Aurora

Ministrja e drejtësisë, Gjonaj: Çka kërkoni nga unë? Enkelejd Alibeaj: Të shkosh te 313-ta!

Sot parlamenti debatoi për ekstradimin e Nazer Seitaj nga Shqipëria në Itali me urdhër të ministres se drejtësisë Etilda Gjonaj, e cila u kundërpërgjigj me ftohtësi e sulm kërkesës së Enkelejd Alibeaj nga PD në interpelancën e kërkuar. Që në fillim deputeti, ish-ministër drejtësie, u hodh në betejë me “raketa” ndaj ministres së drejtësisë. Përfaqësuesi demokrat akuzoi se ekstradimi i financierit të grupit Habilaj është bërë me urdhër te kryeministrit Rama, ndonëse firmën e ka hedhur ministrja e drejtësisë. Ekstradimi u firmos në mënyrë që financieri i drogës të mos ishte në Shqipëri, pasi kishte vendosur të fliste e të tregonte emra, ku pritej të dilte emri i Saimir Tahirit. Sipas deputetit demokrat ministrja e drejtësisë duhet të shkonte para drejtësisë, sepse nuk mund të ekstradohej një njeri i tillë pasi po hetohej nga prokuroria e krimëve të rënda të Shqipërisë, dosje e cila bashkohet me dosjen Tahiri.

Thelbi i kërkesës demokrate ishte se ekstradimi është në kundërshtim flagrant me ligjin dhe arësyeja ka qenë për ta hequr qafe nga Shqipëria se mos fliste për ish-ministrin e brendshëm Saimir Tahiri.

Në përgjigjen e saj ministrja Gjonaj, dukej se ishte instruktuar me kujdes, foli ngadalë e pa gabime si dhe duke përmbajtur emocionet para sallës së Kuvendit, sepse ishte hera e parë që fliste e dilte në një arenë ku ujqërit të shqyejnë. Bile në një moment ministrja simpatike, e shkujdesur, tha se “çka kërkoni nga unë?!”, një thirrje sikur ishte në një sallë leksioni si studente. Por e kapërdiu momentin delikat femëror dhe u hodh në sulm ndaj pjesës së opozitës duke i akuzuar se nuk duan reformën në drejtësi. Bile bëri edhe akuza ndaj ish-ministrave të drejtësisë. E hodhi një “plumb” dhe e la në sallë për disa ish-ministrja drejtësie para saj në atë ministri.

Nuk duroi dhe deputeti Alibeaj doli duke treguar firma e dokumenta te firmosura prej saj, sipas atij, dhe e përmblodhi sulmin në “Duam që ti të shkosh në burg te 313-ta!”.

313-ta është burg jo fort i mirë në Tiranë!

Në foto: Majtas ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj, ndërsa në të djathtë Nazer Seitaj kur ishte në burgun 313-të

Ministrja e drejtësisë, Gjonaj: Çka kërkoni nga unë? Enkelejd Alibeaj: Të shkosh te 313-ta! Read More »

Ai është 65 vjeç, ajo është 12 vjeçe. Shikoni reagimin e njerëzve kur martohen

Ai mund të jetë një fqinj, një shok shkolle ose një koleg. Një mik, një i njohur apo një anëtar i familjes.

Sipas një raporti të “Save the Children”, rreth 4 milion vajza martohen çdo vit në mbarë botën. Kjo do të thotë që çdo shtatë sekonda një vajzë që është më e re se 15 vjeçe martohet.

Vlerësimet e Unicef, duke iu referuar vitit 2012, thonë se më shumë se 40% e grave në mbarë botën, rreth 400 milionë midis 20 dhe 49 vjeç, janë martuar para se të mbushin 18 vjeç. Gjithashtu në nivel global (duke përjashtuar Kinën) rreth 23 milionë vajza u martuan para moshës 15-vjeçare.

Këta njerëz janë të privuar nga fëmijëria e tyre, u mohohet arsimimi i tyre dhe humbasin aftësinë për të vendosur mbi jetën e tyre.

Mund të duket si diçka shumë larg prej nesh, diçka që nuk mund të ndodhë kurrë në një vend të zhvilluar dhe, prandaj, nuk mendojmë për këtë. Por si do të reagonin njerëzit nëse e gjithë kjo ndodh në mes të ditës dhe në sytë e të gjithëve në një qytet si Nju Jorku?

Kjo ndodh vazhdimisht, në të gjithë botën. Për të bërë sa më shumë njerëz të vetëdijshëm se është një problem që ekziston aktualisht, Coby Persin, një përdorues i Youtube-it, ka vendosur të bëjë një eksperiment social.

Ajo që shihni në video nuk është e vërtetë. Por është një film shumë interesant që meriton të shihet.

Coby organizoi një martesë të rreme midis një vajze 12-vjeçare dhe një 65-vjeçari. I riu donte të shihte se si do të reagonin njerëzit për një gjë të tillë.

Video është xhiruar në Time Square në qytetin e Nju Jorkut.

Në eksperiment, Coby luan fotografin, i cili merr fotografitë e martesës midis një burri 65-vjeçar dhe gruas së tij të re, vetëm 12 vjeçe.

Nusja dhe dhëndri pozojnë për fotot dhe kapin duart e njëri-tjetrit. Ai buzëqesh, ndërsa ajo ka një pamje të trishtuar në fytyrë.

Së pari njerëzit që kalojnë ndalen dhe duken të habitur.

Megjithatë, sa më shumë eksperimenti vazhdon, aq më shumë njerëzit zemërohen dhe shprehin mendimet e tyre.

Disa njerëz përballen drejtpërdrejt me burrin.

Një grua pyet se ku është nëna e fëmijës, të tjerë theksojnë se është shumë e vogël dhe të tjerët ende pyesin se si mund të bëjë diçka të tillë.

Njerëzit shprehin qartë zhgënjimin e tyre duke thënë fraza si: “Është e paligjshme”, “Ti ta shpif”, “Ti je i sëmurë”, “Je një k**”.

Një grua u përpoq gjithashtu ta largonte vajzën nga burri.

Në disa raste tensioni është i dukshëm dhe tonet bëhen të rënda.

Është e qartë se banorët e Nju Jorkut nuk pranojnë në asnjë mënyrë faktin se një fëmijë mund të martohet me një të moshuar.

Në videon e mëposhtme mund të shihni eksperimentin social, është në anglisht, por është e lehtë për të interpretuar reagimet e njerëzve. Kjo është diçka për të cilën duhet të mendojmë të gjithë.

Çdo 7 sekonda një fëmijë detyrohet të martohet. Kjo duhet të marrë fund sa më shpejt që të jetë e mundur.

Ndani me miqtë tuaj për të krijuar më shumë ndërgjegjësim për këtë problem.

Të gjitha vajzat kanë të drejtë të vendosin për jetën e tyre, a nuk mendoni kështu? /ShkodraNews

 

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=KldFGgUTqKA]

Ai është 65 vjeç, ajo është 12 vjeçe. Shikoni reagimin e njerëzve kur martohen Read More »

Greku që dyshohet se vrau Kasmin, nuk i pëlqen burgu shqiptar: Nuk më lanë të bëj dush…

Vrasja e 41-vjeçarit Devi Kasmi tronditi Tiranë mbrëmjen e 29 janarit, ndërsa i dyshuari kryesor si ekzekutor i tij është shtetasi grek Efthymiou Efthymious.

Efthymious ka dalë ditën e djeshme para gjykatës ku në të shumtën e kohës u tregua i hutuar. Atij iu gjetën një shumë prej 25 mijë eurosh dhe para shqiptare me vete ndërsa greku ka mohuar kategorikisht të ketë qenë ai ekzekutori.

Ai është ankuar ditën e djeshme tek avokati i tij për kushtet në paraburgim, shkruan Panorama.

Ai i ka thënë avokatit, para se të niste seanca, se nuk kishte mundur të bënte dush në paraburgimin e Policisë së Drejtorisë së Tiranës.

Tjetër ankesë e tij ishte se në paraburgim nuk e kishin lënë të konsumonte duhan.

Seanca ndaj tij dhe ndaj tre të arrestuarve të tjerë u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa ata u lanë ende në arrest me burg.

Greku që dyshohet se vrau Kasmin, nuk i pëlqen burgu shqiptar: Nuk më lanë të bëj dush… Read More »

Presidenti grek, mesazh kërcënues për Shqipërinë: Gabim i madh që udhëheqja…

Presidenti grek Pavlopulos i eshte kthyer edhe njehere sot mesazheve direkte dhe kercenuese ndaj Shqiperise, duke i kujtuar integrimin.

Mediat greke raportojne se ai i referohet edhe çështjeve që kanë rishfaqur në anën tjetër këto ditë: “Është një gabim i madh që udhëheqja politike shqiptare të mbështesë të drejtat e supozuara të disave, bashkepunetore te nazizmit”.

Ai tha me tej, se “dëshira për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian dhe mbështetja e të drejtave joekzistuese të bashkepunetoreve te nazizmit “nuk duket të tregojë një perspektivë serioze evropiane. Kur ka një pozicion tjetër, Greqia është këtu” për të ndihmuar vendin fqinj drejt BE-së, përfundoi ai.

Presidenti grek, mesazh kërcënues për Shqipërinë: Gabim i madh që udhëheqja… Read More »

Dy vjet pas vdekjes së gruas martohet sërish, por merr një telefonatë misterioze…

Dy vjet kishin kaluar që nga vdekja e Brenda Schmitz, kur bashkëshorti i saj David mori një telefonatë nga radio stacioni KSZT ku u kërkua të paraqitej në zyrat e radios. Prej disa vitesh, gjatë periudhës së Krishtlindjes, ky stacion radiofonik plotësonte disa dëshira të përdoruesve të tij, megjithatë, kësaj here, letra nuk u dërgua nga personi në fjalë, ose nga Davidi, por nga një person anonim.

“Ata më thanë se kishin marrë një letër nga dikush që donte të më jepte një dhuratë. E pyeta kush ishte, por ata thanë se ishte kaq personale saqë nuk mund të flisnin në telefon dhe se më duhej të shkoj në zyrat e tyre “, thotë David.

Pak para se Brenda të vdiste për shkak të kancerit ovarian, ajo kishte shkruar letrën duke kërkuar dëshirën e saj të Krishtlindjes. Megjithatë, ajo kurrë nuk e kishte dërguar atë, përkundrazi, ia kishte dorëzuar një mikeshe të dashur, të cilës i kërkoi ta dërgonte në radio vetëm pasi burri i saj të kishte gjetur një nënë të re për fëmijët e tij.

Kështu, kur Davidi vendosi të martohej me Jayne Abrahamin, letra u dërgua në stacionin e radios.

Një letër anonime u dërgua në emisionin “Christmas Wish”.

“Ne bëjmë realitet dëshirat e Krishtlindjes për shumë prej dëgjuesve tanë prej shumë vitesh tashmë, por një letër si ajo e Brenda-s nuk kishte ardhur kurrë dhe të gjithë, pavarësisht moshës, u emocionuam”, tha pronari i radios Scott Allen.

Prezantuesja Collen Kelly lexoi letrën e Brenda-s për Davidin:

“Arsyeja pse po ju shkruaj është kjo. Kam një dëshirë. Unë kam një dëshirë për Davidin, për fëmijët dhe për gruan e re që do të jetë pranë tij. Unë dua që ata të dinë se i dua shumë.

Dëshira ime e parë është për partneren e re të Davidit: Dua të kalojë një ditë në spa dhe të relaksohet. Ajo e meriton atë, sepse është nëna e re e fëmijëve dhe kjo nuk është një detyrë e lehtë.

Ju lutem, bëjeni të buzëqeshë dhe le ta dijë se të gjitha përpjekjet e saj janë vlerësuar nga unë. Faleminderit, unë të dua kudo qofsh, bisedo me mua, unë do të të dëgjoj nga qielli”.

Ndërkohë që po e lexonte letrën, ishte e pamundur për të fshehur emocionin që ndihej, por ajo vazhdoi të lexonte:

“Dëshira ime e dytë është për të gjithë familjen, një udhëtim magjik. Një vend ku ata mund të gëzojnë një farë kohe familjare, për të krijuar ato kujtime që do të mbeten përgjithmonë … “.

Dëshira e tretë dhe e fundit e Brenda-s ishte për mjekët dhe infermierët të cilët, ditë pas dite, ishin kujdesur për të dhe shumë pacientë të tjerë në spital.

“Unë dua që ata të gëzojnë një natë të mbushur me ushqime të mira, pije dhe argëtim, për gjithçka që bëjnë këta heronj për të shpëtuar pacientët me kancer”.

Davidi kishte shpërthyer në lot.

Ai e dinte që Brenda i kishte qëndruar gjithmonë në krah, që ajo kurrë nuk e kishte lënë atë dhe se gjithnjë kujdesej për familjen e tij nga qielli.

Programi i radios plotësoi të gjitha dëshirat e Brendas dhe dërgoi gjithë familjen në Disney World, Florida, ku Jayne gëzoi edhe një spa, ashtu siç premtoi.

“Ne kurrë nuk kemi pasur një festë familjare dhe ky udhëtim do të jetë i mrekullueshëm. Zemrat tona janë plot gëzim “, tha Jayne me mirënjohje.

Gjesti i pabesueshëm i Brendas tregoi një dashuri të pafundme për familjen e saj; një dashuri kaq e madhe që, edhe nëse ishte aq afër vdekjes, u shqetësua për mirëqenien e të dashurve të saj. Nuk ka dyshim se dashuria e një nëne është e pafundme.

Kjo grua ka bërë një dhuratë të mrekullueshme për familjen e saj, a nuk mendoni? Jepni një koment dhe mos harroni të ndani këtë histori të bukur dashurie me miqtë tuaj.

Dy vjet pas vdekjes së gruas martohet sërish, por merr një telefonatë misterioze… Read More »

E veshi gjithë Shqiperia pas këngës “Bon Bon”, por sa ka kushtuar në të vërtetë xhupi i Erës?

Pas daljes së Era Istrefit me klipin “Bon Bon”, xhupi i saj u bë i famshëm dhe të gjithë dëshironin ta kishin.
Nuk kaloi shumë kohë kur kompanitë e dorës së dytë nxorën mijëra si ai xhup dhe Tirana u mbush plot me vajza që e vishnin.

Por ndërsa vlera e tij ra tepër dhe mund ta gjeje në dyqanet e kryeqytetit për 100 mijë lekë të vjetra, çmimi i xhupit që kishte veshur Era është pak i kripur.

Pikërisht këtë fakt na e ka treguar faqja e Instagramit Whattheywearing e cila ka postuar një foto ku në njërën anë tregon Erën dhe në anën tjetër xhupin me çmimin prej 5500 Euro.

Në komentet e faqes shkruhet madje se këtë xhup e ble me 20-25 euro në Kosovë.

Ky xhup u pëlqye më tepër sepse ishte veshur nga Era në këngën që mori famë botërore, dhe kopje të përafërta me të vazhdojnë të shiten edhe sot.

E veshi gjithë Shqiperia pas këngës “Bon Bon”, por sa ka kushtuar në të vërtetë xhupi i Erës? Read More »

Berisha zbulon telefonatën bombë me Erdoganin: I thashë prerë se Shqipëria….

Ish-kryeministri Sali Berisha duke dënuar votën e Shqipërisë kundër SHBA-së në OKB për cështjen e Izraelit dhe duke akuzuar rëndë Ramën për këtë vendim, ka zbuluar për herë të parë telefonatën e bërë mes tij dhe Erdoganit në vitin 2012.

“Më 28 nëntor 2012 kam pasur telefonatë të gjatë me kryeministrin e Turqisë. Në këtë telefonatë i kam bërë të qartë se unë nuk ndjek kurrë politikë tjetër përvec SHBA. I kam thënë se Shqipëria nuk do të bëhet kurrë shtojcë e Turqisë”- tha Berisha.

Ai ka theksuar më tej se “kisha fjalim tim në OK, i kisha thënë direkt, ju ftoj ta tërheqim rezolutën se ka vetëm një qëllim përjashtimin e SHBA. Rezoluta që votuan bijtë e etërve në Stamboll kërkon përjashtimin e SHBA nga Lindja e Mesme, u them shqiptarëve një gjë po të mos jenë SHBA Lindja e Mesme s’do ishte kurrë kjo që është dhe ndoshta luftë botërore do të kishte.

Pas anëtarësimit në NATO kemi përcaktuar do votohet cdo rezolutë si SHBA-ja, po ju them prerë se nëse Trump sulmon Korenë e Veriut Shqipëria të jetë ndër vendet e para që e mbështet, fati i kësaj bote pa SHBA nuk ka asnjë të garantuar, ata nuk lëkunden, nuk hyjnë në vrima miu. Nëse nuk ta tha Donald Lu, të ka thënë Donald Trump”- tha Berisha.

Berisha zbulon telefonatën bombë me Erdoganin: I thashë prerë se Shqipëria…. Read More »

Miku më i dashur publikon mesazhin e fundit të Adelës, është shumë emocionues

Ishte data 29 tetor e vitit të shkuar kur familjarë, miq, kolegë dhe të njohur morën vesh lajmin e kobshëm për ndarjen nga jeta të Adela Xhamanit.

Gazetarja nga Kavaja u gjet e pajetë në apartamentin ku jetonte vetëm në Tiranë.

Adela humbi jetën si pasojë e një sulmi të papritur në zemër. Askush që e ka njohur ende nuk e ka marrë veten nga humbja e 31-vjeçares.

Miku i saj më i mirë, Eraldo Rexho vijon ta kujtojë plot dhimbje e mall miken e tij.

Në InstaStory, Eraldo ka publikuar mbrëmë mesazhin e fundit që Adela i ka nisur në rrjetin social, ku e quan mikun e saj “O dritë”, që pasohet na një emoji në formë zemre.

Eraldo shkruan se i mungon shumë Adela. Padyshim që këto kujtime kanë prekur ndjekësit në rrjete sociale.

Miku më i dashur publikon mesazhin e fundit të Adelës, është shumë emocionues Read More »