Aurora

Gruas së papunë i hiqet edhe ndihma ekonomike: Nuk rris dot djalin tim!

Esmeralda Belba është një 32-vjeçare nga Kavaja. E vetmja pasuri që ka është djali i saj, Muhamedi 9-vjeçar, frut i një bashkëjetese që u paragjykua edhe nga familja e saj.

Zgjodhi të sjellë në jetë fëmijën, por shpejt u përball me shumë vështirësi. Shëndeti i vogëlushit u rrezikua brenda kësaj dhome të vogël e të akullt, ku ajo jeton ende.
Për ta mbrojtur nga skamja dhe mungesa e një strehe të përshtatshme, u detyrua ta dërgojë Muhamedin e saj 9-vjeçar në fshatin SOS.

Zemra e nënës thyhet! Shkrehet në vaj sa herë flet për të birin. Pyetja e vazhdueshme e tij ia bën dhe më të vështirë ekzistencën.

“Sa herë shkoj që takoj fëmijën tim thotë: Mami ti s’me don mua që s’më merr? Jo i them se ku të të mbaj, me çfarë të të rris? …. Kam nevojë të jem me fëmijën tim. Me lot iki, me lot vij. Kam kërkuar punë, kam kërkuar strehim. Unë nëna e tij kam kaluar 3 herë bronkopneumoni këtu”, thotë ajo mes lotësh.

E papunë, pa mbështetje, asaj i është hequr dhe ndihma ekonomike, e vetmja e ardhur nga e cila mban frymën gjallë dhe i lejon të shkojë për të takuar të birin.

Esmeralda nuk është e vetme. Ajo është një nga 682 familjet e varfra të Kavajës që këtë fillim viti janë nxjerrë jashtë skemës së ndihmës ekonomike, pa u dhënë asnjë arsye.

Edhe përgjegjësi i ndihmës ekonomike në Kavajë nuk mund të sqarojë pse këtyre familjeve u është hequr edhe ai kontribut i vogël financiar që merrnin deri më tani.

“Ndihma ekonomike jepet nga Ministria e Shëndetësisë. Arsyetimi që na kanë sjellë ne nga Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror Tiranë është thjesht për të justifikuar urdhrin për shkurtimin e numrit të familjeve në nevojë. Përzgjedhja bëhet nga kjo drejtori, ku duhet të kërkohen dhe arsyet për largimin nga skema”, thotë Hamid Bregu, përgjegjës i ndihmës ekonomike Kavajë.

E vetmja mundësi që ka Esmeralda dhe familjet e tjera në nevojë, ndonëse pa të ardhura është të udhëtojnë drejt Tiranës për të ankimuar këtë vendim që e cilësojnë arbitrar.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=jon3CV8l4ag]

Gruas së papunë i hiqet edhe ndihma ekonomike: Nuk rris dot djalin tim! Read More »

“Të shkojë të pyesë gruan për çështjen çame”, Idrizi heq mikrofonin e lë studion

E ka quajtur provokim qëndrimin e publicistit Orfea Beci, kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi dhe është larguar nga emisioni “Studio e hapur” në News24.

Nga studio e Gjirokastrës publicisti Orfea Beci mori fjalën menjëherë pas deklaratave të Shpëtim Idrizit, por e quajti çështje ullinjsh çështjen çame. Kaq është dashur që të ndizen gjakrat dhe Idrizi të ngrejë zërin, madje të heqë mikrofonin dhe të largohet nga studio direkte.

Beci i njohur si një mbrojtës i të drejtave të grekëve tha se nuk e dëgjoi Idrizin pasi po vinte në studio me vrap duke u shprehur me indiferentizëm për çështjen çame.

DEBATI

Beci: Nuk i dëgjova bisedat e mëparshme, sepse isha rrugës duke ardhur me vrap. Nuk merrem me çështje mbjellje ullinjsh.

Idrizi: Eja të ballafaqohemi në studio zoti i nderuar. Mos fol më këtë gjuhë se nuk të shkon.
Vasili: Qetësohuni zotërinj!

Idrizi: Ai më provokon se flet nga Gjirokastra. Është turp që një shqiptar flet ashtu.

Vasili: Të thotë një mëndim të paktën.

Beci: 85 mijë shqiptarë janë në Greqi dhe punojnë. Për këtë është kushinetë çdo njeri. Në këto momente kaq të vështira ekonomike…

Harxhi: Ata shqiptarë që jetojnë në Greqi, numri në bazë të statistikave ka rënë mjaftueshëm. Por është e vërtetë që ka pasur shumë shqiptarë, po si është e mundur që nuk e njihni çështjen çame.

Beci: Tek përdorimi i termave të keni e kujdesshme.

Harxhi: Cilin term? E kam për nder që jam shqiptare

Beci: Nëse do kishte dispozicione për gjëra të tilla, ai popull s’do priste shqiptarët.

Idrizi: Midis Shqipërisë dhe Greqisë e kemi fqinj, duhet të kemi marrëdhënie të mira. Se kuptoj se si ai flet ashtu. E vërtetë që shumë shqiptarë jetojnë në Greqi, por ata punojnë vet. Politika greke duhet të fillojë të kuptojë se marrëdhënia njerëzore nuk mund të funksionojë nga disa koka të shtrembëra për të pranuar të vërtetat. Shqiptarët e Çamërisë kanë qenë dem baba dem në trojet e tyre.

Vasili: Zoti Beci ka kombësi greke..

Idrizi: Është shtetas shqiptare. Madje madje…a mund ti them një gjë? Po i them një gjë zotit Beci, që të shkojë t pyes në shtëpi gruan e tij për çështjen çame.

Vasili: Zoti Idrizi, të mos kalojmë në këto terma.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=APGT3QFWUlQ]

“Të shkojë të pyesë gruan për çështjen çame”, Idrizi heq mikrofonin e lë studion Read More »

‘Bomba’ Hoxhës: Do t’i shikosh shumë shpejt edhe ata të PS-së, si kokrra fiku

Gazetari Artan Hoxha parashikon se shumë shpejt do të arrestohen edhe zyrtarë nga rradhët e Partisë Socialiste.

“Shyqyr që u hap kjo lojë”, ka deklaruar Hoxha në emisionin “Opinon” gjatë diskutimeve për ish krerët e ARRSH.

Deklarata e Hoxhës:

Do ti shikosh shpejt edhe ata të PS-së, si kokrra fiku do ti kesh aty.

Shyqyr që u hap kjo lojë. Do ketë edhe arrestime nga PS-ja. Shyqyr që u hap kjo lojë dhe prokuroria mori guximin. Se janë investuar miliona dhe s’kemi rrugë. Pse të mos u lëmë kohën këtyre dhe t’i shohim me këtë frymën e re.

Se ky është gabimi i madh që bëhet kur thuhet që ai është drejtor i LSI. Jo mor jo. Ai ka qenë drejtor i rrugëve me kryeministër Edi Ramën.

‘Bomba’ Hoxhës: Do t’i shikosh shumë shpejt edhe ata të PS-së, si kokrra fiku Read More »

Guxuan ti thonë Hitlerit se mustaqet e tij nuk janë në modë, se besoni se çfarë bëri ai

Hitleri, i cilësuar si diktatori më i madh i të gjitha kohërave, krimineli nazist numër 1 në botë, i cili sundoi në Gjermani për 17 vite, dhe jo çdokush guxonte t’i kthente fjalën, megjithatë kishte raste, që i falte ai.

Kështu, një asistent i tij, njeri shumë i afërt me të i komentoi mustaqet që në atë kohë i quanin “furça e dhembëve”. Asistenti i tha Hiterlit se se nuk ishin në modë, ai u përgjigj: Nëse nuk janë, do të bëhen pasi po i mbaj unë, shkruan “Daily Mail”.

Adolf Hitleri ishte ideator dhe zbatues i Holokaustit, dhe shkaktar i Luftës së Dytë Botërore. Njihet si personi më i frikshëm në gjithë historinë, duke qenë se shumë njerës të pafajshëm u vranë sa sundonte ai. Në këtë kohë u vranë 12 milionë gjermanë dhe u masakruan 6 milionë hebrenj.

Në pesë vite që Hitleri nisi Luftën e Dytë Botërore u vranë dhe u masakruan mesatarisht 11 mijë persona në çdo ditë. 6 milionë hebrenj, 6 milionë civilë sllavë, 4 milionë robër lufte, 1.5 milionë dezertorë politikë, 800 mijë romë, 300 mijë njerëz me handikap, 250 mijë homoseksualë, 2 mijë dëshmitarë të Jehovait, shkruan Gazeta Metro

Adolf Hitler lindimë 20 prill 1889, në Braunau, një qytet në Austri dhe vrau veten në Berlin, në Bunkerin e Kancelarisë Perandorake, që ishte ndërtuar posaçërisht për të, në orën 15:30, në mesditën e 30 prillit 1945. Jetoi 56 vite, një javë e tre ditë.

Guxuan ti thonë Hitlerit se mustaqet e tij nuk janë në modë, se besoni se çfarë bëri ai Read More »

Kishte 21 të dashura nëpër botë, nuk do ta besoni arsyen se përse…

Një 25-vjeçar duket se ka gjetur zgjidhjen për të shëtitur botën dhe për të mos shpenzuar asnjë qindarkë për akomodimin nëpër hotele.
Anthony Botta nga Belgjika, tregon se zgjidhja e tij është unike pasi e lejon të udhëtojë dhe të mos shpenzojë e kjo falë aplikacionit Tinder i cili e lidh atë më vajza të ndryshme me të cilat kalon natën kur ndodhet atje.

Ai thotë se gjatë rrugëtimit të tij është takuar me 21 vajza dhe ka kaluar natën në shtëpitë e tyre pa dhënë detaje të tjera nëse ka bërë dashuri me vajzat që ka njohur apo vetëm ka fjetur gjumë në shtëpitë e tyre.

A nuk është një zgjidhje interesante kjo.

Kishte 21 të dashura nëpër botë, nuk do ta besoni arsyen se përse… Read More »

Çamët shpërthejnë kundër Presidentit grek: Vetëm po zhduke shqiptarët, mund të thuash që çështja Çame nuk ekziston

Deklarata e fortë e Presidentit grek se Çamëria nuk ekziston, duket se jo vetëm ka ndezur gjakrat mes dy vendeve por ka ngjallur zemërim tëk një pjesë e madhe e qytetarëve.

Theksojmë se çështja çame nuk u hodh për diskutim në takimin mes ministrit të Jashtëm grek dhe tij shqiptar në Korcë.

Më herët ishte ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias që tha se nuk është diskutuar Çështja Çame. Por, kryeministri Edi Rama thotë: “Kotzias nuk e paska dëgjuar mirë. Pala shqiptare e ka kërkuar intensivisht Çështjen Çame në tavolinë.”, tha Rama.

Ndërkohë, në një deklaratë e Partia e Drejtësi, Integrimit dhe Shoqatës Patriotike Atdhetare “Çamëria”, ka reaguar duke thënë se:

Nuk është qëllim, as mision që t’i përgjigjemi çdo lloj marrëzie që na dëgjojnë veshët nga politikanët e vendit fqinj.
Por, kur deklaratat e përroit psiqik vijnë nga kreu i shtetit grek, Prokopis Pavlopulos, atëherë dy fjalë duhen thënë.

Rruga e Shqipërisë për në Bashkimin Europian nuk mund të kalojë nga Lindja, por kalon nga Perëndimi. Aq më shumë kalon nga vlerat europiane. Nëse Shqipëria do të heshtë përballë shkeljes së të drejtave të njeriut, ajo nuk do ta kishte kurrë vendin në BE.

Prandaj, të drejtat e njeriut të shqiptarëve të Çamërisë duhet të jenë devizë e politikës sonë të jashtme.

PDIU i bën thirrje qeverisë shqiptare të reagojë përpara këtyre deklaratave të papranueshme.

Është e tepërt heshtja përballë fyrjes dhe përbuzjes.

Autoritetet shqiptare duhet të tregojnë minimumin e dinjitetit dhe të interesit kombëtar duke reaguar ndaj fyerjeve, përndryshe turpi i bjerrjes së interesave kombëtare do t’i ndjekë nga pas përjetë.

I trimëruar, pse gjendej i rrethuar nga uniforma ushtarake, Presidenti grek me rol ceremonial brenda institucioneve të vendit fqinj, kërcënoi Shqipërinë me mundësinë e përdorimit të vetos për integrimin europian, nëse Tirana guxon dhe e përmend Çështjen Çame.

Madje, ai shtoi se të përmendësh çamët në ditën e Holokaustit, është diçka paradoksale, duke thënë thagmën se çamët jo vetëm kanë bashkëpunuar me nazistët, por paskan zhdukur edhe popullsinë hebreje.

Ky politikan që teorikisht duhet të përfaqësojë garantin e Kushtetutës dhe të gjithë qytetarëve shtetas të Greqisë (pra dhe të minoritetit shqiptar dhe arvanit në këtë vend), është hakërruar ndaj Shqipërisë si të jetë një militant nazist i “Agimit të Artë”.

Çështja Çame është gjallë, ekziston dhe do të mbetet e këtillë, derisa të zgjidhet.

Ka vetëm një rrugë që Çështja Çame të mos ekzistojë; të zhduken nga faqja e dheut shqiptarët e Çamërisë, ata që janë ende gjallë dhe i mbijetuan genocidit shovinist grek, por dhe ata që erdhën më pas.

Çamët shpërthejnë kundër Presidentit grek: Vetëm po zhduke shqiptarët, mund të thuash që çështja Çame nuk ekziston Read More »

Skandal/ Ilaçe të skaduara, Platforma e bashkëqeverisjes zbulon farmacinë “vdekjeprurëse”

Platforma e bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam.al, vijon të japë rezultate konkrete në zgjidhjen e problematikave që shqetësojnë qytetarët shqiptarë në jetën e përditshme.

Denoncimi i një qytetari i ka dhënë fund abuzimit që kryhej në kurriz të shëndetit të qytetarëve të Tiranës me ilaçet e skaduara.

Pas denoncimit që shtetasi S.M nga Tirana bëri në platformë për shitjen e produkteve farmaceutike të skaduara në farmacinë Kanadeze, brenda 10 ditësh zbarkuan në farmaci inspektorët e Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore.

Në bazë të akt kontrollit të mbajtur nga ana e grupit të inspektimit në raftet e farmacisë u gjetën medikamente dhe intergratorë me skadencë të vitit 2017.

Medikamentet u sekuestruan nga inspektorët e Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjve Mjekësor dhe ndaj shkeljes u morën edhe masa administrative konform ligjit.

Ky është vetëm një nga shumë rastet që platforma online dhe Agjencia e Bashkëqeverisjes që qëndron pas saj, ka arritur të zgjidhë në fare pak kohë nga dita e marrjes së ankesës.

Skandal/ Ilaçe të skaduara, Platforma e bashkëqeverisjes zbulon farmacinë “vdekjeprurëse” Read More »

Skandali i CEZ, prokuroria thërret Genc Rulin si dëshmitar. Ja ç’thotë ish-ministri

Prokuroria thërret ish-ministrin në qeverinë “Berisha”, Genc Ruli për çështjen e CEZ. Burime bënë me dije se ish-ministri do të pyetet si person që ka dijeni për privatizimin e CEZ.

Thirrja për t’u pyetur e Rulit vjen pas vendimit të Gjykatës së Tiranës. Gjykata i la detyrë prokurorisë të marrë në pyetje disa emra, mes tyre edhe djali i ish-kryeministrit, Shkëlzen Berisha.

Ndërkohë Ruli i kontaktuar nga News24 tha se pret konfirmim për orarin dhe do paraqitet në prokurori.
“Do jap sqarimet për çështjen në fjalë”, tha Ruli.

Ai ka qenë Ministër i Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës nga viti 2005 deri në vitin 2009.

Skandali i CEZ, prokuroria thërret Genc Rulin si dëshmitar. Ja ç’thotë ish-ministri Read More »