëmijë që u torturuan dhe u masakruan pa asnjë mëshirë për faktin e vetëm sepse ishin çamë.

Megjithatë, që zoti Pavlopoulos të jetë i qetë me ndërgjegjen e tij, meqë ka përmendur kujtimin e ditëve të Holokaustit, le të zbresë ca më poshtë në varrezat monumentale të Qafë Botës ku prehen 2771 shqiptarë të pafajshëm nga 68 fshatra të Çamërisë dhe të vendosë një tufë me lule në shenjë respekti.

Fqinjët tanë duhet të kuptojnë që nuk ka faje kolektive dhe as dënime kolektive! Ky është themeli i Kartës së Drejtave të Njeriut, por që fatkeqësisht mendjet e mykura mendojnë se zbatimi i saj është vetëm i njëanshëm! Në Shqipëri thuhet: I zoti është ai që fal! Ne ju kemi falur, por ama nuk mund të heshtim për të gjithë vuajtjet dhe dhimbjet që na keni shkaktuar sepse kemi me vete historinë dhe të drejtën. Historia kërkon që ne të flasim me zë të lartë, ndërsa ju të na kërkoni NDJESË, po me zë të lartë, sepse Çamëria është aty dhe do të vazhdojë të jetë edhe pas jush, deri sa bota të ekzistojë!.

Kërcënimi i presidentit grek, reagon “Shqipëria”: Ne nuk do të heshtim Read More »

Biznesmeni shqiptar lidh kontratë me CNN, së shpejti televizioni që pritet të ‘shkatërrojë’ konkurrencën

Një tjetër biznesmen i fuqishëm ka hyrë në tregun mediatik shqiptar. Bëhet fjalë për Bashkim Ulajn i cili do të hapë televizionin e ri “A2”, në bashkëpunim me gjigantin amerikan, ‘CNN’.

Lajmi e ka bërë sot të ditur kompania ‘Gener 2’ dhe raportohet se televizioni i ri do të jetë informativ me seli në Tiranë.
Stacioni televiziv, që pritet të nisë punën në fund të vitit, do të ofrojë mbulim për rezidentët në Shqipëri, si dhe miliona shqiptarë, të cilët jetojnë jashtë vendit Me këtë televizion, Ulaj do të sfidojë televizionet informative ekzistuese në Shqipëri, News 24, Ora News, Report Tv, Abc News dhe Fax News, që zotërohen nga Irfan Hysenbelliu, Ylli Ndroqi, Carlo Bolino, Aleksandër Frangaj dhe Kasem Hysenbelliu.

Bashkim Ulaj klasifikohet në 20 njerëzit më të pasur në Shqipëri, me të ardhura disa qindra milionë euro.
CNN International Commercial (CNNIC), që do të bashkëpunojë me ‘A2’, është divizioni i Turner International, përgjegjës për veprimet e biznesit të pronësive të CNN jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Të gjitha aktivitetet tregtare për marka si CNN International, Cnn en Espanol, CNN Arabic, CNN Style, CNNMoney dhe Great Big Story janë në një linjë brenda divizionit.

Biznesmeni shqiptar lidh kontratë me CNN, së shpejti televizioni që pritet të ‘shkatërrojë’ konkurrencën Read More »

Shkencëtarët japin alarmin e frikshëm: Po na vjen katastrofa nga nëntoka

Një forcë magnetike e padukshme që mbron jetën në tokë kundër rrezeve vrasëse të hapësirës duket se po dobësohet. Shpërthimet e rrezatimit shkatërrojnë satelitët tanë të komunikimit, dhe bën black out energjitik në Tokë.

Mbizotëron kaosi. Kanceri tek njerëzit shumëfishohet pasi rrezatimi i pambrojtur nga Dielli shkatërron AND-në e njerëzve. Miliarda krijesa në të gjithë botën vdesin për shkak të pasi hutohet aftësia e tyre për të migruar për shkak të ndryshimeve të fushës magnetike të planetit.toka-digjet

Në fund të fundit, vetë atmosfera e Tokës largohet për shkak të erërave diellore, siç ndodhi shumë kohë më parë me planetin Mars, kur fusha magnetike e tij u shpërnda.

Por ky nuk është një film fantastiko-shkencor. Shkencëtarët paralajmërojnë se kjo mund të ndodhë vërtetë për shkak të një revolucioni të menjëhershëm të brendësisë së Tokës, shkruan Daily Mail.

Ekipi i monitorimit me teknologji të lartë tregon mjaft shenja se polet magnetike të tokës po ndryshojnë, dhe kjo për shkak të ndryshimeve të thelbit të hekurit në zemër të planetit tonë. Nëse kjo ndodh, fusha magnetike e Tokës do të rrokullisej. Gjatë një mijë vjetësh kjo do të ndryshojë tërësisht, mbrojtja jonë jetësore magnetike do të bëhej më e dobët, dhe për rrjedhojë me pasoja katastrofike.

Shkencëtarët parashikojnë se ajo mund të dobësohet me 1/10 e forcës së saj magnetike të zakonshem, duke zvogëluar rrënjësisht mbrojtjen e Tokës kundë rrezatimit dhe grimcave të ngarkuara të energjisë që vijnë nga erërat diellore.

Dëshmia në shkëmbinjtë e hershëm, tregon se ndryshimet në fushën magnetike të Tokës kanë ndodhur dhe më parë. Nën mbulesën e ngurtë të Tokës është një shtresë e hekurit të lëngshëm që mbahet i tillë për shkak të nxehtësisë që depërton nga sipërfaqja e Tokës. Janë pikërisht rrymat e lëvizshme të këtij metali që veprojnë si një elektromagnet gjigant.

Sipas Agjencisë Europiane të Hapësirës, (ESA) procesi besohet të marrë disa shekuj në terma njerëzorë.

Dëshmia tregon se ndryshimi i ardhshëm është tashmë në proces. Mburoja magnetike e Tokës aktualisht po dobësohet dhjetë herë më shpejt se sa mendohet më parë, në 5 përqind për dekadë, sipas të dhënave satelitore të mbledhura nga ESA.

Fusha magnetike po dobësohet veçanërisht në Amerikën e Jugut, një zonë që shkencëtarët e quajnë anomalia e Atlantikut të Jugut.

Të dhënat nga monitorimi i ESA kanë zbuluar gjithashtu ‘aktivitet të shqetësuar’ në rrymat e hekurit të lëngshëm nën sipërfaqen e Tokës, gjë që sugjeron se fusha mund të jetë gati të ndryshojë.

Shkencëtarët japin alarmin e frikshëm: Po na vjen katastrofa nga nëntoka Read More »

Organizatat kriminale shqiptare kanë transformuar Londrën ‘zotër të trafikut të kokainës’

Organizatat kriminale shqiptare në Britaninë e madhe kontrollojnë dhe komandojnë të gjithë tregun e kokainës në këtë vend. Kështu shkruan Gazeta britanike ‘The Independent’.

Sipas gazetës, ‘megjithëse organizatat kriminale shqiptare përbëjnë vetëm 0.8 për qind të numrit të organizatave krimit të organizuar në Mbretërinë e Bashkuar-përpara tyre renditen organizatat kriminale britanike (61,6%), ato konsiderohen nga Agjencia Kombëtare e AntiKrimit në Mbretërinë e Bashkuar [NCA] si më të dhunshmit dhe me lidhje më të forta në tregun ndërkombëtar të kokainës se sa kriminelët britanikë’.

Në shkrim theksohet se bandat kriminale shqiptare e kanë kthyer Londrën në bazën kryesore të zhvillimit të aktivitetit të tyre kriminal.

Në korrik të 2017, media britanike, The Guardian raportoi se Agjensia Kombëtare e AntiKrimit në Mbretërinë e Bashkuar [NCA] në analizën vjetore mbi krimin e organizuar paralajmëroi se “grupet kriminale shqiptare kontrollojnë tregun e kokainës në Mbretërinë e Bashkuar duke përdorur dhunën” dhe se ato kanë “ndikim të madh në organizatat kriminale britanike”. Për këtë arsye edhe hetimet e policisë britanike janë përqendruar më shumë në kapjen e grupeve kriminale shqiptare.

Organizatat kriminale shqiptare kanë transformuar Londrën ‘zotër të trafikut të kokainës’ Read More »