Aurora

Ermali bën karagjozin me gazetaren për dhurimin e gjakut, doktori i VIP-ave i kthehet rëndë: Do të kapësh ndjekës?!

Ka pasur një përplasje në rrjetet sociale mes Ermal Mamaqit dhe Skerdi Farias, doktorit të Vip-ave.

Faria kishte postuar në profilin e tij në Instagram një video, ku gazetarja pyeste një të re në lidhje me dhurimin e gjakut. Po Ermali edhe në këtë rast gjente vend të bënte humor me mbajtjen e mikrofonit.

Kjo nuk i ka ardhur aspak mirë Farisë, i cili thumbon se në rast se do të rrisë faqen të shkojë dhe të dhurojë gjak fillimisht.

PJESË NGA DEBATI:

Ermal Mamaqi: Kur mer ne intervist duet me majt mikrofonin nga vetja pastaj nga qytetari o shpirti vogel

Skerdi Faria: O çun me humor te holle e te rafinuar. Or çun qe verdallosesh duke bere komente tek faqja ime qe te kapesh ndonje folloëer. Nuk po bej shaka une ketu, behet fjale per dhurim gjaku. Do t’kapesh folloëers ti? Eja e dhuro gjak, merr edhe ca shoke e shoqe e te ndihmoj une ta besh faqen e madhe, ok?

Ermal Mamaqi: Kush tha qe un nuk kam dhon gjak un jam cdo her po jo tek klinika jote gjithesi un dhash mendimin tim qe mikrofoni nuk mahet ashtu si gazetare amatore ma mir e mban zogu i tiranes 😘

Skerdi Faria: a ma jep emer e mbiemer ne DM te kontrolloj tek qendra trasfuzionale nese dhuron? Nese po, te ndihmoj te rritesh faqen.

Ermali bën karagjozin me gazetaren për dhurimin e gjakut, doktori i VIP-ave i kthehet rëndë: Do të kapësh ndjekës?! Read More »

Ka ende shpresë? Pas ndarjes së bujshme Eneda Tarifa bën paralajmërimin e madh në lidhje me ish bashkëshortin

E gjithë vëmendja mediatike është tek ajo. Pasi duke qenë një nga personazhet më të dashura të ekranit dhe muzikës shqiptare, gjithçka ndodh edhe në jetën e saj private ngjall kërshëri.

Këngëtarja dhe moderatorja e njohur Eneda Tarifa, pas 18 vitesh bashkë, ka mbyllur një histori të gjatë dashurie me muzikantin Erjon Zaloshnja.

Eneda akoma nuk ka folur për median lidhur me ndarjen, ama herë pas here ajo poston mesazhe që na lënë vend për të interpretuar.

Është hamendësuar shumë për shkaqet e ndarjes së çiftit dhe konfliktet mes tyre, ama mbrëmë Eneda ka publikuar në InstaStory një mesazh të shkurtër, por domëthënës: “Por…”.

Çka nënkupton që Eneda e ka një “por…” dhe urojmë që shumë shpejt të shërohet zemra e saj dhe të ndajë me fansat që e mbështesin aq fort gjithçka ndjen për të ndarë me ta lidhur me këtë histori kaq të rëndësishme.

Me ish-partnerin e saj Eneda ka një vajzë, Arian.

Tarifa dhe Zaloshnja ishin një ndër çiftet më jetëgjatë mes personazheve shqiptarë.

Në intervistat e mëparshme Eneda e kishte komentuar marrëdhënien e tyre, dashuri të vërtetë. Kurse Zaloshnja dikur e shihte Enedën si muzën e tij.

Ka ende shpresë? Pas ndarjes së bujshme Eneda Tarifa bën paralajmërimin e madh në lidhje me ish bashkëshortin Read More »

Rrëfehet aktorja e Portokalli: Ja çfarë bëj si Bukra në jetën reale

“Bukra” është një nga personazhet më të pëlyer nga publiku në spektaklin e humorit “Portokalli”.

Rol të cilin e luan aktorja e njohur Albana Perhati. Kjo e fundit ishte e ftuar në emisionin “Pasdite në Top Channel”. Ndër të tjera aktorja foli për rolin e saj në ‘Portokalli’. Ndërsa theskoi se ndonjëherë aktorët ndikohen shumë nga personazhi i tyre , saqë edhe në realitet sillen sikur të jenë në rol.

E pyetur nga moderatorja se kë rol preferon më shumë, ajo u përgjigj “Bukra” dhe se edhe në jetën e përditshme ka filluar të flasë si ajo.

“Bukra më pëlqen më shumë. E shijoj kaq shumë atë personazh, saqë kam filluar të flas ndonjëherë si ajo. Më shpëton ndonjëherë”, është shprehur aktorja.

Rrëfehet aktorja e Portokalli: Ja çfarë bëj si Bukra në jetën reale Read More »

Një gjest i paharrueshëm që po i bën të gjithë të qajnë! Në ditën e tyre të martesës, nusja kishte nevojë për ‘babain’

Brittany dhe Jeremy Peck u martuan, por ceremonia e dasmës u ndërpre papritmas për një arsye që do të sillte lot në sy. Në gjysmën e procesit të dasmës, Todd Bachman, babai i Brittany, papritmas u ndal dhe shkoi për të marrë njerkun e Brittany. Babai biologjik donte që ai dhe njerku i tij ta shoqëronin në altar.

Disa çaste më vonë babai dhe njerku kishin kapur nusen për krahu, e dukeshin sikur të ishin një familje e madhe.

Delia Blackburn, një fotografe e dasmës, nuk mund tu besonte syve: Skena ishte absolutisht e pabesueshme, aq shumë sa që ndarja e saj në Facebook kishte shumë pëlqime dhe reagime.

Ende sot kjo është një ndër historitë më të pëlqyera në rrjete sociale.

Ajo thotë: “Merrni facoleta, sepse do t’ju duhen kur të shikoni këto imazhe. Todd Bachman, babai i nuses, teksa po çonte vajzën e tij në altar, ndaloi procesionin dhe ndërsa njerëzit e tjerë ishin të hutuar nga ajo që po bënte, ai iu afrua njerkut të saj “.

“Todd zgjati dorën dhe rrëmbeu atë të njerkut të saj, duke e tërhequr tek vajza e tij, për ta shoqëruar atë në altar me të. Të gjithë po qanin gjatë ceremonisë, unë gjithashtu”, kujton ajo.

Todd Bachman u tregoi të gjithëve se dashuria e vërtetë është dashuria e tyre për fëmijët e tyre.

Këto edhe sot janë imazhe që duhet të ndahen me të gjithë botën në mënyrë që të përhapet mirënjohja! Një gjest i përulur dhe fantastik, i respektuar nga babai i Brittany, i cili pranoi kështu figurën e njerkut që e rriti vajzën e tij sikur të ishte e tij!

Një gjest i thjeshtë por i rëndësishëm, jo vetëm për Brittany, e cila ka qenë në gjendje t’i ketë ato të dy krah për krah në një moment aq delikat dhe kuptimplotë për të, por edhe për të gjithë ne, duke treguar se mirënjohja gjithmonë kalon nëpër gjeste të vogla dashurie dhe e mirësisë!

Një gjest i paharrueshëm që po i bën të gjithë të qajnë! Në ditën e tyre të martesës, nusja kishte nevojë për ‘babain’ Read More »

Një blog vetëm për seksin, vajza shqiptare që thyen tabutë

E guximshme nga ana e saj! Ajo shkruan për tematika që në shoqërinë shqiptare vështirë të thuhen me zë të lartë nëpër biseda tavolinash, apo ca më tepër në emisione dhe formate televizive. Gazetarja Zhaklin Lekatari, i thotë të gjitha në bloggun e saj tabu.al, pa doreza e  frenime. Tematikat që sjell janë tejet të larmishme dhe aspak klishe.

Pikëpyetjet në lidhje me seksin, kënaqësitë, frikërat, etj ajo i trajton më së miri në bloggun ku gjithsecili prej nesh mund të marrë një përgjigje haptazi, pa pasur frikën a drojën që këtë pyetje t’ja bëj prindërve, partnerit, shoqes, kolegëve, etj. Intervista e mëposhtme zbulon shumëçka!

Zhaklin, ti njihesh ndryshe si bloggerja e parë shqiptare e seksit. Çdo të thotë kjo për ty?

Unë në fakt jam gazetare, por padyshim dhe termi bloggere seksi më përshtatet, të paktën për momentin, ndonëse do preferoja të thoja “person që promovon vlera seksuale pozitive”. Të flasësh për seksin në Shqipëri është e vështirë sepse pjesa më e madhe e atyre që e dëgjojnë mendojnë që promovon antivlera, lakuriqësi apo imoralitet o amoralitet. Ndërkohë ajo që unë bëj është padyshim e kundërta, promovimi i respektit dhe dashurisë ndaj vetes. Edukimi seksual dhe barazia gjinore, janë element që ecin së bashku dhe objektivi apo rruga që ndjek blogu Tabu. Pra, si përfundim kjo për mua do të thotë shumë, është e rëndësishme sidomos sepse nëpërmjet Tabu, shkrimeve, dhe eksperiencave që ndaj, unë fuqizohem dhe vetëdijësohem, dita ditës. Kjo shpresoj që të ndodhi më të gjithë ndjekësit e mi.

Image

Mendon se ke thyer sadopak tabutë, në një shoqëri si e jona që priret të paragjykojë shpesh herë?

Në fakt më duket sikur gjthë jetën  kam thyer tabu. Që në gjimnaz, me natyrën ekstravagante dhe moskokëçarëse që më karakterizonte, më pas në të gjithë njëzetat e mia, kur isha duke kërkuar rrugën dhe duke gjetur veten, dhe tani që jam grua me Tabu. Ndonëse Tabu nuk ka patur si qëllim fillestar thyerjen e tabuve, por krijimin e një platforme të sigurtë me informacion të filtruar mbi edukimin seksual. Por, normal që seksi është një çështje për të cilën pjesa më e madhe kanë turp apo siklet të flasin. Nga ana tjetër, të gjithë kemi lindur nga një marrëdhënie seksuale dhe duhet ta celebrojmë këtë jo paragjykojmë.

Ka pasur më shumë komente negative apo pozitive lidhur me këtë nismë tënden?

Tabu është një projekt mbi të cilin punoj, ose tentoj të jetësoj prej vitesh, që në kohën që jetoja në Kosovë. Është një projekt tek i cili besoja dhe një projekt shumë i rëndësishëm sepse ka nisur nga disa ngjarje apo situate personale. Duke qënë dhe vetë pak paragjykuese kam menduar që komente apo etiketimet negative do të ishin të shumta, por në fakt rezultoi e kundërta. Këshillat, vlerësimet, komentet pozitive, përkrahja ishin aq të mëdha, sa lanë në hijë totale të gjitha të tjerat. Nisma ka përkrahje të madhe dhe nga mosha më të mëdha apo më të pjekura. Kjo është më e rëndësishmja për mua. Vlerësimi i tyre është maksimumi.

Image

Pse vendose të krijosh një blog të tillë, ndërkohë që shumë informacione në lidhje me seksin, pozicionet, partnerin/en mund të gjehen lehtësisht në internet, gazeta, revista, etj.

Tabu nuk është një blog ku ka informacione banale, ose këshilla cliché, “se si të na pëlqejë partneri”, apo “ pesë ushqimet që ndikojnë në aktin seksual”. Tabu është një platformë që promovon edukimin seksual, që promovon barazinë gjinore, që do të thotë të rinj që përdorin prezervativë, të rinj që nuk ballafaqohen me shtatzëni të padëshiruara apo të rinj që nuk angazhohen në marrëdhënie obsesive, pra një shoqëri më të shëndoshë.  Në Tabu ka shumë shkrime personale, analiza, shkrime me informacione mjekësore të cilat rishikohen nga një gjinekologe apo ekspertë të tjerë më të cilët bashkëpunoj.Tabu nuk ka tituj banal që tërheqin vëmendje. Përkundrazi aty promovohet dashuria dhe respekti ndaj vetes, ndaj partnerit, aty promovohet sjellja dhe marrëdhënia e shëndoshë, me veten dhe të tjerët, familjen, miqtë apo shoqërinë.

Cili ka qenë shkrimi më i komentuar?

Blogu është goxha i klikuar dhe kjo gjë rritet dita ditës. Tabu ka një numër ndjekësish të konsoliduar nga shumë shtete, por kryesojnë  Shqipëria, Kosova, Amerika dhe Italia. Shkrimet më të komentuara janë ato personale, ku ka pak humor,  pak informacion pak analizë. “ Ata që nuk ta lëpijnë’, “Tradhtia”, ‘Trilogjia e seksit anal’ etj

Image

Kujt i shërben blogu juaj?

Tabu i shërben të gjithëve pa dallim moshe apo krahine. Edukimi seksual apo njohja e vetes është një proçes që zgjat gjithë jetën, kështu që dhe blogu i dedikohet adoleshentëve, të rinjve, grave, burrave, të rriturve, të gjithëve. Këto janë informacione që të gjithë duhet të dimë. Ajo vajza e re, e cila ka turp dh nuk pranon trupin e saj, ai djali që mendoj që për të patur të dashur duhet të jesh plot muskuj dhe tërheqës, ai djali që ka turp të blejë prezervativë, e kështu më rradhë.  Njeriu është gjithmonë në kërkim apo në përmirësim të vazhdueshëm të vetes, prandaj lexoni Tabu.

Image

Mund të zbulojmë tematikën e radhës për të cilën je duke punuar?

Po tematika e rradhës ka të bëjë me personat intersex, ose në gjuhën mjekësore hermafroditët. Pra, të gjithë ata që në dukje kanë tiparet e një seksi por kromozome të seksit tjetër. Kjo është një temë që përpos anës biologjike prek shumë dhe identitetin gjinor dhe seksual. Është një temë delikate në të cilat duhet patur shumë kujdes dhe  në përdorimin e terminologjisë. Për këtë post do të bashkëpunoj me komunitetin  LGBT, në mënyrë që informacionet të jenë sa më të sakta dhe korrekte.

Një blog vetëm për seksin, vajza shqiptare që thyen tabutë Read More »

Si ta kuptoni që një person është gënjeshtar!

Gënjeshtra bëhet e rrezikshme nëse ajo nuk zbulohet.

Shumica e tyre janë shumë të lehta për t’u identifikuar, nëse ju dini të lexoni shenjat. Këtu janë disa teknika për të përcaktuar, nëse dikush po thotë të vërtetën apo jo.

1. Filloni duke bërë pyetje neutrale

Duke kërkuar disa pyetje themelore, jo kërcënuese, ju jeni në gjendje të vëzhgoni një përgjigje bazë. Pyeti ata për motin, planet e tyre për fundjavë, ose ndonjë gjë që do të prodhonte një përgjigje normale dhe të rehatshme. Kur ata përgjigjen, vëzhgoni  gjuhën e trupit dhe lëvizjen e syve nëse doni të dini të vërtetën. A e ndryshojnë qëndrimin? Sigurohuni që të bëni pyetje të mjaftueshme për të vëzhguar.

2. Gjeni vendin e nxehtë

Pasi të lëvizni nga territori neutral në “zonën e gënjeshtrës”, sipas intv.al duhet të jeni në gjendje të vëzhgoni një ndryshim në gjuhën e trupit, shprehjet e fytyrës, lëvizjen e syve dhe strukturën e fjalisë. Gjithkush do të japë të dhëna të ndryshme kur të tregojë një gënjeshtër, prandaj është e rëndësishme të vëzhgoni një bazë normale para se të hyni në zonën e gënjeshtrës.

3. Shikoni gjuhën e trupit

Gënjeshtarët shpesh e tërheqin trupin e tyre nga brenda kur gënjejnë për t’u bërë më të vegjël dhe më pak të dukshëm. Shumë njerëz bëhen të çuditshëm dhe fshehin gishtat duke u bërë nervoz.

4. Vëzhgoni shprehjet e fytyrës

Njerëzit shpesh që gënjejnë dallohen dhe nga shprehitë e fytyrës, të cilat janë  të vështira për t’u vënë re. Disa njerëz do të ndryshojnë ngjyrën e fytyrës, ose do të dridhen shpejt. Secila nga këto ndryshime në shprehjen e fytyrës nënkupton një rritje të aktivitetit të trurit, siç fillon gënjeshtra.

5. Dëgjoni tonin, ritmin dhe strukturat e fjalive

Shpesh kur një person gënjen, do të ndryshojnë pak tonin dhe ritmin e të folurës . Ata mund të fillojnë të flasin më shpejt ose ngadalë, apo me një ton më të lartë, ose më të ulët. Sipas intv.al truri i tyre punon me  mbingarkesë për të vazhduar me historinë e tyre.

Si ta kuptoni që një person është gënjeshtar! Read More »

Habit grimieri shqiptar i Kim Kardashianit: Po të jetoja në Shqipëri, do kandidoja për president

Grimeri i njohur shqiptar me famë botërore, Mario Dedivanoviç, ka qenë i ftuar i radhës në emisionin ‘Xing me Ermalin’.

Ai ka rrëfyer shumëçka nga karriera e tij, duke treguar edhe për raportet që ka me Kimin.

Një nga momentet më qesharake të emisionit, është ai kur Mamaqi e pyet se për çfarë është më shumë krenar i ati i tij.

Dhe Mario përgjigjet dhe thënë se babai i tij është krenar që Mario i ka lyer Kimit pjesën e pasme të trupit me vaj.

Image

Menjëherë pas kësaj ai është pyetur, se çfarë do të bënte po të jetonte këtu në Shqipëri dhe ai dha një përgjigje mjaft interesante, duke thënë se do po të ishte në Shqipëri, do i futej politikës.

“Po të isha këtu, do kandidoja për president “, ka thënë ndër të tjerash, Mario Dedivanovc.

Ndërkohë, publiku e ka shoqëruar me ovacione dhe të qeshura deklaratën e tij, që mund ta ndiqni nga minuta 11:40.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=YRZfCt-Cdu8]

Habit grimieri shqiptar i Kim Kardashianit: Po të jetoja në Shqipëri, do kandidoja për president Read More »

Mustafa Nano: Nëse Prokuroria vazhdon arreston vetëm zyrtarë të LSI, kjo është politike

Pas analistit Fatos Lubonja, edhe publicisti Mustafa Nano i sheh me dyshime arrestimet e fundit të prokurorisë, konkretisht ndalimin e ish-drejtorit të Rrugëve, Dashamir Xhika.

I ftuar në emisionin “Opinion” në TV Klan, Mustafa Nano tha se nëse arrestimet e tjera do të jenë sërish nga LSI dhe PD atëherë kjo është politikë.

Ai tha se nuk ka kuptim që korrupsioni qenka vetëm në një krah politik, PD apo LSI, kur zyrtarët e PS-së kanë pesë vite në pushtet.

“…Nëse vazhdon të arrestohen zyrtarë të LSI, kjo punë e prokurorisë nuk shkon. Prit, se janë dhe 5 vjet zyrtarë të PS në pushtet. Kjo punë nuk shkon….”,- tha Mustafa Nano.

Mustafa Nano: Nëse Prokuroria vazhdon arreston vetëm zyrtarë të LSI, kjo është politike Read More »