Aurora

E njihni Salepin Shqiptar , bima qe rrezikon shdukjen?Mesoni me shume rreth tij…

Kushtet e përshtatshme klimatiko-tokësore në disa zona të Shqipërisë mundësojnë grumbullimin e disa bimëve mjekësore dhe aromatike, për të cilat ka kërkesë të lartë në treg.

Aktualisht, Shqipëria renditet ndër vendet kryesore të Evropës Mesdhetare për eksportin e bimëve mjekësore dhe aromatike.

Lista e këtyre bimëve përfshin bimë si sherebelë, trumzë, rigon, çaj mali, mollë e egër, trëndafil i egër, aguliçe, dëllenjë e zezë, shtog, hithër, lulëkuqe, salep, kamomil, shpatore, etj.

Një nga bimët më të rrezikuara është Salepi Shqiptar, botanikisht i njohur si Orchis Morio.

Së bashku me çajin e malit, salepi shqiptar është i përfshirë në Librin e Kuq të bimëve të cilat rrezikojnë zhdukjen.

Ndalimi Nga Bashkimi Evropian

Bashkimi Evropian e ka ndaluar me ligj këputjen e orkideve. Nga rrënja e të cilave përftohet salepi, ndërkohë që nuk ka ndaluar importin e këtyre bimëve.

Ky veprim i vendeve të Bashkimit Evropian ka pasuar situatën e krizës tek vendet e përjashtuara nga ky legjislacion. Të cilat kanë filluar eksportin masiv, duke rrezikuar jetën e kësaj bime në gjendje natyrale.

Në dallim nga vendet e mëdha prodhuese të këtij produkti, salepi shqiptar nuk kultivohet. Ai rritet në gjendje të egër në natyrë, prandaj edhe kërkohet me shumë ngulm nga vende si Gjermania dhe Franca.

Në Shqipëri, salepi shitet nga mbledhësi me 20 dollarë tek grumbulluesi i vogël. I cili e rishet tek grumbulluesi i madh me 25 Dollarë.

Ky i fundit e pastron dhe e paketon dhe më pas del ne tregun shqiptar me 40 dollarë dhe në tregun e huaj edhe shumë më tepër se kaq.

Dibra dhe Pogradeci janë zonat me praninë më të madhe të salepit të egër. Por ky i fundit gjendet edhe në zona të tjera të vendit në sasi më të pakta.

Erozioni dhe masat që duhet të merren 

Por përtej dorës shkatërruese të njeriut, salepi dhe bimët e tjera të egra medicinale përballen edhe me shfaqjen e erozionit masiv. Si në Lurë, Dibër, Pukë, Vau i Dejës, Koman, Çermenikë, Poliçan, Berat, Pogradec, Sarandë, Kukës, etj.

Ky erozion është shkaktuar në masë nga shpyllëzimet dhe hapja e tokave të reja.

Gjithashtu, një numër i madh i bimëve është shfrytëzuar pa kriter. Siç është rasti i salepit shqiptar, duke çuar në shfaqjen e erozionit gjenetik të bimëve, ku shumë bimë janë drejt zhdukjes.

Në këtë pikë, masat që duhet të merren lidhen me ndalimin e mbledhjes së disa bimëve që rrezikojnë të zhduken. Si dhe me rritjen e mundësisë së kultivimit të tyre.

Kjo do të çonte dhe në rritjen e mundësisë së punësimit të popullsisë së zonave rurale. Si dhe vënien nën shfrytëzim të tokave të lëna djerrë, duke penguar dhe erozionin e tyre.

Rreziku i zhdukjes

Si rezultat i mbishfrytëzimit dhe përdorimit të teknikave të gabuara të vjeljes, shumë specie të bimëve mjekësore janë të listuara si bimë të rrezikuara. Fatkeqësisht këtu hyjnë çaji i malit, salepi, sanza, xhirokulli, boronica, dëllinja e kuqe, dëllinja e zezë, rigoni, trëndafili i egër, murrizi, etj.

Ndonëse janë nënshkruar nga Shqipëria disa konventa ndërkombëtare në mbrojtje të biodiversitetit, është hartuar legjislacioni përkatës për mbrojtjen e tyre si dhe janë një sërë aktorësh të përfshirë në procesin e menaxhimit të këtyre bimëve, sërish mbrojtja dhe shfrytëzimi në mënyrë racionale dhe të qëndrueshme të tyre, le për të dëshiruar.

Nga burimet e AgroWeb.org rezulton se një pjesë e konsiderueshme e bimëve të egra medicinale janë të dëmtuara.

Ato janë të listuara si bimë në rrezik zhdukje. Aktorët e menaxhimit duhet të ndërhyjnë për rikuperimin e këtyre bimëve.

Gjithmonë e më tepër në vend po vihet re një mungesë e grumbullimit të disa bimëve medicinale.

Kjo lidhet me rrallimin e burimit natyror të tyre si sanza dhe salepi. Të cilat kanë statusin e bimëve në rrezik zhdukjeje.

E njihni Salepin Shqiptar , bima qe rrezikon shdukjen?Mesoni me shume rreth tij… Read More »

Fitoi super lotarinë, burri qëllon veten në kokë me pistoletë dhe lë shënimin prekës

Një fitues i lotarisë vrau veten vetëm pak orë pasi u shpall fitues i rreth 1 milionë paundësh, sepse biletat e tij fituese i humbën.
Jirawut Pongphan, 42 vjeç, mblodhi familjen dhe miqtë e tij për të festuar çmimin që do i ndryshonte jetën.

Por ditën tjetër ai u zgjua që të merrte biletat dhe të tërhiqte çmimin e madh dhe nuk gjeti asgjë.

Jirawut, nga provinca Chonburi në Tajlanda lindore, kishte shtatë bileta me numrat fituese dhe kaq mjaftonte që ai të bëhej i pasur, por eksitimi i tij ishte jetëshkurtër.

Pasi u bë pothuajse milioner brenda natës, Jirawut nuk mund ta përballonte humbjen e biletave.

Ai qëlloi veten në kokë duke gjetur vdekjen në vend, duke lënë edhe shënimin: Më vjen keq, ju lutem mos bezdisni familjen time, unë pata fituar çmimin e lotarisë.

42-vjeçari kishte rënë në depresion të thellë, i kombinuar me stres dhe trishtim duke e bërë Jirawut të paaftë për të shkuar në punë.

Çmimin prej 1 milionë paundësh ai e kishte fituar në fund të nëntorit të kaluar, ndërsa me 31 janar vrau veten me një pistoletë 9mm.

Nuk dihet se çfarë ndodhi me biletat fituese të Jirawut e cila u zhduk në mënyrë misterioze, apo nëe dikush tjetër e mori dhe tërhoqi çmimin.

Policia po heton çështjen nëse biletat janë vjedhur.

Fitoi super lotarinë, burri qëllon veten në kokë me pistoletë dhe lë shënimin prekës Read More »

Arta Marku dha ultimatumin, arrestohen 10 zyrtarë pas superaksionit në Durrës

Vetëm 1 ditë pas vizitës së Kryeprokurores Arta Marku në Durrës, policia dhe prokuroria e qytetit bregdetar kanë ndërmarrë një aksion. Mësohet se aksioni është kryer për shkak të falsifikimeve të certifikatave të pronësisë.

Janë arrestuar mbi 10 persona për falsifikime. Ndërsa aksioni është bërë në zonën e Ishmit dhe të Lalzit. Sakaq, skema e falsifikimit të certifikatave të pronësisë është e njëjtë më atë që ndodhi pak muaj më parë në Spille.

Ndërsa pritet që Prokuroria dhe Policia e Durrësit  të mbajnë një konferencë për shtyp në orën 10:00.

Kryeprokurorja Arta Marku në analizën që zhvilloi dje në Prokurorinë e Durrësit ka deklaruar se prokurorët nuk duhet të ndalen vetëm me hetimin e veprës penale korruptive por duhet të thellojnë hetimin pasuror të subjektit të vepres penale në lidhje me asetet që kanë në burim të ardhura kriminale nga veprimet korruptive. Sipas Markut në Durrës po rritet agresiviteti i grupeve kriminale.

Arta Marku dha ultimatumin, arrestohen 10 zyrtarë pas superaksionit në Durrës Read More »

Nusja lë një karrige bosh për djalin e vdekur. Por kur shikon se kush ulet aty nuk arrin të përmbajë lotët

Becky Turney është një grua 40 vjeçe me origjinë nga Alaska që ka jetuar makthin më të keq për çdo prind, pasi djali i saj Triston ka vdekur në moshën 19-vjeçare. Sidoqoftë, përkundër dhimbjes, Becky nuk kishte zgjidhje tjetër përveçse të vazhdonte përpara. Dy vjet pas vdekjes tragjike të djalit të saj, ajo vendosi të martohej me burrin e ëndrrave të saj, Kelly Turney. Natyrisht, në këtë ditë shumë të veçantë Becky mendonte për Triston-in në çdo kohë dhe la një karrige boshe vetëm për të, me mesazhin e mëposhtëm:

“Në ditën e dasmës sate do të jem në qiell, çfarë mund të bëj?

Unë do të vij në tokë që ta kaloj këtë ditë me ju, ndaj më ruani një vend, një karrige boshe. Ju nuk mund të më shihni, por unë do të jem atje! ”

Por surpriza që kishte bërë Kelly, dhëndëri, me siguri do ta linte pa fjalë.

Pak minuta para ceremonisë, Kelly-t iu paraqit një djalosh i quajtur Jacob Kilby, ishte 21 vjeç dhe kishte fluturuar nga San Diego vetëm për ta njohur.

Kur Becky e pa, ajo menjëherë ia plasi lotëve, sepse ajo tashmë e dinte se kush ishte ai.

Dy vjet më parë, kur djali i saj vdiq, Becky i dhuroi organet e tij. Ky gjest i vetëm siguroi që 5 persona të shpëtonin. Një nga këta njerëz ishte Jakobi, i cili në tetor 2015 mori zemrën e Tristonit.

Për muaj, dhëndri i Becky-t ishte përpjekur të organizonte takimin, ai donte një pjesë të djalit të saj në ditën më të rëndësishme të jetës së Becky-t: Zemrën e tij.

Momenti i takimit ishte i papërshkrueshëm. Becky kishte mundësinë për të dëgjuar zemrën e djalit të saj të rrahë përsëri përmes një stetoskopi.

Edhe pse ai nuk mund të ishte i pranishëm, zemra e tij po rrihte aty afër saj. Ishte një moment i mrekullueshëm.

“Bërtita si një fëmijë. Ishte e pabesueshme. Askush kurrë nuk kishte qenë në gjendje të më befasonte në këtë mënyrë”, thotë Becky me entuziazëm.

Jakobi lindi me sindromin hipoplastik të zemrës dhe iu nënshtrua 3 ndërhyrjeve para transplantit të tij të parë në vetëm dy vjet. Megjithatë, në vitin 2015, zemra e tij filloi të përkeqësohet dhe shumë shpeji pas kësaj pësoi një atak në zemër.

Për këtë arsye Jacob hyri në listën e pritjes dhe në të njëjtin vit ai transplantoi me sukses zemrën e Tristonit.

Për Beckyn që të dijë se djali i saj mundi të shpëtojë jetën e djalit dhe katër njerëzve të tjerë është e mrekullueshme.

“Ne të gjithë lëmë shenjën tonë në botë, por duke parë se si Tristoni ishte në gjendje të ndryshonte jetën e Jakobit është e pabesueshme. Kjo më bën të ndihem jashtëzakonisht krenare”, thotë gruaja.

 

Kelly shpreson se me këtë dhuratë për gruan e tij Becky, ajo mund të bëjë shumë njerëz të vetëdijshëm për dhurimin e organeve.

“Ky është veprimi më altruist që mund të bëhet. Përveç kësaj, ne duhet të inkurajojmë anëtarët e familjes së donatorëve dhe ata që marrin organe për t’u njohur me njëri-tjetrin, sepse mund t’i ndihmojë ata të ndjehen më mirë “, thotë Kelly. Sipas Becky: “Lidhja që krijohet midis familjeve të dhuruesit dhe marrësit zgjat përjetë”.

Nuk është çudi që gjatë martesës së Kelly-t dhe Becky-t askush nuk arriti të mbajë lotët pas takimit emocionues. Humbja e një fëmije është një goditje e tmerrshme ndaj ndonjë prindi, por falë bashkëshortit të saj, Becky mund ta kishte pranë djalin në ditën më të rëndësishme të jetës së saj.

Natyrisht, Jakobi nuk u mendua dy herë kur iu kërkua të merrte pjesë në ceremoni. Kjo familje i dha atij një jetë të re! Një histori e trishtë, por me një fund të lumtur që tregon se në këtë botë ka ende shumë zemra të mira, në çdo kuptim.

Çfarë mendoni për dhuratën e Kelly-t për gruan e tij? Jepni një koment dhe mos harroni të ndani këtë histori emocionuese me miqtë.

Nusja lë një karrige bosh për djalin e vdekur. Por kur shikon se kush ulet aty nuk arrin të përmbajë lotët Read More »

Rama e nis ditën me ndjesë dhe jep lajmin e madh për Kanionet e Osumit

Kanionet e Skraparit nuk do te preken dhe kete e ka garantuar kryeministri Edi Rama, i cili ne nje reagim ne rrjetet sociale, kerkon edhe ndjese per ata qe jane shqetesuar per lajmin e ndertimit te nje HEC-i ne kete zone.

POSTIMI:

KANIONET E SKRAPARIT NUK PREKEN – Qyshse u krye procedura ligjore e miratimit të një lejeje të dhënë nga qeveria e mëparshme dhe u mor sinjali se diçka nuk shkonte, Ministri i Mjedisit Blendi Klosi nisi hetimin administrativ të lejes mjedisore. E cila rezultoi një fabrikim kriminal me koordinata të manipuluara. Individët e përfshirë në këtë fabrikim do të kallzohen në prokurori, ndërsa e gjithë procedura do të anullohet🤛

Falenderoj qytetarët që na e çuan të parët këtë sinjal përmes Platformës së Bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam.al dhe të gjithë të tjerët që u përfshinë në publikimin e këtij krimi të mbetur në tentativë🙏

Asnjë qeveri askund në botë nuk është e pagabueshme, por qeveritë dallojnë nga mënyra sesi reagojnë, qoftë kur gabojnë apo qoftë si në këtë rast, kur padashje mund të jenë duke gabuar😊

Ndjesë kujtdo që me të drejtë u shqetësua apo pikëllua nga lajmi i keq i prekjes së Kanioneve Magjike dhe mezi pres të rikthehem atje, në duart e djemve e vajzave të mrekullueshme të Federatës Shqiptare të Raftingut😉

Rama e nis ditën me ndjesë dhe jep lajmin e madh për Kanionet e Osumit Read More »

Gazetarja ia thotë troc:“Sa je shëndoshur”, deputeti i PD-së habitet dhe prek…

Organizatoret e emisonit “Opinion” në tv Klan, pak para se te nise emisioni, bejne video me te ftuarit.

Dje nder ta ishin te ftuar deputeti i PD, Edi Paloka, si dhe ajo e LSI, Klajda Gjosha.

Në momentet e fundit të përgatitjes para se të nisë emisioni, gazetar Desada Metaj i drejtohet Palokës: Sa je shëndoshur…

Ndërkohë, Paloka i befasuar nga konstatimi i gazetares prek instiktivisht barkun dhe thotë: Pse duket shumë?

Ndiqni videon për të kuptuar më shumë nga ky moment.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=fdgSxxha5GE]

 

Gazetarja ia thotë troc:“Sa je shëndoshur”, deputeti i PD-së habitet dhe prek… Read More »

Metoda japoneze për të kursyer shumë para. Për këtë ata janë milionerë, dhe të zgjuar

Në këtë jetë ekziston bollëku dhe varfëria! Çështja është se sa më shumë që ne duam ta çojmë jetën tonë në një nivel më të lartë, sepse e dimë që e meritojmë, kjo krizë është e vështirë dhe e bën atë diçka vërtetë të vështirë për t’u arritur.

Por duhet të jemi të ndershëm me veten.

A e dini se ka një metodë që i bën paratë të vershojnë në jetën tuaj? Është shumë efektive sepse rezultatet mund të shihen brenda pak ditësh. E pabesueshme!

Vëmendje:

Reduktoni paratë tuaja çdo natë!

Çfarë? Nuk e kuptova…

Edhe pse mund të duket e palogjikshme, është ashtu siç e lexove; me fjalë të tjera, ju duhet të reduktoni paratë që keni në dispozicion dhe ju duhet t’i premtoni vetes se nuk do t’i prekni ato.

Për shembull, vjen mbrëmja dhe ju gjeni veten me:

– 33 euro në portofol

Vendoseni 3 euro, nën dyshek, në sirtarin e kuzhinës, shkurt, kudo që dëshironi, tani keni:

– 30 euro në kuletë

Këto 3 euro që ju lini mënjanë, imagjinojini se ato nuk ekzistojnë më. I ke humbur ato.

Këshilla është që të përdorni kartat e kreditit sa më pak të jetë e mundur, pasi ato nuk na bëjnë të kuptojmë sa para shpenzojmë momentalisht.

Sa herë që ju paguani, reduktoni paratë tuaja.

Për shembull, jeni paguar 1.100 euro për punën tuaj një mujore, mos shkoni direkt në kinema ose të hani darkë jashtë, prisni! Hiq 100 euro nga paga juaj, tani ke:

-1000 euro

Këto 100 euro që i keni marrë për ju nuk duhet të ekzistojnë më.

Në fund të muajit në vijim përpiquni të numëroni paratë që i keni lënë mënjanë dhe unë ju siguroj se shuma do t’ju lërë pa fjalë. E paparë!

Ky është një truk i shkëlqyer i shpikur nga japonezët për të kursyer shumë para në një kohë të shkurtër, kështu që duhet të filloni ta bëni atë që sonte.

Metoda japoneze për të kursyer shumë para. Për këtë ata janë milionerë, dhe të zgjuar Read More »

Tetë arsye që duhet të flini patjetër në krahun e majtë!

Të gjithë e dimë që gjumi cilësor është baza e shëndetit të mirë, mirëpo kurrë nuk kemi menduar që në shëndetin tonë ka mundur të ndikojë pozita në të cilën flemë.

Ashtu siç ekzistojnë pozitat për shkak të të cilave mund të kemi dhembje koke, dhembje qafe dhe dhembje kurrizi, po ashtu ekzistojnë edhe pozita të cilat ndikojnë pozitivisht në shëndetin tonë!

Sipas dr. John Douillard, gjumi në krahun e majtë ka përparësi të mëdha.

Ekzistojnë shumë mënyra dhe teknika efikase që të mësoni veten të flini në krahun e majtë.

Disa rekomandojnë qepjen e topave të tenisit në anën e djathtë të pizhameve të vjetra, sepse në atë mënyrë topat do t’ju detyrojnë që të ktheheni çdoherë kur gjatë gjumit lëvizni.

Edhe një metodë e lehtë që të flini me jastëk pas shpine, gjë që do t’ju pengojë që të ktheheni.

Pozicionimi i trupit në anën e majtë mund të jetë më i mirë për tretjen, kurrizin, madje dhe zemrën.

Shikoni arsyet për shkak të të cilave duhet të flini në krahun e majtë, organizmit tuaj do t’i bëni mirë!

1. Eliminimi i thartirës (djegësirës)

2. Ndërprerja e gërhitjes

3. Përmirësimi i metabolizmit

4. Përmirësimi i punës së zemrës

5. Përmirësimi i shëndetit të shpretkës

6. Rritet efikasiteti në  sistemin limfatik

7. Përmirësimi i qarkullimit të gjakut

8. Te shtatzënat përmirëson qarkullimin e gjakut deri te zemra e bebes

Tetë arsye që duhet të flini patjetër në krahun e majtë! Read More »