Kryeministri Edi Rama i është pergjigjur serish disa komentuesve në profilin e tij në Facebook.
Në statusin e tij të fundit për kanionet e Osumit, një prej qytetarëve nuk i ka kursyer kritikat ndaj Ramës dhe është shprehur se kësaj radhe nuk mund të thotë që fajin e ka Saliu.
Por kryeministri shprehet: “Ilir, qetesohu i dashur, une them te verteten te pelqen ty s’te pelqen ty! Dhe e verteta eshte sic po ta them une, jo sic do ti(!), sepse po, sinjali i pare edhe nga Platforma e Bashkeqeverisjes dhe pastaj folen edhe te tjere! Dhe po, procedura ishte e nisur me kohe, kjo eshte e. verteta, do ti nuk do ti! Sa per Shqiperine ate nuk ma tregon dot as ti dhe askush tjeter, sepse une punoj dite nate, me mish e me shpirt per Shqiperine dhe ishalla e do ti Shqiperine sa e dua une, se me shume nuk ka shans!”
Një lidhje dashurie mes dy të rinjsh që nuk gjen ende dot rrugën e lumturisë. Ai 24 vjeç dhe ajo pa i mbushur ende 17. Kjo është historia e Bleona Habibit dhe Saimir Ahmetit, 24-vjeçarit nga Delvina që pak ditë më parë u arratis nga Gjykata e Apelit në Gjirokastër për dy orë, pasi nuk pranonte vendimin me burg me akuzën për përndjekje.
Familja e vajzës dhe e djalit janë vendosur përballë sot në emisionin “Me zemër të hapur” në News24 dhe akuzojnë njëra-tjetrën për prishjen e një lidhje 8 mujore që përfundoi me fustan të bardhë por pa celebrim zyrtar për shkak të moshës minorene të vajzës.
Ai u lidh me fqinjën e tij, atë kohë 15 vjeç e gjysmë dhe sipas babait të Saimirit, Thomait, ishte pikërisht nëna e vajzës ajo që i hapi derën dhe e futi në shtëpi pa dijeninë e tyre. Por, për shkak të një zënke me vjehrrën, kjo e fundit sipas Thomait ka tentuar dhe ka ndarë dy të rinjtë.
Më 7 shkurt Gjykata e Apelit në Gjirokastër do të vendoste masën e sigurisë arrest me burg të apeluar nga 24-vjeçari i akuzuar nga vjehrra për përndjekje dhe kërcënim por ai është arratisur për dy orë dhe më pas është gjetur i fshehur në një pus në këtë qytet. Sot ai ndodhet në spital. Thoma Ahmeti fajëson nënën e vajzës si shkaktare të ndarjes së çiftit dhe thotë se djali i tij është i pafajshëm. Nga ana tjetër, Zhani Habibi, nëna e vajzës tha se djali e kishte rrëmbyer të bijën dhe se ajo ishte shumë e vogël. Ajo madje thotë se 24-vjeçari gati e ka ndarë me bashkëshortin, raporton “BalkanWeb”.
BABAI I DJALIT
Zoti Thoma çfarë e shtyu Sajmirin të arratisej nga Gjykata, si ishte gjendja e tij?
Gjendja e Sajmirit në momentin që Gjykatat e Apelit la në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë ishte acaruar. Duke mos qenë fajtor. E kam nxjerrë unë nuse atë vajzë. E para që e futi në shtëpi djalin tim ishte nëna e asaj vajze që sot e çoi pas hekurave. Unë nuk dija gjë, ajo e dinte e para, e ka futur në shtëpi. Ne e morëm shumë vonë vesh. Unë e dija që djali mund të kishte lidhje por jo me atë vajzë. Ne jemi fqinj as 100 larg. Vente djali hante pinte, ne si prindër nuk dinim gjë. Ne jemi disa herë të lidhur me atë familje.
Kur vajza erdhi në shtëpinë time e kam njoftuar shefin e Komisariatit të Delvinës.
Kjo histori ka zgjatur. Kemi shkuar 2-3 herë në Komisariat. Shkaktare është nëna e asaj vajze. Debatoi një herë me djalin, një debat i vogël vjehërr e dhëndër. Pas këtij debati jam çuar dhe kam shkuar në Sarandë me gruan, djalin e vëllain e kemi takuar nënën e vajzës në hotel. Unë i kam thënë nuk e dua nusen pa miratimin tënd. Unë nuk pranoja që djali im ta mbante lidhjen e fshehtë. Shkuam i kërkuam dorën vajzës, ajo na thotë që do e çoj vajzën në Greqi, do ikim në Greqi. Për ca ditë e merr djali vajzën, shkon kjo në Komisariatin e Delvinës dhe thotë më kanë rrëmbyer vajzën. Policia i jep vajzën asaj, djali im vjen në shtëpi.
ZHANI HABIBI, NËNA E VAJZËS
Jam tepër e shqetësuar për këto akuza që më bën familja e djalit. Unë nuk kam qenë asnjëherë prezent në fejesën apo martesën e tyre.
Si e keni mësuar lidhjen mes tyre?
E kam mësuar nga ime bijë që e donte këtë djalin. Vajza ishte 15 vjeç e gjysmë e nuk e pranoja dot. Tani është 16, akoma e vogël. Kam folur me prindërit e djalit, me mamanë, i kam thënë që të qëndronte larg, sepse vajza ishte e vogël dhe i bënte dëm. Ma hoqi dhe nga shkolla vajzën.
Nuk keni qenë dakord që në fillim?
Jo nuk kam qenë dakord.
Kur e keni denoncuar për herë të parë Sajmirin?
E kam denoncuar në muajin mars. Ai e mori vajzën në orën 11 të natës por goca më mori në telefon dhe më tha mami jam tek halla e djalit në Delvinë, por nuk doja të ikja, nuk jam e vendosur. Kjo gjë më ka nxjerrë shumë probleme. Kam pasur probleme edhe me bashkëshortin se më thoshte si e lejon ti këtë lidhje.
Thoma Ahmeti: Pse e mohon që ke qenë e para që e ke futur djalin në shtëpi dhe i ke thënë që përderisa erdhe në këtë shtëpi, jeni djali i shtëpisë?
Zhani Habibi: Djali jot më ka hapur probleme. Më lini rehat, mos më sillni shqetësime. E kam pranuar tët bir dhe pastaj mundohej të më bënte gropën të më ndante me burrin. Ti ke tentuar të më dhunosh në rrugë. Ti do të shfajësosh djalin tënd.
Thoma Ahmeti: Vajzën nuk e morëm me zor. 100 metra larg ishim. Ti e fute djalin në shtëpi.
Zhani Habibi: Ju i mbushnit kokën me gënjeshtra. E detyronit të urrente familjen. Jam e shqetësuar shumë nga kjo histori. S’kam bërë as fejesë e as martesë. Ajo është vajza ime ligjërisht. Kisha shkuar disa herë në komisariat, vajza më ikte dhe më vinte prapë.
Për çfarë e akuzoni Saimirin?
Zhani Habibi: Disa herë kam shkuar në Komisariat, se më vinte goca në shtëpi dhe ky më hakmerrej mua. Ti ma more gocën.
Çfarë ndodhi që keni ngritur akuzën e përndjekjes? Sa vjeç është vajza juaj?
Zhani Habibi: Vetëm probleme kanë pasur. Goca në datën 2 gusht të këtij viti bën 17 vjeçe.
Si është gjendja e saj emocionale?
Zhani Habibi: Kur vinte në shtëpi ndihej shumë e qetë por e ngacmonte vazhdimisht. I hidhte gurë në dritare, në tarracë që të dilte vajza. Goca kur shkonte në shtëpinë e tyre e frymëzonin për keq që të shante nënën, babain e familjen.
Këngëtarja e njohur e muzikës pop-folk, Mimoza Shkodra, njihet si një nga femrat më atraktive të estradës.
Ajo ka filluar karrierën muzikore qysh e vogël me pjesëmarrjen e saj në koncerte të ndryshme, madje tërë jetën i’a ka kushtuar muzikës duke mos pauzuar asnjëherë. Ka 18 vite që na shoqëron në skenën muzikore, me këngë dhe hite të shumta e mjaft të pëlqyera, gjatë kësaj periudhe ka shumëçka të tregoj për karrierën e saj.
“Tani i bëj 18 vite në skenën muzikore dhe kam përjetuar shumë gjëra, muzika për mua është pasion, energji pozitive unë kur performoj në skenë harroj gjithçka ndjehem shumë e lumtur” – tha Mimoza Shkodra.
Përveç profesionit të saj si këngëtare, Mimoza tashmë njihet edhe si një farmaciste tejet e zonja por që muzikën e ka më për zemër dhe nuk do ndalet asnjëherë së punuari për të. Megjithatë, këngëtarja Shkodra ka një karrierë të bujshme profesionale, bashkëpunime të shumta dhe raportet i ka mjaft të mira me të gjithë kolegët, por për çka komentohet më së shumti është edhe lidhja e saj me këngëtarin Qalliu.
Kohë më parë ishte zbuluar nga mediat se është në lidhje me Seldi Qalliun, edhe pse dyshja nuk ishin prononcuar lidhur me këtë çështje. Ata preferuan të shijonin lidhjen larg syrit të mediave por që në fund e konfirmuan përmes rrjeteve sociale. Në tetor të vitit që lamë pas kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me fejesë, me ç’rast qarkulluan edhe fotografitë.
“Lidhja jonë ka filluar verës, njihemi moti që nga bashkëpunimi ‘pare pare’, kemi qenë miq të mirë dhe ka qenë e shkruar që të përfundojmë si çift këtë vit. Seldi nuk është xheloz, më mbështet në maksimun në muzikë, deri më tani nuk i pengon asgjë tek unë ndjehemi të lumtur të dy.”- tha Shkodra ekskluzivisht për Gazeta Blic.
Kujtojmë se së fundmi kanë publikuar edhe projektin e tyre ‘Dashni’, këngë kjo që vazhdon të pëlqehet dhe të dëgjohet akoma, ku padyshim që në të ardhmen priten edhe projekte të tjera nga dyshja në fjalë.
Monedha e përbashkët ka shënuar një rënie të fortë gjatë ditës së sotme në tregun e brendshëm, duke zbritur afër 133 lekëve. Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 133.06 lekë, duke rënë me 0.14 lekë në raport me një ditë më parë. Ky është niveli më i ulët i euros, i arritur gjatë këtij viti në tregun e brendshëm.
E fortë ka qenë dhe tkurrja e dollarit, i cili ra me 0.31 lekë, për të arritur në 108.5 lekë.
Pavarësisht se euro ka qenë e lartë në bursa në janar, kjo nuk është reflektuar në tregun vendas, shkruan “Monitor”.
Euro është sot 0.18% më e ulët në raportin e këmbimit ndaj lekut, në krahasim me fillimin e këtij viti. Mosrritja e euros, në momentin që ajo ishte e fortë në tregjet ndërkombëtare, u shoqërua dhe me rënien e dollarit në nivelet më të ulëta në katër vite ndaj lekut (dollari zbriti një javë më parë afër 106 lekëve).
Dobësia e euros lidhet me faktorë të tregut të brendshëm. Aktorët e tregut pohojnë se dy janë arsyet kryesore. Së pari, oferta për euro vijon të jetë e lartë. Ndërtuesit kanë raportuar një gjallërim të kërkesës për apartamente javët e fundit, e shoqëruar dhe me rritje të çmimeve të tyre, teksa ato po shiten në euro, duke furnizuar ekonominë me monedhën e përbashkët.
Së dyti, kërkesa për euro mbetet e dobët. Një vit më parë ishte kërkesa e lartë nga kompanitë e huaja që transferuan fitime në janar, që e çoi euron në nivelet e 137 lekëve, ndërsa këtë vit ky efekt ka munguar.
Euro e dobët është pozitive për të gjithë ata që kanë këstet e kredisë në monedhën e përbashkët dhe importuesit. Ndërsa të dëmtuar janë eksportuesit dhe ata që kanë pagat në euro
Prindërit e 24-vjeçarit Saimir Ahmeti, i cili u arratis nga Gjykata e Apelit në Gjirokastër, thonte se djali i tyre është i pafajshëm.
Teksa akuzojnë nënën e ish-bashkëshortes së tij si përgjegjëse për krijimin e të gjithë kësaj historie.
“Djali ndodhet në këtë situatë për shkak të nënës së vajzës që djali e pati nuse për 8 muaj. E morëm me dasmë edhe pse pa dëshirën e së ëmës. E morëm me dasmë se ata duheshin dhe se nusja, Bleona, erdhi vetë në shtëpi te ne”, shprehet nëna e 24- vjeçarit nga Delvina.
“Unë nuk kisha se pse t’ia prishja dëshirën djalit. E kam të vetëm mes dy vajzave. Nuk pyes për asgjë, vetëm për shëndetin e djalit. Djali im e bëri atë vetëm nga frika”, shprehet Pranvera Ahmeti. Ajo tregon se pasi çifti vendosi të ndahej, vajza kërkoi që të rilidheshin sërish.
“Vajza ka qëndruar 4 muaj, nuk e di se kush iu fut një i tretë dhe i thotë mos rri me Saimirin. Ajo është e vogël, është vajzë e shkëlqyer. Djali i thotë ok, s’do të jetosh me mua, në rregull. E ka përcjellë deri 30 metra larg shtëpisë së saj sepse ne jemi shumë afër me njëri-tjetrin. Pasi iku nusja, i thashë djalit do ikësh në Greqi. Por Bleona filloi t’i shkruajë mesazhe në telefon ku i kërkon ribashkim. I shkruante Saimir hajde se unë nuk duroj dot pa ty. Dhe djali, ngaqë duheshin, erdhi. Por ata i kishin bërë komplot, mamaja me një të tretë na e bëri këtë gjë. I bënë djalit kurth”, thotë nëna e Saimirit.
Pranvera Ahmeti shton se, pas seancës së parë gjyqësore, ish-vjehrra e Saimirit është penduar dhe u shpreh dakord për normalizimin e marrëdhënieve mes të rinjve si dhe kërkoi që 24-vjeçari të mos ndiqet më penalisht, por prokurori dhe gjykata lanë në fuqi vendimin për “burg pa afat”.
Ndërsa, shprehet se i biri është zhytur në depresion nga kjo histori. Thotë se Saimiri ka hyrë në pus jo për t’u fshehur, por në tentativë për të kryer vetëvrasje. “Djali iku nga mendja, kaloi në depresion, madje vajti për t’u mbytur në pus. Dhe djalin e kam akoma në depresion”, thotë e ëma e Saimirit.
Ditën e djeshme aktori i madh Robert Ndrenika na preku të gjithëve përmes një video-mesazhi ku konstatonte indiferencën e ministrisë së Kulturës ndaj teatrit dhe denonconte se artistët punojnë për një “çapë” bukë.
“Zonja ministreshë”, i drejtohej i madhi Ndrenika Kumbaros me nota ironie. Dhe ka ardhur më në fund reagimi i kësaj të fundit e cila nga Korça ka deklaruar se do flasë me Ndrenikën dhe do i takojë artistët. Pyetur posaçërisht për deklaratën e aktorit, ministrja tha: “Duhet të flas me të”, duke pohuar njëkohësisht se do i takojë të gjithë artistët të cilët janë bërë bashkë për të kundërshtuar ndryshimet për artin, të propozuara së fundmi pa konsultim publik nga ministria e Kulturës.
“Patjetër që do ti takoj artistët. Ne jemi duke ndërmarrë një nismë ligjore që vjen si pasojë e kërkesave jo vetëm të artistëve por edhe të institucioneve kulturore, qendrore por edhe vendore sic është teatri i Korcës, për të krijuar mekanizma për organizimin e projekteve kulturore të cilat sot edhe për gjëra të vogla sic janë rekuizitat apo veshjet duhet të kalojnë në disa procedura burokratike të prokurimit, të cilat përpos të tjerash krijojnë edhe pengesë për krijimtarinë artistike. Ligji aktual për artin dhe kulturën që është ai i vitit 2010 ka krijuar një mekanizëm lehtësimi për projektet kulturore që perjashton nga prokurimi nëpërmjet formulës së kolegjiumeve vetëm për Ministrinë e Kulturës.
Ne gjykojmë që ky mekanizëm duhet të përhapet edhe tek institucione të tjera me qëllim decentralizimin dhe nxitjen e financuesve të tjerë për mbështetjen e aktiviteteve kulturore. Projektligjin e kemi nxjerrë për konsultim publik, e kemi nxjerrë në faqen e Ministrisë së Kulturës, e kemi dërguar me email tek të gjithë aktorët dhe grupet e interesit. Sot ka bashki që i djegin fondet për kulturën sepse nuk dinë si të procedojnë me këto labirinthe burokratike. I kemi ftuar të gjithë që të japin sugjerimet e tyre në lidhje me draftin që kemi propozuar dhe kjo është faza e konsultimit. Dua të theksoj se përvec disave të cilet e kanë lexuar ende nuk kemi asnjë përgjigje zyrtare nga drejtuesit vendorë apo subjekte të tjerë të interesuar. Nga mediat jam njohur me disa organizime të artistëve por besoj se mbasi të takohemi do sqarohemi të gjithë. Kemi parashikuar javën që vjen një tryezë për këtë draft dhe nëse ka kërkesa për tryeza të tjera jemi të gatshëm për ti diskutuar dhe shpjeguar draftin i cili nuk është lexuar dhe ka keqkuptime. Duhet ti takoj artistët pasi para se të kuptojmë cfarë kërkojnë, duhet të kuptojnë ata cfarë ofron drafti”, tha Kumbaro.
160 vjet më parë, aty nga mesi i qershorit të vitit 1847, Zenel Gjoleka, në krye të 200 kuçjotëve, përzuri me armë sipërmarrësit e taksave dhe forca të shumta xhandarësh që kishin shkuar në Kuçtë Kurveleshit, për të vjelë taksën e xhelepit dhe për regjistrimin e rekrutëve. Ky aksion shërbeu si sinjal për fillimin e kryengritjes më të madhe kundër-osmane që ka hyrë në histori me emrin “Kryengritja e Tanzimatit”, e cila i dha sundimit otoman goditjen, që shënoi fillimin e tatëpjetës së tij. Sipas Jorgji Meksit, që ka shkruar për këtë kryengritje 50 vjet pas shuarjes së saj, vatër e kryengritjes u bë “gjithë krahina në veri të Delvinësqë quhet Arbëridhe që përfshin Kurveleshin dhe Himarën” (V. Meksi, “Revista politiko-ushtarake”, Tiranë1977, nr.6, f.60), por pastaj ajo u shtri në Labëri, Tepelenë, Mallakastër e Çamëri.
Me bashkimin e Delvinëse të Çamërisëdhe, aty nga fundi i qershorit, edhe të Mallakastrës me kryengritjen, nën kontrollin e kryengritësve u vu një zonë e gjerë nga Berati në Çamëri, me përjashtim të Gjirokastrës dhe të Beratit, qëishin në duart e turqve. Kryengritësit u ndeshën me garnizonet osmane të vendosura në kalatë e këtyre qyteteve, si dhe me ushtritë e shumta të dërguara nga Porta e Lartë, duke fituar disa luftime në zonën nga Lugina e Drinos e të Delvinës, si dhe në rrethin e Beratit.
Duke parë se kryengritja përfshiu gjithë Toskërinë dhe nga frika se mos përhapej edhe në veri të Shqipërisë, Porta e Lartë urdhëroi kryekomandantin e armatës së Rumelisë, mareshalin Mehmet Reshit Pasha, të ndërmerrte një fushatë të madhe ndëshkimore kundër kryengritësve. Mareshali turk grumbulloi në Manastir, Janinëe Thesali,ushtri të shumta të rregullta dhe lajmëroi krerët e veriutqë të rekrutonin 15 mijë gegë e t’i drejtonin nga Ohri. Veç këtyre forcave, drejt brigjeve shqiptare u nis një njësi detare nën komandën e nënadmiralit të Flotës, Ahmet Pasha. Në fillim të gushtit, Mehmet Reshit Pasha u nis nga Manastirinë krye të një force prej 15 mijë ushtarësh të rregullt, të pajisur me teknikën më moderne ushtarake të asaj kohe. Në Ohër, gjeti edhe 6 mijë rekrutë gegë.
Nga Ohri u nis për në Elbasane prej andej iu drejtua Beratit, ku arriti rreth datës 20 gusht (8 gusht). Pas luftimesh të ashpra në zonën e Beratit e të Mallakastrës, ai mundi ta thyente qëndresën e forcave të Rrapo Hekalit, të kalonte Vjosën dhe të ngjitej përpjetë Grykës së Shushicës, me qëllim që të hynte në Kurveleshin e Sipërm, ku ndodhej shtabi i kryengritjes, nga veriu. Kryengritësit i pritën me luftime të ashpra forcat e serasqerit në Mesaplik e Kurvelesh të Poshtëm, të cilat arritën kulmin me përleshjet e ashpra në Grykën e Shurit. Si rrjedhim i qëndresës heroike të forcave të udhëhequra nga vetë Gjoleka, përpjekja e komandantit turk për të depërtuar në mënyrë të rrufeshme në epiqendrën e kryengritjes, dështoi.
Duke parë humbjet e ndjeshme dhe nga frika e fillimit të shirave, serasqeri u tërhoq në Himarë dhe prej andej kaloi në Delvinë, në pritje të përforcimeve. Ai vendosi të hynte në Kurveleshin e Sipërm nga jugu, duke e ndarë ushtrinë në dy kolona, që do të bashkoheshin në lumin e Kardhiqit dhe prej andej do të zinin Picarin e Kolonjën dhe do të ngjiteshin në Golem e Progonat, për ta shuar kryengritjen në djepin e saj. Po edhe ky plan dështoi. Kolona që vinte nga Gjirokastra nuk arriti në Kardhiq, pasi u pengua nga luftëtarët e zonës së Kardhiqit. Kurse kolona tjetër, pas luftimesh të përgjakshme në fshatrat Palavli e Kamenicë me forcat e Hodo Nivicës e Halim Çaparit, mundi ta kalonte qafën e Skërficës dhe të arrinte në Zhulat. Por malet e Kurveleshit, që ngriheshin kërcënueshëm përballë, e bënë serasqerin ta ndryshonte planin dhe të mos i niste forcat kundër tyre, në ato çaste.
Komandanti turk, i njohur për mizoritë kundër shqiptarëve (ishte ai që organizoi masakrën e Manastirit më 1825), vendosi të provonte edhe një herë armën e tij të pëlqyer, dredhinë. Ai shpalli një amnisti për pjesëmarrësit në kryengritje, së cilës shumë vetë i besuan. Pashai ftoi parësinë e Labërisëtë mblidhej në fushën e Zhulatit, ku duhej të shfaqej besnikëria e krerëve të kryengritjes ndaj pushtetit osman. Kurthi i ngritur edhe kësaj here punoi. Duke shkelur amnistinë e premtuar, ai arrestoi 85 vetë, ndër ta edhe Hodo Nivicëne krerë të tjerë kryesorë, të cilët u internuan në Adana, nga u kthyen gjallë vetëm dhjetë syresh. Gjoleka, si e pa që forcat e tij të pakësuara nuk mund t’u bënin dot ballë reparteve të shumta osmane, e shpërndau ushtrinë e vet në çeta të vogla, “duke mbajtur me vete disa të paktë dhe duke mos u paraqitur kurrë para ndjekësve të tij”. Me shpërndarjen e forcave kryengritëse dhe me kapjen e Hodos, qëndresa ra.
Kryengritja e vitit 1847 nisi si një kundërshtim ndaj hreformave të Portës së Lartë, të cilat nuk sillnin asgjë të mirë për shqiptarët, përveç forcimit të shtypjes dhe të shfrytëzimit të tyre. Largimi për 10-12 vjet i krahëve më të aftë të punës për të kryer shërbimin ushtarak, do të thoshte shkatërrim i ekonomisë. Taksat e reja, që, veç të tjerash, duheshin paguar jo në natyrë por në të holla, ishin një barrë tepër e rëndë dhe e papërballueshme prej tyre. Reformat binin kryesisht mbi kurrizin e popullsisë fshatare, e cila përbënte edhe shumicën dërrmuese të popullsisë. Prandaj, ndryshe nga lëvizjet e mëparshme, kjo kryengritje nisi si një lëvizje e vegjëlisë fshatare, veçori që erdhi e u bë më e theksuar me zhvillimin e mëtejshëm të ngjarjeve. Përfshirja në revoltë edhe e krahinave të Toskërisë,që i ishin nënshtruar prej kohësh sundimit otoman, tregon se sa e rëndë ishte barra e re që u ngarkohej. Labëria, që nuk e kishte njohur pushtetin osman, kishte edhe më shumë arsye t’i kundërshtonte hreformat. Sidomos për Kurveleshin, që prej gati katër shekujsh edhe haraçin nuk e kishte paguar, zbatimi i këtyre hreformave shënonte nënshtrimin e plotë ndaj Turqisë. Prandaj ata u lidhën si një grusht i vetëm dhe vendosën më mirë të vdisnin duke luftuar, sesa të duronin zgjedhën e rëndë që po përpiqej t’u vinte Porta e Lartë. Shembullin e tyre e ndoqën menjëherë fshatarët e zonave të tjera të Labërisë, të Mallakastrëse Beratit, të Tepelenës, Delvinës, Gjirokastrëse të Çamërisë. Përgjigjja e tyre qe: “Mbretit s’ja kemi takanë,/ me xhelep e me nizamë,/ me asqer e Tanzimanë”.
Ndryshe nga krahinat e tjera të Toskërisë, në Kurvelesh dallimet shoqërore ishin në fillimet e tyre. Aty kishte vetëm fshatarë-pronarë, të vegjël ose të mëdhenj, por që e siguronin jetesën me punën e vet. Për këtë është kuptimplotë fakti që në listën e krerëve kurveleshas që kanë nënshkruar letrën e 27 gushtit, drejtuar mbretit Oton të Greqisë, vetëm Çelo Picarimbante titullin “aga”. Por edhe ky titull i tij nuk buronte nga pasuria, por ishte thjesht një ofiq i fituar nga shërbimi në shtetin turk. Nga ky status i njëjtë ekonomik, buronte edhe pozita e njëjtë shoqërore e banorëve të fshatrave të Kurveleshit. Në Kurvelesh nuk kishte bejlerë, agallarë dhe kapedanë; nga përgjigjja ironike e Çelo Picarit, kuptohet që ai nuk pranonte të kishte bejlerë në Picar dhe kapedanë në Çorraj. Duke qenë se të gjithë prekeshin njëlloj nga hreformat, Kurveleshi u hodh i tëri në kryengritje. Kështu ndodhi edhe në ato pjesë të Labërisë,ku marrëdhëniet feudale nuk kishin përparuar dhe toka e bagëtitë ishin në duart e fshatarëve.
Po në anët e Labërisëdhe në krahinat e tjera të Toskërisë, ku ekzistonin dallimet shoqërore në fshatarë dhe bejlerë e agallarë, këta të fundit, jo të gjithë u bashkuan me kryengritjen. Këtë e dëshmon edhe lista e krerëve të kazave e përmendur më lart. Në kazanë e Delvinës, nga 32 nënshkrues, vetëm një ka titull: Abdyl bej Koka, prej një familjeje të njohur feudale të Delvinës; nga 44 përfaqësues të kazasë së Vlorës,këta tituj i mbajnë vetëm 4 vetë dhe në të dy Mallakastrat, nga 12 vetë, vetëm Rrapo Hekali kishte një pronë, të blerë me paratë e fituara nga shërbimet ushtarake, ku kishte marrë edhe titullin “aga”. Gjithë të tjerët ishin burra të dëgjuar për trimërinë dhe urrejtjen e tyre ndaj turqve, por që vinin nga radhët e fshatarëve të mesëm ose të pasur.
Ndryshe u soll ndaj hreformave shtresa e bejlerëve dhe agallarëve. Tanzimati cenonte edhe privilegjet e tyre, por nga frika se mos shkaktonin mërinë e Sulltanit e i humbnin të gjitha, mjaft feudalë menduan se do të ishte më me leverdi për ta të mos i kundërshtonin këto hreforma e të mos bashkoheshin me kryengritësit. Prandaj, pjesa më e madhe e tyre mbajti një qëndrim tepër të lëkundur, kurse një pjesë mori hapur anën e pushtuesit. Këtë qëndrim të lëkundur të shtresave të larta, e kanë vënë në dukje shumë të huaj bashkëkohës të kryengritjes. Nënkonsulli grek, Klerinxis, në raportet e tij thekson se si nga myslimanët, edhe nga ortodoksët, me Gjolekën u bashkuan vetëm njerëz “nga klasat popullore”. Për qëndrimin e lëkundur të feudalëve që nuk donin të binin në sy të autoriteteve, ai thotë se “këtë qëndrim e mbajnë vetëm për hir të mbrojtjes së interesave të tyre personale” (revista “O Neos Kuvaras”, Raporti nr.2603/295). Gjatë kësaj kryengritjeje, Vrionasit dhe shumë bejlerë e agallarë të Beratit, Vlorës, Gjirokastrës, Delvinëse të Çamërisë,drejtpërdrejt ose tërthorazi u vunë në shërbim të autoriteteve turke, duke ndihmuar në shtypjen e saj.
Në këto rrethana, kryengritja e vitit 1847 nuk mund të ishte tjetër, veçse një lëvizje e vegjëlisë së fshatrave e të qyteteve dhe udhëheqjen e saj s’kishte kush ta merrte, veç njerëzve nga radhët e saj. Feudalët nuk mund t’i merrnin këtë role, sepse ata qëndruan mënjanë dhe nuk qenë të vendosur për ta shpurë punën gjer në fund. Prandaj, kryengritësit zgjodhën si prijës të tyre Zenel Gjolekën, Rrapo Hekalin, Tafil Buzin, Hodo Nivicën, Halim Çaparin etj., me origjinë dhe gjendje shoqërore fshatarë pronarë. Këta u vunë në krye të vegjëlisë, në mbrojtje të interesave të saj, që ishin të njëjta me të tyret, dhe nuk i lëshuan armët nga dora, gjersa kryengritja u shua përfundimisht. Ushtarë të tyre ishin masat e gjera të fshatarësisë së varfër të Kurveleshit e të Labërisë, bujqit e feudalëve të Beratite të Myzeqesë, të Delvinëse të Gjirokastrës, që u ngritën për të mbrojtur të drejtat e tyre të nëpërkëmbura nga shteti osman. Udhëheqësit e kryengritjes, me intuitë, e kishin kuptuar se kërkesat e tyre mund të plotësoheshin dhe të arrihej njëfarë suksesi, vetëm duke fituar simpatinë e kësaj shtrese dhe duke tërhequr në lëvizje masën e gjerë të fshatarësisë, pa bërë dallim nëse ishin myslimanë a të krishterë.
Qeveria osmane u mundua ta paraqiste kryengritjen si një lëvizje të izoluar dhe Gjolekën, si rebel, hajdut, kriminel e mashtrues, që “ka nxitur e bërë për vete disa naivë, që s’janë në gjendje të dallojnë të mirën nga e keqja” (AQSH: Sheria e Beratit, Dosja nr.1, f.61). Kundër këtyre përgojimeve flet vetë karakteri masiv i lëvizjes. Ajo nuk qe një revoltë e veçuar e një grupi personash, e një fshati apo e një krahine, por pati të gjitha karakteristikat e një kryengritjeje të gjerë, për shtypjen e së cilës Porta e Lartë mobilizoi të gjitha forcat e ejaletit të Rumelisë. Për të arritur bashkimin e popullit, Besëlidhja kërkonte nga luftëtarët t’u shmangeshin dhunës e hakmarrjeve, të mos dëmtonin pasurinë e fshatarëve dhe të mos i binin në qafë popullit. Këto tregojnë se kryengritësit nuk ishin banditë, po njerëz të revoltuar nga mungesa e drejtësisë. Pikërisht për këtë arsye ata u ngritën kundër shtetit që u grabiste pasurinë dhe u shkatërronte jetën, në të cilin, ligjet i bënte arbitrariteti dhe korrupsioni i nëpunësve dhe kërbaçi i zaptijeve.
Ndjenja kombëtare
Kryengritja e 1847, nga revoltë ekonomike, në një luftë çlirimtare
Kryengritja e 1847-ës nisi si kundërshtim i hreformave, d.m.th., pati shkaqe kryesisht ekonomike. Por shumë shpejt ajo mori tiparet e një lufte çlirimtare, pasi problemet ekonomike nuk mund të zgjidheshin pa shpëtimin nga zgjedha otomane. Lufta me ushtrinë osmane konceptohej prej tyre si ndeshje mes shqiptarëve dhe “halldupëve”, “konjarëve”, mes njerëzve që mbanin fustanella të bardha si bora dhe shallvaregjerëve me çallma, mes atyre që flisnin shqip dhe atyre që flisnin një gjuhë që nuk e merrnin vesh. Pra, kjo kundërshti traditash, gjuhësh dhe qëllimesh, nuk kishte si të mos ushqente tek kryengritësit ndjenjën e shqiptarizmës. Ndjenjat proto-nacionaliste, të shfaqura shekuj më parë tek shqiptarët jo vetëm nuk ishin shuar, por me kalimin e kohës evoluuan në ndjenja nacionaliste, gjë që e kanë vënë në dukje të huajt, që flasin për shqiptarët e fillimit të shek.XIX. Lidhur me këtë, lordi Hobhauz, që e shoqëroi Bajronin në udhëtimin e tij në Shqipërinë e Jugut, shkruan: “Tek ky popull, ka një frymë të tillë pavarësie dhe një dashuri të tillë për vendin e tyre, që përbën dallimin më të dukshëm të tyre nga ndjekësit e dy besimeve në pjesët e tjera të Turqisë. Kur vendësit e provincave të tjera i pyet se çfarë janë, ata të përgjigjen “jam turk” ose “jam kristian”, ndërsa kur i bën këtë pyetje një banori të këtij vendi, ai të përgjigjet: “Jam shqiptar!”. Kombësia, një pasion në të gjitha kohërat, më i fortë tek malësorët sesa tek banorët e fushave, është ndjenja më e spikatur në karakterin e tyre. Kushdo prej tyre që largohet prej vendlindjes, kur merr vesh se në vendin ku po udhëton banon një bashkëkombës i tij, do të kthehet nga udha t’i bëjë një vizitë, edhe pse nuk janë parë kurrë më parë”. (J. Hobhouse, Journey through Albania, p.138-139). Pikërisht, ndjenja e kombësisë dhe lidhja e thellë shpirtërore me atdheun që buronte prej saj, i ruajti shqiptarët nga asimilimi.
Pra, Kryengritja e Tanzimatit u karakterizua që në fillim nga tipare të qarta të një lëvizjeje kombëtare. Besëlidhja që u krijua, ndryshe nga besëlidhja e vjetër, u quajt “Lidhja Kombëtare Shqiptare” dhe organi drejtues i saj u thirr “Komitet Kombëtar”. Këto tipare duken edhe në parullat që u hodhën gjatë saj, si: “Të luftojmë për gjithë Shqipërinë!” apo “Të luftojmë për Atdheun!” (L.Mile, Rreth kryengritjes së madhe fshatare të 1847…, f.93). Elementet e ndërgjegjes kombëtare gjejnë pasqyrim edhe në këngët që iu kushtuan kësaj ngjarjeje. Gjoleka u tret, se u përpoq “për gjithë vilajete”, ai s’falet “se mbron vatanë”, ai lufton “as për mua as për tij, po për gjithë Shqipëri”. Kjo kryengritje e forcoi ndjenjën e unitetit dhe të shqiptarizmës, që u shfaq qartë sidomos gjatë kryengritjeve që pasuan masakrën e Manastirit. Me gjithë përpjekjet për t’i përçarë shqiptarët, duke dërguar në veri ushtarë nga Toskëriadhe kundër kësaj ushtarë gegë apo çamë, Porta e Lartë nuk pati sukses. Siç del nga dokumentacioni turk i periudhës në fjalë, rekrutët shqiptarë dezertonin kur ishte fjala për të shtypur bashkatdhetarët e tyre dhe bashkoheshin me ta kundër turqve.
Kryengritësit nuk kërkuan pavarësinë, por ruajtjen e privilegjeve
Kryengritja e 1847-ës, si një lëvizje fshatare, vuajti nga kufizime e të meta që janë vënë në dukje nga historianët. Por, shpesh, kritikat nuk marrin parasysh rrethanat historike në të cilat ajo u zhvillua. Kështu, autori grek M.Spiromilo vëren se kryengritësit “nuk kërkonin pavarësi, por privilegje (venome) që u ishin dhënë atyre që prej kohës së pushtimit” (Hronograf i përjetshëm i Epirit, f.76). Dhe në Kurvelesh e Labëri,lëvizja ashtu nisi: masat fshatare kërkonin ruajtjen e privilegjeve të mëparshme, kurse Turqiadonte t’ua hiqte ato dhe t’i vinte këto krahina nën administratën e saj. Në letrën drejtuar mbretit të Greqisëata ankohen se “të mirat e mëparshme, që na përshtateshin, na u hoqën dhe na dërguan gjëra të reja, që nuk durohen dot në vendet tona; na vunë Këshillin e të Dymbëdhjetëve në çdo kaza tonën dhe ata gjykuan me hatëre dhe padrejtësisht e jo sipas hirit të perëndisë dhe profitit tonë, por me dhunë e duke na shtypur… dhe jo të gjykojnë si gjithë mbretërit e Evropës” (po aty, f.139). Megjithate, kërkesa për ruajtjen e venomeve nuk duhet marrë si një dëshmi e kundërshtimit prej tyre të progresit. Ata ishin kundër hreformave, sepse e kuptonin që zbatimi i tyre nuk do t’i sillte asgjë të mirë vendit, veçse një nënshtrim të plotë ndaj zgjedhës osmane. Po edhe si kërkesë për ruajtjen e privilegjeve ajo, në thelb, ishte pozitive, pasi luftohej për ruajtjen e traditave dhe të institucioneve vendëse dhe kundërshtohej instalimi i aparatit shtetëror të pushtuesit dhe zbatimi i sheriatit.
A mund të qortohen udhëheqësit e kryengritjes se nuk kërkuan pavarësinë nga Turqia? Sikurse e thonë vetë krerët e saj, ata ishin “një popull fare i varfër… me vendin e thatë dhe shkëmbor, pa asnjë dituri, por me armë në krah”, pra, jetonin në një prapambetje shumë të madhe ekonomike dhe kulturore. Për këtë arsye, përfaqësuesit e masave fshatare, nuk mund të shtronin kërkesa që i kapërcenin caqet që u vinte niveli ekonomik dhe politik i kohës. Pra, kufizimet e kryengritjes duhen kërkuar pikërisht në kushtet ekonomike që e pollën atë lëvizje. Kështu që, kryengritësit nuk mund të qortohen pse nuk kërkuan pavarësinë e Shqipërisë. Por, pavarësisht nga këto, pasojat e kësaj kryengritjeje qenë largvajtëse. Ajo tronditi nga themelet Perandorinë Osmanedhe i shkaktoi asaj jo pak telashe. Përsa u përket shqiptarëve, ashpërsia e Portës së Lartë në shtypjen e saj, i bindi ata përfundimisht se kjo perandori ishte armike deri në vdekje e Shqipërisë dhe i ndërgjegjësoi se, shpejt a vonë, ata duhej të shkëputeshin nga Turqia. Jehona e kryengritjes qe e madhe në gjithë Evropëndhe popujt e shtypur të Perandorisëi shihnin me simpati e shpresë veprimet e kryengritësve shqiptarë. Në Greqinëe Veriut, Gjoleka shihej si hero dhe i këndoheshin këngë; njoftimet për kryengritjen dhe heronjtë e saj mbushnin faqet e gazetave më të mëdha greke të kohës. Në Shqipëri, jehona e saj qe edhe më e madhe. Ajo u përcoll edhe tek brezat pasardhës, sidomos nëpërmjet folklorit shumë të pasur që frymëzoi. Kujtimi i trimërive të panumërta të kryengritësve dhe i fitoreve të Gjolekës, Hodo Nivicës, Rrapo Hekalit etj., mbi ushtritë e pashallarëve turq, ngriti lart krenarinë kombëtare të shqiptarëve. Kjo ngjarje, më e madhja pas kryengritjeve të shek. XV-XVI, shërbeu si shtrat që lindi dhe ushqeu nacionalizmin shqiptar të periudhës së Rilindjes, i cili i nyjëtoi qartë aspiratat e popullit tonë për mëvetësi në lëvizjen e madhe politike të Lidhjes Shqiptare së Prizrenit dhe ngadhënjeu me shpalljen e Pavarësisë.
Në vendin ku u ndalua gjakmarrja. Aty ku rakia, kënga dhe tradita bashkohen në një.Këmborët e dhenve herët në mëngjes na zgjojnë. Era e bërsisë, gati për t’u kthyer në raki, përzihet me aromën e kafes turke. E zonja e shtëpisë po përgatit për të na e servir. Ngrihemi nga shtrati dhe zbresim për në verandë, ku na priste Sheme Toçi, i zoti i shtëpisë që na kishte bujtur atë natë. Sapo hedhim sytë nga horizonti, shohim një pafundësi bardhësie që kishte mbuluar gjithçka poshtë nesh; vetëm majat e larta të maleve të Labërisë mund të shquheshin, dhe asgjë tjetër. Në tavolinën ku ndodhej Shemja, përveç kafes dhe gotave të rakisë, ishte shtruar edhe mëngjesi ynë: arra dhe mjaltë. Trokasim gotat e rakisë me Shemen dhe nisim bisedën me të. Sheme Toçi ishte ndërtues prej tri brezash. Gjyshi dhe i ati kishin qenë ndërtues me emër në zonën e Kuçit, dhe ky i fundit nuk kishte si ta linte traditën e familjes. Ai nis të tregojë, lidhur me zonën e Labërisë dhe, në veçanti me Kuçin, fshatin që ai nuk e kishte braktisur asnjëherë. Sipas tij, emri i fshatit do të thoshte enë me dy vesh, pasi Kuçi ndodhej mes malesh dhe i ngjante një enë gatimi. Mes bisedave të shumta, shishja e rakisë sa vinte e boshatisej dhe kokat tona kishin filluar të trulloseshin disi, por asnjëri nga ne nuk e jepte veten dhe nuk i thoshte dot jo pijes, pasi në këtë zona është ofendim, nëse ia refuzon rakinë të zotit të shtëpisë.
Pas dy shishesh raki të zbrazura dhe pas historive të Kuçit, lëmë pas shtëpinë e Sheme Toçit dhe zbresim për në qendër të fshatit. Një atmosferë shumë e ndryshme, nga ajo qetësi në shtëpinë e Shemes ku, veç zhurmës së pikave të rakisë që dilnin nga kazani, asgjë tjetër nuk dëgjohej. Në qendër të fshatit sheh kudo flamuj kuq e zi dhe në çdo lokal dëgjohen këngë labe. Grumbuj njerëzish sa vinin dhe pushtonin sheshin përpara bustit të heroit Zenel Gjoleka, i cili hidhte shikimin nga malet, sikur kërkonte të shquante ushtritë armike. Lebër nga të 17 fshatrat e Labërisë ishin mbledhur në Kuç, për të përkujtuar 85-vjetorin e Kuvendit Zakonor të Labërisë. Nga sa mësuam më parë nga Shemja, ky kuvend kishte qenë shumë i rëndësishëm për kohën kur u mbajt, pasi në të janë diskutuar dhe vendosur një sërë rregullash, të cilat parandaluan gjakmarrjen në këtë zonë: ndaluan martesën e fëmijëve që në djep, si dhe lehtësuan ndjeshëm pozitën e gruas në këto zona. Shemja na kishte treguar se në këtë kuvend kishin ardhur delegatë nga të gjitha trevat shqiptare, përfshi këtu edhe Kosovën dhe Çamërinë. “Për në këtë kuvend ishin nisur edhe Fan Noli dhe Bajram Curri, por ata ndaluan në Vlorë, pasi u njoftuan se ushtria e Zogut ishte duke sulmuar”, – na tha Sheme Toçi. Në mes të atij grumbull njerëzish shquhen të moshuar, të rinj dhe fëmijë që kishin ardhur aty nga të gjithë anët e Shqipërisë, si për të imituar edhe njëherë kuvendin e mbajtur 85 vite më parë. Aty kishte njerëz të ardhur nga Kuçi, Bolena, Kallarati, Vërniku, Fterra, Çorraj, Picari, Golemi, Kaparjela, Kolonja, Medara, Nivica, Rexhini, Gusmari, Progonati dhe Lekdushi; aty ishte mbledhur gjithë Labëria, me traditat, gjuhën dhe zakonet e saj.
E lëmë pas krahëve zhurmën dhe këngën e lebërve dhe futemi në një lokal të fshatit. Kudo shihje objekte dhe veshje të Labërisë; guna, çibukë, fyej, kësula dhe një sërë objektesh të tjera, emrat e të cilave asnjëri nga ne nuk i dinte. Një oxhak i ndezur të fton që, me një gotë rakie, të ulesh pranë tij dhe të nisësh udhëtimet në kohë. Pas kafes së shpejtë në lokal, dalim sërish në shesh, pasi festa kish filluar. Kudo këngë, gëzim, festë. Njerëzit këndonin grupe-grupe, pa u shqetësuar dhe pa u ndrojtur aspak. Diku mes turmës sytë na ndeshin deputetin Fatmir Toçi, i cili nuk ishte aty si deputet, por si një bir i kësaj zone. Ai kishte organizuar gjithë këtë festë labe, në përkujtim të atij kuvendi që, edhe pse shumë i rëndësishëm, u fshih nga historia. Një i moshuar, i mbështetur te busti i Zenel Gjolekës, fliste me një bashkëmoshatarin e tij. Afrohemi drejt tyre dhe dëgjojmë një frazë, të cilën e kishim dëgjuar edhe më parë: “Nga Vlora, Fan Noli u dërgoi një letër delegatëve të këtij kongresi ku, ndër të tjera u thoshte: Kur Shqipëria lëngon, është Labëria ajo që e nxjerr nga mundimi”, – tha i moshuari dhe i hodhi njëherë sytë edhe nga ne, duke kërkuar miratimin tonë. Por shikimi i të moshuarit u shkëput menjëherë, sapo nisi të dëgjohej himni kombëtar, i kënduar nga Kastriot Tusha. Më pas, me radhë në podiumin e improvizuar u ngjitën figura të shquara të zonës dhe historianë, të cilët ishin marrë me studimin e këtij kuvendi. Por në sy na ra një vajzë e veshur me të kuq dhe me flokë të drejta, emri i saj ishte Labëri Luzha, dhe vinte nga Kosova. Më të moshuarit nuk i mbajtën lotët, kur Fatmir Toçi thirrin emrin e saj për të folur. Të gjithë kërkonin foto me Labërinë, për të pasur një kujtim me simbolin e gjallë të krahinës së tyre. Me sa mësuam më vonë, Labëria vinte nga një familje e shquar në Kosovë, pasi i ati ishte deputet i Kuvendit të Kosovës. Pasi u lirua nga blicet e aparateve dhe nga përqafimet e njerëzve, arrimë ta marrim mënjanë Labërinë. Ajo nis të tregojë se emrin ia ka vënë i ati, kur ndodhej i burgosur. “Babai i kishte nisur një letër nënës, duke i kërkuar që emrin e fëmijës që do të lindte t’ia vinin Labëri. Por ky nuk është i vetmi emër shqiptar në familjen tonë. Babai im e ka ermin Berat, ndërsa emra të tjerë në familje janë Ilir, Shqipe, Vlora, Tomor, Drin dhe Shkumbin. Me pak fjalë, një Shqipëri e vogël e mbledhur në familjen Luzha”, -qesh Labëria dhe largohet nga ne, pasi të gjithë ishin në kërkim të saj.
Largohemi nga Labëria e Kosovës dhe endemi midis turmës së lebërve. Në çdo cep dëgjoje biseda, lidhur me kuvendin dhe me rëndësinë e tij; nuk mungonin as mëritë për mospasqyrimin e tij në histori. Nga sa mësuam mes turmës, ndikimet e kësaj mbledhjeje kishin qenë të menjëhershëm dhe zbatimet e rregullave të tij ishin më të forta se Kanuni i Labërisë. Pas viti 1924, në zonat e Labërisë nuk kishte më vrasje për gjakmarrje, pasi ky fenomen u eliminua tërësisht, por nuk ndodhi e njëjta gjë me Veriun e vendit. Pas këtij kuvendi, ishte planifikuar mbajta e një tjetër kuvendi, në vitin 1925, në Orosh, por ai nuk u zhvillua kurrë, pas ndërhyrjes së forcave zogiste.
Një ndër personat që është marrë më shumë më Kuvendin e Labërisë është Hasani Luçi; pas disa çastesh bisedim me të, ai nis të na tregojë detaje të pazbuluara më parë, lidhur me këtë kuvend. “Në të morën pjesë 312 delegatë nga të gjitha trevat e Shqipërisë, të cilët u përzgjodhën sipas zakonit. Në këtë kuvend u krijuan 40 komisione, të cilët u ngarkuan drejtpërsëdrejti me mbarëvajtjen dhe zbatimin e vendimeve të kongresit. Nga 28 nëntori deri më 4 dhjetor, të gjithë delegatët qëndruan në Kuç, derisa u njoftuan se forcat e Zogut ishin duke marshuar për të sulmuar. Pas këtij lajmi, kuçiotët dhe të tjerë marshuan nga Vlora drejt Durrësit, për të luftuar më zogistët”, – na tregon profesor Luçi. Mes bisedës, ai na tregon edhe lidhur me vendimet e rëndësishme të këtij kuvendi, të cilat, nëse do të ishin shtrirë edhe në Veri, do ta kishin zhdukur gjakmarrjen edhe nga këto zona.
Me kokën ende të trullosur nga rakia e Shemes, drejtohemi për në lokalin ku ishte shtruar dreka festive. Mish qengji, djathë, gjizë dhe raki: kjo ishte menyja. Nga të katër anët dëgjoje veç këngë labe dhe njerëz që mbanin iso, trokisnin gotat e qeshnin me njëri-tjetrin. Edhe pse kuvendi i tyre ishte harruar apo ishte lënë qëllimisht jashtë historisë, lebërit ndiheshin krenarë për të. Ata ishin aty, ku 85 vite më parë, të parët e tyre u mblodhën bashkë dhe morën vendime të rëndësishme për vendin. Askush nuk ka ndrojtje të thotë më zë të lartë “Unë jam lab” dhe jam pasardhës i Sali Hallkokondit, Halim Xhelos apo Zenel Gjolekës. Për ta historia është veç një libër që shkruhet dhe rishkruhet sipas interesave të qeverive, por në zemrat dhe mendjet e tyre Kongresi i Labërisë është gjithnjë aty: askush nuk e prek atë, askush nuk e mohon atë. Ai mbrohet me fanatizëm nga lebërit, ashtu si edhe traditat apo këngët e tyre. Hedhim sytë për të fundit herë nga Kuç dhe shohim që busti i Zenel Gjolekës është sërish aty, me po atë pamje drejt maleve; rrugët e Kuçit u zbrazën sërish nga njerëzit, por pllakata e kuvendit është sërish aty, më e gjallë se kurrë. Shtëpia e Shemes është ende mbi fshat dhe kazani i rakisë lëshon sërish pika, si për të kujtuar se Kuçi do të vazhdojë të jetë ende këtu, mes maleve, duke ruajtur me fanatizëm historinë e tij. Ai do të presë sërish njerëz, do t’i gostitë ata, do t’u tregojë historinë e tij të mohuar për vite me radhë. Kuçi do të zgjohet sërish nga këmborët e dhenve dhe do të bjerë të flejë nën ritmin e pikave të rakisë.